Në Llapushnik me rastin e përurimit të përmendoreve të Kastriotit, Bogdanit dhe Jasharit

Shkrime relevante

Letër e hapur Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama

Xhemil Zeqiri, Danimark _____ Lënda: Mbrojtja e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë...

Reflektim rreth veprës “Isak Ahmeti, poet dhe studiues i letërsisë shqipe” nga dr. Sarë Gjergji

Lekë Mrijaj, Klinë REFLEKTIM ANALITIK MBI VEPRËN “ISAK AHMETI POET DHE STUDIUES...

Përkujtim i rënies tragjike të bashkëluftëtareve të Sebahate Tolajt dhe Isuf Haklajt

Milazim Maraj, Istog Më 24 Nëntor të vitit 2026 bëhën 23 vite...

Shpërndaj

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë
___
ME BESË-BESËN E SOTME NË LLAPUSHNIK !
___
Me besë-besën, Gjergj Kastrioti mobilizoi arbërit për liri kundër Perandorisë Osmane. Me dije, kulturë e vizion, Pjetër Bogdani punoi për dinjitetin dhe lirinë e popullit të vet. Me besë-besën e Jasharëve, Adem Jashari u përball me regjimin serb, me moton: «Ja liri, ja vdekje!»
Ndërsa sot, në Llapushnik, besë-besa mori një dimension të ri: vetëdijesimin për mbrojtjen e identitetit, historisë dhe dinjitetit kombëtar edhe në liri.
Në oborrin e kishës «Shën Abrahami», sot u zbuluan bustet e tri figurave të ndritura të historisë sonë: Gjergj Kastriotit, Pjetër Bogdanit dhe Adem Jasharit. Në këtë akademi morën pjesë shqiptarë nga të gjitha trevat, përfshirë edhe ne nga Shala e Bajgorës: Aleksandri, Gjergji, Shqiptari, Mali e Tali.
Kjo frymë nuk do të ndalet në Llapushnik. Me ndërtimin e kishës katolike në Zogaj të Shalës së Bajgorës, në oborrin e saj parashihet vendosja e busteve të presidentit historik Ibrahim (Pjetër) Rugova, Isa Boletinit dhe Bislim Bajgorës. Pra, kemi të bëjmë me një frymë të re të nderimit të figurave kombëtare, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare.
Por, ndërkohë, portali «Koha Islame», në një shkrim me pesë kundërshtime, e vë në shënjestër këtë nismë dhe Ipeshkvin Dodë Gjergji.
Disa nga pretendimet e autorit kërkojnë verifikim historik, por pyetja që lind është më e gjerë:
Pse vendosja e busteve të figurave kombëtare në oborrin e një kishe paraqitet si problem, ndërsa emërtimet e shumë xhamive me emra sundimtarësh dhe personalitetesh të administratës e ushtrisë osmane nuk ngjallin të njëjtin debat për kujtesën kombëtare?
Në Mitrovicë, për shembull, jo të gjithë e dinë se emri Isa Beg i xhamisë qendrore lidhet me Gazi Isa Beg Ishakoviqin dhe jo me heroin tonë kombëtar Isa Boletinin.
A është patriotizmi i pranueshëm vetëm kur nuk prek trashëgiminë dhe identitetin fetar?
Nuk bëhet fjalë për të vënë besimin kundër besimit, por për të kërkuar të njëjtin standard në raport me historinë dhe identitetin shqiptar. Historia kombëtare nuk është pronë e asnjë institucioni fetar.
Sot në Llapushnik nuk ishin të gjithë ata që do të duhej të ishin për ta bërë këtë ditë edhe më gjithëkombëtare. Megjithatë, kjo ditë do të mbetet e shënuar në kujtesën tonë dhe të brezave që vijnë.
Besa-besa e Llapushnikut le të jetë kushtrim për bashkim rreth kombit, historisë dhe dinjitetit tonë!
Zoti e bekoftë kombin shqiptar!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu