ARKIVI:
1 Maj 2024

Lufta kundër Ibrahim Rugovës, ishte luftë për pushtet

Shkrime relevante

34 vite nga tubimi madhështor i “Faljes së Gjaqeve” te Verrat e Llukës & Poezi nga Sami Shatri

Nga: Sami Shatri, Prishtinë __ Poezi __ Me pak vargje, do kujtojmë këtë ngjarje të...

Begaj, takime në komunat e Kozencës: Mirënjohje që ruani identitetin

Nga:  Juliana Prifti TIRANË, 1 maj/ATSH/ Presidenti Bajram Begaj, në ditën e...

Piana degli Albanesi, Palermo Itali – Reportazh mbi Masakrën e Portellës 1 Maji 1947

Ornela Radovicka  Qëndra Albanologjike mbi kulturën dhe gjuhën arbëreshe themeluar  në 1980...

34 vjet falje dhe pajtim mes shqiptarëve

Anton Çetta - takim te Verrat e Llukes, në rreth shihet...

Kryeministri Kurti takoi nënkryetaret e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit dhe Leposaviqit

Prishtinë, 1 maj 2024 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i...

Shpërndaj

Në foto: Ibrahim Rugova me autorin e këtij shkrimi Sinan Kastratin

Nga: Sinan Kastrati, Suedi

”Varri poshtërohet, kur të hurit dhe litarit fotografohen aty, kryesisht kur janë njerëz që ai për së gjalli, as nuk do t’i kishte dashur t’i ketë disa metra pranë vetes!” L. B.
Vazhdon nga numri i djeshëm ”Ibrahim Rugova ishte në ballë të luftës të popullit të Kosovës për liri, demokraci dhe pavarësi”, Drini.us, 21 Janar 2022
Të ”Mos qajnë e mos lavdërojnë të ligjtë… ” (D. Agolli)
Për Rugovën duhet shkruar libra dhe ndriçohet se si arriti të krijojë aq shumë miq, sa nuk kemi pasur për pesë shekuj, qysh nga koha e Skënderbeut! Te varri i tij, vetëm ata që i ka dashur ai për së gjalli, përndryshe është çnderim, nekrofili!
Çfarë rastësie, më 21 janar dje shkruaja për Ibrahim Rugovën, pa e ditur se është ditëlindja e Ibrahim Rugovës 1*). Po cila ditë në Kosovë nuk është me një ngjarje për burrat si Ibrahim Rugova?
Shruaja edhe për të tjerët,për armiqtë e Ibrahim Rugovës që edhe për së vdekuri flasin e shajnë Ibrahim Rugovën. Shkruaja për vetitë, veset e ”virtytet” 2*) e tyre.
Prandaj, sot kur dëgjon se si flasin analistët dhe alamet burra me nam ”profesor”, e vetmja gjë që të mbetet është ta ndërrosh kanalin televiziv ose ta mbyllësh televizorin.
”Profesori universitar Blerim Latifi thotë se pa luftën e UÇK’së vendi ynë s’do të pavarësohej. Latifi dhe Skendër Hyseni kanë debatuar në emisionin Pressing në T7, “Z.Hyseni (Skender) tha se e kemi refuzuar më 1995 autonominë. Unë po të garantoj se nëse nuk kish shpërthyer lufta e UÇK’së na kishim përfunduar me një autonomi sa për që Rugova kish refuzuar”, tha Latifi..
Blerim Latifi nuk ndalet . Ai mohon edhe punën, veprën që në Kosovë tashmë është e njohur edhe si ”Rugovizmi”, ”Latifi: Rugova s’ka qenë filozof, s’mund të ketë filozofi rugoviane”, Gazeta Express, 20/01/2022 22:30
Teknikisht Rugova s’ka qenë filozof, kështu që s’mundet me pas filozofi. Politikisht filozofia e Rugovës më shumë është një term që përdoret për ta cilësuar atë që mund ta quajmë koncepti i tij politik ose si ideologjia e tij politike ose qasja e tij politike”, tha Latifi.
“Rugovizmi, për mendimin tim nuk është ndonjë term që ka një përmbajtje, një substancë tepër të madhe”.

Me Ibrahim Rugovën, Jakupin, Januzin e … Qerim Kastratin. Prishtinë, 2002

Edhe më parë, që nga viti 1997, kisha lexua në shtypin ”e majtë”, ”Zërin e Kosovës” dhe brishura të tjera, kundër Ibrahim Rugovës, por, mendoja unë se pas ”çrilirimit” të Kosovës, ata shkrues, do të futën nëpër biruca e do ta mbulojnë kryet me pelena 3*) që nga Hashim Thaçi e Xhavit Haliti, Nasim Haradinaj, Xhabir Zharku, Qerim Kelmendi i ndjerë, Sami e Nuredin Lashtaku, Rexhep Selimi e Fatmir Lima … po e dhe Adem Demaçi i ndjerë dhe Rexhep Qosja ”i gjallë”.


Prandaj, të gjithë atyre që e shajnë, qëllimishte po e them ”që e shajnë” sepse ata nuk debatojnë e qa më pakë nuk marrin për Rugovën faktet historike dhe ato shkencore kur e ”kritikojnë” 4*) veprën e Ibrahim Rugovës.
Disa të tjerët për Rugovës dhe kundërshtarët e Ibrahim Rugovës.
Për Rugovën janë shkrua e do të shkruhen shumë e shumë libra, duke e vlerësuar me të gjitha ato që ai ka bërë, pse jo edhe nëse ka pasur pengesa gjatë rrugës e si rrjedhojë, edhe ka lëshime e ndonjë cikërrimë gabimi.
Mua nga shumë studjues madhorë që kanë folur për Ibrën, zgjodha një njeri të thjeshtë por modest, pa ndonjë titull akademik e as mirënjohje që ka mundur të stolis gjoksin nga ”presidentët” e Kosovës. E ai është Lis Bukuroca.
” Shpallja e Rugovës tradhtar, ka pasur vetëm një qëllim: marrjen e pushtetit nga ata që Rugova i kishte refuzuar, ose shpërfillur. Në krye të atij orkestrimi ishte Rexhep Qosja dhe me diskursin e tij, më i pasionuar dhe më i bindshëm. Ai dinte se Rugova nuk takohej me politikanë botëror për Serbinë, por për të krijuar empatinë nevojshme dhe përfituar përkrahjen., megjithatë, e konsideron tradhtar! Rugova vdiq, ata që deshi Qosja morën pushtetin dhe jemi aty ku jemi, përsëri as të lumtur, as të gatshëm për të qëndruar brenda, por presim me padurim anulimin e vizave. Një gjë por mund të thuhet qysh tani: me Rugovën vizat do t’ishin hequr vite më herët. Ai ishte dhe kishte autoritet në Perëndim”

(një pjesë nga shkrim më i gjatë)
”Ibrahim Rugova dhe UÇK” ZËRAT, December 03, 2016 – 15:58
https://zeri.info/zerat/119718/ibrahim-rugova-dhe-uck/

Ky shkrim- analizë e vogël e Lisit (Lis 5*) – bung i maleve të Turjakës) më vonë u përblika edhe në disa revista e portale.
Ata, ”kritikuesit” shqiptarë, më shumë edonin Ibrahim Rugovën të vdekur se sa largimin e forcave serbe nga Kosova dhe Kosovën e pavarur.
Me keqardhje po e përmend edhe një publikim të një ish të dështuari në gazetari, publicistikë, propagandë ideologjike, Emrush Xhemajli, ”Zyrtari i VV’së nuk i duron nderimet që po i bëhen Rugovës në 16 vjetorin e vdekjes”
Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish-kandidati për deputet i kësaj partie, Emrush Xhemajli, ka reaguar sot për nderimet që i janë bërë Ibrahim Rugovës me rastin e 16 vjetorit të vdekjes.
Xhemajli ka shpërndarë një shkrim në të cilin flitet për një dokument të publikuar nga Rexhep Qosja e që thuhet se është një marrëveshje e nënshkruar nga Ibrahim Rugova e Milan Milutinoviq. Edhe nëse tradhton vendin dhe popullin tënd nuk ka dert, përsëri do të nderohesh”.
Tutje Xhemajli ka thënë se “edhe nëse tradhton vendin dhe popullin tënd nuk ka dert, përsëri do të nderohesh.
Marreveshjet qe bejne, Dogovoret qe i firmosin. Te tjerat jane mite, legjenda, pallavra per mashtrim dhe vetmashtrim. Mesazhi qe jepet per gjeneratat e reja kur nderohen ata qe kolaborojne me okupatoret e ka vetem nje kuptim te ulet: Edhe nese tradhton vendin e popullin tend nuk ka dert, perseri do te nderohesh”
”Zyrtari i VV’së nuk i duron nderimet që po i bëhen Rugovës në 16 vjetorin e vdekjes,” Gazeta Express, 21/01/2022 18:11

Zyrtari i VV’së nuk i duron nderimet që po i bëhen Rugovës në 16 vjetorin e vdekjes

Unë për Ibrahim Rugovën
Malli e mërzia
Me Ibrahim Rugovën jam takuar tre here.
Herën e pare, e takova dhe bisedova shkurt kur isha student letërie dhe shkova te ai në IA (Institutin Albanalogjik) dhe iu luta që të ma gjej një libër ku ai e Isak Shema ishin autor, “Bibliografi e kritikës letrare shqiptare, 1944-1974” me autorë: Isak Shema; Ibrahim Rugova, botuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës, 1976.
Ibra, librin ma fali më përshëndeti dhe u ndamë. Nuk mbaj mend a ma ka nëshkrua a jo. Libri, kujtim nga Ibrahim Rugova, mu ka djegur bashkë me shumë libra e kujtime të tjera, në vitin 1999, që lash te Ibush Bislim Bequku- Asllani, në Mihaliq.

Takimi i dytë më Ibrahim Rugovën ishte në ish Pallatin e Shtypit- RILINDJA. Unë shkova mysafirë te Milazim Krasniqi, atherë përgjegjës dhe kryeredaktot I Revistës “Fjala”, revistë shkencore. Fjala kishte disa zyre në një kat të Pallatit të DIJES. Ai më priti shumë mire dhe më tha:- Prit se po vjen Ibrahim Rugova. Kisha dëshirë ta shoh Kryetarin e Lidhjes së Shkqimtarëve të Kosovës, Lidhjes Demokratike, njeriut që kishte një autoritet absolut. Ai erdhi bashkë me Mehmet Krajën, Xhemail Mustafën 6*), i vrarë…
Xhemën e njihja si student. Edhe me Mehmetin kishim ndejtur disa herë në ”Bota e Re”, gazetë e studentëve por më dukej mendjemadh dhe thënë të vërtetën nuk dëshiroja të zgjatesha me Mehmetin.
Takimi i tretë dhe i fundit, me Ibrahim Rugovën, tash president, ishte në fillim të muajit Korrik 2002, në Redidencën e tij.
Unë kisha shkua për pushime në Turjakë dhe Jakup Kastrati, djalë axhe, ish kryetar i LDK-së dhe kryetar i komunës së Malishevës, mu lut që të shkojmë te presidenti Rugova. Pranova me shumë kënaqësi. Me neve erdhi edhe Januz Kastrati, gjithashtu djalë axhe, drejtor i Gjimnazit në Malishevë, Qerim Kastrati, professor dhe disa ish kryetar të degëve të fshatrave e katundeve të Malishevës.
Takimi me Ibrën ishte një takim tepër miqësor. Unë I tregoja për jetën në Suedi, punën në arsim, grumbullimin e parave …. (jo informoja, sepse nuk isha përfaqësues I askujt) etj. Ai nuk mund të përmbahej duke qeshur, sepse unë edhe mahitesha. I tregova edhe për shokët e miqt e mi në Kosovë, që Rugova I kishte pasur bashkëpuntore, Milazim Krasniqin e Xhemën, kol. Ahmet Krasniqin e …
Kisha edhe disa vrejtje për presidentin dhe natyrisht këshilla që më tepër ishin dëshira të mia por edhe kërkesa të kohës për disa “njerëz” që Rugovës ia kishin këthye shpinën. Bujar Bukoshi e …Isa Mustafa.
Rugova më shumë dëgjonte e nganjëherë edhe ai tregonte arësyet pse nuk ka bërë ndryshe …
Për Bukoshin, më tha:
-Më nuk do të shkojmë si LDK-ë në “shallterin” e Bukoshit por nuk foli as edhe një fjalë të keqe.
Takimi zgjati afro 3 orë dhe i tejkaloi të gjitha pritjet e mia e parashikimet e bashkëpuntorëve të Rugovës.
Na përcolli deri te dyert e oborrit dhe rrugës i tregova se në Suedi kam shumë miq nga Rugova por ata, atje nuk mbajnë shall. Atherë Rugova me të qeshur me zë mu drejtua:
-Me e pa shllalla, ne jemi Rugovas.
Kush e dinte që më nuk do ta takoj Ibrahim Rugovën ?
Malli për Ibrahim Rugovën, sikurse edhe për Turjakën e Tiranën, kurrë nuk do të më shuhet. Ai mall më djeg e më përvëlon.

U ndamë me Ibrën duke e marrë në ngrykë e shtrëngua sikur edhe unë të isha rugovas.
Një roje e Rugovës mua afrua dhe ngadalë më tha:
-Agim Krasniqi po ju pret në rrugë afro 2 orë. Ai dëshiron të flas me ju!
Edhe me Agimin u takuam dhe folëm.
Agimin nuk e njihja. Ai posa më pa më tha:
-Nuk paske ndryshua o Sinan! Qenke ai gjimnazisti ….
Agimi kishte qenë gjimnazist, në Kijevë, një ose dy gjenerata pas meje kur mua më përjashtua nga gjimnazi (fundi i vitit 1974).
Më vonë, Agimi ishte regjistrua në AU (Akademinë Ushtarake). Ishte burgosur edhe si ushtarak në ish APJ-në (Armatën Popullore Jugosllave) dhe ishte akuzua nga LPK-istët e Hashim Thaçi, më 1998 se gjoja punon kundër ushtrisë çlirimtare U Ç K-së.
Për Agimin, ndonjëherë tjetër por as Agimi nuk është i pa gjynahe.
Të vetmin kujtim për Ibrën, kam disa fotografi, edhe atom ë 2002, në takim që kisha me presidentin dhe ato do ti ndaj vetëm me lexuesit e Drinit.

1*) Ibrahim Rugova (2 Dhjetor 1944 – 21 Janar 2006) ishte Presidenti i parë i Republikës së Kosovës, duke shërbyer në vitet 1992–2000 dhe përsëri në vitet 2002–2006. Ishte intelektual, akademik dhe kritik letrar i njohur shqiptar;[1] u njoh si lider i lëvizjes më të madhe paqësore në Evropë, i lëvizjes së gjerë për emancipim, çlirim kombëtar e pavarësi të Kosovës.[2]
Duke patur si pikëmbështetje Shoqatën e Shkrimtarëve, qe ndër bashkëthemeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës e cila ishte levizja e parë demokratike mbarëpopullore, e cila u shndërrua në parti, u nis një fushatë paqësore kundër Serbisë.[3] U zgjodh që në fillim kryetar i saj qe nga themelimi i saj më 23 dhjetor të vitit 1989 deri më 21 janar të vitit 2006 kur nderroi jetë.[4][5]
Ai udhëhoqi një luftë popullore për pavarësi, që avokoi një rezistencë paqësore ndaj sundimin jugosllav dhe loboi për mbështetje nga SHBA-të dhe Evropa, veçanërisht gjatë Luftës së Kosovës.[6][7] Ai theksoi fort trashëgiminë e lashtë të Dardanisë, mbretëri e pavarur dhe më vonë provincë e Perandorisë Romake që përfshinte territorin e sotëm të Kosovës, për të forcuar identitetin e vendit dhe për të promovuar politikën e tij të marrëdhënieve të ngushta me Perëndimin.[nevojitet citimi]
Për shkak të rolit të tij në historinë e Kosovës, Rugova është quajtur “Ati i Kombit” dhe “Gandi i Ballkanit”, ndërsa pas vdekjes është shpallur Hero i Kosovës (Nga Wikipendia, shkurt).

Isak Shema e Ibrahim Rugova ”Bibliografi e kritikës letrare shqiptare 1944- 1977”

2*) VETI f.
• 1. filoz. Cilësia e një sendi a e një dukurie, që shfaqet kur bashkëvepron me sende a me dukuri të tjera dhe që e dallon ose e afron me to. Veti thelbësore (jo thelbësore). Vetitë e sendit. Vetitë e qenieve të gjalla. Vetitë e rendit socialist.
• 2. Cilësi dalluese e dikujt a e diçkaje, tipar kryesor që karakterizon një njeri, një kafshë, një bimë a një send; cilësi e natyrshme dhe e përhershme e dikujt a e diçkaje. Veti të mira (të këqija). Veti e veçantë. Vetitë kimike (fizike) të një metali. Vetitë e karakterit të njeriut. psikol. Vetia plastike e trurit. psikol. Vetitë e komunistëve. Lëndë me veti shëruese.

VIRTYT m.
• Prirje dhe forcë e brendshme që ka njeriu për të bërë punë të mira; vetia më e mirë që ka ai, cilësi e lartë morale e njeriut, pastërti e përsosuri morale; kund. ves. Virtytet e larta morale. Virtytet e komunistëve. Virtytet e shqiptarëve. Virtyti i trimërisë. Iu bë virtyt.
VES m.
• 1. Zakon i keq që ka një njeri e që dënohet nga shoqëria; prirje drejt diçkaje të keqe, të dëmshme e të pamoralshme, dhënia pas diçkaje të keqe; tipar i keq në karakterin e një njeriu që nuk ka marrë edukatë të mirë; huq; kund. virtyt. Ves i keq. Vesi i pijes (i vjedhjes, i të gënjyerit). Njeri (fëmijë) me vese. Ka një ves. Ka marrë disa vese. Iu bë ves. I ka hequr (i ka zhdukur) veset. Ishte dhënë pas veseve. Përtacia është nëna e veseve. fj.u.
• 2. E metë fizike, gjymtim a cen i trupit të njeriut a i një organi të tij etj. Ves i fshehtë. Ka një ves në zemër. Është me vese.
KULTURË

3*) PELENË f.
Shpargër. Pelena të bardha (të pastra, të lagura). Pelenat e foshnjës. E mbështolli me pelena. Lau (thau, hekurosi) pelenat.
* Është në pelena dikush a diçka përçm.
a) është ende shumë i ri dikush, i ka buzët me qumësht, është ende në shpërgënj;
b) porsa është formuar diçka, sapo është krijuar, sapo ka lindur. Ka gjetur pelena të buta ka rënë në rehati; ka gjetur vend të qetë, të rehatshëm a pa telashe.
4*) KRITIK m.
Ai që analizon një vepër letrare, artistike a shkencore dhe e vlerëson atë në bazë të disa parimeve, duke vënë në dukje anët e mira e të dobëta të saj; ai që merret me kritikë letrare e artistike. Kritik letrar. Kritik arti. Kritikët shqiptarë.

KRITIK mb.
1. Që ka të bëjë me kritikën, që lidhet me kritikën; që përmban kritikë, që shpreh kritikë. Artikuj kritikë. Shënime (vëzhgime, vërejtje) kritike. Analizë kritike.
Vështrim (mendim) kritik. Qëndrim kritik. Me sy kritik.
2. Që lidhet me një gjendje, e cila kërkon kujdes të veçantë (për moshën e dikujt, për fazën e zhvillimit të diçkaje etj.); që lidhet me ndryshime të rëndësishme; i rrezikshëm e i vështirë për t’u kaluar; vendimtar. Moshë kritike.
Gjendje (fazë, periudhë) kritike. Kohë kritike. Çast kritik.
3. fiz. Që lidhet me procese të rëndësishme fizike ose kimike, që ka të bëjë me ndryshimin e cilësisë ose të vetive të qenësishme të një trupi a të një lënde.
Gjendja (pika) kritike e lëndës. Temperatura kritike e gazit (e një lënde).
Masa kritike.
* Realizmi kritik shih te REALIZËM, ~MI 2.
KRITIKË f.
1. Shoshitja a analiza që i bëhet një pune, një veprimi ose sjelljes së dikujt, duke vlerësuar anët e mira dhe kryesisht duke zbuluar e duke vënë në dukje të metat e gabimet, me qëllim që të ndreqen; armë revolucionare dhe forcë lëvizëse e shoqërisë sonë, që përdoret për të ndrequr të metat e gabimet në punë, në shoqëri e në familje dhe për të ecur përpara. Kritikë e shëndoshë (parimore, e hapur). Kritikë e fortë (e ashpër, e butë). Kritikë e sëmurë. Kritikë paralele. Kritikë shoqërore. Forcimi i kritikës. Kritika dhe autokritika. Kritika nga poshtë lart (nga lart poshtë). Bëj kritikë kritikoj. Mbyt (shtyp) kritikën. Gjallërohet kritika.
2. Studim shkencor që analizon a shqyrton një vepër letrare, artistike ose shkencore për të vënë në dukje vlerat e saj, si edhe të metat, gabimet e zbrazëtitë me qëllim që këto të shmangen e të ndreqen; artikull a studim kritik. Kritika e burimeve historike.
Kritikë e bibliografi. Kritika e tekstit (e librit). Botoj një kritikë.
3. let. Degë e shkencës mbi letërsinë e artin, që merret me analizën e gjithanshme të veprave letrare e artistike dhe i vlerëson ato nga ana ideore e artistike në bazë të parimeve të caktuara, duke vënë në dukje anët e mira dhe anët e dobëta të tyre në lidhje të ngushtë me kërkesat ideore e artistike të kohës. Kritikë letrare (artistike).
KRITIKOHEM pës.
Pës. e KRITIKOJ. U kritikua në mbledhje. U kritikua për gabimet (për të metat).
KRITIKOJ kal.
Shoshit a analizoj një punë, një vepër, një veprim ose sjelljen e dikujt dhe jap mendimin tim, duke vlerësuar anët e mira e kryesisht duke zbuluar e duke vënë në dukje të metat, zbrazëtitë e gabimet, me qëllim që të shmangen e të ndreqen ato; mbaj qëndrim kritik, ndaj dikujt a diçkaje, i bëj kritikë. Kritikoj shokun.
Kritikoj gabimet (të metat). E kritikoi ashpër (rëndë). Kritikoi pikëpamjet e gabuara.
E kritikuan librin (romanin).
KRITIKUES m.
Ai që kritikon dikë a diçka, ai që bën kritikë. Kritikues parimor.
KRITIKUESHËM mb.
Që duhet kritikuar; që mund të kritikohet. Sjellje e kritikueshme. Qëndrim (mendim) i kritikueshëm. Vepër e kritikueshme.

5*) LIS m.
1. bot. Dru pylli i lartë, me gjethe me dhëmbëza anash, që lidh lëndë dhe që përdoret si lëndë ndërtimi e për zjarr; dushk. Lis i bardhë qarri. Lis i butë bungëbuta.
Lis bujk bulgri. Lis i egër ashe. Dru (trung, lende) lisi.
2. Dru i lartë. Pyje me lisa të dendur. Sa më i gjatë është lisi, aq më shumë e zë era. fj. u.
3. etnogr. Tërësia e pasardhësve që rrjedhin nga një baba a nga një nënë.
Lisi i gjakut njerëzit që rrjedhin nga një baba. Lisi i gjinisë (i tamblit, i qumështit) njerëzit që rrjedhin nga një nënë.
4. përd. mb. Me trup të gjatë, të drejtë e të fuqishëm (për njerëzit). Ishte lis.
E ka shtatin lis. U bë lis hodhi shtat mirë, u rrit shumë e u bë i fuqishëm.

6*) Xhemail Mustafa
Xhemail Mustafa (ka lindur më 23 gusht 1953 – vdiq me 23 nëntor 2000). Ishte gazetar, politikan, publicist, shkrimtar shqiptar dhe këshilltar politik i Presidentit Historik të Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova dhe antar i LDK-së. U vra mizorisht në Prishtinë në hyrje të apartamentit të tij ku u qëllua për vdekje nga dy sulmues të cilët kurrë nuk u arrestuan. Vrasja e tij tronditi Kosovën e pas luftës dhe skenën politike të pas luftës në Kosovë vrasja e tij mbetet një nga çështjet e pa zgjidhura dhe misterioze në vrasjet e pas luftës në Kosovë.[1]

Fund

Malmö, 22, 23 janar 2022

K O M E N T E

4 KOMENTE

  1. Latifi: ” Nëse Perëndimi i lëshon udhë Rusisë në Ukrainë, fatin e saj e presin edhe 3 shtete tjera – çka përfitojnë shqiptarët në dramën e madhe”
    Paska folur edhe Blerim Latifi. Blerim, dili perpara ti me ish ”shtabin e përgjithshëm” të uçk-së!
    Lirojeni, Hashimin, Jakupin e … Rexhepin dhe Nasim Haradinajn e fillone edhe një lufte tjeter, te re!
    Tash keni më shumë njerëz ”trima” e me përvojë ushtarake dhe keni gjithashtu edhe disa ”gjeneralë”.
    Athere, Blerim kam me të thënë se je
    ”Bingji”, nëse e çlironi edhe pjesën e mbetur të Mitrovicës Veriore dhe të tri komunave tjera veriore (Zveqanin, Zubi. Potokun dhe Lepossviqin).
    Jeni apo nuk jeni ”Mic Sokola” e ”çorr ikaza”.
    Harrova: nxirrne nga burgu edhe ”Komandant çorrin”.
    Sinani
    Sqarim: nuk kam asgje kunder luftetareve trima, mijera e mijera ushtareve te tjere, te tjeshte qe sot s’kan asgje me teper se teshave te trupit e as trimave si Hamzë e Adem Jashari që e ujiten token pjellore te Drenicës e Kosvës me gjak.
    Lavdi te gjithe atyre trimave me në krye Hamzë e Adem Jasharin qe fatbaresisht perveç namit e respektit në popull, nuk muaren as gradat ”kapiten” se jo më ”gjeneral”. Por ”komandant” mundem me qene edhe pa pasur graden ”gjeneral”.

  2. Shtoj z.Sinan se jeni me fat qe keni takuar Heroin e Kombit I.Rugoven.Kujtime te tilla kurre nuk i harroni dhe kjo pershkruhet si me siper.Por dhe dhimbja ,indinjata nuk hiqet kur gjithfare njerezish, personalitete ,duke pasur parasysh postin e detyren publike qe ushtrojne shprehin cmiren e tyre ,urrejtjen me fjale mashtruese per te ndjerin Rugova.Problemi yne qendron si ne Kosove e Shqiperi se politika ,pushteti ,partite nuk kane gjetur e as kane per te gjetur nje gjuhe te perbashket ne politiken e jashtme e te brendeshme.Te shpallet Hero dikush e te mos respektohet unanimisht nga te gjithe forcat politike do te thote te kemi dy shtete ne nje shtet te vetem.Kete nuk e shoh ne shtetet e cilivizuara.Kam shume per te shkruar por me mire po e mbyll me me mendimin se Heronjte jane e do te jene perjetsisht sado qe te ‘lehin qente ‘. HERONJ .
    I perjetshem kujtimi i mendimtarit ,te urtit e intelektualit Heroit tone I.Rugova !!!

  3. Z. Rita, faleminderit që je shumë korrekte dhe nuk po na harron. Më beso se kur lexoj komentet tua, që kanë porosi të vecantë, më nxit ti lexoj deri në fund, edhe ng 2 e 3 herë që ta kuptoj sa më mirë “gjuhën” tënde të ëmbël, he Zoti të dhasht të mira e shëndet !
    Sinani, Suedi

  4. S’besoj se bej ndonje gabim trashanik qe e lexoni tri here per te me kuptuar. (Hajgare boj tash ) .Se jeni nje njohes i 100 % i gjuhes shqipe.Me kot nuk jeni dhe mesues ,profesor letersie ne mos gaboj. Nuk eshte se harroj te komentoj dhe pse rutina e jetes ben punen e vet , gjithmone leximi eshte prokupimi im i pare.Dhe jo elozhe se gjuha ime ne fakt eshte e idhet, e eger kritike per vete temen qe trajtohet sot ,dje . Kuptoj respektin e miresjelljen qe ju karakterizon si njeri.Ju pershendes me respekt ! Rita.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu