Kreu Blog Faqe 1177

Shqipëria 110 vjet shtet, roli i Diasporës dhe SHBA-së në pavarësinë e trojeve të Arbrit, copëtimi i vendit nga fqinjët dhe roli i Fuqive të Mëdha 

0

Shkruan: Eneida Jaçaj 

Shpallja e Pavarësisë dhe hedhja e bazave të ndërtimit të shtetit të ri shqiptar, më 28 Nëntor 1912, është akti më heroik, fitimtar, dobiprurës, që do të shënonte një kthesë të madhe historike për lirinë e vendit dhe Ballkanit në përgjithësi, për një të ardhme të begatuar dhe do të shërbente si dritë drejtuese për kombin, përgjatë një rruge të vështirë plot mundime. Ishte koha kur shqiptarët ndjenjën e patriotizmit dhe dashurinë për atdheun e kishin të induktuar në shpirt e në zemër, ku me gjakun e dëshmorëve u gdhendën shumë fitore, beteja, luftra për liri. Ishte koha kur shqiptarët lëngonin nga vuajtjet, varfëria ekstreme, nga etja për të shkruar dhe kënduar me zë të lartë shkronjat e arta të gjuhës shqipe; ishte koha kur shqiptarët luftonin të ndërtonin shtetin e tyre me institucionet respektive, të ndërmerrnin politika ekonomiko-sociale, të ishin zotër të vatanit dhe të merrnin në dorë fatin e vendit për një të ardhme të ndritur. Që dielli të ndriçonte Shqipërinë dhe zemrat e tyre, shqiptarët duhet të bashkoheshin dhe të ngriheshin kundër zgjedhës së huaj, për ta shporrur njëherë e përgjithmonë nga territoret e Arbrit, nëpërmjet Aktit të Pavarësisë dhe krijimit të Qeverisë së Vlorës.   

Figura e Ismail Qemalit ka një rëndësi të veçantë në historinë e popullit shqiptar, pasi ai qëndroi në krye të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, kundër otomanëve, duke sjellë lirinë, pavarësinë e territoreve shqiptare. Ismail Qemali është themeluesi i shtetit të ri shqiptar, “babai i kombit”, mendjendrituri, me kulturë të gjerë, i urtë, fisnik, “Prometeu i Lirisë”, burri i cili përdori të gjithë eksperiencën e tij si shtetar në administratën më të lartë në Perandorinë Osmane, duke drejtuar me mençuri shqiptarët në krijimin dhe ndërtimin e shtetit të tyre.  

Pavarësisht se Qeveria e Vlorës ishte një qeveri e brishtë, pasi nuk ishin pjekur akoma kushtet që Shqipëria të kishte një qeveri të vetën drejtuese, me institucione të konsoliduara demokratike, pavarësisht problemeve dhe tensioneve të tjera që erdhën më pas, shqiptarët e treguan në “sytë e botës”, se ishin të gatshëm të ndërtonin vendin e tyre dhe do të qëndronin gjithmonë të bashkuar për të kontribuar në lëvizjen kombëtare shqiptare, me përpjekjet e trimave brenda vendit dhe figurave të spikatura mendjendritura, që ishin shpërndarë nëpër botë, duke ndihmuar dhe luftuar në kancelaritë e huaja për çështjen e kombit shqiptar. Akti i Pavarësisë dëshmoi edhe njëherë se shqiptarët janë pasardhës të denjë të heroit legjendar, Gjergj Kastrioti Skëndërbeu, prijës i Arbrit, strategut, udhërrëfyesit, trimit, luftëtarit, që theu turqit në shumë beteja, dhe ishte i pari që ndërtoi marrëdhëniet diplomatike me Perëndimin. Amaneti i tij po shkonte në vend… 

Fundi i Perandorisë Turke dhe Shpallja e Pavarësisë 

Periudha e pushtimit të territoreve shqiptare nga Perandoria Osmane, i përket viteve 1384-1912, ku shqiptarët qëndruan të shtypur për 528 vjet, jetonin në kushte të mjerueshme dhe ishin analfabetë, ndërsa kleri katolik luajti rol të rëndësishëm në mësimin e gjuhës shqipe dhe shkencave të tjera, por, shumë prej tyre u vranë dhe u ekzekutuan nga turqit. Osmanët, sapo erdhën në territoret shqiptare, përdorën mjete nga më barbaret për të ndaluar mësimin e shqipes, ata që do të mbanin fenë e krishtere do të paguanin taksë, e njëjta gjë edhe për ata shqiptarë që do të lidhnin martesa me familje të krishtera.  Ashtu siç pati ndodhur edhe gjatë periudhës të mëvonshme, pasmesjetare, Fuqitë e Mëdha e lanë Shqipërinë dhe Ballkanin në përgjithësi nën pushtimin osman për 528 vjet, për interesat e tyre gjeo-politike, për të penguar daljen e Serbisë në det dhe për të ndalur shtrirjen e Perandorisë Austro-Hungareze drejt Selanikut. Tradhtitë dhe pabesitë e zyrtarëve të lartë të kontinentit plak ndaj Shqipërisë që patën nisur që në periudhën mesjetare, nuk po ndalen as sot, duke e mbajtur larg Bashkimit Europian, larg mirëqënies, dinjitetit dhe respektit.  

Ditët e fundit ka patur një deklaratë shokuese nga sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe, Suella Braverman, ku i etiketon shqiptarët si kriminelë. Në vend që të kërkojnë falje për çorbën që  gatuan në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, më 1913, për Traktatin e Fshehtë të Londrës, më 1915, që donin të zbatonin kundër Shqipërisë, Britania nxjerr jashtëqitje të tilla me pafytyrësinë më të madhe. Por, pjesa më e rëndësishme është dashuria për njëri-tjetrin, bashkimi i shqiptarëve, me zemër, me mendje, për një qëllim të përbashkët, duke i treguar botës gjërat më pozitive për veten dhe kombin, dhe jo të shesim njëri-tjetrin duke u përçarë. Bashkimi është fuqi, dhe nuk ka asgjë që e tund nga themelet! “Shumë duhet të punojmë ne shqiptarët, sot dhe për së shpejti; po më parë nga të gjitha, të shëndoshim dashurinë dhe vëllazërinë në mes tonë”, thotë Konica. I vetmi vend që e ka mbështetur Shqipërinë në të gjithë historinë shekullore, është SHBA-ja, aleatja, mikja besnike, partneri strategjik me një rol vendimtar dhe të pakthyeshëm për vendin.  

Lufta Ruso-Turke dhe luftërat ballkanike e dobësuan Perandorinë Osmane, duke bërë që shqiptarët të gjenin rastin të shpallnin pavarësinë dhe të shkëputeshin nga etiketimi Turqia Europiane. Perandoria ishte në grahmat e fundit. Në gusht të 1912, Stambolli, pas shumë përpjekjesh njohu idenë kombëtare shqiptare për bashkimin e trojeve shqiptare, të 4 vilajeteve. Kjo bëri që të ndërhyjnë fuqitë ballkanike, duke sjellë humbjen e osmanëve në Luftën Ballkanike, por, fatkeqësisht dhe copëtimin e trojeve shqiptare. Fqinjët në mënyrë të qëllimtë nxitën kryengritjet e shqiptarëve kundër osmanëve, në mënyrë që Perandoria Turke të kapitullonte dhe ata të përfitonin nga rasti të grabisnin territore  shqiptare. Sot e kësaj dite, Shqipëria vuan dramën e marrjes së territoreve në mënyrë të padrejtë, ndërsa Fuqitë e Mëdha jo vetëm që nuk bënë asgjë, por mbështetën orekset e Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë 

Plaku i Vlorës, Ismail Qemali, së bashku me 40 delegatët të ardhur nga Gjakova, Plava, Gucia, Peja, Ohri, Struga, Tetova, Çamëria, Mitrovica, si Luigj Gurakuqi, Isa Boletini, etj, madje pakica kombëtare që jetonin në trojet shqiptare, erdhi si një “Promete” për t’i kthyer vendit lavdinë e munguar, lirinë, pavarësinë, begatinë në trojet e tyre. Pavarësia e tokave shqiptare u shpall nga Kuvendi Kombëtar i 28 nëntorit 1912 dhe u valëvit krenar Flamuri Kombëtar Shqiptar. Lista e firmëtarëve të dokumentit të pavarësisë u botua në gazetën e qeverisë së dalë nga ajo asamble, Përlindja e Shqipniës. Firmëtarët janë: Ismail Qemali, Nikollë Kaçorri, Vehbi Dibra Agolli, Jorgji Karbunara, Elmas Boçe, Veli Harçi, Qazim Kokoshi, Jani Minga, Rexhep Mitrovica, Dhimitër Tutulani. Aristidh Ruçi, Abdi bej Toptani, Abaz Dilaver Çelkupa, Mid’hat Frashëri, Shefqet Dajiu, Zihni Abaz Kanina, Xhelal Koprëncka, Hajredin bej Cakrani, Qemal Karaosmani, Ilias bej Vrioni, Salih Gjuka, Dhimitër Beratti, Dhimitër Mborja, Dhimitër Zografi, Murad bej Toptani, Pandeli Cale, Luigj Gurakuqi, Bedri Pejani, Spiridon Ilo, Thanas Floqi, Qemal Mullaj, Lef Nosi, Myrteza Ali Struga, Nuri Sojliu, Mustafa Merlika-Kruja, Ferit bej Vokopola, Ymer Deliallisi, Xhemal Deliallisi, Nebi Sefa, Zyhdi Ohri. 

Figura e Ismail Qemalit dhe Qeveria e Vlorës 

Ismail Qemali është personaliteti që mbart një vlerë dhe një rëndësi të madhe në historinë e popullit shqiptar. Me aktin e tij, solli pavarësinë e territoreve shqiptare nga pushtimi osman. Ismail Qemali nuk ndryshoi vetëm fatin e Shqipërisë, por dhe të Ballkanit në përgjithësi. Ky personalitet me formim të gjerë pati pozicione të larta drejtuese në Perandorinë Turke, ashtu si edhe shumë shqiptarë të tjerë, dhe, gjithë eksperiencën e tij e përdori në ndërtimin e shtetit shqiptar. Ismail Qemali ishte Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministër i Jashtëm, Ministër i Punëve të Brendshme, i Drejtësisë; Kryetar i Komisionit Evropian të Danubit; këshilltar a sekretar i kryeqeveritarëve në vilajete; prefekt në qytete të mëdha a kryeqeveritar në krahina të mëdha të Perandorisë; kryetar i Dhomës së Deputetëve.  

Ai firmosi i pari Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë me siglën “Ismail Kemal”. Në deklaratë thuhej; “Në Vlonë më 15/28 të Vjeshtës së Tretë 1328/ 1912. Asambleja Kombëtare e cila shpalli pavarësinë në 28 nëntor 1912, zgjodhi senatin me 18 anëtarë. Ismail Qemali zgjidhet kryeministër, nga periudha 4 dhjetor 1912 – 22 janar 1914. Komplotet dhe mosmarrëveshjet bënë që kjo qeveri të ishte jo shumë jetëgjatë. Pas qeverisë së Ismail Qemalit u krijuan edhe disa qeveri të tjera, ajo e Turhan Pashës, Sulejman Delvinës, Iliaz Vrionit, gjë që tregoi një destabilitet politik. Ndoshta nuk mund të quhej një qeveri e mirëfilltë, por ky akt i dha peshë Shqipërisë të dalë nga pushtimi i gjatë osman, se përpjekjet e shqiptarëve nuk do të ndaleshin për pavarësi të plotë, se ky vend nuk ishte pa Zot. 

 Copëtimi i Shqipërisë, roli i Fuqive të Huaja 

Gjatë viteve 1910-1912, Shqipëria ishte shndërruar në një vend baruti, ku fqinjët synonin të rrëmbenin një pjesë të territorit të saj. Kryengritjet e armatosura të shqiptarëve të viteve 1910, 1911, 1912, që u mbështetën nga fqinjët në mënyrë tinzare, për të përfituar për veten e tyre, sollën vërtet rënien e Perandorisë Osmane, por për Shqipërinë fatkeqësisht u hap një kapitull i ri; copëtimi i territoreve të saj nga fqinjët, si Serbia, Bullgaria, Mali i Zi, Greqia. Kryengritjet shënuan nisjen e Luftrave Ballkanike që lanë një plagë të madhe edhe në ditët e sotme, duke e shpërfytyruar Shqipërinë Natyrale. Shpalljen e Pavarësisë nga Perandoria Turke fqinjët e mbështetën, por, kjo pavarësi nuk u njoh nga disa vende, kurse Serbia, Mali i Zi dhe Greqia vazhduan t’i mbanin trupat e tyre në territoret shqiptare. Gjendja e Shqipërisë pasqyrohej edhe në shtypin e huaj të kohës. Korrespondenti për Ballkanin, Leon Trocki, thoshte: “fshatra të tërë shqiptarë ishin kthyer në grumbuj zjarri. Nga kufiri me Serbine e deri në Shkup shihje vetëm zjarr e plaçkitje…”. Ndërsa burimeve të tjera të huaja citonin se, rreth 25 mijë shqiptarë u vranë vetëm në Kosovë në muajt nëntor 1912-janar 1913.  

Më pas, Konferenca e Ambasadorëve në Londër, më 1913, nën drejtimin e  Eduard Grey, u mblodh pas rënies së Perandorisë Osmane dhe luajti rolin e arbitrit mes shteteve fqinje ballkanike, që kërkonin të merrnin pjesë të territorit shqiptar. Konferenca nënshkroi Traktatin e Londrës, për të njohur Principatën e Shqipërisë si shtet sovran të pavarur nga Perandoria Osmane. Ndërkaq,  konferenca mori vendime që prekën gjysmën e territorit të Shqipërisë së pavarur, ku Vilajeti i Kosovës iu dha Serbisë, Çamëria Greqisë, Mali i Zi mori Plavën, Gucinë dhe Ulqinin. Austro-Hungaria pati një rol të veçantë në Konferencën pati një rol të veçantë në Konferencën e Londrës, duke kundërshtuar copëtimin e Shqipërisë, pasi kishte interesat e veta në Ballkan, ku kufijtë e saj shtriheshin deri në Bosnje. Kështu, asaj nuk i interesonte një Serbi rivale të dilte në det, pasi Austro-Hungaria vetë dilte në Trieste dhe në rajonet kroate e sllovene. Gjithashtu, Austro-Hungaria ishte kundër dhënies së Vlorës dhe ishullit të Sazanit Italisë, pasi kjo e fundit do të bllokonte hyrjen e saj në kanalin e Otrantos. Austro-Hungaria e mbështeti Qeverinë e Vlorës, jo sepse kishte marrëdhënie të mira me Ismail Qemalin apo e donte vërtet një gjë të tillë për shqiptarët, por që shtetet kërcënuese të krijonin idenë se Shqipëria është e pavarur dhe po ndërton shtetin e saj, duke mos lejuar shtrirjen e tyre deri aty saqë të kërcënohej edhe ndikimi i Austro-Hungarisë në Ballkan.  

Roli i Diasporës Shqiptare 

Diaspora Shqiptare ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për lëvizjen kombëtare shqiptare. Përpjekjet e saj janë po aq të rëndësishme sa ç është edhe roli i themeluesit të shtetit shqiptar. Diaspora e parë Shqiptare ishte ajo e Italisë dhe Greqisë, por diaspora shqiptare më e madhe është ajo e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Fan Noli dhe Faik bej Konica, më 28 prill të 1912, i dhanë një peshë të madhe rolit të diasporës në çështjen kombëtare shqiptare. Ruajtja e territoreve shqiptare dhe ruajtja e gjuhës shqipe si një thesar i çmuar, ishte plaga që mbante ndezur brengën për të ardhmen e kombit. Ishte kjo brengë, dashuria për kombin, motivi që i mbajti gjallë dhe të mbërthyer deri në frymën e fundit, për të parë Shqipërinë të pavarur dhe të lirë 

Dy personalitetet e ndritura, Noli dhe Konica, themeluan Shoqatën Pan-Shqiptare Vatra, e cila kishte në qendër të saj problemet e Shqipërisë, ku luftoi për bashkimin e shqiptarëve dhe lirinë e trojeve, duke mos lejuar një copëtim të dytë të territoreve shqiptare. Vatra ka një vlerë të madhe patriotike edhe në ditët e sotme, pa të cilën nuk ka kuptim dhe jetë nacionalizmi shqiptar. Vatra, por edhe të tjera shoqata shqiptare, kontribuojnë me anë të aktiviteteve të ndryshme dhe shkollave shqipe, për të mbajtur gjallë traditat dhe promovuar vlerat kombëtare. Më herët u krijua shoqëria e parë shqiptare, “Malli i Mëmëdheut”, më 1 janar 1906, në shtëpinë e Thanas Viso Mborjes në Buffalo, Nju Jork. Më pas, më 15 shkurt 1909, pranë shoqërisë “Besa-Besë” në Boston, u krijua gazeta “Dielli”, me kryeredaktor Fan Nolin, e cila shërbeu në dobi të çështjes shqiptare. Shkrimtarja dhe publicistja, Sevasti Qiriazi, ka dhënë kontribut me shkrime në disa revista të kohës. Naim Frashëri, në vitin 1885, bashkë me të vëllanë dhe shqiptarë të tjerë në Stamboll, pjesë e “Shoqërisë së të Shtypurit Shkronja Shqip”, arritën të bindin Portën e Lartë për hapjen e një shkolle shqiptare për djem në Korçë. Ndërsa në 7 mars 1887, u hap zyrtarisht shkolla e parë shqipe në Korçë, ku mblodhi plot djem dhe vajza, megjithëse shqiptarët ende nuk ishin në ato kushte për të qenë plotësisht të lirë në vendin e tyre, në të gjitha aspektet. 

Roli i SHBA në fatin e Shqipërisë  

SHBA-të kanë marrë pjesë në Luftën e Parë Botërore pas tri vitesh, në 1917-ën, përkrah Bllokut të Antantës. Anglia dhe Franca patën interes të kishin SHBA në krah të tyre për t’i bërë ballë rrezikut që vinte nga Gjermania. Por edhe vetë SHBA-të e shihnin si rrezik Gjermaninë, pasi kjo e fundit pati deklaruar se do të ndihmonte Meksikën të merrte territoret e saj, të pushtuara nga SHBA-të. Duke u bërë pjesë e diskutimeve për luftën, SHBA-ja kishte një peshë të veçantë në vendimet që do të merreshin nga fuqitë europiane. Presidenti Udrou Uillson luajti një rol të rëndësishëm në fatin e trojeve shqiptare, duke mos lejuar një copëtim të mëtejshëm të Shqipërisë, mes Italisë, Greqisë, Serbisë. Këtu do të përmendim personalitetin shqiptar, Fan Noli, i cili do të mbahet mend për takimet dhe dialogun me Presidentin Amerikan, Udrou Uillson, i cili dha ndihmën e madhe për njohjen e shtetit shqiptar. Edhe përpjekjet e 

 shumë atdhetarëve të tjerë dhanë kontribut të madh, që Shqipëria të mos copëtohej në mënyrë që të humbte komplet kufijtë e saj natyralë. Uillson nuk lejoi copëtimin e Shqipërisë në vitin 1919, në Konferencën e Paqes në Paris, duke u bërë zëri i të gjithë shqiptarëve, që kufijtë e Shqipërisë të mos tkurreshin akoma edhe më shumë pas vendimit jo të drejtë të Konferencës së Londrës, në vitin 1913. Presidenti u bë një figurë e rëndësishme me anë të programit të tij që ka hyrë në histori me emërtimin 14 Pikëshi i Udrou Uillson për popujt që kishin qenë pjesë e luftës. Programi i tij kishte në qendër arritjen e paqes dhe ardhjen e demokracisë 

Momenti kur Noli ka dialoguar me Uillson, është një moment i çmuar dhe shumë me fat për Shqipërinë, por ky nuk ka qenë i vetmi. “Unë si lutës i përulur iu afrova dhe i thashë ta shpëtonte këtë racë heroike dhe të pashpresë dhe t’i ktheja asaj bukën e jetës, lirinë”, i ka thënë Noli, Uillsonit. “Unë do të kem një zë në Konferencën e ardhshme të Paqes dhe atë do ta përdor në favor të Shqipërisë”, i është përgjigjur Uillson. Austro-Hungaria ka meritë në moscopëtimin e trojeve shqiptare, sepse kishte interesat e saj në Ballkan. Por, politikani i lartë amerikan, Udrou Uillson, ka meritën më të veçantë dhe më të sinqertë, për të mbrojtur kombin shqiptar nga orekeset e fqinjve. Pa rolin e Uillson, ndoshta sot Shqipëiria nuk do të ekzistonte në hartën e globit. Uillson donte një Shqipëria të pavarur dhe demokratike, sipas planit të vetëvendosjes së shteteve të dala nga Lufta e Parë Botërore. Fati i shqiptarëve është i lidhur ngushtë me SHBA-të, pasi figura  të mëvonshme si Bill Klinton, Xhorxh Bush, Marti Ahtisari kanë dhënë një mbështetje të madhe për pavarësinë e Kosovës. E vetmja periudhë e marrëdhënieve të ngrira është ajo e diktaturës, kur SHBA ishin pozicionuar kundër sistemit komunist, kancerit të shoqërisë, por, me rënien e perdes së hekurt, shqiptarët përqafuan frymën demokratike të SHBA, duke e shndërruar në aleatin më të besuar. 

Kongresi i Manastirit dhe Rilindasit 

Ngjarjet historike në këtë shkrim janë renditur duke i zbritur vitet, nga shpallja e pavarësisë, si një moment kyç për Shqipërinë, e deri më herët, te zyrtarizimimi i Abetares. Kongresi i Manastirit është një moment tjetër historik po aq i rëndësishëm, i cili dëshmon përpjekjet e shqiptarëve dhe rilindasve mendjendritur për një Shqipëri të pavarur në të gjitha pikëpamjet. Kongresi i Manastirit është zhvilluar në qytetin e Manastirit, mes datave 14 nëntor – 22 nëntor 1908, për standardizimin e alfabetit të gjuhës shqipe. Kongresi u mbajt prej shoqërisë “Bashkimi” në shtëpinë e Fehim Zavalanit, ku ishte edhe selia e shoqërisë. Pjesëmarrësit në kongres ishin figura të dalluara të jetës kulturore e politike mbarëshqiptare. U thirrën 50 delegatë si Gjergj Fishta, Mid’hat Frashëri, Sotir Peci, Ndre Mjeda, Shahin Kolonja, Bajo Topulli, Parashqevi Qiriazi, Fehim Zavalani. Delegat tjetër nga familja Zavalani ishte Izet Zavalani, përfaqësues i Follorinës. I zoti i shtëpisë, Fehim Zavalani, mbajti fjalën hyrëse.  

U vendos alfabeti latin, në mënyrë që shqiptarët të merreshin vesh më qartë me vendet e tjera. Njohja e kombit shqiptar kërkonte edhe themelimin e shkollës së pavarur shqipe, që do të arrihej duke i kthyer të gjitha shkollat shtetërore turke në Shqipëri, në shkolla kombëtare. Gjuha amtare shqipe do të vendosej si gjuhë mësimi në të gjitha këto shkolla shtetërore, ndërsa turqishtja do të mësohej si lëndë e veçantë, duke filluar nga viti i katërt i shkollës fillore. Një nga kërkesat më të rëndësishme në fushën e arsimit ishte ajo për themelimin e një universiteti shqiptar, që kishte qenë aspiratë e hershme e rilindësve.  

Përpjekje të mëdha ka bërë edhe kleri katolik, ku sipas dokumenteve dhe studimeve që janë bërë, priftërinjtë hapën shkolla që datojnë nga viti 1585; në Kurbin më 1632; shkolla e Pllanës dhe të Blinishtit në vitin 1644; shkolla e mesme në Janjevë të vitit 1670; shkolla e Rrjollit, e hapur nga Pjetër Bogdani me mësues Marin Gjini, në vitin 1675; shkolla e Shkodrës, e hapur nga Filipi, nga Shkodra, në vitin 1698, e shumë shkolla të tjera. Populli shqiptar ka kaluar nëpër vuajtje dhe sfida të mëdha, padrejtësi që i janë bërë nga Europa dhe fqinjët, megjithatë ka arritur t’ia dalë mbanë edhe pse në situata tensioni, konfliktesh, etj.  

Gëzuar Festën e Flamurit! Duke qëndruar të bashkuar, duke besuar dhe punuar fort për kombin dhe veten, askush nuk do të na rrëzojë dinjitetin, nderin, personalitetin dhe krenarinë! 

Memorandum: Mërgata Shqiptare në Botë, New York dhe Rrjeti i Intelektualëve Mbarëshqiptar me seli në Tiranë, Shqipëri

0

SHKRIMI PËRCJELLËS I MEMORANDUMIT

E gjithë e kaluara kombëtare, stuhitë e furishme, të cilat përplasen pamēshirëshem, padrejtësitë, të përjetuara me dhembje te papara ndaj nji populli me lashtësi që dallon nga të tjerët, si dhe përjetimet me tentim zhdukjeje si popull nga fëqinjt grabitës të trojeve etnike Shqiptare, duke masakruar dhe shpërngulur në faza të ndryshme historike, ku të gjitha ndodhitë kryhen para syrit evropian dhe atij më gjerë, për habi, fuqitë me ndikim në Europë thurrin apo mbajnë miqësi me agresorët per interesat e tyre shtetrore, në dëm të kombit dhe trojeve Shqiptare, gjithherë deri në vitin 1999.

Masakrat dhe shpërnguljet me dhunë në 1999, janë dëshmia e së kaluarës, por falë sakrificës së popullit, UÇK-së e lindur nga gjiri i popullit si dhe intervenimit te NATO-s, në krye me SHBA, Kosova fiton lirinë dhe shpall Pavarësinë e saj. Zhvillimet politike në hapësirën mbarë Shqiptare janë në nivele jo favorizuese, si dhe tejet shqetësuese për kombin Shqiptar, duke pasur parasysh deklarimet me tentime te realizimeve te projekteve famëkeqe të përpiluara shumë dekada më parë,  synojnë prap para BE dhe mbarë Botës të mbajnë situatën e tensionuar deri te hapja e konflikteve të armatosura në Gadishullin Ilirik.

Është më se detyruese angazhimi dhe kontributi i çdo Shqiptari, por edhe formave të ndryshme të veprimeve, qoft në hapësirat Shqiptare edhe në Mërgatë, në ngritjen e vetëdijes kombëtare.

Prandaj Mërgata Shqiptare në Botë me seli ne Nju Jork, SHBA si dhe Rrjeti Intelektual Mbrarëshqiptar, me seli ne Tiranë, Shqipêri – nënshkruajnë:

MEMORANDUM për ecuri të mëtejme në realizimin e misionit të tyre.

Për më shumë njohuri rreth MEMORANDUMIT, klikoni në link:

MEMORANDUM BASHKËVEPRIMI MES MËRGATËS SHQIPTARE NË BOTË DHE RRJETIT INTELEKTUAL MBARËSHQIPTAR
       (Kushtuar çështjes kombetare shqiptare) 

Të nderuar miq, motra dhe vellëzër, të nderuar simpatizantë dhe përkrahës e mbeshtetës të IDEALIT, ku do që gjendeni, brenda dhe jashtë Atdheut, Të nderuar mergimtarë të Mergatës Shqiptare në Botë, më Seli në New York, tre kontinentalësh SHBA, Evropë e Australi, të nderuar kolegë të Rrjetit të Intelektualve mbarëshqiptarë, më Seli në Tiranë, bashkëvendasë dhe bashkëkombasë: “Shqiptar, patriot dhe i drejtë lindesh! Shqiptar, patriot nuk behësh”. Nuk është mjaftë vetem ta duash Shqipërinë. Ta duash Shqipërinë duhet të japësh e jo t’i marrësh asaj. Të japësh atë më të shtrenjtën- jeten.  

Mbase, historia e jonë e hidhur na bëri një imponim të përcjellur ndër shekuj me dhunë dhe barbarizma të papara në historinë e njerëzimit, por dhe e përkryer më copëtimin dhe ndarjën tonë kombëtare njërzore dhe atë territoriale gjeografike, ndarje këto prej të cilave na bënë edhe tjetërsime tjeratë nduarnduarshme më ndikime kulturore, gjuhësore, të tjetërsimit të traditave tona kombetare, shfrytëzimin dhe eksploatimin e fuqive dhe pasurive tona kombetare, minerare, intelegjente dhe fizike njerëzore, të thellimit të krizave përçarëse ndervëllazërore, të gjenerimit të krimeve të llojeve të ndryshme nga ai ordinerë, deri tek ai i krimit të organizuar, të komplikuar dhe i organizuar, urrejtjën ndervellazërore lokaliste dhe regjionale , urrejtjën dhe ndarësitë në baza të KULTURAVE FETARE, ndasitë në një luftë të pakompromis në baza materialiste dhe korruptive e nepotike , gjë që të gjitha këto , janë venë në funksion tash e sa dekada e shekuj me radhë, më qëllim të aplikimit të një lufte speciale vetëshkatërruese të të gjitha forcave rezistuese dhe përparimtare më karakter prosperues dhe avancues mbarëkombëtar shqiptar, e të cilat në të shumtën e rasteve , armiqt tanë korrën dhe vazhdojnë të korrin suksese edhe përkunder rrezistencave tona heroike e të pa thyeshme të pooullit- kombit tonë. Të gjitha këto ndasi midis nesh, si në aspektin gjeografik territorial dhe gjuhësor, por edhe në atë kulturor, kanë zanafillln e vetë qyshë nga shekujt që lam pas, prej ku edhe jemi copëtuar padrejtësisht, në shfrytëzim të interesave qoftë të atyre fuqive të mëdha të atëhershme botërore, siç kishim dikur: Rusinë Cariste, Mbretërinë e Bashkuar, – Britaninë e Madhe , Francën, Gjermaninë, Austro -Hungarinë dhe Turqinë okupatore mbi pesë shekullore në trojet tona shqiptare, por që edhe sot , shumica e tyre vetëm se kanë përforcuar pozitat e tyre në veprimet e veta antishqiptare, duke mos hequr aspak dorë nga veprimet shoveniste të se kaluarës më veprimet e padrejta, veprime këto të cilat do të duhej të nderpritëshin dhe të shendrroheshin në miqësi bashkëkohore, siç ka ndodhur në shumë shtete moderne të sotme të Bashklsisë së Shteteve të ashtuquajtura të kulturës Perendimore. Ne fakt ndër më të ndryshmet historike, na bëjnë të mësojmë që ndarjet e dhunshme të lartëpërmendura, kanë themelet e saja qoftë për arsye të ndryshme, të lidhura ngusht me mbijetesën e Mbretërve të atëhershëm, qoftë me vizionet e tyre afategjate të interesave jo vetëm gjeostrategjike, por edhe të atyre ekonomike vendore dhe gjeoekonomike, por mbi te gjitha edhe per arsye te tjera te tyre grabiteçare, e siç shihet qartë, kryesisht dhe krejtë në dëmë te interesave tona etnike kombëtare dhe territoriale.  

MËNYRA E FUSHËVEPRIMIT ANTISHQIPTAR TE ARMIQVE TANË 

Në suaza të përforcimeve të tyre me ndikime rajonale, përherë kishim në dispozicion edhe masa të ndryshme etnike të tyre popullore, të cilat i shfrytëzuan si “ marionete” në avancimin e interesave të tyre përkatëse politike e strategjike grabitçare , duke venë në sprovë të mbijetesës dhe të ekzistencës, jo vetëm të popullit tonë autokton shqiptar , por edhe të masave të tjera të tyre etnike të sjellura si ardhacakë në trojet tona, përmes të cilave morën pastaj zotimin e tyre grabitëçar territorial e dominues antishqiptar. Këto masa popullore, janë shperndarë në territore tona kombëtare, duke i krijuar pastaj si shtete sovrane, siç kemi rastet më popuj të ndryshëm sllavë , si: serbë, maqedono- bullgar, grek për të asimiluar e të indokrinuar, si ai malazez, kroat, slloven, turkofolës etj. Si dhe një pjesë prej të cillëve u është imponuar edhe besimi tjetër fetar, ndryshime këto ndër të cilat ka pasur edhe vetë masa të ndryshme tona kombëtare popullore shqiptare, në zona dhe rajone tona të ndryshme gjeografike kombëtare. Prandaj, jo rastësisht, popullata jonë kombëtare shqiptare, sot përmban në vete lloje të ndryshme të kulturave dhe besimeve fetare si: Musliman, të Krishter Katolik, dhe Ortodokse. Përveç këtyre ndasive fetare, janë vënë në funkcion edhe shumë mekanizma të tjerë diversante sabotazhi, më të cilat në çdo mënyrë është trasuar rrugëtimi i tyre drejtë dominimit dhe shkatërrimit të të gjitha vlerave tona kombëtare, njerëzore dhe territoriale. Të gjitha këto krijime, kanë qenë dhe kanë mbetur si armë e fuqishme, përpos e armikut ndaj interesave tona kombëtare, për të na sunduar dhe zhdukur nga sipërfaqja e dheut sipas interesave të veta armiqësore dhe grabitçare, pra kryesisht, në dëm të të gjitha interesave tona kombëtare e autoktone shqiptare. Fundamenti i të gjitha këtyre fenomeneve negative e shkatërruese, ka qenë dhe mbeten akoma si të tilla e të palekundura në dëmin tonë që nga të trajtuarit mosperfillës të traktateve të ndryshme ndërkombëtare, duke filluar nga ai i Shen Stefanit , duke kaluar dhe duke venë pastaj themele të reja shkatërruese nëpër kongrese të ndryshme evropiane, si ai: i Londres, Parisit, Berlinit , Vjenës, e kështu më radhë, duke bërë të trasuara rrugët e tragjedive të njëpasnjëshme si plane, platforma dhe memarondume të llojllojshme e ndër më të ndryshme, në kurriz të trojeve tona dhe kombit tonë, tragjedi këto të cilat , as sot e kësaj dite, duket të mos kenë të ndalur, duke ia shtuar gjithnjë e më shumë dhembjet dhe plagët historike e të papërballueshme popullit – kombit tonë shqiptar dhe trojeve të tyre etnike kombëtare pellazgo- Iliro- shqiptare vetëm pse nuk i takonin asnjë familje evropiane të shteteve të mëdha! Duke filluar nga këto ”traktate e kongrese“ famëkëqia antishqiptare, populli- kombi i ynë në faza të ndryshme kohore historike, ka pasur ndryshime dhe reduktime të tmerrshme në numër të banorve të saj autoktonë, por duke rezultuar tmerrësisht edhe më copëtimin, ngushtimin dhe tkurrjën e teritoreve të njëpasnjëshme, duke arritur në suksese në disfavorin dhe të keqen tonë, deri tek një tkurrje e gjithë hapësirës gjeografike etnike shqiptare nga afro 97.000 km? sa kishte dikur atdheu i ynë, duke ardhur në 28. 700 km katror sa ka sot Shqipëria, dhe prej 10.878 km katrorë, sa i është caktuar arbitrarisht shtetit tonë të dytë shqiptar, sbumë të kontestuar gadi nga të gjitha anët dhe palet siç kemi Republikën e Kosovës, duke lënë nën administrim të huaj edhe shumë pjesë tjera territoriale kombëtare, nën prangat okupatore shoveniste serbe të po atyre grabitçarëve të vjetër e të rinjë pro “Ruso- sllav” si : serbë, grekë, maqedonë e malazezë, të cilet ende nuk i pushojnë ambicjet e tyre armiqësore anti shqiptare, madje as në ditët e sotme në shekullin qe po e jetojmë, pavarësisht të gjitha arritjeve bashkëkohore, anti raciste e shoveniste dhe bashkëjetesës demokratike botërore.

Në këtë kontekst, marrim sipërfaqen e banuar me shqiptarë nën Perandorinë Osmane të shekullit XIX, kishte mbi 150 mijë kilometra katrorë. Kjo mund tê shihet edhe nga harta Ruse për trojet shqiptare të viteve 1877 e 1878, kur ende shqiptarët ishin deri përtej Nishit. 

Duhet të ceket cinizmi, urrejtja e armiqësia aq e madhe serbe ndaj shqiptarëve, sa, duke ndjekur shqiptarët nga Sanxhaku i Nishit, ia therin fëmijën nënës, duke ia marrë nga ngryku, e çojnë lart me singi duke shpurdhur fëmija nga therja, ndërsa nënës i thonë: Qeshu! 

Ishte ky gjenocidi i parë serb ndaj shqiptarëve, ai i shpërnguljes së shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit. 

Kësaj apatije qendrimësh shoveniste, e mbi të gjitha raciste, sot është duke i shërbyer besnikërisht edhe faktori i ynë politik, shqipëfolës edhe pse vendorë e shpresëmbajtës , por mbi të gjitha fatkeqësisht, vetëm “Prentimdhënës e shpresëthatë“! Në këtë kontekst, faktori njeri politik shqipëfolës, veprimet e tilla jo gjithëherë i ka krye më vetëdije dhe vizion të qartë e largpamës, por mbi të gjitha, duke mos qenë aspak në gjendje për të imponuar të drejtën tonë historike e kombëtare, qoftë si vetëadministrative e territoriale kombëtare, qoftë edhe në aspektin e pretendimeve të mbrojtjes së interesave dhe rehabilitimit të drejtësisë kombëtare e ndërkombëtare parimore, si në aspektin politik, as në atë ekonomik, kulturor, social e mbi të gjitha në atë të humbjeve dhe pësimeve barbare njerëzore, dhe në premisat mbrojtëse ndaj këtyre fenomeneve e anomalive antinjerëzore! Politika e sotme ditore, pavarsisht nga të arriturat e përgjithëshme kombëtare, shkencore dhe emancipuese, përgjithësisht në atë të sferës intelektuale që sot kemi dhe posedojmë në trojet tona, asnjë nga faktorët, nuk është duke e prezentuar në mënyrë të drejtë e korrekt , të denjë e dinjitoze, asnjëren nga llojet e interesave tona, kombëtare, duke filluar nga ato: të përgjithshme popullore, sociale, ekonomike por as nga premisat territoriale, qoftë edhe aty ku sot flitet shqip, qoftë edhe nga aty ku sot nuk ekziston madje as edhe një emër apo gjurmë fshati e jete apo edhe varri shqiptar, të kohëve të dikurshme etnike kombëtare e të tjetërsuara nga kjo e jona shqiptare.  

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

KËRKESAT DHE DOMOSDISHMËRITË E KOHËS SONË  

Shkatërrimet e njëpasnjëshme tragjike e barbare, gjakëderdhëse e zjarrëvënëse, kanë marrë intensitetin e vetë të shtuar, duke u nisur që nga vitet 1830- 1875 e gjër më sot, duke berë shkrumb e hi gjithçka që kishte të pagëzuar në gjuhën tonë të shenjtë e më të vjetër autoktone shqipe, duke e bërë shkrumb e hi, gnithçka cilësore dhe etnike shqiptare.  

Tani pra, ka ardhur koha prej ku domosdoshmërisht të kërkohet edhe një përgjigje adekuate më përputhje më ngjarjet dhe kohën që po jetojmë, duke kërkuar vënien e drejtësisë dhe themelet e reja të respektit të ndërsjelltë, në të githa territoret dhe bashkësitë shoqërore dhe kombëtare, ku do që populli i ynë shqiptar frymon dhe jeton, qoftë si popull i vetem më trojet e veta, qoftë si popull në bashkëjetësë më popujt tjerë e të përzier, edhe më gjuhë e kultura tjera bashkëjetuese si më serbë, grekë, turq, maqedonë, malazezë, kroatë, boshnjakë dhe sllovenë, tani kohët e fundit edhe më arabë e afrikanë. Populli ynë nuk kërkon asgjë më shumë se: Riintegrimin e vetë në trojet e veta; Riintegrimin e kulturës së vetë në gjirin tradicional të popullit të vetë autoktonë; Bashkëjetesën në reciprocitet dhe respekt të plotë ndëretnike e fetare, në trojet e veta. Kërkon atë që e kishte dikur e jo vetëm këtë që e ka sot. Populli shqiptar nuk kërkon hakmarrje dhe se as nuk pretendon territore që nuk i kanë takuar asnjëherë, por kërkon vetëm mundësinë dhe zbatimin e bashkëjetesës më popujt fqinjë, si të drejtë e pacenueshme të veten historike, politike dhe demokratike në jetën bashkëkohore dhe të stilit perëndimor, gjë kjo e privuar tragjikisht për popullin dhe kombin shqiptar. Tani, është koha që duhet t’i fundosim të gjitha pretendimet shkatërrimtare ndaj kulturës së popullit shqiptar ndaj ndarjeve, copëtimeve, ndërrimeve dhe tkurrjën e territoreve tona autoktone etnike shqiptare, duke imponuar kushtimisht të gjitha të drejtat e sankcionuara botërisht në kuadër të Organizatave Ndërkombëtare, si në OKB, UNESKO, OSBE, BE etj, duke pasur parasyshë të drejtat e plota, siç i kanë popujt tjerë të një gjaku, gjuhe, kulture dhe tradite. Nuk mund të kemi bashkëjetesë më popujt tjerë derisa kushtimisht, me një egërsi dhe dinakëri të paparë zhvillimesh të ndryshme ku vazhdon shtypja, qoftë e maskuar e dezintegruese nga armiqet tanë shekullor. Nuk mund të kemi bashkëjetesë të mirë më popujt tjerë në këtë rast më sllavë e turq pas shumë shekujsh të robëruar dhe të kriminamizuar në mënyrën më çnjerëzore. Nuk mund të kemi bashkëjetesë dhe paqe të qëndrueshme më fqinjtë tanë, derisa vazhdon fuqishëm elaboratet sllave dhe programet e planet për çfarosje e shqiptarëve nën slloganin se “shqiptarët janë të mirë vetëm nëse i shohim të vdekur”, Nuk mund të kemi fqinjësi të mirë më popujt sllavë, derisa vazhdon pamëshirshëm tretja e trojeve shqiptare edhe ashtu të copëtuara, ku sllavët rrinë më gërshërë në dorë për ta prerë hartën gjeografike të Shqipërisë Etnike. Nuk mund të kemi fqinjësi të mirë më sllavet dhe turqit deri sa nuk pasqyrohen devotshëm e drejtësisht të gjitha fazat historike tragjike shqiptare të së kaluarës se hidhur të tyre më vrasje, masakrime, dëbime, dhunime e humbje të çdo gjurme edhe të të vdekurve shqiptarë. Prandaj shihet qartë se, fqinjt tanë ende konzervojnë qëndrime abuzive e rrënjësisht armiqësore antishqiptare, madje duke mos u distancuar dhe duke mos kërkuar falje për të bërat ndaj fqinjve të vetë në këtë rast të shqiptarëve. Të dashur bashkëvendas, motra dhe vëlllzër, ku do dhe kah do që gjendeni, Uniteti kombëtar tani është kryevepër. Uniteti kombëtar nuk mund ta krijojnë vetëm deklaratat e mëdha, por kuptimi i drejtë i realitetit shqiptar dhe synimi i ardhmërisë së tij. Ndodhitë në Shqipëri dhe në Kosovë e kanë lëkundur në themel çështjën Shqiptare dhe do të duhet kohë që ajo serish të kthehet në “gjendjen e mëparshme” me të cilën, edhe para ndodhive, nuk ishim të kënaqur”. Por gjithë kjo, nga ana tjetër, nuk guxon të lëkund synimin shekullor por duhet të forcon akoma më shumë Unitetin kombëtar. Prandaj në paraqitjët tona politike për ngjarjet në Shqipëri, dhe tani, edhe në Kosovë, duhet më shumë qasje ndërtuese se sa rrënuese. Vetëm në këtë mënyrë mund të ndihmojmë që sa më shpejtë të përballohet gjendja në të cilën ndodhemi si popull dhe si komb. Pra sa më shpejtë që të rreshtohet rendi në Shqipëri dhe në Kosovë, aq më shpejtë do të krijohen kushtet që çështja shqiptare në përgjithësi, dhe ajo e Kosovës në veçanti, të shtrohen drejt dhe prej një qendre kombëtare të harmonizuar, koordinuar dhe të unifikuar me pjesët e saja të ndara. Sa më heret që do të ndodhë përmirësmi i gjendjës në Shqipëri, pjesa tjetër e shqiptarëve në Ballkan do ta ndiejë mbështetjen e vetë. Marrja me vetveten në këtë rast e shqiptarve, do të thoshte pranim i logjikës vetëshkatërruese dhe shmangie nga lufta e vërtetë, përkatësisht nga realizimi i aspiratave kombëtare. Për deri sa të tjerët hartojnë memorandume, elaborojnë projekte dhe ndërtojnë programe kombëtare, neve harxhojmë energji duke u marrë më njëri-tjetrin, më biografinë e njeri-tjetrirët, më njërin lider apo parti politike, njërin apo me tjetrin organ, shoqatë, institucion, duke e formësuar ndershmërinë e vet mbi pandershmërinë e tjetrit. Forcat politike shqiptar ku do që jetojnë shqiptarët në Ballkan, e në veçanti ato shqiptare dhe kosovare, duhet të bashkohën vetëm në programin kombetar, atij programi ku duhet të bëhet rreshtimi i forcave intelektuale krijuese.  

Ardhmëria e jonë e popullit dhe kombit mund të ndërtohet vetëm me një strategji të formësuar mbarëkombëtare të nivelit ndërkombëtar dhe jo vetëm të atij shtetëror,  

Prandaj, pothuajse është e domosdoshme një kuvendim mbarëkombëtar të sofres sonë kombëtare në të cilën forcat politike dhe forcat tjera krijuese intelektuale do të arrijnë një minimum të marrëveshjeve për fatin e popullit dhe kombit. Nevoja e konsolidimit mbarëkombëtar duhet të shtrohet detyrë mbi detyra e qe mundëson edhe angazhimin dhe vënien në lëvizje edhe me Bashkësinë Ndërkombëtare. Historikisht plasaritjet dhe ndarjet populli shqiptar i ka paguar shtrenjtë më gjak dhe ka edhe më rrezik t’i paguajë akoma më shtrenjtë. Tani, edhe sot, po na kërcënohet rreziku edhe më i madh që këto të tashmet t’i paguajmë edhe më shtrenjtë. Serbia synon të ricopëtojë tërësinë territoriale gjeografike, ekonomike, ushtarake, dhe kulturore të kompaktësisë së shqiptarëve që jetojnë në trojet e veta etnike. Më ligjet dhe masat kundërkushtetuese, Serbia i ka përqendruar goditjet e veta në tre drejtime themelore për të cilat është bërë fjalë edhe më parë e që diplomacia e mangët e Shqipërisë, në veçanti ajo e Kosovës, as që kanë ide dhe aftësi intelektuale për t’i kuptuar, së paku deri sot. Kundërvënia e jonë, me përjashtime, nuk ishte as e mjaftueshme, e, edhe më hiq efektive. Prandaj, duhet të angazhohemi më veprime konkrete të mjaftueshme dhe efektive në mënyrë që mos të pranojmë sjellje përulëse, nënçmuese dhe poshtëruese. Angazhimi për veprime më radikale nuk do të thotë ende luftë ose rezistencë të armatosur. Po qe se do të mungojnë veprimet radikale, do të zbehet edhe vendosshmëria për ta jetësuar vullnetin politik të popullit. Këtë duhet ta kenë parasysh forcat tona politike. Ndryshe, nuk përjashtohet mundësia që më vonë të shfaqen në skenë “Forcat tjera edhe më radikale”.  

Skena politike shqiptare dhe ajo kosovare duhet të jenë të hapura dhe aty duhet të ketë vend për të gjithë ata qe janë të gatshëm t’i dalin zot çështjës shqiptare. Neve nuk kemi çfarë mëshehim nga askush qëllimet tona. Ismail Qemali pati thenë: ”nuk kemi pse t’i mëshehim qellimet tona nga askush e edhe më hiq nga armiqt tanë drejtë rrugës sonë të shenjtë”.  

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

TË BEHEMI FAKTOR NDIKIMI NË BALLKAN  

Për shqiptarët nuk kanë rrugë tjetër alternative e as anësore e as dytësore. Duhet ta pranojmë se neve na mungon guximi, vizioni dhe nuk jemi të sigurtë në rrugëtimin tonë kombëtar, siç janë popujt tjerë. Nuk kemi të drejtë t’i fajësojmë popujt tjerë së koti që na rrethojnë. Rilindasit tanë, që ishin gjallë, tani na kanë vdekur që moti dhe neve kemi mbetur si zogjët e qyqes nën udhëheqjen e një kaste politike që nuk i dihet prejardhja e as e kaluara e tyre e që janë me një të kaluarë të dyshimtë si individë, ashtu edhe si familje. Kjo u pa dhe u vërtetua që 30 vite në Shqipëri e qe 20 vite në Kosovë. Kombit tonë i duhet një klasë politike që nuk njeh gjë tjetër përveç atdheut dhe kombit. Me fjalë tjera i duhet një revolucion gjithëkombëtar i bashkuar me një mendje dhe një qëllim për zgjidhjen e çështjes shqiptare dhe ribashkim të çdo cepi të tokave tona ku ujit i thuhet ujë e bukës bukë. Pastaj të instalohet pushteti kombëtar para se të vendoset pushteti partiak më vetëm dy parti politike në taban kombëtar e me pikëpamje Perëndimore – properëndimore të modelit Evropian nën kulmin e së cilit pretendojmë të jemi anëtar të saj.  

ÇFARË DUHET TË BËJMË  

Vendi dhe populli ynë i ndarë e i copëtuar dikur e tani përsëri i ricopëtuar, gjendet përballë sfidave të panumërta, rreziqe këto të cilat, si në të kaluarën tonë të hidhur, po aq edhe në të sotmën, përbëjnë rrezikun imanent jo vetëm të shkatërrimit dhe të asgjësimit tonë në përgjithësi si qenie shqiptare – kombëtare, por e gatshme të asgjësojë madje edhe çdo gjurmë të ekzistimit tonë të ndonjëhershëm! Veprimet barbare sllave, sot vetëm se kanë ndryshuar ritmin e dhunës edhe të skenareve prej apart-heidit, skenareve naciste e raciste të një racizmi të paparë në historinë e njerëzimit, ashtu para botës, shihen si të mveshura më petkun e dashurisë e të respektit më popujt fqinjë dhe ata qe bashkëjetojnë, por që në brendësinë e saj të thellë, kultivohet më xhelozi dhe fanatizëm dhe më ëndje të papërshkruar, ndjenja vrastare e barbarizmave të tyre antishqiptare. Si popull dhe komb i ndarë në 6 shtete që kufizohemi me vetvetën si në aspektin regjional gjeografik ashtu edhe në atë me administrime të ndryshme politike, prej ku nga pjesa në pjesë, mbretërojnë rryma të ndryshme shoqërore dhe politike, nga ato pak sa të ëmbla e deri tek ato më të egra e barbare, sa që as njërëzimi nuk mund ta shpjegojë dhe as ta përshkruajë dot, ndikimi i të cilave paraqet një larmi të papresedencë në historinë e njerëzimit, duke filluar që nga politikat e një “Demokracie të shfrenuar”, e cila sot mbretëron në vendin tonë amë të Republikës së Shqipërisë e pastaj të një ”Demokracie totalisht të çrregulluar”, që po mbretëron në Republikën e dytë amë shqiptare siç e kemi Republikën e Kosovës, e që pa fije dyshimi, në të dyja dhe për të dy Republikat tona amë, as që mund të thuhet dhe as të flitet asgjë tjetër, pos konfirmimit me bazë solide e të argumentuar të mbretërimit të “Demokracive skajshmërisht të deformuara politike”, të cilat aktualisht, thuajse vetëm sa po e dëmtojnë çdo proces pozitiv, që do të duhej të shkonte në favorin tonë kombëtar.  

Vëllezër dhe motra shqiptare! Nëse duam që të vazhdojmë më itenerarin tonë, si një detyrim i yni parimor dhe i dobishëm atdhedashës, duke dalë për të vizituar, analizuar dhe studiuar në përiferitë e tjera territoriale kombëtare shqiptare autoktone, të mbetura nën rexhimet e huaja, si në “Çamëri” të mbetur nën rexhimin grek, të “Ilirides” e mbetur nën kombin e shpikur maqedon, në “ Luginën e Preshevës” gjegjësisht në krahinën e “Medinës dhe Sanxhakut”, të mbetura nën rexhimin serb, si dhe viset malësore shqiptare, përbri “Alpeve të Malësisë shqiptare” , të mbetura nën rexhimin “ Malazias”, do të shohim shumë fytyra politike të tmerrshme dhe tërësisht asociale, të cilat asgjë s’kanë të bëjnë as më socialen dhe as më humanizmin e humanitetin njerëzor, nëse jo tjetër përveç urrejtjes, shtrydhjes e ndrydhjes dhe politikave shkatërruese të përbetuara nga Kishat Ortodokse sllave e që janë antishqiptare. Vellëzër dhe motra, në rexhimin e territorit të Shqipërisë jugore në “Krahinën e Çamerisë”, aty ku Greqia e “Demo(n)kratizuar” evropiane, me maskën e saj nuk ka lënë asgjë pa bërë dhe pa prekë dhe as një mjet pa e përdorur, për të shkatërruar gjithçka që fliste dhe frymonte shqip në truallin e vetë autokton, duke privuar popullatën vendore shqiptare nga të gjitha të drejtat dhe pasuritë e saja jetësore, kulturore e materiale, dhe duke aneksuar e tjetërsuar një territor komplet kombëtar shqiptar, madje edhe më mashtrime e tradhëti ndaj miqve të vetë përkrahës “Evropianoperendimor”, por gati me plotë suksese, zhduku të gjitha gjurmët që flisnin shqip, madje të një pjese të madhe të tyre edhe, duke e asimiluar dhe greqizuar tërësisht! Pikërisht nga këto premisa qëllimkëqia e të jetë enigmatike, si politike e shoqërore, ekonomike e sociale, kulturore tradicionale dhe mbi të gjitha çnjerëzore, kërkojnë domosdo përgjigjët adekuate në të gjitha nivelet shoqërore dhe regjionet tona autoktone kombëtare, të cilat pastaj janë shumë të ndryshme nga njëra-tjetra, shumë të ndryshme nga rajoni në rajon, nga vendi në vend, nga rexhimi në një një rexhim, edhe përkunder faktit se, problemi duket të jetë i njëjtë dhe i ngjashëm në të gjitha zonat e banimit e të autoktonisë sonë kombëtare. Mëgjithë këtë, duhet patur kujdes të veçantë, sidomos në zbatueshmërinë e projekteve të lirimit të këtyre rajoneve nga barbaritë sllave, jo vetëm nga presioni e shtypja çnjerëzore e nduarduarshme, por edhe në aspektin ekzistencial fizik të njerëzve, vëllezërve dhe motrave tona, të cilët, shumë lehtë mund të bijnë pre dhe viktimë e regjioneve dominuese, qof edhe me pretekstet më të vogla të tyre, qoftedhe duke i krijuar e shfrytëzuar edhe mekanizma të sotifiskuar enkas për këto qellime të tyre shkatrrimtare! Politikat tona të ribashkimit kombëtar, duhet orientuar kryesisht në pikëpamjen e riintegrimeve Kombëtare të përshkallzuara në aspektet e tyre zhvillimore, si politike e administrative qoftë vendore apo regjionale, qoftë ekonomike e sociale, qoftë të ribashkimit kombëtar. Sa i përket fushave të veprimit dhe organizimit tonë kombëtar, në interesat e arritjës të kësaj çështjeje kaq humane dhe kaq të nevojshme, e mbi të gjitha, të jetë e domosdoshme në raport më kohën dhe situatën që kemi. Koha gjithëmonë fitohet në kohë. Duhet të projektohen plane e projekte, të veprimit operacional e organizativ në mënyrë kolektive duke i përmbushur planet në përshtashmëri të plotë në raport më kohën dhe politikat aktuale, në raport më kërkesat dhe nevojat, në raport më gjendjen dhe politikat mbretëruese në zonat tona të ndryshme të copëtuara kombëtare.  

Veprimet tona si popull dhe komb nuk janë të kënaqura për të mos thënë nuk ekzistojnë fare. Veprimet tona si popull dhe si komb nuk janë si punët sezonale, ato duhet të jenë permanente dhe të pashkëputura dhe në kontinuitet më politikat e përditshme pa ndërprerje. Ajo çfarë është shumë e rëndësishme për të vepruar, është vetëdijësimi gjithshqiptar. Kjo nuk mund të bëhet vetëm duke u vetëkënaqur, nuk bëhet as më një grup individësh të caktuar, por bëhet në mënyrë kolektive të spekrit intelektual më taban kombëtar, duke bërë punime shkencore, elaborate dhe projekte e plane, Platforma dhe Memorandume në atë masë sa që të mos ketë as shtëpi pa u vetëdijësuar rreth çështjes sonë shqiptare – kombëtare. Këto, pra janë detyrat tona për ta përhapur sa më shumë Idenë e zgjedhjes se çështjes pikërisht, duke e vetëdijësuar masën, popullin – kombin. Pastaj, në të njëjtën kohë, duke i luftuar edhe dukuritë negative që dëmtojnë identitetin tonë kombëtar. Është domosdoshmëri që identiteti i ynë kombëtar të ruhet pa llogaritë në asnjë çmim. Këtu duhet goditur pamëshirshëm për ruajtjen e identitetit tonë si kulturën, traditën, duke i zavendësuar ato me tradita e kuktura të robëruesëve. Duhet të ruhen fetë tona tradicionale, duke mos lejuar të futen traditat e huaja, të cilat kanë për qëllim, përçarjet, ndasitë dhe armiqësitë në baza fetare dhe përmes përçarjeve të arrihet qëllimi kryesor, ai i asimilimit dhe përmes asimilimit të arrihet më vonë edhe pushtimi. Historikisht, në këtë pikpamje kemi pësuar shumë për gjatë shekujve dhe përçarja përmes fesë për shqiptarët ka qenë arma më e fortë dhe më e rrezikshme. Edhe sot është aktuale sllogani “Përçaj dhe sundo”! Duhet të përqendrohemi seriozisht në këtë drejtim dhe në fokus të kësaj të luftojmë më të gjitha forcat tona njerëzore dhe intelektuale, çdo dukuri negative që prek palcen kurrizore kombëtare shqitare, jo vetëm që reagon ashpër por i shpallë edhe luftë frontale pa asnjë çmim. Këtu nuk duhet patur frikë, këtë frikë duhet vrarë derisa s’të ka vrarë. Kushtetutat e të dy shteteve tona shqiptare i kanë shpallur si shtete laike dhe më tolerancë ndërfetare. Tani, këto dukuri negative që vënë identitetin tonë kombëtar, duhet edhe të zbatohen më përpikmëri dhe më urgjencë, sepse nëse nuk veprohet më ligje, populli ka të drejtën e vet kombëtare ta mbrojë më të gjitha forcat në dispozicion. Por inelektualët assesi nuk guxojnë të bëjnë sehir dhe të rrinë duarkryq si vëzhgues.  

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Traditat, kulturat e armiqve tanë përmes fesë politike, nuk kanë vend në trojet tona. Zakonet, traditat më mbulesa të huaja me shamia e me veshjet tjera të huaja, siç janë ato turko- arabe kanë vetem një qëllim: asimilimin e kombit tonë ku pas asimilimit edhe okupimit përmes dokeve dhe zakoneve të tyre, që nuk përkojnë më boten e civilizuar e të qytetruar. Ato i takojnë një populli që akoma jeton në mesjetë dhe bën jetë shkretirash turko-arabe e afrikane. Hapja e këtyre temave rreth shamijave, është njësoj sikur dikur hapja dhe shtruarja e temave për copëtimin e trojeve tona, ndërrim territoresh shqiptaro – shqiptare më Serbinë e që falë SHBA, nuk ndodhi. Po ç’ ju duhen shtruarja e këtyre temave nga politika shqiptare në këto kohë të vështira dhe të rrezikshme për kombin dhe atdheun tonë? Kjo është shpallje luftë vetvetës dhe përmes kësaj lufte vetëshkatrruese fiton tjetri – armiku. Vetëm brenda disa ditësh politika jonë hapi dy fronte lufte pa nevojë dhe që të dyjat shumë të rrezikshme dhe të papara.  

Prandaj, DOMOSDOSHMËRISHT MËRGATA SHQIPTARE NË BOTĒ DHE RRJETI INTELEKTUAL MBARËSHQIPTAR, nënshkruajnë këtë:
 

                            M E M O R A N D U M    B A S H K Ë V E P R I M I 

Vëllezër dhe motra, bashkëvendas dhe bashkëkombas të nderuar, miq e shokë, ky Memorandum i përpiluar, i analizuar mirë dhe me kujdes në fakte shkencore historiko- Juridike dhe i aprovuar nga dy subjekte shumë të fuqishme që veprojnë brenda dhe jashtë atdheut dhe në mërgatë siç janë: Rrjeti i Intelektualëve mbarëshqiptar më Seli në Tiranë si dhe Mërgata Shqiptare në botë trekontinentalësh SHBA, Evropë dhe Australi, më Seli në Nju-Jork, SHBA, ka për qëllim vetëdijësimin gjithshqiptar për të ardhmën e kombit dhe atdheut dhe nuk është partiak por thjeshtë krejt apartiak dhe vetëm kombëtar, duke u mbështetur vetëm në fakte shkencore dhe të së drejtës për vetëvendosje.  

Më respekt dhe konsideratë! 

Gusht 2022.  

Hartuar nga Zenel Zymeri, anëtar i Këshillit Qendror të Mërgatës Shqiptare në Botë, me Seli në Nju-Jork dhe anëtar i grupit punues të Rrjetit Intelektual Mbarëshqiptar më seli në Tiranë.  

                                  Nënshkruesit e Memorandumit: 

Kryetari i MSHNB:                                                                           Kryetari i RRIMSH:  

  Bahri Ramadani                                                                               Frederik Ruco 

                                          Nju Jork, SHBA 

                                        18 Nëntor 2022 

Luigj Gurakuqi – Dorë e djashtë e Ismail Qemalit

0

Nga Frank Shkreli

NË 110-VJETORIN E PAVARËSISË SË SHQIPËRISË

“Shqiptari dëshiron të jetojë i lirë dhe i lumtur”

“Pak ndër prijsa e udhëheqës janë ata që mundohen t’a zgjojnë e t’i ndrisin mendjen popullit, që t’i thonë kjartësisht të vërtetën e që përpiqen t’a drejtojnë në udhë të mbarë. Ka, mjerisht, ma shumë asish që thonë se vullneti i popullit nuk duhet marrë parasyshë, e që ndonëse e quejnë veten popullorë, mendojnë se populli duhet të shtrohet e të ndigjojë, e të lihet e të drejtohet prej atyne, pse ata vetëm, e askush tjetër, janë të zotët me e këshilluem për të mirë e me e përgatitun për fatbardhësinë e tij.” (Luigj Gurakuqi, Ora e Malevet, Nr. 37-sipas Revistës Shëjzat)

Në vigjilje të 110-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë nga Perandoria osmane le të kujtojmë Luigj Gurakuqin, bashkëpunëtorin më të ngushtë të Ismail Qemalit — dorën e djathtë të tij — parlamentarin dhe opozitarin shqiptar, “par excellence”,  njërin prej figurave më të shquara të Kombit shqiptar, i cili për sa jetoi, ”Nuk ka pasur ngjarje të madhe politike, shoqërore e kulturore, ku të mos ketë qenë prania e tij, ku të mos jetë ndier fjala, urtësia e vullneti i tij, ku të mos ketë spikatur patriotizmi e demokratizmi i tij”, sipas historianit Stefanaq Pollo.  Figura e Luigj Gurakuqit, sipas tij, bëhet edhe më e madhe dhe më madhështore, “Po të kemi parasysh armiqtë e shumtë që duheshin përballuar, vështirësitë e mëdha që duheshin kapërcyer, komplotet dhe intrigat e kobshme që thureshin kundër atdheut, rreziqet e panumërta që i kanoseshin jetës së tij në çdo hap.”

Megjithëse është shkruar shumë për kontributet e mëdha të Luigj Gurakuqit, jo vetëm si njëri prej figurave udhëheqëse politike më të shquara të Kombit shqiptar, por edhe si poet, shkrimtar, linguist e mësues. Profesor Ernest Koliqi, i cili në vitin 1924 në Tiranë ka shërbyer si sekretar privat i Luigj Gurakuqit, në një artikull shkruar në vitin 1965 në revistën ”Shëjzat”, nënvizon për lexuesin, fuqinë frymëzuese dhe tërheqëse të Gurakuqit, si njeri dhe si politikan:  ”S’kam pa ndër Shqiptarë… një tjetër që të kishte lidhje miqësore e politike aq të shumta e të ndryshme sa Gurakuqi.  Gegë e Toskë, qytetarë, katundarë, malësorë, priftën, popa e hoxhallarë, analfabetë dhe eksponentë të intelektualizmit, arbëreshë, e të huaj që interesoheshin për Shqipëni, qindra e qindra vetësh, i drejtoheshin atij me një frymë të çuditshme besimi…besonin në përpjekjet e tij, të çdo lloji…”, ëshët shprehur Koliqi.

Në artikullin e tij përkujtimor me rastin e dyzet vjetorit të vrasjes së Luigj Gurakquit, Ernest Koliqi, si bashkëpunëtor i ngushtë dhe sekretar privat i kësaj figure të madhe të Kombit shqiptar, kujtonte se Luigj Gurakuqit, i Madhi Zot i kishte falur aftësi e zotësi si rrallë ndonjë njeriu tjetër, por sipas tij, vetia që e dallonte Gurakuqin nga të tjerët e kohës së tij: “Ishte ajo që me bashkue e me miqasue ndër vedi njerëzit me mendesi, prirje, rritje në kundërshtim.  Përhapej nga zemra e Tij nji fuqi vëllaznuese e tillë sa me tubue rreth vetes burra me idena mesjetare, doktora te rij plot hov modernizues, anëtarë klerikësh të ndryshëm, bashkatdhetarë visesh të ndryshme, të rij rrymash të ndryshme. Mbretnonte harmonia aty ku Ai qëndronte”!

Parlamentarët e Kuvendit të Shqipërisë sot, pozitë dhe opozitë, po t’ia donin të mirën Shqipërisë dhe Kombit shqiptar, do bënin mirë të marrin shembull tek Gurakuqi: “Luigj Gurakuqi e konsideronte detyrën e deputetit si të rëndë e me përgjegjësi të madhe, të një rëndësie kombëtare dhe si detyrë e shenjtë që ia kishte besuar populli”.  Mbi rolin e Luigj Gurakuqit në kuvendin shqiptar, Koliqi sjellë kujtimet e tija duke shkruar se ndërsa, “Në parlamentin shqiptar kumbojshin zane si ato të Fan Nolit, Ali Klisurës, Stavro Vinjaut e Bahri Omarit, (zëra) të dënja me jehue në Dhomën e Komuneve (të Anglisë), Gurakuqi, kryetar i njoftun i opozitës kundërshtonte me matuni:  bashkë me kolegët që përmenda, përpiqej të jepte shembullin e nji kritike të fortë por jo fyese, ndërtuese jo rrënuese…”, ka shkruar Ernest Koliqi për Guralkuqin parlamentar.

Roli patriotik, ndërtues dhe bashkëpunues i Gurakuqit për të mirën e Shqipërisë, njihej dhe respektohej nga shumë patriotë shqiptarë të asaj kohe.  Mihal Grameno i shkruante atij me 24 Korrik 1919 se: “Shqiptarët kanë simpati dhe besim tek juve”.

Megjithëse vlerësimet e të tjerëve për Gurakuqin dhe veprimtarinë e tij hedhin dritë mbi këtë figurë të madhe të Kombit shqiptar, janë fjalët e tija, ato që në të vërtetë pasqyrojnë vlerat dhe idealet e larta njerëzore të këtij patrioti dhe njeriu të madh, fjalë të cilat sikur jehojnë edhe sot si tepër aktuale. Në mbledhjen e parë të parlamentit shqiptar me 21 Janar 1924, i frymëzuar nga nevoja e madhe për ndryshime themelore politike, shoqërore dhe ekonomike në Shqipërinë e asaj kohe, Gurakuqi iu drejtua anëtarëve të Kuvendit të Shqipërisë, se si përfaqësues të shqiptarëve, “Populli na ka tregue edhe udhën që duhet të ndjekim.  Populli na thotë:  Ky jam, këto nevoja kam, pra mbas dëshirës sime, mbas nevojave të mia, mbas zakoneve që kam (si popull) bani ligjet themelore që të mund të rrojë i lirë dhe i lumtur si shqiptar.”

“Të rrojë i lirë dhe i lumtur si shqiptar!”, janë fjalët e Luigj Gurakuqit, që pasqyronin atëherë dhe sot dëshirën e mbarë popullit shqiptar, dëshirën ende të parealizuar plotësisht, që më në fund shqiptari të rrojë në shtëpinë e vet, “I lirë dhe i lumtur”, të mos marrë rrugët e botës në kërkim të lirisë, demokracisë, drejtësisë dhe lumturisë.

Në këtë 110-vjetor të Pavarësisë së Shqipërisë në vitin  2022, fjalët e tija edhe sot tingëllojnë si largpamëse e bujare dhe si të tilla duhet të shërbejnë sot dhe në të ardhmen, nëqoftse vërtetë do të bëhet Shqipëria, si fjalë udhëzuese. Ai këshillon që në këtë “Ditë fatbardhë, që do të mbetet e paharrueshme në kujtimet e shënjta të Kombit tonë, lipset që zemrat e të gjithë shqiptarëve të lidhen, të bashkohen, të bahen një”, ndërsa ka paralajmëruar se, “çarjet, zihjet, anmiqësitë tona na turpërojnë përpara Evropës” dhe botës.  (Luigj Gurakuqi: “Mvehtësia e Shqipëniës”, 1913).

Ndonëse fjalët dhe këshillat e Luigj Gurakuqit janë folur ose shkruar më shumë se 100-vite më parë, ato për fat të keq, tingëllojnë aq aktuale sot, kur të marrim parasysh aktualitetin politik në Shqipëri dhe deri diku edhe në Kosovë. Në prag të 110-vjetorit të Shqipërisë, Luigj Gurakuqi bën thirrje për reflektim dhe për pendim. Një thirrje kjo që politika shqiptare, në përgjithësi, do bënte mirë po të reflektonte se ku e ka çuar Kombin, pas 30-vite tranzicioni “post-momunist”, ku shumica dërmuese e shqiptarëve e kërkojnë jetesën – “lirinë dhe lumturinë” në perëndim – duke zbrazur kështu trojet shqiptare, si rrallë herë në historinë tragjike të Kombit shqiptar.

Luigj Gurakqui i bën thirrje sot klasës politike anë e mbanë trojeve shqiptare për reflektim dhe për pendim serioz, për faktin se në çfarë gjëndje politike dhe ekonomike është sot fisi i shqiptarit: Në një artikull që Gurakuqi shkruante nga Parisi në prag të 28 Nëntorit  të vitit 1919, këshillonte: “E kremtja e 28 Nandorit duhet të jetë për ne të gjithë, jo vetëm një ditë gëzimi e dëfrimi, por edhe një ditë pendimi në të cilën të mbledhim mendjen e të bajmë shqyrtimin e vetdijes sonë.  Në këtë ditë, duhet të vemë të gjithë dorën në zemër e të pyesim veten tonë nëse e kemi bamun gjithkund e gjithmonë detyrën që kishim përpara Atdheut.  T’i tregojmë pa turp e t’i njohim fajet tona, të harrojmë hidhnimet e anmiqësitë që na ndajnë, t’i japim vëllaznisht dorën njani-tjetërit e të betohemi mbi besën e gjyshave tanë se sot e mbrapa do të përpiqemi, me të vërtetë, për të mirën e Atdheut, për lulëzimin e Kombit, për nderin e flamurit tonë.”

Po i sjell këto citime të Luigj Gurakuqit në këtë 110-vjetor të Pavarsisë së Shqipërisë, jo se kam ndonjë iluzion se klasa politike aktuale do reflektojë dhe të “pendohet” siç këshillonte dikur Luigj Gurakuqi, sepse me të bëmat dhe të pa bëmat e tyre gjatë tre dekadave të fundit, na kanë bindur se nuk janë as reflektues as të penduar. Por, besoj se ia vlen të kujtohet Luigj Gurakuqi jo vetëm në këtë përvjetor të pavarësisë së Shqipërisë, por gjithmonë, sepse ai ishte dhe mbetet njëri ndër më të Mëdhenjtë e Kombit shqiptar, një shembull i një patrioti të flakët dhe një demokrat i përkushtuar pro-perëndimor.  Fjalët e Gurakuqit flasin vet, jo vetëm për periudhën që ai jetoi, por edhe për të tashmen dhe për të ardhmen – do duhej të shërbenin si një fuqi frymëzuese për të gjithë, sidomos për klasën politike shqiptare të shekullit XXI, e veçanërisht në këtë 110-vjetor të Pavarësisë së Shqipërisë dhe të shqiptarëve.

Në krah të Ismail Qemalit

Pandeli Cale me Luigj Gurakuqin

Me më të mëdhejt e Shkodrës dhe të Kombit

Serbët e shqetësuar pyesin : “ A mos serbët do i humbin kishat e “tyre” në  Kosovë, për shkak të plisit  “ 

0

Shkruan Fahri Xharra, Gjakovë  

Vet autori në fund të shkrimit shkruan që fotot i ka nxjerrë nga fcb. Kush i ka postuar ato .  Sigurisht që ne , unë, ti, ai. Pra nga ata që e duan të vërtetën historike shqiptare. Jo nga Akademitë, të fjeturit, frikacakët, jo pra !.
Serbët kanë menduar që kemi “vdekur” dhe që nuk guxojmë të flasim , që nuk e dime çka na është fshehur, që ata janë shteti sllav I fundit në Ilirik, në fillim të shekullit 19- të. Por jo ne jemi gjallë, frymojmë dhe do iu çesim në lëndinë të gjitha gënjeshtat e tyre,të gjitha falsifikimet.
image.png

Zyrtarisht, në vitin 1840 me ndihmën e Rusisë dhe pajtimin e Perandorisë Otomane, është shpallur shteti dhe “kombi” serb.  

image.png

Ja se çka shkruajnë:” Në Kosovë e Metohi po nxehet lufta e shqiptarëve për përvetësimin e të gjithë trashëgimisë kulturore dhe historike të serbëve të kësaj ane dhe fshirjen e çdo gjurmë të ekzistencës së tyre në hapësirën e Kosovës dhe Metohisë, me promovimin agresiv. të kuazi-teorisë se në këtë zonë nuk kishte serb deri në “kolonizimin e Kosovës” në periudhat 1912- 1914 dhe 1918-1941. vjet.  

image.pngimage.png

përvetësimin e kishave ortodokse serbe dhe trashëgimisë tjetër etno-kulturore, ndër të tjera, përdoren imazhe historike të serbëve me kostume të bardha me fund zile dhe kapele të bardha . Mirëpo, shqiptarët nuk janë aq fajtorë, sepse luftojnë për hapësirën e nevojshme të jetesës dhe në të njëjtën kohë përdorin burime historike relevante shkencore kryesisht, e mbi të gjitha libra kapitale, vepra shkencore dhe botime të autorëve dhe studiuesve serbë. Fatkeqësisht, elita intelektuale serbe për një kohë të gjatë shkruan libra, punime shkencore dhe botime të bazuara në supozime të pasakta (ose të diktuara) shkencore dhe duke i shkaktuar dëme të mëdha korpusit kombëtar serb.”  

image.png

 Pastaj vazhdon “Çfarë mund të jetë më e rëndësishme se ajo që themi për veten, origjinën dhe historinë tonë? Asgjë. Gjendja e shoqërisë së sotme serbe dhe e shtetit të sotëm serb flet se sa dobi ka pasur nga punimet e shumta të shkencëtarëve serbë dhe elitës intelektuale serbe në përgjithësi. Më shumë për të gjitha këto në një rast tjetër. Këtu do të shikojmë kostumin e vjetër serb të serbëve, abuzimin e tij, qëndrimin e serbëve të sotëm ndaj tij dhe shfaqjen e një modeli të ri kulturor hibrid të shoqërisë serbe.  Një kapuç leshi prej pelushi i bardhë, i zi ose i kuq (čelepuš, čulaf, plis ose keče) është kapuç kombëtar serb. Sipas traditës, serbët e zëvendësuan me šajkač në mes të dy luftërave botërore. Në kohët e lashta, veshja e sotme tradicionale shqiptare ishte kostum kombëtar serb. Çfarë mund të jetë më e rëndësishme se ajo që themi për veten, origjinën dhe historinë tonë? Asgjë.image.png
Si lindi “plisi Serb” ? ja se si e spjegojnë serb serbët: “ Për shkak të përhapjes së tij te sllavët ballkanikë, konsiderohet se e ka origjinën tek sllavët protoballkanikë – pellazgë, por kjo ka nevojë të hulumtohet më hollësisht. Përfaqësimet e këtyre llojeve të kapakëve mund të gjenden edhe në statujat e lashta greke, vazot apo përshkrimet e filozofëve, artistëve, shpikësve antikë…”

Po si e humbën “traditën e veshjes “ serbët ?  Sipas tyre :” Serbët prej kohësh kanë filluar të ndryshojnë modelin kulturor të identitetit të tyre kombëtar dhe me këtë po humbin hapësirën e tyre etnike mijëravjeçare dhe trashëgiminë e pasur historike. Veçanërisht katastrofike për identitetin (dhe integritetin) kombëtar serb ishin “reformat” e shumta në të gjitha fushat e jetës shoqërore në një të tretën e sapoçliruar të trupit të përgjithshëm etnik serb në Ballkan.” 

Ç fare mashtrimi ! Po, kur erdhån serbët në Ilirik ? Dihet. në fund të shek. 18-të. A doni fakte , ua dokumentoj.

image.png
Në fund,  shkruan ai “të gjithë ata serbë që nuk mund të pranojnë se plisi i bardhë (keçe) është pjesë e kostumit të vjetër serb, së paku duhet të pyesin veten se pse plisi (keçe) është shenjë dalluese e fitoreve serbe në luftërat ballkanike dhe ashtu si që, si i vetmi artikull i veshjes mbi figurën e zhveshur atletike mashkullore, i gjetur në kokën e monumentit të Fitimtarit, simboli mitik i qytetit të Beogradit, i ndërtuar në vitin 1928. Ne e dimë se çfarë simbolizon fajkoi dhe shpata në duart e Fitimtarit. Plisi si kapuë duhet të simbolizojë përkatësinë kombëtare të fitimtarëve, kapuç nën të cilin ata u gjakosën dhe vdiqën trimërisht në aksionet komite-çetnike të serbëve në Serbinë jugore dhe në luftërat ballkanike të mëvonshme. Prandaj mund të konstatohet se si zgjidhje ikonografike për personifikimin e triumfit të kombit fitimtar janë marrë motivet simbolike të kapelës kombëtare dhe fizikut atletik (herkulian) të Fituesit”
Tani është e jona,  shqiptare si të mbrojmë plisin nga serbët. Kur do e paraqesim në UNESCO

Fahri Xharra, 21.11.22 
Gjakovë 

Deklarimi i plotë për media i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pas takimit në Bruksel

0

Prishtinë, 21 nëntor

Patëm sot tri takime trilaterale dhe tri takime bilaterale përgjatë tetë orëve këtu në Bruksel, me presidentin e Serbisë në ndërmjetësimin apo lehtësimin e zëvendëspresidentit të Komisionit Evropian dhe përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Sigurisë, Josep Borrell dhe emisarin special për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, z. Miroslav Lajçak.Gjatë këtyre takimeve u diskutua në njërën anë çështja e marrëveshjes finale për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe në anën tjetër çështjet aktuale sepse kjo është mënyra se si nga takimi i 18 gushtit që kemi pasur këtu në Bruksel organizohen bisedimet në vijim. Pra, një herë marrëveshja finale dhe më pastaj edhe çështjet aktuale. Kur kemi ardhur në Bruksel kemi ardhur me një propozim konkret për një deklaratë të përbashkët, e cila nënkuptonte në paragrafin e parë zotimin që të trajtohet me urgjencë propozimi i Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i mbështetur nga Franca, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë këtyre takimeve që kemi pasur sot, kemi qenë afër dakordimit, mirëpo assesi nuk u pranua nga pala serbe çështja e propozimit të Bashkimit Evropian, sepse ata nuk e konsiderojnë atë propozim si bazë të mirë për të zhvilluar bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve, siç këtë e bënë Qeveria e Republikës së Kosovës. Kemi qenë afër dakordimit në kuptimin që ne ishim pajtuar, që fazën në vijim të zbatimit të vendimit tonë për çështjen e konvertimit të targave nga ato ilegale në të Republikës së Kosovës ta pezullojmë, pra gjobat, të vazhdojmë vetëm me ato qortimet, ndërkaq në anën tjetër Serbia të pushojë me emitimin, me prodhimin, me lëshimin e targave në Serbi që kanë për denominim qytetet e Kosovës.Por, natyrisht kjo për neve nuk është e pranueshme nëse nuk shoqërohet edhe me atë se për çfarë jemi ftuar, pra dakordimin që me urgjencë të angazhohemi për marrëveshje finale për normalizim të plotë të marrëdhënieve. E në propozimin që na e kanë sjellë neve, për deklaratën e përbashkët z. Borrell dhe Lajçak, madje ka qenë edhe afati i marsit të vitit 2023. Pra që ne po vijmë këtu, në Bruksel, për t’u marrë vesh drejt një ecje të re për marrëveshje që arrihet para marsit të vitit 2023. Me keqardhje mund të them që ndërmjetësit, në këtë rast përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, z. Josep Borrell, praktikisht hoqi dori nga ky afati i marsit 2023 dhe nga propozimi i Bashkimit Evropian për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.Po them me keqardhje, sepse vet e kanë propozuar marsin e vitit 2023, dhe në anën tjetër gjithashtu propozimi është i Bashkimit Evropian. Kur u takuam në Paris, në kuadër të Forumit për Paqe, z. Joseph Borrell tha që propozimi nuk është franko-gjerman, propozimi është i Bashkimit Evropian por i mbështetur nga Franca dhe Gjermania. Në rregull pra, edhe ne ashtu do ta quajmë, propozimi i Bashkimit Evropian. Mirëpo sot, po them me keqardhje ai hoqi dorë nga propozimi i Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Unë jam i gatshëm që të vijë këtu, të zhvillojë takime gjithmonë me strukturën dhe rendin e njëjtë; marrëveshja finale me normalizim të plotë të marrëdhënieve që ka njohjen reciproke në qendër, dhe çështjet aktuale që janë të natyrave të ndryshme, edhe si puna e këtyre targave. Mirëpo, nuk bën njëra pa tjetrën. Pra, nuk mund të jemi të papërgjegjshëm të mos i trajtojmë çështjet aktuale, por edhe nuk mund të shndërrohem në lider shtetëror që merren vetëm me çështje të targave, e nuk diskutojmë për normalizim të marrëdhënieve. Andaj, edhe jemi në këtë situatë çfarë ndodhemi tani dhe unë shpresoj që Bashkimi Evropian do të gjejë forcën që t’i rri prapa propozimit të vet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Për pasojë pas tetë orë bisedimesh, në gjashtë takime gjithsej, tri bilaterale dhe tri trilaterale, nuk kemi ende një marrëveshje. Faleminderit shumë. ​

Përfundimi i takimit në Bruksel — dështim i diplomacisë së BE-së

0

Josep Borrell: Aleksander Vuçiqi e pranoi marrëveshjen, Albin Kurti jo

0
Edhe pas takimit tetë orësh në Bruksel, nuk është arritur ndonjë marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë, lidhur me targat.
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, në konferencën për media të mbajtur të hënën pas takimin, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk e ka pranuar marrëveshjen që të suspendohet vendimi i Qeverisë për targat.

“Presidenti Vuçiq dhe kryeministri Kurti, edhe pas 8 orësh diskutimesh, nuk kane arritur marrëveshje. Vuçiq e pranoi propozimin por Kurti jo. Ne presim që Kosova të suspendojë vendimin për targa”, ka theksuar Borrell.

Ai tutje ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka pranuar marrëveshjen që Serbia të mos e furnizojë veriun e Kosovës me targa KM.

Borrell ka theksuar se këtë kohë kriza është më e thellë.

“Që prej gushtit çështja e targave është vështirësuar. Kosova ka vendosur që prej sonte në mesnatë të fillojë gjobitjen e personave që nuk i kanë ndërruar tabelat. Shumë policë dhe komandantë serbë e kanë lënë detyrën e tyre për shkak të kësaj. Situata është shumë e brishtë. Ne kemi misionin e EULEX-it dhe KFOR-in, por ata nuk mund ta marrin përsipër rolin e policisë”, ka theksuar Borrell.

Borrell ka thënë se do të njoftojë ministrat e jashtëm të BE-së dhe partnerët ndërkombëtarë për sjelljen e palëve në dialog e për dialogun në përgjithësi.

Ai veçanërisht ka qenë kritik ndaj Kosovës që nuk po respekton marrëveshjet ndërkombëtare.

“Do të informojë shtetet anëtare të BE-së, ministrat e jashtëm dhe partnerët tanë për sjelljen jokonstruktive të palëve dhe mungesë totale respekti ndaj obligimeve të tyre ligjore ndërkombëtare, dhe kjo vlen veçanërisht për Kosovën. Kjo dërgon një sinjal shumë negativ politik”, ka thënë Borrell. “E di se kjo dërgon sinjal negativ politik. E bëjë shumë të qartë për të dyja palët, se nëse futja në BE është synim e tyre, atëherë të sillen në frymë të tillë”.

Sipas tij sundimi i ligjit nuk mund të merret si pretekst për tensionim të situatës.

“Sundimi i ligjit nuk duhet të merret si pretekst për eskalim të situatës dhe për tensione, kur nuk i respekton marrëveshjet e arritura vite më parë në dialog. Bashkimi Evropian dhe partnerët kanë bërë thirrje vazhdimisht për de-përshkallëzim të situatës. Ne jemi preokupuar prej kësaj vere me këtë çështje duke u munduar t’i shtyjmë afatet”, është shprehur Borrell.

Ai ka thënë se shpreson që të dyja palët do të punojnë për të evituar përshkaallësimin e mundshëm të situatës.

“Unë do ta mbajë dialogun lartë në agjendën time, me përkrahjen e përfaqësuesit special Miroslav Lajçak, të cilin dua ta përgëzojë për punën e tij, durimin, përkushtimin. Propozimi që kishim, e që ka marrë përkrahje të madhe nga Franca e Gjermania, mendoj se është mënyra e mundur për të dalë nga situata me perspektivë të normalizimit. Shpresoj që të dyja palët të evitojnë përshkallëzimin dhe krijimin e një krize të re”, ka thënë Borrell.

Kurti ka kritikuar Përfaqësuesin e Lartë të BE Borrell, se ka hequr dorë për normalizim të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kritikuar Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për politikë të jashtme Josep Borrell, se ka hequr dorë nga afati i marsit të vitit 2023 si datë përfundimtare për normalizim të marrëdhënieve Kosovë – Serbi.

Kurti thënë se BE-ja ka propozuar që Kosova të mos japë gjoba për targat ilegale, e të vazhdojë me qortime e Serbia të mos lëshojë më targa me akronime të qyteteve të Kosovës.

“Natyrisht për ne nuk është e pranueshme nëse nuk shoqërohet me atë me çfarë jemi ftuar këtu, dakordimin që me urgjentë të angazhohemi për marrëveshjen finale për normalizim të plotë të marrëdhënieve. Afati ka qenë marsi i vitit 2023. Pra, po vijmë këtu në Bruksel për t’u marrë vesh drejt një ecje të re për marrëveshje para marsit të vitit 2023. Me keqardhje e them se ndërmjetësit, në këtë rast Borrelli, hoqi dorë nga afati i marsit të vitit 2023, dhe nga propozimi i BE-së për normalizim të marrëdhënieve”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë se kur janë takuar në Paris në kuadër të Forumit për Paqe, Borrell, kishte thënë se propozimi nuk është franko-gjerman, por i BE-së dhe i mbështetur nga Franca dhe Gjermania.

Nis restaurimi i Qendrës Hebraike në Prizren 

0

Filluan punimet restauruese në ndërtesën e Qendrës Kulturore Hebraike, projekt ky i financuar nga Ministria e Kulturës. 

Në Prizren për të inauguruar këto punime sot ishin Ministri Hajrulla Çeku, ambasadorja e Izraelit, Tamar Ziv, ambasadori gjerman, Joern Rohde, shefi i misionit të OSBE në Kosovë, Michael Davenport, zëvendësambasadorja e SHBA, Alyson Grunder, nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi, Votim Demiri, kryetar i Bashkësisë Hebraike të Kosovës.  

Forhåndsvisning av bildeQendra Kulturore Hebraike do të vendoset në ndërtesën e ish Hotel Shumadija, aset i trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përkohshme.  

Forhåndsvisning av bilde

Projekti i revitalizimit është hartuar nga Komuniteti Hebraik në Kosovë, në bashkëpunim të ngushtë me Qendrën Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren. 

Forhåndsvisning av bilde

Paralelisht me ndërhyrjet revitalizuese, jemi në koordinim me Komunitetin Hebraik në Kosovë dhe shtetin e Izraelit, për të ndërmarrë hapat për zhvillimin e projektit të hulumtimit për ndërtimin e narrativës së ekspozitës mbi historinë e Komunitetit Hebraik në Kosovë, ekspozitë kjo e cila do të prezantohet në hapësirat e kësaj Qendre. Forhåndsvisning av bilde

Forhåndsvisning av bilde

Forhåndsvisning av bilde

Militantëve partiak nuk ju intereson e vërteta, pos një fragmenti të pjesshëm, që i mbështetë bindjet e tyre paragjykuese

0
Nga: Ramadan Veliu, Kloten, Zvicër
KOTËSIA E DEBATIT (POLITIK)
“Më e lehtë është ta coptosh nje atom, se të thyesh paragjykimet e njerëzve” (Albert Ajnshtajn)
Në një eksperiment, nje grupi studentësh iu dhanë disa pyetesorë rreth (mos)arsyeshmërisë së dënimit me vdekje.
Mendimet ishin të ndara mes grupit të studentëve, disa ishin KUNDËR dhe disa PËR dënimin me vdekje. Mëpastaj iu ndanë disa libra si literaturë rreth kësaj teme, të cilën duhej ta studjonin. Pasi i kishin studjuar literaturën, u bënë të njejtat pyetje. Për habi ata që kishin qenë kundër tani ishin edhe më të vendosur. I njejti efekt erdhi në shprehje edhe tek nëngrupi tjetër, ata që ishin pro dënimit me vdekje, tani ishin edhe më të vendosur. Si ishte e mundur nga e njëjta literaturë studentët të arrinin në dy përfundime diametralisht të ndryshme? Kjo ndodhi sepse studentët e kishin bindjen apo paragjykimin të formuluar më herët dhe ata muarën për bazë vetëm faktet dhe dëshmitë që konfirmonin qëndrimet e tyre¹. Ky fenomen njihet si “confirmation bias” apo si konfirmim i paragjykimit. Kur dikush ka një bindje në formë paragjykimi, është shumë e vështirë të luhatet, sepse ai mbahet fuqishëm vetëm për faktet dhe dëshmit që shkojnë në favor të paragjykimit të tij, kurse faktet që bijn ndesh me bindjen e tij paragjykuese i lëshon lehtas nën tavolinë, dmth. nuk i përfillë fare.
Kështu veprojne 99% e militantëve partiak, të cilët të vërtetën e konsumojnë vetëm aq sa mbështeten bindjet paragjykuese të tyre. E vërteta tjetër që del jasht kësaj sfere nuk ju intereson. Gjysëm të vërtetat janë arma më e fuqishme e militantëve. Thuhet se me gjysëm të verteta manipulohet që të besohet gjysma e gabuar e së vërtetës.
Prandaj debati me militantë partiak është i paraprogramuar për të qenë i kotë, sepse atyre nuk ju intereson e vërteta, pos një fragmenti të pjesshem, që i mbështetë bindjet e tyre paragjykuese, kurse at pjesën tjetër të së vërtetës e ndërtojnë dhe zbukurojnë sipas nevojave te tyre.
Mos u lodhni të bindni dikë me diskutime të kota, sepse ata veç e kanë të “vërtetën” dhe nuk e ndryshojne me asnjë çmim, përndryshe nuk do të ishin militantë.
¹) Hanno Beck: “Die Logik des Irrtums”(“Logjika e lajthitjes”)
Ilustrimi i shkarkuar nga interneti dhe i pershtatur ne shqip (RV.)