Kreu Blog Faqe 1179

Le Matin (1921) / Udhëtimi i deputetit francez nëpër Shqipëri dhe mendimi i tij për të ardhmen e kombit shqiptar

0

Justin Godart (1871 – 1956)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 20 Nëntor 2022

Le Matin” ka botuar, të premten e 3 qershorit 1921, në ballinë, rrëfimin e udhëtimit të deptutetit francez Justin Godart asokohe në Shqipëri, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Shqipëria e do Francën

Punëtor, i disiplinuar, i pasur, ky komb i ri ka të gjitha mjetet për t’u bërë shpejt një shtet modern dhe demokratik.

Franca duhet ta ndihmojë

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Sapo kam udhëtuar në të gjithë Shqipërinë.

Kur, duke shkuar nga Korça në liqenin e Ohrit, kalova në fshatin Zervaskë, u habita kur pashë shtëpitë e mbyllura dhe rrugët e shkreta. Duke vazhduar rrugën, gjeta banorët, fëmijët e shkollave që mbanin flamuj të vegjël francezë dhe shqiptarë në duar, të grupuar në hyrje të një varreze. Shefi më shpjegoi se ishin mbledhur atje për të më përshëndetur, sepse atje pushonin ushtarët francezë dhe populli i rajonit kishte këmbëngulur të demonstronte për nder të vendit tim para varreve të vëllezërve të mi, të rënë për lirinë e botës.

Kryqet prej druri ishin lulëzuar (zbukuruar). Dhe ndërsa unë i përshëndeta, i ndjekur nga turma e madhe, djem dhe vajza kënduan Marsejezën në frëngjisht.

Kudo, në Shqipërinë e ashpër dhe të bukur, kam marrë për vendin tonë shprehjen e simpatisë së sinqertë dhe të thellë.

Në Tiranë, qyteti kaq kurioz i lashtë, i cili është bërë kryeqytet; Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e marsit të kaluar, vendosi të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme për të më pritur.

 Kur të ktheheni në shtëpi, më tha presidenti, ju bëjmë thirrje t’u komunikoni bashkatdhetarëve tuaj se në këtë gadishull ballkanik keni gjetur një popull të vogël, por të ndërgjegjshëm, i cili gjithmonë ka ushqyer admirimin më të madh dhe më të sinqertë për Francën.

Krahas këtyre ndjesive, të shprehura në mënyrë prekëse, si në Zervaskë, apo më në përgjithësi, me entuziazmin e festave popullore, sjell nga Shqipëria përshtypjet që dua t’i përmbledh këtu.

Shqipëria, e pranuar së fundmi si anëtare e Lidhjes së Kombeve, ka një qeveri, autoriteti i së cilës njihet në të gjithë territorin. Ajo vendosi rendin dhe e zbatoi atë me një xhandarmëri të disiplinuar plotësisht. Siguria që mbretëron në Shqipëri është e tillë që shumë kombe të mëdha mund ta kenë zili.

E udhëhequr nga një këshill suprem prej katër personash dhe një kabinet prej gjashtë ministrash, Shqipëria po harton një Kushtetutë që padyshim do të jetë dukshëm demokratike.

Puna organizative që duhet bërë në Shqipëri është e konsiderueshme. Turqia e mbante këtë krahinë në një gjendje të pasigurt, duke i refuzuar rrugët, shkollat, të gjitha mjetet e zhvillimit material e intelektual, sepse ishte një kryengritëse kokëfortë dhe strehonte në malet e saj patriotë të paepur. Sot autonome, pasi ka luftuar me shekuj për pavarësinë e saj, Shqipëria ndodhet përballë një problemi të frikshëm, shndërrimit të saj në një shtet modern.

A do të jetë në gjendje ta zgjidhë ajo?

Ajo që kam parë më lejon të përgjigjem në mënyrë pozitive.

Për përpjekjen e madhe të punës së durueshme që kërkon përshtatja me përparimin e një populli të vonuar pavarësisht tij, duhet bashkimi, vullneti i vendosur për veprim, elementët e prodhimit të pasurisë.

Shqipëria i ka të gjitha.

Me gjithë propagandën e huaj që insinuon veten nën petkun e fesë, katolikë, myslimanë, ortodoksë janë mbi të gjitha shqiptarë. Askund nuk praktikohet toleranca si në Shqipëri dhe të nesërmen kur atje do të krijohet Kisha Ortodokse Kombëtare, do të zhduket shkaku më i rëndë i trazirave që vjen nga jashtë.

Të gjitha shqetësimet janë të drejtuara drejt përmirësimeve që duhen bërë. Shqipëria ka sigurisht teknikë, por, të shkolluar, disa në Kostandinopojë, të tjerë në Vjenë, këta në Boston, ata në Romë apo Paris, diversiteti i kulturës së tyre e bën të vështirë që ata të punojnë së bashku për të konceptuar një program të madh dhe për ta drejtuar atë. Gjithashtu, drejtuesit u bëjnë thirrje organizatorëve të huaj, dhe veçanërisht francezëve. Ata që vendosin të shkojnë atje, plus interesit për të krijuar në një vend të ri, janë të siguruar për një të ardhme të ndritur.

Së fundi, Shqipëria është e pasur. Paratë e arit dhe argjendit qarkullojnë atje zakonisht në tregjet më të vogla. Toka është mezi e zhvilluar dhe është pjellore. Nëntoka me siguri përmban depozita të pazbuluara. Pyjet madhështore presin të zhvillohen dhe shfrytëzohen. Fushat e pafundme, të kulluara lehtësisht, mund të ofrojnë korrje të rëndësishme pambuku. Në pazare, tregtarët tanë mund të vendosnin sasi të produkteve tona. Por mos prisni që vendi t’u zihet.

Prandaj, interesi i Francës është t’i përgjigjet miqësisë që i tregon Shqipëria dhe, për paqen e Evropës, është e rëndësishme që kombet e mëdha t’i japin ndihmën e tyre shtetit të ri. Ai ka nevojë për të, sepse drejtësia e premtuar për popujt e vegjël gjatë luftës së madhe, sepse respekti për shkak të kombësive, nuk i janë siguruar ende plotësisht. Kufijtë që i janë caktuar Shqipërisë janë shkelur apo kërcënuar. Qeveria e saj e rregullt, e cila e ka provuar veten, nuk njihet. Ne lëmë kështu, pa arsye të qartë dhe të aftë për të përballuar gjykimin e opinionit publik, në pasiguri për fatet e tij, një komb trim, i cili ka dhënë një shembull të shkëlqyer të rezistencës ndaj shtypjes dhe vitalitetit, dhe që, në këtë mënyrë, është i ngjashëm me ne.

Rrugës për në Elbasan, përmes masivit qendror të Shqipërisë, arrita, pas një dite të gjatë me kalë, në shi, në “Brzeshda”. I ulur pranë meje, në qilima, përballë zjarrit që po më thante, i zoti i shtëpisë dhe të ftuarit e tij më pyetën me pasion për Francën. Në Shqipëri është i zakonshëm përdorimi i gjuhës frënge, që mësohet në shkollat fillore. Një plak, i veshur me një xhaketë të bardhë me lara të zeza, ngriti zërin :

— Këtu, pamë, gjatë luftës, austriakët, të cilët mendonin vetëm të forcoheshin; gjermanët : folën vetëm për heroizmin e tyre, për pushtimet e tyre ushtarake; pastaj francezët. Një mbrëmje, në vendin tuaj ishte një ushtar nga vendi juaj dhe një fshatar si ne. E festuam, e dëgjuam. Kështu ai na zbuloi Francën kur na tha : “Por ne, ne po luftojmë për lirinë.”

Një heshtje e gjatë mbretëroi në dhomën e tymosur. Sapo isha ndjerë i prekur tek këta malësorë dhe ndjeva në vetvete shpirtin e përbashkët të Francës dhe Shqipërisë.

Justin Godart

deputet,

ish-nënsekretar i shtetit

*Aurenc Bebja, Francë. Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania, https://www.darsiani.com/la-gazette/le-matin-1921-udhetimi-i-deputetit-francez-neper-shqiperi-dhe-mendimi-i-tij-per-te-ardhmen-e-kombit-shqiptar/.

Lajčáku, ish komunisti i zellshëm “me tetëvjeçare”

0
Agim Morina, Londër
________
‘NJERIU YNË NË MOSKË’
Miroslav Lajčáku mun me qenë shembulli ma i mirë i asaj thanieje që qengji i mirë – dhe kalkulant – thith dy nana. Një karrierist nuk ka shenjë ma të dallueshme, sesa kur shihet se si i ndërron bindjet mbrenda nate, për mujtë me thithë edhe ma shum se dy nana, nëse i shfaqet një shans i tillë.
I lindun e i rritun në një qytezë të largët nga kryeqyteti i vendit të vet, Lajčáku, si 15 vjeç u shpërngul me familje në Bratisllavë. Si djalosh ambicioz, megjithëse në horizont kishte nisë me u nëpërdukë lëkundja e regjimit komunist, me 1982, djalë 19-vjeçar, bahet anëtar i Partisë Komuniste të Çekosllovakisë, i asaj partie kukull sovjetike që ia shkeli atdheun me tanke kur aj ishte 5 vjeç. Natyrisht, e bani këtë jo për shkak se kishte bindje të thella, por për shkak se e dinte se kështu do të mund të ngjitej shkallëve të karrierës politike. Kjo nuhatje prej langoi ka me i shërby mirë edhe në të ardhmen, sepse pikërisht nëpërmjet të këtyre shkallëve, mbas gjashtë vjetësh, me 1988, u ngjit në zyrat e Ministrisë së Jashtme të Çekosllovakisë komuniste.
Me 1991, e gjejmë në ambasadën e Çekosllovakisë në Moskë, ku kreu edhe studimet në Institutin për Marëdhanie Ndërkombëtare, ndërsa me 1993, kur u nda Çekia nga Sllovakia, u kthy për me nisë punën në Ministrinë e Jashtme të sapothemelueme të Sllovakisë. Shumë shpejt u ba drejtor i kabinetit të ministrit të Jashtëm e ma vonë i kabinetit të kryeministrit të Sllovakisë.
Pas një kohe si ambasador i Sllovakisë në Japoni, me 1999, nis periudha e tij e shërbimit në ndërmarrje ndërkombëtare. Me 1999 u emnu si ndihmës egzekutiv i të Dërguemit të Veçantë të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkueme në Ballkan, Eduard Kukanit.
‘NJERIU YNË NË BEOGRAD’
Mes viteve 2001 e 2005 Lajčáku shfaqet si ambasador i Sllovakisë në Beograd. Dhe në vitin 2005 Javier Solana, shefi i diplomacisë europiane, e ftoi me mbikëqyrë referendumin e pavarësisë së Malit të Zi. Gjatë kësaj kohe e kishte mësu tashma edhe gjuhën serbe, të cilën e flet shumë mirë dhe në biseda me serbët nuk ka nevojë për përkthyes.
Kjo asht koha kur Sllovakia u pranu në Bashkimin Europian (2004) dhe doli në shesh fytyra e vërtetë e qeverive të cilave u shërbente Lajčáku. Me mija romë vërshuen shtetet evropiane duke ikë nga racizmi i shtetit sllovak. Disa mijë prej tyre kërkuen strehim në Britani. Prandaj, kur e ndëgjoni Lajčákun tue folë për të drejtat e njeriut, kini parasysh këtë trajtim të romëve, për me kuptu çka fshihet mbrapa buzëqeshjes së tij engjëllore, prapa paraqitjes prej nëpunësi të zellshëm e të butë me kravatë, sepse po të kishte pasë një dinjiteti prej politikani të ndershëm e të guximshëm, ky ose do të kishte protestu ashpër kundër trajtimit jonjerëzor që u asht ba romëve nga qeveritë që u ka shërby, ose do të kishte dhanë dorëheqje nga qeveritë e tilla. Por, Lajčáku nuk asht person që bën gabime të tilla: me dhanë dorëheqje apo me kritiku dorën që e ushqen. Këtë ka me ba ma vonë, mbas disa vitesh, por prap tue kalkulu një dobi të re karrieriste për këtë veprim.
Ja një nga përgjegjet e Lajčákut në Bruksel, si ministër i Jashtëm me 2015, kur gazetarët e pyetën për romët e Sllovakisë që kishin ikë në Blegjikë, për shkak të racizmit në Sllovaki:
“Ata munden me u kthy në shtëpi në çdo kohë,” tha Lajčáku, i cituem nga TASR. “Unë nuk shoh hapësinë që qeveria sllovake dhe institucionet sllovake të angazhohen në këtë, përveç nëse ata [romët] shprehin interesin e tyne për këtë punë.”
Kaq, nga një politikan “europian”, kur ka të bajë me problemet në shtëpinë e vet.
Pos Japonisë, qysh shihet, ku i kaloi disa vjet, shumicën e viteve të karrierës së tij diplomatike Lajčáku i kaloi nëpër shtete të vllaznisë sllave. Kjo edhe asht arsyeja që shumica e dekoratave të tij për punën e zellshme vijnë nga këto shtete. Por, veniani mendjen, aj ka një lidhje interesante: atë me Spanjën. Nis me shefin e tij të dikurshëm, Javier Solanan dhe vazhdon edhe sot me Joseph Borrelin. Rastësi? Mirë, dy rastësi e ma shum nisin e bahen rregull apo jo? Dhe jorastësisht këto dy shtete nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. A ban vaki që na jemi të panafakë dhe kundërshtarët tanë gjithmonë bahen bashkë?
Periudha interesante e karrierës së Lajčákut, që asht mirë të rikujtohet për ne, për shkak të lidhjeve me zhvillimet në Kosovë, asht koha e shërbimit në Bosnjë dhe Hercegovinë në vitet 2007-2009. Solana prap zgjodhi Lajčákun për me zavendësu Christian Schwartz-Schillingun edhe si Përfaqësues i Naltë për Bosnjë dhe Hercegovinë, edhe si Përfaqësues Special i BE-së për Bosnjë dhe Hercegovinë. Gjatë mandatit të tij BeH nënshkroi Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me BE-në. Kjo duket si me qenë njëfarë suksesi, por as kjo nuk kaloi pa një çmim të hidhun për BE-në.
Gjatë kësaj kohe, në BeH u shfaq një krizë e shkaktueme nga serbët e Bosnjës, rreth një Ligji mbi Këshillin e Ministrave. Ligji synonte korrektimin e procedurave vendimmarrëse për me mujtë me ba qeverinë e BH-së ma pak të primun m’iu nënshtru bllokadave. Dukej sikur ishte një test përfundimtar për partinë serbe të Milorad Dodikut, Lidhjen e Socialdemokratëve të Pavarun, për me i mbështetë këta për mur. Në të vërtetë, rezultatet dolën të kundërta. Lajčáku sa për sy e faqe bani sikur po tregohet i ashpër, mirëpo kjo shkaktoi dorëheqjen e kryeministrit të BH-së Nikola Spiricit (serb i partisë së Dodikut), dhe tërheqjen e serbëve nga të gjitha institucionet shtetërore të Bosnjë e Hercegovinës. Krejt çka arrijti Lajčáku asht se shkaktoi një krizë duke u përpjekë me imponu ndryshim institucional pa legjitimim vendor. Në dukje, pati sukses në terren, por duke rreziku besueshmëninë e rezultateve tashmë të arrijtuna të BE-së, mbasi serbët e Bosnjës jo vetëm që nuk u ndëshkuen për sjelljet e tyre që çonin drejt ndarjeve më të thella etnike, por ata edhe u shpërblyen me fondet e BE-së.
Për raportin e tij me serbët dhe Republikën serbe kallxon ma së miri aj vetë, kur i përgjigjet pyetjes se a i urrente serbët:
“E paskan zgjedhë temën e gabueme dhe njeriun e gabuem. Në asnjë mënyrë nuk jam armik i serbëve. Ata që më akuzojnë se jam – gënjejnë! Asnjë nga masat që kam marrë nuk ka qenë e drejtueme kundër Republikës Serbe apo serbëve, dhe nuk kam ndëgju asnjë argument që kish me tregu të kundërtën. Ndërsa në vetë Serbinë ka me qindra njerëz të cilët më njohin mirë dhe të cilët askush nuk mundet me i bindë që jam armik i serbëve.”
Duhet me thanë se Lajčáku në nëntor 2018 dha dorëheqje si ministër i Jashtëm i Sllovakisë për shkak se kuvendi sllovak nuk miratoi Paktin Global të OKB-së për Migracionin. Kjo asht ndoshta një refeksion pozitiv i komunistit të dikurshëm, apo ma shumë – qysh treguen ngjarjet – një kalkulim i radhës i një karrieristi që po priste tani një post nga jashtë, sepse kjo vërtet erdhi me 2019 postin e kryesuesit të Organizatës për Siguri e Bashkëpunim Europian. Dhe me 2020 u emnu si Përfaqësues i Veçantë i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi dhe çashtjet regjionale të Ballkanit.
“NJERIU YNË NË KOSOVË”
Kur u zgjodh si Përfaqësues i Veçantë i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, edhe disa gazetarë të kujdesshëm europianë shkruen se Lajčáku ishte “zgjedhje e tmerrshme”. Pas Borrelit, nga një shtet si Spanja që s’e njihte pavarësinë e Kosovës, me zgjedhë Lajčákun, nga shteti dytë që s’e njihte pavarësinë e Kosovës, ishte vërtet e tmerrshme. Ishte fakt që Lajčáku kishte përvojë politike në Ballkan, por përvoja e tij ishte dështim. Suksesi i tij për me kapë poste në fluturim e sipër lidhej me aftësinë e tij që dinte qysh me u sjellë në korridoret e burokracisë së BE-së. Mirëpo zgjedhja e përfaqësuesve të dy shteteve mosnjohëse tregonte qartë se BE-ja haptas kishte marrë anën e Serbisë, atë të kryetarit autoritar Vučići. Dhe në fund, Lajčáku ishte dëshmu që vendoste ambiciet e tij personale dhe profesionale para detyrave që kishte marrë përsipër, ngaqë aj befas e kishte lanë punën e tij në Sarajevë, mbas një viti e gjysë, sepse kishte marrë një ofertë ma të mirë për me u ba shef i diplomacisë sllovake.
Tashti, kur shohim zhvillimin e karrierës së Lajčákut nga Moska në Beograd, kur shohim dekoratat që ka marrë nga Serbia e Mali i Zi, kur shohim faktet e racizmit të shprehur haptas nga qeveritë sllovake kundër romëve në Sllovaki, kur shohim menaxhimin e keq me ngjarjet në Bosnjë, ku serbët, duke kërcënu me tërheqje nga institucionet, përfitojnë favore të reja, nuk mund të mos e vërejmë se ky skenar i njëjtë zhvillohet edhe në Kosovë. Se a janë këto veprime të serbëve të bashkërendueme me Lajčákun apo jo këtë nuk mujmë me e dijtë, por e dijmë se aty ku asht Lajčáku dhe aty ku serbët dojnë me arrijtë qëllimet e tyre shoviniste, këtë e bëjnë lehtë në praninë e Lajčákut. Kjo ndodhi në Bosnjë, kjo po kërkohet me ndodhë edhe në Kosovë, bile edhe skenaret janë të njëjta: bojkot i institucioneve shtetërore nga serbët dhe arritje e synimeve.
Lajčáku me lehtësinë ma të madhe kërkon asociacionin për serbët në Kosovë, kërkon ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës me qëllim që t’i përshtatet synimeve shoviniste të Serbisë, por bahet peshk e nuk e hap gojën, kur bahet fjalë për shqiptarët apo boshnjakët në Serbi.
Duke e dijtë që Sllovakia nuk e ka njohë pavarësinë e Kosovës, ka votu kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare, bile me Lajčákun që e ka ngritë dorën kundër, duke pa veprimet dhe skenaret e njëjta të serbëve aty ku Lajčáku hyn në lojë, edhe me ndodhë këto krejt rastësisht, mendja e njeriut nuk mun e mos me hy në gjynah e me mendu se ky njeri mundet mos me qenë krejt antishqiptar, por duket si pansllavist i rryer dhe si proserb koxha i përkushtuem. Kur ia afron pranë edhe një shqiptarofob si Borreli e bahen çift, atëherë antishqiptarizmi i tyne shfaqet me brina. Bashkimi Europian edhe me pasë lypë me qiri nuk kish mujtë me gjetë çift më të pafavorshëm e ma të mbrapshtë kundër shqiptarëve të Kosovës, sesa këta dy. E kjo mun ilustrohet mirë me thanien e ditëve të fundit të Borrelit, i cili, në formë qortimi dha detyrat që duhej të kryheshin mbas krizës me bojkot të Listës Serbe:
“Qeveria e Kosovës duhet të formojë asociacionin, ndërsa serbët duhet të kthehen në institucione!”
Kjo periudhë prej dy fjalish tingëllon si qortim për dy palë, – ama veç për idiotë – sepse kur analizohet, kuptohet se shkon vetëm në dobi të serbëve. Ngaqë formimi i asociacionit asht urdhën që u jepet shqiptarëve, ndërsa ajo që duket si “urdhën” ndaj serbëve asht ndoshta këshillë e Lajčákut se qysh duhen me ba serbët kur dojnë me përfitu pika politike, ashtu si në Bosnjë: bojkotojnë, largohen, dhe kthimi i tyne bahet me u dukë si një detyrë e që duhen me përmbushë edhe serbët.
Këtë Shkollë të Lajčákut mirë asht me e kuptu, për me mujtë m’ia ndalë turrin. Qysh mun bahet kjo? Tue e ba me dështu ky mision i duetit proserb Borrel-Lajčák. Ky asht një mision gati i pamundun, por i domosdoshëm, për me mujtë me detyru BE-në me u sjellë ndryshe me Kosovën. Kjo duket si një betejë e Davidit me Goliatin. Megjithatë, dihet se edhe në atë ballafaqim Davidi, sado në dukje i pafuqishëm, doli fitues. Kështu që nuk asht gjithçka bash krejt pa shpresa.

Besim Dina mban enverist në Oksigjen

0
Ilir Seci, New York
_____
Facebook e ka si praktikë me sugjerue në “Timeline” video ose artikuj që shohin ose lexojne miqte virtualë dhe kesisoji para do ditesh mu shfaq ne murin e Facebook nji video e emisionit “Oxygen”, (shqip Oksigjen), te moderatorit Besim Dina, i cili kishte ftue ne studio nji enverist, shqiptar te Kosoves…Shkak me shkrue keto rreshta nuk u ba enveristi i ftuem aty, jo, une mendoj se asht e kote me harxhue rreshta per enveristet sepse ata jane me u meshirue, jo me u analizue…Shkak u ba moderatori Besim Dina që e kish nxjerre nga naftalina enveristin duke i dhanë hapësinë mediatike….A kanë kurrfare busulle morale dhe etike keto moderatore emisionesh? A ndiejne pergjegjesi etike dhe morale para teleshikuesve te tyne te sadopaktë qofshin ata? Ku e gjajne arsyen me u dhane hapesine mediatike ithtareve te diktatorit Enver Hoxha, antishqiptarit ma te madh qe ka ecë ndonjihere mbi token e shumevuejtun te Shqipnise? Me e ba nje paranteze te thjeshte – me ftue ne studio moderatori i stacionit televiziv shqiptar ithtarin e Enverit asht njajte si me ftue gjermani ithtarin e Hitlerit…A ban vaki kjo ne Gjermani? Jo…Tek arsyeja pse gjermani nuk e fton hitlerianin mundeni me e gjete dhe ndryshimi mes shqiptareve dhe gjermaneve…Ku asht Gjermania dhe ku jane Shqipnia me Kosovën…Gjermania mbas luftes se dyte botnore kreu nji rievaluim moral dhe reflektoi duke denue te shkuemen qe i kushtoi aq shume…kurse ne shqiptaret mbas diktatures jo vetem qe nuk reflektuem por edhe kemi nise rivleresimin e te shkuemes tonë tragjike per ata që vuejtën dhe të turpshme per ata qe e mbajten ne kambe ate sistem…Per fat te keq ne shqiptaret te metën ma te madhe kemi pikerisht këtë – mungesen e reflektimit si shoqni…Historia jone asht deshmi e kesaj…Kurre nuk kemi zanë mend…dhe per këtë mundemi me rendite miliona shembuj…ne mesin e tyne edhe moderatorin Besim Dina që mban enveristet gjallë me “Oksigjen”,(Oxygen)…
E pafalshme!
…Ndokush mundet me thane – “Shikueshmeria”, “Kuota e ndjekesve”, e tjera si keto…JO…Rivleresimi qofte edhe indirekt i diktatorit te urryem asht akt amoral…Klikimet, shperndarjet ne rrjete nuk kerkohen me çdo kusht…nuk asht fjala per silikon te pasmeve te kardashineve apo idiotesina “bigbradherash”…keru bahet fjale per dhanje hapesine mediatike dhe mundësimi te dikujt me i ba apologjine diktatorit…Batutat e vobekta te Besim Dines “A e di qe kane me më sha se te kam ftue?” apo tjera perpjekje me mbulue m…arksist me s…talinist dilnin krejt groteske kur ne sfodnin e emisionit Besim Dina shpaloste portretin e diktatorit…A ishte e nevojshme me qene kaq grafik? E kishte Besim Dina te domosdoshme me e ba tanë ate dhunim grafik?
…Besim Dines e tjereve si ai ua kujtojme se diktatorin Enver Hoxha e sollen ne krye te PKSH-se jugosllavet, e caktuen Miladin Popoviç e Dushan Mugosha…dhe prej dites qe e kane caktue aty e deri sa tundi kambet e shkoi ne ferr, E.Hoxha ka qene kunder Kosoves me vepra…leni fjalimet e naivizmat. Brigadat partizane te Enverit shkuen ne Kosove jo me e çlirue ate por me ia rikthye Serbisë. U harrue Masakra e Tivarit? A e din z.Dina se karvani i mijera shqiptareve nga Kosova qe u masakruen ne Tivar kaluen neper Shqipinine e Enverit? A e ka pyete ndonjihere veten Besim Dina pse Enveri i emisionit te tij nuk ndaloi ne Kosove atehere kur shkoi ne Serbi per vizite te Titoja i tij i dashtun!?
Athue e di Besim Dina se ne 41 vjet sundimi te Enverit ka pase marreveshje mes Beogradit dhe Tiranes, mes Enverit dhe Titos? Nese nuk e ka dite mundet me e mesue sepse ka informacione sot dhe çdo gja asht e qarte si drita…Ja vetem nji shembull qe s’ka ku bahet ma kuptimplote, nji liste e publikueme nga studiuesi Kastriot Dervishi , lista me emnat e shqiptareve te kthyem mbrapa nga Shqipnia ne Jugosllavi… shqiptaret e arratisun nga trojet e veta ne Jugosllavi që kishin kalue ne Shqipni me shpresen e shpetimit nga regjimi titist, ktheheshin mbrapa dhe shkembeheshin ne dogana me shqiptaret e arratisun nga Shqipnia ne Jugosllavi, si me qenë gure shahu…Nuk besoj se ka skenë ma makabre se kjo – imagjinoje i kete skenë :
-“Ne doganen e Hanit te Hotit, ne katin e dyte te doganës drejtuesi serb pinte konjak “Skenderbe”, qe ia sillnin shoferet e mauneve nga Shqipnia, dhe i mbiknaqun shikonte si shkembeheshin shqiptaret ne dogane si bagetia…Shqiptaret e arratisun nga Jugosllavia ne Shqipni shkembeheshin me shqiptaret e arratisun nga Shqipnia ne Jugosllavi…si gurë shahu në nji loje të ndyre antishqiptare! S’mundem me e largue mendsh gezimin e pamate te drejtuesit serb të doganës duke rrëkëllye nji mbas nji gotat e konjakut, teksa shihte se si dy palet e shqiptareve shkembeheshin si bagetia e shkonin po si bagetia ne thertore…kush ne pushkatim, kush ne burg e kush ne perndjekje…sikur kurrgja tjeter mos me qenë per Besim Dinën, kaq kishte me mjaftue mos me ia nxjerrë kurrë surratin ne emision diktatorit…lexoni listen :
“Të kthyerit nga regjimi i bacë Enverit” :
-Reshit Abanka Fisku (fëmijë), 4.5.1955 në Han të Hotit.
-Ramadan Sulejmani, 22.6.1955 në Han të Hotit.
-Muhamet Faik Shefqeti, 22.6.1955 në Han të Hotit.
-Abdyl Rahim Raniku, 8.5.1955 në Bllatë.
-Metush Meshin Skara, 10.9.1955 në Bllatë.
-Qazim Tafil Asllani, 24.9.1955 në Han të Hotit.
-Qazim Elez Bega, 24.9.1955 në Han të Hotit.
-Abdurrahman Esat Turkeshi, 24.9.1955 në Bllatë.
-Orhan Beqir Turshaneshi, 24.9.1955 në Bllatë.
-Trimf Dalip Turkeshi, 29.9.1955 në Bllatë.
-Namik Fiqri Munçi, 29.9.1955 në Bllatë.
-Bardhyl Hazis Pustina, 29.9.1955 në Bllatë.
-Habib Hasim Çollaku, 29.9.1955 në Morinë.
-Zef Mark Miri (fëmijë), 29.9.1955 në Hani i Hotit.
-Gjergj Nikoll Uçi (fëmijë), 29.9.1955 në Hani i Hotit.
-Gjon Leka, 15.10.1955 në Hani i Hotit.
-Ismail Muja, 19.11.1955 në Hani i Hotit.
-Vesel Zyber Dauti, 19.11.1955 në Shën Naum.
-Sefer Uksina, 19.11.1955 në Shën Naum.
-Kadri Myftar Idrizi, 20.7.1956, Qafë Thanë.
-Vehap Latif Osmanaj, 6.7.1957, Bllatë.
-Diko Hamit Ciko, 1.8.1957 te posta e dy lumenjve, Vermosh.
-Adem Hasan Golina, 1.8.1957 te posta e dy lumenjve, Vermosh.
-Duman Murat Hoxha, 1.8.1957 te posta e dy lumenjve, Vermosh.
-Osman Fejzo Dajmana, 1.8.1957 te posta e dy lumenjve, Vermosh.
-Sami Haki Gura, 1.8.1957 te posta e dy lumenjve, Vermosh.
-Xhevahire Myfit Gerovci, 1.8.1957 te posta e dy lumenjve, Vermosh.
-Rasim Bahri Mustafaj, 15.8.1957, Qafë Thanë.
-Shefi Aski, 12.12.1957, Morinë.
-Tafë Osmanaj, 21.1.1958, Qafë Prush.
-Halil Shaban Daci, 14.2.1958, Bllatë.
-Llesh Ded Lucaj, 29.3.1958, Hani i Hotit.
-Preng Petresh Deleshaj, 29.3.1958, Hani i Hotit.
-Isa Ramë Ukshini, 7.5.1958, Qafë Prush.
-Elez Rexhep Arifi, 7.5.1958, Qafë Prush.
-Adem Hamit Shabani, 7.5.1958, Qafë Prush.
-Mahmut Haxhiu, 7.5.1958, Qafë Prush.
-Remzi Allajbeu, 18.6.1958, Bllatë.
-Qazim Muziqi, 18.3.1959, Hani i Hotit.
-Ibrahim Pepiqi, 18.3.1959, Hani i Hotit.
-Ali Hajdar Kamberi, 15.5.1959, Qafë Prush.
-Servet Ali Sazani, 30.8.1959, Bllatë.
-Çun Ramiz Abazi, 30.8.1959, Bllatë.
-Gani Mustafa Tola, 12.8.1959, Bllatë.
-Ramiz Avdulla Beqiri, 1.12.1959, Bllatë.
-Myslim Nazif Beqiri, 30.8.1959, Bllatë.
-Iljaz Rustemi, 4.2.1960, Qafë Prush.
-Mujo Halili, 25.10.1960, Qafë Prush.
-Zekë Isuf Llacani, 17.1.1961, Hani i Hotit.
-Enver Ismet Poshegi, 17.1.1961, Qafë Thanë.
-Adem Bajram Llapaqi, 20.1.1961, Qafë Thanë.
-Kalup Osman Hoxha, 16.1.1961, Qafë Thanë.
-Hamza Nezir Martini, 9.1.1962, Morinë.

Më 20 nëntor 2022 , organizohet ceremonia e fillimit të punimeve Restauruese në Qendrën Hebraike Kulturore në Prizren

0

Të nderuar/a përfaqësues/e të mediave,Të dielën (20 nëntor 2022), duke filluar prej orës 12:00, adresa: “Pal Paluca”, 2000, Prizren, do të organizohet ceremonia e fillimit të punimeve Restauruese në Qendrën Hebraike Kulturore në Prizren.Në ceremoni do të marrin pjesë Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, Ambasadorja e Republikës së Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv dhe Përfaqësuesi i Komunitetit Hebraik, Votim Demiri si dhe ambasadorë tjerë të akredituar në Republikën e Kosovës.Ftohen mediat ta përcjellin këtë ngjarje.

Me respekt,Divizioni për Komunikim Publik

Rusishtja dhe demokracia 

Prof. Tomasz Kamusella 

  • Universiteti i Shën Andreas 

Në kohën e tashme, asnjë shtet që e ka rusishten gjuhë zyrtare ose bashkëzyrtare nuk është demokraci. Janë njerëzit padyshim, jo gjuhët që vendosin për sistemin politik të vendit dhe qeverisjen aktuale. Sidoqoftë, Moska e ka bërë rusishten themel ideologjik të neoimperializmit rus, apo rashizmit. Është fakt që kjo gjuhë ka marrë rolin e simbolit botëror dhe instrumentit të autokracisë. 

Gjuhët e botës dhe demokracia 

Gjuhët nuk e përcaktojnë në se një shtet është demokratik apo jo. Australia dhe Britania  ku anglishtja përdoret si gjuhë zyrtare janë demokraci. Por ja që sistemi politik në disa vende që flasin anglisht si Eswatini apo Zimbabwe janë krejt autokratike. 

“Gjuhët botërore” apo gjuhët me komunikim më të gjerë, si kinezishtja, frëngjishtja apo spanjishtja mund të shfrytëzohen si mjete të dobishme për sistemet politike, ose të paktën si lente analitike përmes të cilave këta sisteme mund të vëzhgohen. Disa gjuhë me komunikim të gjerë duket se shkojnë mirë me demokracinë, ndërsa të tjera me autokracinë. Për shembull, vendet me anglishten si gjuhë zyrtare ose bashkëzyrtare priren kah demokracia, si Britania, India apo SHBA. Nga ana tjetër, kinezishtja zyrtare  përdoret në Kinën totalitare, në Singaporin autokratik dhe në Taivanin demokratik. Duhet shënuar që Taivani bën përjashtim si demokraci ndër të gjitha vendet që e përdorin kinezishten si gjuhë zyrtare. Pra shumica dërrmuese e folësve të kinezishtes jetojnë në autokraci. 

Në kontekstin e luftës së Rusisë ndaj Ukrainës demokratike, pa u provokuar dhe justifikuar, është e ngutshme të kontrollojmë në se përdorimi zyrtar (po ashtu jo zyrtar) i rusishtes  në një shtet, ka lidhje më shumë me demokracinë apo autokracinë. Kjo detyrë e ngutshme thellohet nga retorika luftarake e një konflikti global ndërmjet “Botës ruse” (qytetërimit) dhe “Përëndimit kolektiv”.’1  

Në kohën e tashme vërehen raste pothuaj të gjitha gjuhëve të shfrytëzuara nga shtetet me sistem qeverisje si demokratike ashtu edhe autokratike. Për shembull Brazili me gjuhë zyrtare portugalishten është demokraci, ndërsa Lusophone Guinea-Bissau një autokraci. Në rastin e shteteve frankofone, Kanadaja dhe Chadi përbëjnë një çift të ngjashëm, ndërsa në rastin e shfrytëzimit zyrtar të spanjishtes Costa Rica është demokraci, por Guinea ekuatoriale një autokraci. 

 Përjashtime: Arabishtja dhe Rusishtja 

Duke bërë një kqyerje globale, kemi dy përjashtime në këtë shpërndarje tipike ndërmjet demokracisë dhe autokracisë në vendet me gjuhë botërore zyrtare. Këto përjashtime janë arabishtja dhe rusishtja. Sot, asnjë shtet i vetëm që shfrytëzon njërën nga këto dy gjuhë  nuk është demokraci. Deri në vitin 2018, arabishtja ishte bashkëzyrtare me hebraishten në Izrael, apo në të vetmen demokraci në Lindjen e Mesme. Pas këti viti hebraishtja u bë gjuha e vetme zyrtare e vendit, ndersa arabishtja vetëm një “status special në shtet”.’2  

Kur shpërtheu Pranvera Arabe në 2011, Tunizia bëri shumë hapa drejt demokracisë, por ende nuk është arritur demokracia për këtë vend me banorë arabishtfolës.3  

Nuk bëri gjë as ndërhyrja e Perëndimit në Irak (2003) as në Libi (2011) lidhur me futjen e demokracisë. 

Një përjashtim tjetër është rusishtja. Nuk do të befasoheshim shumë për të gjitha vendet pas-sovjetike që dolën pas shkërmoqjes së Bashkimit Sovjetik. Deri në 1991, BS ishte shteti i vetëm në botë, ku rusishtja ishte gjuhë zyrtare. Kishte shpresë që shumica e vendeve pas-sovjetike të udhëhequr nga një Rusi pro-demokracisë, të aspironin të bashkoheshin shkallë shkallë me klubin e demokracive botërore. Kjo shpresë mbështetej edhe në atë që ndodhi me vendet e Europës Qendrore të shkëputura nga Blloku Sovjetik.  Brenda dy dhjetëvjeçarësh, me gjithë pengesat gjatë rrugës, ato u bënë demokraci dhe përparuan duke iu bashkuar NATO-s dhe Bashkimit Europian. 

Autokracia e modelit rus 

Përkundrazi, në të gjithë hapësirën pas-sovjetike Rusia lëvizi drejt autokracisë menjëherë pas bombardimit të ndërtesës së Dumës (parlamentit) ruse. Shumica e vendeve pas-sovjetike, të varura politikisht dhe ekonomikisht nga Federata Ruse, e ndoqën këtë kurs. Kremlini ushtroi gjithnjë e më shumë ndikim mbi ta, qoftë përmes Bashkësisë de Shteteve të Pavarura apo pas 2015, përmes Bashkimit Ekonomik Euro-aziatik. Për ca kohë, shtetet e Azisë qendrore, Turkmenistani dhe Uzbekistani madje e tejkaluan Rusinë në rrugën drejt totalitarizmit, Pasi Vladimir Putini erdhi në pushtet në vitin 2000, ai e drejtori më ngulm vendin drejt forcimit të autokracisë dhe tani, pas invazionit të Moskës ndaj Ukrainës, drejt një totalitarizmi të stilit sovjetik. 

Shtetet e vetme pas-sovjetike që i shpëtuan me sukses ndikimit vdekjeprurës të Kremlinit ishin ato Balltike: Estonia, Letonia dhe Lituania. Banorët e tyre nuk kanë qenë kurrë plotësisht apo me sukses të sovjetizuar sepse BS i pushtoi dhe i aneksoi ata vonë, vetëm në vitin 1940 kur kish nisë Lufta e Dytë Botërore. Bashkë me shtetet ish satelite të Europës Qendrore këta tre shtete balltike iu bashkuan NATO-s dhe BE. Bashkimi Sovjetik grabiti gjithashtu Moldavinë në kursin e Luftës së Dytë Botërore. Por në këtë rast Moska i pengoi aspiratat pro demokratike dhe pro europoperëndimorë të këti vendi duke bërë një luftë neoimperiale ndaj këtij vendi gjatë viteve 1990-1992. Rusia mundësoi ndarjen e papranuar të pjesës më lindore të këtij vendi (e quajtur Transnistri) nga Moldavia. Edhe sot kjo gjë e ka mbajtur Moldavinë larg NATO-s dhe  BE. 

Presidenti rus i fyu personalisht revolucionet pro demokratike në Gjeorgji (2003), Ukrainë (2014) dhe Kirkizistan (2005). Përmes trysnisë ekonomike dhe politike, Kremlini shkallë-shkallë mbyti çdo shpresë për demokraci në vendin e fundit. Por këto metoda nuk vlejtën kudo. Kështu Rusia bëri një luftë neoiperialiste pushtimi në Gjeorgji dhe Ukrainë në vitin 2008 dhe dhe 2014, përkatësisht. Si rezultat, në territoret e kapura të Gjeorgjisë dhe Ukrainës  Moska ngriti dy shtete faktikë, atë të Abhazisë dhe Osetisë Jugore në rastin e parë dhe dy në atë më vonë, pikërisht republikat e Luganskut (Luhansk) dhe Donetskut. Për më tepër Kremlini aneksoi Republikën Autonome të Ukrainës-Krimenë. 

Situata në këto vende të kujton atë të vrojtuar në Moldavi. Këta dy shtete faktikë dhe aneksimi ka bërë që Gjeorgjia dhe Ukraina të mos munden të nisin negociatat për t’u pranuar në NATO dhe BE. Të dy organizatat, parapëlqejnë mundësisht të mos pranojnë si shtete anëtare ato me konflikte ende të hapura. Sidoqoftë, kjo konsideratë nuk e ka ndaluar NATO-n për ta pranuar Greqinë si anëtare në vitin 1952. Për më tepër në vitin 1981, ky vend u lejua t’i bashkohet Komunitetit Europian, paraardhësit të Bashkimit Europian.  Në rastin e Greqisë, konsideratat strategjike të Perëndimit i tejkaluan konfliktet kufitare të Greqisë me Turqinë. 

Një situatë e ngutshme dhe e paprecedent është krijuar nga aneksimi prej Rusisë të Krimesë ukrainase, që theu kaq hapur parimin themelor të  Aktit Final të Helsinkit për mosdhunimin e kufijve në Europë. Shkallë– shkallë BE dhe NATO nisën të njohin aspiratat demokratike dhe pro europiane të ukrainasve dhe gjeorgjianëve përballë Rusisë së rishfaqur  me programin e saj neoimperialist të pushtimeve, sikurse është përfshirë në ideologjinë zyrtare të Kremlinit me termin Bota Ruse apo Rashizmi. Në vitin 2022, invazioni në shkallë të plotë i tërë Ukrainës hoqi çdo farë dyshimesh dhe shpresash të rreme që kishte Perëndimi. 

Përkundër zemërimit të hapur të Kremlinit, rryma e pandalur e ndihmës ushtarake, ekonomikë dhe politike për Ukrainën ndën sulmin e pamëshirshëm rus e ka bërë atë vend faktikisht shtet anëtar i NATO-s. Për më tepër shtatë milionë nga gjithsej 15 milionë refugjatë lufte ukrainas kanë gjetur strehë në BE.4  

Prandaj, në ditët e sotme, një e pesta e gjithë ukrainasve jetojnë në BE. Në qershor 2022 Brukseli nisi negociatat me Ukrainën për pranim në BE..5 

Gjeorgjia është e përcaktuar të ndjekë hapat e Ukrainës, duke u përfshirë tashmë në shtigjet e anëtarësimit të strukturave euro-atllantike. Azerbajxhani iku nga sfera e ndikimit rus, pasi pësoi humbje të mëdha në luftën me Armeninë në Nagoernij-Karabak (1988-1994). Moska garantoi sigurinë e fitoreve të Armenisë. Këto garanci, sidoqoftë, e bllokuan demokratizimin e vendit, që do të lehtësohej nga diaspora e shtrirë armene në SHBA dhe Francë. Por në 2020 Armenia humbi shumë nga ato që fitoi në një luftë tjetër me Azerbajxhanin. Moska dhe Ankaraja premtuan të garantojnë gjendjen e vendosur. Por tani përparësia ushtarake dhe politike  u kthye në favour të Bakus-së,6  

Rusia është e zënë me luftën ën Ukrainë.

Pakënaqësia e armenëve me mosndikimin e Rusisë si garantuese e sigurisë së vendit mund të sjellë që ashtu sikurse Gjeorgjia, Erevani të kthehet drejt demokracsië dhe institucioneve euro-atllantike.8  

Ndërkohë, nën tutelën dhe ndikimin e Turqisë, Azerbajxhani po kthehet gjithnjë e më shumë drejt autokracisë. 

Rusishtja dhe autokracia 

Kursi i tashëm neoimperialist i Rusisë priret drejt autokracisë apo kundërshtimit parimor nga qeveria ruse dhe elita ruse ndaj demokracisë 

Propagandistët ruse e shohin sistemin e kaluar si shenjë turpi që i njëjtëson me “Perëndimin kolektiv”.’9  

Lufta që vijon në Ukrainë i lejoi Putinit të çlirohet nga të gjitha mëtimet për demokraci dhe të të drejta të njeriut.10  

Vendi është përfshirë sërish në një regjim totalitar.11  

Në këtë “përmirësim” dramatik drejt autokracisë, presidenti rus zbaton metodat diktatoriale të Bjellorusisë të shtypjes totale dhe të kontrollit të shoqërisë dhe politikës. Këto janë shpikur dhe përmbushur në Bjellorusi me fillimin e protestave demokratike të vitit 2020, që pasuan zgjedhjet fallco presidenciale në vend.12 

Si pasojë, për ta shpërblyer mbështetjen ekonomike nga Moska, Kremlini ia arriti ta bënte bashkëfajtor Bjellorusinë në luftën kriminale në Ukrainë.13 

Në këtë mënyrë, Kremlini shpreson ta kthejë orën prapa dhe të rikrijojë një Bashkim Sovjetik më carist. Një Rusi 3.0 e zmadhuar si imperatori, në territor dhe staturë globale. Një Rusi që do bëhej partner i barabartë i Kinës dhe një kamxhik i rinovuar në stilin e superfuqisë së SHBA. Një Rusi që do përqafonte konsensusin e Pekinit për pak liberalizim në ekonomi, por totalitarizëm në politikë dhe qeverisje. Zoti Putin është dakord me kinezët se ka qenë politika e Mihail Gorbaçovit me glasnostin (liri e kufizuar e fjalës me element të politikës shumëpartiake) që precipitoi në shpërbërjen e BS. 

Për shkak të ecjes nga ideologjia neoimperialiste të Kremlinit nga Bota ruse në Rusishten, kjo gjuhë luan një rol më të madh ndërmjet armëve të vendit për luftën hibride.14  

Ruishtja mbështetet në rolin e saj me shkopin e gjatë të Kremlinit të shantazhimit përmes naftës dhe gazit.15  

Zoti Putin don t’i ribashkojë të gjithë rusishtfolësit e globit në një shtet të vetëm përsëri, më së miri, nën sundimin totalitar që vazhdon. Diktatorët kurrë nuk heqin dorë nga pushteti sa janë gjallë. Kjo shpjegon shkurt thelbin e rashizmit. 

Vendet e njohura dhe faktikisht me gjuhë zyrtare rusishten ose aspirojnë ta përqafojnë sistemin politik rus ose vetë Kremlini i detyron ta bëjnë këtë gjë. Si rezultat, askush nuk është një demokraci. Rusishtja është e vetmja gjuhë zyrtare në Federatën Ruse, krahas në fakt shteteve të Donetskut, Luganskut dhe Osetisë Jugore. Për më tepër, funksionet e rusishtes si një gjuhë bashkëfunksionale, por në realitet mbizotëruese janë bnë të gjitha sferat e jetës në Bjellorusi dhe në shtetin e panjohur të Transnistrisë. E fundit por jo e më e pakta, rusishtja është njohur si gjuhë bashkëzyrtare në republikat aziatike qendrore të Kazakistanit, Kirkizistanit dhe Taxhikistanit. Po ashtu faktikisht në shtetin e Abkhazise. 

Në luftërat e 2014 dhe 2022, Kremlini ka kërkuar një përfundim të ngjashëm në Ukrainë. Si ideal, duke ndjekur modelin bjellorus, rusishtja kishte për t’u bërë bashkëzyrtare në këtë vend. Por në të vërtetë, ukrainishtja do reduktohej si një lule zbukurimi në një Ukrainë nën kontrollin faktik të Kremlinit. Në këtë skenar, mjetet e mëdha të komunikimit dhe botimeve do përdornin përjashtimisht rusishten dhe jo ukrainishten. Kjo është pozita e zvogluar e gjuhës bjelloruse që e vuan sot në Bjellorusi, që është  vendi “i tyre” vetëm në emër. 

Një fitore të ngjashme të botës ruse në Ukrainë, që i parapriu okupacionit rus, do ta kish reduktuar këtë vend në një koloni të Rusisë, sikurse është tani  rasti i Bjellorusisë. Si rezultat, autokracia do ishte një përfundim i paracaktuar në Ukrainën që do binte sërish nën kthetrat  e sferës së ndikimit të Kremlinit. Dhe, së fundi, por jo më e pakta, askush tjetër përveç gjuhës ruse do ngarkonte dhe trashëgonte qartësisht këtë fitore rashiste të autokracisë në Ukrainën e mbizotëruar nga Moska. 

Rreziqet e rusishtes 

Është për t’u shënuar që në nëntor 2022, në Samitin e G20 në Bali të Indonezisë, ministri i jashtëm i Rusisë Sergej lavrov u përpoq të justifikonte luftën e vendit të tij në Ukrainë me termat e politikës gjuhësore rashiste. Sipas fjalëve të tij, Rusia e pushtoi Ukrainën për t’i mbrojtur rusishtfolësit e vendit nga detyrimi shtetëror për përdorimin e ukrainishtes. Ai tha, për befasinë e udhëheqësve botërorë atje, që Britania me siguri do ta pushtojë Irlandën në se ai vend do ta heqë anglishten, ose Franca do ta sulmonte Belgjikën në se frëngjishtja do hiqej si gjuhë zyrtare atje.16  

Por ndryshe nga Europa Qendrore apo botëkuptimi i ideologjisë neoimperialiste, Bota ruse (apo rashizmi), gjuha nuk e barazon politikën askund tjetër në botë. Mbi të gjitha, heqja e anglishtes si gjuhë zyrtare në Indinë paskoloniale, Palestina e detyruar të kthehet në Izrael. Pakistani apo Tanzania nuk provokon ndonjë ndërhyrje ushtarake të Britanisë. 

Për sa kohë që Rusia do mbetet nën totalitarizëm dhe do ndjekë këtë kurs neoimperial të pushtimeve rashiste, rusishtja do mbetet symbol i autokracisë, falë veprimeve të Kremlinit dhe tepërimeve të tij me këtë gjuhë. Ideologjia e botës ruse (rashizmit) e përforcon këtë lidhje duke i barazuar të gjithë rusisht folësit e botës me “qytetërimin” ortodoks rus. Mesazhi i Moskës për këtë “besnikëri qytetërimi” mbështetet në të shkuarën e freskët sovjetike dhe është përforcuar përmes sferës së komunikimit të masmedias rusofone. Përmes propagandës, genjeshtareve dhe censurës së fortë, Kremlini aspiron ta kontrollojë dhe bëjë armë këtë tërësi të sferës së komunikimit rusofon. 

Nuk është për t’u befasuar, në këtë kontekst gjeopolitik dhe me mjetet e përmenduar më sipër të ndikimit, Kremlini kërkon ta instrumentalizojë diasporën rusishtfolëse, aq sa ajo t ë bëhet mbështetëse e neoimperializmit rus (rashizmit). Për shembull, ka bashkësi të konsisderueshme rusofone që përbëjnë një të katërtën e popullsisë së Estonisë ose Letonisë. Të dy vendet balltike janë shprehur për demokraci dhe janë anëtarë të BE dhe NATO-s janë bërë pjesë e Perëndimit. Prandaj Moska ka shpenzuar shumë para dhe ka projektuar shumë propagandë me objektiv rusishtfolësit atje, që jetojnë me një sy për ta destabilizuar Estoninë dhe Letoninë 

Propaganda rashiste ka qenë efektive dhe ka parandaluar rreth 200 000 rusishtfolës në Letoni17  dhe të paktën 100 000 në Estoni18 nga procesi i natyralizimit.  

Numrat shkojnë deri në dy të tretat e gjithë rusishtfolësve në vendin e parë dhe një të tretën te i dyti, dhe sasia të paktën një të dhjetën e banorëve në dy rastet. Për të parandaluar dëbimin dhe masat administrative që mund t’i kompromentonin këto të drejta të njeriut, statusi jo i rregullt i këtyre joqytetarëve u normalizua me masën e ndalimit të hendekut që ekzistonte për “pasaportat e të tjerëve” në Letoni dhe Estoni.’19  

Kjo nuk është një zgjidhje ideale, por e vetmja e mundëshme për sa kohë rusofonët e përfshirë ose që nuk duan të aplikojnë për qytetarinë letoneze dhe estoneze, ose nuk duan të fitojnë një vend pune ose gjuhë shtetërore, gjë që është një kërkesë për natyralizimin. Me sa duket, pothuaj asnkush nga ata do ta konsideronte “rikthimin” në Rusi ose në një vend tjetër pas-sovjetik të etnisë së tyre origjinale, që është pandryshim autokraci.  

Ata e kuptojnë mirë përparësinë e demokracisë, të sundimit ët ligjit dhe anëtarësinë e  të dy vendeve balltike në BE. Duke mësuar letonishten dhe estonishten për të pasur qasje në privilegjet është një çmim i vogël për t’u paguar. Mbi të gjitha, askush nuk do thosh që kërkesa e zotërimit të gjuhës shtetërore zyrtare është një kërkesë e paarsyeshme për një të huaj (ose për një jo qytetar) që kërkon të natyralizohet në Britani, Danimarkë ose Hollandë. 

Pas invzionit rus në Ukrainë, është e qartë që Kremlini do bëjë sa mundet ta tepërojë me këto dy bashkësi rusishtfolëse në Letoni dhe Estoni për ta arritur qëllimet e veta rashiste (neoimperialiste). Ishte Moska ajo që i shtyu rusishtfolësit letonezë (pikërisht ata që ishin natyralizuar me sukses) të bënin referendumin gjuhësor në 2012, Ata donin ta bënin rusishten gjuhë të dytë zyrtare të Letonisë. Për fat, ky propozim dështoi, por praktikisht të gjithë rusishtfolësit me të drejtë zgjedhje apo një e treta e votuesve, i hodhën votat e tyre në favor të rusishtes.20 

Aty ku Moska nuk mund t’ia arrijë qëllimit me luftë, mundohet ta bëjë duke e tepëruar me parimet e demokracisë për të kërkuar rezultate autokratike. Në se referendum i sipërpërmendur në Letoni do siguronte që rusishtja të bëhej gjuhë e dytë zyrtare për rusët, situata paskëtaj do kishte zhvillime të tjera, si në Bjellorusi. Sfera e komunikimit rusofon shumë shpejt do të zgjerohej në kurrioz të letonezëve. Më pas Kremlini do kërkonte që Letonia të bëhej pjesë e “Rusissë së vërtetë”, Sikurse Bjellorusia, Letonia e parë si “province e humbur”, do shtyhej shkallë shkallë të integrohej me Rusinë. Përtndryshe Kremlini do ndërhynte ushtarakisht për të siguruar kursin rashist, sikurse tani don të bëjë në Ukrainë. 

Për sa kohë që Moska i sheh të gjithë rusishtfolësit të jenë faktikisht qytetarë rusë dhe me metoda neoimperialiste kërkon t’i ripushtojë vendet që banohen nga ata, rusishtja do mbetet një fasho e autokracisë. Kjo gjuhë do vazhdojë të simbolizojë neoimperializmin rus (rashist). Të folurit dhe të shkruarit në rusisht nuk do jetë asnjanës, por një zgjedhje e qartë politike në favor të një fuqie totalitare të huaj. Në shekullin e errët të njëzetë, Rajhu i Tretë i Hitlerit e tepëroi me gjermanisht folësit e Ҫekosllovakisë në një mënyrë të tillë imperialiste. Në 1938, në Munih, fuqitë demokratike perëndimore e mbështetën Berlinin duke e urdhëruar Pragën t’ia dorëzojë zonat gjermanisht folëse (Sudetenland) Gjermanisë totalitare. Po këto demokraci perëndimore ndihmuan në rënien e demokracisë në Europën qendrore ndërmjet dy luftrave. 

Përsëritja e këtij gabimi do ishte tragjike për Europën demokratike, do sillte fundin e saj. Prandaj, duhet ngulur në mendje që gjuha ka pushuar së qëni kryesisht një mjet komunikimi dhe kanal kryesor për të shijuar kulturën, kur një fuqi totalitare vendos ta bëjë atë armë. Demokracitë duhet të jenë syçelët dhe shumë të kujdesëshme për këtë mundësi, edhe në se nuk i barazojnë gjuhët e veta shtetërore me politikën. Sikurse një shekull më parë, Gjermania naziste e bëri armë gjermanishten, sot Rusia totalitariste e ka bërë rusishten një instrument të autokracisë dhe pushtimeve neoimperialiste rashiste. 

Nëntor 2022 

 

Përktheu Bardhyl Selimi, Tiranë, më 19 nëntor 2022 

Gjeopolitika dhe riformësimi i rendit botëror: Opozita kosovare dhe “nata e gjerdekut”

0

Nga: Dr. Sadri Ramabaja, Prishtinë

Dy regjionet e Europës që do të duhej të ishin përfituese të disfatës ruse në Ukrainë janë: Polonia dhe Ukraina në njërën anë dhe Ballkani Perendimor në anën tjetër.

Një nga kërkesat që shtrohet shpesh, ndërkohë sa po vazhdon raketimi intenziv i Ukrainës nga Rusia, është edhe ajo që shtetet evropiane do të duhej krahas ndihmës në rritje për mbrojtjen e Ukrainës, të investojnë më shumë në sigurinë e tyre dhe të bashkëpunojnë më ngushtë në lëmin e mbrojtjes. Megjithatë, debatin e vazhdueshëm për vështirësitë e bashkëpunimit evropian, edhe arritjet e pamohushme në këtë plan, lufta në Ukrainë disi i ka davaritur. Evropianizimi i mbrojtjes nuk është lënë anash; ai tashmë është realitet në shumë fusha — këtë mësojmë nga libri i Hans-Peter Bartels “Deutschland und das Europa der Verteidigung“ të publikuar së fundmi.
Por sipas autorit në fjalë, megjithatë, “një ushtri evropiane mund të plotësojë NATO-n — por kurrë nuk e zëvendëson atë”.[1]

Mrekullitë ekonomike të pasluftës

Janë dy regjione të Europës që do të duhej të ishin përfituese të disfatës ruse në Ukrainë: Polonia dhe Ukraina në njërën anë dhe Ballkani Perendimor në anën tjetër.
Në këtë kuadër duhet shikuar dhe analizuar betejën brendaeuropiane që po zhvillohet ndërkohë dhe sidomso qëndrimin e Francës kundruall Kosovës.

Veprimet e fundit për të forcuar bashkëpunimin në lëmin e mbrojtjes

Që nga viti 2016 Parisi dhe Berlini janë përqëndruar më me ngulm për t’i dhënë peshë strategjisë për ngritjen e krahut të sigurisë dhe mbrojtjes së BE-së. Iniciativat në këtë sferë kishin dhe kanë për qëllim nxitjen e bashkëpunimit dhe forcimit të aftësitë mbrojtëse të Evropës.

Rusia ka braktisur projektin për bashkimin e Euroazisë!?

Lufta në Ukrinë ka përmbysur edhe planet e Kremlinit për të ashtuquajturin “Bashkim Euroasiatik”. Moska, de fakto ka braktisur jo pa dhimbje qëllimin e saj fillestar për krijimin e një Bashkimi Euroaziatik nga Lisbona në Vladivostok, duke pretenduar që ta zëvendësoj atë me “Botën Ruse”. Ajo, e vetëdijshme për pamundësinë e realizimit të ati megaprojekti gjeopolitik, e ka kufizuar gjakimin e saj në këtë sferë, me pushtimin e katër rajoneve “rusishtfolëse” të Ukrainës dhe futjen e tyre nën ombrellën mbrojtëse të armëve të saj bërthamore, duke e cilësuar këtë fakt si të kryer . Tashmë këta kufijë të atij megaprojekti, janë rrudhur nga kufijtë perëndimorë të Rusisë dhe Bjellorusisë deri në Vladivostok.

Opozita kosovare dhe gara e bukurosheve në konkursin për mis

Në këtë konglomerat interesash, i kombinuar me mundësinë e mënjanimit të Rusisë nga kjo hemisferë e interesave gjeopolitike perendimore (amerikane e europerendimore), Serbia e sheh veten tutje si lojtarë me peshë specifike. Ajo po taktizon për t’u rikthyer në fushbetejën e të mëdhenjëve për dominim si faktor që çon peshë për rajonin. Prandaj nuk përjashtohet mundësia fare që, në momentet e fundit, ajo të rreshtohet pro Perendimit, duke e rikthyer lavjerrësin e historisë tek fillet e Luftës së Lindjes (1875), me kushtin që të marrë garancione për zgjerim në perendim, që d.t.th për aneksimin e Republikës Serbska.

Shefi i EULEX-it Lars-Gunnar Wigemark, braktisja e institucioneve nga serbët nuk ka të bëjë thjesht me targat

0

Shefi i EULEX-it z. Lars-Gunnar Wigemark

Situata aktuale në Kosovë, sidomos zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, nuk dihet se çfarë do të ndodhë pas 21 nëntorit, pritet “luftë” siç flasin mediat? A ka në veri mercenarë, rusë të armatosur, pjesëtarë të “Wagner”? A po manipulohen serbët e Kosovës nga Beogradi, pas lojës me tabelat a qendron Vuçiq e Putin? Se kur do të ndodhë liberalizimi i vizave? A ka korrupsion në Kosovë? Sa ka arritë Albin Kurti ta mposhtë atë? Pra për gjitha këto dhe shumë cçka tjetër me interes kombëtar dhe ndërkombëtar mund të lexoni në intervisten ekskluzive me shefin e EULEX-it z. Lars-Gunnar Wigemark dhënë gazetës zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Si e vlerësoni situatën aktuale në veri, meqë si në Serbia ashtu edhe në Kosovë, poltikanë, analistë dhe mediat flasin për luftë? 

Lars-Gunnar Wigemark: Sa i përket gjendje në veri, do të fillojët’ju tregoj nga ajo që pash vetë. Unë isha në pjesën veriore të Mitrovicës dy ditë më parë, siç mund ta dini dhe ne kemi personel dhe staf atje. Kemi një njësi të specializuar të EULEX-it dhe gjithashtu kemi edhe këshilltarë policorë, të cilët kanëbashkëpunuar me drejtorinë rajonale të policisë, në qytetin e Mitrovicës më konkretisht në pjesën veriore.Gjithashtu kishim edhe këshilltarë dhe monitorues në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, që përveç pranisë tonë në pjestë tjera të Kosovës, kemi prani edhe në veri.

Misioni i EULEX-it ka marrë detyra shtesë në veri, duke e rritur edhe numrin, për shkak të vendimit të serbëve për ta braktisur policinë. Si është situate në veri, mediat po raportojnë se Serbia është e përfshirë në armatosjen e serbëve. A ka rrezik të shtuar për dhunë?

 

Lars-Gunnar Wigemark: Situata është relativisht e qetë, në fakt kemi pas sot dy incidente, ndoshta keni dëgjuar, por ne ende nuk i kemi informacionet e plota. Është sulmuar një kameraman. Gjithashtu ishte edhe një incident tjetër dy ditë përpara, një pjesëtar i një ojq-je që quhet “Aktiv” me të cilën ne kemi bashkëpunim, ishte keqtrajtuar nga policia e Kosovës. Të gjitha këto incidente megjithatë kanë të bëjnë me shkelje të të drejtave të njeriut dhe lirinë e shprehjes.  Në këtë moment kohor, kur e dimë që të gjithë zyrtarët serbë të policisë së Kosovës, kanë dhënë dorëheqje dhe tani ekziston njëlloj vakumi i sigurisë. Ne si EULEX-i jemi duke u përpjekur që ta përmbushim atë vakum, duke e shtuar praninë tonë atje dhe duke patrulluar atje dhe duke bashkëpunuar me policinë e Kosovës. Sot paradite e takova u.d.drejtorin e Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, drejtorin e operacioneve, dhe me të cilët diskutuam për planet e policisë së Kosovës, sepse gjithçka e bëjmë ne e bëjmë në mbështetje të policisë së Kosovës, sepse ajo është përgjegjësja kryesore, dhe jemi si faktor i dytë nëmbështetje të policisë së Kosovës. Pra, si kanë kërkuar ndihmëpara një jave ndihmë për patrullim, ne i kemi ofruar mbështetje, për monitorim të situatës. Por, natyrisht ne nuk kemi numër tëmjaftueshëm të policëve,  të pranishëm në veri, për tëmbështetur qytetarët në veri, pavarësisht nëse janë shqiptarë, serb apo grupe të tjera. E ndjejmë mungesën e policisë nëse ka aksidente trafiku, vjedhje apo plaçkitje, aty nuk ka policë lokal që të merren me ato raste, dhe çfarëdo që të bëjmë ne e bëjmë nëmbështetje të numrit të vogël të policëve lokal.

Për ç’tensionimi e situatës në veri bashkëpunoni me forcat vendore (Policinë dhe FSK) dhe ato ndërkombëtarë?

Lars-Gunnar Wigemark: Së pari ne nuk kemi mandat të ri të EULEX-it, sepse jemi në suaza të mandatit ekzistues që kemi. Ne nuk mund ta zëvendësojmë policinë vendëse të Kosovës. Por, ne mund tështojmë praninë tonë, ta shtojmë monitorimin. Po ashtu gjatë këtyre ditëve edhe këshilltarët tanë policor dalin për patrullime jo vetëmme makina, por edhe në këmbë, për tëtreguar që ne jemi aty. Gjithashtu do të bashkëpunojmë me policinë e Kosovës. Gjithashtu ne kemi informacione se disa njerëz janë duke u armatosur. Situata ëhstë mjaft e tensionuar, dhe për këtë arsye ne i bëjmë thirrje të gjithëve palëve, që tëruajnë qetësinë, dhe të mos përfitojnë në dëm të paqartësisë sëkësaj situate. Dhe natyrisht e dimë që në veri të Kosovës ka grupe kriminale, dhe natyrisht nëse ka polici se shumica e tëgjithë qytetarëve, edhe serbë edhe shqiptarë, se ata duan paqe, nuk duan dhunë definitvisht. Nuk duam asnjë situatë që mund tëjetë e ngjashme me situatën e luftës, ne do t’i pengojmë këto provokime, dhe që të mos luajnë me zjarrin.

Në rast se Qeveria nuk e shtyn zbatimin e vendimit të saj për targat ilegale serbe, a keni ndonjë plan të ballafaqimit me situatën, a ka rrezik që situata të dalë jashtë kontrollit, apo do të mjaftojnë trupat tuaja dhe të Policisë së Kosovës, që të pengojnënjë tentative të  invazionit të Serbisë?

Lars-Gunnar Wigemark: Para së gjithash siç thashë se ne jemi duke bashkëpunuar ngushtë me Policinë e Kosovës, kishim edhe njëtakim për bashkërendim në nivel operacional, dhe natyrisht i takon policisë së Kosovës që ta ketë një plan operacional për tëvepruar, dhe pjesët kryesore të atij plani do t’i ndajnë me ne dhe ne vetëm mund ta mbështesim. Kjo ka të bëjë edhe me faktorin e tretë të sigurisë, që është KFOR-i në Kosovë. Se si funksionon ky bashkëpunim është se policia e Kosovës na drejtohet neve për mbështetje dhe nëse ne vlerësojmë se nuk kemi forca të mjaftueshme ne do t’i drejtohemi KFOR-it.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, z.Borell ka thënë se “më e keqja mund të ndodhë”, dhe ka kërkuar marrëveshje ndërmjet dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë. Si vlerësoni ju, nëse nuk arrihet marrëveshje, përkatësisht shtyrje e vendimit për targat, a ka rrezik të ndodhë ajo që paralajmëron z.Borell?

Lars-Gunnar Wigemark: Unë nuk do të komentojë apo argumentojë se çfarë ka thënë z.Borell sepse ai është autoriteti më i lartë i BE-së, por natyrisht ne kemi raportuar gjatë disa muajve, dhe kjo nuk ështëdiçka e re. Janë bërë disa shtyrje të afateve për targat, si pretendon Qeveria e Kosovës, por në anën tjetër siç e dini, BE-ja dhe SHBA thonë se duhet të jepet edhe një afat shtesë kohor për këtë proces, përkundër faktit se të gjitha planet bazohen nëmarrëveshjet në Bruksel dhe në zbatimin e ligjeve, i cili duhet tëzbatohet. Nuk mendojmë që askush se konteston të drejtën e Kosovës për ta zbatuar këtë vendim, për zëvendësimin apo ndërrimin e tabelave, KM apo të tjera, por është çështja se si bëhet ky proces dhe sa shpejt, e kjo tani në njëfarë mënyre ështëbërë njëfarë simboli për gjithëçka tjetër. Personalisht mendoj se kjo nuk ka të bëjë thjesht me targat.

Këtu desha të dal. Ne e përdorim një shprehje, se kush qëndron mbrapa kësaj, është një djall i zi? Ne gazetarët ndërkombëtar nëGjenevë ne e komentojmë këtë zhvillim se pas tij qëndron Rusi, që ta shtyjë Serbinë në zjarr dhe ta zhvendos vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar, që ta largojë edhe vëmendjen e mediave?

Lars-Gunnar Wigemark: Nuk e kisha në mendjen kryesisht Rusinë në këtë rast, por duke e parë situatën e sotme, por nëse e shohim gjendjen aktualisht në Evropë, që shoqërohet nga agresioni i vazhdueshëm i Rusisë, bazuar në realitetin që BE-ja është e pakënaqur që Serbia nuk është rreshtuar me sanksione ndaj Rusisë, është diçka që dihet mirëfilli, është e mundur që Rusia ta përdorë për shpërqendrim, por ajo që po bën ajo, është kundër të drejtës ndërkombëtare, kundër sovranitetit të një vendi të pavarur siç është Ukraina. Duke iu referuar gjendjes në veri të Kosovës, nuk e shohim ndonjë prani ruse. Ka më shumë deklarime të tipit të propagandës, mund të jenë spekulime. Zgjidhja këtu duhet të jetë ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe duhet të trajtohet si një çështje dypalëshe. Të dyja palët Kosova dhe Serbia duhet të pajtohen dhe të bëjnë kompromise. Unë e di se si ka ndodhur shpërbërja e Jugosllavisë dhe luftërat e tmerrshme që ka shkaktuar, dhe nuk mendoj se dikush me mendje në kokë, dëshiron ta shoh atë situatë të përsëritet. Si mision jemi duke vazhduar të merremi me çështje të krimeve të luftës, të kërkimit të personave të pagjetur, gjithë trashëgimin qëka sjellë lufta. Kushdo që e ka përjetuar personalisht luftën me siguri askush nuk dëshiron të përsëritet, për atë po ju apelojmë të gjitha palëve që të veprojnë me syçeltësi, dhe të gjejnë një zgjidhje paqësore, të veprojnë me përgjegjësi, sepse mendoj se askush në historinë evropiane, nuk e ka filluar luftën për targa apo regjistrime të makinave, tani nuk është koha duke e pasur parasysh edhe luftën në Ukrainë.

A keni informacione dhe sa po luftohet krimi në Kosovë aktualisht? A ka rënë niveli i krimit dhe korrupsionit?

Lars-Gunnar Wigemark: Ne e bëjmë monotirimin e tërë sistemit të drejtësisë, që nga faza policore, ndjekja penale, deri tek vendimet e gjykatave dhe të shërbimit korrektues e sprovues. Sot, në orët e para paraqitëm një film të shkurtër të rehabilitimit të një tëmituri, dhe nevojës për t’u trajtuar në institucione. Mendoj se kemi parë disa përmirësime, po shohim se gjyqësori ka nisur tëjetë pak më efikas, në kuptimin e mbajtjes së seancave, ndërsa përpara shumë seanca kanë qenë jo shumë produktive, kur njëra palë nuk është paraqitur në seancë dhe gjyqtari është dashur ta ricaktojë seancën. E shumë gjykime kanë qenë me ritme tëngadalshme. Që nga viti i kaluar kemi parë një zvogëlim të atyre seancave joproduktive, që gjyqtarët të jenë më të rreptë, qoftëkur prokuroria kur të caktohet seanca duhet të paraqiten nëseancë, e duhet të ketë gjithashtu njohuri të organizimit tëseancave, sepse nuk e kanë pasur seanca të organizuara mirë, dhe kemi pasur raste të vazhdimit me vite të tëra të gjykimit, veçanërisht raste të profilit të lartë. Si disa raste që kanë filluar nën mandatin ekzekutiv të EULEX-it, disa të tjera që nuk kemi qenë të përfshirë drejtpërdrejt, por janë raste të reja që i monitotorjmë. Sidoqoftë vazhdojmë të shohim ndërhyrje, që nuk do të duhej të ekzistonin në praktikat ligjore. Shpesh kërkojnënga ne që t’i monitorojmë rastet që i kanë në trajtim, sepse këtëe shohin si mundësi për më pak ndikim. Nëse flisni për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, mund të themi se qeveria aktuale ka shënuar përmirësime, e ka vendosur si prioritet reformën gjyqësore, ka miratuar dy ligje, dhe do të fillojë edhe me procesin e vetingut.

Image

Redaktroi i gazetës zvicerane Le Canton27.ch dhe shefi i EULEX-it z. Lars-Gunnar Wigemark

A keni bashkëpunim me Interpolin apo Europolin në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit?

Lars-Gunnar Wigemark: Kosova nuk ka bashkëpunim të drejtpërdrejt me Europolin, dhe nuk mund të bëjë shkëmbimin e drejtpërdrejtëme të informacioneve, por ne kemi një zyrtar policor i Suedisëqë ndihmon bashkëpunimin ndërmjet Europolit dhe EULEX-it. Tani Kosova e ka caktuar një zyrtar ndërlidhës, i cili do tëshkojë në qendrën e EUROPOL-it për një kohë. Gjithashtu këtë e bëjmë edhe me Interpolin. Po ashtu edhe me mbështje tëUNMIK-ut.

Sa është duke ndihmuar Zvicra në këtë çështje, çfarë roli luan ajo?

Lars-Gunnar Wigemark: Zvicra është një vend kontribuuese në këtë mision dhe kemi pasur disa kolegë nga Zvicra, si gjykatës përgjegjës në Panelin për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut, deri në fillim të këtij viti, pastaj në Dhomën e Specializuar.

Megjithatë nuk janë parë të arrestohen ‘peshq të mëdhenj’ si pat thënë shefi i parë i misionit të EULEX-it. A do të thotë kjo se sfida kryesore me drejtësinë janë njerëz të tillë të fuqishëm?

Lars-Gunnar Wigemark: Nëse kthehemi tek mandati fillestar i EULEX-it nëvitet 2008/2009 pritshmëritë lidhur me këtë çështje kanë qenëshumë të larta. Në të njëjtën kohë unë besoj se mision ka bërëedhe gjëra shumë të mira. Në kuadër të kësaj ne kemi pasur njënumër rastesh të profilit të lartë apo ‘peshqish të mëdhenjë’, tëcilëve u janë shqiptuar gjykime, por nganjëherë dënimet kanëqenë relativisht të ulëta, e gjithashtu kemi pasur disa raste qëishin dënuar dhe nuk kanë shkuar në vuajtje të dënimit, por po shikonin basketboll diku. Natyrisht që ky është problem jo vetëm për EULEX-in, por edhe për tërë Kosovën. Njerëzit me lidhje, me pushtet, me para dhe me lidhje politike, është gjendje e anshkalimit të drejtësisë dhe të fitonte pandëshkueshmëria. Është përmirësuar deri diku, bazuar në disa raste që ne i monitorojmë, shumë prej tyre të personave që kanë qenë nëpushtet, afarista e të tjerë, dhe unë besoj personalisht i takon Kosovës që t’i trajtojë këto raste.

Sa janë të vërteta informacionet në media dhe foto, se ka prezencë të rusëve të armatosur në veri, madje ka pasur raportim edhe për pjesëtarë të forcave private “Wagner”?

Lars-Gunnar Wigemark: Në bazë të informacioneve që kemi ne, nuk kemi hasur në asnjë prani të grupeve të ashtuquajtura “Ëagner” apo pjesëtarë të grupeve paramilitare ruse apo të lidhura drejtpërdrejt me Rusinë. Ato që kemi parë psh.me 31 korrik, kemi parë njerëz të maskuar që ishin të maskuar mirë, e të cilët nuk ishin vendës dhe nuk flisnin serbisht, e prej nga vinin ata, disa mund të jenëvendas lokal apo mercenar, por megjithatë nuk flisnin rusisht.

Në asambletë e përgjithshme në Dubai, lata Dubai, ku dështoi anëtarësimi i Kosovës në Interpol. Tashti siç thatë ju që ka filluar të bie krimi i organizuar, a është koha që Kosova tëpranohet, sepse sipas informacioneve të mia nga policia, do të aplikojnë sërish për anëtarësim?

Lars-Gunnar Wigemark: Unë mendoj se përfundimisht Kosova është në rrugën e duhur. Dhe ju e dini si e kemi situatën me këto pesë vendet europiane mosnjohëse të pavarësisë së Kosovës. Unë mendoj qëKosova duhet të integrohet në të gjitha strukturat ndërkombëtare sa më shpejt që është e mundur, përfshirë edhe tërë rajonin, është pjesë e Evropës, e keni vendin në BE, dhe çdo gjë që ne mund të bëjmë në mbështetje të integrimit të Kosovës, ne do tëpërpiqemi ta bëjmë si mision për integrimin e Kosovës. Kosova tashmë ka marrëveshje me Europolin, përmes neve, përmes OKB-së, dhe po ashtu ka një interes edhe nga vendet e BE-së qëtë bashkëpunojnë sa më ngushtë, që të luftohet krimi dhe kriminalitet, dhe ai nuk njeh kufi, është transnacional, gjithashtu me rëndësi për bashkëpunimi rajonal, si me Shqipërinë, që po ashtu ka probleme me krimin, pastaj me Bosnje Hercegovinën, e cila tashmë ka aplikuar në BE, dhe ky është qëllimi i qeverisë së Kosovës, që të aplikojë. Unë personalisht besoj se Kosova ka bërë një rrugë të gjatë, dhe që njerëzit që nuk kanë qenë këtu apo një kohë të gjatë befasohen me zhvillimet, po ashtu ka një ngritje pozitive në indekset ndërkombëtare.

Kur po na i hiqni vizat? Eshtë kjo pyetja e qytetarëve, të cilët i takova derisa isha duke ardhur këtu, që po shihet prej tyre edhe si një lloj “terrori nervor”, se po shtyhet, po shtyhet vendimi? 

Lars-Gunnar Wigemark: Siç jam i sigurt ju e dini, Presidenca çeke e BE-së e ka bërë këtë çështje prioritet të vetin, dhe të gjitha vendet e BE-së pajtohen, se Kosovës duhet dhënë liberalizimi i vizave, një proces që duhet të përfundohet, dhe sipas Komisionit EuropianKosova i ka plotësuar të gjitha kriteret. Po, sikur të kishte qenë kjo punë në dorën time, vizat do të ishin hequr dje. Por, ajo që më pëlqen të them, është se në vitin e ardhshëm në këtë kohë, çështja e liberalizimit të vizave do të përfundojë.

 A do të jeni ju shef i EULEX-it vitin e ardhshëm?

Lars-Gunnar Wigemark: Ejani pas një viti ketu dhe e shohim, dhe besoj se bashkarisht këtu do ta festojmë!

Marrëveshjet politike bilaterale duhet të respektohen vetëm deri në atë moment kur nuk e rrezikojnë integritetin shtetëror

0

nga Uk Bardhi, Shkodër 

MARRËVESHJET POLITIKE BILATERALE TË DËMSHME 

Marrëveshjet politike bilaterale(mes dy shteteve), qofshin ato të ratifikuara nga Kuvendi i cilitdo shtet e në këtë rast ai i Republikës së Kosovës, në parim duhet të respektohen deri në atë moment derisa nuk e rrezikon implementimi i tyre integritetin shtetëror, përveçse nëse ekziston marrëveshje të cilën e respektojnë me vullnet të dyja qeveritë në momentin e dhënë( jo pra ato nënshkruese…) …! Shumë marrëveshje ndëreshtetërore edhe nuk janë respektuar dhe, kur një Qeveri a Presidencë e një shteti ka bërë marrëveshje të dëmshme shikuar nga këndi i tanishëm i situatës në Kosovë… vallë përse u dashka të respektohet kjo..???!!!  

Po na përsëritet historia e ne kurqysh të mësojmë nga pësimet tona kombëtare, si për shembull,..shpallja e Pavarësisë në vitin 1912 përfshiu teritore kompakte shqiptare me sipërfaqe të madhe.. por, ç’ndodhi me Lozhat e Londrës? Në vitin 1913, me Konferencën famëkeqe të saj nuk e përfillën vullnetin legjitim të popullit shqiptar të legjitimuar përmes Kuvendit të Vlorës në nëntor të vitit1912 dhe i caktuan kufirin që e durojmë deri më sot të gjithë ne(brenda e jashtë kufijve londinezë).?! Rasti i dytë ndodhi me mbarimin e Luftës së II-të Botërore si dhe me Mbledhjen e Bujanit ku, qartë e preras u përcaktua interesi kombëtar shqiptar..!  

Më pastaj ç’ndodhi..! U negua tërësisht madje dhe u abrogua juridikisht në një farë forme ky vendim legjitim i shqiptarëve por, gjithsesi se, shkoi në dëm të Shqiptarisë si në kuptimin gjeografik atë juridik dhe të numrit të banorëve. Tani shtrohet pyetja, -përse nuk mundeshka të mos respektohet madje të hiqet apo abrogohet marrëveshja për “Zajednicën”?…Si e dëmshme që është për Shqiptarët e Shqiptarinë në përgjithësi dhe në veçanti për Republikën e Kosovës dhe banorët e saj me theks të posaçëm për popullin shqiptar aty, por edhe për qëndrueshmërinë e paqes në rajon dhe jo vetëm..!  

Po nuk na qenka ajo marrëveshje as Bibël e as Kuran që nuk u ndryshuaka…! 

© Ulku

Le Figaro (1911) / Letra e Edith Durham për gazetarin francez André Duboscq : “Ju përshkruaj gjendjen e refugjatëve shqiptarë në Mal të Zi.”

0

Edith Durham (1863 – 1944)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 19 Nëntor 2022

Le Figaro” ka botuar, të hënën e 2 tetorit 1911, në faqen n°6, letrën e Edith Durham drejtuar asokohe gazetarit francez André Duboscq në lidhje me gjendjen e refugjatëve shqiptarë në Mal të Zi, të cilën Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Shkodër, 25 shtator.

Muajin e kaluar u kujtova lexuesve të “Le Figaro” këtë angleze, e cila prej njëmbëdhjetë vitesh po shëron plagët fizike dhe morale që turqit po hapin mes popullsive të Ballkanit. Thashë se e kisha gjetur zonjushën Edith Durham në Podgoricë – këtë qytet të vogël në kufirin malazez, i cili është bërë një qytet historik që kur u bë marrëveshja midis Turqisë dhe shqiptarëve – në mes të mjerimeve më të rënda, duke paguar bujarisht me personin e saj (duke kontribuar vetë), e informuar për detajet më të vogla të situatës së vajtueshme të refugjatëve dhe gjithmonë në lëvizje, gjithmonë mes dy vizitave bamirëse tek këta njerëz fatkeq.

Një ditë, pa dyshim, do të lexohet historia e kësaj fushate gjashtëmujore në Shqipëri; se ajo do të shkruajë në stilin aq magjepsës, aq prekës sa ne e njohim; por ndërkohë e kam për detyrë të botoj një letër që ajo më shkroi nga Podgorica, dy ditë pas largimit tim nga ai qytet. I detyrohem vetes që të mos mbaj për vete informacione me një vlerë të tillë për atë që ndodhi atje në 1911. Do të ishte e padrejtë nëse, për shkak se udhëtimi pesë-gjashtë ditor e ndan vendin tonë nga skena e ngjarjeve, opinioni publik francez të mos vihej në pozitë për t’i gjykuar ato.

Në vijm, lexuesit e “Le Figaro” do të gjejnë aty konfirmimin elokuent të përshkrimit të shkurtër që i bëra vetë dhe që shkurtësia e nevojshme e një artikulli më ndaloi ta zgjasja. Kështu që, si të thuash, kam vërtetuar paraprakisht se asgjë që do të lexojmë nuk është e ekzagjeruar.

Më 8 gusht, në Cetinje, mora letrën e mëposhtme :

Podgoricë, 7 gusht 1911.

 Zotëri,

Je më kërkuat t’ju jap me shkrim disa detaje mbi gjendjen e refugjatëve shqiptarë në Mal të Zi. E vetmja vështirësi është të dish se ku të fillosh. Un kam vizituar deri në pesëdhjetë familje në ditë dhe secila dukej se ishte në një gjendje më të keqe se tjetra. Është e vërtetë që familjet e para që kishin emigruar para kryengritjes dhe kishin marrë me vete bagëtinë dhe orenditë e tyre nuk e pësuan aq shumë, por fatkeqit e mjerë që ikën në momentin e fundit nga shtëpitë e tyre të djegura, e gjejnë veten në një mjerim thuajse të pabesueshëm.

Në një stallë të vogël e të pistë gjeta, për shembull, tre plaka me pesë jetimë të vegjël, një të ve me shtatë fëmijë, një tjetër me katër fëmijë dhe dy të gra reja. Gjithsej, njëzet e tre njerëz që kishin mbi supe vetëm leckat e grisura dhe me erë të rëndë.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Një malazez bamirës u kishte huazuar disa lëkura delesh për shtrat dhe dy enë për të gatuar. Dhe kjo nuk është e jashtëzakonshme. Shumë refugjatë u detyruan të shisnin misrin që merrnin nga bamirësia e Malit të Zi për të blerë një copë bukë, pasi nuk kishin mjete për ta pjekur. Në çdo anë të lumit, shpellat ishin të mbushura me gra e fëmijë në varfërinë më të plotë, siç e patë vetë. Njëra nga këto gra më tregoi për shkatërrimin e shtëpisë së saj: “Erdhën ushtarët turq. Ne qëndruam në shtëpi, duke menduar se nuk do të na dëmtonin, por ata thanë : ikni, do të djegim shtëpinë. Ne ishim të tmerruar. Ushtarët më lejuan të merrja një trastë të madhe me misër dhe ta nxirrja jashtë. Kështu ata grumbulluan kashtë (barin) dhe dogjën shtëpinë tonë të varfër. Nëna e burrit tim, fëmijët e mi dhe unë u larguam sa më shpejt drejt kufirit. Por dy të vegjlit nuk mundën të shkonin aq larg, m’u desh t’i mbaja në krahë dhe të braktisja trastën.”

Me shumë vështirësi kisha filluar t’i veshja këta të varfër duke u shpërndarë tesha, gjilpëra dhe fije peri, por tani ata duhet të kthehen në shtëpitë e tyre të djegura, në pronat e tyre të shkatërruara. A mund ta imagjinoni një situatë më të dhimbshme se ajo e njërës prej atyre të vejave të gjora që vjen, pas një ecjeje ndoshta dy ditore, me pesë a gjashtë fëmijët e saj, para rrënojave të shtëpisë së saj, katër mure të nxira, pa çati, të pastrehë për të kaluar natën. Çfarë do të bëhet me të? S’ka dyshim se Turqia do t’i shpërndajë çdo familjeje paratë që i konsideron të nevojshme për rindërtimin e shtëpisë së saj; por një grua e tillë, dhe ka qindra të tilla, si do ta rindërtojë strehën e saj? Dhe vetë burrat, ku do të gjejnë drutë e nevojshëm! Shumica e shtëpive të djegura ndodhen në territore absolutisht pa pyje. E megjithatë, stina e shirave të dendur, që zakonisht fillon në tetor dhe pak para dimrit, po vjen dhe kujtoni se me gjithë përpjekjet e mia një pjesë e madhe e refugjatëve nuk kanë ende ndërresa dhe mbeten pa këpucë.

Qeveria turke u ka premtuar se do t’i furnizojë me misër gjithë dimrin, por pa rroba, batanije (mbulesa), vegla nuk mund të mbijetojnë; në qoftë se ata nuk marrin ndihma bujare. Një depozitë e gjërave më të nevojshme do të krijohej lehtësisht në Shkodër apo Tuz…

Zotëri, ju falenderoj për interesimin që keni treguar për njerëzit fatkeqë të cilët i ndihmoj me aq sa kam mundësi dhe ju lutem të pranoni etj.

Nënshkruar : E. Durham.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Me siguri që dikush do të pyesë veten, pasi të lexojë këtë letër, se si mund të ekzistojnë gjëra të tilla në kohën tonë. Megjithatë, ato ekzistojnë për shkak të pretendimeve fëminore dhe të pamëshirshme të xhonturqve, dhe pothuajse të gjithë njerëzit kompetentë që kam intervistuar, si malazezë ashtu edhe shqiptarë, besojnë se ato do të përsëriten vitin e ardhshëm. Ky është edhe mendimi im, sepse nuk ka gjasa që protokolli i Podgoricës të rregullojë marrëdhëniet mes turqve dhe shqiptarëve për një kohë të gjatë. Duhet marrë parasysh shpirti i zhurmshëm dhe dredharak i disave, temperamenti dhe zakonet e pavarësisë së të tjerëve.

Zonjusha Durham më tha se të nesërmen e shpalljes së Kushtetutës i tha një xhonturku të entuziazmuar : “Zotëri, që sot e tutje e keni tjetërsuar Shqipërinë përgjithmonë.” Në pranverë, kur shirat do të pushojnë, shtigjet do të thahen në male, kur do të mund të kalojnë natën në pritë në një zgavër në shkëmb, kur do të ngjiten pa frikë se mos rrëshkasin në një shkëmb vertikal, atëherë të shtënat e pushkës do të shpërthejnë vetë… Së fundi, më pyesin, si mendoni se do të përfundojë e gjithë kjo? Unë shoh shumë mënyra, njëra më duket veçanërisht e mundshme, por jam dakord me mendimin e diplomatit që e kishte për zakon të përsëriste : “Në politikë duhet të parashikosh vetëm ngjarjet e kaluara.” – André Duboscq.

_________

* Aurenc Bebja, Francë. Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), https://www.darsiani.com/la-gazette/le-figaro-1911-letra-e-edith-durham-per-gazetarin-francez-andre-duboscq-ju-pershkruaj-gjendjen-e-refugjateve-shqiptare-ne-mal-te-zi/.

Xhevat Qerimit, poezi nga Mali Mrasori

0
Mund të jetë një imazh i 1 person
Mali Mrasori, Gjermani
Poezi
_______
Xhevat Qerimit
***
Nuk muj me t´i shplua
bamt e tua me fjalë!
Unë rrnoj prej shpirtit tan,
sa kisha dasht
me ta dhan frymën tëme.
në sytë tu kam pa lirinë
pranaj m´ka pelqye
mej pushua sytë n´ty.
mos ma vëni veshin mua,
anamoraves i tham,
por unë jam tuj me nigua zanin tan.
kur kam ndez shijen teme n´ty
jam kallë n´vedi.
Sa jam mundua
me mjellë bamtë tua
n´aren arbnore për fitore.
N´kalanë e shpirtit tan
strehohen arbnor t´rrëm
mua m´i vrasin
merzi e dashnin për ty?
Merzi e dashni
i kam ndry n´vedi!
A muj me t´i var
manatë e mia n´ty,
se krenaria për ty
m´ka burgua!
Manatë tua i kam var
n´ball t´oxhakut
pa blozë e pa tym
për nji trim.
A muj me mjellë
për t´gjallë tem
nji grusht kujtimi për rinin tate!
E di,
nuk munesh me ma thy
dhimbjen e shpirtit,
Shpirtin merrma n´rrem,
dhimbjen s´ta nap
për t´gjallë tem.
Nën pragun e qiellit,
ku dielli acarin han
pas mjegulles t´zezë të vranë.
Dora qe thuri lakun për ty,
merr famë
pas emnit me nam.
un po l´shoj rranjë
buzë t´drinit bardhë,
kangen e zogjve ma lan var
e zani n´anamoravë ka me ardhë.
Kur agimi i kuq
vjen me noj pranver
mua me gjen n´filiz t´shelgut,
kërrusun mi dri,
tuj me than nji fjalë për ty,
Xhevat Qerimi…Lavdi.
8.11.22, bavari
m.m