Psikologu ushtarak nga SHBA, Aurel Dasareti, u shkruan letër shqiptarëve

Shkrime relevante

Përgjigja ime e shkurtër për pyetjen e një bashkatdhetari nëse edhe tokat shqiptare janë në rrezik nga miqtë e Rusisë…

Aurel Dasarioti, ekspert i shkencave psikologjike-ushtarake, SHBA (...) Sa i përket asaj...

Krenar Brahimaj dhe bota e tij poetike në vëllimin “Katundishtë lulja me vesë”

Nga Kujtim Matel Poezia lind nga nevoja e njeriut për të shprehur...

Njohja e së kaluarës nuk është vetëm kujtim – është busulla që na orienton drejt së ardhmes 

Nga Aurel Dasareti Dashuria për vendin (në rastin tonë, Shqipërinë etnike), gatishmëria...

27 Nëntori, Dita e Forcës së Sigurisë së Republikës së Kosovës

Milazim Maraj, Istog ___ Më 27.Nëntor është dita e Forcës së Sigurisë të...

Shpërndaj

Aurel Dasareti, psikolog ushtarak, SHBA

Të dashur bashkëkombës, vëllezër dhe motra kudo që ndodheni,

Me zemër të mbushur me mall, krenari, por edhe me një dhimbje të thellë kombëtare, po ju drejtohem sot me këto pak radhë.

E di mirë se largimi nga trojet tona stërgjyshore nuk është një zgjedhje e lehtë, por një plagë e rëndë e imponuar nga varfëria, padrejtësitë dhe pamundësia për të ndërtuar një jetë dinjitoze në vendin tuaj. Kur një shqiptar merr rrugën e mërgimit, trojet tona zbrazën nga gjaku i tyre më i pastër, nga rinia dhe energjia që duhet të ndërtonte të ardhmen e kombit tonë.

Megjithatë, kudo që ju ka hedhur fati nëpër botë, mos harroni kurrë se cilët jeni dhe nga vini. Ju jeni bijtë e një kombi të lashtë e krenar, që i ka mbijetuar stuhive më të egra të historisë falë dashurisë për gjuhën, flamurin dhe gjakun e arbërit. Ruajeni gjuhën shqipe në vatrat tuaja, edukojini fëmijët me dashurinë për atdheun dhe mbajeni gjallë shpresën se një ditë, trojet shqiptare do të bëhen shtëpia e ngrohtë dhe e drejtë që na takon të gjithëve.

Në fëmijërinë time të hershme, gjyshi më thoshte: “Kur dëshira e tejkalon frikën, fëmija fillon të ecë”.

Kjo thënie e bukur përmbledh thelbin e rritjes dhe guximit: çdo hap i ri përpara ndodh vetëm kur kureshtja dhe synimi bëhen më të forta se pasiguria e rënies.

Ashtu si një fëmijë që hedh hapat e parë pavarësisht se mund të rrëzohet, edhe në jetë ne evoluojmë në momentin që dëshira për të arritur diçka e mund frikën e dështimit apo të panjohurës.

Shqipëria, Kosova dhe të gjitha viset shqiptare kanë nevojë për ju, për mendjen, djersën dhe dashurinë tuaj. Deri në ditën kur rrugët tona të bashkohen sërish në vendlindje, ju uroj shëndet, mbarësi dhe suksese në çdo hap.

Zoti i bekoftë shqiptarët kudo që janë!

Me respekt dhe dashuri vëllazërore,
Aurel Dasareti

23.11.2024

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu