ARKIVI:
21 Maj 2024

Nuk është krim me gabue…, kur nuk e ke ditë se udhëheqësin e organizatës “ilegale” e kishe kuadër të UDB-së!

Shkrime relevante

A ju kujtohet Ilir Deda?

Nga : Lirim Gashi ___ Ju kujtohet Ilir Deda ? Ky djalë i sjellshëm,...

Një Skënderbe i gjallë për ta çuar përpara idealin e bashkimit kombëtar!

Florim Zeqa Nuk është hera e parë dhe as që do të...

Nepërkës serbe nuk iu shtyp koka në kohën e duhur  

Eshref Ymeri                “Shqiptarët janë mendjelehtë”              Gregori Xhonson                                 Ish-Sekretar i Përgjithshëm i...

Realiteti Reshë shi më shumë…, reshë mbi bar… për ëndërrmtarët, apo për mërgim-mjerimin …

Agim Vuniqi Realiteti Reshë shi më shumë..., reshë mbi bar… për ëndërrmtarët,...

Fatime Jashanica, edhe në mërgim me ëndje kultivoi këngët tona burimore

Arif Ejupi Këngëtarja e këngës sonë popullore dhe argëtuese Fatime Jashanica, lindi...

Shpërndaj

Nga: Ibrahim Kelmendi, Gjermani
___
KADRI REXHAJ:
___
[Në debatin për autencitet të letrave, për të cilat thuhet se Jusuf Gërvalla ia ka dërguar Sabri Novosellës, u paraqit Kadri Rexhaj, i cili në grupimin e pak viktimave te Sabri Novosellës ka krijuar mitin se është intelektuali më i urt, më i ditur, biografi më i mirë i Jusuf Gërvallës, meqë para se Jusufi të arratisej në dhjetor 1979, kanë qenë shokë të ngushtë. Unë po vazhdoj me dyshua se “letrat” e Jusufit, dërguar Sabri Novosellës, janë të KOMPILUARA, përndryshe janë tepër komprometuese për Jusufin, sepse përmbajtja e tyre nuk i ka hije Jusufit tonë të idealizuar. Unë e kam hamedësuar Kadri Rexhajn si kompilues të mundshëm, sepse e ka talentin për ta imitua Jusufin në formulim e stil të tekstit. Jo vetëm kaq. Sa herë që Xhafer Durmishi i ka publikuar “letrat” e Jusufit, dërguar Sabri Novosellës, i ka shoqërua me informimin se kopjet e tyre i ka nga Kadri Rexhaj. Logjike është Kadri Rexhaj të ofron informacion, kush ia ka dhënë “letrat” e Jusufit, dërguar Sabri Novoselës? Në vend të kësaj përgjegjjeje, tashmë idhnaku Kadri Rexhaj është përgjegj si vijon:]
Pas të gjitha përpjekjeve të dështuara për t’ua mohuar autorësinë letrave të Jusufit dhe pas të gjitha fyerjeve në adresë të personit të Jusufit, tash Ibrahim, qenke fërkuar edhe për k. të mia. Por, edhe në këtë kryqëzatë je i dështuar, Ibrahim. Letrat e shkruara dhe të nënshkruara nga Jusufi flasin qartë dhe fatbardhësisht ato janë ruajtur, janë publikuar, janë analizuar dhe janë studiuar hollësisht. Për vërtetësinë e tyre ti di më mirë se askush tjetër. Ato që shkruhen për marrëdhëniet Jusuf-Ibrahim vetëm ju të dy i keni ditur. Prandaj po të dhemb aq shumë, prandaj gjithë këto mallkime shumëvjeçare. Me “ndoshta” , me “ta zëmë” dhe me “thuhet” kush më shumë se ti nuk është akuzuar që nga vrasja e Jusufit, Kadriut dhe Bardhoshit e këndej. Ibrahim, je ka sheh me shpirtin dhe me sytë e mendjes tënde, por, Kadri Rexha as nuk blihet e as nuk shitet.
Është mëkat me humb kohë me ty.
IBRAHIM KELMENDI:
*
Fatkeqësisht “letrat” që Jusufi duhet t’ia ketë dërguar udhëheqësit të tij, Sabri Novosellës, nuk janë analizuar nga askush që nuk ishte viktimë e mashtrimeve dhe viktimizimeve komplotiste të Sabri Novosellës. Edhe unë isha njëri nga ata, meqë naivisht kam besuar në organizatën e LNÇKVSHJ si organizatë autentike patriotike, revolucionare, çlirimtare. Ndërsa faktet flasin se atë organizatë e ka krijuar sektori i SDB-së (UDB) së KSA të Kosovës, që është marrë me komplote subverzisive të “ilegales” në Kosovë. Ai sektor duhet ta ketë pas për kryeshef Ibush Kllokoqin, ndërkohë i vrarë me urdhër të Azem Sylës, siç ka rezultuar gjatë gjykimit të atentatorëve. Ibushi famëkeq duhet ta ketë caktuar Sabri Novosellën për udhëheqës të asaj organizate të simuluar. Aty e tutje Sabri Novosella ka mashtruar e viktimizua shqiptarë të interesuar për t’u angazhuar në ILEGALE (siç quhet gabimisht organizimi klandestin, respektivisht i fsheht.). Ndër ta janë Jusuf Gërvalla, Ramadan Pllana, deri të anëtarët e “Komitetit të Deçanit”, i përbërë nga Smajl Haradinaj, Hasan Ukëhaxha, Xhavit Hoxha, Jashar Salih…, dhe komitete të tjerë, të cilët, për arsyet që ende nuk janë sqaruar, kishin jetëgjatësi të shkurt.
Fatkeqësisht pothuajse të gjitha viktimat e Sabri Novosellës (po vetëkuptohet, edhe të UDB-së), më janë hidhëruar pse ua kam demaskuar e diskredituar Sabri Novosellën si marionetë e UDB-së, sepse dëshironin ta arkivonin LNÇKVSHJ si organizatë çlirimtare, edhe pse asnjëri prej tyre nuk kishte informacion konkret, faktik, kush, kur, ku, e ka formuar. As unë nuk kisha fakte arkivore (sepse ato të SDB-së se KSAK-së i ka grabit Beogradi millosheviqian), por jam bazuar në ato që kanë thënë e shkruar kryesisht Sabri e Selatin Novosella, duke i përball kundërthëniet e tyre. Ato i kam prezantuar në librin “Gjurmë dhe fërkemë”. Ai libër i ka hidhëruar disa viktima të Sabri Novosellës, për të më diskredituar mua. Më i zëllshmi ndër ta: Xhafer Durmishi. Tani më paska dikredituar edhe Kadri Rexhaj në mënyrën që atij nuk i ka hije.
Sigurisht, ato “letra”, e sidomos “raporti”, që Jusufi duhet t’ia ketë dërguar Sabri Novoellës, nga 14 prilli 1981 deri më 14 janar 1982 (rreth 10 letra), më kanë shkaktuar pakënaqësi, sepse Jusufi që unë e kam idealizuar nuk ngjanë me Jusufin autor i atyre “letrave” e “raportit”. Më se paku, ato “letra” dhe ai “raport”, e komprometojnë Jusufin si viktimë naive, i mashtruar e i manipuluar nga Sabri Novosella gjysmanalfabet (nuk duhet ta ketë mbaruar as shkollën 8-vjeçare, ndoshta as kursin për terzi, meqë prezantohej me profesion terzi, siç ishin terzitë primitivë të asja kohe).
Sidomos letra e 14 prillit 1981 do të duhej t’i shqetësonte sidomos bashkëveprimtarët dhe tifozët e Jusuit, sepse Jusufi aty prezanton një ndodhi tepër komprometuuese për vet Jusufin (siç konstatohet në atë letër, nga vet Jusufi, nëse letra është autentike), e sidomos trauma që ajo ndodhi e natës së 14 dhjetorit 1979 i ka shkaktuar Jusufit. Ndërsa irrituese është përjargia e Jusufti, duke prezantur raportet e tij ndaj “udhëheqësit” Sabri Novosella, të cilat ngjasojnë në raportet që ka hindusi primitiv nda gurut shpërdorues (siç kam lexuar në literaturë përkatëse).
Hidhërimet sidomos të Sabri Novosellës, kanë kulmuar me dëshminë që ka ofruar kryepolici Demë Demaj (i lindur në Katunin e ri, Komuna Pejë), i angazhuar në Polici të Prishtinës. Ajo dëshmi e tij, e bërë në prani të Malush Ademajt dhe Bilall Kryeziut), mund të përblidhet si vijon:“Më 14 dhjetor 1979 Ibush Kllokoqi më ka urdhërua të përgatis ekipin policor për ta bastisë shtëpinë e Sabri Novosellës në agimin 15 dhjetorit 1979. Me atë rast jam urdhëruar ta arrestoj Sabri Novosellën. Gjatë nate të 14 e 15 dhjetorit 1979 i kam komanduar policët për ta përgatit atë bastisje e arrestim. Në vend të ngjarjes, kur po vinte ora e konkretizimit, në vend të ngjarjes vinë Ibush Kllokoqi me kolegun e tij … Krasniqi (për momentin nuk po më kujtohet emri i këtij). Ibushi me ndan paksa anas dhe më thotë, fillimisht do të hynë në shtëpi ai dhe Krasniqi, pastaj do të sinjalizojnë kur duhet të vepron policia. U bfasova nga ajo që më urdhëroj. E pyta nuk është bastisje dhe arrestim i vërtetë, por inskenim. Më ka urdhëruar të hesht dhe të mos u tregoj policëve. Janë hy në shtëpi të Sabriut Ibushi dhe Krasniqi. Pas pak minutash Ibushi dhe Sabriu kanë dalë nga shtëpia dhe kanë shkuar drejt autos ku e kishte parkuar Ibushi. Kanë hyp në auto dhe janë larguar. Krasniqi më ka thanë që ta bastisim shtëpinë. (…) Jemi urdhëruar ta protokolojmë që Sabri Novosellën nuk ishte në shtëpi.” [perifrazim]
Këtë dëshmi të kryepolicit Demë Demaj e kam publikuar në vitin 2007, kur ai na e ka rrëfye atë që ka ndodh gjatë natës së 14 e 15 dhjetorit 1979, duke shoqëruar me opinionin e Demës, se Ibushi (Ibush Kllokoqo, vërejtja e Drinit)e ka vozitë Sabri Novosellën deri afër kufirit me Shqipëri, ku ishte përgatit simulimi i arratisjes se Sabriu në Shqipëri.
Dema ka shpreh gatishmërinë për të dëshuar publikisht, në përballja me Sabriun, në televizion apo në gjykatë. Sabriu nuk ka pranuar. Në vend që të merrej me padi për shpifje, duhet t’i ketë urdhëruar viktimat e tij (të cilat i ka përfshi sindromi i Stokholmit), që të merren me diskreditimin tim, me shpresë se po ia dualën të më diskreditojnë mua, LNÇKVSHJ-ja do “arkivohet” si organizatë autentike çlirimtare, e jo si krijesë e inskenuar nga SDB-ja (UDB).
Për fatin e keq edhe të disa viktimave të Sabri Novosellës unë kam mbijetuar. Akoma më keq: unë nuk kam hesht.
Edhe kësaj radhe Kadri Rexhajn du ta lutja, për hir të Jusufit, le ta zbërthen përmbajtjen e “letrës” se 14 prillit 1979, nëse ka kohë edhe të “raportit” që Jusufi duhet të ia ketë dërguar Sabriut në korrik 1981, mundësisht duke na informuar, – nëse e di, – kur, ku, kush e ka themluar LNÇKVSHJ dhe kur e përmes kujt është anëtarësuar Jusufi në LNÇKVSHJ. Mirë do të kishte qenë, Kadriu (Kadri Rexhaj, vërejtja e Drinit) ta publikon qoftë vetëm njhë letër që Sabri Novosella ia ka dërguar Jusufit, sepse me publikim vetëm të “letrave” te Jusufit, po ngjan sikur Jusufi ka bërë “monolog” (e jo shkëmbim të letrave).
I kuptoj (e nuk i mirëkuptoj) viktimat UDB-ashëve, sepse edhe vet e kam pësuar e vuajt, kur kuadri UDB-së, Xhavit Ramabaja, më pat shpërdorua për bashkëthemelim të Frontit të Kuq Popullor në vjeshtën e vitit 1978 (në dhomën e kunviktit studentor në Bochum, ku unë atëherë banoja). Fatmirësisht pas pak muajve e pata dedektuar komplotin e Xhevat Ramabajes. Por pasojat qenë shkaktuar. Prandaj viktimat e Sabri Novoellës nuk kanë nevojë të përmbahen deri në inkriminim, sepse nuk është krim me besua e keqveprua në mirëbesim të idealizuar, kur nuk e di se udhëheqësin e organizatës “ilegale” e kishe kuadër të UDB-së…
Falënderim edhe për keqkuptim.
(Ibrahim Kelmendi)
***
Për ata/ato që nuk kanë pas rastin ta lexojnë “letrën”, të cilën Jusufi duhet t’ia ketë postuar Sabri Novosellës më 14 prill 1981, ja fragmenti që mua vazhdon të më brengos:
“Untergruppenbach, RFGJ 14 prill 1981
I dashuri shok, Bashkim!
*
Letrën tënde (një fjalë apo një shenjë sado të vogël) e kam pritur si qorri sytë. Siç do të shohësh pak më poshtë, ajo ka për mua një rëndësi jashtëzakonisht të madhe, bile rëndësi jetësore.
Muajt e parë të arratisë sime u merakosa për efikasitetin e Organizatës sonë.
Unë, në bazë të bisedave në takimet tona, e dija që organizata ka për detyrë dhe është e zoja të marrë kontakt me anëtarët e vet edhe në rrethanat më të vështira, siç është burgu. Nga ana tjetër, megjithëqë vështirësitë për të marrë kontakt me mua, duke u nisur nga karakteri i hapët i kufirit jugosllav me Perëndimin, i konsideroja vështirësi relative, …për disa muaj rresht s’më vinte fjalë as zë. Dhe gjendja e tillë, e cila më jepte dorë ta gjykoja Organizatën, do të vazhdonte deri më sot, sikur ndërkohë unë vetë të mos e bëja një ligësi të kobshme. Ti mund të mos e dish, por shkaktari i arratisjes sate jam unë! Mbase natën që do të jesh arratisur ti, mua më morrën në telefon nga UDB – ja e Pejës dhe më bënë presion të çuditshëm, gjithsesi monstruoz, që të tregoja kush është Bashkim Prishtina. As që më ka shkuar mendja se e kisha humbur aq shumë truallin nën këmbë. I përgjumur dhe me gjasë fare i humbur siç isha, në kthetrat e një ligësie të pashembullt dhe fare të huaj për mua deri atë çast, unë rashë në provimin e rëndësishëm: kallëzova shokun! Për të “shpëtuar” fëmijët e vëllait, morra në qafë fëmijët e shokut, fëmijët e vëllait por që nuk na kishte bërë nëna. Dhe në këmbim të kësaj fitova: faqen e zezë dhe barrën e rëndë të ndërgjegjes së ligur si kurrë ndonjëherë në jetë. Atë çast e tutje, jeta edhe ashtu e errët, me strumbullar të vetëm luftën modeste dhe gatshmërinë për flijim në emër të idealit të lartë të lirisë, m’u errësua edhe më. Brerja e rëndë e ndërgjegjes dhe ndjenja e thellë e shkatërrimtare e fajit ndoqën pa mëshirë dhe në çdo hap të gjitha netët dhe ditët e arratisë sime të hidhur, e cila, pas gjestit tim qyqar, e humbi gjithë qëllimin e vet dhe m’u shndërrua në gur të rëndë në zemër.
Menjëherë pas aktit tim të lig, unë, tashmë i “shpërgjumur”, i bëra telefon një shokut tim në Podujevë që të vinte të të lajmëronte për rrezikun. Por, sigurisht ka qenë vonë për gjithçka. Atëhere m’u shfaq një motiv i fuqishëm që për gjestin tim qyqar t’i rrëfehesha shokut të parë që do të takoja. Po shokë nuk kisha. Gjithë natën e gjatë u detyrova t’i shtrohem gjykimit të vëllait të vogël këtu, të shoqes sime dhe, bile, gjykimit të heshtur të djalit tim 12-vjeç, i cili ishte prezent kur ngjau biseda. Më pastaj prisja t’i rrëfehem ndonjërit nga shokët e Organizatës, kur të merrja eventualisht kontaktin e pritur. Ndërkohë dëgjova për arratisjen tënde dhe vendosa që së pari të të rrëfehem ty e pastaj kujt do që e kërkon puna.
Unë pra, shok i dashur, u korita keq. Me “meritën” time, ti tani do të mund të ishe në duart e UDB-së; me po këtë “meritë”, ti u detyrove të dalësh në kurbet, peshën e të cilit e di unë mirë. Të mos të flasim për dëmet që i kam shkaktuar Organizatës, e kështu edhe idealit të lartë të popullit tonë të shumëvuajtur. Prandaj s’më bën zemra të kapem pas fjalës së urtë të popullit, që thotë se duhet të jetë‚ i lumtur ai që u korit një herë, për të mos u koritur më kurrë. Sado që jam i sigurt se ligësia e turpi i tillë nuk do të përsëriten kurrë tek unë pa e ngrënë së pari mishin tim e të fëmijëve të mi.
Tani, fatin tim të mëtejshëm e keni plotësisht në dorë ti dhe shokët. (…)”
***
Reagimin e Kadri Rexhajt mund ta lexoni në reagimin e tij të mbrëmshëm në postimin:
___
Muharrem Kosumi
___
Përshëndetje Ibro!
___
Para se të dal në publik me një koment rreth librit të juaj: “Gjurmë dhe fërkem”,deshta ta shtroj pyetjen se,a e ka shkruar vet Jusufi atë letër të 14 dhjetorit,apo mos mund të jetë që ndonjëri ka luajtë me personalitetin e Jusufit?
Jusufi po shkruante se “Faji” paska ndodhur në orët e vona të natës,ngase ai ishte i “…përgjumur…”
Poqëse Jusufi ka qenë i përgjumur,po si të jetë e mundur që djali i tij 6 vjeçar të ishte i zgjuar? Të ishte e zgjuar edhe bashkëshortja,e ha pazari,po djali?Madje paska dëgjuar të tërë bisedën telefonike!
Prej 14 dhjetorit e deri te 21 dhjetori është një kohë mjaft e gjatë për ilegalistët që të veprojnë,andaj shtronit me vend edhe ju pyetjen se si të ishte e mundur të mos i trokiste askush S.N.?!
Gabimi tjetër i Jusufit:Pse nuk i shkoi vet,apo t’ia përcillte rastin përmes ndonjë të besuarit deri në Prishtinë te Sabriu?!
Shumë-shumë më leht do t’ishte ta përcillte vet lajmin sesa ta angazhonte atë llapjanin,për të cilin thoshte se, tanimë u bë vonë e tëra…?
Edhe po ta merrnin Jusufin në sigurim,për aq kohë ka qenë dashur të mos dalë jasht mureve të egos së vet;e lëre më ta thërrisnin me telefonatë…Jusufi ka qenë dashur ta dijë se asnjë sigurims nuk të thërret me telefonatë,dhe të t’i shtrojë ato pyetje.
A budallenj qenkan ata të shtrojnë aso pyetjesh dhe të të japin hapësirë veprimi për gjithçka?
Dakord,ti shprehje dyshimin se Jusufin e paska thirrë S.N. me ndonjë kamuflim.Edhe Jusufit ka qenë dashur t’i shkojë mendja se sigurimi posa të marrë ndonjë (Info) nuk zhagitet por shpejton deri te gjurma dhe përfundimi i tërë asaj.
Edhe po bash ta kishin rrethuar me polici e me ushtri,për aq minuta ka qenë dashur të qëndrojë.
(Unë kam pas rast të tillë dhe i kam thënë Nuhi Berishës se,po bëra e rash në burg,për 7 ditë,edhe po më varën për organi gjenital, gjë nga goja nuk marrin,e pas 7 ditësh krejt çka të di tregoj.Pra,iu drejtova se, kjo vlen edhe për ty.Qëndro 7 ditë e pastaj çdo gjë trego! 7 ditë janë të mëdha për raste të tilla,mund të dilje jasht Atdheut.
Parashtruerja e pyetjes nga sigurimsi,se kush qenka ai Bashkim Prishtina,që në start ta lejon vendkalimin:Ka 100 Bashkima e Prishtina qytet Hero,tregomëni se për cilin Bashkim ju qenkeni të interesuar…? Ja kështu do flisja po të isha unë.
Jusufi ishte gazetar,ishte këngëtar,ishte poet;po si për vete nuk u gjet?! Kam dyshim se letra nuk ka qenë e tij…Kam dyshime se po t’i kishte ndodhë Jusufit pikërisht siç shkruan në letër të asaj date (14 dhjetor) do të përgjigjej me fjalët që sapo këtu shkrova.
Po si ashtu,tek te dy-Jusufi dhe Sabriu,letra mbet e papublikuar derisa Jusufi iku!
Po vëllai i Jusufit-H.G,ishte natën kritike në sigurim dhe a e dinte ai se po intervistohej Jusufi nga sigurimi?! Ka këtu një domethënie po të dihej.
Rast i ngjashëm më pat ndodhur edhe mua në Vrajë,ku Shefi i KOS-t,ata thirreshin kështu,për pak sa nuk më qiti në grackë,por fatlumësisht,qëndrimi im,dhe pak fati që ai nuk diti të mos shpejtonte,dola nga riprovimi. Ishte fjala se: “Sad ti qe da nam kazes celu istinu.Sacekaj da ga pozovemo onog tvog omiljenog belokapog starca.” Realisht thënë u frikësova se e paskan burgosur Rexhep Berishën-babain e Nuhi Berishës dhe shumë më dobësoj kjo.Njëmend zura të ndryshohesha në fizionomi.Ai:Jel ti sad muka? Mbulova fytyrën me duar dhe pohova:Da,i to suvise muka. Zar ste mi i mog oca zarobili ovde?Fakiri,nxitoi: “Da-da,i oca i majku…” Atëherë u qetsova i tëri dhe thash:Zarobite ih svijuh!Streljajte ih sve! Ono sto nije necu priznat! Ja,kjo ishte pika strategjike prej nga ku manovroje me pak lehtësi,qoftë andej e qoftë këndej…Edhe te Jusufi:Atë natë asgjë,ama asgjë nuk ka qenë dashur të pranojë.Kjo që me aq lehtësi ka pranuar Jusufi,më bën të dyshoj se Jusufi nuk e ka shkruar atë letër.
(Sot e 6 vite më parë)

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu