ARKIVI:
8 Qershor 2026

Libri “Si ta përtërijmë jetën”, libër me porosi për jetën dhe shëndetin e njeriut

Shkrime relevante

Ngjyrat e botës, poezi nga Bekim I. Blaku

NGJYRAT E BOTËS Bekim I. Blaku Poezi Pse më rri ashtu, kujtueshëm? Me laps nxirr...

Nga kutitë e votimit te matematika e pushtetit

Isuf Bajraktari, Suedi Pas 7 Qershorit: fituesi, opozita dhe beteja e re...

Hitleri do të mrekullohej nga antisemitizmi i Cakoc dhe Sovranizmi i Rizarta Hoxhës

Ibrahim Kelmendi, Gjermani   E ndoqa emisionin Tuaj. U zhgënjeva. Ma keni...

Alarmi i Madh Demokratik rreth rezultatit të zgjedhjeve : Kur Qytetarët i Kthejnë Shpinën Politikës

Prof. Dr. Sabri Tahiri, Gjilan Vetëm 36 për qind e qytetarëve dolën...

Harry Bajraktari: Shqiptarët të bëjnë çmos që të kenë investime amerikane, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë e kudo tjetër në Shqiptari

Shqiptarët nuk duhet t’i kundërshtojnë investimet amerikane në trojet shqiptare Përkundrazi, ne...

Shpërndaj

Vitrina e librit: 
LIBËR ME POROSI PËR JETËN DHE SHËNDETIN E NJERIUT
Idriz (Ibrahim) Shabani, “SI TA PËRTËRIJMË JETËN”, meditime dhe frymëzime, botoi Shtëpia Botuese “DritaPress”, Prishtinë, 2026. Libri ka 130 faqe dhe ISBN 978-9951-825-76-4.
Këto ditë, Shtëpia Botuese “DritaPress”, e drejtuar nga Naser Vitija, nxori nga shtypi librin e mësuesit veteran Idriz (Ibrahim) Shabani, “SI TA PËRTËRIJMË JETËN”, meditime dhe frymëzime. Ky libër është botuar falë humanizmit të kushërinjve të autorit dhe vjen në kuadër të 90-vjetorit të mësuesit të parë në fshatin Gërdoc të Llapit, Idriz Ibrahim Shabani, i cili është edhe banori më i moshuar i këtij fshati. Në proces botimi është edhe një libër tjetër me kujtime për fshatin e tij të lindjes, Gërdocin.
Idriz Shabani ka lindur më 7 nëntor 1936 në fshatin Gërdoc, Komuna e Podujevës. Shkollën fillore e kreu në fshatin Halabak, gjimnazin e ulët në Podujevë, ndërsa Shkollën Normale në Prishtinë. Gjatë gjithë jetës së tij profesionale punoi si mësues, duke i kushtuar arsimit rreth dyzet vjet, deri në pension.
Mësuesi Idriz, sivjet nëntëdhjetëvjeçar, është mësuesi dhe intelektuali i parë në fshatin Gërdoc. Gjatë viteve shtatëdhjetë të shekullit XX është shpërngulur në Podujevë, ndërsa pas luftës, së bashku me familjen, është vendosur në Prishtinë.
Dy librat e tij, që mund të cilësohen si vepra me vlerë të veçantë, dëshmojnë se puna e pedagogut shkon përtej angazhimit të përditshëm me ditar në dorë. Njëri libër përmbledh kujtime për fshatin e lindjes, ndërsa ky i botuari, synon të stimulojë imagjinatën dhe të theksojë rëndësinë e saj në jetën e njeriut. Këto vepra, pa dyshim, përbëjnë një kontribut të çmuar në kulturën e librit në Kosovë.
“Jeta nuk është luftë, por është lojë!”, ka shkruar vetë autori, duke e cilësuar atë si një “lojë të dhënies dhe marrjes”. Sipas tij, “çfarëdo që të thotë ose të bëjë njeriu, do t’i kthehet në jetë; atë që e jep, atë do ta fitojë”. Në shënimet e tij, vendosur në përmbyllje të librit ai thekson: “Nëse jep dashuri, do të fitosh dashuri; nëse jep urrejtje, do të fitosh urrejtje; nëse gënjen, do të të gënjejnë”. Prandaj, libri na mëson se fuqia e imagjinatës është thelbësore në rrugëtimin jetësor. “Atë që e imagjinon njeriu, herët a vonë do ta realizojë”, shprehet autori, duke shtuar se “nëse mendojmë mirë, atëherë mund të sjellim në jetën tonë çdo dëshirë të arsyeshme: shëndetin, mirëqenien, dashurinë, miqtë dhe vetërealizimin”.
Autori është mbështetur edhe në literaturë të ndryshme dhe, së bashku me librin tjetër që pritet të botohet në këtë jubile, falë përkrahjes së kushërinjve të tij: Nazmiut, Shemsiut, Shaipit, Beqirit, Ujupit dhe Fehmiut, Mësuesi Ynë Idriz Shabani, po e realizon ëndrrën e tij për botimin e këtyre veprave. Sipas tyre, gjatë kësaj vere do të organizohet një manifestim për të shënuar 90-vjetorin e lindjes dhe promovimin e librave.
Redaktor dhe lektor i librit është Sulejman Dërmaku, ndërsa recensent Ilir Prapashtica. Libri është përgatitur nga Shefqet Dibrani, i cili ka shkruar edhe parathënien. “Guximi bart në vete gjenialitetin dhe magjinë. Të gjitha sëmundjet dhe fatkeqësitë nxiten nga shkelja e ligjit të dashurisë”. Prandaj, “ky libër frymëzues na tregon se si secili nga ne mund ta ndryshojë gjendjen e vet, nëse mendon mirë…”.
Të gjithë ata që e njohin Mësuesin Idriz i gëzohen këtij suksesi dhe i dëshirojnë jetë të gjatë autorit.
Shefqet Dibrani
Prishtinë, 22 prill 2026

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Jeta i gjason lumit, i cili buron, pastaj rrjedh e rrjedh, edhe jeta jonë lindë e rritet, zhvillohet, pastaj rrjedh gjatë e gjatë, për të përfunduar në një kohë dhe në një çast, (mbase nga dikush – diku e shkruar dhe e paracaktuar), kështu që, sikur se lumi që derdhet në det, edhe jeta, si çdo qenie rrumbullakson ciklin përfundimtar, atëherë dhe aty, kur dhe ku është thënë, nga se nga fillet e fillimit, gjatë cikleve dhe fazave të saj, episodeve – trajatike dhe ndodhive, veçanërisht në kohën e fundit, ajo humbë gradualisht nga intensiteti, nga fuqia dhe nga vitaliteti, i pakësohet energjia, emulacioni dhe antuziazmi, për t’u dobësuar deri në tkurrje e shuarje, kështu që përfundimisht arrin në stacionin e fundit të saj. Kjo gjendje dhe ky çast arrihet, qoftë qetë e heshtazi, qoftë me dhimbje e mundime, dergjë e lëngatë, herë-herë kohëzgjatë e me dhimbje të mundimshme: therrëse, linçuese dhe trishtuese./IMH

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu