28 Nëntori, festa kur Gjergj Kastrioti e ngriti flamurin Kuq e Zi në Krujës dhe Ismail Qemali me 28 Nëntor 1912 në Vlorë

Shkrime relevante

Krenar Brahimaj dhe bota e tij poetike në vëllimin “Katundishtë lulja me vesë”

Nga Kujtim Matel Poezia lind nga nevoja e njeriut për të shprehur...

Njohja e së kaluarës nuk është vetëm kujtim – është busulla që na orienton drejt së ardhmes 

Nga Aurel Dasareti Dashuria për vendin (në rastin tonë, Shqipërinë etnike), gatishmëria...

27 Nëntori, Dita e Forcës së Sigurisë së Republikës së Kosovës

Milazim Maraj, Istog ___ Më 27.Nëntor është dita e Forcës së Sigurisë të...

Dedë Gjo’ Luli dhe flamuri i Skenderbeut në Deçiq

Nga Frank Shkreli Në kaudër të 28 Nëntorit, 2026 -- Ditës...

Shpërndaj

Milazim Maraj, Istog

Festa e 28.Nëntori 2026 Festë e verifikuar dy herë. Më 28. Nëntor të vitit 1443 Gjergj Kastrioti- Skënderbeu e ngriti në Krujë flamurin Kuq e Zi me shqiponjën dy krenare. Më 28.Nëntor 1912 Ismail Qemali këtë flamur e ngriti në Vlorë dhe shpalli Pavarësinë e Shqipërisë. Shqiptaret që mbetën jashtë kufijve të Shqipërisë pas vitit 1913 këtë festë e përkujtuan me shumë vuajtje. Në çdo 28 Nëntor kishte shqiptarë të burgosur për festimin e kësaj feste. Por kjo rezistencë nuk u ndal kurrë, përkundër burgosjeve, terrorit që ushtrohej në burg apo vrasjeve. Rezistencë pati kudo ku kishte shqiptarë që padrejtësia evropiane na la jashtë kufijve të vendit tonë Shqipërisë. Këto tortura nuk arritën të mposhtin shqiptaret në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi. Kudo kishte ngritje të flamurit, kudo kishte ekspedita të milicisë jugosllave për burgosje të shqiptarëve që i quanin armiq, nacionalist irredentist, kontrarevolucionar etj. E në 28 Nëntorin e ardhshëm përsëri ngriheshin flamujt tonë. Shkruheshin thirrje. Mos e festoni 29 Nëntorin ditën copëtimit të tokave tona, festoni 28 Nëntorin ditën kur Gjergj Kastrioti ngriti flamurin ku e zi në Krujë. Duam Republikë, Duam flamurin tonë. Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, të shpallur në Vlorë dhe të gjitha këto ndodhnin gjatë natës. Datën 28 nëntor shumë nga veprimtaret e festonin në qeli të burgjeve jugosllave. Ata në burg pas të gjitha torturave vet ngushëlloheshin më fjalët: Sa më shumë në burgje aq më afër është liria. Jam në burg për flamurin tim, për popullin tim shqiptarë. Asnjë turp asnjë krim nuk e kam bërë. Jam krenar kur të dal nga burgu, me ballëhapur e faqe të bardh, as shokët nuk i kam zbuluar. “Rroftë flamuri shqiptarë”. “Rroftë populli shqiptarë”. Ishin të ri, nxënës të shkollave të mesme, student por edhe profesor. Pas lirimit nga burgu të afërmit vinin të shtëpitë e tyre për të i uruar, që janë liruar, për të i përgëzuar dhe falënderuar për kontributin e tyre. Kishte nga ata që qanin për këta të ri; ju ndihmoftë zoti, shumë vuajtëm nuk e kemi merituar të vuajmë kaq shumë. Ku kemi gabua që kështu zoti po na dënon. Po, po fliste plaku nga balli i vatrës. I kemi vra të parët tonë. I kemi vra ata që na i hapnin shkollat, ata që veproni natën e ditën për lirinë tonë. I kemi vra ata dhe e kemi vra vetën. I vramë për interesa të huaja, për Vatikanin, për Stambollin, për Moskën për dreqin e të birin. I vramë dhe vramë vetën.

Tani po vrasim ende njeri tjetrin po vrasim vetën. Nuk e duam në të parin tonë, lëshoja një sy të kaluarës tonë. Kush i vrau mësuesit tanë Jani Vreton, Papa Kristo Negovanin, Dhaskal Todrin, Pjetër Budin, Hoxhë Idrizin, Ibrahim Nesimin, Ismail Qemalin, Hasan Prishtinën, Luigj Gurakuqin. Kush e spiunoj Fazli Greiçecin, Hysni Zajmin, Haki Tafën etj.etj. Por kjo vazhdoj edhe pas luftës së fundit u vra: Kol. Ahmet Krasniqi, Ilir Konushevci,Hazir Mala, Smajl Hajdaraj, Sebahate Tolaj, Isuf Haklaj, Arben Sejdiu, Ukë Bytyqi; 222 të vrarë veprimtarë e luftëtarë. U vranë pas lufte, shumë të tjerë u plaguan. Kush po na e përgjakin lirinë? Këta të vrarë nuk do të kënaqën me familjet e tyre në festat e 28 Nëntori. Mungesë të madhe ndjejnë edhe familjet e dëshmorëve, por ata e përballojnë dhembjen më krenari dhe arsyen për liri. Festën më dhimbje dhe pakënaqësi e festojnë invalidët e luftës dhe veteranët e luftës, fjala është për veteran të vërtetë.

Veteranet e rrejshëm të kënaqur ishin edhe para lufte. Por Festa e 28 Nëntorit është ditë gëzimi. Urime shqiptarë festa juaj!

Urime kudo që jeni; Në Shqipëri, Kosovës, Maqedoni, Mal të Zi, Kosovën lindore apo kudo në botë! Urime kjo festë e fituar dhe mbrojtur më shumë mund e gjak. Urime të veçanta nënave shqiptare që lindët, rritet dhe edukuat fëmijë për të festuar këtë ditë të shenjt. Juve që na qëndiset shqiponjën dy krenare në djep, në mbulojës dhe në shokë. Që na kënduat këngë kreshnikësh duke na përkund.

Urime shqiptarë festofshim bashkë gjithmonë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu