
Gani I. Mehmeti
- Me rastin e 30-vjetorin e mbytjes nga policia serbe, më 4. 4. 1990 –
Ti, Shefki Latifi – Monolli, ishe shoku im më i ngushtë dhe kishim të njëjtin ideal.
Ti, shefki Latifi – Monolli, më mungon për plot 30 vite!
Me aq entuziazëm e pate pritur Deklaratën Kushtetuese më 2 korrik 1990 të deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Ishe tejet i emocionuar e i ngazëllyer dhe ishe bërë shend e verë.
Me dashurinë më të nmadhe u bëre ushqyes i arsimit jashtë objekteve shkollore, duke mbledhur 3 përqindëshin si inkasant. Bllokun me dëftesa nuk e largoje nga xhepi asnjëherë dhe në asnjë moment, sa nuk të ndalte asgjë dhe nuk dije lodhje.
Eh, more Shefki Monolli, vazhdimisht e kujtoj edhe vizitën që I bëmë Shumnatës, përtej k
Kërshit të Uglarit, symbol i qëndresës shqiptare të kësaj ane kundër pushtuesve sërbë në korrikun e vitit 1979. Atje lexuam shkrimet e barinjve nëpër lisa ahu të vjetër e të trashë me këtë tekst: “Tita coftë, Enveri Rrnoftë”! Sot do na qortonte dikush pse e duanim Enverin, por vërtet e donim!
- Ja Gani, deri ku paska arritur vetëdijësimi dhe dashuria për Enverin
që simbolizon Shqipërinë, që simbolizon Shqipërinë Etnike! – m’u drejtove i ngazëllyer. Atë natë fjetëm në Uglar, tek plaku 90-vjeçar Mehmet Latifi.
Ne edhe lexonim literaturë atdhedashurie, dëgjonim dhe duanim njëri-tjetrin. Nuk e shikonim interesin personal mbi interesin e tjetrit e as mbi interesein e kombit dhe të atdheut.
Shefki Monolli, pasi ty të morën jetën gjikpirësat u bë luftë. U formua Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Ajo luftoi, qëndroi heroikisht dhe më në fund, me ndihmën e NATO-s, në krye të së cilës është Amerika, me kryetar Bill Klintonin dhe aleatët e saj, bombarduan caqet ushtarake serbe edhe në Serbi edhe në Kosovë – dhe Kosova u çlirua!
Sa gëzimi ishte! Populli i përndjekur jashtë Kosovës, si në Shqipëri e Maqedoni, u kthye sa më shpejt në vendin e vet, përveç ndonjërit që kishte shkuar edhe më larg në shtetet e tjera deri në Amerikë.-Erdhën ndihma nga të katër anët, populli u ngjall. U bënë edhe disa keqpërdorime ndoshta, se filloi të ngjallet interesi vetëm për vete, dhe kjo na e ndali gëzimin dhe përparimin e zhvillimin e Kosovës.
Në emër të privatizimit të gjithçkaje publike, nisur edhe nga fabrikat e pakta qa kishin mbetyur nga regjimi fashist serb, punëtorët mbetën pa puna, ndërsa ata na krye të KPM-së u pasuruan aq shumë sa ia mbyllën perspektivën Kosovës. Njerëzit e sinqertë u demoralizuan por nuk kishin se ç’të bënin.
UNMIK-u kriojoi një planprogram me emrin Kurrikulë dhe e shtriu përtoke arsimin në Kosovë sa edhe sot e kësaj dite është i shtrirë përdhe. U zhduk gjithçka tradicionale shqiptare. Oda nuk ka, se edhe aty merrnin edukatën të rinjt, edhe në shkolla më nuk ka orë kujdestarie ku flitej për mirësjellje të nxënësve, Gjithçka u ç’orientua dhe mbeti nën mëshirën e të pamëshirëve. Edhe prindërit sot janë në koalicion me nxënësin. Ata nuk mkërkojnë më nga fëmijët e tyre të mësojnë, ata kërkojnë nga mësimdhënësit t’u japin nota sa me të larta që të mos ua “humbin” perspektivën fëmijëve të tyre pa perspektivë. O Shefki Latifi – Monolli, ka shkuar arsimi deri atje sa nxënësit kryejnë edhe shkollën e mesme pa mësuar shkrim-leximin. Dhe çka është më e keqja sikur e dije edhe Ti, të tillët bëhen servile, bëhen puthadorë, duke iu afruar partisë ku bëjnë pjësë dhe ndodh të arrije e të bëhet ndonjëri edhe ministër e të mos flasim për zëvendësministër. Të tillët nuk e marrin punën me seriozitet për shtet, vetëm për pushtet. Kshtu është edhe në fushat e tjera, Shefki Monolli.
Shefki Monolli, ndoshta ti je më i qetë atje se sa ne që jemi këtej! E di pse, sepse, deri sa ne flisnim dhe flasim ende për Shqipërinë Etnike apo për Shqipërinë Natyrale, ne ende po u japim tokë shteteve fqinje. I dhame Maqedonisë, i dhamë Malit të Zi, veriu i Kosovës është në rrezik nga Serbia! Po na mbetet vetëm edhe Shqipëria, me të cilën nuk po e dimë ende si do të bëhet, a do ia japim krejt pjesën tjetër të Kosovës së cunguar, apo do mbetemi të ndar si shtet.
Po, Shefki, deri këtu ka ardhur puna.
Para dy vitesh, pikërisht më 29 maj serbët e rrahën krejt botën! Po, po. Kështu ishte. Serbët rrahën ushtarët e KFOR-it, që është për keqardhje, ndërsa nën masa e futën Kosovën, pse kryetarët e komunve në veri të Kosovës po shkonin në objektet e tyre komunale!
Shefki, me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian, Kosovën e futën në bisedime me Serbinë. Po, sepse sa herë ka humbur Serbia me luftë, atë e kanë ndihmuar të fitojë në “paqe” përmes bisedimeve.
Hë, ka edhe më keq, desh mbeta pa të treguar: BE e formoi edhe nja gjykatë të quajtur Speciale, jo për serbët qa kanë vrarë shqiptarë, ndër të cilë edhe mbi 1600 fëmijë, por për shqiptarët se paskan bërë krime…, gjykatë njëetnike vetëm kundër shqiptarëve. Po, se nuk ditëm të kundërshtojmë, ose të paktën, përse të mos bëhej edhe gjykata multietnike, ashtu si e quajnë Kosovën?
Shefki, gjithçka sot është në hulajë dhe më keq se sa kur ishte keq!
Ta them këtë, sepse deri sa ishe edhe ti, siç e di, ishim të gjithë bashkë, duanim njëri-tjetrin, ndihmonim njëri-tjetrin. Sot jo, askush nuk e kthe kokën prej tjetrit!
Nuk e di deri kur kështu…?
Më hollësisht do të dinte të rrëfente Muhamet Latifi yt, që ishte Komandant i Mbrojtjes Civile në Llap gjatë luftës, i cili ka shkuar gjurmëve tuaja.



Vepra e tij në shërbim të çlirimit dhe të ribashkimit të Atëmëmëdheut, si dhe qëndrimi stoik përballë egërsisë së thundrakëve serbo-çetnik, e ka bërë të pavdekshëm Shefki Latifin – Monollin, andaj do të përkujtohet përjetësisht nga populli që aq shumë e deshti!