Kreu Blog Faqe 1176

”Msheftësitë e Gojës”, Gjuha shqipe dhe kuptimi i fjalëve të saj – 22.11.2022

0
Dr.Sc. Abedin Sutaj vazhdoj botimin me tri librave tjerë etimologjik, tash ne 6 vellime, ’’Msheftësit e Gojës (Guha Shype dhe kuptimi i fjalëve të saj. 1, 2, 3, 4, 5, )’’; si dhe me veprën tjetër ’’Emnat e Zotave, Veneve, e Njerzve (Kuptimi i tyne në Shqipe-Etimologji)’’. Me këto, ai botoj gjithsej 6 vëllime me studime etimologjike të shqipes. Kjo është Vepër përfshirëse për të gjitha fjalët e shqipes, ma komplete dhe me e thellë në fushën e studimeve të strukturës së fjalëve, e etimologjisë, me mbi 3400 faqe.
Msheftësit e Gojës ( Guha Shype dhe kuptimi i fjalëve t’saj)-I- u botua në vitin 2019, Mars, nga Shtëpia Botuese Lena Graphic, 923 faqe.
Msheftësit e Gojës ( Guha Shype dhe kuptimi i fjalëve t’saj)-II- u botua në vitin 2020, Shtator, 611 faqe,nga Shtëpia Botuese Lena Graphic,
Msheftësit e Gojës ( Guha Shype dhe kuptimi i fjalëve t’saj)-III- u botua në vitin 2020, Shtator, 531 faqe, nga Shtëpia Botuese Lena Graphic
Msheftësit e Gojës ( Guha Shype dhe kuptimi i fjalëve t’saj. Etimologji)-(IV)628 faqe, dhe (V)316 faqe- u botua në vitin 2022, tetor, nga Shtëpia Botuese Lena Graphic ne Prishtinë, si dhe libri Emnat e Zotave, Veneve, Njerzve (kuptimi i tyne -Etimologji), 332 faqe, botuar tetor, 2022.

Shih videon nga intervista që z. Abedin Sutaj dhënë redaktores për kulturë në RTV21

***

”Msheftësitë e Gojës” Gjuha shqipe dhe kuptimi i fjalëve i fjalëve të saj – 22.11.2022 – YouTube

Adresimi i Kryeministrit Albin Kurti sot në mbledhjen e 109-të të Qeverisë

0

Prishtinë, 23 nëntor 2022                                                                                       

Të dashur qytetarë,                                                                                                 

Të nderuar anëtarë të kabinetit qeveritar,

Sot para nesh kemi një mbledhje shumë të rëndësishme të Qeverisë. Ndër të tjera në rend të ditës kemi dy projektligje të cilat janë tejet të nevojshme. Pas një pune të gjatë dhe të kujdesshme, po sjellim për miratim Projektligjin për Zyrtarët Publik dhe Projektligjin për Pagat në Sektorin Publik. I pari e vendos në qendër zyrtarin publik dhe e bën administratën e qasshme për të gjithë, brenda dhe jashtë sistemit, përfshirë dhe pjesëtarët e mërgatës. Ndërkaq, i dyti për herë të parë krijon sistem të unifikuar të pagave dhe sjellë barazi në pagë te të punësuarit në sektorin publik. Të domosdoshëm për njëri-tjetrin, këto dy projektligje janë të domosdoshme për reformën në administratën publike. E kjo reformë është pjesë thelbësore e programit Qeverisës, sepse është domosdoshmëri e shtetit dhe e shoqërisë sonë. Së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, do të flasim më gjerësisht për to në konferencën për medie pas mbledhjes.

Të nderuar ministra dhe zëvendësministra,

Të nderuara zëvendëskryeministre,

Të premten që shkoi u ftova nga Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, z. Josep Borrell, për një takim të organizuar në Selinë e Bashkimit Evropian në Bruksel, të nivelit të lartë me Presidentin e Serbisë. Ftesa e Përfaqësuesit të Lartë Borrell ishte e shoqëruar me një tekst me katër paragrafe që mëtonte të lëshohej si deklaratë në fund.

Në paragrafin e parë bëhej ftesë për përqendrim, me urgjencë, në “Propozimin e Bashkimit Evropian”, të përkrahur nga Gjermania e Franca për normalizim të marrëdhënieve.

Në paragrafin e tretë teksti bënte thirrje që të fillonin menjëherë bisedimet për “Propozimin e Bashkimit Evropian”, në nivel të lartë për të arritur një marrëveshje para marsit të vitit 2023.

Natyrisht, këtë propozim të z.Borrel unë e kam mirëpritur dhe tashmë ishim deklaruar që “Propozimi Franko-Gjerman”, të cilin z.Borrel insistonte në takimin në Paris më 11 nëntor që tash e tutja ta quanim “Propozim të Bashkimit Evropian”, paraqet një bazë të mirë për diskutim.

Në paragrafin e dytë ishte çështja e targave së bashku me çështjen e garancioneve për komunitetin serb, të cilët do të diskutoheshin në “Propozimin e Bashkimit Evropian”, pra në marrëveshjen për normalizim dhe gjatë tetë orëve i zhvilluam gjashtë takime, tri takime bilaterale e tri trilaterale. 

Parakushti për targat kishte të bënte vetëm me pezullimin e veprimeve të Qeverisë së Kosovës dhe jo me ndalimin e lëshimit të targave nga ana e Serbisë, në versionin inicial. Ne ishim të pajtimit që, për t’i dhënë hapësirë bisedimeve për “Propozimin e Bashkimit Evropian”, të pezullonim fazën e dytë të vendimit për targat, mirëpo natyrisht atëherë kur Serbia ndalon së regjistruari makina me targa ilegale, sepse nuk ka kuptim të mos vazhdohet faza e dytë, të kalohet nga vërejtjet e qortimet te gjobat, të mos ekzekutohen gjobat, e në anën tjetër të vazhdohen të lëshohen targat KM, PR, GL, PE, UR, e kështu me radhë. Ky propozim u pranua dhe besoj që ishte një e arritur e rëndësishme e takimit.

Më lejoni të them, që komuniteti serb në Kosovë është komuniteti më i mbrojtur e më i priveligjuar në Kushtetutë të Republikës dhe kjo është rezultat i marrëveshjes gjithëpërfshirëse të ish-presidentit finlandez, Martti Ahtisarin, i cili ishte udhëheqës i ekipit ndërkombëtar- ndërmjetës. Të drejtat për pakica në Kushtetutën e Kosovës nuk i gjen në atë të Serbisë, por nuk i gjejmë as në shumë e shumë vende të tjera anë e mbanë botës, përfshirë këtu edhe kushtetuat në vendet më të avancuara të Bashkimit Evropian.

Tash pas takimit që patëm atje, i cili pra gjithsej në këto bisedime zgjati tetë orë, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, fatkeqësisht e ndryshoi premisën e negocimit të ditës së hënë; në kundërshtim me parimin e propozuar nga vet ai, filloi të insistojë në një marrëveshje që adreson vetëm masat e mirëbesimit, pezullimin e gjobave për targat. Qëllimi i madh u hoq nga agjenda. Nevoja urgjente për propozimin evropian me mbështetje franko-gjermane u zhduk nga tavolina duke ju përshtatur qëllimit të Serbisë, presidenti i së cilës kishte ardhur në Bruksel jo për “Propozimin e Bashkimit Evropian”,  por për targat.

Më datën 18 gusht në takimin që kemi pasur ishin dy pika të rendit të ditës. Pika e parë korniza e përgjithshme e marrëveshjes; pika e dytë çështjet aktuale. Edhe unë e mbështeta këtë strukturë të takimeve, sepse liderët shtetëror thirren për të bërë marrëveshjen e madhe e finale. Po e ri përsëris, unë nuk jam as nuk as polic, as komandant stacioni, as shef kadastri, as zyrtar dogane, që të merrem me gjithfarë çështjesh teknike, të cilët dalin përgjatë bisedimeve. Ne jemi shtet me institucione dhe organe përkatëse, të cilat kanë shumë profesionistë të zotë, që i zhvillojnë këso lloj bisedimesh. Unë shkoj atje për marrëveshjen finale ndërkombëtarisht  e ligjërisht të obligueshme, për normalizimin e plotë të marrëdhënieve, me njohjen reciproke në qendër. Ky duhet të jetë qëllimi dhe ky është kuptimi.

Ndërkaq, autorët e “Propozimit të Bashkimit Evropian” e braktisën propozimin e tyre, prandaj edhe takimi përfundoi. Sikurse në takimin e 18 gushtit edhe në këtë takim unë isha i fundit që e lëshova ndërtesën e Bashkimit Evropian. Sepse gjithmonë ekziston mundësia edhe për një përpjekje të fundit dhe më duhet t’ju njoftoj se ka qenë edhe përpjekja e fundit. Emisari special Lajçak ka ardhur tek dhoma ku ndodhej delegacioni ynë dhe e bëri edhe një përpjekje të fundit për një tekst, i cili do ta përfshinte edhe propozimin e Bashkimit Evropian. Mirëpo, më pastaj na njoftoi që, Presidenti i Serbisë nuk e ka pranuar këtë. Ndërkaq, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian tashmë ndodhej në konferencë për medie.

Pra, tek ne ekziston edhe qëllimi edhe qëndrimi edhe arsyet edhe argumentet për të arritur marrëveshjen ligjërisht të obligueshme, por ky duhet të jetë edhe qëllimi i ndërmjetësve.

Vendimi ynë për targat nuk mund të jetë objekt i negocimit, është vendim i Qeverisë sonë.

Ajo çfarë kemi treguar ne është zemërgjerësinë tonë, që t’i japim shansë jo vetëm ligjshmërisë edhe kushtetutshmërisë, por edhe brengave të atyre për mundësitë e cenimit të paqes e të sigurisë, duke diferencuar qasjen e duke sekuencuar implementimin.

Tri javë të para qortime, vërejtje. Po i afrohemi numrit të 2000 qortimeve dhe vërejtjeve, asnjë incident, asnjë ankesë. Dhe dy muaj pastaj gjobitje. Jo konfiskim të targave, por gjobitje, sepse këtë e parasheh edhe ligji. Pra, ne nuk e negociojmë vendimin. Ne e kemi treguar zemërgjerësinë tonë sa i përket mënyrës dhe kohës së implementimit.

Dhe, shtrohet pyetja, pse e kemi sjellë ne këtë vendim, së pari me datën 28 qershor. Kjo ka ndodhur meqenëse gjashtë muaj është negociuar për targat në Bruksel, prej shtatorit të vitit të kaluar deri në prill të këtij viti, gjashtë muaj ditë është negociuar për targat në Bruksel dhe në fund kanë qenë tetë opsione. Tetë opsione kanë qenë, prej këtyre tetë opsioneve, tash po ua them midis neve, tri kanë qenë më të përshtatshme për neve, pesë jo, por Serbia s’e ka pranuar asnjë. I ka refuzuar të gjitha tetë opsionet.

Ne luteshim që të mos vinte puna te ato pesë, ndoshta vjen te këto tri, por s’u bë asnjë, sepse i refuzuan të gjitha dhe ne nuk e morëm vendimin në prill, kur i kanë refuzuar tetë opsionet, nuk e morëm as në maj, e morëm në fund të qershorit.

Vendimi ynë vjen dy muaj pas dështimit të negociatave gjashtëmujore me fajin e Serbisë, e cila i ka refuzuar të gjitha tetë opsionet në tavolinë për targat.

Pra, e kuptoni çfarë zemërgjerësie të Qeverisë së Kosovës ka përgjatë këtij viti, por edhe në vitin që shkoi.

Ne nuk kënaqemi teksa gjobisim. As një polic i Republikës së Kosovës nuk gëzohet teksa gjobit. Nuk është dëshirë gjobitja, është detyrë. Jo dëshirë e individit, qoftë ai zyrtar shtetëror, por obligim e detyrë sipas ligjit të shtetit tonë.

Njësoj, siç këto janë çështje të sundimit të ligjit në vendin tonë, nuk mund të jenë dorëheqjet e kthimet e zyrtarëve publikë e shtetërorë çështje të pazareve, sepse që të gjitha janë të rregulluara me ligj. Ju e patë, që deputetët e Listës Serbe dolën nga institucionet e Republikës së Kosovës dhe të tjerë prej tyre u kthyen dhe bënë betimin. Kjo është mënyra se si kthehesh në institucione, duke bërë betimin, duke respektuar Kushtetutën, kushtetutshmërinë, ligjin, ligjshmërinë, rregullat, procedurat.

Pra, nuk jemi një shtet diktatorial, që vendos se kush kur shkon e kush kur kthehet. Shteti ynë ka Kushtetutë, ligj, procedura, organe, institucione, të cilët e mundësojnë atë gjë.

Takimi i nivelit të lartë duhet të jetë për qëllime të larta dhe unë natyrisht që pres se kjo do të vazhdojë. Sot në Bruksel ndodhet Zëvendëskryeministri për Integrime Evropiane, Dialog dhe Zhvillim, Besnik Bislimi. Mbase do të ketë edhe një takim në përpjekje, që brenda këtyre 48 orëve të arrihet dakordimi. Ne e kemi edhe vullnetin edhe qëllimin e mirë dhe gatishmërinë e vazhdueshme.

E kam thënë dhjetëra herë se Evropa është kontinenti ynë dhe Bashkimi Evropian është fati ynë. Gjysma e kombit tonë jeton në vendet e Bashkimit Evropian. Integrimi në Bashkimin Evropian nuk është vetëm bashkim në familjen evropiane, por bashkim edhe i familjeve tona.

Nuk kemi as hatërmbetje e as inate. Nuk veprojmë, nuk flasim, nuk mendojmë e as nuk sillemi me cinizëm as me ironi, por me të vërtetën dhe në të drejtën tonë.

Jemi vendi më demokratik i Ballkanit Perëndimor, që përqafon e promovon vlerat më të larta e më bazike të Bashkimit Evropian dhe nuk mund ta gjeni dikë, i cili nuk e konstaton këtë për Republikën e Kosovës.

Sa i përket sundimit të ligjit, sipas World Justice Project, hera e dytë sivjet që Kosova është e para në Ballkan dhe sivjet është e dyta në botë sa i përket përmirësimit të sundimit të ligjit. Janë tetë kritere se si janë vlerësuar shtetet. Prej këtyre tetë kritereve, në shtatë prej tyre Kosova është para Serbisë. Në vetëm në njërin prej tetë kritereve, Serbia është para Kosovës. Pra, ne jemi vend para Serbisë sa i përket sundimit të ligjit. S’ka dyshim që jemi edhe para Serbisë sa i përket demokracisë e unë jam i bindur që jemi para Serbisë edhe sa i përket pavarësisë. Shteti ynë, institucionet tona janë shumë më të pavarura se sa ato të Serbisë, për shkak të lidhjeve të tyre me Rusinë.

Në dialog, jemi pala më aktive, kreative e konstruktive. E njëjta nuk mund të thuhet për palën tjetër, e cila kërcënon me dhunë dhe mbahet me aukraci.

Ndaj Bashkimit Evropian, si në të kaluarën, si sot, shpesh kam qenë kritik e jam kritik, por po e ritheksoj asnjëherë i hidhëruar. Në këtë drejtim, është edhe deklarata ime në Bruksel këtë të hënë. Kritik ndaj Përfaqësuesit të Lartë dhe Emisarit Special të Bashkimit Evropian, të cilët e braktisën propozimin e Bashkimit Evropian.

Unë jam çdoherë i gatshëm që t’i përgjigjem ftesës për takime, që për temë kanë marrëveshjen finale, ndërkombëtarisht e ligjërisht të obligueshme për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë, me njohjen reciproke në qendër.

Ju faleminderit shumë

Don Lush Gjergji: Përshpirtëria e Nënës Terezes, kujtime në 25 vjetorin e vdekjes

0

Don Lush Gjergji, Prishtinë

Përshpirtëria e Nënës Tereze (25 – vjetori i vdekjes) 

TA ADMIROJMË APO TË SHKOJMË PAS JEZUSIT?  

“Askurrë askush s’ka folur si ky njeri!” 

                                               (Gjn 7, 46) 

Të jesh i krishterë  i mirë, domethënë ta kemi zemrën e pastër, ta shohim Zotin në çdo të afërm, të duam njëri-tjetrin shi ashtu siç na do Jezusi.” 

                                                                                    (Nëna Tereze) 

Fenomeni Jezus – dje dhe sot, është një fakt historik, fetar, kulturor, moral, universal. Vërtet, para Jezusit askush s’mund të jetë indiferent, sepse personaliteti  dhe fytyra e tij kërkojnë prej nesh një qëndrim themelor: të jesh me Të apo kundër Tij. 

Jezusi, gjatë jetës së tij tokësore ka shkaktuar te shumë njerëz ndjenjën e admirimit, veçanërisht nëpërmjet mrekullive,  po edhe si fëmijë: në Tempullin e Jerusalemit në moshën dymbëdhjetë vjeçare, në mesin e dijetarëve të Ligjit (khs. Lk 2, 41-52); kur e ngjalli bijën e Jairit (Mk 5, 21-43); të riun nga Naimi (Lk 7, 11-17); ngjallja e Lazrit (Gjn 11, 1-48); fashitja e stuhisë në det (Mt 8, 23-27); shërimi i të pikuarit (Mt 9, 1-8)… 

“Kështu u bë një përçarje në popull për shkak të tij. Disa deshën edhe ta kapin, por prapë askush s’vuri dorë në të.” (Gjn 7, 43-44) 

Krerët e priftërinjve dhe të farisenjve, ishin shumë të shqetësuar, të pasigurt, çka do të duhej të bënin me Jezusin, sepse populli e kishte pranuar mjaft mirë, shumë prej tyre e admironin dhe donin, disa ecnin pas tij. Mu për këtë, vendosën të dërgonin rojën që ta kapnin. Armiqtë e Jezusit ishin gjithnjë të frikësuar dhe në pritje si do të përfundonte veprimi i tyre. 

Dhe, ia, befasia: roja kthehet pa Jezusin! “Pse nuk e sollët?” Rojtarët përgjigjën: “Askurrë askush s’ka folur si ky njeri!” (Gjn 7, 45-46) 

Kështu flasin dhe dëshmojnë rojtarët, ata që ishin të dërguar për ta kapur, që kishin mbetur të habitur, pa fjalë, disi edhe të entuziazmuar, por pa bërë ndonjë hap tjetër, më të thellë… Ata, ndaleshin vetëm në konstatim. Ishin të lumtur që e kishin takuar, dëgjuar, parë dhe njohur. Mjaft. 

Ky qëndrim, te armiqtë e Jezusit kishte shkaktuar edhe më tepër tollovi dhe pasiguri. Ata pyesin: “Po mos u mashtruat edhe ju?” (Gjn 7, 47) 

Në vend që të shqyrtonin dëshminë e rojës,  në armiqtë e Jezusit rritej urrejtja, nënçmimi, përbuzja për Jezusin dhe për rojën. “Pse, a është ndokush prej anëtarëve të Këshillit apo prej farisenjve që besoi në të? Por veç, kjo vogjëli që s’e njeh Ligjin – qoftë mallkuar!” (Gjn 7, 48-49) 

Ata e mbanin vetveten si të drejtë, të parazgjedhur, duke përbuzur dhe shkelur të tjerët… Dëshmia e rojës ishte e madhe: e çmuar, e sinqertë, e ndershme, sepse kishin pasur guxim së pari ta dëgjojnë Jezusin, ta shohin, ta admirojnë, para se ta kapnin. Sipas atyre që i kishin dërguar Jezusi ishte mashtrues, turbullues, armik i Zotit dhe Popullit. 

Të pashë, të dëgjosh tjetrin, ashtu siç është, të zbulosh dhe pranosh të mirën te tjerët, edhe të “armiqtë”, që nuk janë si ne, me ne, është virtyt i rrallë. Roja bëri një dëshmi, tregoi çka ka parë, dëgjuar, përjetuar, mirëpo nuk është thelluar më tutje: kush është Jezusi? Pse ai fliste kështu? 

Roja, në një mënyrë, e paraqet botën e sotme, e cila njeh, pranon krishterimin si fenomen: si traditë, kulturë dhe qytetërim të Evropës, deri diku edhe të mbarë njerëzimit, por nuk kërkon dhe thellohet më shumë për Jezusin dhe krishterimin. 

Shumë njerëz të sotshëm, në stilin e rojës së dikurshme, kanë qëndrime të tilla: Jezusi është vërtet i mrekullueshëm, i jashtëzakonshëm, i papërsëritshëm, tejet i  mirë, miqësor, i thjeshtë, komunikativ, bujar… Këtë e pranojnë kryesisht të gjithë, besimtarë apo jo besimtarë, të krishterë apo jo të krishterë… 

“Gandi pati thënë një herë që nëse të krishterët vërtet do të ishin të tillë, India s’do të ishte induiste. Të gjithë presin prej nesh që të jetojmë në plotësi fenë tonë të krishterë.” (Nëna Tereze) 

Nëse Jezusi është aq i mirë, thjeshtë, i butë, mëshirshëm, miqësor, si do të duhej të jemi ne, nxënësit e tij, Kisha jonë, shoqëria, dymijë vjet pas Krishtit, pranisë së tij dhe të Kishës katolike ndër ne? Jezusi, nuk është vetëm mësim, doktrinë – edhe më pak – vetëm ide, ideal, kurrsesi ideologji… Ai është Fjala e Hyjit të mishëruar, realitet, Njeri, që të mund ta takojmë, duam, jetojmë, dëshmojmë. Ai është Dashuria që dhurohet dhe pret përgjigjen tonë. 

Shumëkush ndoshta e njeh mjaft mirë porosinë e Krishtit, shkruan apo flet për Të, por çka vlen kjo nëse nuk jetojmë me Të? Njerëzit janë të lodhur prej punës, jetës – lexojnë ndoshta pak dhe keq, pa ndonjë vëmendje dhe kujdes, por “lexojnë” shumë mirë jetën tonë. 

“I krishteri është Tabernakulli i Zotit të gjallë. Nëse doni ta dini sa na ka dashur Jezu Krishti, atëherë shikoni Kryqin e tij. Nëse doni ta dini sa na do Jezu Krishti sot, atëherë shikon Tabernakullin e tij në kisha tona.” (Nëna Tereze) 

Njohja  e Jezusit, pa jetë dhe dëshmi, do të ishte gati e kotë, pa dobi, sepse, Ai kështu për ne do të ishte një ide – ideal, jo jeta jonë në plotësi. (krhs. Gjn 1, 1-5) 

Ta admirosh Jezusin, është bukur, por tepër pak, vetëm hapi i parë kah Ai për ta pranuar, dashur, jetësuar dhe dëshmuar në jetën tonë të përditshme. 

Ne, nuk duhet të frikësohemi ta shpallim dashurinë e Krishtit dhe të duam siç na do ai ne. Në punë që duhet bërë, s’ka rëndësi sa e vogël dhe  e thjeshtë, ta vejmë dashurinë e Krishtit… Njerëzit nuk e admirojnë punën tonë, as profesionalizmin tonë, por fenë tonë, dashurinë tonë për Jezusin dhe për të varfër, për çdo njeri… T’i ndihmojmë njerëzit që ta zbulojnë, njohin dhe duan Krishtin në ata që vuajnë” (Nëna Tereze) 

Edhe sot në botë, ka shumë simpatizues të Jezu Krishtit. Të krishterët, duke pasur karizma të ndryshme, duhet të bashkëpunojnë në çështjen e Ungjillit, secili sipas mundësive, mjeteve, karizmës dhe mbarështimit të vet.” (AG 28) 

Çdo i krishterë është i ftuar dhe i dërguar jo vetëm për të admiruar Krishtin, por, për të shkuar pas Tij, për ta jetuar dhe dëshmuar Atë gjithnjë. 

Prishtinë, 23 nëntor 2022  –  Radio Maria – Kosovë

PS të vendosë një kandidat si kryebashkiak të ri të Tiranës, në vend të Erion Velisë

0

Nga: Pirro Prifti

Zgjedhjet e ardhshme vendore në Shqipëri do të mbahen më 14 maj 2023, sipas dekretit të nënshkruar nga Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj. 

Gjithashtu theksohet se “Presidenti Begaj nxit të gjitha palët që të shkojnë drejt kësaj date me përulësi dhe respekt ndaj qytetarëve dhe kundërshtarëve politikë”. 

Katër vjet më parë në Zgjedhjet e fundit vendore në Shqipëri që u mbajtën më 30 qershor 2019 u fituan nga PS me kadidatin Erion Velia i cili është aktualisht Kryebashkiak i Tiranës. 

Kryebashkiaku aktual i Tiranës premtoi shumë gjëra dhe kishte bërë një Program për tu admiruar në se do të shikonin premtimet : 

-Ne infrastrukturë  – 66 premtime. Tek premtimet në infrastrukturë premtimet pikante ishin: `1. Do të kryhet normalizimi i trafikut dhe përcaktimi i zonave me trafik të kufizuar me  

qëllim reduktimin e ndotjes 

  1. Do të kryhet ndërtimi i një strehe në përputhje me standardet europiane për kafshët e 

rrugës në territorin e bashkisë… 

  1. Do të pilotohet ideja e mesditave pa makina ku ndalohet lëvizja e makinave në rrugë të

caktuara midis orës 11:30 dhe 13:00 

  1. Do të kryhet zhvillim i mëtejshëm i qendrës së menaxhimit të trafikut me qëllim për të

rritur analizimin e trafikut, monitorimin dhe koordinimin në mënyrë dinamike të gjithë  

semaforëve të Tiranës dhe devijimin e trafikut drejt akseve me më pak ngarkesë 

  1. Do të krijohet një sistem i qartë dhe i thjeshtë i ndalimit të qarkullimit për automjetet që

kryejnë transport mallrash, furnizim apo ndërtim në orë të caktuara dhe rrugë të caktuara  

të kryeqytetit 

  1. Do të krijohen zona me trafik të kufizuar në të cilat do të ndalohet qarkullimi i

automjeteve gjatë orareve të pikut por pa penguar banorët e zonës dhe automjetet e  

urgjencës 

  1. Do të kryhet kontroll i rreptë për t’i dhënë fund fenomenit të uzurpimit të vendeve të

parkimit në Tiranë 

  1. Do të investohet për ndërtim parkingjesh nëntokësore në partneritete publike private në

territorin e bashkisë….`. 

-Në Arsim/Kulturë/Sport – 50 premtime.Tek premtimet në Arsim Kulture Sport premtime picante ishin: `34. Do të dyfishohen hapësirat sportive për çdo 100000 banorë brenda vitit të parë të mandatit duke aktivizuar ambientet e shkollave si qendra komunitare dhe duke i vënë ato  

plotësisht në shërbim të sportit 

  1. Do të krijohen 40 ambiente sportive për çdo 100000 banorë brenda mandatit
  2. Do të krijohen 90 ambiente të reja sportive në hapësirat e lira brenda blloqeve të banimit
  3. Do të rehabilitohen të gjitha ambientet sportive në pronësi të Bashkisë….`.

-Në Mjedis Turizëm – 23 premtime. Tek Premtimet  Mjedis Turizmit picante ishin premtimet 4-5-6-7 : `4. Do të kryhet ndërtimi i një impianti për përpunimin dhe riciklimin e mbetjeve duke ndaluar rreptësisht djegien e tyre në territorin e bashkisë  

  1. Do të kryhet rehabilitimi dhe gjelbërimi i 135810 m2 hapësira publike të çliruara nga ndërtimet informale gjatë 2 viteve të fundit në Tiranë
  2. Do të kryhet rigjenerim dhe transformim i ish zonave industriale të Tiranës në hapësira të gjelbërta dhe në shërbim të komunitetit 
  3. Do të kryhet aplikim në projektin ” Fasadat e Gjelbra” me qëllim krijimin e hapësirave të gjelbërta vertikale`

Në Bujqësi -15 premtime. Tek premtimet bujqësore ishte premtimi 5: `Do të zbatohet politika të KM 0, në mënyrë që njerëzit nga Tirana të blejnë produktet në Krrabë`?! 

-Në Shërbimet Sociale – 10 premtime. Tek premtimet këtu ishte premtimi Nr.6:`Do të kryhet, brenda 100 ditëve të para të mandatit, shpërndarja e të gjitha banesave sociale (385 banesa) dhe hartim i një politike të mirëfilltë për strehimin social` 

-Në ekonomi dhe punësim – 15 Premtime. interesant ishte fakti se premtimi i 15 ishte: `Në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë do t’i jepet biznesit që është i fokusuar në produktet “MADE in TIRANA”, kapanone me qira 1 euro m2`?! 

(PREMTIMET-TIRANA.pdf (portavendore.al) 

Sot pas katër viesh jemi par një tabllojë tjetër të premtimeve të parealizuara si ato që veçova mësiër, por edhe për  mos transparencën e buxhetit të Bashkisë. 

Pa i hyrë problemeve të  60 bashkive të tjera, Bashkia e Tiranës ka një popullsi prej 1.2 milion banorë megjithë rrethinat dhe dihet vështirësitë që ka për tu manaxhuar. 

Sidoqoftë problemet më të mprehta me të cilat ky kryebashkiak u përplas gjatë drejtimit të kësaj Bashkie  të cilat janë lënë pa zgjidhj; 

Problemi i plehrave dhe i incieratorit, 

Problemi i pakingeve te anës rrugëve 

Problemi i  pagimit të taksave për pastrimin, për taksat për fëmijet e kopshteve dhe çerdheve dhe ata të shkollë në të cilën pagonin familje që nuk kishin probleme të tilla. 

Problemi i pastirmit të rrugëve sidomos në rrugët e bllokut ku asnjë pastrues bashkie nuk futet. 

Problemi i zhurmave nga makinat e mëdha që lëvizin në mës të ditës në kundërshtim me Rregulloren e Rrugëve por edhe nga zhurmat pas mesit të natës ku në rrugë garojnë me makina shoferët e të fortve apo dhe të institucioneve të veccanta që nuk kanë frikë nga policët. 

Problemi i vendosjes së parkimit të taksive çdo 50-100 m duke penguar familjet dhe individët e interesuar për parkim. 

Problemi i bërjes së zonës së hapsirës para Pallatit të Kulturës hapësirë e cili zhduku 7 rrugë komunikuese dhe detyron makinat të futën në rrugë pa rrugë, duke krijuar trafik të rënduar. 

Problemi i mos realizimit të një rrugë direkte në formë nënkalimi apo mbikalimi në qëndër mbi hapësirën e madhe para Pallatit të Kulturës 

Problemi i zënies së vëndeve të parkimit para pallateve me parkime private nga zyra private, 

Dështimi i logove `REZIDENT` të shpërndara nga Bashkia për ti vendosur në makinat e popullit që  të parkojnë pranë vëndit të banimit, e që faktikisht nuk vlejnaë aspak. 

Sigurisht pështimi më i madh për Kryebashkiakun aktual është kapja nga e ashtuquajtura `mafia e ndërtimeve` sepse ka dhënë leje që kanë dëmtuar hapësirën e gjelbër përreth Tiranës duke zvogëluar sipërfaqen e kurorës përreth liqenit të Tiranës Leja për ndërtime në atë zonë dhe lejet që presin zbatimin do të jenë një katastrofë nëse do të miratohen. 

Difekt tjetër i rëndë i Kryebashkiakut është mos marrja parasysh apo nënvlerësimi i vendimeve të Këshillit Bashkiak për cdo problem kryesisht për incineratorët. 

Difekt i madh është mos funksionimi i Administratorëve të `minibashkive` që sot nuk quhen kështu, duke krijuar një mosfunksionim të rëndë në manaxhimin, kontrollin dhe marrjen e masave për përmirësimin e gjëndjes. 

Problem tjeter janë Policia Bashkiake e cila vetëm vendos gjoba por problemet që sheh përreth në shklelje të ligjit policia bashkiake largohet pa kryer asnjë veprim në ndihmë të banorëve. 

Krahas këtyre, problem i madh për çdo  Kryebashkiak dhe jo vetëm ai i Tiranës shtë mbajtja e Këshiltarëve jo profesionistë dhe në vënd të tyre Këshilltarë janë patronazhistët dhe militantët. Madje dhe në strukturat partiake të PS drejtues janë vënë miq, të afërm dhe ata që paguajnë  për një post partiak  apo  në `hot stuff`.  

Kjo ka shkaktuar që strukturat e PS drejtohen nga militantë nga Tepelena, Skrapari, Gramshi, Tropoja, Hasi, Dibra, fshtatrat e Vlorës e të Gjirokastrës, dhe nga fshtarat e Shqipërisë së mesme (megjithë respektin për popullin e këtyre zonave), e plot të tjerë të panjohur për banorët e Tiranës por edhe në qytetet e tjera të mëdha, ku strukturat partiake të çdo lloj partie gëlojnë nga amatorizmi, korrupsioni, mitmarrja, patronazhistët. Shumë pak njerëz me vlera dhe integritet ka në drejtim. Kjo sigurisht ka dëmtuar edhe Bashkinë e Tiranës. 

Në përfundim po ti bëjmë një rezyme punës të Kryetarit Erion Velia mund të vërejme se negativiteti rëëndon më shumë se punët e mira. Kjo mbetet një këmbanë alarmi për Kryeministrin dhe PS, sepse po nuk u ndërhy në këto sektore dhe po nuk u rregullua më ligj puna e keshilltarëve të Kryetarit të Bashkisë , madje dhe këshilltarëve të Ministrave të cilat kanë mbledhur bukuranet e dynjasë nëpër administratë, populli i Tirans do të votojë një qytetar të papërlyer, me integritet dhe profesionist i mirë i kujtdo Partie qoftë madje dhe i pavarur. 

Tirana ka nevojë për një drejues puntor dhe jo për ndonjnjë militant partie, asa pëër ndonjë ish bashkëpuntor i sigurimit apo mik i tij, dhe as për ndonjë të korruptuar të harruar as për ndonjë mafioz që bërtet se jam `burrë i mirë`… 

priftipirro2017@gmail.com

Ukraina është një betejë midis lirisë dhe tiranisë

0

Nga Aurel Dasareti

Shoqëria normale është një shoqëri e qytetëruar, një shoqëri e sjellshme, një shoqëri larg luftërave pushtuese dhe konflikteve. Rusia e Putin-it (dhe Serbia), qartësisht kërcënimi më i madh dhe më i rrezikshëm me të cilin përballet bota sot. 

*** 

Putin-i asnjëherë nuk e mban atë që premton. 

Isha në një vizitë të rastësishme në disa vende të Evropës Lindore… 

Një bisedë e shkurtër me një emigrant (avokat) rus, kundërshtar i vendosur i Putin-it, i cili disa vite më parë iku në vendet baltike për shkak të rrezikut për jetën e tij. Dhe mbetet aktivist për informim të drejtë. Ndër të tjera ai u përgjigjet pyetjeve si kjo: 

– A ke frikë se aktiviteti jot mund të jetë rrezik për jetën tënde? 

– Nuk mund të mendojmë shumë për kërcënimet. Atëherë do të paralizoheshim nga frika dhe do të duhej të ndalonim punën që po bëjmë. 

– Çfarë doni të arrini? 

– Nuk ka shpresë për një paqe të drejtë në Ukrainë për sa kohë që Putin është në pushtet. Putin nuk do të heqë dorë as nga lufta në Ukrainë. Putin-i duhet thyer për të arritur paqen. 

– Por gjithnjë e më shumë njerëz në Perëndim besojnë se po i afrohen pikës ku duhet të negociojnë me Putin-in? 

– Kur dëgjoj politikanë perëndimorë që duan një marrëveshje me Putin-in, dua të bërtas. Putin-i nuk do t’i mbajë kurrë premtimet e tij. 

*** 

Nëse ne kapitullojmë sot në dritën e shantazhit bërthamor të Putin-it, kush do të thotë se ai nuk do të përdorë të njëjtin shantazh 3-4 vjet më vonë? Dhe kush do të thotë që diktatorët e tjerë anembanë botës nuk do ta shikojnë këtë dhe të thonë: “Oh, shiko atë. Perëndimi është i gatshëm të kapitullojë para shantazhit bërthamor? Pse të mos bëjmë të njëjtën gjë si Rusia”? Dhe për vendet që nuk kanë armë bërthamore sot? Pse nuk duhet të kenë armë bërthamore nëse armët bërthamore janë efektive dhe i ndihmojnë ata të arrijnë atë që duan? 

*** 

Putin-i po përpiqet të shterojë furnizimin e Ukrainës me artileri dhe raketa, duke dërguar në shënjestër të artilerisë dhe raketave ukrainase sa më shumë regrut rusë. 

Nëse eliminohen të gjithë ata 300.000 terroristë rusë nuk ka problem për Putin-in. Ai thjesht do të dërgojë më shumë kurban, çfarë do të thotë jeta e tyre për të? ASGJË. 

Shumë perëndimorë “të arsyeshëm” që nuk kanë njohuri të mjaftueshme për mentalitetin rus, mund të mendojnë përafërsisht: “Unë nuk mund ta kuptoj pse e gjithë Rusia nuk do ta kthejë Putin-in dhe ta dëbojë atë nga pushteti. Rrethi i tij i brendshëm më i pasur rus po vuan për veprimet e tij. Njeriu i zakonshëm në Rusi po vuan edhe më shumë. Është koha që të gjithë të zgjohen dhe ta quajnë atë që është. Veprime të padurueshme dhe të papranueshme nga një i çmendur që sjell këtë vuajtje të panevojshme mbi popullin e tij dhe akoma më keq mbi vendin e Ukrainës, i cili nuk bëri absolutisht asgjë për të merituar ndonjë nga ky sulm i paprovokuar. Ajo prek të gjithë botën dhe duhet ndalur”.  

Megjithatë, problemi është se shumica e rusëve pajtohen me pushtimin e Putin-it, dhe ata shqetësohen vetëm nga perspektiva e humbjes, ose nga perspektiva për t’u bashkuar realisht në luftë (të jenë ushtarë pjesëmarrës). Kërcënimet ndaj Putin-it nuk vijnë nga njerëzit që duan demokraci, drejtësi dhe paqe. Kërcënimet vijnë nga njerëz kriminelë, barbarë të zhgënjyer me “mungesën” e brutalitetit të Putin-it dhe mungesën e rezultateve pozitive. Pra, ata duan që Putin-i të jetë edhe më i përgjakshëm; të ushtroj më shumë terror dhe masakra kundër civilëve ukrainas. 

Siç thekson historia, mungesa e ultimatumit që Perëndimi t’i japë Rusisë për të ndalur masakrën dhe për t’u tërhequr, thjesht i mundëson Putin-it të vazhdojë luftën e tij pa shumë pasoja për rusin e zakonshëm. Nëse perëndimorët (sidomos BE) do të ndjenin dhimbjen e vërtetë për viktimat ukrainas, popullariteti i Putin-it në Rusinë fashiste terroriste ka të ngjarë të shkërmoqet si një pirg letrash. 

A nuk e di ndonjë nga Perëndimorët se kjo luftë (përveç tjerash) është edhe një luftë për naftën e Ukrainës? Për këtë bëhet fjalë. Nëse Ukraina do të kishte aftësinë dhe financat për të nxjerrë naftën e saj në treg, kjo do të shkatërronte kontrollin e Rusisë në BE duke i shitur atyre naftën e tyre. Ukraina është e pasur me naftë. BTW Rusia dhe Kina nuk do të jenë kurrë në një marrëveshje të re të gjelbër. Ekonomia e Rusisë bazohet në naftën që ata shesin. Kina po ndërton shumë më tepër termocentrale me qymyr. E gjithë kjo politikë e ndryshimeve klimatike është vetëm një grumbull zhurmash për pushtet. E gjithë teoria është me të meta, dhe e njëjta që Al Gore shiste mbi 20 vjet më parë. Tani është po aq me të meta sa atëherë. Oqeani mund të ngrihet një ose dy inç në njëqind vjet. A është kjo diçka që dikush duhet të harxhojë përpjekjet për të harxhuar shuma të mëdha parash dhe për të mos arritur asgjë? Ka kaq shumë shkencëtarë që marrin anën tjetër të çështjes. Klima ka ndryshuar që nga fillimi i tokës. Shumë shkretëtira dikur nuk ishin. Zgjohuni se nuk ka më lajme të vërteta. Shumica e politikanëve perëndimor (sidomos ata të BE-s) gënjejnë nëpër dhëmbë së bashku me mediat kryesore. 

Gjithnjë e më shumë na tregohet shpirti i vërtetë rus. “Unë u rrita me kërcënimin e BRSS që po rrezikonte ekzistencën tonë dhe duket se të njëjtët njerëz të këqij janë ende në krye. Unë nuk mendoj se bota do t’u besojë rusëve për një kohë të gjatë pas kësaj”më tha një profesor, emigrant i moshuar (jo-rus) nga ish BRSS.  

Bëjini vetes vetëm një pyetje – pse Rusia (dhe këlyshi saj Serbia) nuk dëshiron të ekzistojë në të njëjtën mënyrë që duan të ekzistojnë të gjitha vendet e tjera evropiane? Pse e gjithë Evropa (me përjashtim të Serbisë terroriste fashiste…) është në rregull me ekzistimin si fqinjë të bashkuar, paqësorë, të cilët nuk janë të interesuar të marrin nën kontroll vendet e tjera dhe të marrin burimet e tyre natyrore, por thjesht të zhvillohen brenda kufijve të tyre? 

Kjo sepse ata janë kombe të mendimit modern, të qytetëruar. Pushtimi i kombeve të tjera dhe zgjerimi i të ashtuquajturës “perandori” tuaj është një mentalitet i lashtë nga shpellat e Karpateve që ekziston edhe sot e kësaj dite në Rusi (dhe Serbi). Ata janë të egër që nuk respektojnë të drejtat e njeriut, as të qytetarëve të tyre. 

*** 

Koha për t’i dhënë Ukrainës avionë të avancuar, sisteme raketash me rreze të gjatë dhe mbrojtje ajrore cilësore të “kupolës së hekurt”. Dimri po vjen dhe një gjendje më statike do të vendoset në të dyja anët. Me këtë teknologji të avancuar Ukraina do të kontrollojë hapësirën ajrore dhe do të jetë në gjendje të godasë objektivat ruse drejt kufirit nga toka dhe ajri. Dimri dhe goditjet e vazhdueshme mund të kombinohen për të thyer përfundimisht vullnetin e agresorëve rusë për të luftuar. 

Më herët në këtë luftë, unë brohorisja çdo fitore të Ukrainës mbi pushtuesit. Tani kam filluar të më vijë disi keq për ushtarët rusë. Ata në thelb po hidhen në një mulli mishi për të kënaqur egon e një tirani. Ata po vdesin për asgjë të denjë apo fisnike. 

Trupat ruse po ndërtojnë pozicione të reja mbrojtëse gati 40 milje prapa linjave aktuale të frontit, një shenjë që ata po planifikojnë për më shumë tërheqje përballë përparimeve ukrainase.  

Marrja e qytetit Kherson nga Kievi, i cili ishte nën pushtimin rus që në ditët e para të luftës, pasoi humbjet ruse në verilindje dhe shënoi një poshtërim dhe disfatë masive në fushën e betejës për Moskën. 

Vazhdoni t’i shtyni ato prapa. Mos u lejoni fashistëve/terroristëve kohë të rishpërndajnë asgjë në mbrojtjen e tyre, ndërsa ata vrapojnë për jetën e tyre. Ukraina duhet të mbajë presionin. Batica ende mund të kthehet nëse ata heqin këmbën nga fyti. Perëndimi duhet të vazhdojë të furnizojë Ukrainën me atë që mundet për të vazhduar shtytjen ofensive të Ukrainës. Njëkohësisht, Ukraina duhet të krijojë mbrojtje për të mbajtur territorin që është rimarrë. Pas përfundimit të luftës, Perëndimi duhet të ndihmojë Ukrainën që të krijojë mbrojtje të përhershme për të parandaluar kthimin e Rusisë.  

Ndihmojeni Ukrainën ta fitojë atë luftë. Ukraina po i bën një shërbim të madh gjithë botës. Ndihma e tyre po ju ndihmon juve… 

*** 

Shkatërrimi i vazhdueshëm i ushtrisë ruse në Ukrainë do të plotësojë libra të tëra në akademitë ushtarake në mbarë botën, në dekadat e ardhshme. Paaftësia e tyre për t’iu përshtatur çdo ndryshimi kuptimplotë të doktrinës së tyre të ngurtë për të avancuar pas breshërive të artilerisë po i nxjerr gjakderdhjen deri në pikën pa kthim. Në një moment, ushtria ruse humbi artin e shakave, fshirjeve, drejtimeve të gabuara dhe manovrimit të përgjithshëm. Një forcë armësh shumë e lëvizshme, e kombinuar, e mbështetur nga një staf i përgjithshëm shumë i aftë – ishte dikur në shtëpi në ushtrinë ruse. Duket se dekada të shumta ryshfeti dhe korrupsioni, duke grumbulluar para të destinuara për forcat e tyre të armatosura, u hoqën atyre gjithashtu ekspertizën teknike që kërkon një makinë ushtarake që funksionon pa probleme. Ndërsa strukturat ushtarake perëndimore kanë mbajtur hapin me përparimet teknologjike dhe taktike, rusët me sa duket mbetën pas, duke u përgatitur për të luftuar një konflikt të shekullit të njëzetë që nuk erdhi kurrë. 

Ukraina po e dobëson Rusinë çdo ditë. Kjo i sjell dobi Perëndimit dhe Kinës në një shkallë të konsiderueshme. Ne duhet të vazhdojmë mbështetjen tonë për Ukrainën. Nëse nuk e ndalojnë Rusinë, NATO-ja do të duhet ta bëjë këtë. 

Kohë dimri. Është shumë e vështirë për të kryer ndonjë sulm tokësor në zona të hapura pasi dukshmëria juaj është një libër i hapur për armikun tuaj. Beteja e Bulge në Luftën e Dytë Botërore është një shembull klasik i dukshmërisë së keqe (dobët) të nevojshme për të kryer një sulm të luftimit mësymës në një hapësirë të gjerë. Thënë ndryshe, ofensivë e përgjithshme, e vrullshme e me synime të mëdha. Artileria dhe raketat e sotme përdoren për shënjestrim shumë specifik dhe mund të shkatërrojnë sasi të mëdha njerëzish dhe materiali përpara se ato të sillen në fushëbetejë.  

NATO ka hedhur poshtë shumicën e pajisjeve të epokës sovjetike që vendet e ish Traktatit të Varshavës u kishin dhënë ukrainasve. Tani ato vende po e zëvendësojnë atë pajisje me sisteme armësh më të mira dhe teknikisht superiore, duke e bërë NATO-n edhe më të fortë. Nëse Ukraina arrin ta shtyjë Rusinë përtej kufirit, NATO duhet të ndërhyjë dhe të krijojë një zonë ndalim fluturimi, të bllokojë Detin e Zi dhe të garantojë mbrojtjen e Ukrainës, përndryshe Rusia do të kthehet me terrorizëm dhe kërcënime të vazhdueshme, sidomos ndaj Kosovës dhe Shqipërisë. 

______

Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike 

Kongresi Alfabetit, Shpallja e Pavarësisë dhe Kongresi i Drejtshkrimit, tri ngjarjet më të rëndësishme të historisë 

0

Sinan Kastrati, Suedi

_______

Kur po afrohet 28 Nëntori edhe faqet e portaleve janë mbushur me ngjarje e histori për ato faqe të lavdishm të historisë. 

Edhe kësaj radhe, ngjarjet politike në Kosovë, e kanë zënë hapsisrën më të madhe në mediat e shkruara. Konferencat, Kongeset e Kuvendet, sikur janë nën hijen e tyre. Arbëria (Arbëria Nagavci), Ministresha e Arsimit,e Kosovës e kishte kujtua Kongresin e Alfabetit si një nga ngjarjet më të rëndësishme të kombit, mirë boll. 

Unë pasi e kisha bërë gati vazhdimin e dytë me titull Si festohej 28 (e 29) nëntori në Turjakë e në Tiranë?”, nga pakujdesia e fshiva nga kompjuteri prandaj e fillova edhe njëherë, prej fillimit dhe mirë bëra sepse as unë nuk pata folur për Kongresin e Alfabetit dhe Kongresin e Drejtshkrimit. 

(”Si festohej 28 (e 29) nëntori në Turjakë e në Tiranë?” 

SINAN KASTRATI, BOTA SOT, 28 NËNTOR 2018 NË ORA: 07:38 

Shkrim nga Arkiva ime (2) 

110 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë 

Kongresi i Manastirit - Wikipedia

Kongresi i Manastirit 

Kongresi i Manastirit ose Kongresi i Alfabetit të gjuhës shqipe (Manastir, 14 nëntor – 22 nëntor 1908) 

50 vjetori i Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe  

Kongresi i Drejtshkrimit (20 nëntor deri në 25 nëntor të vitit 1972 në Tiranë) 

Hiç më pakë të rëndësishme, pas Shpallës së Pavarësisë së Shqipërisë *1), nuk janë as Kongresi i Alfabetit *2) dhe Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe *3). 

Studjuesit thonë se pas Kongresi Kongresi i Drejtshkrimit, është ngjarja më e madhe historike për zhvillimin e gjuhës shqipe, gjithnjë, pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. 

Nuk mund apa i kujtua këto data të rëndësishme edhe për një arësye, jo të thjeshtë. Shumë intelektualë me nam, profesorë e njëri nga ta edhe ish pjesmarrës i Kongresit të Drejtshkrimit, mendojnë se Kongresi i Drejtshkrimit (1972), ishte i padrejtë, u zhvillua nën direktivat e partisë (PPSH) dhe me dekret e në dëm të dialektit të gegërishtës. Më i zëshmi është Bahri Beci *4) …ndërsa në Kosovë, është Shefqet Paqarizi, profesor. Disa ”njohës” shkojnë edhe më larg duke e quajt të folmen (nëndialektin) e Kosovës si ”Kosovarishte” e popullin shqiptar që jeton në Kosovë dhe shtetësinë, ”Kosovar”. 

Mëngjes, e martë, 27 Nëntori 2018, Malmö.  

Ka disa ditë që kisha “punua” shumë e netëve, mendoja se si do të dali puna e ditës,”bân men` e rri n`ven” e ende nuk e kisha gati shkrimin tim për festën e flamurit, 28 Nëntorin. 

Ngutesha. Kisha me shkua në punë. Punoja si mësues e punën e filloja në orën 08:30. 

Rrugës për në shkollë, mendja më fluturonte larg e larg, para 30, 50 e …-të vjetëve, mendja është me e shpejtë se plumbi (pop.) 

Kisha lexua kujtimet e Sylës, turjakasit i cili as tash nuk dihet ku është, ku jeton dhe pse nuk u kthye pas “çlirimit” të Kosovës në Turjakë? 

A ishte i martuar Syla me tiransen (Shqipinjën) dhe a kishte fëmijë? Një gocë e kishte pasur (Sanijën) edhe një tjetër djalë (Sylën, sipas emrit të babait) me Verën, një kolone malazeze e ardhur nga rrethi i Shkodrës, që ishin vendosur me jetrua në Qypevë afër Bublit, Damanekut e Turjakës, në breg të lumit Mirushë. 

Me profesor Isa Bajqincën, Prishtinë, 2008

Flitej e çka nuk flitej për Sylën, fjalë grash por asgjë konkrete nuk dihej.  

Si festohej 29 Nëntori në Turjakë? 

Muaji nëntor është muaji ku kanë ndodhur ngjarjet më të rëndësishme gjatë gjithë historisë e ne si fëmijë, më 29 nëntor në Turjakë luanim me topa të teshave të vjetra, të leckave e leshit të deleve. 

Syla kishte dëgjua nga goja e shumë fshatarëve nga krahinat e ndryshme të Kosovës se po keqtrajtoheshin e rriheshin brutalisht shumë shqiptarë nga serbët. Ata pakëz intelektualë që kishte Kosova, burgoseshin e dërgoheshin në Goli Otok *5), në Nish e në burgjet e tjera të Serbisë e Jugosllavisë “për një fjalë goje”. 

Shkollat shqipe nuk hapeshin e mësimi nuk gjuhën shqipe nuk mbahej. Nuk kishte as mësues nga Kosova. Flamuri Kuq e Zi me Shqiponjën Dykrenare nuk lejohej e Festa e Flamurit, 28 Nëntori, nuk ishte festë zyrtare dhe nuk lejohej të festohej nga pushteti serb, as në familje. 

29 Nëntori, Dita e Republikës (AVNOJ) *6) e një shteti tjetër artificial, jugosllav festohej në Kosovë, si festë shtetërore. 

Kjo tragjedi ndodhi menjëherë pas viteve 1945 në Kosovë e zullumi mbi shqiptarët u shtua edhe më shumë sidomos ne vitet 1955-1956, me aksionin e njohur të “Mbledhjes së armëve”, dhe “Otkupin” (mbledhjen e tepricave të prodhimiit), Gjâen e gjallë e Dhitë e kuqe. 

Magjet *7) na mbetën të thata e qentë pa dhi, vetëm me kumonat e dhive. 

Në këtë gjendje të padurushme, shumë atdhetarë ikën për në SHBA, Turqi e Shqipëri.  

Ndër ta ishte edhe Qazim Rama, djali i Ramë Bllacës afër Suharekës, disa burra nga familja e Berishëve afër Llapushnikut (Rifat Berisha kapiten me një grup prej disa vetave), shumë krerë të njohur, bajraktarë e ballistë. Ndër ta, ishte edhe Syla nga Turjaka. Të tjerët, që nuk mundën me ikur, u burgosën u vranë duke luftua por nuk u dorëzuan në mbrojtje e ata që u zunë, u pushkatuan (Ali Ukshini i Krasniqës, e vret Mustafë Ibishin e Kramavikut, pasi ky ishte zenë rob, që mos të tregoj se ku ka hëngër bukë). 

Pas Luftës së Dytë Botërore (LNÇ?) në vend të të drejtave kombëtare e barazisë sociale e shoqërore, Kosovës i shtërngohej laku në fyt e Sylës nuk i mbeti tjetër pos të ik në Shqipëri, si shumë patriot të tjerë që ndiqeshin nga Tito. 

Ik prej ujkut, e nëgojë t`arushës 

  Syla kishte një mik në Shqipëri. E njihte nga lufta kur ai kishte ardhur si oficer me aradhat partizane nga Shqipëria për me i ndihmua v¨llezërit jugosllav.  

Syla ishte ndër udhëheqësit e paktë partizanë shqiptarë që pas luftës punonte në Serezin e Prizrenit. Ai kishte qenë një luftarak i madh por që nuk kishte kryer shumë shkollë. Shkronjat i kishte mësua nga një abetare që ia kishte ruajt baba dhe xhaxhallarët dhe më vonë, në aradhat partizane kishte mësuar të shkruaj edhe letra, komunikata, këngë partizane e parulla, sepse ato duhej ditur patjetër një partizn.     

Eh Syla i ngrat çka kishte hjekur derisa kishte kalua kufirin. Një grup prej tre vetash pasi e kishin ndihmua me ikur nga ndërtesa e komun¨se së Prizrenit, ishin nisur për në Greqinë, fshat i rrethit të Hasit komuna e Gjakovës që nuk isjte larg kufirit me Shqipërinë.  

Natën e parë kishin fjetur në Rogove te disa miq të Mulla Halitit, hoxhë nga Turjaka e të nesërmen para “ferkut të sabahit” kishin mbërri te Arif Hazir Mahmuti në Greqinë. E kishin kaluar Damjanin, deri në Greqinë. Në Greqinë kishin bujt at natë e Arifi. I zoti i shtëpisë iu kishte thënë vëllezëve më të vegjël, Sylës e Hasanit që të shikojnë mos i ka pa kush e pastaj vetë kishte hy brenda i ishin marrë ngryk me Sylën si dikur kur kishin qenë partizanë. Rrugën e kishin berë këmbë. Aty kishin fjetur e përseri herët në mengjes ishin qu e ia kishin mësy kufirit, në Goden. Në Goden, Arifi kishte një mik, shtëpi e fortë. 

Godeni ishte katundi më i afërt me Greqinën dhe ngjitur me Shqipërinë por që duhej me ecur bukur shumë malit përpjetë që vetëm me kuaj udhtojnë godenasit deri sa të ngjiten e atje ishte një fshat jo fortë i madh. Ishte aq rrugë e ngushtë, “udhë dhie” e përpjetëze, sa edhe kapuqi të binte nga toka. Edhe pse në maje të bjeshkëve të Hasit, Godeni ishte në një luginë si ndonjë blydë *8), enë e madhe e rrumbullakët. 

Me profesor Emil Lafe, Malmö, maj 2022

Qent e fshatit Goden i kishin hetua dhe lihnin e pas pakë kishin kalua dy gazika (makiname policë e ushtarë jugosllav). Kufiri nga Godeni ishte jo më larg se disa qindra metra por duhej pasur kujdes. Arif Haziri i kishte disa njerëz të zotët nga Godeni që e njihnin kufirin si në pëllambë të dorës. Thuhej se në kufi, ushtria jugosllave kishte vendosur tela me gjemba e rrymë…. 

Syla e Shqiponja, në Tiranë. 

Ishim çuna të vegjël që luanim me topa prej leckave të leshit e vraponim pas ati topi që neve na dukej si “top futbolli”, “top i shkollës” sepse veç shkollat kishin topa. 

Ne fëmijët e Turjakës: Muhamet Avdyli, Shefket Zeneli, Mstaf Balia, Adem Uka, Muhamet Binaki, Azem Asmani, Agush Mehmeti, Milazim Shaqa, Rifat Neziri, Ramiz Hasani, Enver Amrushi, Shaip Sylymani, Jahir Asmani, Demush Azemi, Demir Ahmeti, Met Alia, Ismet Zeneli, Mersel Abedini, Imer Amrushi, Haxhi Dina, Sinan Mertezi, Nezir Ahmeti, Kamer Ilazi, Qerim Kapllani, Januz Reshiti, Shaip Hamza, Refki Seferi, Elmi Ilazi … luanim sa herë që kishim kohë të lirë, sidomos “festave”. Edhe pleqt nuk na lejonim të luajm me top se thonin ”shkit kanë lujt me kry t`pejgamerit”. Prandaj duhej ikur pa u hetua nga baba Imer, se përndryshe jo vetëm që nuk lejonte të shkojmë por edhe na bërtiste na dënonte: 

-Shkoni krihni gjâen, shtronju kashtë e shkurtoni dru ….!   

Duhej ruajtur bagëtinë e duhej ndihmua prindërit në punët e përditshme të bujqësisë, ama kur vinte 1 Maji e 29 Nëntori, dilnim te livadhi i Rexhep Jupës, në fund të Bregut të Rekës (Lumit Mirusha) e luanim deri vonë kur terrohej, me opinga të Pirotit *9) 

Dhe kështu e zuri gjumi Sylën duke e mendua ditën kur e kishte kalua kufirin dhe kishte shkua te ish komandanti partizan, në Tiranë. 

Dhe iu kujtuan burrat e barinjët e kohës kur ai ishte çoban në Turjakë: Syl Sahiti, Dul e Bali Imerin, Hamdi e Gani Syla, Muhamet Rexhepi, Ramadan e Sylyman Cufa, Ibish e Abedin Fetahi, Sylyman Elezi me Idrizin, Gani Shaqa e Isni Hamza, Muharrem Shabani. Demirin e Shaban Ramadanëve, Avdyl Imerin e Amrush Zenelin, Isë Bajramin, Ahmet Mehmeti, Lil Derguti, Reshit Tafili, Rexhep Asllani, Ilaz Imeri, Asllan e islam Gjylynaki *10), Salih Seferin etj. Komandani e gruaja e tij, Lumnija e kishin pritur Sulon sikur të ishte ai djali i tyre, e turjakasit nuk i hiçej nga mendja. Oh sa e dashur ishte ajo. Sylës i dukej sikur nëna e tij.  


Me Rrahman Paqarizin, profesor, Prishtinë, gusht 2022

Lefteri e Lumnija kishin pasur dëshirë që Syla të jetonte në shtëpinë e tyre e të martohej me Shqiponjën *11), gocën e tyre të vogël, që nuk ia gjente shoqen “As në Rekë e as në Malësi”. 

Aty Syla ndjeungrohtësinë familjare, sikur kur kishte qenë i vogën e nëna e priste te dera kur ai i binte delet në torishtë *12) ishte e dashur për te e për kosovarët siq na quanin në Shqipëri, shqiptarëve nga Kosova. 

Lefteri, më zë të ultë gojën ia ofroi te veshi i tregoj Sylës se nuk i ka punët mirë, ashtu qysh ai kishte pritur e Lumnija, sikur donte ti largonte nga ajo bisedë e mëriztshme me ndonjë muhabet tjetër e ti ngushllonte dy burrat e … fliste edhe ajo me zë të vogël e dashamirësi sikur donte të thonte “do të bëhet mirë”. 

Pas pak erdhi qytetarja “e vogël”, goca e tyre që Lefteri i tha: Shqiponjë. 

Syla mendoi se ajo e ka emrin e vërtetë “Shqiponjë”. 

Ishte vajzë e bukur që Syla nuk kishte parë vajzë më të bukur e me tesha aq të hishme, tesha alla frânga. Po ku kishte parë i gjori Sylë vajza në Turjakë? Ai përve çdeleve e qingjave dhe mshtjerrave e lopëve me sy të bukur, nuk kishte femër me sy më të mëdhenj se (Sy)Shqiponja. 

Në Turjakë, vajzat nuk dilnin nga shtëpia. Edhe atëherë kur dilnin, pa një mashkull ato nuk guxonin me e kapërcye pragun e derës. Si partizan, Syla kishte dëgjua se ka vajza partizane por ai nuk kishte parë ndonjë partizane. 

Eh kohë he kohë 

Ndërsa mendonte për ato ditë, gjumi i pleqërisë e vdekja në vend të huaj po i afroheshin Sylës.  

Dhe në mes të atyre ëndrrave, në mërgim e dhè të huaj, i kujtohej 28 Nëntori i atyre viteve që nuk guxonin ta festonim. 

Në të vërtetë Flamuri ishte i lirë pas ”çlirimit”, por pas disa vjetëve “liri”, ai u ndalua. ‘ 

Mbeti vetëm flamuri jugosllav e serb dhe 29 Nëntori, festë jugosllave. 

Dhe kështu Syla i mbylli sytë me kujtimet për 28 Nëntorin, për Turjakën, Tiranën e për Shqiponjën “e vogël”. 

Eh tiranse, he tiranse, ku je tash, do të ketë mendua Syla dhe ashtu e kishte zënë gjumi sa e sa herë. 

Pjesë nga bisedat e Lumturisë (Shqiponjës) me Sylën 

-Ku je  

– Jam e shtrire, fjeta pakëz. 

–  A je më mirë? 

- Ashtu besoj por jo tamam. Do kalojë. Po ti mbarove punën për sot? 

 – Po! I lexova të gjitha letrat që mi kishe dërgua. 

-Ishin ashtu siç i mendova … 

-Po! Duhët të pregatis drekën por po pritoj se jam shumë i lodhur… 

-Sepse po kaloj një kohë të çuditshme. Po çfare do të hash? Shko blej diçka të mirë, të ngrohtë! Beje ushqimin se ”flasim” më vonë. 

– Po pritoj. Jam i lodhur. Këtu ështe kohë e ftohtë. 

– Këtu ka 5 ditë që bie shi, jo ftohtë por është kohë e mërzitshme. 

– Po kam qofte, mish të thate, konzerva, sugjuk, ve por dua te pushoj pakëz e pastaj do ta përgatit darkën. 

-Ok! Pusho pakëz! Pi nje kafe, pi çaj! 

– Po te kishe qene ti, ma kishe bërë darkën e unë të kisha ndihmua …. 

- Po te kisha qenë unë, do të ishte gati, do ta kisha bërë darkën. 

- Unë më se pari të puthja në ballë … e pastaj do ta bënim bashkë ushqimin. 

- Po kjo varet…se, edhe do të të hahej ushqimi … 

-Shiponjë, më ngrohe. 

– E pastaj do të ndjeheshe më mirë. 

– Veç të kem ty se nuk dua asgjë, as ushqim.                 

– E pastaj do të më kapje për beli… e perdore do te shkonim drejt krevatit… 

Njeriu i do të gjitha … 

– Sa e mire je moj Shqiponjë 

- Ai është kompleks… 

– Shqiponjë ti din kaq bukur të flasësh dhe më çmend mua sa herë që më shkruan? Je e shkëlqyeshme. U gati harrova:  

-Shkruaj se si ta ka gjuajt një kove me ujë nëna dhe biseden (dialogun me te kur ti i ke thënë ….)! 

- Ajo histori është shumë specifike dhe më duket sikur nuk duhet të tregohet… se po e mendoja… 

Ha buke! Çlodhu! 

– Po! A u muarem vesh që ti do të jesh …? 

-Po! 

– Shqiponjë, s`është. 

– Kurse kova është vetëm e asaj dhe unë jua kam treguar 

këtyre të gjithëve dhe emrin e babait e të nënes: Lefteri dhe Luljeta 

– Po unë bëjë ndryshime dhe i stisi me art “Lefterin, Luljetën dhe Lumturinë (Shqiponjën) 

Kova *13) është skandaloze dhe unë e kam treguar shumë herë dhe nëpër grupe këtu…nuk e di…më duket pak specifike. 

– Shqiponjë, unë nëse mundem me e shkruajt nesër, sepse pasnesër, është 28 Nentori dhe dua ta publikoj por nëse ti nuk don, atherë unë më nuk të lutem. 

- Unë po flas vetëm për kovën. 

-Si të duash por unë dëshiroj … Ti vendos! 

– Më duket sikur e shes nënen time nëse tregoj të vërtetën me kovën dhe ujin… 

– Une dua! Dua edhe më shumë të më tregosh ngjarje e ndodhi nga jeta jote si e re …. 

- Un’e kam plot si ato tregimet me te. 

-Atëhere mos më trego! 

– Se ne ishim ndryshe, si tipa por shkonim shumë mirë 

– Por unë nuk e paraqes ate si nënë të keqe, e ty që e tradhton por shkruaj për te si për nënen më të mirë e për ty, si gocën më besnike. 

-Ok! 

- …Kur të gjuan me kovë me ujë nga kati i katërt. … 

Kishte studjuar pedagogji e psikologji për fëmijë dhe mua donte të më disiplinonte por nuk ia arriti tamam. 

– Shiponjë mos e t’hallo shume se ”Peri k’putet prej t’hollit e zullumi prej t`rashit”! 

- Nuk e kuptoj këtë pra që mos të këpus perin? Duhet ta mbaje të trashë. 

– Të dua ty dhe dua të ma tregosh ngjarjen!  

– Shko Sulo! Ti duhet të bësh ate që dua unë… 

– Shqiponjë, të puthi. 

- Te puthi edhe unë o Sulo qefliu! 

– Po mirë, aëtherë? Si të duash ti ama unë e kam mendua ndryshe. 

- Me kovë?  

-Ti bëje si do por kjo më duket jo e përshtatshme. 

– Po, por nënen dhe babain tënd do ti paraqes si Heronj të vërtetë, sepse e meritojnë. Ishin heronj. 

– Po kova nuk ju shton, kova jua ul autoritetin. 

– Shqiponjë, pasi që të pyeta, dua edhe të dëgjoj. 

– Sulo …ti shkruaje si do ti por kova është e bukur për muhabet por jo për ta shkruar. 

– Po më nuk të pyes për shkrime por emrin tënd nuk…. 

- Prinderit e mi ishin njerëz normalë e të zgjuar …ishin martuar me dashuri e babai i dërgonte letra dashurie nënes për natë. Ia linte te një guri, te dera e oborrit. 

– Unë e rregulloj moj. 

- Kova ishte për gallatë *14) me ty dhe jo se ka lidhje me nënen time. 

– Shqiponjë, ika se nuk kohë. 

– Ok! Ti nuk je bashkëpunues. Je kokëfortë për shkrime 

– Unë? 

– Bëjë çfarë të duash ti … ”emrin” vëre si të duash! 

– Unë dëshiroj ty me të paraqit si dashnoren tiranse e nusen më të mirë turjakase ndërsa prindërit e tu, si familjarët më të dashur e më të mirë. 

– Po! Por ti pastaj nxehesh. E ke diçka në mendje dhe fillon, ”nuk ta shkruaj emrin e do bëjë si të dua etj.” 

Unë po të flas për kovën. Kaq. Të tjerat shkruaj! 

– Oj Shqiponjë, unë nuk ngutem më! Të dua dhe dua te tregohem i durueshëm me ty deri në maksimum. 

– Sepse koven me ujë Sulo unë nuk e harroja…êshtë ndër kujtimet e mia si nxënës. Unë nuk kërkoj asgjë nga ti. 

– Shqiponjë, pajtohem me ty. 

– Asgjë. Ne duhet të sillemi mirë dhe të jemi të durueshëm. 

– A të marr? 

- Unë nuk flas dot! 

– Flas unë! 

 - … më thirri por tash, kur unë e thirra ajo ishte e zënë. 

- Mbase të merr prapë. 

– Shqiponjë, shruajma tregimin për nënen! 

- Mos u merzit! Po a nuk do të hash darkë? 

-Po e shkruaj tregimin për koven Sulo! 

Ike? 

– Të dua e të puthi! Tash do pregatis. 

- Mamaja më kishte caktuar një orar kthimi, kur dilja për shetitje. Unë përpiqesha të kthehesha në ora 9 në darkë dhe ishte muaji qershor e ditët ishin të gjata. 

Unë fillova të vonohesha. Liri më kerkoi përsëri të respektoja orarin por unë vonohesha nga 1 orë. Në vend të 9, kthehesha në 10. Bobobobo 

Dhe ajo më tha që po të jap ultimatum o kthehu në 9 në darkë pra pa u errësuar se ishte qershor ose nuk do të dalësh më! 

Une vazhdoja avazin e vjetër. Kthehesha në 10 e ajo e shkreta më priste në dritare se kishte frikë mos më ndodhte mua diçka meqenëse errej. 

Ate natë …ishte vonë … Unë po kthehesha vetëm nga shëtitja … Isha 16 vjec 

Dhe afrohem tek hyrja e pallatit për tu futur e më vjen ujë nga lart e mamaja me një kove plastike të mbushur me ujë më kishte bërë qull. 

Mua më erdhi turp nga komshinjtë. 

Se une u tremba dhe isha qull. 

Ishte verë e ata ishin të gjithë nëpër ballkone. 

U ngjita lart e nxehur shumë me mamanë me shumë se me veten e i thash: 

-Si ka mundesi që bëre tërë ate skenë me ujë në sy të të gjithëve? 

Ajo me tha që duhet të më dëgjosh kur të them se ti bënë çfarë do ti dhe unë doja të të turpëroja që të mos vish më vonë. Ti je e vogël dhe gocat e vogla normale nuk kthehen në 10 nga shtetitja. 

Dhe unë i thash: -Qe edhe ti nuk je normale. Asnjë nënë nuk e lag gocën e vet në sy të të gjithëve. 

Por ajo në fund mbasi unë u thava qeshi shumë 

I kujtohej skena si bëra unë, Uaaaaaa! Oh, nga uji e qeshte. 

Edhe unë qesha. 

Kjo ka ndodhur kështu në Qershor, viti 197… në Tiranë.  

-Nuk ka si ti në glob, nuk ka. 

-Shqiponjë, më ka marrë shumë malli për ty.  

- Por edhe ti je i shijshëm 

Me ose pa …Je shumë tasty. Anglisht, i shijshëm 

Hahahahaha 

– Po ha ti! E bëre apo e kishe? 

– Jo është ende në shporet. 

-Të bëftë mirë! 

– E mira si ti, mirë s ardhësh te unë! 

- Po, duhet … të takohemi…por kur të kemi mundësi. 

– Shqiponjë, pusho ose erdha. Kur jam me ty, as bukë e as punë nuk bëjë dot. 

– Edhe unë …edhe unë të dua, Sulo! 

– Oj Zemër, po shumë durove, po a rrihet pa ty? 

- Unë ashtu mendoja në fillim …prandaj të “gjuaja” …hahahaha 

Të kam xhan! 

– E tash, çka mendon? 

– Po flas me gocat. Do të dalin një gjiro në bulevard me shetitur. 

-Mendova kur me shkruajte ”Unë ashtu mendoja në fillim …prandaj të “gjuaja” …hahahaha” 

-Po, ashtu, qe si ky rri pa mua Hahahaha! 

O Sulo, të ngacmoj. 

Fjeta pak. Tani po pi një kamomil, po ti? Mire? U çlodhe pak? 

– Hëngra darke. Pastaj erdhi Ç. me të dashurën e vetë dhe shkuan. 

– Edhe unë fola me gocat e pastaj me nja dy shoqe. 

– Nuk desha as kafe e as qaj. 

- Tani po shikoj film. Jashtë vazhdon të bie shi. 

Sulo, ato arriten në S…? 

– Po, kishin mbërri. 

- Shume mirë, shyqyr. 

– Shqiponjë ”njërin sy te mushka e tjetrin te krushka”! 

- Po! Të erdhi ora? Je pak vonë. 

– Sa e ëmbël je. 

– Në P.  të fillonte që në 7 e 55. Në 8 ishe në botën e çudirave e jo në botën time. 

– Sa te duash rrim. Më kënaqe. 

– Se më kishe ngjitur dhe kujtove se kishe plot kohë dhe ja fute gjumit se të kishte thënë gjyshi …. 

-Oh sa e mirë je oj Shqiponjë! 

-… që kur të flihet, fli! Mos degjo gratë se ato duan të të … 

-Unë ja … 

: -Perdorin ate … dhe ti fjete 6 orë. 

– Shqiponjë? …jo veç gjum. 

-Po! Për ate kishe ardhur. Kështu the. 

– Oh Zot, pse fleja? 

-Flije. Ishe i relaxuar e pak i trembur 

– Nuk … rrija me Shqiponjën? 

-E nuk e dija tamam se çfare të bëja për 60 orë me Sulon. Dhe të flihej 

– Po Shqiponjë? 

– Shqiponja …?  

– Ku je? 

-Jam në guzhinë se ndejta gjatë në dhomë që nga ora 4 e deri në 8. 

– Desha edhe pakëz me të pyet … 

– Ma thuaj… Eh larg 

Fli! Te dua! 

– Faleminderit por nuk fle sonte. 

- Oh Sulo po pse, pse thua… ashtu? 

– Sepse ti je perrallore. 

-….Nuk e them dot…. por dua që ti të më … duash e të mos largohesh nga unë. 

-  Çka janë këto fjalë Shqiponjë? 

-Asgjë. Kot. 

– Oh sa e dashur je oj S …! 

-Ti je më i dashur…më shtyn të shkruaj nga këto… 

Po iki …. të puth …naten e mirë! 

Dhe kështu koha nuk priste, vitet shkonin e 29 Nëntori festohej më me ”shumë” solemnitete” në Turjakë atherë po se në Tiranë festohej atherë e sot, pse? (Vazhdon) 


Në darkë me disa nga pjesënarrësit e Konfer. së mësuesve në Suedi, Malmö, maj 2022

1*) Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë (28 nëntor 1912, Vlorë) dhe dhe Firmëtarët 

Lista e atyre që e firmosën dokumentin që protokolloi shpalljen u botua më pas te gazeta e qeverisë së dalë nga ajo asamble, Përlindja e Shqipniës. Akti i shpalljes u shkrua në një copë letre, ku në formulimin protokollar radhiten 34 firma dhe në pjesën e pasme janë gjashtë firma tjera. 

https://sq.wikipedia.org/wiki/Shpallja_e_Pavar%C3%ABsis%C3%AB_s%C3%AB_Shqip%C3%ABris%C3%AB 

2*) Kongresi i Manastirit 

Kongresi i Manastirit ose Kongresi i Alfabetit ka qenë një konferencë akademike në qytetin e Manastirit, mes datave 14 nëntor – 22 nëntor 1908, për standardizimin e alfabetit të gjuhës shqipe. 

Data 22 nëntor përbën tashmë një ditë përkujtimuese në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe në diasporën shqiptare, e njohur si Dita e Alfabetit. Përpara kongresit, gjuha shqipe përfaqësohej prej gjashtë ose më shumë alfabetesh (Elifba) pa llogaritur nënvariantet. 

https://sq.wikipedia.org/wiki/Kongresi_i_Manastirit 

3*) Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe 

Kongresi i Drejtshkrimit 

Me nismën e Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë të Universitetit Shtetëror të Tiranës (USHT) nga data 20 nëntor deri në 25 nëntor të vitit 1972 në Tiranë zhvilloi punimet Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe. Në Kongres u përfaqësuan gjerësisht forcat e shkencës, të arsimit dhe të kulturës shqiptare. Aty ishin të pranishëm 87 delegatë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi si dhe arbëreshë nga Italia.[1] 

Shiko listën e plotë të delegatëve të Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe (1972). 

https://sq.wikipedia.org/wiki/Kongresi_i_Drejtshkrimit_t%C3%AB_Gjuh%C3%ABs_Shqipe 

“Lista e delegatëve të Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe” 

https://sq.wikipedia.org/wiki/Lista_e_delegat%C3%ABve_t%C3%AB_Kongresit_t%C3%AB_Drejtshkrimit_t%C3%AB_Gjuh%C3%ABs_Shqipe 

4*) Bahri Beci 

Bahri Beci (lindur më 6 mars, 1936) në Shkodër.[1] Mbaroi studimet universitare në Degën e Gjuhës dhe të Letërsisë në Universitetin e Tiranës dhe në shtator të vitit 1958 u emërua Punonjës Shkencor në Institutin e Historisë e të Gjuhësisë. Në vitin 1977 ka marrë gradën shkencore “Doktor i Universitetit të Parisit”. Më 1979 ka marrë gradën shkencore “Kandidat i shkencave” për disertacionin “Të folmen e gegërishtes qendrore” dhe titullin “Bashkëpunëtor i vjetër shkencor“ në Shqipëri. Më 1984, ka marrë gradën tjetër shkencore “Doktor i Shkencave” për disertacionin “Të folmet veriperëndimore të shqipes dhe sistemi fonetik i të folmes së Shkodrës” dhe në vitin 1994, titullin “Drejtues kërkimesh ose Profesor”. Më 2008, ka fituar titullin “Akademik”. 

5*) Goli Otok 

Ishulli Goli Otok është ishull në pjesën kroate të Detit Adriatik. Është i vendosur në mes pjesës lindore të ishullit Rab dhe bregdetit. Goli Otoku është i pa jetë, dhe është i pa banuar. Pjesa veriore është pa botë bimore ndërsa ajo jugore ka pak vegjetacion. 

Nami i zi 

Deri para Luftës së Dytë Botërore në Goli Otok nuk ka pasur kur far vendbanimi, kur austrohungarezët formuan kampet për rusët e robëruar nga fronti lindor. Pas Luftës së Dytë Botërore Jugosllavia socialiste në vitin 1949 e shëndrroi në burg të rëndë ku në të kanë qenë krejtësisht të burgosurit politik. Ky burg ka qenë në duart e qeverisë federale deri në vitin 1956, e pastaj kalon në mbikëqyrje të RS Kroate. 

Të burgosurit ishin të detyruar të kryejnë punë të rënda fizike në gurëthyese, pa marrë parasysh kushtet atmosferike, gjatë verës në temperature të larta ndërsa gjatë dimrit në temperature të ulëta. Të burgosurit maltretoheshin rriheshin pa ndërpre nga rojet e burgut. Burgu është mbyllë në vitin 1988, ndërsa një vit ma vonë krejtësisht është boshatisur. 

Goli otok (sued. shkurt) 

Goli otok med grannöar. 

Goli otok (“den nakna ön”) är en ö utanför den dalmatiska kusten i Kroatien, mellan Rab och fastlandet, i Primorje-Gorski kotars län. 

Här fanns från 1949 till 1955 ett fångläger för politiska fångar. Ön användes som fängelse fram till 1988. 

Ön är naken och obebodd. Dess norra kust är bar, men den södra kusten har viss vegetation. 

Under första världskriget började Österrike-Ungern sända krigsfångar från östfronten till ön. 

Mellan 1949 och 1955 användes ön som ett fångläger för politiska fångar av den jugoslaviska regimen.[1] Många av de intagna var jugoslaviska kommunister som hade fortsatt att vara sympatiskt inställda till Sovjetunionen trots splittringen mellan Tito och Stalin 1948, men även fascister och andra antikommunister, samt före detta kollaboratörer med den Nazityska ockupationsmakten, satt fängslade på ön. 

1955 överlämnades ön till delrepubliken Kroatien, och användes därefter som fängelse för nationalister och kriminella. 

Fängelset stängde 1988, och ön övergavs helt 1989. 

6*) AVNOJ 

29 nëntor 1943, mbledhja e dytë e AVNOJ-it (Këshilli Antifashist Nacionalçlirimtar Jugosllav, ose KANÇ-i shqip siç imitohet në Shqipëri) në Jajce të Bosnjës. Këtu AVNOJ e quajti veten të vetmin pushtet legjislativ në Jugosllavi. Në rolin e një presidence u zgjodh një këshill me president Ivan Ribarin dhe në rolin e një qeverie një komitet me në krye Titon. Këtij iu dha grada e mareshalit dhe filloi të popullarizohej figura panballkanike e tij. Mbledhja vendosi gjithashtu formën republikane federative të Jugosllavisë së ardhshme si dhe i ndaloi mbretit Pjetër rikthimin në atdhe. Këto vendime u kopjuan në Shqipëri nga kongresi i Përmetit. Në të dy stemat e shteteve, janë datat e këtyre mbledhjeve, pra 29 nëntori 1943 për Jugosllavinë dhe 24 maji 1944 për Shqipërinë. Simboli i “bashkim-vëllazërimit” të popujve te ne është zëvendësuar me shqiponjën. Të tjerat janë njësoj. 

-29 nëntor 1945, shpallja e Republikës Popullore Federative të Jugosllavisë, pas zgjedhjeve të 11 nëntorit 1945 për Asamblenë Kushtetuese të Jugosllavisë. 

Antifašističko vijeće narodnog oslobođenja Jugoslavije 

Antifašističko vijeće narodnog oslobođenja Jugoslavije (AVNOJ) je bivša jugoslavenska komunistička institucija. 

Povijest 

Utemeljiteljsko i prvo zasjedanje AVNOJ-a održano je 26. i 27. studenoga 1942. godine u Bihaću. AVNOJ je konstituiran kao općenarodno i općepolitičko predstavništvo Narodnooslobodilačkog pokreta. U Proglasu AVNOJ-a narodima Jugoslavije poziva se na ratno djelovanje i promiče načelo federalizma, koje je prije rata najviše zastupao HSS pod vodstvom Mačeka, kako bi se zadobila šira društvena potpora, ali će to načelo nakon rata u stvarnosti biti izigrano zbog isključivog provođenja komunističke revolucije. 

Na drugom zasjedanju AVNOJ-a 29. i 30. studenoga 1943. u Jajcu donesena je odluka o utemeljenju Nacionalnog komiteta oslobođenja Jugoslavije, s funkcijama privremene vlade. Odobrena je Odluka o uređenju buduće Jugoslavije na federativnome i demokratskome načelu uz priznavanje prava svim njenim narodima, što je kasnije imalo ustavotvorni značaj. Zasjedanju AVNOJ-a nazočila su 142 delegata. Odobreno je kako će o uređenju buduće države odlučiti njeni narodi nakon rata. 

Treće zasjedanje AVNOJ-a održano je od 7. do 10. kolovoza 1945. u Beogradu. AVNOJ se preoblikovao u Privremenu narodnu skupštinu Demokratske Federativne Jugoslavije sa zadatkom pripremanja Ustavotvorne skupštine. 11. studenoga 1945. održani su izbori za Ustavotvornu skupštinu. Izbori su provedeni u atmosferi prijetnji i straha, tako da oporbene stranke poput Hrvatske seljačke stranke nisu istaknule svoju listu,[2] a u prividno demokratskim izborima jedina istaknuta lista Narodni front Jugoslavije dobila je 91,5% glasova. Narodna skupština (konstituanta) je 29. studenoga 1945. proglasila Federativnu narodnu republiku Jugoslaviju. Jugoslavija je postala savezna narodna republika sa 6 narodnih republika Ustavom od 31. siječnja 1946., dok je u pogledu funkcioniranja u potpunosti preuzela staljinistički režim vladanja na čelu s Titom. 

7*) MAGJE f. 

  1. Enë e drunjtë si govatë, ku ngjishet e punohet brumi për të bërë bukë; sasia e brumit sa nxë kjo enë; bukët që dalin nga ky brumë. Magjja e bukës. Një magje bukë. Zë brumë (gatuaj) në magje. Laj (gërryej) magjen.
  2. Govatë prej druri të njëjtë për të larë rrobat. Magje rrobash. Lanin në magje.
  3. Pjesë e mullirit të blojës, e dërstilës etj., që është si arkë a si govatë prej druri e ku bie mielli, dërstilet shajaku etj. Magjja e mullirit. Magje dërstile.
  4. vjet. Lundër.

* E ka zënë magjja e kanë mbytur hallet e shtëpisë, ka barrën e shtëpisë mbi vete. 

I ka zënë magjja kokën është në hall të madh, është shumë ngushtë, e ka punën keq. 

8*) Blydë 

Enë e drunjët në formë të rrumbullakët. Çobanët në Turjakë, blydën e mbushnin me shllinë, djath e speca dhe e hanin bukën në mal. 

9*) Pirot është qytet ne jug te Serbisë ku ka tradita dhe kulture, gjeja tradicionale ne këtë qytet është kaçkavalli dhe qilim qe është prej shumë vitesh. Ka popullsi prej 57.922 njerëz. Kryeqytet distrikt i Pirotit është Pirot qe përbehet nga 4 komuna: Babushnica, Bella-Pallanka, Dimitrovgrad dhe Pirot. Pirot është 25 km me doganën e Bullgarisë. Territori Pirot është përbëre qe nga data 1878. 

Rrugës nga Gjilani, Bujanovci për Nish, në mes të Bujanivcit dhe Nishit, është Piroti, dikur qytet me popullsi shqiptare. 

10*) Islam Maliqi- Gjylynaki.  

Islam Maliqin, çobanët e thirrnim ”Gjylynak” e ai na ndiqte. Nuk e kuptoj as tash pse i thonim Islamit plak e të urtë ”Gjylynak” e Asllanit, djalit të Islamit ”Mekllaud, Sherif”.  

11*) SYSHQIPONJË mb. 

  1. Që ka sy të mprehtë si të shqiponjës, symprehtë, sypetrit.

Emrin e vërtetë goca e komandantit e kishte ”Lumturi” (në shqip) por babai nga dashuria që kish për vajzën e vogën e thërriste ”Shqippnjë”. 

12*) TORISHTË f. 

Vathë dhensh e rrethuar me gardh, që e bëjnë zakonisht në arë dhe e lëvizin kohë pas kohe, me qëllim që të plehërohet e gjithë sipërfaqja e saj. Torishta e dhenve (e dhive, e lopëve). Brenda (jashtë) torishtës. Futi dhentë në torishtë. 

I kanë hyrë në torishtë (punët) i ka në rregull punët; i ka ndrequr punët, i ka vënë në vijë. 

13*) KOVË f. 

  1. 1. Enë prej llamarine, prej zinku, prej plastike etj., zakonisht e rrumbullakët, me fund të sheshtë dhe me një rreth përsipër, që shërben për të nxjerrë ujë nga pusi, për të mbajtur ujë etj.; sasia e ujit sa nxë kjo enë. Kovë llamarine (zinku, plastike, druri). Kovë pusi. Hedh dy (tri) kova ujë. Mbush (mbaj) ujë me kovë. Ujit me kovë.
  2. tek. Pajisje e metaltë, si enë e madhe me dhëmbë në njërën anë për të gërmuar tokën, që varet në krahun e ekskavatorit dhe që shërben për të mbartur dheun nga një vend në një tjetër. Ekskavator me kovë.
  3. Vendi në trajtë rrethi në pjesën metalike të sqeparit, të belit etj., ku futet bishti. Kova e sqeparit (e belit, e kosës, e thadrës).

* Bie shi me kova (me gjyma, me legenë, me ibrikë) shih te GJYM,~I. 

14*) GALLATË f. bised. 

Zhurmë e madhe, potere, që bëhet nga shumë njerëz kur bisedojnë e qeshin me zë të lartë; shakara me zë të lartë. Sa për gallatë. Bëjnë gallatë. 

Dhe përsëri, politika ishte në qendër ”Situata e tensionuar në veri, BE heq nga agjenda liberalizimin e vizave 

Propozimi për liberalizimin e vizave për Kosovën, i cili parasheh lëvizjen e lirë jo më larg se data 1 janar e vitit 2024, u hoq nga agjenda e takimit të sotëm të ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së. (Panorama) 

A nuk është e dhimshme kur ne festojmë 110 vjetorin e Pavarësisë, 50 vjetorin e Drejtshkr. ndërsa Evropa nuk na pranon as turistë të kalojmë nëpër rrugët e tyre, mos ta shkelim as shohim vendin e tyre. 

E thirra dh i shkruajta prof. Emil Lafes, ai nuk e hapi celul. Nina, gruaja e profesorit me shkruajti: ”jemi në një konferencë në kryeministri. Emili po flet”. 

Doja ta pyesja për Kongresin e Drejtshkrimit (1972), delegat i të cilit ishte ai, Xhevat Lloshi, Bedri Beci (të gjallë). 

Malmö, 22, 23 nëntor 2022 

sinan.kastrati@hotmail.com 

Arqipelagu arbëresh në veprën foto-prozë të Rexhep Rifatit

0

Bardhyl (Adem Selimi), Tiranë

Që kur jam njohur, për herë të pare, me Rexhepin në fund të verës 2016, ai më tregoi për hulumtimet  e tij në ngulimet arbëreshë në Itali dhe Greqi. Dhe, sa herë takoheshim,  më tregonte për “arqipelagun arbëresh”, sikurse e cilëson atë At Antonio Belushi. 

Rexhepi e ka vizituar Kalabrinë 60 vjet më parë me një grup studentash të Kosovës. Kur e pyetën shqiptarët e atjeshëm se nga vinte, ai u tha “Vij nga Kosova”. Ku ndodhet Kosova, vazhduan ta pyesnin ata. Kosova është një krahinë e madhe e banuar nga shqiptarë në Jugosllavi. Ah, dmth ju jeni gjak I shprishur! Rexhepi, fillimisht, e keqkuptoi këtë fjalë që e dëgjonte për herë të parë, por mandej nisi edhe ai ta përdorë lirisht për të shprehur faktin që shqiptarët janë shpërndarë “pikë e pesë”, gjithandej. Më vonë, Rexhepi si gazetar i Rilindjes, shkoi shpesh te arbëreshët, ndërsa pas vitit 1995, kur u vendos familjarisht në Zvicër, nisi studimet për arbëreshët, seriozisht. Nuk la fshat dhe vendbanim të tyre pa e shkelur, pa e fotografuar, pa qëmtuar aspekte të veçanta të jetës atje. Hoteli dhe vendqendrimi i tij ishin vetë shtëpitë e vëllezërve arbëreshë. I solli ata edhe në Shqipëri e Kosovë. Shoqëroi atje grupe studentësh universitarë shqiptarë të Zvicrës. 

Forhåndsvisning av bilde

Kishte vite që Rexhepi po hartonte një Libër me titullin “Arbëreshët – një fotosintezë e shpirtit tim”. Dhe ja, libri doli dhe mrekullisht shumë cilësor nga forma dhe përmbajtja. Në 500 faqe shpalosen të 53 fshatrat arbëreshe, ku nuk mungon busti i heroit tonë kombëtar, tabelat e rrugëve dygjuhëshe, përshëndetja “Mirë se ardhët” në shqip, bibliotekat, kostumet popullore, grupet muzikore, shkollat.

Forhåndsvisning av bilde

Bardhyl Selimi me Rexhep Rifatin, autorin e librit për arbëreshës

Qendra e Studimeve dhe e Botimeve Arbëreshe (QSBA), e kryesuar nga zonja Diana Kastrati, organizoi sot në sallën “Europa” të Fakultetit të Filologjisë, një konferencë për arbëreshët, ku morën pjesë dhe ligjëruan studiues edhe nga arbëreshët. Sigurisht edhe Rexhepi, i cili kishte sjellë edhe dy dokumentarë të bukur që ilustronin librin e tij dhe vizitat në trojet arbërore (Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni dhe Ҫamëri). 

Forhåndsvisning av bilde

Pas konferencës, një gazetare e RTSH e intervistoi Rexhepin në mjediset e Biblioteëks së Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, ku ishin ekspozuar mbi 350 botime për arbëreshët. 

Forhåndsvisning av bilde

Shkroi Bardhyl Selimi, Tiranë, më 22 nentor 2022 

Deklaratë e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pas zhvillimeve në Bruksel dhe një koment i analistit Frank Shkreli

0

Presidentja Osmani: Rregulli i parë i secilit proces ndërmjetësues është paanshmëria, z.Borrell haptazi i njëanshëm

Presidentja Osmani ka thënë se rregulli i parë i secilit proces ndërmjetësues është paanshmëria.
Në vijim gjeni të plotë reagimin e Presidentes Osmani:
Rregulli i parë i secilit proces ndërmjetësues është paanshmëria. Ajo që pamë sot nga z. Borrell ishte njëanshmëri e shpërfaqur haptazi, akomodim i agresorit dhe prezantim i një realiteti tërësisht të shtrembëruar. Sikur Borrell t’i respektonte parimet bazike të neutralitetit, do t’ia përmendte Serbisë, së paku disa nga këto marrëveshje të shkelura të Brukselit, në vend se ta akuzonte Kosovën:
1. Shkelja e obligimit për shpërbërjen e strukturave paralele ilegale kriminale, ashtu siç kërkohet në Marrëveshjen e vitit 2013. Përkundrazi, këto struktura sot përkrahen, financohen e armatosen nga Vuçiq, me qëllim të sulmit ndaj Kosovës sipas stilit e planit të Putinit;

2. Moszbatimi i Planit të Zbatimit të Marrëveshjes së vitit 2013, ku kërkohet që të dyja palët të miratojnë ligje për amnisti. Deri tani, vetëm Kosova e ka miratuar;

3. Shkelja e obligimeve nga Marrëveshja e vitit 2013, që kanë të bëjnë me mbajtjen e zgjedhjeve, ku Serbia vazhdimisht ka nxitur sulme ndaj partive serbe që nuk konsideroheshin besnike ndaj qeverisë së Serbisë. Kjo është konfirmuar disa herë nga raportet e ekipeve të vëzhguesve ndërkombëtare të zgjedhjeve;

4. Shkelja e vazhdueshme e pikës 14 të Marrëveshjes, ku kërkohet që Serbia të mos e bllokojë rrugën evropiane të Kosovës;

5. Shkelja e pikave 9, 10 dhe 11 të Marrëveshjes së vitit 2013 ku është paraparë integrimi i serbëve në polici, gjyqësi, etj. Për më tepër, ditët e fundit kemi parë shkelje flagrante të kësaj marrëveshjeje me nënshkrimin e kontratave me institucionet ilegale të Serbisë dhe asnjë reagim të BE-së;

6. Bllokimi i zbatimit të marrëveshjes për energji për gati 10 vite;

7. Moszbatimi i marrëveshjes për lëvizje të lirë, nëpërmjet ndalesave, të cilat Serbia ua bënë shumë zyrtarëve e qytetarëve të Kosovës të të gjitha profileve që të hyjnë në Serbi, mospranimin e dokumenteve të lëshuara nga Kosova, etj;

8. Moszbatimi i marrëveshjes për drejtësinë, nëpërmjet vendosjes së vulave në dokumentet origjinale të gjykatave dhe organeve të tjera të Kosovës me mbishkrimin “Republika e Serbisë –Kosova dhe Metohija –nën administrimin e OKB-së dhe Rezoluta 1244.”;

9. Moszbatimi i Marrëveshjes për Zyrat Ndërlidhëse duke mos lejuar zgjerimin e stafit të zyrave ndërlidhëse ashtu siç ishin marrë vesh palët;

10. Shkelja e marrëveshjes për dogana, ku Serbia ende përdorë vulat paralele doganore etj;

11. Shkelja e marrëveshjes për kadastra, ku nuk ka asnjë përparim në obligimet që i ka Serbia për t’i dorëzuar dokumentet origjinale të kadastrave;

12. Shkelja e marrëveshjes për diploma, në të cilën poashtu nuk ka asnjë përparim nga ana e Serbisë;

13. Shkelja e marrëveshjes për urën e Ibrit, duke nxitur strukturat ilegale të vazhdojnë me aktivitete të paligjshme duke bllokuar qarkullimin e automjeteve;

14. Shkelja e marrëveshjes për përfaqësim rajonal, duke tentuar të bllokojë pjesëmarrjen e Kosovës e duke keqinterpretuar marrëveshjen për fusnotën në thuaja secilin organizim rajonal apo të Bashkimit Evropian, qofshin ato takime të nivelit qeveritar, parlamentar apo të tjera;

15. Shkelja e obligimeve për funksionalizimin e pikave kufitare;

Lista është më e gjatë se kaq.
Paqja dhe stabiliteti nuk mund të arrihen duke akomoduar ata që kanë ambicie hegjemoniste. Por, Kosova asnjëherë nuk do të heq dorë nga qëllimi i qartë për paqe e stabilitet afatgjatë si dhe rend e ligj në tërë territorin e saj.
***
Frank Shkreli

E lexova me vëmëndje deklaratën e Presidentes së Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmanit pas takimit të fundit në Bruksel midis Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Z. Albin Kurti dhe Presidentit serb Vuçiq me ndërmjetsuesit evropianë. Jam plotësisht dakort me Presidenten e Kosovës. Lexoni reagimin e saj në linkun më poshtë – shqetësimet serioze të saja në lidhje me ato bisedime dhe me gjëndjen e përgjithshme në të ashtuquajturin dialog midis Prishtinës e Beogradit. Çorba ballkanike që po zien tani, nevojitë me urgjencë një bashkrendim më të ngusht të faktorit shqiptar, brenda Kosovës dhe me Tiranën zyrtare, para se të jetë vonë.  Miqësia me Vuçiqin nuk është aq urgjente, mund të pres… Në të vërtetë, këtë situatë të krijuar tani, fytyrën e të cilës e pamë në Bruksel, e kisha parashikuar para dy viteve, (se Z. Borrell ishte njeriu i gabuar si ndërmjetsues në bisedimet Prishtinë-Beograd),siç mund të lexoni shkrimin në linkun më poshtë.

Të fala vëllazërore,

Frank Shkreli

Antonio Tajani, Ministri i Jashtëm italian: Italia është në dispozicion të Kosovës e Serbisë për të gjetur zgjidhje

0
Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, ka thënë se udhëtimi i tij në Serbi dhe Kosovë, është mesazh që Italia përkrah dyja vendet për të arritur një mesazh kompromisi.
Tajani në konferencë të përbashkët për media me ministren e jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, të mbajtur në Prishtinë, ka thënë se ai ka marrë mesazhin nga dyja palët se ka gatishmëri për të ecur para në dialog. Ai ka thënë se nuk duhet të merren hapa të njëanshëm.“E vlerësova vendimin e Kosovës për ta pezulluar për 48 orë dhënien e gjobave, është sinjal i gatishmërisë. Sot në mëngjes kam dëgjuar për gatishmëri edhe nga ana e Serbisë. Të mbështesim këtë gatishmëri. Të dyja palët kanë dhënë gatishmëri. Kosova ka dëshmuar me vendimin për shtyrje të dhënies së gjobave se nuk do të mbyllet dialogu. Më jep shpresë dhe kemi ardhur për të kërkuar zgjidhje. Ne nuk jemi të mbajmë anën të asnjërës palë. Jemi në mes, duhet qëndruar në mes për të kërkuar zgjidhe të problemeve”, ka thënë Tajani.Tajani ka thënë se nuk duhet krijuar probleme të reja në Ballkan pasi ka vuajtur mjaft.

E ministrja Gërvalla ka thënë se Tajani është mik i vjetër i Kosovës dhe evropian i përbetuar.

“Me ministrin biseduam rreth përparimit të Republikës së Kosovës në fushën e ekonomisë, vlerat e përbashkëta evropiane, reformën institucionale që është agjendë primare, rritjen e ndjeshme të investimeve në Kosovë. E falënderova për mbështetjen që Italia i ka dhënë Kosovës para e pas luftës. Falënderova ministrin qe ka theksuar përsëri që Italia do të mbetet një shtyllë e fuqishme. Biseduam rreth rrethanave gjeopolitike ne Evropë e rajon, për përpjekjet e Serbisë për destabilizimin e Kosovës. Biseduam se sundimi i ligjit është përgjigje e nevojshme që të jepet dhe jo vetëm në rajonin tonë. Biseduam edhe për dialogun që është duke u zhvilluar me Serbinë një dialog që synim duhet të ketë një rezultat përfundimtar që nuk mund të jetë ndryshe vetëm me njohje reciproke. Biseduam se jo rrallë janë bërë gabime në dialog dhe e siguruam që gabimet të mospërsëriten”, tha Gërvalla.

Kryediplomati italian, Antonio Tajani, që ka ardhur sot në Prishtinë, planifikon t’i ftojë liderët e Ballkanit në Romë. Ai thotë se nuk do që të ndodhë një luftë tjetër.

Zëvendëskryeministi italian qëndron në Kosovë, për t’u takuar me krerët e shtetit. Ai është fokusuar te raportet me Serbinë gjatë një konference, duke thënë se nuk do luftë.

“Nuk dua që lufta të ndodh sërish. Të njëjtin fjalim e kam thënë edhe në Serbi. Që nga dita e parë, Kurtin që do ta takoj më vonë për t’i thënë se ne jemi të angazhuar për ta siguruar paqen. Punojmë së bashku. Të njëjtën gjë e kam thënë edhe në Serbi”, tha ai.

Ai thotë se zgjidhja e problemeve mes Kosovës dhe Serbisë duhet të bëhet mbikëqyrjen e Bashkimit Evropian.

“E vlerësova vendimin e Kosovës për ta pezulluar për 48 orë dhënien e gjobave, është sinjal i gatishmërisë. Sot në mëngjes kam dëgjuar për gatishmëri edhe nga ana e Serbisë. Të mbështesim këtë gatishmëri. Të dyja palët kanë dhënë gatishmëri. Kosova ka dëshmuar me vendimin për shtyrje të dhënies së gjobave se nuk do të mbyllet dialogu. Më jep shpresë dhe kemi ardhur për të kërkuar zgjidhje. Ne nuk jemi të mbajmë anën të asnjërës palë. Jemi në mes, duhet qëndruar në mes për të kërkuar zgjidhe të problemeve”, ka thënë Tajani.

Tutje, ai tha se po planifikojnë që ta organizojnë një takim në Romë, që do t’i kushtohej Balkanit.

“Po mendojmë që ta organizojmë në Romë një ngjarje që do t’i dedikohet Ballkanit ku do t’i ftojmë përfaqësuesit e Ballkanit që të sjellë rezultate të mira. Jam optimist dhe do të jem optimist.  Ky është një sinjal i madh i Italisë për të zgjedhur problemet. Jemi vënë në dispozicion të Kosovës dhe Serbisë për të bërë gjithçka që është e mundur për të zgjidhur problemet. Jemi të gatshëm dhe të disponueshëm për të përforcuar zhvillimin konkret të marrëdhënieve ekonomike”, ka thënë ai.

***

Arrin në Kosovë ministri i Jashtëm i Italisë, Tajani

Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani dhe ai i Brendshëm, Guido Crosetto, kanë arritur në Kosovë.Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, e ka pritur homologun italian. Ndërsa së bashku do të mbajnë konferencë për media në seli të MPJD-së.Po ashtu delegacioni italian pritet të takohet edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani e me kryeministrin Albin Kurti.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka shtuar së fundmi në Bordin e Nderit një sërë personalitetesh të shquara të diasporës shqiptare

0

Mëshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka shtuar së fundmi në “Bordin e Nderit” një sërë personalitetesh të shquara të diasporës shqiptare.

Lazim Destani, një biznesmen i suksesshëm shqiptar, filantrop, aktivist, humanist dhe një qytetar i botës, i cili me mirësjellje ka pranuar të shërbejë në Bordin tonë të Nderit për të mbështetur misionin tonë. Z. Destani është i njohur për kontributet e shumta të çmuara në ndihmë të çështjes shqiptare në mbarë botën dhe shquhet si një individ i respektueshëm në të gjitha aktivitetet dhe rrethet afariste, filantropike dhe patriotike, duke bërë një ndryshim të madh në jetën e njerëzve.

Frank Shkreli, punoi për shumë vite për Shërbimin Shqip të “Zërit të Amerikës” dhe më vonë u emërua Drejtor i Divizionit Evropian, përgjegjës për të gjitha transmetimet radio dhe TV të “Zërit të Amerikës” në Evropë.

Pas tërheqjes nga qeveria, ai u emërua Drejtor Ekzekutiv i “Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan” (NAAC), një organizatë jofitimprurëse, me qendër në Uashington DC. Z. Shkreli është ndër shqiptarët e vlerësuar, me një personalitet të lartë dhe të respektuar për kontributin e tij në promovimin dhe mbështetjen e çështjes shqiptare në SHBA. Ai është autor i librit me tre vëllimeve “Demokracia nuk mund të presë”.

Harry Bajraktari, shqiptar nga Nju Jorku, është një tjetër përzgjedhje në Bordin tonë. Ai ka një rol të spikatur në krijimin e lidhjeve dhe miqësive me drejtues të lartë institucionalë në SHBA dhe ka dhënë kontribut të çmuar në demokratizimin e Shqipërisë, ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, si dhe kontribut të rëndësishëm për lirinë, pavarësinë e saj dhe më vonë njohjen ndërkombëtare të Kosovës si shtet sovran.

Zoti Bajraktari është një tjetër patriot i vërtetë shqiptaro-amerikan që shquhet për vlerat universale të të drejtave të njeriut.

Dom David Xhuxha, shef i seksionit shqip të “Radio Vatikani”. Ai ka ndjekur dhe transmetuar zhvillimet historike shqiptare, si rënia e komunizmit në Shqipëri, pavarësia e Kosovës, si dhe zhvillime të tjera të mëdha në historinë e dekadave të fundit të shqiptarëve. Dom Xhuxha është autor i librit “Papa në Shqipëri”, një botim i cili hedh dritë jo vetëm në historinë e gjatë të vuajtjeve dhe mbijetesës së klerikëve shqiptarë, por edhe nderon shumë shqiptarë që luftuan fort për Paqen dhe Lirinë.

Ai ishte pjesë e delegacioneve gjatë vizitave të Papa Gjon Pali II dhe Papa Franceskut në Shqipëri.

Këto personalitete do të shërbejnë në Bordin tonë të Nderit së bashku me ish-ambasadorin e SHBA, Theodore R. Britton Jr, një fitues i Medaljes së Artë të Kongresit me një lidhje dhe dashuri të gjatë për shqiptarët, Profesor Daniel Serwer, një mbështetës i madh i shqiptarëve dhe një nga arkitektët e paqes së “Marrëveshjes së Dejtonit”, si dhe një ish diplomat me përvojë nga Uashingtoni DC.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka gjithashtu kënaqësinë të njoftojë një prurje të re në Asamblenë e Përgjithshme, ish Ministren e Integrimit Europian, Znj. Klajda Gjosha, një grua e suksesshme me një karrierë mbresëlënëse.

 

 

 

 

 

 

Ne besojmë fort se Znj. Gjosha do të jetë një vlerë e shtuar në përmbushjen e misionit të Këshillit.