Pensionistët e “Rilindjes” dhe “Bujkut”, viktimë e një tjetër diskriminimi!

Shkrime relevante

Pensionistët e “Rilindjes” dhe “Bujkut”, viktimë e një tjetër diskriminimi!

Zeqir Bekolli, Drenas ____ Historia e gazetës “Rilindja” dhe e gazetës “Bujku” është...

Kur fanatizmi religjioz shtrembëron historinë dhe përpiqet t’i privatizoj heronjtë!

Saranda Ademi, Zvicër ____ KUR FANATIZMI SHTREMBËRON HISTORINË DHE PËRPIQET T’I PRIVATIZOJË HERONJTË! Duke...

Dikë po e shqetëson nderimi i një Heroi Shqiptar?

Basri Beka, Prishtinë ____ ADEM JASHARI NË KISHË: PSE JU SHQETËSON NDERIMI I...

Letër e hapur Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama

Xhemil Zeqiri, Danimark _____ Lënda: Mbrojtja e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë...

Shpërndaj

Historia e gazetës “Rilindja” dhe e gazetës “Bujku” është histori e përballjes me regjime, rrethana të jashtëzakonshme dhe vendime arbitrare, të cilat vazhdimisht goditën, jo vetëm institucionin mediatik, por edhe njerëzit që punuan në të.
Dhe, kur mund të mendohej se këto padrejtësi i përkisnin së kaluarës, punonjësit e “Rilindjes” dhe “Bujkut” po përballen me një tjetër diskriminim, kësaj radhe në prag të pensionimit.
Gazetarët dhe punonjësit që kanë mbushur moshën e pensionimit, në vend se t’u njihen vitet e punës dhe kontributi profesional, po trajtohen sikur të mos kenë pasur një histori pune.
Për ta, në vend të pensionit kontributpagues, ofrohet vetëm ndihma sociale prej 150 eurosh, pa u marrë parasysh vitet e angazhimit në këto dy gazeta, përfshirë edhe periudhën e punës në kushtet e jashtëzakonshme të luftës.
E, si të mos mjaftonte kjo, tash kolegëve që po mbushin moshën 65-vjeçare u është rezervuar edhe një tjetër “sihariq” nga institucionet përgjegjëse. Departamenti i Pensioneve, sipas procedurës së aplikuar, nuk u kërkon asnjë dokument shtesë, përveç letërnjoftimit, për t’i futur në skemën e ndihmës sociale prej 150 eurosh.
Ky nuk është thjesht një problem administrativ. Është një padrejtësi që prek dinjitetin njerëzor, integritetin profesional dhe të drejtën e individit për t’u njohur kontributi i tij jetësor. Është e papranueshme që gazetarët, të cilët punuan në kushte të rënda politike, nën represion, përndjekje e luftë, sot të përballen me një shpërfillje të tillë institucionale.
Shteti nuk mund ta ndërtojë drejtësinë duke fshirë historinë e punës së qytetarëve të vet. As nuk mund të flasë për respektimin e të drejtave të njeriut, ndërkohë që një kategori punonjësish mbetet pa njohjen e kontributit të tyre.
Institucionet përgjegjëse duhet të japin përgjigje: Pse vitet e punës të gazetarëve dhe punonjësve të “Rilindjes” e “Bujkut” nuk po njihen? Dhe, mbi të gjitha, kush mban përgjegjësi për këtë padrejtësi?

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu