Figura domethënëse dhe shumë interesante e shkrimtarit dhe historianit Jusuf Buxhovi

Shkrime relevante

Shënime nga fletoret e xhepit të Shehollit – çfarë shkroi për Digën e Ujmanit

Fushë Kosova - News Fatmir Sheholli, i dyshuari për spiunazh te Serbia,...

Figura domethënëse dhe shumë interesante e shkrimtarit dhe historianit Jusuf Buxhovi

  Nga Ismet M. Hasani, Suedi     Mr. Jusuf Buxhovi, personazh shumë interesant -...

Kisha katolike “Shën Flori e Shën Lauri”, ia prishi planet BIA-s së Serbisë

Gjergj - Muse Musa ___ Kisha katolike shqiptare në Zogaj të Vushtrrisë i...

Rrëfej se si dikur pata hyrë me barkën time të vogël në trekëndshin ndërfetar të Bermudes

Shkruen e knon: Lirim Patrioti (Lirim Gashi, Prizren) ____ SI HYRA PËR HERË TË...

Gani Durmishi, ka reaguar ndaj pretendimeve lidhur me udhëheqjen e shoqatës dhe proceseve të saj

Mentor I. Barani, Prishtinë Kryetari i Shoqatës së Industrisë së Qumështit të...

Shpërndaj

  Nga Ismet M. Hasani, Suedi
 
 
Mr. Jusuf Buxhovi, personazh shumë interesant – shkrimtar, politikan, historian, gazetar dhe publicist, botues i shumë librash (1)
Rrëfim i gjithëanshëm i Jusuf Buxhovit

Mr. Jusuf Buxhovi është personazh shumë interesnat: shkritmar, politikan, historian, gazetar, publicist, botues i shumë librash…Është në moshën 80-të vjeçare, është shumë vital, vazhdon të shkruaj pa u ndalur në të gjitha format e mundshme. Në fakt, është një histori e gjallë, krejt jeta e puna e tij. Ndoshta gjenerata e lindur pas Luftës së Dytë Botërore, ose në prag të Luftës së Dytë botërore, janë shumë interesante përshkak të rrethanave me të cilat është përballë Kosova në krejt këtë periudhë kohore, po jo vetëm Kosova, po gjithë Evropa.
      Mr. Jusuf Buxhovi
Mr. Jusuf Buxhovi është i lindur në Pejë më 4 gusht të vitit 1946. Është bir i një pedagogu. Familja e tij ka  prejardhje nga Rugova, përkatësisht nga Reka e Llagës. Siç shpjegon edhe vet, Buxhovi në Pejë ka jetuar shumë pak kohë e pastaj ka jetuar në Gjakovë. Babai i tij ka qenë normalist i Elbasanit. Gjyshi i tij – sa kanë jetuar në Pejë, ka qenë në Parinë e Pejës dhe ka pasur autoritet të madh. Përshkak të rrethanave të asaj kohe, ka emgirua në Turqi. Prej Turqisë, Mbreti Ahmet Zogu, kur fillon, prej 1926-shtës, në fakt fiton pushtetin, arrinë që një pjesë të familjeve shqiptare, nga Turqia t’i kthej në Shqipëri, kështu që edhe familjën e gjyshit prej nanës – Selim Hanës, i cili në Turqi ishte kolonel i Armatës Osmane, e kanë kthyer në Shqipëri dhe ju jep kushte të favorshme për jetesë. Aty takohen gjyshi im nga  Peja, me gjyshin tim të ardhshëm. Baba im ka vijuar Normalën në Elbasan, e aty njohtohet me nënën dhe pastaj edhe martohen në vitin 1941 dhe vëllai im i madh ka lindur atje në vitin 1942. Né jemi 10-të fëmijë, tash 8-të gjallë.
Kthimi në Pejë – ku unë kam lindur në muajin gusht 1946-tën: nga Shqipëria i kanë kthyer një grup të madh normalistësh, atëherë ka qenë edhe Fadil Hoxha e këta, si Xheladin Hana, të cilin unë e kam pasë dajë, ky grup të emëruarr si mësues, nuk pajtohen me dhunën e ndryshme që ushtronin malazezët. Këta dhjetë mësuesë, që kanë kundërshtuar bashkim vëllazërimin, e për çfarë edhe mund të pushkatoheshin, i marrin dhe i transferojnë në vend të ndryshme. Babën tim e kanë transferua në Drenicë. Kështu që atje ka sherbye si mësues gjer në vitin 1949 e pastaj e dërgojnë në Junik si mësues. Pas një viti e dërgojnë në Novosellë e pastaj e kthejnë në Gjakovë, ku e hap Shkollën e nxënsve në ekonomi, dy vjet. Aty ka filluar mbamendja ime, nga se në Gjakovë i kisha edhe dajtë, tezet, dhe unë e kujtoj Gjakovën si pjesë timen të fëmijënisë, sepse kujtesa e fëmijnisë është ajo që të lidhë me jetën si fëmijë,
Në vitin 1953 fillon ajo periudha e errët, e Rankoviqit dhe babën tim e largojnë nga kjo shkollë dhe e çojnë në Ponoshec si mësues në Shkollën e Ponoshecit, kështu që baba ishte i kënaqur, ishte më i qetë. Kemi qënë shtatë fëmijë, kur kemi shkua në Ponoshec dhe aty e kam jetën me të pastër të jetës sime, mbi çfarë kam shkruar në librat e mi, bile njerin libër e filloi m’u për Ponoshecin.
Kemi jetua në shkollë, aty ka qenë një dhomë me gurë -ka qenë shtëpia e mësuesit. Baba, një kohë ka qenë drejtor, por e larguan, por ai ka vazhdue punën si mësues deri në vitin 1964.
Ata fshatarë kanë qenë të varfër, por shumë të dashur për neve, me neve e kanë nda bukën.
Do i përmendi dy ngjarje që më kanë lënë përshtypje:
E para, Një kohë ka qenë ”Akcioni i armeve” dhe një mengjes kur shkova në nevojtore vërejeta njerëz të zdeshur e të lidhur e të merdhimë në ujë të ftohtë të prrockës. U ktheva shpejt se u tremba shumë, dhe po i tregoj babës, ai e dinte atë punë dhe më qetësoi. Unë atëherë isha 7-8 vjeç, unë u tmerrova kur i pash ata njerëz të ngrimë në vijë të ujit. Kjo ishte e tmerrshme për mua. Jo vetëm unë, por ka pasë edhe fëmijë tjerëe që kanë pa njerëz të ngrirë në atë prrockë. Po ka qenë ajo kohë kur terrori i shtetit ka qenë aq i madh, kur njerëzit e UDB-ës (Drejtoria e Sigurimit shtetëror – IMH) kanë pasë kompetenca që me i marrë njerëzit edhe me i vrarë pa i dhënë përgjegjësi askujt.
E dyta, ka qenë edhe një moment (ngjarje) tjetër që më ka mbetë në kujtime, sa ishim në Ponoshec:
Kufini me Shqipërinë nuk ka qenë larg prej Ponosheci, e aty vijshin njerëz me gomarë të ngarkuar me kerre me kije prej Shqipërie, edhe pse kufiri ka qenë i mbyllur qysh 1948-shin, por ata diqysh e kalonin kufinin e vijshin e zbarkojshin të shkolla. Më kujtohet kur nëna na thonte: ”Kur po bjen ky kufi?!” Po ashtu më kujtohet kur në një katund afër Smolicës, qe quhej Nec, kishin vendosur një koloni emirgratësh që vijshin nga Shqipëria.
Unë kam të dhëna se më 1955 në Kosovë ka pasë 16 mijë emigrantë prej Shqipërisë. Shumë prej tyre Jugosllavia i favorizonte në të gjitha mënyrat, në mënyrë që të popullata shqiptare të ndikonte për të keq.
Pra, këto janë ato momente (ngjarje) që më kanë mbetë në kujtesë, shka do të thotë se si paramendonte popullata shqiptare se do të hapej kufiri, se Shqipëria është ”Kopsht me lule”. Por unë, e vërejsha permes atyre njerëzve që vijshin copa-cope, teshat me lecka. Çfarë do me thënë ideologjia që një kufi t’í ndaj një popull shqiptar.
Në atë kohë kam përjetuar se vijshin mësuesë të rinj nga Gjakova me një entuziazëm të madh, e në anën tjetër malazezët organizonin ”Igranka” – vallëzime – IMH) ku luanin e kërcenin duke pirë, ndërsa mësuesit shqitpar përpiqeshin me do violina, me do gitare të krijonin njifarë atmosfere…
Po e  theksoj edhe një ngjarje të tmerrshme: aty, në oborr të kooperativës, se ishte afër, bijshin kufoma të njerëzve të vrarë, gjëja se kanë dashtë ta kalojnë kufirin. Kështu UDB-a e atëherëshme simullonte vrasjen e tyre. Tmerr. Ka pas edhe mësues të vrarë, emrat e tyre i kam theksuar në libirin tim.
Në vitin 1960 filloi një perudhë e përhapjës se arsimit; kështu në Gjakovë janë hapë shtatë paralele të Shkollës Ekonomike, katër paralele të Normalës, kështu që ishte një përhapje e madhe e arsimimit.
Në periudhën 1960- 1964 isha nxënës në Shkollën Ekonomike dhe aty ishin kontaktet e para me letërsinë dhe me atë përgjegjësinë që do të vazhdon në Prishtinë në vitin 1964 si student i letërsisë.
Në Gjakovë ishte Klubi Letrar ”Gjon Nikollë Kazazi”, ishin ata që themeluan si
Din Mehmeti, Besim Bokshi e të tjerë, si Teki Dervishi që ka qenë shumë entuziast. Pastaj në Prishtinë ka qenë i pazevendësueshëm Esad Mekuli pastaj Enver Gjergjeku, këta na ndihmuan që edhe na të kyçemi në jetën letrare. Në Klubin tonë më i talentuari ka qenë Teki Dervishi, me të cilin kemi qenë bashkë, por ka qenë më rrebeli në kuptimin pozitiv. Këta të Prishtinës na ndihmonin: na i botonin vjershat dhe krijimet tona si Esad Mekuli, Vehap Shita. Ata na i hapen dyert, vijshin në Gjakovë e na ndihmonin. Pra ato katër vjet kanë qenë të rëndësishme, filluam bashkëpunimin me ”Jetën e Re” e me revista tjera.
Në 64-tën ishte edhe një thyemje, që ndikoj ajo: Tekiu u burgos dhe ishte për në një hendikep shumë i madh, sepse Tekiu ishte më i talentuemi, më i rëndësishmi në atë gjeneratë.
Aktiviteti ynë vazhdoi edhe kur kemi shkuar në Prishtinë në vitin 1964, ku unë u rregjistrova në letërsinë e gjuhës shqipe. Kemi qenë një gjeneratë, si: Gani Bobi, Ibrahim Kadriu, Azem Shkreli etj. dhe na të gjithë kemi bashkëpunuar me ato gazeta dhe Vehap Shita, të gjithëve na ka pranuar në ”Rilindje”, i cili një ditë veç kur ka ardhë e na ka thenë: ”Jeni të pranuar si gazetarë në ”Rilindje”, kjo ishte e habitshme! Ishte privilegj i madh aso kohe me qenë gazetar i ”Rilindjës” Sepse në redaksinë e ”Rilindjes” punonte Anton Pashku, Ali Podrimja, Fahredin Gunga, Vehbi Kikaj i cili punonte në faqen për fëmijë; edhe Vehbiun e kam pasë në gjeneratë.
Gazetarët e kulturës kanë pasë rrugën e hapur në dy drejtime: edhe në atë letrare edhe në atë politike, sidomos pas 66-tës ku Nazmi Rrahmani ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm. Ai e krijojë një çerdhe shumë të fuqishme të shkrimtarëve.
Vehap Shita, në atë kohë, pra në 1967 ishte redaktor i rubrikës për kulturë. Ishte punëtor shumë i madh në ”Rilindje”  dhe shumë të provincës i ka futë në ”Rilindje”.
Aty, pra në ”Rilindje” erdhën edhe Nazmi Rrahmani, Sabri Hamiti. Edhe Teki Dervishi, u pat lirua nga burgu dhe u rehabilitua dhe erdhi aty.
Unë në ”Rilindje” kam filluar me punua në vitin 1967, kur frontalisht Vehap Shita na ka pranuar si gazetarë. Atëherë rroga ime si gazetar ka qenë dy apo tri herë më e madhe se e babës tim si mësues. Sepse ”Rilindja” gëzonte një status të veqantë, sidomos pas 66-tës e sidomos pas  67-tës, në nivel të Federatës, se pastaj, pas 68-tës u hap edhe Universiteti (1970), Akademia e Shkencave etj.
”Rilindja” shtohej, kështu prej 16 mijë ekzemplarëve arriti në 70-80 ekzemplarë. Ka psë recensionet e veqanta për letërsi, kulturë, ”politikë” kulturë, për fëmijë. Unë kam pasë recensionin për letërsi.
Shumë kuadro e gazetarë, prej ”Rilindjës” kanë shkuar në ”politikë” e janë bërë ministra, si p.sh. Nehat Islami ka shkuar Ministër i diasporës etj.
Ukshin Hoti ka qenë redaktor në rurikën për marrëdhëniet me botën e jashtme, rrespektivisht ”politikën” e jashtme bashkë me Fehmi Aganin dhe Ekrem Myrtezajin.
Në vitin 1966 ”Rilindja” ka filluar të jetë e përditëshme dhe ka filluar të formojë edhe një bërthamë të politikës së jashtme të Kosovës.
Angazhimi im ka qenë në kulturë. Tash duhet ta marrim parasysh 74-shën, këtu të jetë, psh. pozicionimi i politikës së jashtme të Kosovës, ka qenë që krahas fituarjës se Universitetit, Akademisë së Shkencave, të krijojmë inteligjencë kombëtare. Këtu e kam në librin tim, ku del me Fadilin (Fadil Hoxhën – IMH), për krejt Jugosllavinë – të drejtat të jenë të barabarta.
                                                          ( v i j o n )

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu