ARKIVI:
17 Maj 2024

Bota neve na njeh si popull nëpërmjet Gjergj Kastriotit, Nënë Terezës, Adem Jasharit e të tjerëve

Shkrime relevante

Me diplomaci inekzistente drejt dështimit të madh!

Florim Zeqa  Dështimi për anëtarësim në KiE është pasojë e diplomacisë inekzistente...

Shkrim i shkrimtarit Rai Gashi i vitit 2017: Kush po luan lojëra të rrezikshme me shqiptaret dhe në emër të shqiptarëve?

Xhamia e Bresanes, Sharr, Prizren Nga: Raif Gashi, Prishtinë ___ Ndërtimi i qindra e...

Nail Draga për librin e Fahri Musliut “Ditari i gazetarit shqiptar në Beograd”

Nail  Draga, Ulqin LIBËR DOKUMENTAR PËR  KOSOVËN NË NJË  KOHË DRAMATIKE Fahri Musliu,...

Presidentja Osmani ka takuar ambasadorët e Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në...

Shpërndaj

Gazeta "Dibra" - KUSH ËSHTË Z.FLORI BRUQI ? Flori Bruqi ...

Flori Bruqi, Prishtinë


Duke ditur se figura e kryeheroit tonë arbëror Gjergj Kastrioti është zemra dhe truri i historisë së kombit tonë iliro-arbëror, atëherë me rastin e 619 vjetorit të lindjes së këtij gjeniu arbëror do të ishte mirë që në të gjitha shkollat ,universitetet dhe kolegjet të mbahet një orë mësimi për jetën dhe veprën e pashlyeshme të tij.

 
Gjergj Kastriot-Skenderbeu
Një popull e nderon sëpari veten e tij ,nëse nuk i harronë se cilët janë themeluesit e tij, cilët janë shpëtimtarët e çlirimtarët e tij , cilët janë mbretërit e gjenitë e tij, cilatë janë humanistët e tij, cilët janë shtëtndërtuesit etj etj. Edhe në këtë rast ,kur e gjithë bota e njeh dhe na njeh neve si popull nëpërmjet Gjergj Kastriotit dhe Nënë Terezës ,atëherë duhet që shkollat e universitetet apo kolegjet të mbajnë një orë mësimi .
 
Nëna Tereze-Mother Teresa | Struga
Nëna Terezë
Ndërsa edhe shteti i Kosovës ta shpallë festë zyrtare shtetërore e kombëtare ditëlindjen e Gjergj Kastriotit dhe të festoj institucionalisht me aktivitete të ndryshme me këtë rast. 
 
 Po ta kishin kombet e civilizuara europiane një gjeni të tillë sikur ishte Gjergj Kastrioti do ta shpallnin jo vetëm At themelues e shpëtimtar të kombit të tyre,por edhe të shenjtë. Do të qëndronin jo vetëm mbi themelet e tij ,por edhe do ta përmbushnin testamentin e tij.  
 
 
Adem Jashari | Mannheim
Adem Jashari
 
Edhe pse sa ishte gjallë shumë kombe europiane e admironin dhe donin ta kishin një Gjergj Kastrioti të tyre, apo Heroin gjithëkombëtar Adem Jasharin, por një njeri i tillë me të gjitha virtytet jo vetëm heroike e njerëzore e qillore lind vetëm një herë dhe nuk përsëritet më ,prandaj edhe Gjergj Kastrioti  , Adem Jashari dhe Nëna Terzë kanë  qëlluar fatmirësisht të jenë themeltar të kombit tonë  dhe shpëtimtar, ata që e ujisin  Pemën e lirisë, që na vulosi me flamur dhe na bëri pjesë të natyrshme të familjes së kombeve europiane.
 
 Duke e ditur rëndësinë e madhe që kanë figurat e shenjët kombëtare e Gjergj Kastriotit , Nënës Terezë dhe Komandanti legjendar Adem Jashari duhet t’iu mësohet brezave të ardhshëm si në shkolla ,në universitete e në familje se kush janë  paraardhësit  e tytre, kush ishte ai që e vendosi themelin e shtetit dhe kombit ,kush e vulosi kombin tonë me flamurin e tij fitimtar të shqiponjës dykrenare në sfondin e kuq, flamur ky që në kohën e tij ishte flamurtar i Europës dhe kush ishte prijetari i LIRISË dhe KRENARISË Dardane ,  brezave duhet t’i mësojmë se nëse e heqim Gjergj Kasstriotin, Nënë Terezën , Adem Jasharin  do të thotë i heqim themelet e kombit dhe identitet tonë , i këpusim rrënjët nga vetja dhe mbesim pa rrënjë, dhe kur ti je pa rrënjë do të thotë je pa asgjë, je pa identitet dhe pa të ardhme.
 
Pra t’i bëhet e qartë brezave se pa rrënjë asnjë komb nuk mund të qëndroj dhe të ketë të ardhme ,ashtu edhe e pa Gjergj Kastriotin,Adem Jasharin,Hamza Jasharin, Salih Cekajn ,Zahir Pjazitajn , Edmond Hoxhaj, etj.  nuk mund të qëndrojm dhe të kemi të ardhme si shoqëri ,komb e shtet.
 
50 vjet nga përdorimi i flamurit kombëtar – Epoka e Re
Është i bekuar ai komb që mbahet për rrënjët e thella e të shenjta kombëtare të tij ,që i nderon me zemër e qenjen e tij figurat e tij themeltare sikur është kjo e Gjergj Kastriotit ,Adem Jasharit,Nëns Terezë, etj., sepse ai komb sigurisht që do të ketë jo vetëm të ardhme por edhe do të respektohet e vlerësohet nga e gjithë bota e civilizuar si një komb i kulturuar dhe me identitet të qartë kombëtare europian.
 
Prill 2024

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Nga gjiri i popullit shqiptar edhepse i vogël në numër kanë dalë emra të njohur të Shkencës, Artit dhe Kulturës. Përveç personaliteteve të përmendura s’duhet harruar edhe Ferid Muratin, i cili për arritjet në Mjekësi dhe Biologji është nderuar me çmimin Nobël në vitin 1998.
    Emër tjetër që në letërsinë botërore njihet krahas Markezit është edhe Ismail Kadare.
    Veprat e tij në shumë shkolla të vendeve të botës janë lektyrë e obligueshme .
    Përpjekjet e pandërprera të Adem Demaçit dhe qëndrimi i tij titanik për ta bërë popullin e tij të barabartë me popujt e tjerë të ish – Jugosllavisë, janë
    shpërblyer me çmimin Saharov .
    Me këtë çmimin është nderuar edhe Dr. Ibrahim Rugova, i cili në kohët më kritike e ka parandaluar rrezikun për shfarosjen e popullit shqiptar të Kosovës .
    Në fushën e Artik luftarak dhe artit pamor ka qenë unik edhe Agim Ramadani ,i cili para se të vritej ka qenë anëtar i Akademisë së Arteve evropiane.
    Në fushën e Arteve i pavdekshëm do të mbetet edhe Ibrahim Kodra,pikturat e të cilit kapin vlera milionëshe.
    Në të gjitha sportet shqiptarët kanë arritur majat e suksesit . E, keqja e vetme jona është se përherë jemi opozitë e vetvetes.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu