
Gjergj – Bajram Kabashi
____
M 30 gusht 2026 vdiq Blerim Stavileci, i cili ka punuar në gazetën Rilindja si redaktor etj, duke e vazhduar punën si readktor në gazetën Lajm të Behxhet Pacollit dhe në media të tjera pas luftës së vitit 1999, luftë që përfundoj kah mesi i qershorin e atij viti.
Blerim Stavilecin e kam gjetur në gazetën Rilindja kur ia pata nisë punës me Veton Surroin, Agim Muhaxherin, Kelmend Hapçiun e ndonjë tjetër më 1 dhjetor 1982.
Më kujtohet se e mbanin si “të madh” në profesion, se ai e kishte kryer gazetarinë në Lubjanë të Sllovenisë.
Në atë kohë nuk kisha ndonmjë marrëdhënje e afri me të, por prisja “se kur do të lindte” me gazetarinë e tij…!
Por, Blerim Stavileci “nuk lindi kurrë” derisa vdiq me 30 gusht 2026 në Prishtinë.
Do të thotë se ai ka mundur të ishte redaktor, siç ishte, por produkt në gazetari nuk ka pasur kurrë!
Në të vërtetë, pas vitit 1990 për ata që kuptojnë pak më thellë se të bërit gazetari sipërfaqësore, si njeri inteligjent që e mendonin, ishte personi i dytë pas gazetarit që e mbante “alltinë e Drzhavna Bezbednosit tonë” në shokë, që, si njifar “kryeplaku” kujdesej për sigurinë e kolektivit.
Kjo punë dhe angazhim joprofesional në kohën kur pothuaj pjesa dërmuese e gazetarëve kishin aftësi, përvojë dhe kulturë për t’u ruajtur nga provokimi i njerëzve të shërbimit sekret të Serbisë, ishte tejet absurde dhe e pakuptimtë në çdo drejtim.
Por, kjo ishte punë e tij (tyre) dhe askush nuk mendonte për ato angazhime, për energjitë që i harxhonin kot, por, me gjasë ky dhe të tjerët i kishin marrë detyrat e tilla dhe ne të tjerët nuk kishim se përse të brengoseshim për ta.
Blerim Stavileci ka qenë shumë vite aktiv në SHITBLERJA DEVIZASH NGA TREGU ILEGAL QË ZHVILLOHEJ NË NJË RRUGICË PRANË GJYKATËS SË PRISHTINËS.
Shumëherë e kam parë Blerim Stavilecin teks shiSte e blente deviza, punë që ka nënkuptuar mashtrim, apo siç thuaj “kush po ia pikë tjetrit”.
Une nuk dua të flas për vdekjen e tij , si disa gazetarë të tjerë, kolegë e kolege të mija, por do të flas rreth asaj se si e njofta Blerim Stavilecin, redaktorin shumëvjeçar të Rilindjes.
Nuk do të flas për vdekjen e tij se ai që lindë edhe vdes, por nuk kam zemër e as ndërgjegje ta kapë KUJEN e KOKËN se vdiq Blerim Stavileci…!
Vdekja është përfundim i jetës njerëzore, për këdo që lindë, por kur kryen punë publike duhet të tregohesh i drejtë dhe human me të tjerët.
Une nuk e dij se si është sjellë me të tjerët, por me mua Blerim Stavileci nuk është sjellë mirë kurrë:
Pse…?
Këtë ai ka mundur ta dinte, megjithëse une e dija pak por isha i zhgënjyer se një gazetar nuk duhet të bjerë pre e paragjykimit në bazë të fjalëve të huaja, sidomos jo të atyre që kanë bartur “allinë e Drzhavna Bezbednosit në shokë”.
Një herë poeti Ali Podrimja, me të cilin kisha shoqëri në atë kohë, më lavdëroj para tij se si i kishte pëlqyer Dosja – analiza ime e fillimeve të viteve ’90-ta, me titullin “Kosova është e vogël për t’u ndarë”. Këtë e kisha bazuar në librat e shumtë të akademikëve serbë që përgatisnin “pyka” për shkatërrimin e Kosovës, sikrse Sot përmes “asociacionit”, që nuk është i asnjë politikani serbë veç e veç, por projekt – dokument i SANU (Akademisë Serbe të Shkencave dhe të Arteve).
Më kujtohet se Blerim Stavileci i tha Aliut se, “une e kam botue” , ndërsa poeti i njohur i tha se nuk është aq me rëndësi se kush e ka botue, por kush e ka shkrue !
Blerim Stavileci ka qenë një njeri i padrejtë, tip xheloz që nuk ia ke gjetë shoqin.
Këtë ves të tij nga formimi i cekët intelektual une e kisha vërejtur me kohë, por kurrë nuk i thoja gjë.
Sidomos në vitet e ’90-ta – jo vetëm une, por edhe disa të tjerë që shquheshim për angazhime e vepra në gazetari, siç ishte kryesisht Zeqir Bekolli, e luftonim krahas punës që e bënim edhe krimin që bëhej në gazetari ndaj nesh nga një elitë e rrejshme e gazetës, që e përmbante krimin e madh që ndodhte në gazetë nga Mehmet Emërllahu e të tjerët.
Meqenëse Blerim Stavileci ka qenë PËRKRAHËS I ZËSHËM I SË KEQËS, në një mbledhje pasi fola, “bagloj” si UDB-ash, duke thënë se “Bajrami ka shpi në Gurrakoc”. Në të vërtetë nuk e kuptoja preokupimin e tij me mirëqenien që se kisha, por ajo “shpi” në Gurrakoc, ishte një gërmadhë që si plotësonte kushtet e jetesës, e une nuk mund të udhëtoja nga Gurrakoci në Prishtinë.
Fundja, “eprori i tij me allti të Drzhavna Bezbednosit në shokë”, e kishte shtpinë e banueshme në Cercë të Istogut dhe kishte, po ashtu, edhe banesë në Prishtinë. Blerim Stavileci i padrejtë e shpirtkeq, këto nuk i merrte parasysh, por e kishte “analizue” vetëm jetën time dhe më jepte “shtekdalje” që të kthehesha “tek shpija në Gurrakoc”.
Pasi mu duk shumë pa lidhje “zgjidhja” që para kolektivit e bëri për mua, i thash, pa e ditë fare, se mirë do të ishte të ktheheshe “tek shtëpija në Gjakovë”.
Një pjesë e madhe e gazetarëve të Rilindjes nuk kanë menduar se gazetari fuqishëm duhet të luftöj për të drejtat e të tjerëve – e edhe për të drejtat e veta, andaj ata kanë menduar në mënyrë jointelektuale se të drejtat u takojnë vetëm atyre që i grabisin ato.
Siç i grabiti Mehmet Emërllahu me të tjerët dhe “rojet e mjegullës” që e mbronin dhe ruanin krimin e tyre, si Blerim Stavileci i pa mend.
Mua për ata që s’kuptojnë apo që s’duan të kuptojnë, e them se të drejtat mi ka mohuar “Drzzhavna Bezbednosti jonë”, për të cilin pa e ditë apo duke e ditur mirë, kanë punuar disa gazetarë të rrejshëm. Disa gazetarë që kanë vdekë edhe kur ishin gjallë dhe endeshin në mesin e të munduarëve.
Megjithëse isha zëvendës/Kryeradaktor i Rilindjes në vitit 1998/1999, e vërejta se bjeshka nuk shtyhet me gjoks – duke luftuar e i kërkuar të drejtat që të takojnë dhe s’ka nevojë me t’i falë askush, se del ai që e ka kryer “gazetarinë” në Lubjanë dhe të thotë: “Shko në Gurrakoc”.
Une nuk jam njeri i zënkave e ngatërresave, por Blerim Stavilecit , këtij monstrumi që ka jetuar në mesin e gazetarëve, do të duhej ti jipeshin “do shuplaka të nxehta”!!
Por, une, as asaj radhe kur nga “propozimi” i tij u ndjeva i fyer e poshtëruar, e as herë të tjera njerëzve që kanë provokuar dhunë nuk ua kam kthyer me dhunë.
Pas luftës, në dhjetorin 2004, erdha në Prishtinë e Kosovë. Që ta shoh nanën time e edhe ata “burra” që për interesat e “Drzhavna Bezbednosit tonë” më kishin munduar gjithë jetën.
Doja ta dija se si dukeshin në rrethana Lirie, por ata kishin mbetë të njejtit…!
Kolegu im i ri Musa Sabedini më kishte treguar se Blerim Stavileci “po flet keq për ty dhe gazetarinë tënde”…?!
Me thanë të drejtën u befasova ma shumë në faktin se si një jogazetar si Blerim Stavileci, merret me një gazetar si une, që jo vetëm se se ka njohur kurrë, por për të ka folë vetëm me paragjykime dhe vokabular të kufizuar fjalësh të atyre që ishin përgjegjës për “Drzhavna Bezbednosin tonë” në gazetën Rilindja.
Për Blerimin une s’kisha nevojë të flisja as mirë e as keq, pasi e konsideroja si person që ka punuar aty ku angazhoheshin gazetarët, por gazetar nuk ka qenë.
Musa më mori në lokalet e gazetës Lajm në Prishtinë, ku sapo më pa u ngrit në këmbë e më përqafoj Ibrahim Rexhepi, tashmë i ndjerë, një gazetar shumë i mirë nga gazeta Rilindja e dikurshme, që tashmë punonte si redaktor në Lajm.
Aty kishte qenë edhe Blerim Stavileci. As “b” nuk e lujti vendit , e ajo “b* që nuk ngitet për një kokë, ajo nuk ka kokë fare.
Sikurse Blerim Stavileci, që të tjerët kanë menduar për të, e ai s’ka pasur nevojë të mendonte fare!!
Për herën e parë në jetë ndieja nevojë t’i afrohesha Blerimit…, por isha i goditur nga jeta prej “UDB-ës sonë”, andaj duhej të duroja…!
Tash, Blerimin nuk e gjej askund se ai paska vdekur krejtësisht, se ashtu e kështu ishte i vdekur për së gjallë. “Gazetari” që kryen punë të huaja pa e ditë se çka po bënë, përpos që është naivë, ai është edhe mercenar. Ai e zbret vetën në “letër toaleti” për largimin e fëlliqësive të huaja…!
Këto fjalë nuk i them për Blerim Stavilecin të cilin nuk e kam vlerësuar kurrë, pasi ka qenë jonjeri i madh, por i them për opinionin publik se e vërteta është ajo që duhet shpëtuar e jo ai / ajo që vdes para se me vdekë fizikisht.
Më 9 shkurt 2025 u emetua një bisedë e imja me moderatorin Naim Abazi, ku pos tjerash pata thënë se gazetar nuk të bën shkolla , porse gazetari a gazetarja duhet të kenë lindur. Vetëm ata që lindin vet dhe zhvillohen në profesion, janë gazetarë e jo të tjerët. Me atë thënje pa ia përmndur emrin i qesh drejtuar edhe Blerim Stavilecit, kryesisht atij, por Blerimi deri më 30 gusht 2026, në ditën që vdiq, nuk mu përgjigj.
Jo Blerim Stavilecit, por mendësisë së tillë i drejtohem se une tashmë kam shtëpi të re në Gurrakoc e banesë në Prishtinë për inatin e “UDB-ës sonë” dhe argatëve të saj, të vetëdijshëm a të pavetëdijshëm qofshin ata…!
Une e kam portalin e vogël www.drini.us që është pamëdyshje më i njohur ndër shqiptarët e globit.
Mua nuk ka mund të më vlerësonte kurrë Blerim Stavileci e as ndonjë redaktor “i UDB-ës sonë” nga ish-gazeta Rilindja.
Une i kam të shkruara disa vepra për gazetarinë, që Blerim Stavileci dhe shoqëria e tij mediokre, as në ëndërr nuk do të mund t’i shihnin.
Nuk ka më keq se sa me vdekë para kohe si Blerim Stavileci, “gazetari i madh i Rilindjes”, por pa asnjë vepër në jetën e tij.
____
Ps!
Sipas të drejtës sonë zakonore (Kanuni i Lekë Dukagjinit etj), për të vdekurin duhen folë vetëm “fjalë të mira”. Une kisha me folë mirë sikur ai të ishte sjellë mirë me mua në jetën profesionale sa punonim bashkë në gazetën Rilindja. Ne tashmë jetojmë në kohën e “fshatit global” dhe mirësia vlenë vetëm për të mirin.


