
Milazim Maraj, Istog
Më 24 Nëntor të vitit 2026 bëhën 23 vite nga rënia mizore e dy bashkëluftëtareve tonë Sebahate Tolaj (Sebi, Sabrije Vokshi,Cima). Isuf Haklaj (Skifteri)
Komandanti i njësisë së policisë ushtarake në luftën e Koshares. Dy luftëtarë trima të përkushtuar për lirinë e Kosovës. Ishte pjesë e formacionit në Luftën e Logjës. Ndërsa në Luftën e Koshares komandoj me sukses dhe profesionalizëm njësinë e Policisë ushtarake. Pas lufte ishte oficer hetues në policinë e Kosovës. Ishte i qetë, i vendosur, i guximshëm dhe mjaftë i suksesshëm në detyrë si gjatë përgatitjes së policisë ushtarake për luftë në komandim në operacione lufte ashtu edhe pas lufte në zbulimin e krimeve.
Sebahate Tolaj kishte më shumë nofka që ia jepnin bashkëluftëtarët dhe që kjo i pranonte me buzëqeshjen e motrës ndaj vëllezërve të vet. Salih Çekaj e quante “Sabrije Vokshi”, Agim Ramadani e quante “Sebi” ndërsa ne e quanim “Cima”.
Vendosmëria përkushtimi, preciziteti, bamirësia, aftësia e komunikimit, mbledhja e informacionit dhe përpunimit të tyre, ishin dhunti të këtyre dy heronjve. Për të plagosurit në luftë Sebahate Tolaj ishte e palodhshme dhe kishte dashurin e kondicionin e motrës së Gjergj Elez Alisë. Ajo nuk lente gurë pa lëvizur në MBRK për të u përkujdesur dhe gjete rrugë për shërimin e trimave të plaguar që kishin deponuar jetën për lirinë e vendit. Këta heronj shquhen për përcaktimin e tyre në luftë dhe profesionalizmin e tyre në policinë e Kosovës.
Para se të vriteshin këta u vra më zolë, zyra e tyre në Pejë; për të i djegur dokumentacionin për zbulimit të krimeve në luftë dhe pas luftës. Angazhimit të tyre të përkushtuar, profesional dhe përkushtim e analizuan grupet kriminale ende të pa zbuluara ishin të tmerruara. Ata panë suksesin dhe përjetuan frikën nga zbulimi. Në mëngjesin e datës 24.Nëntor të vitit 2003 u vuan në aksion të turpshëm dhe tradhtarë, ndaj Republikës së Kosovës të Pavarur dhe Demokratike. Kriminelet dhe urdhërdhënësit nuk ishin të lumtur me Kosovën e Lirë, të Pavarur dhe Demokratike. Ata donin një Kosovë të krimit të padurueshëm për shqiptarët e vuajtur dhe nënshtruar nga krimet shekullore. Donin Kosovën pa ligje dhe pa respekt për ligje e institucione. Ku drejtësia nuk mund të vihet, dhe rreziku për njerëzimin do të ishte pikë e diskutimit të aleatet tonë dhe shteteve vendimmarrëse. Vrasja e këtyre dy , heronjve tregoj edhe një herë sa e rëndësishme është Dardania për BE dhe Botën.
Këto vrasje përkujtuan edhe një herë shqiptaret se vrasja e fytyrave eminente të Kombit shqiptarë po përcjellët vazhdimisht, pas çdo lufte e fitoreje. Ata që bëjnë shtet janë të rrezikuar, nga armiqtë e huaj dhe që gjithmonë gjendet dora kriminale e ngjitur në një trup shqipfolësi me kokë antishqiptari. Këto duar u gjendën edhe më 24. Nëntor të vitit 2003.
Vjedhja e zyrave të dëshmive në Policinë e Kosovës ishte një akt tjetër atentator jo vetëm për policët Sabahat Tolaj, Isuf Haklaj, Arben Sejdiu etj. por për institucionin e sigurisë së Kosovës. Kaluan 23 vite dhe ende nuk u gjete krimineli apo grupi kriminel. Nuk u gjete as urdhërdhënësi për të vra policinë shqiptare në Kosovë. Çka do të kujtojmë tani si bashkëluftëtarë, dhe familjar. Vriten figurat që bënë Kosovën shtet. Ndërsa shteti heshtë, heshtë, heshtë edhe pas më shumë se dy dekada!?.
Kujt duhet të i besojmë nëse jo shtetit tonë, për të cilin janë derdhë lumenj gjaku që sa shekuj. Sa herë që kalohet rruga Deçan Pejë kujtohen këta trima. Por kujtimi ngacmon edhe zhgënjimin, në aftësinë dhe përcaktimin e shtetit tonë për të zbuluar kriminelet dhe për të ndërtuar besimin e pa lëkundur të qytetarëve në aftësinë dhe forcën e shtetit të Kosovës. Lavdi Heronjve Sebahet Tolaj dhe Isuf Haklaj! I paharrueshëm qoftë emri i tyre! Të gjenden dhe dënohen vrasësit dhe urdhërdhënësit e tyre.
Më 23 nëntor 2026


