ARKIVI:
18 Qershor 2026

Me ty, Albin Kurti, që nuk ndalesh me xhamizimin e vendit, nuk kam dëshirë të takohem as në parajsë !

Shkrime relevante

Mjegull mbi Tiranë, mjegull mbi Prishtinë

(Kjo poezi satirike pasqyron zhgënjimin qytetar ndaj etjes për pushtet dhe...

Janë Shqiptarët për ty Shqipëri

Nikolin Sh. Lëmezhi, Shkodër

Një “PO” e madhe për gazin amerikan – Një investim në të ardhmen e Kosovës

Prof. Sabri Tahiri, Gjilan Kosova gjendet përballë një vendimi që tejkalon politikën...

Kur politika flet, por shkenca mungon: Si mbeti Kosova pa mendimin e saj energjetik

Agim Vuniqi, Vashington ____ Nga historia e zhvillimit industrial të Kosovës del një...

A po hyn Shqipëria në një fazë të mosbindjes totale qytetare?

Prof. Dr. Fadil Maloku, sociolog, Prishtinë Në traditën e demonstrimeve qytetëruese, apo...

Shpërndaj

Meqë maskat tash po bien dhe hileqarët vetë po shfaqen, nuk është fer as unë më tash të hesht, sepse nëse hesht, e ndjej veten fajtor. E kur faji i prek përmasat që lëndojnë edhe atdheun, atëherë nuk ma merr mendja as varrit tim t’i përgjigjem nesër, e lëre më fytyrës dhe nderit.
Në vitin 2007 kam qenë i ri. U pat organizuar protesta e Vetëvendosjes me moton “Jo negociata, Vetëvendosje”. Pa dashur të zgjatem shumë, por prej atij viti e deri në vitin 2019 e kam përkrahur Albinin, jo si person, por si shpresën për të cilën kam menduar se vendi ynë e ka pritur gjatë dhe e ka merituar. Nuk kam qenë vetëm përkrahës, por edhe aktivist shumë aktiv. Nuk kam qenë kurrë militant, por idealist me parime 100% kombëtare. Dhe kur këto parime, të cilave u qëndroj besnik deri në vdekje, janë prekur nga vetë lideri i LVV-së, unë e mbaj mend që u pata larguar. Madje, kur jam larguar, kam qenë duke e ushtruar detyrën e sekretarit, në një ndër pikat me më shumë rëndësi në Zvicër.
Nejse, për mos me u zgjatur, po i bie shkurt. Sot, kur po e shoh këtë pamje të kryeministrit të shtetit tim dhe të anti-shqiptarit Naim Tërnava para dokumentit të shpalljes së pavarësisë, duke nënshkruar qeveria restaurimin e një xhamie, thua se pak xhamia posedojmë, dhe kur shoh zgërdhirjen e kryeministrit me kryedemonin e islamit politik në Kosovë, gëzohem që jam larguar atëherë nga Albini, sepse u kam qëndruar besnik parimeve të mia. Dhe fakti që sot po më konfirmohet se ai “shpirti i shenjtë” edhe atëherë më ka mbrojtur prej tij.
Tash u drejtohem që të dy këtyre sharlatanëve dhe mashtruesve: njërit tradhtar të parimeve kombëtare e tjetrit mbetje osmane. Ju mund të ndërtoni xhamia sa të doni; unë e vazhdoj thirrjen time drejtuar shqiptarëve që të lajmërohen për pagëzime. Dhe ju betohem për flamur se xhamitë që po i ndërtoni dhe restauroni do t’ju mbeten të zbrazëta, sepse shqiptarët do të rikthehen në kishën katolike, te rrënja e tyre 2000-vjeçare.
Ndërsa ti, Albin, po të kisha mundësi, nuk do të lejoja që të pagëzoheshe kurrë në kishën katolike. Por, keq që nuk pyetem unë. Shpresoj që me tipa si ti të mos takohem as në parajsë e as në ferr.
PS: Letrën që ta kam bërë para disa ditëve publikisht, ktheje mbrapa, sepse nuk kam kurrfarë interesi të të takoj dhe të të sqaroj për asgjë. Nuk takohem me një njeri që nuk zgjedh mjete për të ardhur në pushtet, madje shkel edhe mbi gjakun e derdhur të brezave të tërë shqiptarë që luftuan kundër Perandorisë Osmane. Nuk takohem me ty që tradhtove edhe Gjergj Kastriotin.
Më 3 maj 2026

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Pushtetimi i Kurtit po i shkon keq, por jo edhe aq mjelja e xhipave të zinj dhe tundja e cakules së gjyshes. Gjashtë vite e gjysmë kryeministër, me një të rame e dy të game. Sadaka për milet e vaj për gapzerr; na ka mbetur veç ta urojmë për kapterr!

    Albin Kurtit nuk po i ecën mirë pushtetimi. Edhe pse më i gjati, pushteti i tij, kështu siç është i tëri në duart e tij, po lëngon vetë dhe po e bën atë të vdesë për pak vëmendje historike. Nuk po e merr, nuk po e merr. “Ani që nuk po e merr, po mirë e fort po na e hedh?”

    Nga zgjedhjet në zgjedhje! Kush do të lodhet?

    Tani ai lutet në kupë të qiellit. Edhe pse hipokrizia e tij ka humbur koloritin e ngjyrave, çuditërisht ai akoma është në delir. Dhe nuk ka se si të jetë ndryshe. Kjo i është bërë devizë suksesi!

    Ani pse entuziazmi i turmës po bie, rruga për në Olimp (siç thuhet) mbetet tentimi i zotërave. Në Kosovën tonë, kur pushteti bëhet hall personal, sytë hedhen në Presidencë. Aty gjeti strehë Rugova, aty gjeti strehë Thaçi. Edhe pangopja e Kurtit do të donte për në një nënstrehë.

    Gjithçka i shkoi keq.

    Në planin e brendshëm, Albin Kurti i harxhoi gjashtë vite pushtet (që nga 3 shkurti 2020) për ta konsoliduar veten si autoritet mbi të gjitha pushtetet. Egoja e tij ia doli të mbivendosej mbi gjithçka, pa njohur parime, pa respektuar rregulla dhe pa kuptuar se një ditë Kushtetuta nuk mban më. Autokratët zakonisht ia përshtatin Kushtetutën ambicieve të veta.

    Atje ku ia dalin, mbijetojnë dhe e shtyjnë pushtetimin deri në limitet e biologjisë. Në rastin tonë, gozhda fiton mbi sharrën.

    Meqë skenën e brendshme ai ia doli ta ndajë në NE–ATA, me çka përmbysi gjithçka, pa edhe ambicien e opozitës për t’u dukur në skenë, spiranca e tij u hodh në ujërat ndërkombëtare.

    Në këto vite ai bëri gjithë përpjekjet t’u pëlqente të tjerëve, të huajve. Rendi nga lideri në lider: filloi me Lajçakun, mbaroi me Makronin. Tani vezët po i ngroh nën mrizin e Athinës. Pse-në e mbetjes hapur të kësaj porte mbase e di të paktën edhe ai vet, edhe pse e dyshoj që e di ndokush veç Dejonës. Kuloaret flasin për një linjë të saj familjare të hapur drejt kreut të EYP-it (shërbimit kombëtar të inteligjencës së Greqisë). Do të thonim “punë kuloaresh”. Por s’kemi pse të mos themi edhe pushime të kryeministrit tonë, Kurti.

    Derisa ai ishte opozitar, në fjalorin e tij kishte vetëm Shqipëri. U rrit, u bë kryeministër dhe thellësia e punëve e ka shtyrë deri poshtë në Greqi. Mos e thëntë Zoti ta fitojë ndonjë bursë greke hidrauliku për Qipro, në shembullin e Belerit, i cili përfundoi jo pak: edhe Beleris, edhe eurodeputet grek. Jo për gjë, po mbetemi pa më të mirin e dynjasë, babain politik të shumë trutharëve në Kosovë. Ironi kjo për t’u pasur zili.

    Rorty, Sokrati e Nietzsche e panë “ironinë” pak a shumë ngjashëm, si mjet politik. Sokrati i dha vlerë edhe filozofike në të kuptuarit e shtresimeve shoqërore. Kjo metodë – do të thoshte ai – është thellësisht “politike”, sepse ekspozon paditurinë e autoriteteve dhe qytetarëve! Ndoshta jemi edhe ne të lashtë sa Sokrati; na mbetet ta falënderojmë KM Kurti, nëse na ka shtyrë kaq thellë në histori!

    A nuk kemi sot padituri të autoriteteve dhe të turmës pas tyre? A nuk kemi sot padituri te opozita, e cila vegjeton në parimin e Hutit, të cilës, në vend që t’i sillet koka për të kapur momentin, i sillet mendja për në çivurin e vegjetimit? Në vend të reagimit opozitar, sot ajo mjaftohet me fjalë.

    Deklamim qëndrimesh, se jo mahi! I thënçin opozitë! Por i thënçin edhe qytetari!

    Pangopshmëria thuhet se është ferri ku autokracia bën betejën e fundit. Flijimet janë për sfonde të tilla. Edhe këtë që po gatuan KM Kurti do të jetë flijim i mirë, sepse do të jetë edhe i pakthyeshëm në formë e përmbajtje. Stinët ndërrojnë – thotë populli.

    Kurti është i thellë në djallëzitë e veta: i ngathët në mendime, i parashikueshëm në veprime, i shkathët në dështime, i vërtetë në tekanjozitete. Me një fjalë: fëmijë i rritur keq për t’u përdorur si gogol në oborrin e aq shumë kalkulimeve politike të Hashim Thaçit, kur nuk i mjaftonte politika dhe shtati politik i Kosovës… Tani, kur djalli ka dalë nga shishja, matemi me lesh dreqi, siç ka thënë Fishta.

    Se “zgjedhjet e reja” ishin përcaktimi i Kurtit, është parë që në krye të herës, që kur u soll në Kuvend buxheti, ku katër ministri ishin planifikuar të operonin pa buxhet fare. Kjo tallje kaq e trashë kishte një kufi kohor: kapjen e Presidencës. Dikur, rrugës, e kuptoi se kryetaren Vjosa ia kishin marrë! U fol për Ramën dhe Trumpin. Ku i dihet, ndoshta ishte në zakonin e saj: thyerjet të prodhonin turbulenca e valë, nga ku në të kaluarën ia mori dorën të faktorizohej për kafshatën pushtetore të radhës. Punë me risk: o ia del, o të mbetet në fyt.

    Fund qëndrestar, fyti i Vjosës dhe qershitë e pshurrta! Në hall përpin fyti shumë. Mos i lakmoni!

    Blerja e kohës përmes shkeljeve kushtetuese tashmë është rrugë e shtruar nga KM Kurti dhe Vetëvendosja. Ai atë di, atë bën. Vitin e shkuar i shkoi mbarë kjo punë; mbase edhe kësaj here do t’i dalë me bereqet. Kosova ka kohë mjaftueshëm për egon e tij. Opozita ka nxjerrë millin dhe ka lënë shpatën. Është në kërkim të gomarit të Sanço Panços. Mos e largoni nga rruga e saj e shenjtë! Me Hamza e Bigjika ma!…

    Pushtetimi i Kurtit po i shkon keq, por jo edhe aq mjelja e xhipave të zinj dhe tundja e cakules së gjyshes. Gjashtë vite e gjysmë kryeministër, me një të rame e dy të game. Sadaka për milet e vaj për gapzerr; na ka mbetur veç ta urojmë për kapterr!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu