16 shtatori 2026 nuk është dita e hakmarrjes, por e vërteta këtë ditë doli mbi propagandën, mbi etiketimet dhe mbi urrejtjen

Shkrime relevante

16 shtatori 2026 nuk është dita e hakmarrjes, por e vërteta këtë ditë doli mbi propagandën, mbi etiketimet dhe mbi urrejtjen

Halil Geci, Skenderaj ____ SHTATORI E RRËZOI ETIKETIMIN: GJYKATA E KOSOVËS I VURI...

Vlora Çitaku, …dhe lotët pas verdiktit!

Në foto është Vlora Çitaku me Ivica Daciqin Sak Muji, Rugovë _____ VLORA ÇITAKU,...

Pse maskat…?

Sak Muji, Rugovë ____ Pse duhej të mbuloheshin fytyrat në një protestë që...

Shpërndaj

SHTATORI E RRËZOI ETIKETIMIN: GJYKATA E KOSOVËS I VURI PËRBALLË FAKTET NDAJ ATYRE QË NA QUANIN “TRADHTARË” DHE “KOLABORACIONISTË”
Për 37 vjet rresht na shantazhuan, na etiketuan si tradhtarë, na vranë e na shanë, por të vërtetën nuk mund ta mbulojnë më me propagandë.
Tentimi për të na etiketuar neve, si vëllezër Geci, si “tradhtarë” dhe “kolaboracionistë”, u përdor për vite të tëra si armë politike e propagandistike. Për familjen tonë, 16 shtatori 2026 mbeti një datë me peshë historike, sepse ajo që për vite ishte përdorur si akuzë ndaj nesh kërkon tash të shihet përballë fakteve, dokumenteve dhe përgjegjësive individuale.
Ne u etiketuan si tradhtarë vetëm pse mbështetëm Kushtetutën e Kaçanikut, Ibrahim Rugovën, LDK-në dhe rrugën politike që besonim se i shërbente Kosovës. Gjatë kësaj periudhe gati dydekadëshe, familja jonë përjetoi presione, shantazhe, kërcënime dhe etiketime, ndërsa disa prej nesh humbën njerëz të afërt dhe shokë.
Na quanin “bozhurista”, “braqa”, “kariça” dhe “tradhtarë”, vetëm pse e mbështesnim Ibrahim Rugovën. Përhapnin akuza se LDK-ja ishte e regjistruar në Beograd, por ne nuk u tërhoqëm. Qëndruam të palëkundur në bindjet tona, edhe pse këtë këmbëngulje e paguam me një çmim të madh.
Që nga themelimi i LDK-së e deri më 16 shtator 2026, për gati katër dekada u përballëm me grupe dhe struktura kriminale, për të cilat dyshojmë se ishin të financuara nga Serbia. Këto struktura e përdorën propagandën për të sulmuar Ibrahim Rugovën, LDK-në dhe familjet e mëdha atdhetare e nacionaliste që mbështetën institucionet e asaj kohe, të udhëhequra nga Rugova dhe të dala nga Kushtetuta e Kaçanikut.
Para luftës, gjatë luftës dhe pas saj, këto përplasje morën edhe forma tragjike. Na u vranë shokë e miq, na u plagosën vëllezërit, u vranë rugovistë dhe atdhetarë. Mbetën nëna me duar në gji, motra pa vëllezër, ndërsa tri nuse të shokëve tanë u kthyen në gjini. Edhe sot, pas kaq vitesh, sytë tanë mbeten të mbushur me lot dhe plagët e asaj kohe ende nuk janë shëruar.
Ne vazhdonim të besonim se Rugova, LDK-ja dhe aleanca me Perëndimin ishin pjesë e rrugës së Kosovës drejt lirisë, dhe koha na dha të drejtë.
Sot, pas aktgjykimit të 16 shtatorit, përballë fakteve duhet të rishikohen edhe etiketimet që na janë bërë ndër vite. Për ne shtrohet pyetja: kush janë ata që na quajtën “kolaboracionistë”, na vranë e na shanë dhe mbi çfarë provash na etiketuan? A jemi ne, vëllezërit Geci, “tradhtarë” dhe “kolaboracionistë”, apo ata që ndër vite u përfshinë në vendime dhe procese politike për të cilat ne kemi kundërshtime të forta? Përgjegjësia për veprimet konkrete duhet të përcaktohet mbi bazën e fakteve dhe provave, jo përmes etiketimeve.
Prandaj shtrohet edhe pyetja tjetër: kush mbajti përgjegjësi për marrëveshjet dhe vendimet politike që, sipas kundërshtimeve tona, cenonin interesat e Kosovës? Kush i përdori paratë e taksapaguesve për procese që ne i konsiderojmë të dëmshme për vendin? Këtu përfshihen edhe themelimi i Asociacionit, çështjet që lidhen me kompetencat e tij, statusi i kishave dhe manastireve serbe, si dhe marrëveshje të tjera të rëndësishme.
Këto çështje duhet të shqyrtohen mbi dokumente, fakte dhe përgjegjësi konkrete. Historia nuk mund të shkruhet me etiketime, por me prova.
Screenshot
Unë nuk jam jurist dhe nuk dua ta zëvendësoj gjykatën. Gjykata ka dhënë aktgjykimin e saj dhe vendimet gjyqësore duhet të lexohen mbi bazën e provave dhe arsyetimit të tyre. Por kjo nuk do të thotë se historia jonë familjare duhet të fshihet apo se vuajtjet tona duhet të mohohen.
Ajo që mbetet e padiskutueshme është barra që kemi mbajtur mbi supe: sharjet, kërcënimet dhe akuzat për tradhti, vetëm pse zgjodhëm të qëndronim në anën e Rugovës dhe LDK-së.
Prandaj, 16 shtatori nuk është dita e hakmarrjes ndaj askujt. Është dita kur duhet të pyesim seriozisht se kush kishte të drejtë të na quante tradhtarë dhe mbi çfarë provash e bënte këtë.
Ne nuk kërkojmë hakmarrje. Kërkojmë të vërtetën.
Dhe e vërteta, sot doli mbi propagandën, mbi etiketimet dhe mbi urrejtjen.
Sepse një popull nuk mund ta shkruajë historinë e vet duke i quajtur tradhtarë të gjithë ata që menduan ndryshe.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu