Një intervistë shumë realiste, që prek në thelb të gjitha dobësitë tona si shoqëri, të cilat po e vënë në pikëpyetje vetë ekzistencën tonë si shtet dhe komb.
Jusuf Buxhovi në vazhdimësi kishte guximin intelektual që gjërat t’i thoshte ashtu siç ishin dhe janë, pavarësisht reagimeve absurde, deri në ekstrem, të atyre që ishin protagonistë, madje edhe drejtues të së keqes.
Një intelektual i kalibrit të tillë i duhet Kosovës, i cili nuk bën kompromis me të keqen. Fatkeqësisht, i kemi të paktë intelektualë të tillë.
Ky zë i së vërtetës historike duhet të dëgjohet me më shumë vëmendje dhe të përkrahet me shpirt e zemër. Duhet të rreshtohemi në krah të tij.
E vërteta është një dhe vetëm një. Ajo nuk duron kompromise me gënjeshtrën, e cila ndërtohet mbi krime nga ata që i kanë bërë ato.
Jusuf Buxhovi nuk është zë i vetmuar, por ka shumë përkrahës, për fat të keq, që rrinë të heshtur. Koha po thërret për rreshtime në krah të së vërtetës, hapur, jo më të heshtur.
E ardhmja u takon guximtarëve që e thonë dhe e mbrojnë të vërtetën në kohën e duhur.
Jusuf Buxhovi ishte dhe mbetet guximtari intelektual që e tha dhe e mbrojti trimërisht të vërtetën në të gjitha etapat e historisë, edhe atëherë kur u kërcënua me jetë.
Ky është modeli më i mirë i një intelektuali që i duhet Kosovës.
Jemi me ju, intelektual i guximshëm, Jusuf Buxhovi!



