Sundimi i ligjit nuk mund t’i nënshtrohet as presionit të caktuar religjioz e as interesave politike!

Shkrime relevante

Kujtim Mateli për “Historinë e pashkruar të shqiptarëve” 

Nga Kujtim Mateli “Historia e pashkruar e shqiptarëve”   një libër ku kërkohet...

Apollo, takim në Çamëri

APOLLO TAKIM NË ÇAMËRI   Asnjë  pjesë  e  atdheut  nuk  është e harruar dritë...

Kryeministri në skenën ndërkombëtare, shtetar apo palaço cirku?

Ilir Seci, New York _____ …Kryeministri belg tue folë para kamerave kur befas...

Federata e Arbërisë: Dinjiteti kombëtar nuk negociohet – Kosova nuk mund të heshtë përballë papërgjegjësisë institucionale!

Nga skandali në stadiumin “Fadil Vokrri” te përgjegjësia e trajnerit, futbollistëve,...

Shpërndaj

SUNDIMI I LIGJIT NUK MUND TË NËNSHTROHET PRESIONIT FETAR APO INTERESAVE POLITIKE!
_____
E përshëndes vendimin e Gjykatës Administrative të shkallës së parë, e cila anuloi vendimet e Komunës së Prishtinës për largimin e nëntë familjeve nga pronat e tyre në lagjen «Dardania», përkatësisht në rrugën «Shëndeti».
Ky vendim rikujton një parim themelor: asnjë institucion publik nuk mund të shkelë të drejtat pronësore të qytetarëve dhe të anashkalojë ligjin, pavarësisht se kush kërkon apo ushtron presion për një vendim të tillë.
Është shqetësuese që Komuna e Prishtinës u përpoq të impononte lirimin e pronave të qytetarëve në një proces të lidhur me ndërtimin e Xhamisë së Madhe, pa pasur, sipas konstatimit të gjykatës, kompetencën e nevojshme ligjore për të vepruar në atë mënyrë.
Ky rast ngre një çështje edhe më të gjerë politike dhe institucionale: ndikimin e Bashkësisë Islame të Kosovës në vendimmarrjen publike dhe raportin e saj me institucionet e shtetit. Çdo dyshim për presion fetar apo politik duhet të hetohet dhe të sqarohet, sepse institucionet e Kosovës nuk mund të marrin vendime nën ndikimin e asnjë organizate fetare.
Ndërtimi i Xhamisë së Madhe nuk duhet të përdoret si argument për të cenuar pronën, vullnetin dhe të drejtat e qytetarëve të Prishtinës. Madje, vetë projekti dhe mënyra e promovimit të tij kanë nxitur prej kohësh debat publik mbi ndikimin e Turqisë dhe të organizatave fetare në këtë proces. Për mua, ky projekt nuk përfaqëson një kërkesë të dëshmuar përmes një procesi të gjerë demokratik të qytetarëve të Prishtinës, por një projekt të shtyrë përpara përmes vendimmarrjes politike dhe mbështetjes së aktorëve të jashtëm e fetarë.
Kosova është shtet laik. Institucionet publike u shërbejnë qytetarëve, jo agjendave fetare, politike apo gjeopolitike.
Prona e qytetarit është e drejtë kushtetuese, jo pengesë që mund të hiqet për t’i hapur rrugë një projekti fetar.
Respekt për banorët që mbrojtën të drejtat e tyre përmes rrugës ligjore. Respekt për parimin se në një shtet demokratik, ligji duhet të jetë mbi çdo presion dhe interes.

 

 

 

Kan være et bilde av tekst

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu