Krejt Prishtina është varri i Pjetër Bogdanit

Shkrime relevante

Krenar Brahimaj dhe bota e tij poetike në vëllimin “Katundishtë lulja me vesë”

Nga Kujtim Matel Poezia lind nga nevoja e njeriut për të shprehur...

Njohja e së kaluarës nuk është vetëm kujtim – është busulla që na orienton drejt së ardhmes 

Nga Aurel Dasareti Dashuria për vendin (në rastin tonë, Shqipërinë etnike), gatishmëria...

27 Nëntori, Dita e Forcës së Sigurisë së Republikës së Kosovës

Milazim Maraj, Istog ___ Më 27.Nëntor është dita e Forcës së Sigurisë të...

Dedë Gjo’ Luli dhe flamuri i Skenderbeut në Deçiq

Nga Frank Shkreli Në kaudër të 28 Nëntorit, 2026 -- Ditës...

Shpërndaj

Me dy doktorantura, Gjenerali i ushtrisë arbnore n’Dardani, Ipeshkvi Imzot Pjetër Bogdani, në nji kohën tejet të veshtirë, çliroi Dardaninë nga hordhitë gjakatare sulltaneske të Perandorisë Otomane, kur europianët tjerë ishin n’gjumë përveq austriakëve me Gjeneral Pikolominin.
Imzot Pjetër Bogdani kishte ushtarë shqiptarë dy herë ma shumë se Gjergj Kastrioti, e katër herë ma shumë se UÇK.
Çliroi qytete e territore tue fillu nga Mitrovica, Prishtina, Ferizaj, Gjilani e deri n’Shkup. Nga Shkupi tue e lanë të spastruem nga jeniçerët sulltanesk, depertoi personalisht në krye të ushtrisë në Prizrenin antik, e nga aty dergoi ushtarë për ta çliru Gjakovën dhe Pejën, tue përmbyllë rrethin gjeografik.
Nuk asht rastësi që gjatë historisë shqiptarët e kishin idol dhe udhërrefyes.
Vetëm mortaja fatale që si epidemi vdekjeprurëse, e paparë ndonjiherë askund gjatë historisë, solli vdekjen e Imzot Bogdanit n’Prishtinë me 1689 dhe shumë ushtarëve të tij.
Imzot Bogdani u vorros në Kishën e tij.
Sot krejt Prishtina asht vorri i Pjetër Bogdanit.
Ay ishte aq i qendrueshëm sa që edhe i vdekun i mban mbi shpinë te gjallët dhe mekatet e tyre, …e edhe neve sot.
Sa isha ne gjimnazin “Sami Frashëri” 1975-79, çdo ditë qe kam kalu andej pari, përskej, tue e dijt që nga feminia për viganin e Prishtinës vetvetiu m’kthehej kryet kah vendvorrimi i Tij, e shëndrrueme n’Xhami.
Prej Kuvendit e deri te Gjimnazi, atëherë e sot, shikoj me kujdes trotoarit mos po ia shkeli ndonji copë t’mishit, t’ashtit apo gjakut t’Tij,
pasiqë andej ia kan coptu e shkallmu kufomën qenët e qartun, kur anadollakët e kan zhvarrosë, që me ia humbë çdo gjurmë.
Mortaja atëherë si epidemi, qe zgjati gati 30 vjet deri kah viti 1722 shkatrroi çdo gjá t’gjallë
Nuk njof shoqni t’civilizueme n’botë e as shtet të konsoliduem qe nuk e nderon çlirimtarin, Gjeneralin e Ushtrisë së vet, si veprojmë ne edhe sot me mortajë mendore.
Pas Bogdanit shpeshë u ringjallëm, si feniksi!
Besojë shumë se gjakun dardan e ka beku Zoti.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu