Niveli shqetësues i urrejtjes për gurthemelin e Kishën së Zogaj të Vushtrrisë

Shkrime relevante

Mos na shisni filozofi, mishërojeni atë !

Lekë Mrijaj, Klinë ____ Ka disa ditë që në Facebook më ka rënë...

Policia e Kosovës dhe prokuroria të marrin masa të menjëhershme ndaj portalit/faqes “Zëri i Vushtrrisë”

Basri Beka, Prishtinë ____ Bëj thirrje të fortë që Policia e Kosovës dhe...

Me rastin e protestës së disa shqipfolësve për moslejimin e ndërtimit të kishës katolike në Zogaj të Vushtrrisë

Ali Ramadan Asllani, Pejë ___ REAGIM ME SHKAS ___ Me rastin e protestimit të disa...

Kur toleranca bëhet standard i dyfishtë

Dom Nikson Shabani, Prizren Përgjigje ndaj prof Milazim Kraniqit Prof. Krasniqi, ka nje problem...

Vendosja e arbneshëve në Zarë i Kruno Krstiq, studim me vlerë për Arbëneshët e Zarës

Nail Draga, Ulqin STUDIM ME VLERË  PËR ARBNESHËT E ZARËS Kruno Krstiq, Vendosja...

Shpërndaj

____
Teksa po afrohet, Festa e Shën Nënë Terezës më 5 shtator, Kosova duhet ta shiqoj vehtën drejt në sy. Për vite me radhë, ne shqiptarët jemi paraqitur para botës si shembull i tolerancës fetare. E sot mjerisht, këto fjalë po vihen në sprovë, e sloganet para kamerave nuk mjaftojnë më.
Mbi 800 xhami nuk i kërcënojnë katolikët. Edhe një kishë katolike më shumë nuk duhet me i kërcënue as myslimanët.
E megjithatë, në fshatin Zogaj të Vushtrrisë, një kishë katolike që planifikohet për t’u ndërtuar ka nxjerrë në sipërfaqe një nivel shumë shqetësues të urrejtjes, armiqësisë dhe të një gjuhe përçarëse. Kemi parë këto ditë shumë kundërshtime, fjalë të rënda dhe reagime sikur prania e një kishe katolike në Kosovë po e kërcënon dikë. E tani është vjedhur edhe guri i bekuar i themelit të saj. E pikërisht kjo duhet për të na shqetësuar. Kjo nuk është vetëm puna e një guri. Është krejt ajo urrejtje që kjo kishë e ka nxjerrë në sipërfaqe. Guri mund të zëvendësohet; mirpo shumë më zor riparohet dëmi që bahet kur shqiptarëve katolikë u jipet mesazhi se feja e tyne duhet me e arsyetue të drejtën me pasë vend në Kosovë.
Unë kurrë nuk e kam kqyrë një xhami e me u ndje e kërcënueme si katolike. Atëherë, pse dikush duhet me e kqyrë një kishë katolike si kërcënim?! A janë shumë apo pak katolikë në atë fshat, kjo kurrë nuk duhet të përcaktoj a e ka vendin aty feja e tyre. Kosova është e krejt qytetarëve të saj. Të drejtat nuk zvogëlohen pse një bashkësi fetare është më e vogël.
E nëse vërtetë e besojmë këtë, atëherë boll ma me “tolerancën fetare shqiptare” veç si slogan kombëtar. Toleranca që vlen vetëm kur shumicës i konvenon, nuk është tolerancë. Demokracia dëshmohet pikërisht atëherë kur të drejtat e pakicës bëhën të pakëndshme për tu mbrojtur.
Ne shqiptarët, më shumë se kushdo, duhet ta kuptojmë rrezikun kur feja përdoret për të na ndarë. Në vitin 1937, Vaso Čubrilović, në memorandumin: Dëbimi i Shqiptarëve, kërkonte largimin e shqiptarëve prej Kosovës përmes presionit politik, ekonomik, shoqëror dhe religjioz. Ndër mjetet që propozonte për t’i shfrytëzuar ishin edhe udhëheqësit fetarë dhe ndjenjat fetare, për me i shty shqiptarët ta lanë tokën e vet.
Gati 90 vjet më vonë, duhet për më e kuptue paralajmërimin: pse me i krijue mes veti pikërisht ato përçarje fetare që të tjerët e kishin kuptuar se mundeshin me u përdorë për t’i dobësuar shqiptarët?
Historia jonë na ka treguar edhe një rrugë tjetër. Në vitin 1999, rreth 200 shqiptarë duke ikë prej forcave serbe gjetën strehë mbrenda një kishe katolike në Pejë. E njejta gjë ndodhi edhe në fshatin Gllogjan të Pejës. Edhe në fshatin Zllakuqan të Klinës, dyert e kishës kaatolike u hapën për vëllëzërit dhe motrat e tyre të Mitrovicës. Askush tek dera nuk i pyeti a ishin katolikë apo myslimanë. Ishin shqiptarë. Ishin në rrezik. Kaq mjaftonte.
Njëzet e shtatë vjet më vonë, një kishë që dikur u bë strehë për shqiptarët nuk duhet sot me u trajtue prej shqiptarëve si kërcënim.
E 5 shtatori ka me e ba këtë kundërthënie të pamundur për me u injorue. Do të ketë ceremoni, kamera e politikanë duke folë për Shën Nënë Terezën(Gonxhe Bojaxhiun) dhe harmoninë fetare të Kosovës. Kemi me i thanë botës me krenari:
“Ishte shqiptare.”
Po, ishte. Edhe ishte katolike.
Nënë Tereza nuk ishte katolike vetëm atëherë kur kjo i konvenonte imazhit të Kosovës. Krejt jeta e saj ishte e rrënjosur në Jezu Krishtin. Nuk mundeni me e përdorë identitetin e saj katolik si krenari kombëtare para kamerave, e të njëjtin identitet katolik të shqiptarëve të zakonshëm me e trajtue si diçka të dyshimtë kur ata e jetojnë fenë e vet.
Kjo kurrë nuk guxon me u ba katolik kundër myslimanit. Xhamia le të qëndrojë. Kisha le të qëndrojë. Të dyja le të jenë të lira.
Sepse kjo është shumë ma e madhe se një kishë apo një gur i vjedhur. Kjo është puna e besueshmënisë së vet Republikës së Kosovës.
Kosova luftoi për liri, jo që shumica me vendosë sa liri e meriton pakica.
Kosova nuk mund të kërkoj njohje, barazi e respekt prej botës, e mos me i dëshmue të njëjtat parime mbrenda vendit të vet. Nëse duam që bota me i respektue të drejtat e Kosovës, Kosova duhet me i respektue të drejtat e secilit qytetar të saj.
Ky është edhe testi politik. Ky është testi i demokracisë.
E më 5 shtator, para se edhe një politikan tjetër me dalë para kamerave e me e lavdërue “tolerancën fetare” të Kosovës, ndoshta pyetja duhet me qenë shumë e thjeshtë:
Kur s’ka kamera, a e praktikojmë vërtetë tolerancën fetare?!
Me respekt e shpresë,
Elizabeta Tomë Mrijaj
New York – Klinë

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu