Opinion
( …Nëse për këtë janë dakord ish presidenti Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi )
Qysh në vitin 2006, kryegjykatësja e Tribunalit për ish Jugosllavinë, zonja fragjile Karla del Ponte, botoi një antilibër denigrues për luftën e UÇK-së dhe drejtuesit e saj. Dy vite më vonë, më 2008, një ish prokurorë që i urrente edhe intimisht shqiptarët ( në vitin 1996 në një intervistë në shtypin italian, shqiptaret i etiketonte si mafioz, tregtarë narkotikësh, falcifikatorë, trafikant), me emrin dhe mbiemrin Dick Marti zbriti në Prishtinë me një agjendë misterioze. Erdhi sërish më 2009, dhe askush nuk u mor me te: pse Marti po vinte, çka i interesonte, me kend takohej, ku takohej, ç’bënte etj. Një vit më vonë, ai tronditi Kosovën dhe kombin shqiptarë, skandalizoi të drejten ndërkombëtare ( atë natyrore/zakonore dhe juridike/ ligjore), dhe hodhi në trans mediat dhe opinionin: më 16 tetor, 2010, Marti e bêri publik një raport bizar: atë lidhur me trafikim të organeve të njerëzve nga UÇK.
Mediat dhe publicistët e quajtën “raporti i Dick Martit” sepse, nuk dinin si ti vënin emër, sigël, titull…?
Pastaj, më 25 janar 2011, Asambleja e Këshillit të Evropës e miratoi ( i dha dritên jeshile) raportin e Martit i cili, kishte braktisur profesionin e prokurorit dhe tani, ishte parlamentar i këshillit. Për rreth pesë vite, raporti mori premisat e thella të tregimit të “thesit të shkyer me pupla”. Por më në fund, nën trysninë e erërave të forta propagandistiko – agjenturore, pasojë e raportit qe, miratimi nën presion Gjykatës Speciale të Kosovës.
Presioni në vitin 2015 për formimin e kësaj gjykate, ishe jo bizar, por barbarë…!
Pastaj, historia shënon një kaos në vitin 2016 të largimit të mbi 150, 000 kosovarëve, dhe për çudi, mes për mes shtetit të Serbisë. Mes të ikurve, edhe kush ishte…? Pse po iknin, ku po shkonin, kush do ti priste…? Gjykata ishte e Kosovës, dhe ajo u pranua me kompromis: të mos ishte gjykatë e OKB- së. Madje, as gjykatësit të mos ishin kosovarë por, ndërkombëtarë.
Në kontekst, dikush e urdhëroi ndalimin e presidentit Thaçi i cili, po udhëtonte zyrtarisht në Uashington. E ktheu prapa, ndonêse ai do të takohej me presidentin Tramp, dhe jo me një taksist ! Po udhëtonte pêr në Shtëpinë e Bardhë dhe, jo në Bronx ! Kush kishte kaç shumê autoritet – forcë ta bënte një gjë të këtillë ? Kurrê su mor vesh.
Pastaj, atij iu ndërpre mandati. Gjykata Speciale e Kosovês, arrestoi presidentin e shtetit të vet, ndonëse Thaçi, shkoi vullnetarishr nê Hagê. Atje, u burgosen edhe tre persona tjerê. Po, kush ishin dje kêta tê katêrtit ? As me pak e as më shumê: ishin strukturat kryesore tê UÇK- sê.
Ndërsa, akuza e Dick Martit ishte hequr për të akuzuarit sepse, s’ mund të verifikohej/provohej as nga senati Romak, ajo ishte zhvendosur/zëvendësuar me akuza penale tê vrasjeve, torturave dhe keqpëdorimeve gjatë luftës. Krejt po harrojmêbqë Marti, ishte synuar të likuidohej nga shêrbimi sekret serb. Dihet se pse ! I shkreti Marti, e tha vet pêrmes një zhgënjimi të thellê se, ishte ibrrezikuar nga Beogradi. Sa nuk tha: kam gabuar…Pastaj, shyqyr zotit, vdiq natyrshêm.
Vit pas viti, kemi pa një komedi gjyqësore që përballë një dosje – akuzë prej rreth 30, 000 faqe, siç është thënë në opinion, 70% është marrë në Beograd, ose têrthorazi nga dëshmitarë spekulant, nga koluare e kafene, nga raporte, fejtone, komente, analiza mediale etj. Këtë fakt, e ka pranuar edhe gjykata. Në anën tjetêr, kemi pa mos respektim të procedurave, mos pêrputhje të pêrmbajtjeve akuzative, fshehje të dëshmitarëve me qëllim, mungesë totalen të provave, shkelje të të drejtave etj.
Po ashtu, kemi pa vazhdimisht presione politike të Trêndafiloves, rrjedhje tê qêllimshme të materialeve komprometuese, ndërhyrje nga Beogradi, pa mundêsit të avokatëve per ta realizuar punên e tyre, injorimin zyrtar te tyre, presionet e zêdhënëses Maria Zaharovês, të Llavrovit etj. Në kontekst, gjykata është kthyer në një “kafene” Baseli të luftês së dytë botêrore apo, në një gjykatë të korruptuar në Meksiko.
Smiti i parë u largua duke lënë prapa dyshime të thella rreth kêtyre historive, dhe Smiti tjetêr edhi nga llozha e skandaleve pikêrisht aty ku kishte qenê mê patë. Erdhi si kryesori: pikêrisht, ai qê dikur në Eulex, në cilësine e gjyqtarit, i kishte quajtur ushtarët e UÇK- sê kashë…!
Çfarë duhet të kishim pritur nga kjo gjykatë, paraprakisht politike ? Çfarê duhej të kishim pritur nga një panel i manipuluar ? Dhe, në fund të fundit, çfarê duhet të kishim pritur nga ky gjyqtar si Smiti me autoritet tê pêrbaltur, i cili me lehtësi të dukshme dhe urrejtje dinake, lexoi/shqiptoi dênime drakonike pêr katershen nê krye me presidentin Thaçi ? Asgjê, zero pritje. Andaj, krejt çfarê kemi pêr të thënë pêr te, është lutja jonê që të mos e vras shêrbimi sekret serb, e të na e lê neve pastaj…?
Tani, akti ka ndodhur. Akti skandaloz, pa prova, i pa arsyetuar juridikisht/ penalisht.
Dëmi është bërë nga Smit, si dikur nga Dick Marti. Dhe, s’ ka kush ta riparojë !
Sot, jemi futur në kurth dhe, nuk dim si t’ia bëjmê ! Ka gjithëfar ide e propozime. Por, zyrtarisht, çeshtja mund të shkoj në Apel. Mirë shumë. Me të drejtë. Por në këtê rast, nëse veç pak kthehemi prapa, madje qysh gjatë lufte, pas lufte, e deri një ditë para 16 shtatorit, kurrë nuk është ndalur propaganda, denigrimi, fushata, inkuzicioni special, ndaj UÇK-së, dhe ndaj njërit specifikisht: Hashim Thaçit. Pêr çudi, lufta speciale ndaj tij, ka qenë si një uragan i pafund: vendore, serbe, regjionale, evropiane, italiane, ruse, gjermane etj. Kjo betejë, ruajti intensitetin e goditjeve nga fillimi, deri në fund.
Në kontekst, ka shumë çka të thuhet, por gjykoj qartë se ankesa në Apel, pritja e pêrgjigjes, dhe sidomos gjasat pêr njê vendimn lirimi të të dënuarêve nuk janê aspak të sigurta. Mendoj se ankesa/ pritja në apel, mund të bëhet vetëm nëse pêr këtë janë dakord: Thaçi, Kadriu, baci Jakup, dhe Rexha. Nê të kundêrten, është alternativë rruga e zhbërjes/ mbylljes së gjykatês nga organet e Kosovês, ashtu siç, edhe është formuar. Nëse, Kosova nuk ka kapacitete ta zhbëjë gjykatën speciale, Kryeministri i Kosovês z. Kurti së bashku me Kryeministrin e Shqipërisë z. Rama, utgjentisht të zbresin në Uashington dhe të takohen me presidentin Donald Tramp për të kërkuar mbështetje të SHBA- s në procesin e zhbërjen e kësaj gjykate.



