Korrupsioni fetar në Kosovë
___
Korrupsioni nuk është thjesht një krim i zakonshëm. Ai është një shkatërrues i heshtur i kombit. Vjedh ëndrrat, vret mundësitë dhe grabit të ardhmen. Kur ndershmëria shitet për para ose për pushtet, drejtësia verbohet dhe besimi zhduket. Një shoqëri e korruptuar mund të ngrejë ndërtesa të larta, por kalbet nga brenda. Çdo ryshfet, çdo avantazh i padrejtë dhe çdo e vërtetë e fshehur bëhet një tullë e re në murin që na ndan dhe na izolón. Ndryshimi fillon me një zgjedhje të thjeshtë: të jesh i ndershëm kur është më e lehtë të mashtrosh, të ngresh zërin kur të tjerët heshtin dhe të bësh atë që është e drejtë, jo atë që është e lehtë. Një shoqëri pa korrupsion nuk ndërtohet vetëm nga institucionet, por nga guximi dhe ndërgjegjja e njerëzve të zakonshëm.
Në Kosovë, korrupsioni ka prekur pothuajse çdo fushë të jetës publike. Ai shfaqet në tre nivele kryesore. Korrupsioni i madh ndodh në majat e pushtetit, ku zyrtarë të lartë, ministra dhe udhëheqës shpërdorojnë pozitat për të përfituar shuma të mëdha dhe avantazhe politike. Korrupsioni i vogël shfaqet në jetën e përditshme: ryshfete për dokumente, leje, shërbime shëndetësore apo arsimore. Ndërsa korrupsioni politik dhe sistemik manipulon rregullat e lojës, blen vota, financon parti në mënyrë të paligjshme dhe kap shtetin për të ruajtur pushtetin dhe pasurinë.
Sipas formave, ai përfshin ryshfetin, përvetësimin e fondeve publike, nepotizmin, favoritizmin, zhvatjen, mashtrimin, tregtimin e ndikimit dhe kapjen e shtetit, ku grupe të interesit blejnë ose ndikojnë ligjvënësit dhe gjyqësorin.
Korrupsioni fetar në Kosovë
Por forma më e rrezikshme, ajo që kërcënon më thellë identitetin, kohezionin dhe të ardhmen e kombit, është korrupsioni fetar – veçanërisht ai i lidhur me rrjedhat e islamit. Ky fenomen ka depërtuar në çdo shtresë të shoqërisë.
Ai prek qytetarin e varfër dhe të pambrojtur, i cili, për pak para ose premtim shpëtimi, pranon të bjerë në qafë lagjes për të ndërtuar një xhami pa nevojë reale, shpesh me financime të dyshimta. Prek ndërtuesin pa aftësi, që merr punë pa llogaritur pasojat për fëmijët e tij dhe për komunitetin. Prek qytetarë dhe biznese që, në emër të “humanizmit”, pranojnë të figurojnë si donatorë me shuma shumë më të mëdha se kontributi i tyre real, duke fituar autoritet të pamerituar.
Në nivelin më të ulët, siç është dokumentuar në video që qarkullojnë, femrat joshën me dhurata të vogla – edhe me 5 euro – për të shkuar në xhami. Një shumë kaq e vogël bëhet mjet për të blerë praninë, për të krijuar varësi dhe për të hapur derën e ndikimit ideologjik mbi njerëzit më të dobët.
Në nivelin më të lartë, zyrtarëve publikë, personaliteteve të jetës ushtarake dhe politike u ofrohen udhëtime në Haxhë me “Azizie” dhe premtime të ngjashme. Këto oferta nuk janë gjeste shpirtërore. Ato janë investime për të krijuar detyrime, për të blerë ndikim dhe për të siguruar që vendimmarrësit të mbyllin sytë ose të nxisin ndërtimin e objekteve fetare dhe rrjeteve klienteliste.
Zyrtarët dhe kryetarët e komunave koruptohen me “trip”-e dhe premtime investimesh në resorte të Dubait apo vende të tjera të Lindjes, ndërsa e vetmja gjë që mbetet është obligimi për një xhami të re. Intelektualë, historianë dhe profesorë, për një kostum me kravatë dhe një udhëtim në Izmir apo Stamboll, kthehen me një narrativë të re historike që shërben interesave të jashtme. Politikanë, për votë dhe pushtet, shkelin Kushtetutën dhe rrënojnë shtetin demokratik, sepse një hoxhë ose imam i josh, i blen ose i frikëson.
Ky fenomen nuk është çështje e besimit individual. Ai është instrument i parave të huaja, i pushtetit dhe i ndikimit ideologjik që synon të ndryshojë gradualisht identitetin, arsimin, historinë dhe kohezionin e shoqërisë kosovare. Kur feja përdoret si mbulesë për korrupsion, ajo humb autentikën e saj dhe kthehet në armë kundër vetë kombit. Ndërtimi i xhamive pa planifikim urban, pa transparencë financiare dhe pa konsultim të vërtetë; financimet e errëta; presioni mbi politikanët dhe intelektualët; krijimi i rrjeteve klienteliste në emër të “fesë” – të gjitha këto janë shenja të një korrupsioni strukturor që minon shtetin lajik, demokracinë dhe të ardhmen e një shoqërie që ka vuajtur mjaftueshëm.
Lufta kundër korrupsionit, dhe veçanërisht kundër këtij lloji të rrezikshëm, nuk mund të lihet vetëm në duart e institucioneve. Ajo kërkon vetëdije qytetare, guxim për të denoncuar dhe refuzim të përditshëm të kompromiseve të lehta. Vetëm kur njerëzit e zakonshëm zgjedhin integritetin – kur nuk pranojnë ryshfet, kur nuk heshtin para abuzimeve dhe kur mbrojnë interesin publik mbi interesat e ngushta – mund të prishet muri i korrupsionit. Kosova ka nevojë për institucione të forta, por mbi të gjitha për qytetarë që nuk e shesin shpirtin për një “trip”, për 5 euro, për një Haxh me “Azizie” apo për një ndikim të huaj. Integriteti sot është investimi më i vlefshëm për një të nesërme më të pastër.



