ARKIVI:
6 Gusht 2026

Ne nuk jemi më ata që ishim dje, poezi nga Ervina Toptani

Shkrime relevante

Bekim Halimi, “mos i ha foret e Olsit”, se mund të përfundosh edhe më keq se Non Grata

Tim Shkupi, Shkup ____ Për Olsin e kombit të sulltan MahMutit: Nuk ka "imam...

Disa analiza të teksteve të shenjta, të trajtuara me një qasje akademike dhe të bazuara në aksioma logjike

Korab Rashiti, Zvicër Ja disa analiza të teksteve të shenjta, të trajtuara...

“Kryengritja myslimane” në rrjetet sociale pas shpalljes Non Grata të dy personave nga Maqedonia

Taip Taipi, Tetovë ____ Pas shpalljes non grata të dy personave nga Maqedonia,...

Vizitë e suksesshme Qëndresës heroike të Llapit për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës

Nga: Saim Tahiraj ___ Shoqata Humanitare Kulturore "Sali Çeku" në Zvicër nga homazhet...

Shpërndaj

Ne nuk jemi më ata që ishim dje,
në prehër mbanim maçokë e zogj të plagosur,
fatin e të cilëve e lidhnim me tonin
*
Qiejt xixëllonin yjësi të pafundme,
që rrëmbimthi tërhiqnin brenda tyre
dëshirat që shprehnim symbyllur
*
Ne dikur jetonim për njëri tjetrin,
*
Vetja ishte tjetri,
miku më i mirë,
fqinji që zëvendësonte nënën kur nuk ishte
*
Rruga dëgjonte zëra,
harè lojrash, këngësh,
zhgënjime rinore, sekrete dashurie
*
Pastaj … papritur bota u bë vetja,
Nevoja e dhimbshme për të humbur rrënjët,
për të fituar liri që sjell me vete …vetmi
*
Rrugët u zgjatën mijëra kilometra,
zogjtë e plagosur në prehër u kthyen
në avionë që transportojnë lot, mall, ëndrra
*
Në prehër mbajmë valixhe,
në xhepra letra e dokumente në gjuhë të huaj
që shpërfaqin horizonte të ftohta ardhmërie.
*
Në shpirt lamtumirat vulosur si tatuazhe
për të mbuluar plagët,
plagët që dikur përskuqnin gjunjët, bërrylat,
por jo shpirtin, si sot…

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu