A ishte Ramiz Alia mysliman apo katolik?! Pse në burgun 313 në Tiranë e mbante Biblën e  jo Kur’anin?

Shkrime relevante

Krenar Brahimaj dhe bota e tij poetike në vëllimin “Katundishtë lulja me vesë”

Nga Kujtim Matel Poezia lind nga nevoja e njeriut për të shprehur...

Njohja e së kaluarës nuk është vetëm kujtim – është busulla që na orienton drejt së ardhmes 

Nga Aurel Dasareti Dashuria për vendin (në rastin tonë, Shqipërinë etnike), gatishmëria...

27 Nëntori, Dita e Forcës së Sigurisë së Republikës së Kosovës

Milazim Maraj, Istog ___ Më 27.Nëntor është dita e Forcës së Sigurisë të...

Dedë Gjo’ Luli dhe flamuri i Skenderbeut në Deçiq

Nga Frank Shkreli Në kaudër të 28 Nëntorit, 2026 -- Ditës...

Shpërndaj

B i b  l a   e  S h e n j t ë

Ismet Hasani, Suedi

A ishte Ramiz Alia musliman apo katolik?!

Pse në burgun 313 në Tiranë e mbante Biblën e  jo Kur’anin? (pjesa 2)

Kush e nënshkroi – kush vendosi, që Ramiz Alinë ta burgosi?!

Si u burgos Ramiz Alia nga tre policë  pa akuzë të prokurisë dhe pa avokat?

Kur u burgos, sa kohë qëndroj  në burg dhe kur u lirua?

Në cilin burg dhe në cilën birucë (qeli) u vendos Ramiz Alia?

Si i kalojë ditët në burgun 313 dhe birucën 39?

Sa  vite burg u dënua Ramiz Alija dhe sa kohë i kaloi në burg?

Cili gardian i burgut i bënte shoqni Ramiz Alisë me orë të tëra?

Kush ishte Besnik Meta dhe për çfarë bisedojë ai me Ramiz Alinë?

Biruca e Ramiz Alisë a ishte tamam dhomë e jo si qelitë tjera në burg??

A kishte Ramiz Alia  ndonjë ”privilegjë” për dallim nga të burgosurit tjerë?

A i lejohej vizita nga familjarët në burg?

Cilin nga personalitet e shquara botërore e adhuronte Ramiz Alia?

Cilat libra i mbante në burg?

*

Çfarë mendimi kishte  Ramiz Alia për Kadarènë dhe Agollin?

Çfarë thoshte për Berishën, Hajdarin, Metën, Luigj Gurakuqin?

Cila është historia e vërtetë e Kishës Zemra e Shenjtë e Krishtit në Tiranë?

Etj.

*

Ramiz Alia – Lex

Ramiz Alia a ishte musliman, apo katolik?!

Takimi im i parë mme Ramiz Alinë në burgun 313 në Tiranë (1994)
”Ishte dhjetori i vitit 1994, më caktuan polic- fardian  në Burgun 313 në Tiranë posa sa hapa derën e birucës numër 39, një i burgosur u ngrit  në këmbë. E njihja mirë e cili ishte: Presidenti i Shqipërisë – Ramiz Alia. I vërejta  që në krevatin e tij, mbante disa libra. Iu drejtova me fjalët:
  • Më fal zotri, po vërej si në mesin e këtyre librave qenka edhe Bibla? Ju jeni musliman, mund ta lexoni Kuranin? Eh, më tha:
  • Këte pyetje që ma drejtoni ju, më ka bër¨edhe një misionar – përgjgjën ia kam thënë misionarit nga Hollanda që m’i ka sjell këto libra: ”Përpara se ju t’më beni katolik, më bëni musliman!?”

E pyeta: ”A është Bibla libri i parë në botë që i qëndron besnik kohës kur është shkruar, në krahasim me ”Iliadën”  e Homerit, që është shkruar për 28 shekujsh e që është ripunuar dhe pasuruar nga duar të ndryshme?

  • Eeee – më zërin e tij karakteristik, Ramizi më tha: këtu qëndron sekreti! Bibla i qëndron besnik kohës kur është shkruar, prandaj quhet ”Libri i Shenjë”.
  • Ju, kush jeni? Më tha me buzëqeshje.
  • Unë kam ca punë, kur të kthehëm bisedojmë!
  • Po si e kè emrin?- më pyeti ai.
  • Kur të kthem, ta tregoj emrin dhe bisdojmë! – i thashë.

I bëra vizitat në biruca tjera, ku ishin të burgosur njerëz për vepra të ndryshme, dhe pas një një ore u ktheva të ai në ”dhomë”. ”Biruca” e tij ishte si një dhomë!

Bisedes me te ia nisem, pasi unë ia pata përmendur ”Iliadën” e Homerit, shkrimtar i njohur që vinte nga koha antike, u diskutua edhe Bibla, që askush në burg nuk i kishte thënë për Biblën diçka, unë isha i pari. Me qenë se unë njihja shumë shkrimtarë dhe njihja veprat e tyre artistike, prozat dhe poezitë e tyre, ia përmenda disa, dhe  ai sa vinte duke u kënaqur, kur ia recitoja disa nga vargjet e atyre poezive.

Kiblingu si shkrimtar i vjetër ”erdhi në shprehje” në bisedë pas një jave.

Derën e Ramzit nuk ia mbyllnin gardianët, dera i rrinte e hapur; ndodhte  që i lejohej që ai të shkonte të shtëpia e vet, të flinte dhe të nesërmen të kthehej në burg.

Dhe  një ditë, kur hyra ta vizitoja, e gjeta të shtrirë me kokën lartë dhe m’u kujtuan vargjet:

                Është e vështirë kur zgjohet luani nga gjumi

                Të tmerrshem janë edhe dhëmbet ee tigrit,

                 Por më tmerrshme është

                 kur njeriu zgjohet si i çmendur!

  • Të të tregoj diçka që më ka arritur!? – më tha, dhe është më e mirë sesa vargjet që m’i citove ti dhe nxori një letër dhe i lexoj disa vargje dhe më tha: – këto janë që ti nuk i di se kush i ka shkruar?
  • M’i lexo edhe disa nga vargjet, e të trego të kujat janë! I thashë:
  • Ai është Kiblingu! Ajo poezi në vitin 1907 ka marë Çmimin Nobël- i thashë dhe shtangej për një moment.
  • Kiblingu ka lindur në Bombaj të Indisë! Atë poezi nuk e mësoja pëermendesh se ishte shumë e thellë për mua, por t’i citoja vetëm 4 vargjet e fundit të asaj poezie –AI NUIK FLISTE, i thashë dhe ia citoja:

”E tmerrshme është ta zgjoja luanin nga gjumi!

KUR TË VIJSH SI QEN E NUK GUXON TË LEHESH,

Kur të takoheh me luan që s’t vjen era egërsirë,

Dhe ti do jesh më i miri, biri im dhe

Bota ka për ta falur atë që është më e mira!”

  • Me ty s´merrem më me poezi -më tha, dhe ma hodhi letrën në fytyrë!

KËTË LETËR ia kishte sjellur e bija, Zana, për tí dhënë kurajo, se pas disa ditësh kishte për t’u sjellur para gjyqit.

AI NUK BËNTE teka (kërkesa të veçanta) sepse ai vinte nga një varfëri ekstreme (siç më kishte treguar): gruaja i  kishte vdekur, tre fëmijtë ju kishin larguar..!

Nga shtëpia, vajza i sjellte bukë thekre. Gjellën e kazanit e pëlqente, e merrte vet garuzhën, e mbushte pijatën e aluminit, i merrte dy fleta bukë dhe shkonte në ”dhomë” nr. 39.

Piramida e ndërtuar për 50 vjet, sa vinte e shëmbej. Nuk kishte lehtë fare. Shprehte emocionin e tij. Trembej nga burg sepse ishte një shtet diktatorial. Thoshte se né kemi qenë ”diktaturë me ligje” – ti mos e kalo kufirin, ti mos fol!” e kështu – më thohte mua.

Unë, për çdo mengjes e përshëndesja, sepse më kërkonte mua!

U afrua kohe e Krishtëlindjeve dhe më tha:

  • Do më vije në vizitë vajza nga Spanja bashkë dhëndrrin. Ka 4 vjet që se kam parë!- më tha. Kur të vije të ma zgjasësh kohen e qëndrimit të saj me mua?
  • Mirë, i thash, do ta zgjas kohën, mos u bë merak!

Të nesërmën, prapë ma bëri: – të ma zgjasëh takimin me vajzën! I thashë po, po!

Po, i erdhi vajza dhe ishte shumë e sjellshme: na u falënderua shumë.

Kur i erdhi koha gjykimit, duhej të shkonte në Tepelenë.

  • Nuk shkoj  në Tepelenë! – më tha! I thashë: bërë një kërkesë me pak rreshta dhe ia dergoj Drejtorit të burgut. Ai e kishte shkruar kërkesën  një faqe, unë ia grisa letrën dhe i thashë shkruaje me tre rreshta. Mirë, e shkroi me tre rrehta dhe pastaj drejtori ia pranoj, por Ramizi kërkoj (me gojë) Televizor, radio, të shiqonte botën dhe të dëgjonte lajmet dhe kërkoi t’i sjellej gazeta. Ia lejuam.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu