Gjergj – Bajram Kabashi
____
Pas më shumë se 29 vitesh isha në Lumbardh të Deçanit tek Vorri i Ali Ukajt, zëdhënësit të parë publik të UÇK-ës.
Megjithëse Ali Ukaj ishte më i ri se une , ky gazetar i madh i Gazeta Shqiptare të Tiranës, ka mbetur një Njeri dhe profesionist që nuk mund të harrohet.
Në fund të qershorit të vitit 1997, Ali Ukaj sëbashku me Ardian Krasniqin, ma patën shpëtuar jetën , pasi “dikush enigmatik”, i nxitur prej një kryecullaku, kishte përdorur disa SHIK-as, të cilët me dhunë me futën në një furgon me nja 8 polic special, që e kishin ftuar posaçërisht për mua.

Nga ai furgon mezi me larguan Aliu dhe Ardiani…, për të më përgjakur dhe rrëzuar përtoke pastaj nja dy shikas!
Me më pyet sot për atë ngjarje tragjike për mua, pas më shumë se 29 vitesh, se si dhe pse ka ndodhur ajo, une fare nuk dij të sqaroj…?!
Pas pothuaj një muaj ditësh e vranë Ali Ukajn…!
Ai qe varrosur me 4 gusht 1997 në Lumbardh ku une isha i pranishëm në varrim me disa të tjerë nga gazeta Rilindja. I vëllai i Ali Ukajt të ndjerë, Shefqet Ukaj, më tregoi kur ishim në kryeshëndoshje pas do ditësh se si në kufi e kishin lejue të kalonte arkivoli me trupin e pa jetë të Aliut pa ndonjë vështirësi, thuajse “se shihte fare milicia serbe!”.
Ndërsa nga Tirana e kishin përcjellë në Beograd foton e Ali Ukajt , ku kishte qenë duke ndejtë në një restaurant, duke shkruar për aktivitetet e tij!
Për atë vrasje fajin ia patën lënë “djalit të mixhës së tij”, por kjo nuk mund u dëshmua kurrë.
Mero Baze , që vet e ka theksuar afrinë me SHIK-un e PD-së, për këtë vrasje e akuzonte Hashim Thaçin, gjë që ka lënë edhe dëshmi me shkrim.

Une, Gjergj – Bajram Kabashi, Aili Ukaj i ri (djali i Xhevdetit) dhe axha i tij, Shefqet Ukaj
___
Por, po ky Mero Baze, para disa vitesh shkoj që ta vizitonte Hashim Thaçin në Burgun e Hagës, personin që pas lufte me shkrimet e tij në Bota Sot etj, “desh e pati kallë Kosovën për akuza të ndryshme ndaj tij”.
Diçka e pshtjellët dhe mercenare…, asht “puna e jonë”…!
Vrasja enigmatike e Ali Ukajt, më ka mbetë pengë në jetë, andaj, Sot, pas më shumë se 29 vitesh, pasi u pensionova në mërgim ku jam nga maji 1999, erdha tek vorri i tij në Lumbardh për t’ia vënë tek kryet një tufë lulesh të freskëta.
Me mua ishte edhe inxhenieri Shefqet Ukaj, vëllai i tij, që e udhëheq edhe Restaurant Lumbardhi, përmbi Deçan.

Shefqeti me ftoj të shkonim edhe tek Shpija e tij, aty afër.
Pastaj u kthyem në Restaurant Lumbardhi dhe drekuam.
Aty u njoha me Ali Ukajn e ri, djalin e vëllait të Shefqetit.
Nuk i kishte as 25 vjet, por shkëlqente me sjelljet kulturore , ngrohtësinë në sjellje me mysafirët dhe aftesitë profesionale.
Xhevdeti, babai i tij, ia kishte lënë emrin e Aliut të ndjerë, gjeniut të gazetarisë që e vranë në moshë aq të re.

Në lokal, brenda…, me Ali Ukajn e ri dhe Shefqet Ukajn



Virtytet shembullore, njerëzore dhe kombëtare, e radhisin Ali Ukajn, në piedestalin e të pavdekshmëve të Kombit shqiptarë, për të cilin dha çka pati!
Pa dyshim, Aliu dhe të gjithë dëshmorët tjerë, u radhiten në Altarin e çlirimit dhe të ribashkimit të Truallit tonë Atëmëmëdhetar dhe do të përkujtohen përjetësisht!