Jeleku i Lisave, poezi e Brahim Avdylit

Shkrime relevante

“Të kujtohen, për të mos u harruar” – kontribut në dokumentimin e historisë së arsimit shqip në Deçan

MSc. Adem Lushaj, Deçan Libri “Të kujtohen, për të mos u harruar”,...

Jeleku i Lisave, poezi e Brahim Avdylit

Brahim (Ibish) Avdyli   JELEKU I LISAVE   1.   Kur e veshi shpirtin e grisur me gjelberimin e...

Shqiptarët e Gjenevës festuan me madhështi 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit Kombëtar

Nexhmije Mehmetaj, Gjenevë Një mbrëmje festive që bashkoi brezat, shoqatat shqiptare, përfaqësuesit...

Serbia është po aq e fortë sa jemi ne Shqiptarët të dobët përballë saj!

Foto e Gjeneralit të Serbisë, Bozhidar Jankoviq, pushtuesit të madh serb...

Figurat tona emblematike nuk na kanë ndarë asnjëherë dhe kurrë nuk do të na ndajnë!

Lekë Mrijaj, Klinë Inaugurimi i djeshëm i monumenteve kushtuar tri figurave madhore...

Shpërndaj

Brahim (Ibish) Avdyli

 

JELEKU I LISAVE

 

1.

 

Kur e veshi

shpirtin e grisur

me gjelberimin e lisave tuaj

 

e bëj për të ngrehur

qenien e lodhur të përpëlitjeve,

 

e bëj, dhe më përloten

sytë e mallit

pranë lojërave të fatit

në kujtesën e viteve…

 

2.

 

Bëj provat

e uljes sime të qetësuar

medis meditimeve të jetës

 

shpenzuar idealisht

të një dashurie të pashprehur

për pipat tu…

 

3.

 

Kthehem

te gjeneza e gjërave të arta

 

 

më ngazëllojnë pa pushim

vjeshtat e tua,

 

e i lënë për dhé

lotët e një burrërie-

 

deri në shkrumin e mallit

midis fletëve të zverdhura!

 

4.

 

Gjithonë të flas

në këtë gjuhë të pakuptuar

 

e ti i lëvizë

gjethet e një pëshpërime

e prap të qëndrojnë lartë,

 

rënia e tyre

vardiset ngadalë

me kujtimet e papritura

të verdhësive të befta.

 

5.

 

Ke ndryshuar shumë

nëpër lojërat e gjërave të fatit

 

i ke shtuar

edhe drunjtë e lëvizjes së fëmijve

 

 

 

je rritur nga krenaria

e portave të djalërisë,

 

por janë larguar gjithnjë

fëmijët i mi të rritës,

 

i kanë larguar nga lisat e tu

zhgëndërrat e brishta

prej parkut tënd…

 

6.

 

Tani rapi[1] qëdron

me rritjen e madhe të vil-it[2]

pa gjethet e gjelbërimit

e pa kujtesën e vjetër

 

pa vitet e meditimit e të harrimit-

papritur rriten e kanë lënë fëmijët,

 

e distancat e viteve

e kanë marrë paprekshmërinë!…

 

 

7.

 

Të gjithë ndoshta

me mall vjeshtore

u reshin gjetheve të meditimit

 

e gjithmonë e gjurmoj

lashtësinë emrave tuaj

sikur më përqafojnë anamoravësit ilir

fuqishëm ndër mallëngjime,

 

ti je dhe mbetesh

kurdoherë

komuna e dhembjes së pranimit tim![3]

Rapperswil, 16.11.2026

[1] Shpjegimi im ka qenë disa herë i dhënë në FB dhe nëpër shkrimet e ndryshme, se banuesit e Kosovës (Kassova), jo „kosovo“ serbo-jugo-sllave, ia kanë dhënë këtë emër. Llapi, gollaku dhe anamorava, janë tri fiset më të vjetra ilire. “Rapi” i thonë drurit të lisit e rrënjët, pa gjethe. Në Lap, Gollap e Anamoravë, nga thëniet e tyre populllore, i thonë ndonjërit që i bart një krah drunjësh nga mali, për të ndezur zjarrin me to: “a muj po çon këto rapa”; a je lodhur me ato rapa”. Rappi është shkurtesa e emrit të këtij qyteti dhe të përkujton “lisin e jetës”, që ndër breza e aktualizon këtë thënie. Lisi i Jetës, nuk është në Irland, në Spanjë apo gjetiu, por në Malin e Tomorrit, në Shqipëri, ku sot është teqja e Bektashive. Aty, pak më largë, është rrënoja e Dodonës së Parë, e cila është e para shqipe, e jo “greke”! Emërtimi “greqia” nuk është “e njohur” para njohjes së shteteve, me 1821-1827. Më tutje, është folur e ashtuquajtura “greqisht” dhe është shkruar prej vitit 1000 të erës sonë. Më parë, është folur pothuajse shqipja dhe është shkruar me alfabetin iliro-pellazgjik dhe fenikas.

[2] Willi është pjesa e dytë e emrit të qytetit Rapperswil. Ky ëmër është dhënë prej ilirëve të pare, si shqiptarët e sotëm. Vila ka qenë shtëpi e madhe dhe e bukur e princave dardanë, në Mbretërinë Dardanisë (sot, e kemi një pjesë të saj të pavaruar si Republika e Kosovës) dhe në Trojë, kur Zvicra nuk eksistonte. Diokleciani, në krye të romakëve, ka qenë këtu dhe ishte ilir nga Iliria. Fliste shqip me krerët e tij. Ai ua ka lënë emrin shumë viseve, vendeve e qyteve të Zvicrës, madje edhe këtë emër, sot Rapperwil-Jona. Jona ka qenë qyteti më i bukur ilir, në viset e okupuara nga tri fiset e huaja në Greqi: akej, danaj dhe agrejs. Nga ideologjia ekstremiste hellene ka rezoltuar “Greqia” teokratike dhe janë asimiluar tërësisht ilirët dhe paganët.

[3] Kjo komunë ma dha shtetësinë e Zvicrës, përkundër atyre që flisnin „keq“ mbi mua, të shtyrë nga politika. Te dhënat e tyre nuk kanë qenë as të „vërtetuara“. Komuna e Rapperswil-Jona është krijuar nga bashkimi i dy qyteteve: Rapperswil e Jona. Të parën, e kanë lënë dardanët; e tjetrën, e kanë lënë toskanët. Janë dy dialektet e shqipes: gegë e toskë. Jona na quhej edhe i tërë Deti Adriatik: Jona. Emri „Jonë-a“, do të thotë: „e jona“.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu