Dje, në Velani, u takuan familjet e dy “Saharovëve” shqiptarë!

Shkrime relevante

“Kosova Republikë!”, 11–26 Mars 1981: nga mensa e Studentëve te dhoma 402

Sak Muji – ish Sylë Mujaj ____ * Dëshmia ime personale, dokumentet e...

11 Shtatori: Dita kur e kuptova rrezikun që po vinte

Basri Beka, Prishtinë ___ Ishte 11 shtatori i vitit 2001. Lufta kishte mbaruar...

Çfarë mësova duke ecur nëpër jetë

Nga Ismet M. Hasani, Suedi ____ Çfarë mësova duke ecur nëpër jetën? (2) *Jetë...

Bashkëkremtimi me hierarkun serb në Gjirokastër – një akt i turpshëm ndaj kombit dhe Kosovës

Basri Beka, Prishtinë ____ Bashkëkremtimi me hierarkun serb në Gjirokastër – një akt...

Shpërndaj

Dr.Shqiptar DEMAÇI me bashkëshorten Arbërijën dhe djalin Feniksin, vizituan familjen RUGOVA në Velani.
Në këtë vizitë të familjes së simbolit të qëndresës Adem DEMAÇI, mikpritje i dhuruan zonja Fanë RUGOVA me djemtë Mendimin e Ukën, si dhe vajzën, Teutën.
Ishte ky një takim i përzemërt dhe shumë emocionues duke u çmallur me tregimet dhe rrëfimet e familjarëve e tyre për këto dy figura kolosale.
Dr. Shqiptari, i biri i Adem DEMAÇIT u shpreh se ndjehet i nderuar që po viziton familjen e Presidentit RUGOVA, teksa shtoi se komunikimet e tyre janë të një rëndësie të veçantë që nderojnë punën e paraardhësve.
Zonja Fanë RUGOVA duke e përshëndetur Dr.Shqiptarin dhe familjarët e tjerë, u shpreh mirënjohëse për këtë vizitë e cila ka një domethënie dhe simbolikë të madhe për gjeneratat e reja se si duhet të respektohen paraardhësit, në këtë rast të dy kolegëve të cilët fillimisht vijnë nga letërsia dhe pastaj nga kontributi i tyre për çështjen kombëtare dhe pavarësinë e Kosovës.
Dr.Shqiptar DEMAÇI theksoi se raportet në mes presidentit RUGOVA dhe Adem DEMAÇIT kanë qenë korrekte dhe në shumë raste janë keqinterpretuar nga dashakeqësit.
“Ne jemi këtu bashkë për ta vërtetuar këtë dhe ftoj të gjithë njerëzit që kanë dilema të jenë të qetë, sepse tani RUGOVA dhe DEMAÇI janë në disponim dhe komunikim të shkëlqyeshëm në amshim”, u shpreh ndër tjera Dr. Shqiptari në këtë takim.
Vizita që zhvilluam ishte e përzemërt nga ku dhe rrodhi porosia që të jemi unik dhe bashkëveprues, sepse kështu më së miri e nderojmë Presidentin RUGOVA dhe Bacën Adem DEMAÇI, e i ndihmojmë Kosovës sonë për të cilën këto dy personalitete së bashku me të tjerët, dhanë kontributet e tyre kolosale.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Raportet ne mes te presidentit Rugova dhe Adem Demacit nuk ishin te mira (korrekte). Ato maredhenje ishin shume te tensionuara. Si sot me kujtohet kur z. Demaci kercenoi: “Me Millosheviqin do te bisedoj por kurre nuk do te bisedoj me dr. Rugoven.”
    Veprimi i Shqiptar Demacit eshte per tu lavderuar. Ai beri shume mire qe vizitoi familjen e dr. Rugoves. Eshte nje hap i pare qe keto dy familje te afrohen.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu