Kush e “hangër” gurin e bekuar, apo kush e përdhosi gurin në Zogaj?

Shkrime relevante

Kush e “hangër” gurin e bekuar, apo kush e përdhosi gurin në Zogaj?

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë Protesta e radhës sot në Zogaj...

Kumtesë publike e Familjes Musa, për paqen, ligjin, lirinë fetare dhe mbrojtjen e Republikës laike të Kosovës

Mirushe H. Musa, poete  Për paqen, ligjin, lirinë fetare dhe mbrojtjen e...

Instrumentalizimi i fesë islame si rrezik serioz për laicitetin e shtetit të Kosovës

Pamje nga protesta e sotshme islamike kundër ndërtimit të një kishe...

Kur Shqipëria përgatitej të ndërhynte në Kosovë

KUR SHQIPËRIA PËRGATITEJ TË NDËRHYNTE NË KOSOVË. Intervistë me Hajro Limaj,...

Historiku i ndertimit të Hidrodistemit Radoniqi

Enver Ferati, Prishtinë Hidrosistemi "Radoniqi" është nisur si projekt shumë-destinorë ku aktivitetet...

Shpërndaj

Protesta e radhës sot në Zogaj të Vushtrrisë u mbajt. Fizikisht, paqësisht; shpirtërisht e kombëtarisht, për shumë prej nesh, dhunshëm.
Në protestë morën pjesë disa qyqarë — argatë të Don Kishotit, alias Naim Tërnavës, me kompaninë e tij; ose, po ta themi me gjuhën e islamit politik, të një fryme që shumëkush e lidh me modelin e “Vëllazërisë Myslimane”, organizatë e ndaluar në Egjipt.
Por pyetja që kërkon përgjigje është shumë më e thjeshtë:
Pse nuk u ndalua protesta?
Ishte protestë e radhës, e paralajmëruar, dhe u mbajt në kushte komode, me siguri të plotë.
Po mesha e paralajmëruar, pse u ndalua?
Për siguri? Jo, kjo përgjigje vështirë se bind.
Sipas pikëpamjes sime, arsyeja e vërtetë mund të ketë qenë tjetër: të ndaleshin pagëzimet.
Sipas njohurive që kam, atë ditë në Zogaj, pranë themeleve të kishës , pritej të pagëzoheshin rreth 250 shqiptarë e shqiptare.
Ndoshta pikërisht kjo ishte shqetësimi?
Sepse protestën mund ta mbash “paqësore”, ndërsa një pagëzim shqiptar qenka bërë aq i rrezikshëm sa duhet të ndërhyjë siguria shtetërore!
Dhe tani, pyetja tjetër, ajo që po sillet si gur nga një dorë në tjetrën:
Kush e mori gurin e bekuar?
Sigurisht, nuk dua të besoj se ishte Garda Revolucionare e Iranit!
Ndoshta shërbimi sekret i islamit politik?
Ndoshta Policia e Kosovës?
Ndoshta KFOR-i?
Ndoshta EULEX-i?
Apo ndonjë tjetër “specialist” i madh i gurëve të themelit?
Jo, nuk besoj të kenë qenë as pleqtë e Zogajt e as “treçerekëshat”, as beduinët me mjekra të stileve orientale, e as kapelat e Saharasë!
Por një gjë është e sigurt:
Guri duhet të kthehet në vendin e vet.
Atje ku u vendos dhe ku i takon të jetë.
Sepse një gur i bekuar, si çdo gur themeli, në vendin e vet peshon më pak se sa peshon kur dikush përpiqet ta fshehë.
Dhe nëse guri ndodhet diku tjetër — qoftë në ndonjë stacion policie, qoftë në ndonjë zyrë të Bashkësisë Islame në Vushtrri, apo diku tjetër — pyetja mbetet:
Kush e mori dhe me çfarë të drejte?
Guri duhet të kthehet.
Jo vetëm sepse është gur.
Por sepse tashmë është bërë dëshmi.
Dëshmi e një dite kur një meshë u ndal “për siguri”, ndërsa një protestë u lejua të mbahej “për siguri”.
Dëshmi e një dite kur një gur themeli u bë më i frikshëm se një protestë.
Dhe, mbi të gjitha, dëshmi se në këtë vend paska ende njerëz që tremben nga një gur — ndoshta jo nga pesha e tij fizike, por nga kuptimi që ai mbart.
Populli dikur do ta thoshte shumë më shkurt:
“Luaje mac, kryente buallit!”
Por këtë herë, macja nuk po luan vetëm me buallin.
Po luan edhe me gurin.
E guri, sado të përpiqesh ta largosh nga vendi i vet, nuk e humb peshën e historisë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu