Kreu Blog Faqe 1178

A do të kthehemi ndonjëherë kah e mbara?!

0

 Florim Zeqa  

Sikur ne shqiptarët ta kishim afinitetit e përvetësimit të gjërave pozitive në vend të atyre negative, sot do të ishim njëri nga popujt më të zhvilluar të kontinentit evrpoian. Mirëpo, për fatin e keq, punët e mira nuk na bëjnë përshtypje aq sa na bëjnë ato negative. Për punët e mira flasim pak, kurse për rastet negative nuk ndalemi së foluri me ditë e javë të tëra.

Humbja e anës njerëzore, humbje e çdo gjëjë në jetë

Për dukuritë e shumëta negative të shoqërisë sonë, gjithnjë fajin ua kemi hudhur pushtimeve të gjata. Mirëpo, paslufta në Kosovë na i nxori në sipërfaqe të gjitha të metat dhe anët negative të shoqërisë sonë.

Gara e ashpër e politikanëve për të ardhur në pushtet dhe vrapimi pas privilegjeve të pushtetit, i ka joshur edhe qytetarët e varfër të ngarendin pas politikanëve të korruptuar me shpresën për grabituar diçka nga gjahu i pushtetarëve, të cilët u vardisën pas politikanëve milionerë duke i harruar shokët dhe miqtë e deridjeshëm, duke i harruar veprimtarët dhe aktivistët e ndershëm, duke i harruar kontributdhënësit dhe luftëtarët e vërtetë të lirisë sonë.

Ambiciet për pushtet dhe pasurim të paligjshëm, kanë bërë që të largohemi aq shumë nga vlerat tona, saqë gjithnjë e më pak po u ngjajmë atyre shqiptarëve të viteve të ’90-ta, të atyre që e ndanin çdo gjë që kishin më njëri-tjetrin.

Interesi apo djalli i keq mes shqiptarëve

Në të kaluarën nuk kishim shumë, por e kishim zemrën e madhe, ishim më human dhe më solidarë seqë jemi sot. Ishim të shtypur nga regjimi gjenocidial i Millosheviqit, por ishim më të bashkuar më njëri-tjetrin, e duanim dhe respektonim njëri-tjetrin sikur të ishim vëllëzër të të njëjtëve prindër.

Nërsa, sot në Kosovën e lirë, në vend të dashurisë vëllazërore ka hyrë interesi si djallë mes nesh, egoja dhe xholozia si thika pas shpinës së njëri-tjetrit.

Derisa në të kaluarën jo shumë të largët (viteve të ’90-ta) e ndanim kafshatën e gojës me njëri-tjetrin, sot mundohemi t’ia nxjerrim nga goja kafshatën tjetrit!

Një degëdisje dhe katandisje e tillë mes shqiptarëve nuk ka ndodhur asnjëher gjatë historisë.

“Meritat” për këtë katandisje të shoqërisë kosovare përgjatë këtyre viteve të lirisë dhe pas pavarësisë nuk i kanë pushtuesit, por partitë politike dhe politkanët e të gjitha llojeve dhe ngjyrave, të shndërruar në kusarë të pangopshëm të plaçkitjes së çdo pasurie publike dhe shtetërore nga djersa dhe mundi i qytetarëve të ndershëm të këtij vendi.

Nepotizmi dhe klientelizmi, sëmundje kronike e partive politike

Nepotizmin, klientelizmin dhe punësimet familjare nëpër institucione shtetërore janë produkt i kësaj klase politike dhe jo meritë e Serbisë. Kjo e fundit (Serbia) ka qëllime grabitçare ndaj Kosovës dhe kjo nuk është befasi për qytetarët e Kosovës. Por, befasi e papritur ishte dhe është trajtimi i Kosovës si plaçkë lufte nga të gjithë politikanët e pasluftës pa përjashtim.

Të tillë i bëri egoja për pushtet dhe pasurim të pakufijshëm kundrejt një popullate të varfër, për të cilën nuk bënë asgjë të mirë.

Madje edhe investimet në infrastrukturën rrugore gjithnjë janë bërë në pragë të fushatave zgjedhore dhe sipas shtrirjes gjeografike të elektoratit të partive në pushtet.

Asnjëra nga partitë aktuale pa dallim pushtet dhe opozitë, nuk e kanë të drejtën të krrekosen që kanë bërë diçka të mirë për qytetarët e vendit, kur për 23 vjet rresht nuk arritën të krijojnë një bazë të sigurimeve shëndetësore për qytetarët e vendit.

Sigurimet shëndetësore janë bazike dhe jetike për të ardhmen e një shoqërie njerëzore, janë siguria dhe shpresa për jetë në shtetin e Kosovës. Lënja anash e sistemit publik shëndetësorë dhe fuqizimi i sektorit privat shëndetësorë, për qytetarët e varfër janë pak më tepër diskriminuese, janë vrastare për të moshuarit dhe të sëmuarit me gjëndje të rënduar socio-ekonomike dhe pa përkujdesje familjare.

Qytetarët vetëm numra për vota të kusarëve politikë

Moskujdesja e politikanëve në krye të shtetit (nuk bëhet fjalë vetëm pushtetarët aktualë) për të moshuarit dhe të sëmuarit është dhunim i të drejtave të njeriut, është fyerje dhe nënçmim ndaj shumicës së popullatës në Kosovë. Politikanët e sotëm, qytetarët e këtij vendi nuk i trajtojnë si njerëz por vetëm si numra gjatë fushatave zgjedhore.

Pensionet dhe ndihmat sociale tepër të ulëta dhe diskriminuese janë të pamjaftueshme për nevojat e përditshme të të moshuarëve dhe sëmuarëve të cilët burim të vetëm ekzistencial i kanë të ardhurat nga shteti.

Të privilegjuar për shërim në sistemin publik dhe privat shëndetësorë janë të afërmit dhe të përshtatshmit e pushtetit, gjegjësisht ata që kanë lidhje familjare me njerëzit e veshur me petkun e pushtetit dhe familjarët e militantëve partiak, përmes lidhjeve nepotike dhe korruptive.

Në të kundërtën, ata që nuk u përkasin këtyre kategorive, sorrollaten poshtë e lartë korridoreve të spitaleve duke bredhur nga njëri spital në tjetrin derisa t’i “shpëtojë” vdekja nga trajtimi ç’njerëzorë që ju bëhet në institucionet tona publike shëndetësore, ngase tek ato private nuk e kanë guximin as t’iu afrohen objekteve shkaku i gjëndjes së rënduar ekonomike.

Për habi, intelektualët kanë mbetur vetëm vrojtues të kësaj situate, pa e thënë asnjë fjalë dhe pa e bërë asnjë veprim në përmirësimin e gjendjes paradoksale të krijuar në vendin tonë. Heshtja është pajtim me të keqën dhe largim nga vlerat njerëzore. Në këtë situatë, vetëvetiu vjen pyetja logjike; “A do të kthehemi ndonjëherë kah e mbara?!”

Shtypja dhe tortuarat serbe mbi shqiptarët nuk u ndalën asnjëherë  

0

Sinan Kastrati, Suedi

“Si festohej 28 (e 29) nëntori në Turjakë e në Tiranë?”, SINAN KASTRATI, Bota Sot, 28 NËNTOR 2018 NË ORA: 07:38, në rubrikën ”OPINIONE” 

Nga Arkiva ime (2) 

 Bora e parë  

Qitu du me dek1*) 

Torturimi i shqiptarëve në kohën e aksioneve famëkeqe, për grumbullimin e armëve dhe ”tepricave” të ushqimit 

Në Malmö, kishte rënë një borë por jo më e trash se pettla e flisë. Edhe më 17 nëntor, kur lindi Nëntori, mëngjesi, Prishtinën e gjeti me borë.  Kur u zgjuam, bora e kishte mbulua tokën me borë si mej organ, ndërsa banesa ku unë banoja, në Prishtinë ishte e ftohtë dhe me lagshti.

IMG_6036.jpg

Nga libri ”Aksioni i armëve…”, fq 241, dëshmi nr. 50 dhe ner. 51, ”Autori M. Gj. me armët e mbledhura”.

E kisha ndërmend të flas vetëm për 28 (e 29) Nëntorin por duke shikua në raftin me libra në bibliotekën time, më ranë në sy, dy nga librat e Mehmet Gjoshajt, ”Aksioni i armëve në Kosovë me 1955-1956” dhe një tjetër ”Dëshmi të përndjekjeve dhe mikpritja çeke `99”, Prishtinë 2005, prandaj nuk munda të mos flas vetëm pakëz, Mehmeti është ndër studjuesit e historianët më të zellshëm që e ka trajtua temën e aksionit për grumbullimin e armëve dhe drithit në Kosovë, në vitet 1950-ta. Ai ka mbledhur materjale si bleta në të gjithë Kosovën. 

Me Mehmetin u nohëm qysh kur isha nxënës gjimnazi ku me vëllain e Mehmetit, Sadikun nga Sankovci i Drenicës, isha në burgun hetues në Prizren (nëntorm dhjetor 1974). Më vonë, qëlloi rastësisht që u njoha edhe më mirë, kur me Isufin e Muharremin, dy vëllezërit më të mëdhenj të mehemtit, u bëmë baxhanak. 

Pak ditë para se të vdiste Mahmeti, ndejtëm gjithë pasdrekën e deri vonë natën te Isufi.Erdhi edhe Skënder Zogaj, dhëndërr i vëllait të Mehmetit. Kur u k`theva në Suedi, më lajmëruan se vdiq Mahmeti.  

Menjëherë e thirra Muhamet Shatrin, e ai Nue Oroshin dhe ata si kolegë dhe bashkëpuntor në ”Trojet e arbërit”, ia dërguan familjes Gjoshaj një telegram ngushllimi. 

IMG_6032.jpg

Kopertina e librit ”Aksioni i armëve në Kosovë më 1955-1956”, Mehnet Gjoshaj

Qitu du me dekë 

Serbia edhe me uri donte të na qes fare me çka kemi duke na burgosur vrarë e marrë edhe bukën e gojës. Kështu na tregonin pleqt kur në Kosovë ushtrohej një zullum i paparë vetëm ndaj popullsisë shqiptare duke ua marrë drithin, grurin në hamarë, misrin në koshe e miell në magje. 

Baba tregonte se kur e kanë qu drithin me e dorëzua në shkollën e Dragobilit, një magazinier nga Rahoveci rrinte te vaga. I kishin mush thastë me drith dhe një sllamaricë. Afër magazinës, baba iu thot vëllezërve:  

-Më ndihmoni vetëm pakë e ma qitni në krah sllamaricën me më shumë se 100 kgr. Grurë. Ata i thonë: 

-Baca Ukë, është e rëndë, nuk mundesh me qu! Qomna se qitu du med ek! 

Atherë magazinieri që e njihte babën dhe ishte burrë i mirë e patriot i thtë: 

-Ah, qitu pa do me dek, pse s`ki dek atje ku a kân veni ? 

IMG_6033.jpg

”Me respekt … nga Mehmet Gjoshi”, Prishtinë 2014

Koha e ”Otkupit” 

Nga viti 1945 e deri më 1999, Serbi kkishte ndërmarrë shumë aksione për përzënien e shqiptarëve nga trojet arbërore për në Turqi dhe dy aksione të dhunshme serbe në Kosovë,ndër më të njohurat: 

Aksioni për mbledhjen e dhunshme te armëve në Kosovë më 1955-1956” dhe  

Mbledhja e ”tepricave” në Kosovë, formë e plaçkitjes ekonomike dhe shtypjes politike, 1946-1952 

Mbledhja e tepricave në Kosovë, ishte formë e plaçkitjes ekonomike dhe shtypjes politike, 1946-1952, libër me autor Mehmet Gjoshaj dhe Muhamet Shatri (rec.), Nue Oroshi (rec.), Arbër Hadri (red.). Botuar në Prishtinë nga Muzeu i Kosovës, në vitin 2009. Faqe 250. 

Aksioni i armëve në Kosovë më 1955-1956 libër me autor Mehmet Gjoshaj dhe Muhamet Shatri (rec.), Nue Oroshi (rec.). Botuar në Prishtinë nga Muzeu i Kosovës, në vitin 2012. Faqe 246. 

Për Mehmet Gjoshajn dhe librat që mi dhuroi Mehmeti, pakë vite para se të vdiste, do të flas në një nga numrat e radhës në ”Drini.us” por në ketë shkrim do përmendi disa nga nënntitujt e librit: 

Betimi i kryefamiljarëve në Kur`an për të dëshmuar se nuk kanë armë të fshehuara (fq. 30), 

Rrahja e shqiptarëve me shpulla, me grushjta e me shqelma” (fq. 34) 

Rrahja dhe torturimi me fallak” (fq. 36), 

Këbaçi, mjet dhune, i preferuar nga UDB-a dhe milicia” (fq 38), 

Torturimi i shqiptarëve, duke i futur në ujë dhe nën akull” (fq 40),  

Varja e peshave në organet gjenitale” (fq.41),  

Lidhja e shqiptarëve për trupat e drunjëve” (fq. 42), 

Detyrimi i shquptarëve që të rrihen me njëri -tjetrin” (fq. 44), 

Detyrimi i shqiptarëve që të fiknin llampën e vajgurit duke i fryer asaj nga njëri skaj i odës në skajin tjetër” (45), 

Torturimi i shqiptarëve duke i shti viktimës ujë të kripur në gojë apo në hundë” (fq. 47), 

Torturimi i qytetarëve shqiptarë, duke ua futur macën në tëlina” (48), 

Prerja e mishit gjatë torturimit të qytetarëve shqiptarë” (fq.49), 

Shkulja e thonjëve dhe futja e gjilpërës midis mishit e thoit” (fq. 49), 

Futja e vezëve të ziera nënsqetull” (50), 

Torturimi me rryme elektrike” (fq. 51), 

Detyrimi i qytet. shqiptarë që të fusin kokën në stufën e djegur” (52), 

Dënimi i shqiptarëve me burg që s`patën armë për të dorëzuar” (fq. 52), 

Sharja e nënes shqiptare gjatë torturimit” (53),  

Rrahja dhe torturimi me zhurmues” (fq.53), 

Rrahja e qytetarëve shqiptarë në vendet publike dhe pa kurrfarë shkasi” (54), 

Futja tinëz e armëve në mure rrethuese, në gardhiqe të oborreve dhe në objekte ndihmëse të shtëpive shqiptare” (fq. 56), 

Mbytja me torturë e qytetarëve shqiptarë gjatë aksionit të armëve” (fq. 58) dhe 

Vetëvrasjet dhe tentim vetëvrasjet gjatë aksionit të armëve” (fq. 67)  

1*) ”Qitu du me dek, në dialektin gegë, e folmja e Turjakës dhe ajo e Llapushës përgjithësisht, palatalet ”k” që shumësin e formaojnë me ”q”, te ne është ruajtuar në disa forma psh ”shiko” (normë), jo shiqo, ”shok”, jo ”shoq” por te fjala ”qitu” (këtu) bën përjashtim. 

Edhe fjalët ”dek-ë”, ”knu…”, janë dukuri fonetike ku tingujt bien në fillim, në me sose fund të fjalës (Afereza, sinkopa, apokopa) Te fjala ”dek”, ka rënë tingulli ”v”=vdekur, ”dek”. 

IMG_6037.jpg

Kopertina e librit ”Dëshmi të përndjekjeve dhe mikpritja çeke”, Prishtinë, 2005

 Vazhdon 

Malmö, 20 nëntor 2022 

sinan.kastrati@hotmail.com 

Sot është përvjetori i 41 i burgosjes sime nga shërbëtorët e UDB-ës, me shërbim në Gjakovë e rethinë

1

Ne foto. Nga e majta prof.Riza Dreshaj i burgosur ne vitin 1981, Prof. Ruzhdi Sefa, Prof. Muhamet Rugova. Sali Lukaj , une dhe ne te djath eshte njeri nga vllazerit e Familjes Nagavci te cilet hapen deren ate nate me strehuan me lidhen plaget qe kisha marr ate natë.

________

Nga: Nezir Fejza

(Gegë Podguri)

***

I kemi thirr UDB-ash, po as te till skan qen, pos sherbetore te asaj organizate kriminale e vrastare të ish – Jugosllavisë. E kom te fresket ate natë dhe ngjarja si ka ndodhe kur une u burgosa. Ma nuk do kursej as emra e as raste. Nje nate me pare me 20.11.1981 ishim, une, Milaim Elezi dhe sherbetori i UDB i famshmi Fatmir Kastrati qe ate kohe punonte si polic i rrugve ne Gjakovë e ne anen tjeter “studionte” me ne Historinë e Gjeografinë. Une e Milaim Elezi, ishim ne katin e pare te Shkolles se Lart ne Gjakove e nga kati i dyte zbret Fatmir polici me nje gazete ne dore e po tregon se e gjeta tek dera e Drejtorit te Shkolles. une e milaimi u munduem te i iknim atij rasti por aj ngulte kamb qe edhe ne e pamë. Edhe sot nuk e di se cila ishte ajo revistë.

Ate nate ndejtem deri von ne te tre se bashku, polici e milaimi. Polici ishte i interesuar te din nga une, si me ja ba me ik me ike diku, jasht mos me ra kinse aj ne duart e UDB -es. Naiviteti yn ishte,se ram ne gracken e thurur nga ai. Aj e dinte se une isha strehu te disa familje gjakovare gjate nates se 2.04.1981 pas shperndarjes se Demostrates ne qender te Gjakoves. Po jam shum i lumtur se as atij por as edhe shokut tim te mire Milaimit kurr si kam tregue se ku jam strehue ato ditë pas 02.4.1981. Ne ketë pervetor dua ti falenderoj Familjen e Zbulim Nagavcit e ne veqanti loken tani e ndjer e cila ate nate ne ore 3 te mengjesit ma lidhi plagen,e me beri buke me ngran.

Falenderim te veqant ka i riu ne ate kohe nxenesi i fillores “ZIKA” e quanin i cili nga Qabrati nuk mu ka nda asnje minut, e mos me u lag me ka ndihmue ta kaloj lumin. Pastaj familjen e Hysen e Enver Kusarit qe nuk me lan asnje qast vetun. Tash do rrefej te nesermen, me 22.11.1981 ne oret e mbremjes pikerisht ne oren 18:15 nje koleg yni kishe dhan provimin dhe po i them se ku do ta festojm,aj me tha eja se po shkojm..! u nisem nga hymja e shkolles e kur dola kishte filluar bora te bjen, ne rruge tek dera e shkolles ishte kan Danjolli i zi me nje makin fiat 500 ngjyr drap, sherbetor besnik i UDB.

E ky “shoku im ” nga Dibra me emrin L.Marku,me beri me dore te hy ne makinë. Kur u nisa veq une e shoferi e mora vesh se ku po me dergonte. Pra perfundova ne lokalet e UDB ne Gjakove. Me kishin arrestur per ate material qe kishte deponue polici vet,e qe ishte pretekst per t’me burgos mue. Gjate hetuesis: Danjolli i zi, Halit Muhaxheri, Xhavit Syla i Hereqit e Sejfullah Sahatxhiu as qe ju interesojke per materialin por donin te dinin rolin tim se kush dhe si jan organizue Demostratat.

Ma lexuen nje deklarat e cila ishte dhen naten e 2.04.1981 nga nje vendas imi i cili k vdek e do e kursej per nje rast tjeter pos me iniciale do e them( Z.S) te cilin nuk e njifsha fare. E pranova qe kam qen ne demostrat po asgje ma shum e si shperblim nga “shoku” yn polic me denuan dy muj. Per mue ishte e rand se kisha psue keq nga Besimi qe kisha tek njerzit tanë.

Nuk dua revashizem por nuk do i kursej kurr me emra e mbiemra e me vepra ata qe na e nxin jeten.

Kurthet që po e pengojnë Marrëveshjen finale mes Kosovës e Serbisë

0
***

Kurthi i parë, sepse, nuk kishte as edhe një bazë e mundësi të vetme të instalimit pragmatik të modelit të”bashkëjetesës së multietnicitetit” (që ishte inskenuar e imponuar artificialisht!) dhe amputimit të Zajednices monoetnike! Serbia, deri më tani ka “lozur” me këto dy “karta” kurthëruese! Tani ka ardhur koha kur duhet të zgjedhë ose Asociacion (pa superprivilegje e superdiskriminim pozitiv) ose, superprivilegje e superdiskriminim (pa Asociacion)(!?);

Kurthi i dytë, ka të bëjë me pretendimin e saj politik të manipulimit të pakicës serbe në Kosovë. Ajo gjatë gjithë periudhës së pasluftës arriti që pakicën demografike prej 3%-sh ta viktimizoj në sy të Washingtonit dhe të Brukselit. Ndërkaq, si imperativ e kishte synimin që (fillimisht)të uzurpoj e më vonë edhe ta kontrolloj 25%-ishin e gjeografisë së Kosovës(!?);

Kurthi i tretë, ka të bëjë ekskluzivisht me pamundësinë e ambientimit dhe të koegzistencēs në “hapësira” të njëjta gjeopolitike e ambiente  sociale, paradigma e modelit të superdiskriminimit pozitiv me atë të superdiskriminimit negativ (?!);

Kurthi i katërtë, bëri që të “kujdestarojnë” online si strukturat paralele ashtu edhe ato lojale serbe, ndaj proceseve dhe zhvillimeve që kishin tē bënin me sovranitetin e për të vazhduar pastaj me “infrastrukturën” ligjore dhe manifestimin e pabarazisë para ligjit e Kushtetutës. Këto struktura që faktikisht, u etabluan qëllimisht në shumicën e pikave neuralgjike (mjeshtërisht; të FSK-s, Policisë, Gjyqësisë, por, jo edhe Shëndetësisë e Arsimit!?) të demokracisë, u dëshmua (sidomos pas braktisjes) që e kanë shumë problem të pranojnë dhe tē”mirëmbahen”, si kontribuuese ekuivalente të procesit të shtetndërtimit të Kosovës(!?)

Kurthi i pestë, ku vlerave evropiane (që i kultivonim me afsh 95%-i shqiptarë) padrejtësisht u jepej “pesha” e njëjtë “specifike”, me minoritarët e frustruar dhe tejet tē privilegjuar serb!? Anipse, këto vlera kishin si imperativ të vetëm; kacafytjen (madje edhe) publike dhe “fyt për fyt” me vlerat dhe modelet e sjelljes dhe qeverisjes autokrate proruse (sjelljet e pakicës së 3%-it serb)(?!);

Kurthi i gjashtë, ku superprivilegjet dhe superdiskriminimi pozitiv i pakicës serbe kosovare, nuk u “konsumuan” si të drejta dhe privilegje që garantonin prosperitet dhe zhvillim vetanak, por, u shndërruan në armë të fuqishme për autokratin Aleksandër Vuçiq, për ta komprometuar (përmes Lista “Srpska), shantazhuar (përmes 10 vendeve të garantuara në Parlament) dhe për ta zgjeruar territorialisht ndikimin (përmes; 700 ha me tapi në pronësi të Kishës Ortodokse, de facto dhe de jure pronarit më të madh në Kosovë, privilegj ky që as ne kohen e Car Dushani s’ ekzistonte!) serb edhe në sferat tjera të jetës. Model, ky që ishte tërësisht antipod i sjelljeve që e bënte Serbia, me shqiptarët e Luginës(?!);

Kurthi shtatë, një model i stërvitur i komunikimit ndëretnik, ku dështuan të bashkërenditen dhe të bashkëjetojnë; të drejtat shtesë për 3% të minoritarëve serb, me insistimin për një Asociacion me kompetenca ekzekutive (lexo;aneksim apo ndarje “paqësore”!?), ku Serbia e synon 25% të territorit Kosovës. Ngase, nuk ka kurrfarë kuptimi “bashkëjetesa” midis superdiskriminimit që “prodhoj” superprivilegje, dhe Asociacionit që shpresohet të “prodhoj” një “Republika Srpska të Kosovës(?!);

Tani, nëse shtrohet çështja se si Kosova mund të dal nga këto dhe kurthe tjera perfide që i lançoj e i “promovoj” Serbia, jo vetëm gjatë këtyre tri dekadave të fundit, por, edhe gjatë gjithë historisë dhe përvojave të hidhura shekullore ndaj shqiptarêve, mendoj se na duhen “dioptri” e kundërpërgjigje më të sofistikuara dhe më të avancuara. Ndër këto opsione, mendoj që janë tri kundërpërgjigje të rekomandueshme;

1. Kundërpërgjigjja realiste. Ithtarët e këtij këndvështrimi perspektiven e shmangëjes së kurtheve serbe, e shohin dhe e projektojnë ekskluzivisht përmes mundësisë së kompromiseve të dhimbshme, që duhet t’i bëjnë si ata të palës serbe (oferta në këmbim; ulësja për Kosovën në OKB) poashtu, edhe ata të pales kosovare (oferta në këmbim; anëtarësimi i Serbisë në BE-ne plus Asociacioni për pakicën serbe kosovare). Themi realiste, edhe për shkakun se; rrethanat e krijuara (disa thonë favorizuese për Kosovën) pas invazionit rus në Ukrainë, mundësuan revidimin e qëndrimit të Brukselit dhe Washingtonit (pak a shumë!) lidhur me sintagmën e (“njohjes reciproke”) supozuar se definitivisht përveç relaksimit midis dy kombeve kryesore në Ballkan, presupozon edhe një Marrëveshje historike…

2. Kundërpërgjigjja optimiste, që përfundimin e kurtheve serbe e identifikon jo vetëm me fitoren e Kosovës, por edhe me fundin politik të Projektit serb mbi Kosovën dhe vetë Presidentit autokrat serb Aleksandër Vuçiqit dhe klikës së tij. Në të njëjtin kontekst, Sipas këtij këndvështrimi, Serbia jo vetëm që do duhej të ndaloj interesimin e saj për thurur kurthe e shantazhe të mëtejme, por edhe të ta njohë sa më parë, dhe sa më shpejt jo vetëm shtetësinë e Kosovës, po edhe rolin e shqiptarëve në rajon. Pra, thënë më thjesht; optimizmi reflektohet edhe përmes demonstrimit të rolit dhe faktorizimit sistematik të shqiptarëve në Ballkan.

3. Kundërpërgjigjja skepticiste, ështē grupimi apo kampi i tretë që supozon dhe garanton se ka zgjidhjen për t’i përmbyllë kurthet serbe. Por, metodologjia përkitazi me zgjidhjen, nuk adresohet vetëm përmes realizimit rrethanave që i prodhon dhe menaxhon tendenca e globalizimit. Projekt, ky që projektohet përmes arkitekturës së BE-ne. Dyshimi qëndron vetëm tek natyra e globalizimit që me invazionin rus në Ukrainë, po pëson jo vetëm “trauma” sociale, politike, ekonomike, por edhe sosh kulturore e madje edhe sosh ushtarake…

(P.S. Janë ca të gjetura këto… që Shoqata e Sociologëve të Kosovës (përmes një studimi) ka arritur t’i identifikoj si të tilla. Ndërkaq, ekspertëve qeveritar dhe atyre opozitar u mbetet t’i elaborojnë më tutje këto kurthe shumë perfide e tejet djallëzore, të Serbisë)

Serbia, edhe më tej vazhdon të mashtrojë përveç shqiptarëve edhe Washingtonin e edhe Brukselin.Tani, ka ardhur koha, kur duhet t’i dekonstruktojmë gjitha këto dinakëri, mashtrime e kurthe morbide ortodokse, që rënduan jo me vite po me dekada të tëra, mbi supet, mentalitetin, etnopsikologjinë dhe kulturën shqiptare të Kosovës.

Amerikë, mu këta zuzar që po vijnë tek ti për tu rrëfye “si kurvat te prifti”, e bënë tradhëtinë-“zajednicën” me kompetenca ekzekutive!

0
Amerik mos i gjuaj të pa fajshmit,ata që po vin te ti jan fajtoret
E gjithë bota e dinë se Kosova u krijuar me marrëveshje nderkombtare kurse ti Amerikë ishe prijese e projekti të shtet ndertimit.
Vjosa dhe Albini po e mbrojnë projektin tëndë,dhe Kosovën tonë nga qakejet e karpateve dhe argatet e tyre ,asgjë ma shumë!
Gjithashtu edhe kushtetuta e re e p
Kosovës u ndërtua me marrëveshje dhe bashkpunim nderkombtar.
Po ashtu edhe ZAJEDNICA u bë dhe u nënshkrua dy herë dhe u ratifikuar në parlament me marrëveshje nderkombtare me Evropen ndermjetsuse.
Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe teksti
Serbia po kerkon veq ata qka e kan nënshkruar tradhtaret ,në prani të nderkombtarve asgjë më shumë..!
Me sa e di unë kur ka marrëveshje nderkombtare binë në uj pollavrat idioteske të PDK-s dhe LDK-s të trilluara nga këto dy parti që po vinë te ti për rrëfime si kurvat te prifti ndarazi,kinse nuk jami bashkë,
përkundrazi prej ardhjes të Isa Mutafes në krye të LDK-s gjithmonë kan qen bashkë, edhe sot ja të pa ndashme në teadheti,hajni dhe krime por po mundohen me bërë mjegull diten me diellë, tashë po mi ngrënë ata qka e kan bërë, ardhja te ju nuk i shpeton kta tradhtar nga shenjestra e popullit.
Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe teksti
Pikerisht këto dy kryesi te sotit ishin shkatrrusit dhe miratusit e tradhetive,e në mesin e tyre mungojn vetem dy spiunet Isa dhe Polari,të tjeret jan komplet pa ndryshuar asgjë.
Amerikë studioi dhe dije se rrefimet e tyre jan hipokrizi të ndertuara nga vet hipokritet, ata po vin që të shfajsojn veten para teje, ngase projektin tënd Kosovën me mbi 116 njohje dhe kufijet e sajë e kan minuar, pikerisht këta që nuk të lëshojn prej goje Amelika Amelika,në tjetren anë kan punuar dhe punojn ende pa nderpre për ta zbatuar projektin ruso-serbë Vuçiç, Polar,Putin,Rama,
Isa dhe rrethi i tyre pikerisht përmes këtyre dy kryesive..!
Mundin tënd Amerikë 78 ditor e minuan këto dy parti bile lideri i tyre Polari thonte me Ameliken luaj k…!
Amerikë nuk është Kosova me ata kufijt për të cilet ti luftove dhe u derdhë gjaku i këtij populli dhe deshmorve dhe herojve me Legjebdarin Adem Jasharin dhe familjen e tij.
Maqedonis ja kan thy … me nja 3 mi hektar.
Edhe Malit të zi ja jan thyar … nja 8226 hektar.
E veqmas Serbisë ja kan bërë dy nderime,ndarjen plus zajednicen, duke mos ua llogaritur exstrateritoret e manastirevr. Këta qenefa kan punuar për hater te Dobrica Çosiqit dhe për amanetin e Aleksader Rankoviçit,deshten ta ndaj Kosovën dhe Serbis të ia japin sofren e bukes dhe ta lënë Kosovën pa bukë dhe pa uj,duke ua dhënë Shumadisë Trepçen dhe Ujmanin ,duke mos ua llogaritur exstra teritoret për manastiret të dikurshme shqiptare e qe tani i grabiten serbet.
Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe teksti
Pikërisht këta zuzar që po vinë tek ti mu rrefy si kurvat te prifti e bënë tradhetin e radhes zajednicën me kompetenca ekzekutive sa për ti lidhur komunat e veriut me ato gjasht komunat fshatra te jugut.
Fajtoret e të gjitha te këqijave që i kan dodhur Kosovës jan kurvat e dy kryesive burra dhe gra duke mos i falur edhe zhvatsit e partive te vogla që rrishin në këmbë për ti mbushur strajcat pa ju interesuar fare qfar po i bëjnë Kosovës.
Mund të jetë një imazh i teksti
Këtyre zuzarve ju ka mbetur veç me bertitë Albini na plishi me Ameliken,
Amelikë jemi me ty,Amelikn jemi me ty,Amelikë jemi me ty,të gjitha këto trillime i bëjn për shkakun se ju ka hy uji nënë këmbë,ju duhet me ia kthyer Kosovës parat e vjedhura tashma i ka kapur berku,e po bërtasin si mushkat nënë oj nënë,oj nënë ble kakaka…!

“Malësorja” që mbijetoi vitet

0

Ajete ZOGAJ  

Shefqet Dibrani, Pjesa e parë: “MALËSORJA, romani monumental i Kosovës” dhe  Pjesa e Dytë: “KARAKTERI dhe ARKETIPI në romanin ‘Malësorja’ të Nazmi Rrahmanit”, Botoi Sh.B. “Faik Konica” Prishtinë, 2021. 

“Kur leximi ju lartëson shpirtin dhe ju ngjall ndjenja fisnike e burrërore, mos kërkoni arsye të tjera për të çmuar atë vepër, ajo është e mirë dhe e ka shkruar një mjeshtër “ – (Zh. La Bryjer1) 

Romani “MALËSORJA” me autor Nazmi Rrahmanin, është ndër romanet e para të botuara në Kosovë, i cili përgjatë gjithë këtyre viteve, u vlerësua dhe është i pranishëm pothuajse tek secila familje shqiptare, gjithandej. 

Lexuesit e këtij romani, që për kohën bëri ‘revolucion’ janë të moshave dhe profesioneve të ndryshme, ndërkaq, për kohën kur u shkrua dhe u botua, ishte libri më i lexuar i cili pati ndikim të jashtëzakonshëm, duke ndryshuar konceptin mbi jetën dhe botëkuptimet mbi të drejtat e femrës, jo vetëm në regjionin prej nga vjen autori (Llapi), por në tërë Kosovën. 

Malësorja, personazhi kryesor i këtij romani, nuk ishte më thjeshtë një personazh libri, Malësorja ishte emri me të cilin u pagëzuan shumë vajza në fshatra e qytete të Kosovës. Malësorja e romanit të Nazmi Rrahmanit u bë personifikimi i jetës dhe fatit të hidhur të femrës shqiptare të asaj kohe, i vuajtjeve dhe fatkeqësive të cilat e rëndonin si litari rreth qafës. 

Se romani “MALËSORJA” mund të shkruhet vetëm një herë dhe atë nga një mjeshtër i fjalës, e dëshmojnë studime e punime të shumta nga studiues të letërsisë, të cilët vlerësojnë lartë punën e autorit Nazmi Rrahmani, romanin “MALËSORJA” dhe gjithë krijimtarinë e tij letrare (edhe pse jo shumë voluminoze) por me vlera që do të lënë gjurmë në zhvillimet letrare e kulturore ndër ne. 

Në vazhdën e studimeve për veprimtarinë letrare të Nazmi Rrahmanit, vitin që lamë pas, literaturës shqipe i shtohet një studim voluminoz dy vëllimesh nga Shefqet Dibrani, poet, publicist dhe kritik letrar, studimi për romanin “Malësorja” me titull: “MALËSORJA, romani monumental i Kosovës” dhe pjesa e dytë: “KARAKTERI dhe ARKETIPI në romanin ‘Malësorja’ të Nazmi Rrahmanit”. 

Derisa në pjesën e parë Shefqet Dibrani, i qaset në mënyrë analitike romanit “Malësorja”, në pjesën e dytë, thellohet në konceptin e psikoanalizës së këtij romani në rrafshe të ndryshme interpretimi. 

Në parathënien “Jeta e një romani” vlerësimi ’romani monumental i Kosovës’, ka jo vetëm simbolikën e veçantë, por edhe vlerësimin e merituar që autori i bën romansierit Nazmi Rrahmani dhe romanit “Malësorja” në 56 vjetorin e botimit dhe 80 vjetorin e lindjes së autorit, “Malësorja” është Romani monumental për Kosovën dhe Letërsinë e saj. Fillet e tij datojnë qysh nga data 4 korrik 1962, atëherë kur autori ishte njëzetenjë vjeç. Në një pusullë të cilën kemi pasur fatin ta kemi në shqyrtim, vetë autori ka shkruar “Kam fillue me e shkrue më 04.VII.1962, në Prishtinë dhe kam vazhdue me ndërpremje të gjata për arsye të mungesës së kohës”2, dhe se, “[…] Nazmi Rrahmani, autor i shumë romaneve të tjera, por edhe i romanit “Malësorja” , është prozatori më i njohur në Kosovë. Ai sfidoi diktaturën komuniste duke iu përkushtuar prozës së karakterit social, siç është edhe romani ”Malësorja”, një nga veprat më të lexuara, më të komentuara dhe padyshim më të adhuruarat.”3 

Pjesa e parë e studimit “MALËSORJA, romani monumental i Kosovës” ndahet në katër kapituj ku trajtohen aspekte teroiko-letrare të këtij romani, duke përdorur literaturë shterruese për njërin ndër romanet më të dashura për lexuesin. 

Një jetë e begatë letrare ‘pa zhurmë’  

Në kreun e parë “MALËSORJA, romani monumental i Kosovës” të ndarë në katër kapituj, narrativa kohë dhe hapësirë shpërfaqet në mënyrë analitike në disa këndvështrime të cilat i trajton autori; duke u nisur nga subjekti, struktura, vlerat humane, ndërtimi i karaktereve, heshtja si karakter dhe triumfi i Hajrijes, besëtytnia dhe religjioni, universalja si vlerë e këtij romani, procedeu i veprës, zona gjeografike ku zhvillohen ngjarjet e romanit, veçoritë tematike në romanin “Malësorja” bashkë me “Bibliografia e botimit të romanit “Malësorja”, e orientojnë lexuesin për njohje sa më të plotë të veprës letrare dhe jetësore të Nazmi Rrahmanit. 

Sipas autorit, “Në jetën e zakonshme, Nazmi Rrahmani, nuk ishte i zhurmshëm, as i bujshëm, por ishte punëtor i zellshëm, redaktor i shkëlqyer dhe së fundmi edhe botues, duke arritur (si askush tjetër në këtë 80 vjetor të jetës së tij), të përmbushë misionin e intelektualit, shkrimtarit, pedagogut dhe Njeriut, që adhurohet shumë. Romani ‘Malësorja’ i Nazmi Rrahmanit, mbetet i pakalueshëm në këto 55 vjet krijimtarie publike. Si asnjë autor tjetër, shkrimtari e ka vulosur me emër e mbiemër afinitetin e tij krijues edhe nëpër mijëra libra të tjerë, tek qindra autorë, veprat e të cilëve iu kanë nënshtruar redaktimit profesional dhe konsultimeve të tija pedagogjike. Nazmi Rrahmani, padyshim mbetet shkrimtari i cili me vlerën e tij ka ndikuar në rezistencën e heshtur dhe në ngritjen intelektuale tek gjeneratat e shumta”4. 

Në këtë studim janë trajtuar elemente të shuma nga autori, që e veçojnë romanin ‘Malësorja’, si fjala vjen elementi kohë: nata, terri, muzgu, mëngjesi, agimi, stinët e vitit, apo figura të rëndësishme, si ajo e mësuesit, figura e Hajrijes, Nezirit, etj. Me të drejtë autori konstaton se, ‘Hajria, u bë karakteri dhe arketipi i gruas shqiptare, jo vetëm në prozën e Nazmi Rrahmanit, por si realitet i përjetuar në Kosovë e gjetiu”5, ndërkaq, falja dhe pajtimi sipas autorit Dibrani, ‘janë mesazhi kryesor i romanit “Malësorja” të Nazmi Rrahmanit!6 

Në pjesën përmbyllëse (të pjesës së parë të studimit) gjegjësit Kreu i katërt, i është dhënë hapësirë mendimit profesional e miqësor të kritikut e studiuesit të zellshëm prof. dr. Sabri Hamitit, që autori e cilëson ‘uverturë e veçantë’, si dhe shënimi i prof. dr. Zejnullah Rrahmanit dhe poezia përkushtuese për autorin dhe veprën e tij, nga autori i këtij studimi Shefqet Dibrani. 

Derisa në pjesën e dytë të këtij studimi, “KARAKTERI dhe ARKETIPI në romanin ‘Malësorja’ të Nazmi Rrahmani” në dhjetë kapituj sa ka kjo pjesë e studimit, autori synon që ‘të bëjë një interpretim ndryshe të veprës letrare dhe njëkohësisht për të nxitur idetë depërtuese në psikologjinë e personazhit dhe të veprës e cila po shkruhet, me rastin e 80 vjetorit të lindjes së autorit dhe 56 vjetorin e botimit të romanit Malësorja, roman ky që ka hyrë si “arketipi më pozitiv i shkollës dhe arsimit shqip në Kosovë7. 

Duke iu referuar pamjes dhe hijes, e cila mund të ndahet si “Bukuri e hijes – Karakteri”, dhe nëBukuri e pamjes – Arketipi”, për mes të të cilave nxirren vlerësime për një vepër të realizuar mirë. Janë këto arsye pse themi se romani Malësorja, si vepër artistike është bukuri më vete, kurse rrëfimi magjeps të përvetëson, sidomos suksesi i Hajries e cila, jo vetëm për atë kohë, por edhe sot, ishte paradigmë për gruan dhe shoqërinë8. 

Mjeshtëria e krijimit të figurave stilistike 

Në pjesën e dytë të këtij studimi, autori i kushton rëndësi karakterit human i cili e përshkon romanin në rrafshin shumëdimensional, ndërkaq vlerëson mjeshtërinë e autorit për krijimin e figurave letrare e stilistike. 

“Si rrallëkush, ai ngriti një monument letrar për figurën e fshatarit, veçanërisht e lartësoi në piedestal figurën e femrës, të cilës i dha epitetin Malësore! Sigurisht gjetje fatlume për letërsinë, traditën dhe shkencat humane, të cilat sot mburren me figurën më të spikatur letrare, me epitetin më pozitiv që shqiptari e nderon femrën, prandaj shoqëria jonë nuk ka pse të vuajë e komplesohet me rolin e fshatarit e fshatares në shoqëri, në shkolla dhe së këndejmi edhe në letërsi. Shoqëria shqiptare, shkolla dhe letërsia e saj, tashmë kanë Figurën Letrare, edhe si Arketip Letrar i realizuar mirë, por edhe si Shprehje Figurative. Romani MALËSORJA plotëson kriteret për t’u themeluar një Çmim Letrar e Human që do të personifikohej me Figurën e Malësores ngadhënjimtare, pasi psikologjia e romanit personifikon fytyrën e gruas së dhunuar e të diskriminuar, gruas me skamje të skajshme por që ka ngadhënjyer, gruas së vejë, të asaj femre që sakrifikoi gjithçka për bimësinë e saj, d.m.th. për të vërteten e pafajësisë së saj. […] “Romani Malësorja, është arketip më i realizuar në letërsinë shqipe, së këndejmi epiteti Malësore, jo vetëm në aspektin figurativ, por edhe në shkencat humane dhe ato të traditës e ka kuptimin e femrës shqiptare me të gjitha vetitë pozitive që i posedon individi, prandaj epiteti Malësore, automatikisht ka krijuar arketipin më karakteristik në letërsinë shqipe, jo vetëm brenda romanit Malësorja, por si tërësi etnokulturore e letrare në tërë hapësirën shqiptare”.9 

Trajtimi i figurave letrare është një veçori tjetër e këtij studimi, si dhe karakteret e personazheve, sidomos karakterin e personazhit kryesor Hajries. 

Shefqet Dibrani vlerëson se romani “Malësorja” është ditari më autentik i realitetit të asaj kohe nëpër të cilën ka kaluar shoqëria jonë, kultura dhe arsimi…”10 

Një kapitull i veçantë i këtij studimi (kapitulli VI i pjesës së dytë të studimit) përmbledhë kronologjinë e botimit të romanit “Malësorja” duke e ilustruar edhe me të gjitha fotokpertinat e botimit ndër vite. 

Po ashtu, në këtë studim janë trajtuar elemente të shumta, të cilat e veçojnë këtë roman, i cili ruan vlerën dhe origjinalitetin e tij edhe pas shumë vitesh kur u botua për herë të parë. 

Përkundër trajtimit të disa prej veçorive të romanit të cilat janë të vlefshme për studiuesit e veprës së Nazmi Rrahmanit, shfrytëzimi i burimeve të shumta refererale të përdoruara nga autori Dibrani dëshmon për hartimin e këtij studimi. Megjithatë, gjatë leximit të të dy vëllimeve kam hasur edhe në mangësi të studimi: përdorimi gabim i trajtave foljore, përdorimin gabim i përemrit vetor, si dhe përsëritjet e shumta të cilat janë të panevojshme dhe që ngjallin monotoni tek lexuesi. 

Ndërkaq, ky studim dhe studime të shumta për krijimtarinë letrare të Nazmi Rrahmanit, dëshmojnë thënien e Zh. La Bryerit, i cili shprehet kështu: ”Kur leximi ju lartëson shpirtin dhe ju ngjall ndjenja fisnike e burrërore, mos kërkoni arsye të tjera për të çmuar atë vepër, ajo është e mirë dhe e ka shkruar një mjeshtër.“ 

Rrugëtimi i suksesshëm letrar i romanit “Malësorja” dëshmon për vlerën e tij dhe se është shkruar me përkushtim nga një mjeshtër i fjalës së shkruar – shkrimtari ynë meritor Nazmi Rrahmani. 

Prishtinë, tetor 2022. 

Dallimet midis shqiptarëve që e duan Amerikën dhe shqiptarëve që e duan Turqinë

1

Rilind Dauti , Shkup

***

-Shqiptarët që e duan Amerikën nuk dalin të festojnë në qytetet shqiptare sepse ndonjë politikan në Amerikë i ka fituar zgjedhjet.

-Shqiptarët që e duan Amerikën nuk flasin me zell për operacionet e SHBA-ve kundër al-Kaedës, ISIS-it, etj. siç shqiptarët turkofilë flasin me entuziazëm për operacionet e Turqisë kundër “PKK/YPG/PYD”.

-Shqiptarët që e duan Amerikën nuk postojnë për arabë dhe afganë që e mbështesin praninë amerikane në ato shtete dhe që i kundërshtojnë grupet që luftojnë kundër Amerikës, siç shqiptarët turkofilë shpërndajnë propagandë që kurdët në fakt nuk duan ta kenë shtetin e vet por duan të jenë nën Turqinë.

-Shqiptarët që e duan Amerikën nuk e mbështesin çdo veprim të politikës së jashtme amerikane siç shqiptarët turkofilë mbështesin gjithçka që bën Turqia për interesat kombëtare të saj.

-Shqiptarët që e duan Amerikën nuk janë mbështetës aktivë të shkeljes së sovranitetit që për interesat e saj Amerika ua bën shteteve tjera, ashtu siç shqiptarët turkofilë e mbështesin shkeljen e sovranitetit që për interesat e saj kombëtare Turqia ia bën Sirisë dhe Irakut.

-Shqiptarët e duan Amerikën për shkak të mbështetjes që e ka dhënë ndaj shqiptarëve, ndërsa shqiptarët turkofilë e duan Turqinë për shkak të faktorëve tjerë, dhe në mënyrë të pasinqertë dashurinë për Turqinë përpiqen ta arsyetojnë duke thënë që është aleate e shqiptarëve.

-Kur përmend ndonjë aspekt negativ të Amerikës, shqiptarët që e duan Amerikën nuk çarten nga nervoza, siç shqiptarët turkofilë e mbrojnë Turqinë si me qenë turq.

“Historinë” e imponojnë fitimtarët !

0
Ibrahim Kelmendi, Gjermani
***
Cunami në gotë që ndodhi lidhur me ceremoninë te “varrezat e ushtarëve francezë” në Prishtinë (më 11 nëntor 2022), po më shtynë “shfryhem” edhe unë, në mënyrën time, për këndvështrimet ndaj historisë “tonë” dhe të “atyre”. Mua më irritoj, pos asaj ceremonie, edhe gara patriotike që ndodhi në tv emisionin PRESSING, dedikuar atij skandali, dhe sidomos këndvështrimet historike të Filozofit Blerim Latifi, Politikologut Sadri Ramabaja, historianeve Blerim Avdullahu, Shkëlzen Gashi dhe Daut Dauti.
Në fakt, këndëvështrimi në atë debat ishte i dominuar nga përvijimi i historisë tonë “zyrtare”, që, siç u vu në spikamë, është pothuajse për 180 shkallë tjetërfare me këndvështrimin europian (jo-shqiptar). Ta zëmë, ushtarët e huaj që janë vra në hapësirat e tanishme të Shqipërisë londineze, të Kosovës dhe të trojeve të banuara me shumicë shqiptare në Makedoni edhe para vitit 1913, vlerësohen si ushtarë pushtues, sepse ne e kemi të përvijuar “të drejtën historike” se këto territore ishin vetëm tonat. Asnjëherë nuk duam të pajtohemi me realitetin e hidhur se edhe këto territore që më shumë se 2228 vjet (qysh kur Perandoria Romake pushtoi Ilirinë në vitin 228 para Erës sonë) nuk kanë qenë në pronësi tonën as të paraardhësve tanë, por të pushtuesve romakë (të quajtur edhe bizantinë), bullgarë, serbë, osmanë, italianë, gjermanë, jugosllavë. Në fakt, ne hibridët shqipfolës as nuk po e dimë taman, nëse jemi pinjollë vetëm të Ilirëve, apo edhe të Daradanëve, të Makedonëve, të Epiriotëve, të Grekëve…
Nëse hapësirat tokësore u takojnë vetëm banorëve më të hershëm etnik, atëherë i bie që, ta zëmë, kontinentet “amerikane” nuk janë të pushtuesve evropianë por të popullsive që jetonin atje para se ato kontinente t’i pushtonim ne europianët.
Qysh në vitin 1977 kur pata filluar studimet në Gjermani u konfrontova me një këndvështrim historik krejt tjetërfare nga ai që e dija deri atëherë. Më se shumti më pat shokuar (ç)vlersimi se Kosova ishte vetëm “krahinë serbe”. Kështu broçkullisnin pothuajse të gjithë politikanët, historianët, gazetarët e Gjermanisë, sa herë që e përmendnin dhe trajtonin Kosovën.
Rastisi të kem fat ta kem ndihmën dhe përkujdesjen, si ta kisha prind, të Albanologut të vetëm në Gjermaninë Perëndimore me gradë shkencore PhD / Dr., tashmë të ndierit Lazar Dodic (Dodiq). Ai ishte kroat, i lindur në Janjevë të Kosovës, i arsimuar në shkollat jezuite në Shkodër, studimet dhe doktoratën në Alabnalogji i kishte përfunduar në Romë (mentor doktorate Ernest Koliqi). Ai ishte i pasionuar pas Historisë shqiptare (ka botuar edhe një libër historik për Shqiptarët). Ai nuk përtonte të më mbante leksione historke, edhe individuale, pos ligjëratave, sa herë kisha kohë dhe interesim për ta dëgjuar, në kabinet të tij, Lektorati i Albanologjisë në Institutin për gjuhë të Europës Juglindore në Univesitet në Bochum. Meqë historinë e kisha pasion, kam frekuentuar shpesh edhe Institutin (historik) për Europë Juglindore në München (Mynhen), që financohej nga Ministria e jashtme e Gjermanisë. Atje jam njohur personalisht me historianë që merreshin me trajtime të historive të popujve të Europës Juglindore, shpesh ka rastis të debatoj, bile edhe të grindem me ta (Peter Bartl, Bernhard Tönnes, Jens Reuter…). Nga të gjithë u informova se përvijimi “zyrtar” i historisë për Kosovën e kishte bazën kryesisht në “Geschichte der Serben” (Historia e Serbëve, botuar në Vjenë në vitin 1911), të Historianit, Filozofit, Politologut, Linguistit slavist, çekut Konstantin Josef Jireček (lind e vdek në Vjenë 1854 – 1918). A ishte shumë vite shef i Instutit të Europës Lindore në Universitet të Vjenës (ka qenë edhe Ministër i jashtëm i Bullgarisë dhe ka ushtrua edhe funksione të tjera). Ajo Histori nga Jireček nuk pëlqehet nga shumica e historianeve serbë, sepse nuk është propagandiste prosrebe, por pothuajse krejt historianët evropianë (jo serbë e jo shqiptarë) kanë konsideratë të madhe për atë studim…
Rasti më reflektues ka qenë vizita që më pat bërë Poeti gjermano-hebre Erich Fried, i cili në vitet 1960-ta / 1970-ta ishte star ideopolitik i Lëvizjes politike studentore në Europë Perëndimore. Që të më ndëronte Ai recitoi dy-tre minuta vargje na Eposi folklorik “serb” për Kosovën. E ndërpreu recitimin sepse hetoi që po më bezdiste. Nga ai u informova se ai epos “serb”, i grumbulluar nga Vuk Karaxhit, me kërkesë e përkujdesje të Sllovenit Bartholomäus (Jernej) Kopitar, dekan i katedrës për sllavistikë në Universitet të Vjenës, ishte përkthyer e botuar nën përkujdesjen e Vëllezërve Grimm, me parathënie nga Johann Wolfgang von Goethe (volumi 3.304 fjalë). Asnjëherë nuk do ta harroj keqardhjen e sinqert që pat shpreh Erich Fried, si rezume e debatit që patëm: “Me vjenë keq për tragjedinë që u paskësh ndodh Juve [shqiptarëve] me tjetërsimin historik të Kosovës. Do ju duhen shumë angazhim e sakrifica që të bindni nomenklaturën intelektuale e politike të Europës, se Kosova nuk është krahinë serbe por shqiptare…” [perifrazim].
Pothuajse përgjithësisht Europianët (jo-shqiptarë) mendojnë se Kosova nuk është pushtuar asnjëherë nga serbët, por është çliruar nga pushtimi bizantin, osman, gjerman. Edhe serbët e parë në shekullin e 6-të, sipas Historisë “zyrtare” evropiane, nuk kanë ardh në Iliri si pushtues, por si luftëtarë mercenarë, të ftuar nga perandori përkatës bizantinë, që të angazhoheshin në mbrojtje të Bizantit nga sulmet e Avarëve. Kanë pasuar ardhjet e familjareve dhe fqinjëve të tyre. Pothuajse njësoj si imigrantët evropianë në kontinetët “amerikane”, të Australisë, serbët e imigruar në Iliri ia kanë dalë të jenë sundimtarë në hapësira të caktuara kohore, t’i serbizojnë popullsitë etnike, vendore, Ilirët, Dardanët, Makedonët…, sepse banorët vendorët e kishin hibridizuar identitetin e tyre etnik gjatë sundimit mbi 1.000-vjeçar romako-bizantin (duke filluar nga viti 228 para E.s., kur Perandoria Romake pushtoi Ilirinë).
Pak më konkretisht për historinë e rreth 150 vjetëve të fundit, sepse kjo është paravajtësja më konkrete e historisë së tanishme.
Kur Europa kristiane po mobilizohej për ta dëbuar pushtimin mysliman osman dhe po përcaktonte ndarjen e territoreve të çliruara, duke mbajt për atëo qëllime Kongresin e Berlinit (qershor 1878), krerët shqipfolës, turkoshakë, u mblodhen në Prizren dhe themeluan LIDHJE (të tyre). Në vend që edhe ata të përkatoheshin për çlirim nga pushtuesit osmanë, si krejt europianët, ata miratuan platformë të tyre (të quajtur në osmanisht kararname), që kishte 17 pika. Po i citoj 4 pikat e para, që të shohim si u përcaktuan paraardhësit tanë (me të cilët naivisht krenohemi), kur popujt në këtë hapësirë po luftonin për formim të shteteve të këtyre kombëtare:
“1. Lidhja jonë është forumar me qëllim që të mos njohë asnjë qeveri tjetër përveç Perandorisë Osmane dhe të mbrojë integritetin tokësor me të gjithë mjetet
2. Qëllimi ynë i lart është të mbrojmë të drejtën e lartmadhërisë së tij sulltanit, sovranit tonë. Në do quajmë armiq të popullit (osman) dhe atdheut të gjithë ata që kundërshtojnë dhe prishin qetësinë, ata që dobësojnë qeverinë dhe bashkëpunëtorët e tyre. Në rast se turbulluesit nuk heqin dorë do i dëbojmë jashtë shtetit
3. Ata delegatë të krahinave të tjera që duan të hynë në Lidhjen tonë do i pranojmë me gëzim dhe regjistrojmë si miq të qeverisë dhe vendit
4. Në bazë të Sheriatit do të mbrojmë jetën, pasurinë dhe nderin edhe të atyre që nuk janë muhamedanë, por janë besnikë, tamam si për veten tonë. Ndërsa kryengritësit do t’i dënojmë sipas fajit.” [Prizren, 18 qershor 1878.]
A duhej Europa (kristiane) ta përkrahte atë Lidhje plëngprishëse, turkoshake, apo ta luftonte edhe më ashpërsisht se pushtuesit osmanë (sepse po e tradhtonte Europën)? Prandaj për Francë, Gjermani, Britani, Itali, Rusi gjithsesi, dhe krejt Europën (jo-shqiptare), ushtarët serbë, që ishin vra gjatë luftimeve në Kosovë gjatë viteve 1912-1918, por edhe më vonë, ishin çlirimtarë, sepse ishin vra duke luftuar pushtuesit osmanë dhe mercenarët e tyre, të sojit Isa Boletini (për të cilin u fol me krenari që kishte luftuar kundër ushtrisë serbe, pa sqaruar se si mercenar po mbronte Perandorinë osmane) e austro-hungarezë.
Menalokët tanë mund që e arsyetojnë përcaktimin politik të Lidhjes (së Prizrenit), siç arsyetohen kompromiset pragmatike në vitin 1945, mars 1981, 1990, Rambuje/Paris (15 mars 1999), por nuk janë të krahasueshme, sepse në të gjitha këto udhëkryqe asnjë shtet në botë nuk e përkrahte çlirimin e Kosovës, ndërsa në vitin 1878 krejt Europa angazhohej dhe përkrahte lutrat çlirimtare anti-osmane…
Vetëkuptohet pse po irritohen pothuajse të gjithë nga pyetjet provokuese që po i bëj herë pas here: e kujt ishte Kosova para tetorit 1912, respektivisht para qershorit 1999, a ka qenë ndonjëherë pronësi (shtetërore / mbretërore) e Shqiptarëve gjatë mbi 2230 vjetëve të fundit ( nga viti 228 para E.s. deri më 12 qershor 1999)?
Që të kuptohet më kollaj, si dallojnë qasjet historike, do spekuloj me një konkretizim hipotetik: nëse gjatë bombardimeve nga NATO në Kosovë (24 mars – 12 qershor 1999) do të vriteshin ushtarë amerikanë, për ne shqiptarët ata do të ndëroheshin si heronj çlirimtarë, ndërsa për serbët do të urreheshin si ushtarë pushtues. Prandaj nuk janë HISTORI të gjitha qasjet historike; historitë “zyrtare” janë ato që i imponojnë fitimtarët (sundimtarët).
Për momentin, ende jemi në udhëkryq, sepse, në ndërkohë, përherë e më shumë, Aleanca Veriatlantike, që na ka ndihmuar të çlirohemi nga pushtuesit fashistoidë serbë, po dëshpërohet nga mendësitë dhe angazhimet tona destruktive…
(ibrahim kelmendi)
***
Këtu mund të përcjellet debati televiziv për “skandalin” e 11 nëntorit 2022 – pjesëmarrjen e FSK-së në ndërim të varrezave të ushtarëve francezë në varrezat kristiane në Prishtinë:
Për studiues të interesuar për Parathënien që Gëte ka shkruar për “eposin folklorik serb”, ja linku ku mund ta shkarkojmë tekstin:
Ist möglicherweise ein Bild von 6 Personen, Personen, die stehen, außen, Denkmal und Text

Pas shumë fshatrave të tjera të Lipjanit që u zbrazën nga banorët, edhe fshati Akllap po rrezikon të braktiset i tëri

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Selatin Retkoceri, Llugagji, Lipjan
_________
* Akllapi si edhe shumica e fshatrave të Lipjanit po përjetojnë një zbrazje masive nga qytetarët.
Jemi dëshmitar të shuarjes totale të 10 fshatrave, krejt kjo ka ndodhur në vitet e pasluftes. Sot kur po shkruajmë këte artikull, themi se jemi shumë vonë për të ndërmarrë qfardo mase që do të ndalte këte të keqe që po ju ndodh shqiptarëve.
Kemi shumë emra të fshatrave që kanë ngelur vetëm si toponime, atje nuk ka më asnjë banor si psh. Vrellë, Plitkoviq, Vogoqincë, Peshter, Honrovc, Varigic, Kleqkë, Divjakë, Zhallkuq etj. Këto fshatra dikur shumë piktoreske, ku zhvillohej një jetë normale, ku qytetarët merreshin me blegtori e bujqësi, sot thuajse nuk ka asnjë njeri të vetëm e as edhe një lopë, dele apo dhi që dikur ishte përplot.
Ikja e popullatës është masive, qytetarët ikin drejt qytetit por edhe në diasporë. Akllapi është njëri prej fshatrave që ka përjetu rënd këte fenomen që në esencë është vetshkatërrues.
Mund të jetë një imazh i pemë dhe ambiente të jashtme
Fshati që dikur kishte rreth 1000 banor dhe me rreth 120 shtëpi, ky fshat sot ka më pak se 400 banor. Shkolla numronte deri në 200 nxënës, derisa sot kjo shkollë ka vetëm 78 nxënës. Mund të themi që në këtë shkollë me paralele xhuxhe, shumë shpejt mund të kthehet mësimi i kombinuar.
Unë personalisht vizitova Akllapin, dëshiroja ta takoja ndonjë qytetar por me kot, nuk shihje askend në rrugë e as në fusha. Kemi parë dy tre traktor duke lavruar tokën për të mbjellë grurin, dy apo tri lopë duke kullotur në tokat e lëna djerrë, ku kullosat për bagëti ishin të shumta e që dikur nuk mjaftonin për ti ushqyer krejt ato bagëti që posedonte fshati.
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Një fshat që dallohej për mikëpritje, për aktivitete kulturore e sportive, tani më i braktisur vërtetë të bënë të ndjehesh keq.
Dukuria e ikjes nga fshati në qytet, për çdo ditë e me shumë po shëndërrohet si një lloj kanceri, që po i mbyt katundet e komunes se Lipjanit. Ikja nuk është vetëm e brendëshme, të rinjët po ikun jashtë vendit, pleqët po mbetën në qytet sa për tu kujdesur derisa të vdesin për banesat dhe shtëpitë e ndërtuara në qytet.
Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme
Cilat jan shkaqet e migrimit fshat-qytet:
– Infrastruktura rrugore e vonuar,
– mungesa e përkrahjes apo subvencionimit të bujqëve,
– kushtet e keqija ekonomike,
– mosgarantimi i çmimeve apo tregut të sigurtë për prodhimet bujqësore,
– rënja e nivelit të mësimit në shkollat e fshatit,
– paperspektiva e të jetuarit në fshat etj.
Mund të jetë një imazh i mal, natyra, qiell, pemë dhe bar
Nga një shikim vizual i fshatit, duket se aty janë ndërtu disa shtëpi yë reja dhe moderne, por sa ja vlenë kjo kur ato shtëpi popullohen vetëm një muaj apo njëherë brenda vitit, atëherë kur qytetarët tonë kthehen nga diaspora për të kryer pushimet e për tu qlodhur nga puna në përendim. Ka edhe shtëpi të tipit të vikendicës, të cilat popullohen vetëm në ditët e vikendit.
Shtëpitë, shkollat, terenet sportive, ambulancat, shitoret e ndonjë objekt tjetër publik kudo neper keto vendbanime kanë mbetur të zbrazura apo si thotë populli “kanë mbetur shkret”.
Mungrsa e fëmijëve nëpër shkolla, rrugë e aktivitete sportive të tmerron, shkolla vërtetë ekzistonte aty, fëmijët e pakët që ishin aty në shkollë ishin të qetë, të urtë, nuk flisnin, vetëm shikonin si pak të hutuar e duke mendu se edhe ata shpejt do ta lënë fshatin e tyre dhe kushtimisht edhe shkollën. Në shkollë takuam një punëtor teknik, ai na pohoi se numri i shtëpive të banuara nuk ka rënë shumë, por e vërteta e dhimbëshme është se në ato shtëpi nuk jetojnë më shumë se një, dy, tre e rrallë katër banor.
Ka shumë oborre të braktisuna, te qeta pa fëmijë, pa zhurma femijesh, ara e fusha të lëna djerrë, male dhe kullosa pa tingullin e zileve e kembanave të bagëtisë që dikur ishte e madhe në numër.
Mund të jetë një imazh i pemë dhe natyra
Kështu e ke thuajse në të gjitha fshatrat malore, gjendja nuk është aspak ma e mirë edhe në fshatrat e rrafshit si psh. Llugaxhia, fshat ky që është më i zhvilluari jo vetëm në Lipjan dhe pa marrë parasyshë këte fshati është rritur me numër të shtëpive, derisa numri i banorëve ka rënë drastikisht.
Mund të jetë një imazh i natyra, pemë dhe bar
Qeveria së bashku me komunat duhet të krijojnë sa më parë një strategji ku prioritet mbi prioritete do të ishin:
– Përkrahja e projekteve bujqësore dhe subvencionimi i kulturave bujqësore.
– Forcimi kadrovik i shkollave tek të cilat kemi një staf të dobët arsimor,
– Trajnimi i mësuesve dhe arsimtarëve, përgatitja e tyre me kulikula të reja shkollore.
– paisja e shkollave me teknologji informative,
– ndërtimi i ambulancave, qerdheve për fëmij etj.
Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme
Jemi në kohën e fundit për të mos thënë se jemi tepër vonë, nëse duam të ndalim sadopak këte trend negativ të migrimit dhe emigrimit të popullsisë. Nese nuk e parandalojmë apo më mirë me thënë ta ndalojmë sot, neser mbase do të jetë tepër vonë!
Mund të jetë një imazh i pemë dhe ambiente të jashtmeMund të jetë një imazh i pemë, rrugë dhe qiellMund të jetë një imazh i pemë dhe natyraMund të jetë një imazh i rrugë, pemë dhe qiellMund të jetë një imazh i pemë, qiell dhe barMund të jetë një imazh i qiell, pemë, bar, natyra dhe mal

Kosova në takimet e Brukselit

0
Korab Blakaj, Vjenë
______
Shqiptarët në takimet e Brukselit
***
Amerikanët përfaqësojnë interesat e tyre, rusët përfaqësojnë interesat e tyre, europianet përfaqësojnë interesat e tyre, ukrainasit madje po luftojnë fuqishëm për interesat e tyre,ndërkaq shqiptarëve u kërkohët të përfaqësojnë herë interesat amerikane, herë ato ruse, herë ato europiane në dëm të vetvetës!!
A ka interesa shqiptare more dhe kush duhët t’i mbrojë e përfaqësojë ato?
Përse të mos ndërtojmë bashkëinteresa me të gjithë?
Përse gjithmonë ka një “alternativë” shqiptare e cila në vend të rreshtimit me interesat tona kombëtare e shtetrore, paraqitet si “elektron i lirë” që kërkon fushë tjetër magnetike dhe dobëson ndjeshëm fuqinë negociuese!?
Përse duhët të shkohet në Bruksel me frikën se “dikush nga mashkujt e shpisë” ka zgjedhur tashmë një fushë tjetër magnetike nga fusha kombëtare?
Përse duhët t’i mundësojmë të fitojë platformës euro- ruse për ne,e cila kërkon të RIINTEGROJË Kosovën me Serbinë brenda BE së, duke përjashtuar Shqipërinë, në vend të fitorës së platformës sonë kombëtare të bashkimit në një shtet?
Deri kur me politikën e dreqit?
Përse i mundësojmë Serbisë ndreqjen e raporteve me Amerikën ndërkaq ne ngutemi ( pa na bërë Zoti borgj hiç) armiqësimin edhe më me Rusinë!? Kjo armiqësi është interes amerikan, europian, rus apo interes i të trijave e në dëm të vetës!?
Përse shkojmë në Bruksel ndërkaq mbulojmë vetëm 30% të prodhimit të grurit ndërkohë edhe programet tona të armatimit nuk e kalojnë buxhetin 50 milionë eurove.?Çfarë interesash kombëtare mund të mbrojë kjo politikë e cila popullin e ka të uritur dhe nuk e ka bërë të aftë të mbrohet ushtarakisht!?
Si shkohet në Bruksel ndërkaq armët për çlirimin efektiv të veriut nuk janë në magazinat tona?
PS: ato shoqëri që zgjedhin përfaqësues miopë, të cilët bëjnë luftë politike të brendshme ndërkohë që nuk janë fituar luftërat kombëtare,duke vazhduar me kryeneqësi mospranimin e fajeve dhe gabimeve historike, rrezikojnë të ridenohen nga historia.
Denimet e historisë për shqiptarët kanë qenë gjithmonë të rënda!