Apollo, takim në Çamëri

Shkrime relevante

Kujtim Mateli për “Historinë e pashkruar të shqiptarëve” 

Nga Kujtim Mateli “Historia e pashkruar e shqiptarëve”   një libër ku kërkohet...

Apollo, takim në Çamëri

APOLLO TAKIM NË ÇAMËRI   Asnjë  pjesë  e  atdheut  nuk  është e harruar dritë...

Kryeministri në skenën ndërkombëtare, shtetar apo palaço cirku?

Ilir Seci, New York _____ …Kryeministri belg tue folë para kamerave kur befas...

Federata e Arbërisë: Dinjiteti kombëtar nuk negociohet – Kosova nuk mund të heshtë përballë papërgjegjësisë institucionale!

Nga skandali në stadiumin “Fadil Vokrri” te përgjegjësia e trajnerit, futbollistëve,...

Shpërndaj

APOLLO TAKIM NË ÇAMËRI

 

Asnjë  pjesë  e  atdheut  nuk  është e harruar

dritë e Rilindjes kombëtare  s´ shuhet  kurrë

ajo  dritë  e  ndezur  nëpër Kosovën dardane

i dha gjak të ri dhe udhë çlirimit të Kosovës.

 

Dritë e Rilindjes kombëtare në Çamëri është

ndezur, është  ndezur  në  Dodonë dhe More

shpallja  e  Çamërisë Republikë, është udhë,

që thirrjet  për  Çamërinë  të  jen  në  unison.

 

Shqipëria do bashkohet  me  të gjitha pjesët,

e kanë thënë të rënët, e thonë edhe të gjallët,

çlirimi  i  Çamërisë   shqiptare  është  udha,

për të gjithë shqiptarët  kudo  që sot jetojnë.

 

Në Çamëri po dhe gjithandej pellazg-ilirisë

u lind e u rrit Troja antike  e  mbretit Priam

u lind prijësi i një kohe tejet të rëndësishme

u lind Pirro burri, më i shenjti  i  arbërorëve.

 

Asnjë pjesë e atdheut tonë s´është e harruar

dielli i Greqisë në dritaret çame është i huaj

bisedoja me Thiamin, me  lumin e historisë

Atdheu e njeh të veten, Çamërinë shqiptare!…

Atdhe Geci – Prishtinë, Nëntor, 2026

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu