27 Nëntori, Dita e Forcës së Sigurisë së Republikës së Kosovës

Shkrime relevante

Përgjigja ime e shkurtër për pyetjen e një bashkatdhetari nëse edhe tokat shqiptare janë në rrezik nga miqtë e Rusisë…

Aurel Dasarioti, ekspert i shkencave psikologjike-ushtarake, SHBA (...) Sa i përket asaj...

Krenar Brahimaj dhe bota e tij poetike në vëllimin “Katundishtë lulja me vesë”

Nga Kujtim Matel Poezia lind nga nevoja e njeriut për të shprehur...

Njohja e së kaluarës nuk është vetëm kujtim – është busulla që na orienton drejt së ardhmes 

Nga Aurel Dasareti Dashuria për vendin (në rastin tonë, Shqipërinë etnike), gatishmëria...

27 Nëntori, Dita e Forcës së Sigurisë së Republikës së Kosovës

Milazim Maraj, Istog ___ Më 27.Nëntor është dita e Forcës së Sigurisë të...

Shpërndaj

Milazim Maraj, Istog

___

Më 27.Nëntor është dita e Forcës së Sigurisë të Republikës së Kosovës. Në vitin 1999 pas përfundimit të luftës i bë transformimi i UÇK në Trupat e Mbrojtjes së Kosovës.(TMK) pastaj u bë edhe një Transformim nga TMK në Forcat e Sigurisë së Republikës së Kosovës FSK. Pastaj nga ky transformim kaloj edhe një hap më tutje drejt objektivit të natyrshëm Mbrojtja e Republikës së Kosovës. Ministria e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës. UÇK në luftë ishte më flamurin Kombëtarë, FSK ka një flamur tjetër që ka standarde të NATO-s. Por shoqata OVL UÇK krijuan një flamur UÇK. Nga kjo tregon se nuk janë mjaftë të gatshëm të respektojmë institucionet tona. UÇK tani i takon historisë tonë. Në skenë për mbrojtje nuk është UÇK as TMK. Mbrojtja e Republikës së Kosovës tani është kompetencë e FSK, Policisë dhe komponentëve tjera, andaj dalja e UÇK në skenë si forcë që mbron dhe orienton Kosovën krijon përçarje që është një çarmatosje morale shumë e rrezikshme. Forcat e Sigurisë së Kosovës, janë forcë mbrojtjeje mjaftë e avancuar dhe e përgatitur. Oficerët tonë kanë specializime jashtë vendit në ushtritë më të përgatitura në botë. Në dhënien e provimeve kanë treguar rezultate të shkëlqyeshme. Armatimi tani është i standardeve moderne që janë zhvilluar në hap me kohën. Faleminderit në SHBA dhe aleatëve tonë. Marrëveshja Shqipëri- Kosovë-Kroaci është hap i shkëlqyeshëm. Bonstilli dhe bashkëpunimi me KFOR po ashtu është në nivel. Por mjetet tona të informimit janë shumë jo profesionale dhe mjaftë përçarëse.

Kuvendi i Kosovës paraqet skena dëshpëruese për elektoratin. Në ushtrime të përbashkëta me ushtritë e shteteve moderne dhe me logjistikë të fjalës së fundit pjesëmarrësit e FSK-së në këto ushtrime janë dekoruar me medalje të arta. Armatim Kosova nuk ka pas kurrë më shumë dhe më të përshtatshëm së që e ka tani. Kemi armatim modern dhe ekspert për përdorimin e tij. Ushtrimet, trajnimet janë të pandërprera dhe mjaftë efikase. Janë të vlerësuara jo vetëm nga eproret tonë por edhe nga ekspertet e aleatëve tonë. FSK është mjaftë e përgatitur në planin logjistik, atë intelektual, profesional dhe fizik më të mirë që e kemi pas ndonjë herë, por kjo nuk mjafton. Armatimi kryesor është ai me moral kombëtarë. Ministria e Mbrojtjes nuk mund ta mbron vendin nëse Ministria e Arsimit dhe e Kulturës nuk zhvillojnë armatosjen morale të popullit të vet. Nuk zhvillojnë kulturë kombëtare dhe njohje të vlerave të kombit të vet. Nuk zhvillohet dashuria për atdheun e tyre dhe vëllezërve të vet në Kosovë apo kudo që ata janë.

Nuk zhvillohet uniteti kombëtarë; por i hapët hapësirë të depërtojnë interesat e huaja mbi interesat kombëtare shqiptare. Në forma që deri tani nuk ei kemi parë kurrë. Në këtë planë kemi një rënie në planin e arsimit dhe edukimit, madje rënie drastike. Kemi një pakujdesi ndaj gjuhës dhe mbushim gjuhen më fjalë të huaja në vend të fjalëve të ëmble të gjuhës tonë amtare. Kemi një ndërhyrje të pakontrolluar të kulturave të huaja me norma të padurueshme për popullatën tonë. Kemi krime në familje që nuk kanë ekzistuar më parë. Armatimi më i suksesshëm do të ishte të zhvillohet kulturë dhe respekt për vetën tonë , do të thotë për njeri tjetrin dhe të krijohet një unitet i domosdoshëm demokratik. Robotika në mbrojtje është e rëndësishme, por kjo duhet të ketë arsyen për përdorim. Nëse shpërngulja kështu vazhdon armët sado moderne të jenë nuk kanë arsyen e përdorimit të tyre. Përçarja është armiku jonë i përbetuar, kjo është evidente.

Nuk kemi pas kurrë përçarje më të thellë dhe më të madhe se që kemi tani. Përçarje në institucione, përçarje në parti dhe brenda tyre, përçarje në mes të religjioneve, përçarje në mes të civilizimeve përçarje në familje. Në këto përçarje kush kujt i beson? Si hyhet në luftë me këto përçarje? Si besohet se kush për kënd të do të luftojë. Kjo gjendje është mjaftë e pakëndshme. Para lufte në Kosovë u organizua pajtimi i gjaqeve. Tani uniteti po shkatërrohet edhe brenda familjeve. Para se gjithash duhet të ndërtojmë dhe riparojmë unitetin në mes të shqiptarëve. Kur kemi unitet në mes veti do të kemi bashkëpunim me aleatët tonë të natyrshëm.

Përndryshe kështu të përçarë askujt nuk i duhemi, askush nuk na beson. Kosova të gjitha të tjerat i ka më mirë se kurdoherë në historinë e saj, përveç unitetit që e ka më keq se kurdoherë. Të fillojmë duke thirre arsyen për ndihmë.

Më 27.11.2026

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu