
Akademik Prof Dr Hakif Bajrami, Prishtinë
SERBIA DERGJET NGA SHOVINIZIMI EKSTREM NEOFASHIST EDHE MË 2026
1.Urrejtja dhe shovinizmi nuk shërohen duke e mbiell tokën e huaj me varre
Serbia ka mbetë një oazë shtetërore ku vlon neofashizmi si kërcnim dhe urrejtje ndaj joserbëve. Sot, Rusia, Bellorusia, Korea Veriore, Serbia janë shtete ku nuk ka demokraci. Në rastin serbian, ky popull dhe ky shtet, në dy shekujt e fundit nuk ka pushuar së luftuiari për “hapësirë jetësore” te tipit hitlerian, gjithnjë i nxitur nga Rusia. Parndaj, ky popull ishte dje dhe është sot, po nuk ka shpresë se do të ndryshoj pozitë pa e përejtuar një katarzë deri në palcë, duke i paguar dëmet e luftës që ua ka siellë fqinjëve. Ky popull është në hasmëri me Bosnjen e Hercegovinën, me Kroacinë, Hungarinë, Rumuninë, Bullgarinë, Kosovën, Shqipërinë, Malin e Zi. Këtë shtet sot e rrethojnë shtetet në NATO si: Shqipëria, Mali i Zi, Kroacia, Hungaria, Rumnia dhe Bullgaria. Edhe në këtë gjendje, Serbia neofashiste deri para do kohe provoi të i tregojë botës dhëmbët përmes shefit që e kishte nga shkolla e V. Sheshelit, si shef (A. Vuçiq) të informatave në kohën e pushtetit të Kasapit të Ballkanit (S. M). Opinioni duhet të mësoi dhe nuk duhët të harrojë se Serbia në çfardo rrethanash është me Rusinë dhe për këtë BE është në dieni.Po shtrohet pyetja deri në një masë a janë edhe disa funksioanrë në SHBA, të cilët po provojnë ta tolerojnë në silljet neofashiste Serbinë, krejtë me qëllim që të largohet nga thonjët e Dedës (Rusisë). E kotë është ju them se edhe Lista studentore serbe ka lëshuar shenja këto ditë se mbështetët në filozofinë e kishës dhe të Lëvizjës çetnike. Prandaj, Serbia nuk do të ndrrojë kurs në asnjë vijë të shovinizmit të saj të deshmuar me gjenocid, sidomos kundër shqiptarëve. Në këtë shkrim analitik do të dëshmojmë se më i rrezikshëm është shtijësi se sa vrasësi.duke pasë për bazë Rusinë (nxitëse) dhe Serbinë (vrasëse).Lidhur me këtë që u tha shtrohet pyetja: a më e sigurtë është miqësia Serbo-Ruse apo miqësia Shqiptaro-Amerikane. Është përgjegje e komplikuar por duhët thën troq se miqësia Serbo-Ruse është më e fortë, për faktin se koha ka treguar një realitet të tillë. E çka duhet bërë shqiptaria për ta ndryshuar këtë raport. Duhët t` i kushtojë rëndësi dy gjërave: 1. Së pari duhët ta padis Serbinë gjaksore për gjenocidin ndaj shqiptarëve më 1877 në Sanxhakun e Nishit, kuptohet me dokumente. Së dyti duhet ta padisë Serbinë për gjenocidin 1912-1914, për gjenocidin 1918-1941 sepse ka lidhë Konventë me Turqinë për bartjën e popullsisë shqiptare në Anadolli 1939-1944; për ratifikimin e kësaj konvente më 1953 që si pasojë pati deportimin e 415000 shqiptarëve në Anadolli; që më 1998/99 i deportoi mbi 1 000 000 shqiptarë nga Kosova me qellim që pronat e tyre të kolonizohën me sllavë.
Faktori i dytë ka të bëjë me forcimin e aleancës Shqiptaro Amerikane . E ky faktor forcohët vetëm nëse Kosova dhe Shqipëria si antare të NATO-s kanë kapacitete ekonomike dhe ushtarake për ta luajtur një rrol shumë të fuqishëm në Evropën Juglindore sepse hyre-daljet në Adriatik kontrollohën nga 7 milionë shqiptarë. Pra vetëm dituria e shoqëruar me demokraci mund ta ndryshojë raportin e shqiptarëve me vetëvetën dhe me botën e civilizuar.E vërteta, nëse në Qeverinë e Përkohëshme e themeluar në Rambuje dhe e drejtuar nga Hashim Thaçi do të kishte dakodrim të përgjithëshëm në mes Delegacioneve shqiptare, të haujtë nuk do të silleshin si janë siellë, madje duke na ndarë në:”Katundarë (UÇK) dhe Qytetarë (LDK)”.Po, besa poshtë pati rënë katundi i “Qytetarëve” atëbotë, po Froni i i UÇK e solli LIRINË.
Dikush do të mendojë se ky synim është vetëm letrar dhe vështurë të realizohët në praktikë. Po, duhet lexuar Dosjen e Gjyqit Bernard Rasellit, i cili nuk është përmbaruar kurrë, por akuza ka mbetur në histori, për çka Zhan Pol SARTRI do të deklaron: “Të fortit nuk denohën kollaj. Por hija e akuzës do t` i frikojë keqbërësitë dhe nuk do të bëjnë më barbari”!
- Serbia fashiste nuk deshmon asnjë metamorfozë politike
Ndërsa, koha po tregon se pjesa më e madhe e popullit serbian ende nuk është sheruar nga shovinizmi, po e citojmë kryetarën e “historianëve të historisë moderne”, nga Nishi. Ajo në një emision të “Evropës Lirë”, që e drejtonte Rade Radovanoviq, në pyetje: “Cilët janë heronjët e juej sot?” përgjigjet: “Radovan Karaxhiqi, Ratko Mlladiqi etj.” E tutje gazatari insiston dhe e merr përgjegjën se: “Heronjët tjerë janë: Nebojsha Pavkoviq, Ojdaniq, Smilaniq”, do të thot ka harruar ta shtojë Nikolla Shainoviq, etj”. Por historiania shtron kontra pyetje. Cilët janë kriminelët tuej zotëri (gazatar)?. Gazatari i përgjigjet me gjakftoftësi: “ Komandanti Supre-Sllobodan Millosheviqi dhe të gjithë ata që i përmende se janë herojë, për mua janë kriminelë”. E Heroi im (gazatari) është ai piloti që u mbytë me MIG19-un e tij mbi hapësirën e Drinës, më 23 prill 1999, nga një avion i NATO-s, që fluturonte disa kilemotre mbi te. E vërteta, edhe për gazetarin e “pa anshëm”, “NATO paska bërë luftë kriminale, sepse ka vrarë serbian dhe…. E thekson rastin në rrugën Gjakovë-Prizren”. Pra me këtë konstatim mbushët mozaiku serbian i shovinizmit, duke mos elaboruar mëtej përse bëhej tërë ajo luftë serbiane që u humb në katër raste: në Slloveni, në Kroaci, në Bosnje dhe në Kosovë. E po të vazhdonte lufta në Kosovë, sigurisht se ajo do të mbaronte në Maqedoni, pasi që Shqipëria nuk llogaritej, sepse Shesheli do ta “okuponte me Shoqatën e gjuetarëve”.
Nga historia e mësojmë se të gjithë ata popuj që janë ushqyer me shovinizëm dhe urrejtje siç janë serbianët, në proces janë bërë copë e grimë nga pesha idiocive që e kultivojnë.Pra, sot në Serbi urrehet nga një pjesë e madhe e popullit S. Millosheviqi, jo pse ka bërë krime, por pse e ka humbur luftën dhe nuk i ka shfarosur shqiptarët në përgjithësi. E po ta fitonte, po mos të intervenonte NATO (SHBA), S. Millosheviqi sot do të ishte personi i shekullit, për të gjithë serbianët. Me këtë aksiomë amorale, argumentojmë se i tërë populli serbian duhet ta ndiej peshën e denimit për gjenocidin që ka bërë në Bosnje dhe në Kosovë. Madje, do të forcohej pesha e rrenës në dëmin e tyre tradicioanl serbian se: “Me 28 qershor 1389 në Kosovë është fituar lufta, dhe asgjë nuk janë disa shekuj robëri sepse Princ Lazari është dashtë t` i sherojë plagët, “nga një predhë e NATO-s, në krahror, dhe ajo plagë ka qenë infektim radioaktiv, e shkaktuar nga një grafit bombë që shkakton tempetraturë dhe i shkrinë edhe parmakët e hekurit, qfardo trashësie të kanë më 1999!
E këtu ishte qëllimi për të dalë te e verteta lakuriq, se si është përgatitë skenari për masakrimin e qindëra shqiptarëve në rrugën Gjakovë-Prizren.Nga të kuptuarit e fakteve del hapur se më i keq është nxitësi se sa vrasësi. E lidhur me këtë tragjedi, së pari Llazareviqi kishte lëshuar urdhër që “për dhjetë ditë (13 prill 1999) pjesa kryesore e Rrafshit Dukagjinit, duhet të mbetet pa shqiptarë”. Ajo popullsi duhej të gjëndet në rrugë,ose nepër katunde të mbesin kufomat por edhe duke u larguar për në Shqipëri. “Diku në një fshat që quhet Korishë, thot Lazareviqi, duhet t` i vejmë parmakët e metalit me trashësi enorme. NATO do të mendon se popullsia e ndiekur ka BARIERË të çelikut në rrugë dhe nuk mundet mëtutje. I vetmi mjet për t` e shkrirë atë barierë ÇELIKU ishte hudhja e bombave që shkakton nxehtësi deri në 1800 gradë celzius”. Dhe ashtu ndodhi. Pra nuk është këtu fjala se kush e hudhi bombën, por kush e mendoi skenarin dhe autori i tij do të krekoset se ka zbuluar një efekt që i mvishte kundërshtarit. Ja edhe një fakt serbian, se ia vlen me rrejtë, dhe me zbatuar dinakëri ndaj atyre që janë të gjykuar të vdesin.
3.Këto ditë Emil Kosturica e interviston Vladimir Putinin!
Këto ditë kur tërë Serbia po vlon nga kundërthënjet politike, në Moskë u gjet artisti shovinist Emir Kosturica për të bërë intervistë me Vladimir Putinin. Pyetjës së “gazetarit” Kosturica Presidenti rus V. Putin i përgjigjet se: “Në botën evropiane janë të njohura tri perandori. Perandoria romake, Pernadoria Bizantine dhe Perandoria ruse. Dy të parat janë shuar. Kur e treta Rusia po mbijeton dhe nuk ka shansë se do të shkatrrohët.Ne Krimenë e kemi synim gjeostrategjik sepse përmes saj kemi një mundësi ta shtrijmë ndikimin tonë në Detin e Zi e pastaj edhe në Mesdhe”. Fliste Putini pa ekivoke dhe pas një “analize” politike që i përlqente edhe Kosturicës, ai tha se me Serbinë na lidhë rreligjioni dhe origjina, prandaj do të jemi pranë tyre në çdo kohë.

Ushtria e Serbisë, dikur…
4.Serbia ende shpreson përmes tokës shqiptare do të dalë në det?
Kure lexova librin e Vlladan Gjorgjeviqit, Lufta serbo-turke 1877, (ditar), Beograd 1907, vëmendja kryesore më ishte përqëndruar se ky njeri si njohës i medicinës edhe atëherë, si është siellë me plagët dhe të mjerëve shqiptarë, që ishin vënë buzë vdekjës nepër aukull dhe borë,nga 1 -28 dhjetor1877. Shumë gjakftoftë dhe indiferent, ishte Vlladani përshkrim sikurse Putini në vizatim të kufijëve të rinjë, sepse e pasojnë porosinë e paraardhësve dhe do ta varnin edhe nënën për fron, nëse pengon. E Vlladan Gjorgjeviqi kishte për qëllim sapastrimin e Sanxhakut Nishit, nga shqiptarët që nepër katunde dhe disa qytete ishin shumicë apsolute.Kështu më 30 dhjetor 1877, qëllimi ishte arritur për Serbinë, dhe e kishte realizuar atë që e ëndrronte, si do të duket Sanxhaku i Nishit, kur të serbizohet, deri në fund të shekullit XIX-të (janë fjalë të tij), me ndihmën speciale të Wjenës.Por, leximi i vemendëshëm i argumenteve tjera (ditarëve të oficerëve serbë e joserb 1877) të shpije në qëndrimin se Vlladani është inferior në përshkrim të tragjedisë. Në fakt, ose nuk është i aftë për t` i përshkruar sqenat e tmerrshme të shqiptarëve të masakruar me bajoneta nga ushtria e tij, ose nuk ka pasë nevojë t` i njeh, ose dëshironte që t` i injorojë. E në këtë ‘injorancë’ primitive shoviniste si dergjë kombëtare serbe, bie në sy se Vlladani më vonë avansohet në Kryetar Qeverie. Kuptohet, me që pazaret për tokat shqiptare nuk i kishin mbyllur ende, Vlladan Gjorgjeviqi, po në këtë kohë do ia bëjë një vizitë Sulltan Abdylhamidit. Me rastin e vizitës, si një kryetar që synonte ta realizojë Programit e Vukut, “Svi srbi svuda 1836”, do ia bëjë sulltanit disa kërkesa. Aty, kërkesa kryesore ishte që: “T` i lejohet Serbisë një rrugë hekurudhore për dalje në detin Adriatik, nepër tokën shqiptare”. Serbi dinak me këtë donte së pari ta trasojë vetëm një rrugë hekurudhore, asgjë më tepër. E pastaj pasonte realizimi i ëndrrës së zgjërimit të hapësirës jetësore në të dy anët e shtrirjës, drejtë Shën Gjinit, ose Durrsit, madje edhe drejtë Selanikut. A nuk është rruga e Putinit që e lidhë Krimenë me pjesën kontinentale ruse një “investim” i tillë. PO. Në bazë të fakteve, Sulltan Abdylhamidi pa u konsultuar me askend, aty për aty do të shpërthej: “Harrone këtë ide që e synoni qe sa dekada. Ju doni që të na gjakosni në ato toka për të cilat kemi derdhë më së shumti gjak, e që tani i konsiderojmë se janë tonat me tapi”. Natyrisht se pas këtij refuzimi, më nuk kishte pazare, as biseda më 1897..
Por, nga ajo bisedë doli një ide se: “Aranutët duhej AKUZUAR, se nepër Vilajetin e Kosovës po bëjnë mizori mbi serbian”. Kjo akuzë ishte e gatëshme më 1898, me autor Stojanoviqin (ambasador i Serbisë në Stamboll). Skenari u përgatit në prag të fillimit të punës së Gjyqit Nderkombëtar të Drejtësisë në Hagë. Aty, LËNDA e parë është e regjistruar me titull frengjisht: DOCUMENTS DIPLOMATIQUES, Correspondance concornate les actes de violance et de briganage des Albanais dans la Vieills-Serbie (Vilayet de Kosove) 1898/1899. Këtë dokument diplomatët serbian do ta shpërndajnë nepër ambasada serbisht me titull: “ALBANSKA ZVERSTVA U KOSOVSKOM VILAJETU”, në 132 ( 231) dosje. Pra, dosjet që u dërguan në Hagë më 1899, e kishin një paralajmërim të kobshëm. Por Stambolli, atëbotë nuk ndejti duarkryq. Tefik Pasha në postin e Kryeministrit do ta themelojë një komision prej ekspertëve të qeverisë. Por, në Komision do t` i angazhojë edhe TRE SERBIANË, njerin prej tyre do ta caktojë Ambasadori serb në Stamboll Stojan Novakiviq, një serb do ta caktojnë serbët e Kosovës nga loakliteti ku “kishte ngja krimi”, dhe një serbian do ta caktojë Valiu i Kosovës. Komisioni do ta vizitojë çdo fshat, i cili përmedej në akuzë. Komisioni do të marrë përgjegje një nga një: “Në fshatin tonë nuk ka pasë as nuk ka njeri që është varë”!. Raporti i Stambollit për montimin të rrenave serbiane për “231 serbët e varë”, do t` i prezantohet Gjykatës Drejtësisë në Hagë me nënshkrime, dhe do të pasojë VERDIKTI: “231 akuza–231 rrena serbiane”.

Ushtria Serbe pas Betejës së Kumanovës, hyn në Shkup më 26 tetor 1912
Në bazë të tri dokuemneteve që pushojnë në Arkivin e Serbisë, në përpilimin e akuzës kundër shqiptarëve, kishin marrë pjesë edhe dy JURISTË rus, nga viti 1897. Ata nuk do të gjënden fare në verifikimin e “krimeve” të supozuara, por me të dëgjuar se Tefik Pasha kishte themeluar Komison special, për hulumtimin e krimeve që thuheshin në akuzë, të dy rusët do të largohën për Rusi. Por, megjithë këtë ata, ishin dekoruar në prani të Vlladan Gjorgjeviqit me medalje të “Shën Savës” për ndihmë vllazërore”. E kur doli rrena në opinon, atyre pas vitit 1903 (kur ndryshoi edhe dianstia sunduese serbe, nga ajo Obrenoviqe në Karagjorgjeviqe) u provua që t` u mirren dekoratat, por tash këndohej “këngë tjetër”. Planifikohej që Serbia të zgjërohej në dy limane bregdetare shqiptare, në dalje në detin e hapur: në Selanik dhe në Durrës.Siq dihet dalja u provua dhe në një masë u rrealizua, më 1912.
5.Histori krahasuese me akuzat e Gkykatës Speciale pas dy dekadash hetime kundër UÇK-ës
Gjykatësit e Gjykatës Specialës kurrë nuk e kanë studiuar një fenomen shqiptar të okupimeve. Ky popull ka qenë disa herë prej okupatorëve të ndryshëm i okupuar. Por NËNSHTRIMIN shqiptari, edhe pse në radhët e veta ka pasë tradhtarë dhe konfident sa të duash, masa popullore nuk e ka pranuar kurrë pozitën koloniale. Edhe këtë fenomen Gjykata Speciale nuk e ka mësuar fare. E për këtë pozicionim, sidomos okupatori serbian në shekullin njëzetë kishte një “zgjiddhje”, sepse i kishte hulumtuar të gjitha pozicionet shqiptare me porosi të Wjenës dhe Peterburgut. Fjala është se në kushte të okupimit cilin efekt mund ta sigurojë plus, lufta qytetare nëse ka interes okupatori për te. Pra edhe Serbia e fundshekullit XX provonte që përmes LUFTËS QYTETARE, shqiptarët të luftojnë në mes veti, dhe ashtu okupimit i lehtësohet pushteti. A nuk ka ngja një fenomen në luftën e fundit 1998/1999, që të provohet, faktet flasin se PO. Lidhur me këtë, një plagë nuk duhet harruar se: nuk kalonte qoftë edhe një ditë që nga shqiptarët e “verdhë” politikisht, të mos shkrepinin akuza ndaj UÇK-ës. Pra akuza ishte një kujdestar i zgjedhur dhe kishte efekt. Madje, në emër të ideologjisë së: “djathëtë, themeluan edhe njësi ushtarke. Atyre njësive u dhanë edhe emrin dhe u nisën në luftën vllavrasëse. Për fat nuk doli në tërësi “falli” ashtu si u projektua. Dhe nuk ndodhi sepse diplomatët, sidomos ata amerikanë vinin e shkonin, dhe për çdo takim, fitonin nga NJË NJERI në disa argumente, duke u përgjegjë se: përse LUFTOJNË SHQIPTARËT (?), se lufta e tyre nuk ka lidhje me ideologji, edhe pse disa individë të pakët provojnë t` i japin luftës ngjyrën ideologjike. Po, ata mund të jenë të “ngjyrosur vet”, do t` u thot BACA ADEMË, në Zyrën e UÇK-ës në Prishtinë. Por, lufta e tyre është PATRIOTIKE dhe më së shumti plumbi po i merr ata. Ju lutëm, ju i keni informatorët për çdo ditë e javë, në teren, u thoshte Baca informatorëve Perendimor. “Ma gjeni vetëm një rast që UÇK do ta ketë sulmuar një familje serbiane. Unë jam këtu, në qendër të Prishtinës, dhe pa ndonjë procedurë më pushkatoni, nëse ka”. E kundërta, një shtet, ngritët me aeroplanë, me tanke, me kampanjolla, me topa dhe e sulmon një familje atdhetare në Prekaz e gjetiu, kjo është e vërteta. Ky presedan duhet të kuptohet se populli im më nuk ka ku shkon përtej pragut shtëpisë”.
E në saje të kësaj lufte në takime, një ditë, Riçard Hollbruk do t` i thot BACITA DEMË: “Ushtria Çlirimtare e Kosovës, nuk është terroriste. Ne jemi aleatë në luftë kundër çdo okupatori,sidomos kundër neofasahizmit, kudo që lajmërohet. Mos u nënshtroni.”!
BACI DEMË: Djlemoshat dhe vashat tona nepër tërë trevën e Kosovës luftojnë dhe bëjnë luftë të drejtë. Degjojeni Radio “Kosovën e Lirë”. Hollbruk e nderpret:”Keni radiostacion që i jep lajmet nga pozicionet e luftës”. BACI: “Pyetëne Villiams Vokerin. Ai ju tregon”. Hollbruk: E tash, lufta juej qenka kompletet çlirimtare!.
6.Post festum dhe “kthyerja e pushkës veti”
Historia, thonë se përseritet herë si realitet e herë si farsë. Por nëse nuk mësohet, përseritet edhe si targjedi. Më kujtohet se çfar rrëmuje zhvillohej nepër korideoret e Kuvenidit të Republikës Kosovës, kur duhej votuar Gjykatën Speciale për “pretendimet e Dik Martit”, në Kuvend. Dhe më në fiund, pas shumë peripetishë, ku reagonte VV, AAK…Gjykata u votua. Ani, le të pastrohet lufta jonë, pati klithë një partiot, i neverikosur, e që i kishte kaluar 15 vite burg të rëndë nepër kazametet e përgjakura të Serbisë.
Por, tani po e shënoi një raritet: Një gjykatës i Specialës do ta pyet shefja e zyrës në dhjetor 2021: Ku gjindet Kosova?. Gjykatësi në globin që e ka në zyre, kufijtë e Kosovës i kërkon dhe i kërkon, diku afër Kievit, në Ukrainë!Ja sa janë të informuar ata gjyaktës, se ku është Republika e Kosovës. Ata mund ta njohin ligjin, por nuk e njohin mentalitetin shqiptar, nuk i njohin adetët dhe zakonte shqiptare fare. Ata hetojnë dhe po gjykojnë vetëm çka u servojnë serbianët e ngarkuar me urrejtje dhe shovinizëm. E si duket ata nuk e kanë në dieni se Komiteti i Kosovës (i themeluar më 1 maj 1918 në Shkodër) në program e kishte të shkruar:” Serbët vendas dhe pa armë në dorë, nuk guxohet të vritën. Çdo kufomë e armikut, nuk ka për t` u varrosë pa ardhë një Komision Ndërkombëtar”. E këto ditë kriza në Ukarinë e ka siellë Luftën e Ftofë buzë një mundësie që bota të sillet para një rreziku me pasoja shumë dimenzionale. Por edhe Çështja e Kosovës sipas rusëve duhët të jetë aty diku e “bashkangjitur”.
Më 2022, pata mundësinë ta lexojë një libër publicistik, Rade Radovanoviq, QESHJA NËN TREKËMBËSHIN E VARJES, Prishtinë 2021. Pas një përshkrimi të krimeve në Kosovë, autori e nxen në përshkrim edhe një “deklaratë” të Zoran Gjingjiqit (ndjerë) se paska thënë që: “duhet të nderprehen bombardimet e NATO-s”. E kur e pyesin, filozofi (Gjingfjiqi), të cilin e pata njohur në Novi Sad (1988), u përgjegjë se “kurrë nuk kam kërkuar e as që kam thënë një gjë të tillë”. Po kush e bëri atë “atentat-akuzë”, askush tjetër përpos Kryetari i Serbisë sot-z. Aleksander Vuçiq, atëherë si ministër i informatave. Pra, embrioni i atentatit ndaj Z. Gjingjiqit ishte shumë i hershëm dhe në çdo kohë ka ndejtë latentë në ajr, kuptohet i nxituar nga ata që Ivan Stamboliqin e hudhën për së gjalli në një gropë të gelqerës, e ata ishin dueti Millosheviq-Sheshel, pra po ata që e varnë Profesorin e gjuhës shqipe në Mitrovicë-Latif Berishën, ata që e varnë advokatin-Bajram Kelmendfin, me dy fëmijë, në Prishtinë, ata që vranë pastaj nepër lokalitete gra e fëmijë, pleq e plaka, shqiptarë, ata që e vranë Fehmi Aganin, një profesor edhe sheknctar edhe filantrop i përsosur.
- Të më lejohet një digresion!
Kur isha student e pata lexuar një biografi për Karagjorgje Petroviqin, prijetarin kryengritës serbiane 1804. Kur disa kolegë e lavdonin, pastaj, që kishin mësuar nga librat e leksioneve, vetëm OFSHAJA dhe një ditë shpërtheva: Po Karagjorgji mund të ketë qenë shqiptar, e ka vrarë nierkun, nënës vet pastaj ia ka vu kosharën me bletë në kokë dhe ajo ka vuajtë deri në vdekje nga helmimi. Shokun e vet e ka vrarë për asgjë. E vetë pastaj e psoi më 1817 nga një monstrum i ngjajshëm, por si ai, duke ia prerë kokën dhe duke e bartë kokën e tij në Stamboll (Obrenoviqi). Monstrumi do ta vejë kokën e Karagjorgjit para këmbëve të PADISHAHUT. Jo vetëm kaq, më 1903 po ajo lozë e ligë terroriste serbe, do të grimcohet tërë familja e mbretit mizor. E po atë vit (Dhjetor 1903), do të përgatitet edhe plani: “Depërtimi në Perendim”, për ta okupuar Bosnje e Hercegovinën, të cilën pastaj Wjena më 1908 e aneksoi. Kështu, Beogradit nuk i mbeti rrugë tjetër vetëm t` ua mësyjë sërsih viseve shqiptare, për të vrarë nëna me fëmi ngryk, duke hikur në Anadolli. E për ato palgë shqiptare mjfton të lexohet Lazër Mjeda, Llav Trocki, Leon Fraindllingu, në shumë gazata të kohës, ku shihen soldatët serbian, sikurse në luftën e fundit më 1998/99, duke prerë me thikë fëmi e nëna para popullit, vetëm pse nuk kishin bërë kryq, duke dhunuar dhe prerë kambë e duar dhe duke i hudhur në zjarrë. Ai zanat do të përseritet më 1999, kur babanë, nënën, djalin dhe vajzën (1999), i dhunojnë dhe i diegin të gjitha kufoamt. Ja kjo është Serbia që i vrau Vllazërit Bytyçi edhe pas mbarimit të luftës, ja kjo është Serbia që provoi gjenocid në fund të shekullit, madje duke vrarë edhe serbian e duke provuar t` ua mveshë shqiptarëve; duke i hapur 600 varreza masive, jo vetëm në Kosovë, por edhe nëpër Serbi duke bartur kufoma të shqiptarëve.

“Kad se vojska vraq na Kosovu…” (Kur ushtria të kthehet në Kosovë!)
E të bisedoish sot me një pushtetar serbian për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, është sukurse të kërkoish prej gjarprit të bëhet dele, apo mos të kafshoi. Prandaj, shtrohet pyetaj: kush e vrau studnetën shqiptare duke u përgjegjë në provim; kush provoi ta varsi profesorin Enver Petrovcin, duke i pyetë studentët; kush e varu Fehmi Aganin, profesorin e të gjithë profesorëve; kush ia humbi çdo gjurmë Profesor Ukshin Hotit; kush e kurdisi krimin në Burgun e Dubravës; kush e kurdisi krimin në Korishë e gjetiu; pse më nuk përmednet “shtëpia e verdhë”e Dik Martit dhe Frano Barambierit,(një zvicran dhe një kolumbian). E Rade Radovanoviq, të nxierrish herojë serbian, nga një luftë e tillë, përmes pilotit, i cili nuk ishte ngritë me MIG19, për më u shtetitë nepër qiellë, por me vrarë fëmi e pleq e plaka- shqiptarë nepër kolona duke u arratisë nga Kosova. Madje, me vra shqiptarë në kolonë prej së cilës nxirrën njerëzit dhe masakrohen me sharrë. (Rasti në Makofc etj). E kjo bëhet për ta nxierr një baraspeshë të krimeve. Jo nuk shohë sherim të dergjës serbiane në urrejtje, dhe, në lakmi për troje të huaja. Nuk shohë katarzë, në asnjë veprim të këtij populli, kuptohet me këta prijës, kur dihet e kaluara e tyre gjenocidale, kur nuk e kuptuan eutanazinë e kufomës tyre shtetërore nga 24 marsi e deri më 9 qershor 1999. E dikush do të pyetë: Populli i Svetozar Markoviqit, Dimitrije Tucoviqit, Dragisha Llapçeviqit, Dushan Popoviqit, Velko Vllahoviqit, Millosh Miniqit, nuk e meriton këtë epitet. Po, do të kisha dëshirë të jetonim në paqe dhe lumturi të gjithë. Por, turri serbian nuk ka stacion as nuk ka rrugë e barierë që ia ndalë rreshtimin ka urrejtja e smurë për hapësirë jetësore të huaj.Pra, në humnerë o populli serbian të kanë vu prijësit tuej, në humnerë do të mbetesh edhe një kohë shumë të gjatë, sepse në urrejtje je infektur, në dergjë ke mbetur që si po jep shenja edhe tani, nuk ke sherim.
- Shkrimin ia kushtoi: Gjeneral Tomë Berishës!
Më 24 nëntor 2026


