ARKIVI:
12 Maj 2024

Paradoksi i një strukture analistësh të rremë…!

Shkrime relevante

Teoritë rivale në mes të joreales dhe shkencës

Afrim Caka, Gjakovë ___ Kohët e fundit, disa hoxhallarë kanë argumentuar se filozofët...

Historia – nga formë studimi – në mall !

Ali Sh. Mehmeti, Zvicër Rrjetet sociale, për shqiptarët fejsbuku para së gjithash,...

Katër aktet dhe shfaqjet pompoze të Edi Ramës, të përgatitura nga shërbimi sekret serb…!

Edi Rama me Nikola Selakoviq me 3 nëntor 2021. Foto: MSP Nga...

Pipëzat dhe Pipiranxhat e Majit

Ilir Seci, New York Ne vitin 1999, pata shkue në Londer, Angli,...

Shpërndaj

Afrim Caka, Gjakovë
___
Si të çlirohemi nga e njohura injorancë.
Rapsod i orëve të para të dallkaukëve, që me porosi të partive opozitare… në vargun e thyer. Dreqi le ta haj Dardaninë!
Çështë mendja jo e shëndoshë ose paradoksi i Lirim Mehmetajt e Imer Mushkolajt!
Çfarë përfshin mendja jo e shëndoshë? Ne mund të këqyrim dhe të shohim Lirimin e Mushkolen…. Mund të nuhasim dhe të ndjejmë aromën e tyre gjatë manipulimeve në “Debat Plus”. Në mënyra të tilla, ne mësojmë të njohim aromën e tyre politike dhe “kujtë i shërbejnë”. Rrethi i analistëve “banal” është gjithnjë në rritje që kanë njejtën prejardhje, pjesa dërmuese përbëhej dhe përbëhet nga analfabetë kronik e funksional, me interesa partiake apo prirje fetare. Në vazhdën e këtij interesi politik e filozofik. Imer Mushkolaj dhe Lirim Mehmetaj shfaqin interesa dhe bashkohen me një vëllazëri sharllatanësh mediatik e pseudoanalistë kronik e analfabet funksional, bëjnë trysni mbi të tjerët që të mosë mendojnë ndryshe.
Ne arrijmë ta njohim Pandurin, pjesë e së cilës është edhe vetë në këtë “Debat Plus” dhe kujtë i shërben. Ne arrijmë ta njohim botën dhe sjelljen e tij. Pjesa më e madhe e kësaj njohje vjen jo natyrshëm apo rastësisht e ndotë kombin shqiptar, madje kjo ndodh edhe pa marrë arsimin fillestar e formal në shkollë apo universitet.
I çmoj shumë “Fitimin e Mushkolajn” dhe i radhis në elitën e vendit në dekadat e fundit?”. Më ka imponuar respekti ndaj tyre dhe jo mëshirë, siç thonë shumë gjakovarë, me gjithë sjelljen e tyre, qoftë edhe me ecjen e tyre si sovran nëpër udhët e kryeqytetit të Prishtinës dhe zyreve të Dukagjinit. Shumëkujt i duket se këta kërkojnë mëshirë, mëshirë nga të gjithë, mëshirë para gjithkujt, por sidomos kërkonjnë mëshirë tek shikuesit e TV – Dukagjinit “Debat Plus” në emisonet e Pandurit me analiza xhonturke, serbe dhe antishqiptare.
Unë nuk mendoj kështu. Këta kërkojnë vemendje se vetmia e lënia mënjanë është e rëndë, por ne jemi të pavemendshëm e të “pasjellshëm” ndaj tyre. Këta meritojnë të mos “braktisen”. Se po u braktisën këta të bëjnë gjëmën. Janë të lirë dhe kanë vuajtur për liri, ia dinë vlerën lirisë? Këta kanë liri të pakufi dhe meritojnë të kenë liri pa kufi, të dojnë kur s’e duan, të urrejnë kur e duan.
“E shtoj në nderimin tim ndaj tyre edhe kalvarin e vuajtjeve të tyre gjatë okupimit çnjerzorë të “diktaturës komuniste”, si patriota të mëdhejë? Dyshoj se në ato vuajte e kanë mësuar urrejtjen, dyshoj se duhet të jenë sjellë shumë keq me Fitimin, Mushkolen, Pandurin ose xhandarin e “Debat Plusit” dhe ne ndaj tyre nuk kemi kaq “urrejtje” dhe e maskojnë këtë urrejte me parime e kombëtarizëm, me nxirje faqe të kombit nga demokratët, duke harruar se këta analistë kanë vuajtur shumë për kombë e atdhe.
Me dije “të mendjes jo të shëndosh të Lirim Memetajt e Imer Mushkolajt” në një shoqëri të kontaminuar nga analistët banal, nënkuptohet ajo çka dinë shumica e analistëve brenda Pandurit. Prandaj, dija e mendjes jo e shëndosh varion nga njëri analistë në tjetrin. Filozofia e tyre, që një lloj absolutisht jo i ri ligjerimi, e ftonë prokurorinë t’i hedhë edhe një sy tjetër shtrimit të problemit në rrënjë. Ky është një prej absurditeteve më të çoroditura paradoksale që mund ta bëjnë vetëm kirurgët PANDURIT! Kjo duhet të tingëllojë thellë në zemër të çdo shqiptari.
Shoqërinë e nxit, për shembull, të hetojë dukurinë e shfaqjes së logjikes, avanturat e tyre analitike dhe gjërat për e çuditëshme që i tregojnë gjatë debateve. Gjatë gjithë atyre viteve që kishim ëndërruar për (bashkim kombëtar), e kishim thënë këtë fjalë aq shpesh sa kishte humbur kuptmin. Realiteti i saj nuk dëpërtonte në ndërgjegjën e tyre; nuk mund të përthithnim faktin se liria dhe e drejta është e jona.
Në shoqëritë moderne, është dije e mendjes së shëndoshë kjo që Atdheu është shumë më i madh së Lirimi, Mushkolaj e Panduri. Në shoqëritë e Epokës së Gurit kjo nuk ishte dije e mendjes së shëndoshë. Në shoqërinë serbishtfolëse, sipas mendjes jo të shëndosh, fjala “Shqiptar” do të thotë “Shiftari”. Në shoqërinë e Debat Plusit”, kjo nuk është dije e mendjes së shëndosh, sepse shumë nga anëtarët e tyre kuptojnë “shumë mirë shkinishten”. Megjithatë, jo e gjithë dija e tyre e mendjes së deformuar varion kaq shumë nga e shtresa e tyre e gjashtë e trurit, siç e quajmë në zhargonin modern.
Kështu çdo ditë kemi konflikt mes nesh në media. “Jeta Imer Mushkolajt e Fitim Mehmetajt, që nga lindja deri në pensionim, është seri e përpjekjeve dhe e konflikteve, prej të cilave gjithnjë përpiqemi të shpëtojmë nga këta dy, që për pasojë shkaktojnë edhe më shumë shtrembërime e konfliktë. Këta linden për këtë konflikt të përhershëm dhe të pafundmë në Debat Plus”. Asnjëherë nuk i shikojmë rrënjët e tyre në konflikte e debate, që janë mendime antikombëtare, për arsye se ato janë pjellë e dreqit. Ju lutem, mos pyesni:
“Si mund t’i ndërpresim mendimet e tyre?”, ky është qëllimi. Qëllimi është që të kuptojmë natyrën e mendimeve të tyre, e të reagojmë me forcë mbi analizatë e tyre politike”.
Këta dy analistë e meritojnë mos mirnjohje, sidomos Panduri… Lirimi e Mushkolaj i këthejnë analizatë e tyre në ofendime e shpifje ndaj pushtetit. Kjo tablo e zymtë, e cila mund të të shtjellohet e përshkruhet edhe më gjerë se kaq, e bën domosdoshmëri denoncimin e veprimtarisë së tyre, këtyre personazhëve zymtan. Mendja jo e shëndoshë nuk është thjesht një pikënisje që filozofia e tyre duhet lënë pas. Ajo mbetet në një rol tjetër, si kontrolluese e konkluzioneve provizore të analistëve tjerë.
Është fjala për nja dy analista Lirimi e Mushkolaj që, mbrenda një harku kohor jo të shkurtër, në vend të rinovimit zgjodhën sërish për konkurimin politik armën e tyre famëmadhe, demagogjin, injorancën, shpifjet, kërcënimet e ofendimet: kaluan nga “mëmëdheu i shqiptarëve” te “mëmëdheu i zajednicës” duke e kthyer analizatë e tyre dhe sheshet në ofendime e tragjedi!… Sipas tyre “Rroftë Mitrovica e lirë dhe e coptuar!”
Pafytërsia në shkallën sipëriore të kryeçobanëve të zinj bëjnë jo vetëm që këta të mos afrojnë shenja pendese a ndjese, duke mos e njohur as pendesën, as ndjesën për banalitetet e bëra, por të mos ngurrojnë të sulmojnë gjithë egërsi këtë pushtet, atë lule të brishtëz demokracie që rrodhi pas korrupsionit nga robërimi i gjatë i këtij populli nga krimi i organizuar.
JO të gjithë analistët janë shërbime, një pjesë e ndjeshme e tyre të Shërbimit Inforativ të Fshehtë të partive politike, ndërkohë që fshihen pas një kostumi ideologjik të dyshimtë, mbulojmë me të rekrutime të mirfillta “antishqiptare”. Mësymja e dhunëshme për “pushtet”, e këso analistësh lypset të na bëjë ne shqiptarëve t’i vëmë gishtin kokës, duke qenë se pushtetet e kaluara të cilën e kaluam, veçanarisht, u ngjanë atyre sëmundjeve të kombëshme që kthehen sërishmi për ta marrë shqiptarin përfare.
Mund të jetë një imazh i 1 person, redaksi dhe teksti

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. A kane te drejt te tjeret, sipas teje dhe atij qe i publikon shkrimet tua, me menduar ndryshe nga Vetvevendosja ose Vetfundosja tististe ose jugokomuniste?!, kjo eshte pyetja dhe dilema kryesore.

    A e dine ti se ku jane themeluar dikur UDB-a dhe OZNa ne Kosove?

    Athua, pse u themeluan ato sherbime famkeqe dhe kobezeza per shqiptaret???!!!

    Disa, si duket hala (akoma) nuk e kane kuptuar se UDB-a ose OZN-a kane cofur ose ngordhur njehere e pergjithemone.

    Nuk jam me ofendimet dhe turrjet e Mehmetajt, Gashit, Mushkolajt ose dikujt tjeter-kunder teje, por gjithashtu nuk jam me turrjet ose mesymjet tua kunder te gjitheve ne emer te Albin Kurtit dhe Vetvendosjes!”

    kA COFE Tita!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu