Pashallëku i Beogradit dhe territoret e aneksueme. Kneževina Srbija në kohën e Ilija Garashaninit

____
(T’i njohim serbët më mirë)
Hegjemonizmi serb nga “Pismo Haralampiju” e Dositej Obradoviçit te “Kongresi i Berlinit”.
“Pismo Haralampiju” e Dositej Obradoviçit, e vitit 1783, në kulturën serbe ështē shumë e rëndësishme — ndoshta një nga tekstet kyçe për kuptimin e lindjes së kulturës moderne serbe. Rëndësia e saj është thelbësore për gjuhën dhe kulturën serbe në aspketin iluminist – por ku fare nuk përmendet Kosova në aspektim hegjemon!
Në pika të shkurtra, aty, Obradoviçi kërkon që gjuha popullore të bëhet gjuhë e letërsisë, në vend të gjuhës së vjetër kishtare që, sipas tij, shumica e popullit serb nuk e kuptonte. Kjo ishte një kthesë shumë e madhe në kulturën serbe.
Poaty, në atë letër, Obradoviçi shkruan edhe për njerëzit “nga Deti Adriatik deri te Danubi“ të cilët flasin një gjuhë. Ku i përmend një varg “krahinash serbe” – por Kosova fare nuk përmendet.
Për më tepër, me 1836, pra rreth 53 vite më vonë, edhe Vuk Karagjiçi, shkruan një ese etnografik dhe gjuhësor të cilën e titullon “Srbi svi i svuda” (Serbët të gjithë dhe gjithandej). Në atë ese Karagjiçi kërkonte që të gjithë folësit “shtokavski”, pavarësisht përkatësisë fetare, të ndihen serbë. Pra edhe boshnjakët myslimanë edhe kroatët myslimanë, edhe malazezët ortodoksë të ndihen njejtë serbë si serbēt ortodoksë.
Bile, bile si shembull se si duhet serbët të bashkohen i merr shqiptarët! Të cilët, siç shkruan ai: “një shqiptar mysliman është në gjendje t’i vrasë 10 turq për një shqiptar katolik, por edhe shqiptari katolik është në gjendje t’i vrasë 10 italianë për një shqiptar mysliman. Ngjashëm bënë edhe shqiptari ortodoks”, the si ilustrim merr rastin e bashibuzukëve shqiptarë dhe vëllezërve katolikë të ikur.
Duhet thënë se kjo ese botohet me 1849 që d.m.th., se deri atëhere nuk kishte ndenje hegjemoniste dhe rrjedhimisht as raciste ndaj shqiptarëve tek serbët.
Nëse e analizojmë me kujdes historinë e hegjemonizmit serb do të shohim se fillet i ka me forcimin e shtetin serb. Dhe se ishte në harmoni të plotë me racizmet e kohës, të cilat u zhvilluan gjithandej viza vi me hegjemonizmat (imperializmet) shtetërore.
Siç dihet Serbia autonominë filloi ta marrë nga 1815, por ajo autonomi atëhere ishte shumë e zbehtë. Pastaj, Mahmuti II, me 1830, e lëshon “Dekretin e Shenjtë” (Hatt-i Șeriff-i), me anë të së cilës e njeh autonominë de jure duke e njohur Milosh Obrenoviçin si princ trashëgimtar.
Megjithate edhe kjo autonomi de facto nuk ishte e plotësuar. Plotësimi u arrit me 1867 kur trupat osmane u tërhoqën nga kështjellat serbe. Dhe siç dihet pavarësia de jure e de facto u rrumbullaksua me 1878 në Kongresin e Berlinit.
Andaj, edhe zhvillimi i hegjemonizmit serb dhe rritjes së racizmit ndaj shqiptarëve bëhet linearisht me rritjen e autonomisë – sovranitetit shtetëror.
Nuk ishte e rastit që me 1844 përpilohet Naçërtanje dhe pse mbahet në kabinet larg syrit të publikut, dhe pse me 1906 publikohet kur më veç hegjemonizmi ndaj tokave shqiptare e kishte marrë kulmin. Arsyeja pra ishte pak për shkak të zhvillimit të Serbisë karshi faktorit shqiptar; pak për shkak të suksesit inkurajues në pastrimin e Toplicës (1877-1878); pak për shkak të dobësimit të Perandorisë Osmane (të Sëmuarit të Bosforit apo Sëmuarit te Europës) dhe pak më shumë për faktin se i humbën shpresat për Bosnjen e cila ju dorëzua Austrohungarisë shumë fish më e fuqishme se ajo.


