Kreu Blog Faqe 1188

Shqipëria e Kosova, Shqiptarët dy Festa të Pavarësisë

Gazeta DIELLI / portali DRINI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI

-Jubileun e 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë të shpallur në Vlorë në 28 Nëntor 1912 Kosova shtet më shumë se 14 vjet me Pavarësinë e shpallur në 17 Shkurt 2008 e feston edhe me Këshill Organizativ të themeluar nga Qeveria/

– Në Kosovë 28 Nëntori – Dita e Pavarësisë së Shqipërisë dhe e Flamurit Shqiptar festohej edhe kur ishte e ndaluar…/

 PRISHTINË, Nëntor 2022/ Shqiptarët kanë dy festa të pavarësisë, të Shqipërisë dhe të Kosovës. Jubileun e 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë të shpallur në Vlorë në 28 Nëntor 1912 Kosova shtet më shumë se 14 vjet me Pavarësinë e shpallur në 17 Shkurt 2008 e feston edhe me Këshill Organizativ të themeluar nga Qeveria.

Në veprimtaritë festive dhe nga të gjithë shqiptarët përkujtohet përgjithmonë edhe ajo që shkruan e flet historia jonë se para 110 viteve Heroi Kombëtar, Isa Boletini, në Nëntorin e madh 1912 nga fshati Boletin në rajonin e Mitrovicës – nga Kosova me 400 bashkëluftëtarët e tij shkoi në Vlorë në krah të Ismail Qemalit për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.

Në Vlorë, Isa Boletini me bashkëluftëtarët nga Kosova përbënin forcën e parë ushtarake të Qeverisë së parë Shqiptare të kryesuar nga Kryetari i saj Ismail Qemali, themeluesi i Shtetit Shqiptar, firmëtari i parë i Deklaratës së Pavarësisë Shqiptare…

E para 30 viteve,  i sapo zgjedhur President i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova  jubileun e 80 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë e ka festuar në Vlorë.

Edhe nga Vlora, edhe në festimet e urimet nëpër vite të 28 Nëntorit, edhe në intervistat ekskluzive që kam zhvilluar, Presidenti Rugova theksonte edhe mesazhin se Pavarësia e Kosovës është plotësim i Pavarësisë Shqiptare.

Në 80 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë – Ditën e Flamurit, në 28 Nëntor 1992, Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, uronte të gjithë shqiptarët në botë.

“Një  URIM I MADH në këtë kremtim jubilar për të gjithë shqiptarët edhe në Shqipëri, edhe në Kosovë, edhe në viset e tjera etnike dhe në diasporë, duke filluar nga Zelanda e Re, Australia, Evropa dhe Amerika, të cilët gjithmonë kanë qenë të lidhur me Shqipërinë dhe me trojet etnike shqiptare dhe me çështjen shqiptare”.

Ky ishte urimi i parë për 28 Nëntorin i Dr. Ibrahim Rugovës si President i Kosovës i zgjedhjeve të para pluraliste presidenciale e parlamentare të 24 Majit 1992 – vitit të 80 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Ishin ato zgjedhje të rezistencës gjithëpopullore kosovare të shqiptarëve që krijuan një rend demokratik dhe forcuan institucionalisht Republikën e shpallur të Kosovës në zhvillime historike, që pasonin Deklaratën e Pavarësisë të 2 Korrikut e Kushtetutën e 7 Shtatorit 1990, si dhe Referendumin e 26 deri 30 Shtatorit 1991, në të cilin për Kosovën Shtet Sovran dhe i Pavarur u deklaruan 99,87 përqind e qytetarëve pjesëmarrës masivisht në votim – 87,01 përqind…

Dr. Rugova vlerësonte arritjet e shqiptarëve dhe theksonte aspiratat e idealet shqiptare:

“Në këtë moment jubilar dhe të rëndësishëm mund të them se sot shqiptarët, pa marrë parasyshë kufijtë aktualë, janë më të bashkuar se asnjëherë dhe sot, pas 50 vjet ndjekjesh dhe persekutimesh që përjetuan edhe në Shqipëri e edhe në Kosovë dhe represionit që kemi këtu, kremtojmë së bashku këtë festë kombëtare, e mund të themi edhe me rezultate të mëdha, sepse Shqipëria aktuale këtë vit ka hyrë definitivisht në proceset demokratike, gjithnjë e më shumë po bëhet një vend i hapur edhe në pikëpamje politike e edhe në pikëpamje ekonomike dhe po integrohet në proceset evropiane dhe ndërkombëtare, ndërsa Kosova, me shpalljen e pavarësisë së saj shtet i pavarur dhe neutral, po afirmohet gjithnjë e më shumë në planin ndërkombëtar, po ashtu edhe trojet e tjera etnike të shqiptarëve në Maqedoni, si grupacion i dytë nacional, pastaj në Mal të Zi dhe në Serbinë Jugore. Mund të themi se me politikën e rezistencës dhe të qëndresës paqësore, shqiptarët e Kosovës dhe të viseve tjera janë afirmuar sot në botë. Në kohën kur po shkatërrohet e që u shkatërrua ish-Jugosllavia e po ashtu edhe në kohën e një organizimi të ri në Ballkan, edhe shqiptarët e Kosovës e të viseve tjera etnike kërkojnë vetëvendosje për ardhmërinë e tyre.

Në këto momente të rëndësishme, Shqipëria si shtet ndihmon mjaft çështjen e Kosovës dhe çështjen e shqiptarëve në përgjithësi në planin diplomatik dhe në planin politik dhe mbron interesat e shqiptarëve.”

Presidenti historik Rugova ka folur kështu në një deklaratë ekskluzive për gazetën e rezistencës “Bujku”, kryeredaktor i parë-themelues i së cilës isha, që kishte nisë të dalë në Prishtinë nga 18 Janari 1991, pjesë e lëvizjes e luftës për liri, pavarësi e demokraci, me orientim e përcaktim të fuqishëm properëndimor euroatlantik, e që sfidonte ndalimin e dhunshëm nga Serbia të gazetës Rilindja – të vetmes së përditshme shqipe në atë kohë në Kosovë.

Me titullin “Shqiptarët sot janë më të bashkuar se asnjëherë” deklarata ekskluzive gazetës “Bujku” botohej në numrin e 28 Nëntorit 1992 në ballinë, ku me titullin “Urojmë që përvjetorët e ardhshëm t’i festojmë bashkërisht” botohej edhe përgëzimi i Presidentit të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova  Presidentit të Shqipërisë Sali Berisha:

“I dashuri President,

Sot, në ditën e 80-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë shqiptarët festojnë kudo. Më 28 nëntor mbushen plot 80 vjet kur në Vlorë Ismail Qemali ngriti Flamurin e Kastriotit, Flamurin  shqiptar. Ishte ditë e Pavarësisë së Shqipërisë, ditë e çlirimit dhe ditë për të hyrë në jetën e lirë shqiptare e qytetare. Por, për fat të keq, Shqipëria u nda dhe Kosova e trojet e tjera etnike ranë prapë në robëri. Të gjithë shqiptarët nuk e gëzuan pavarësinë dhe lirinë.

Shqipëria demokratike dhe e lirë sot po bëhet një faktor i integrimeve kombëtare dhe i stabilitetit në Ballkan. Ajo Kosovës po i jep ndihmë të madhe politike dhe diplomatike në rrugën e saj të Pavarësisë, po i mbronë interesat e të gjithë shqiptarëve.

Urojmë që Shqipëria të bëhet një shtet edhe më i fortë edhe më i zhvilluar ekonomikisht, Urojmë që përvjetorët e ardhshëm t’i festojmë bashkërisht.

Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Kryetari i Republikës së Kosovës,

Dr. Ibrahim Rugova”

Në 28 Nëntor 1992, “Në mbarë Shqipërinë manifestime madhështore” ishte kryetitull balline i raportimit nga Tirana i gazetës “Bujku”, e cila  në numrin vijues raportonte edhe se, Presidenti i Republikës së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova ishte në Shqipëri në kremtimin e 80 vjetorit të Pavarësisë.

“Dr. Rugova mori pjesë së bashku me presidentin e Shqipërisë dr. Sali Berisha në solemnitetin qendror të përvjetorit jubilar në Vlorë, ku 80 vjet më parë Ismail Qemali ngriti Flamurin e Pavarësisë…Në kuadër të vizitës në Shqipëri, dr. Rugova zhvilloi bisedime me presidentin Berisha dhe me udhëheqës të tjerë të Shqipërisë”, shkruante gazeta e vetme e përditshme shqipe e Kosovës në atë kohë “Bujku”.

E, para 20 viteve, në fundvitin 2002 të  jubileut të 90 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë Presidenti historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova në Rezidencën Presidenciale në lagjen Velania të Prishtinës kishte në tavolinë dhe mbante në duar gazetën tradicionale e historike shqiptare të Kosovës Rilindja që kishte kryetitull “Kosova për herë të parë feston 28 Nëntorin me institucionet e saja të njohura ndërkombëtarisht”, derisa si kryeredaktor i saj zhvilloja edhe një tjetër intervistë ekskluzive e cila u botua në numrin festiv të ndërrimit të moteve me kryetitull “Kosova e pavarur në NATO e në BE dhe në miqësi të përhershme me SHBA”.

Në jubileun e 90 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, në 28 Nëntor 2002, gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja doli me botim special festiv, siç theksonte në ballinë, me shkrime të autorëve dhe personaliteteve të shquara nga gjithë bota shqiptare, ndërsa u shpërnda në të gjitha trojet etnike shqiptare – në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Luginë të Preshevës, Ulqin e lokalitete tjera në Mal të Zi.

Gazeta Rilindja në ballinë botonte mesazhin e Presidentit historik Rugova me  mbititull “Mesazh i Presidentit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, për  28 Nëntorin, Diten e Flamurit”, me titull “Shqiptarët forcohen në të gjitha viset” dhe me nëntitull “Një Kosovë e pavarur, e integruar në NATO, në BE dhe në miqësi të përhershme me SHBA-të është përcaktimi i popullit të saj”.

Teksti i plotë i mesazhit të Presidentit Rugova në 90 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë ishte ky:

Qytetarë të nderuar, zonja dhe zotërinj

Për Ditën e Flamurit, 28 Nëntorin, ju shpreh urimet e mia të sinqerta dhe krenare, ashtu siç e ndiejmë dhe e nderojmë të gjithë ne këtë ditë.

Dita e 28 Nëntorit është data më e shënuar në historinë moderne shqiptare pas 28 Nëntorit të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.

Dita e 28 Nëntorit e vitit 1912 është po ashtu Dita e Pavarësisë shqiptare, e cila u cungua pa vullnetin e shqiptarëve.

Në këto 90 vjet, shqiptarët u forcuan në të gjitha viset e tyre. Pavarësia e Kosovës, që bazohet në vullnetin e shprehur të popullit, do të qetësonte Kosovën, të gjithë shqiptarët dhe këtë pjesë të Evropës e të botës.

Pra, një Kosovë e pavarur, e integruar në NATO, në BE dhe në miqësi të përhershme me SHBA-të është përcaktimi i popullit të saj.

Në Ditën e Flamurit, do theksuar se forcimi i shqiptarëve në Maqedoni, në Luginën e Preshevës dhe në Mal të Zi, është evident dhe në progres e sipër.

Po ashtu, edhe Shqipëria është në rrugë të mirë të konsolidimit demokratik dhe ekonomik.

Për këto tri vjet pas luftës, Kosova ka pasur një progres të madh në të gjitha fushat e jetës. Kjo është bërë me përkrahjen e miqve tanë dhe në bashkëpunim me UNMIK-un dhe KFOR-in. Kështu, Kosova po forcohet gjithnjë e më shumë si shoqëri dhe shtet demokratik, për të mirën e të gjithë qytetarëve të saj, dhe pret njohjen formale, që do t’i shpejtonte proceset demokratike dhe ekonomike.

Me fat Dita e Flamurit!

Zoti i bekoftë të gjithë shqiptarët!

Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj të qytetëruar!

Dr. Ibrahim Rugova

President i  Kosovës”

Në Kosovën e lirë nga Qershori 1999, të parat zgjedhje parlamentare u mbajtën në 17 Nëntor 2001 dhe pas tyre Kuvendi zgjodhi President Dr. Ibrahim Rugovën.

Rilindja festive në 28 Nëntor 2002 në ballinë paralajmëronte edhe dy intervista ekskluzive që botoheshin në brendi të gazetës, që i kisha zhvilluar me atëherë Kryeparlamentarin Nexhar Daci me titull “Statusi përfundimtar i Kosovës do të përcaktohet sipas vullnetit të popullit dhe me Kryeministrin Bajram Rexhepi me titull “Pavarësia e Kosovës është në  çdo hap, në çdo lëvizje, në çdo proces që i shpie gjërat përpara”.

Si në një kartolinë, me foton e Shtatores së Gjegj Kastriotit – Skenderbeut në Prishtinë, të ngritur një vit më parë në 28 Nëntor 2001 në Kosovën e lirë, dhe me Flamurin Kombëtar Shqiptar në ballinë shkruhej: “Rilindja” ua uron Festën e 28 Nëntorit.

Forhåndsvisning av bilde

Dhe, në ballinë botohej edhe editoriali im – Kryeredaktorit të gazetës Rilindja:

KOSOVA FESTON LIRINË

Behlul JASHARI

Kosova feston 28 Nëntorin e katërt në liri. Liria e Kosovës është ngjarja më e madhe e botës shqiptare pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, që ndodhi para 90 vjetësh.

Kosova në rrugën e demokracisë e të pavarësisë së vet ka vullnetin e popullit dhe manifeston fuqishëm përcaktimin për përmbushjen e standardeve për një Kosovë Euroatlantike, të integrimeve dhe të zhvillimeve moderne.

Duke manifestuar fuqishëm përkushtimin për këtë rrugë të Kosovës e të popullit të saj “Rilindja” del sot botim special për Festën edhe në kushtet kur nuk mund të dalë rregullisht, edhe për të treguar se çfarë do të jetë kjo gazetë tradicionale e simbol i Kosovës kur të krijohen kushtet për të ridalë.

“Rilindja” histori e shkruar e Kosovës kështu shënon e feston edhe një Ditë Historike.

“Rilindja” është gazetë e popullit të Kosovës, e ndërtimit të institucioneve, demokracisë, lirisë dhe pavarësisë.

Në këtë ditë kur të gjitha shqiptarët festojnë “Rilindja” për të gjithë ka një urim të madh: Gëzuar!

***

“Kosova e pavarur në NATO e në BE dhe në miqësi të përhershme me SHBA”, “Pavarësia e Kosovës është e mira e të gjithë qytetarëve dhe do ta qetësojë rajonin” dhe “Politikë globale që sa më parë të bjerë muri mes shqiptarëve”, janë titujt e tre nga intervistat ekskluzive që kam zhvilluar nëpër vitet e rezistencës, luftës e lirisë me Presidentin historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, derisa isha kryeredaktor i gazetës Rilindja dhe korrespondent në Kosovë i Agjencisë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë nga 24 Maji 1992.

Këto tre intervista janë ribotuar në gazetën tradicionale të Kosovës Rilindja, e cila për 17 Shkurtin historik 2008 doli numër i jashtëzakonshëm festiv me kryetitullin me shkonja ngjyrë ari: Kosova shpalli pavarësinë bota e njeh shtetin më të ri.

Po në ballinë, nën imazhet e nënshkrimit të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, të Flamurit e Stemës së shtetit të ri evropian dhe fishekzjarreve të festimeve në Prishtinë, Rilindja shkruante poashtu me shkronja ngjyrë ari: 17 Shkurti 2008 dita më e madhe shqiptare pas 28 Nëntorit 1912 të Pavarësisë së Shqipërisë.

Lart te logoja po në faqen e parë shkruante: Rilindja ju uron shpalljen dhe njohjen e Kosovës Shtet i Pavarur.

***

Në Kosovë Dita e Pavarësisë së Shqipërisë dhe e Flamurit Shqiptar festohej edhe kur ishte e ndaluar, festohej edhe me demonstrata në vitin 1968 në Prishtinë e qytete tjera me kërkesa për Kosovën Republikë, për Kushtetutë, për Universitet e të tjera për të drejtat e shqiptarëve. Atëherë, marshi i  fillimtarëve të demonstrates, ndër të cilët isha edhe unë nxënës i klasës së tretë të Shkollës Normale nisi në orët e pasditës  nga Fakulteti Filozofik (tash Fakulteti Filologjik i Univerisitetit të Prishtinës), dhe më pas deri natën vonë u mbushën përplot demonstrues rrugët dhe sheshet e kryeqytetit të Kosovës. Për ato demonstrata në 24 vjetorin e tyre “Nata që bënte dritë” ishte titulli i shkrimit tim në gazetën “Bujku” të 28 Nëntorit të 80 vjetorit të Pavarsisë së Shqipërisë, ku në legjendën e fotografisë theksoja: “Pas Krujës, Vlorës…edhe në Prishtinë, në demonstratat e vitit 1968, në prag të Ditës së Flamurit, u ngrit flamuri për pavarësinë shqiptare…”

“Valonin shumë flamuj kombëtarë shqiptarë, valonin edhe për Festën e Flamurit që ishte e ndaluar bashkë me flamurin”, përshkruaja pamjet madhështore…Tregoja edhe se si në 28 Nëntorin 1968  për  demonstrat shqiptare në Kosovë dhe për Flamurin Shqiptar në ditën e madhe historike kisha shkruar vargje – vjershën “Himni i Flamurit”, të cilën ma botoi gazeta studentore “Bota e Re”…

E para vitit 1968, në vitet kur Flamuri Kombëtar Shqiptar ishte i ndaluar në Kosovë, 28 Nëntorin e Pavarësisë së Shqipërisë e festoja edhe te Guri i Madh në majë të Malit Qyqavica ku ngrihej Flamuri kuqezi me Shqiponjën dykrenare, prej nga, duke dëgjuar Radio Tiranën në një radio të vogël – transistor me bateri,  përtej krahinave kosovare të Drenicës e Dukagjinit shikoja tokat e malet e Shqipërisë, nga të cilat na ndante kufiri i hekurt – “Muri ndërshqiptar si ‘fundi i botës’”, si e përshkruaja në tutullin e një reportrazhi…

Forhåndsvisning av bilde

E, në pranverën e vitit 1996, në 1 Prill, nga vendkalimi kufitar Kosovë-Shqipëri, në Vërmicë-Morin kam shkruar këtë skicë:

KRONIKË KUFIRI

Kufiri Kosovë-Shqipëri nuk është më si fundi i botës. Pas shumë vitesh kalohet sot për herë të parë pa viza dalëse nëpër pikën kufitare të Vermicës. Po, megjithatë, aty ende ndalojnë forcat serbe dhe është një kontroll i hekurt.

Në njërën anë – bunkerët e betonit, që kanë mbetur si të harruar e janë mbuluar nga ferrat e bari.

Në anën tjetër – “piramidat e betonit”, kaherë të vendosura në zonën kufitare si “pengesa antitanke”.

E, mbi të gjitha pejzazhet shqiptare, midis të cilave sikur mbytet vija e mallkuar e kufirit të aq shumë ndarjeve. Mbi malet e ashpra me borë të Sharrit, Pashtrikut e Koretnikut fluturon një Shqiponjë, nëpër qiellin e përflakur nga dielli në pranverë si në sfondin e flamurit.

E, jo vetëm stinën, por edhe kohën që vjen, sikur e paralajmërojnë dallëndyshet e lejlekët që fluturojnë mbi syprinat e kaltra të lumit të Drinit.

Megjithatë, vetëm zogjtë kalojnë kufirin pa pengesa…(Vermicë, 1 prill 1996)

NGA REPORTAZHI IM I MARSIT 1996 “MURI NDËRSHQIPTAR SI ‘FUNDI I BOTËS’”:

E më pak se dy javë para 1 Prillit 1996, jo rrugës po nëpër male fshehtas nëpër shtetrrethimin e forcave serbe shkova deri afër kufirit Kosovë-Shqipëri dhe nga një kodrinë shihja si dukej e çka ndodhte në vendkalimin kufitar në Vermicë-Morinë, prej nga shkrujta reportazhin “Muri ndërshqiptar si ‘fundi i botës’”, të cilin e botova në gazetën e rezistencës “Bujku” më Prishtinë para 26 viteve, në 18 Mars 1996.

Reportazhin e dërgova edhe në Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë. Në “Paraqitje e shkurtër e regjistrimeve të gjetura” të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë e gjejë se reportazhi është botuar në 19 Mars 1996 edhe në gazetën Rilindja që dilte në Tiranë pas ndalimit nga regjimi okupues serb në Prishtinë. Në atë reportazh mes tjerash, kam shkruar:

“Një grup i të rinjëve dhe të rejave nga rrethi i Prizrenit, ditë më parë ishin penguar të shkojnë në Shqipëri, meqë nuk iu ishin dhënë vizat dalëse nga administrata e instaluar policore serbe në Prizren.

Qëllimi i udhëtimit të tyre në Shqipëri ishte të marrin pjesë në festën e njohur të qytetit të Elbasanit-të Ditës së Verës, Ditës së Luleve, të 14 Marsit.

Forhåndsvisning av bilde

Donin të shihnin se si kremtohet në Elbasan e njëjta festë që është edhe në Prizren e rrethinë”…

***

Pas botimit të reportazhit “Muri ndërshqiptar si ‘fundi i botës’”, që edhe u përkthye dhe arriti edhe te diplomatë më erdhi edhe mesazhi se kurrë më nuk do të jetë ashtu ai kufi…

Shumë zhurmë për asgjë!

0
Korab Blakaj, Vjenë
***
Lëvizja e Listes Serbe- listë politike kjo e instrumentalizuar totalisht nga Beogradi ishte e pritur dhe paralajmëruar nga mendjet e zgjuara .
Politika serbe, e zënë „në kurth „ nga terësia e rrethanave politike që po ndodhnin, patjetër që do ta përdorte „instrumentin“ e saj, për të shkaktuar një situatë gjoja emergjente, dhe në emer të saj për tu larguar nga bisedimet ku tema kryesore ishin rregullimi i mardhënjeve dhe njohja e ndërsjellë me Kosovën!
Duke parë që „ laku „ i zvarritjës së pa fund me bisedime koti po mbyllet ajo po ngreh kurth të mirëmenduar për Kosovën dhe për „ bashkësinë europiane „ e cila dihet botërisht, madje historikisht që është një aleate e Serbisë në raport me etnikumin shqiptar!
Kurthi presupozon të largojë nga tavolina dialogun për njohje, dhe të vë në tavolinë një dialog me Kosovën për „ emërgjencën „ e quajtur „ kthim i serbve në institucione“
Kosova nuk ka pse humb fokusin! Oportunitetet e shfaqura ,( pasojë e udhëhejes sonë të zgjuar) duhët ti kapitalizojë maksimalisht!Largimi i serbve nga institucionet Kosovës i mundëson të forcojë argumentet e saj se integrimi i tyre është farsë ( ata janë gjithmonë kolonë e pestë serbe brenda institucioneve tona ) , se pushteti artificial i ulseve të rezervuara, i siguruar me Dokumentin e Ahtisarit në kundershtim me parimin demokratik të votës, shfrytëzohet vetëm për shkaqe destruktiviteti dhe sabotimi, se ky Dokument i Ahtisarit duhët urgjentisht të pushojë se funksionuari,dhe është një argument shtesë se krijimi i Zajednicës do të shfrytëzohet për më shumë destruktivitet dhe destabilizim, me synim krijimin e klimes politike dhe rrethanave në teren për ta shkëputur veriun e Kosovës!
Ajo që nuk kuptohet lehtë në mendjen tonë është „afria „ amerikane me Europën për Kosovën.
Pse po ndodh kjo? Kësaj pyetje duhët t‘i japim përgjigje me analiza shkencore!
Kosova ka përpara saj detyrën historike të kompromisit politik brendashqiptar për JO në përfundimtare ndaj Zajednices, dhe më këtë përgjigje tu shkojë në tryzë Serbisë dhe europianëve proserb, por edhe miqve tanë të hutuar amerikanë!
Kosova ka poashtu një aset të paqmuar të cilin duhët urgjentisht të bëjë funksional politikisht; Elementin shqiptar në Luginë, dhe të fillojë me urgjencë Thellimin Strategjik në Sanxhak.
Në planin e brëndshëm, të punohet me urgjencë kombtare në rritjen e kapaciteteve luftarake të popullit shqiptar!
Në fund të fundit, forca fizike është drejtësia dhe rezultati përfundimtar i çdo dialogimi!

Shqiptari ortodoks nga Prishtina Sava Petrovic Germija dhe pjesëmarrja e tij në vrasjen e shqiptarëve gjatë viteve 1912-1914

Nga Dr. Qazim Namani, studjues nga Prishtina

Sava Petrovic Germija, ka lindur në afërsi të Prishtinës, afër Malit të sotëm të Gërmisë. Sava e kishte kryer shkollën e mesme serbe, në qytetin e Prishtinës. Pas kryerjes së shkollës së mesme në Prishtinë, ai i kishte vijuar, edhe dy vite të gjimnazit në qytetin e Shkupit dhe të Selanikut. Sava ishte shkolluar në frymën dhe edukatën serbo-ruse, në shkollën e mesme serbe, dhe në seminaret kishtar të kishës serbe. Shkollat serbe dhe seminaret kishtare serbe, që nga mesi i shekullit XIX, me lejen e P. Osmane, ishin hapur në trevat shqiptare veriore. Këto shkolla kishin ndikuar që, Sava dhe familja e tij të serbizohen. Kisha Ortodokse Serbe, kishte ndikuar shumë te shqiptarët ortodoksë në trevat shqiptare të Sanxhakut të Nishit, Kosovës së sotme, Maqedonisë, Malit të Zi dhe rrethinës së Shkodrës, që të serbizohen. Madje  shqiptarët ortodoks edhe gjatë pagëzimit në kisha, të gjithë kishin marr emra sllav.

Nga frymëzimet e tij, dhe dashurinë për Serbinë, që e kishte mësuar në shkollë që nga vogëlia e tij, Sava në vitin 1905, kaloi në Mbretërinë e Serbisë dhe hyri në Regjimentin e Dytë të Këmbësorisë, në ushtrinë serbe, në qytetin e Nishit.

Pas një viti që qëndrojë në ushtrinë serbe, ai e regjistroi Akademinë Ushtarake në Beograd. Më pas ai shërbeu si rreshter në Regjimentin e Dymbëdhjetë të Këmbësorisë, në qytetin e Krushecit. Në vitin 1906 ai u bashkua me organizatën Çetnike Serbe, dhe atje në fillim të vitit 1907,është emëruar Shef i Shtabit të Lartë.

Më qenë se kishte origjinë shqiptare, dhe kishte lindur në Gërmi (Sofali) afër Prishtinës, Sava e njihte gjuhën shqipe, dhe rajonin e Malësisë së Prishtinës, në zonën kufitare të re, që ishte krijuar në mes të Serbisë dhe P. Osmane.

Si njohës i mirë i terrenit Sava Petrovici, në Luftën e Parë Ballkanike, shërbeu si rreshter në Regjimentin e Parë të të Këmbësorisë Supernumerike, dhe mori pjesë në luftimet përreth kufirit te Karaula  e Svircës, që në atë kohë ishte pikë mbrojtëse kufitare e P. osmane. Gjatë luftimeve në fshatin Sfircë, luftimet janë bërë në afërsi, trup me trup, ku kishte pasur humbje në njerëz nga të dy anët.

Gjatë Luftërave Ballkanike, Sava mori pjesë në luftimet, që u zhvilluan në Malësinë e Prishtinës, ku sipas njoftimeve të kohës, vetëm prej kufirit dhe deri në Prishtinë ishin vrarë 5000 shqiptar, dhe ishin djegur dhe plaçkitur të gjitha fshatrat shqiptare. Sava vazhdojë sulmet dhe vrasjet e shqiptarëve, në të gjitha zonat tjera të Kosovës, Maqedonisë së sotme e sidomos në komandën e tij, luftime të ashpra u zhvilluan në qytetin e Manastirit dhe  në Elbasan.

Në Luftën e Parë Botërore, ai ishte emëruar komandant i Detashmentit të Xhandarmërisë Mbretërore Serbe, dhe duke shërbyer në riorganizimin e ushtrisë në vijën e pare, ai ishte avancuar, dhe e kishte marrë gradën kapiten, duke u emëruar edhe komandant i Regjimentit të 6-të mbinjerëzor të Këmbësorisë në ushtrinë serbe gjatë asaj kohe.

Sava Petrovici- Gërmija, duke luftuar në Malin Guçevo afër Loznicës, ai ra në betejë më 28 tetor 1914. Në kohën e vdekjes së tij ai kishte pasur gradën kapiten (kapiten) në ushtrinë serbe.

Kujtime e rrëfime për babain dhe jetën time

Qazim Namani, studjues, Prishtinë
____
* Baba im ka qenë shumë më i lodhur e rraskapitur se sa unë prej njerzve të vet, besa dhe unë pak sa jam lodhur!!
Foto e vitit 1960. Ky i gjati në anën e djathtë është babai im, porsa kishte filluar të zgjohet në këmbë pas torturave që pësoi nga UDB-ja. Fotoja është bërë në Sokobanjë, ku e kishte dërguar te një shokë i studimeve të tij, në rehabilitim Doktori i shquar shqiptar Ali Sokoli. Prej torturave të burgut babai im kishte dalë 75% i dëmtuar, andaj edhe ishte liruar nga shërbimi ushtarak. Në burgie e kishin spiunuar dhe dërguar ata “Të dijshmit në pushtetin e huaj”. Pas shërimit fillon prapë të punoi si mësues nëpër shkollat fillore të rrethit. Deri në vitin 1981 nuk kishte pasur ndonjë telashe të madhe me pushtetin. Me punën e tij, pa mohuar dhe ndihmën e axhës tim na rriten dhe bënë të mundshmen për të na shkolluar.
Pas demonstratave të studentëve në vitin 1981 ata “Të dijshmit u aktivizuan për ta mbrojtur sistemin shtetëror”. Ata në çdo mes i filluan diferencimet, ata e dinin se kush duhet të largohet prej pune! Ata e dinin se cilin duhet zgjedhur për ta larguar. Në mesin e të zgjedhurve për ta lënë pa punë, ishte edhe baba im. Një ditë me një vendim e kishin njoftuar se në vend të babës tim, e kishin pranuar postierin e fshatit. Vendimin e kishin marrë ish nxënësit e ti, dhe bashkëfshatarët! Baba ishte shqetësuar shumë, nuk dinte kah të ja mbante. U shqetësuam të gjithë, madje edhe në fëmijët. Unë isha fëmiu më i madh i tij. Në atë kohë vijoja studimet në Fakultetin Teknik, i ndiqja ligjëratat e vitit të dytë. Vëllezërit tjerë dhe motrat ishin më të vegjël se sa unë. Të gjithë ishim në shkollim, dhe vareshim prej punës së babës. Tërë familja u shqetësuam, nuk kishim vullnet as librat ti shfletonim.
Baba kërkojë të drejtën e tij në gjykatë. Për rreth dy vite e më shumë, falë angazhimit dhe sinqeritetit të Sahit Krasniqit, Fazli Sylës, Fazli Kllokoqit e tj, baba mbeti në vendin e punës. Të gjithë e pësuam, e pësova edhe unë. Shkova për ta kryer shërbimin ushtarak, me mendje se do te ju kthehem studimeve. Në shërbimin ushtarak nuk kaluam mirë. Ditën e fundit kur doja të kthehesha në shtëpi më ftuan për të dhënë raport para personelit ushtarak në kazermën e Vukovarit. Asgjë nuk s’kisha bërë! Qortohesha si nacionalist, të gjithë me piskamë suleshin ndaj meje. Nuk folja vetëm shikoja nga frika se a do të dal i gjallë. Derisa disa nga eprorët më akuzonin për sjellje jo të mirë, u dëgjua zëri i një kapiteni slloven kur tha: Ky është ndër ushtarët më të mirë dhe të sjellshëm që i kemi pasur në kazermën tonë. Kapitenin slloven, Shtampar nuk e kisha pasur epror timin, por për çudinë time më mbrojti si të isha familjar i tij. Mes eprorëve plasi një konflikt verbal, sa mua me një të qortime me zë të lartë më thanë që të dal nga salla. Nga salla dola asnjë ushtar nuk me ofrohej të gjithë me shikonin, qëndroja i vetmuar në mendime. Ishte vikend ditë e shtune, kur duhet të lirohesha. Te dielën komandanti me takoi në oborr me qortoi me zë të lartë, nuk dija pse! Të hënën pas orës 16, më ftuan ma dhanë lejen që të shkoj në shtëpi. U gëzova pa masë dola nga kazerma. Mu dukej se një piskamë e eprorëve po me vjen pas. U ktheva në shtëpi, sit ë vazhdoja studimet, ika për pak kohë në Zvicër e Gjermani. Punova shumë pak kohë. Isha në Cyrih të Zvicrës, kur vdiq Enver Hoxha. Në mesin ku unë qëndroja disa aktivist shqiptar më ftuan të marrë pjesë në një tubim ku u shfaq filmi “Shqipëria e Re”. Aty gjeta mjaftë shumë libra që i kishin sjellë nga Tirana. Pak para që i kisha fituar i bleva libra. Dola edhe në Gjermani qëndrova dy muaj, dhe më pas u ktheva në Prishtinë. Në Prishtinë kërkova punë si vizatues teknik në Entin Krahinor për Shëndetësi. Konkursi ishte shpallur për një serbë i cili nuk i plotësonte kushtet. Këshilli i punëtorëve më pranon mua, pasi që i kisha kryer disa vizatime teknike të projektit të shkollës në Shashkoc, Radashec dhe renovimin e kulmit të një shkolle fillore në Fushë Kosovë. Serbi ankohet dhe lënda kalon në gjykatë. Juristi i Entit Krahinor ishte një serbë që quhej Bllagoja. Pasi edhe unë kërkova të drejtën time në gjykatë, me Bllagojën u pamë në korridorin e gjykatës. Ai mu drejtua: A tip o donë të punësohesh në Ent! Sa unë të jem gjallë ti kurrë aty nuk ke me filluar punën me tha. Shkresat prej entit më vinin vetëm në gjuhën serbe. E fitova vendin e punës. Serbi sërish u ankua dhe shkalla e dytë e gjykatës e refuzoi kërkesën time. Unë bëra ankesë dhe e fitova vendin e punës. Ata u ankuan dhe Milutin Popara e shfuqizoj vendimin që ishte në favor timin.
Unë kërkoja drejtësi, derisa një shqiptar një ditë më tha: O djalë është vendim nga lartë që ti nuk ke me u punësuar, por mbaja dil jashtë puno diku ose punoje token. Pas këshillave të tij ika në Gjermani, punoja punë të ndryshme. U infektova në punë. Qëndrova katër muaj në spital. Mbetet i pa harruar respekti dhe kujdesi i mjekëve gjerman. Më ndihmuan shumë dhe ma dhanë të drejtën më studiua në Gjermani.
Vendosa që të kthehem në Prishtinë. Vite më parë i kisha ndërpre studimet në fakultetin teknik, por e pata regjistruar më herët edhe fakultetin filozofik, drejtimin e historisë. U ktheva në fakultet i përfundova studimet në kohë shumë të vështirë. Pas luftës kur u hap magjistratura me propozim të Prof. Masar Rizvanollit, fillova studimet. Më vonë në vitin 2011, u regjistrova në studime të doktoratës në Fakultetin Filozofik, drejtimin Arkeologji/ Trashëgimi Kulturore në Universitetin e Tiranës. Studimet i përfundova në afat duke e marrë gradën Doktor. Pata fatin të jem student i një personeli akademik shembull për të mirë, pedagog dhe akademik të shkëlqyer. Udhëheqës dhe mentor në studimet e doktoratës e kisha akademikun e njohur Emin Riza.
Në vendin e punës si ekspert nuk u trajtuam mirë. Devijime dhe keqmenagjim të kësaj fushe pa fund. Natyrisht se kritikoja dukuritë negative. Mbeta i anashkaluar pas reagimeve të mia.
***
Në këtë vend grada shkencore nuk të njihet, madje njëri më tha se unë qenkam “Krijues dhe Për formues”, për besë as nuk punoj kavall as nuk bëjë melodi me kavall! Çka me thënë më shumë baba vdiq i lodhur nga njerëzit e rrethit të vet! Besa edhe unë i lodhur nga ata që ju dhashë kafe e mirësi!
Unë ndryshe po e kuptoj pozitën:
Njeri i mençur në pushtet të huaj! Ruhet nuk i beson gjithë kujt!
Njeri i dijshëm në pushtet të huaj! Dinë me dredhë e me zhdredhë!
Njeriu i sinqertë në pushtet të huaj! Bijën viktimë e gjithkujt!
Po me duket qe dy dekada edhe në pushtetin tonë, po udhëheqin njerëzit ë dijshëm për interesa të ngushta personale e familjare!!!
Unë krijuesi e për formuesi!
Foto e rinisë … Qazim Namani, studjues nga Prishtina

Pushtetarët lajkatarë, servilë, dallkaukë e sahanlëpirës të Kosovës   

1

Nga: Sinan Kastrati

Malmå, 8 nëntor 2022 

Vazhdon nga numri i kaluar me titull ”Liderët e Kosovës dhe të akuzuarit për krime lufte në Hagë, janë të pangopshëm” publikuar në Drini.us, 6 Nëntor 2022 në rubrukat ”Dossier, Mendime,” 

 Nga Ditari (4) 

(Dashuria e çobanit turjakas me Lumturinë) 

Nuk di a dëgjohet më kënga për për Enver Hoxhën, për partinë e për kongreset e saj, ama deri në fillim të viteve të 80 të sekullit të kaluar, në çdo festë familjare e manifestime proteset e këndonim Enver Hoxhën se si Enveri e mprehte shpatën, dhe Tetë nëntor dyzet e tetë” 1*) 

Zhvillimet dramtike dhe tensionimi i gjendjes politike, tash nuk është shkaku i targave, ky është vetëm shkas. Mjerisht këto zhvillime negative po na përcjellin (Kosovën dhe popullin e saj) edhe pas Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës 2*), Kushtetutës së Kosovës 3*), Mendimit Këshilldhënës të GJND-së 4*) dhe Kornizëz Kushtetuese 5*). 

Qeni i keq ta bjen ujkun në tarishte (pop.) 

Ky dëm i erdhi Kosovës nga jopërgjegjshmëri morale kushtetuese deri në tradhti kombëtare udhëheqësve si Hashim Thaçi e Isa Mustafa … që filluan (jo Isa) me gjoja ”Dialogun teknik” me Edita Tahirin si kryenegociatore e vazhduan me e shemb me temel shbërjen e Kosovës me nënshkrimin e Asociacionit të Komunave Serbe (Serbisht: Заједница српских општина Zajednica srpskih opština) 6*). 

Me fjalë tjera, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, ia lanë kopilin te dera Albin Kurtit dhe punuan me vetëdije të plotë për të zezën e Kosovës.  

Ky sherr i qëllimt nga dy ish kryeministrat, nuk ka si të quhët ndryshe pos TRADHËTI, tradhëti kundër popullit shqiptar dhe Kosovës si shtet. 

Nuk dua të zgjatem për ”asocionin” që po e kërkojnë serbët, miqt e ndrikullat tona ndërkombëtare (duket qesharake që e përdora fjalën ”ndrikullë”, por s`ka se si quhën ndryshe) dhe tash u bë mollë sherri dhe u ndërkombëtarizua edhe njëherë problemi i paqenë i Veriut me shumicë serbe. 

Politika serbe është e atillë që sa herë të doje e ndez zjarrin në Kosovë, herë për pronat e kishave e herë në Veri, sikurse Hashimi që thonte ”sa herë të dua e rrxoj qeverinë”. Tash, gjoja për mosshtyerjen e afatit për targat, Serbia i largoi deputetët, ministrat, policët, gjyqtarë, kryetarët e 4 komunave nga institucionet e Kosovës. 

Gjera që dihën por unë e shikoj problemin ndryshe, brenda vetit, në Kosovë. 

-A i kanë kryer detyrat me përgjegjësi dhe në përputhje me kushtetutën edhe ligjet e Kosvës vetë gjyqtarët e kushtetutës së Kosovës dhe udhëheqësit politikë e shtetërorë? 

Jo ! Askush. 

”Ish kryatari i PDK-së, ish kryeministri dhe ish- kryetari  i Kosovës Hashim Thaçi, së bashku me Isa Mustafen, ish kryeministër dhe ish kryetar i LDK-së kanë nënshkruar marrëveshje për asociacionin që cenojnë rëndë themelet e shtetit të Kosovës, dhe këtë e pat vërtetuar edhe vet ish Hashim Thaçi pasi që nuk ishte më pjesë e dialogut kur tha: ”asociacioni i komunave serbe nuk guxon të pranohet nga ish kryeministri Hoti sepse ajo do të thotë shkatërrim i Kosovës” pra i njëjti njeri që e nënshkroi në Bruksel asociacionin së bashku me Isën i njëjti kur u largua nga ajo pozitë për shkak të akuzës së Hagës e tha të vërtetën e hidhur. Përse e nënshkroi Thaçi me Isën atë marrëveshje e dinë ata dhe ndërkombëtarët. E para që me kriminelët mundesh të bësh luftë e kurrsesi të sjellësh paqe, si rrjedhojë atë botë sugjeroja që të ndërrohen udhëheqësit në Kosovë që ishin të korruptuar e kriminalizuar …” 7*)   

Por…ky ishte fati i shqiptarëve të Kosovës, fat i keq që pat njerëz në krye të shtetit sikur ata të ishin mbretër e monark që kishin ambicie për pushtet e pasuri “dhe ambiciet e tij (“e tyre” e Hashimit, Haradinajve, selimave etj., ndërh.imja) jo vetëm për pushtet të pakufizuar, por edhe për shtimin marramendës të pasurisë, dhe për miqtë e të afërm të tjerë që ishin lajkatarë, servilë, dallkaukë, sahanlëpirës etj. arritën nivelet më të larta.” (Shteti jam unë, L’État, c’est moi 8*)  

Me shpresë se edhe në Kosovën e lirë do të na ngoh dielli e fryejnë erërat e buta të Jugur, po e mbyll me një shprehje dëshpëruese të thënie të Bizmarkut (Otto von Bismarck) 9*) ”Një ditë një luftë e madhe evropiane do të ndodhë për shkak të ndonjë budallallëku në Ballkan!”. 

Shpjegimet i jap në fund të tekstit, si dëshmi dhe bazë për ato që them dhe për të ia lehtësua lexuesit kuptimin e fjalëve. 

1*)   Shpata e Enver Hoxhës dhe ”Tetë nëntor dyzet e tetë”  

Është një këngë folklorike e kënduar për Enver Hoxhën. Enver Hoxha e mprehi shpatën, Edhe një herë o për situatën. Kjo është shpata që u rrin tek koka, gjithë anmiqve o që ka bota.  Shpata e Enver Hoxhës, në fakt, është mprehur gjithnjë në luftë kundër armiqve të jashtëm që duke bashkëpunuar me agjenturat e brendshme donin të thyenin shtetin e vetëm e të vërtetë marksist-leninist në botë. Shpata është mprehur përditë, sepse armiqtë nuk kanë fjetur dhe ”Tetë nëntor dyzet e tetë”  

”Tetë nëntor dyzet e tetë”  

Këngë për Enver Hoxhën. 

Tetë nëntor dyzet e tetë, 

hapi partia, t’parin kongres 

Dënoi tradhëti, shpartalloi fraksione 

Çau përpara n’revolucione 

N’kongres të dytë, me plot fitore 

Nisen plane madhështore 

Ndërtum vendin e forcum shtetin 

çelikosëm unitetin 

N’kongres të tretë nalt prej tribunës 

Ushtoi fjala e partisë së punës 

Fole ti dhe bahet bujqësia 

prin o përpara industria 

N’kongres të katërt tani u rrite 

Dhe më nalt Shqipëria u ngjit-e. 

Ç’e godite o moj parti, 

krushovizmin bri e në brij 

Plot fitore dhe prapë në festë 

Nalt flamujt e kongresit të pestë 

Male, kodra dhe bregore 

Porsi fushat i bamë pjellore 

N’kongres të gjashtë, Shqipnia nuse 

Ma e bukur, ma e kuqe 

Ndrite kënd, e ngrite vepër 

Hapi yt është kilometër 

N’kongres të shtatë u deklarue 

Buka në vend u sigurue 

Llavë të kuqe rrjedh çeliku 

Le t’i plasin sytë armikut 

Ditë o përditë me hasëm t’ri 

I godite fije në fije 

Nji nëntor, në vjeshtën e tretë 

Plot fitore n’kongres të tetë 

Nga fitorja në fitore 

Me marksista në një llogore 

Dyzet veta me ty parti 

Besa bese si gjithnji 

Flet Enveri ushton jehona 

Shtet-besim në forcat tona 

Nga kongresi në kongres 

Prin partia sokoleshë 

Enver Hoxha trim mbi trim 

Nxeh kongreset, mban fjalim 

Fjala e tij o me mijëra herë 

Do t’ushtojë n’kongrese të tjerë 

MË 8 NËNTOR 1941, U THEMELUA PARTIA KOMUNISTE SHQIPTARE (PKSH) dhe më 8 Nëntor 1948, u mbajt Kongresi i I-rë i PKSH 

2*) Shpallja e Pavarësisë së Kosovës 

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17 shkurt të vitit 2008 në ora 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë. Në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik. 

3*) Kushtetuta e Kosovës 

Kushtetuta e Republikës së Kosovës u miratua më 9 prill 2008 dhe hyrin në fuqi me 15 Qershor 2008. Më parë Kosova ishte qeverisur nga një Kornizë Kushtetuese e bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB dhe e ratifikuar më 2001 që i mundësonte Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes disa kompetenca të rezervuara ndaj Përfaqësuesit special të Sekretarit Gjeneral të Kombeve të Bashkuara. 

Qeveria e Serbisë, që e konsideron Kosovën si pjesë e territorit të saj sovran dhe refuzon pavarësinë e saj, nuk e pranon këtë kushtetutë. Këto moskuptime dhe vënie në pyetje të sovranitetit filluan në fund të shekulli të 20të me ndarjen e Jugosllavisë, në të cilën Serbia bënte pjesë. 

Historiku 

Në Kosovë për herë të parë u kalua Ligja Kushtetuese më 1968. Vite më vonë, më 1974, u miratua Kushtetuta e Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës. Më 1990, u nxor Kushtetuta e Kaçanikut e Republikës së Kosovës, e cila nuk arriti të zbatohet në tërësi për shkak të okupimit serb. Pas Luftës Çlirimtare u adoptua Korniza Kushtetuese, ligj i përkohshëm për vetëqeverisje, kurse më 2008, pas Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, hyri në fuqi Kushtetuta moderne e Republikës së Kosovës. 

4*) GJND (Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë) 

Më 22 korrik të vitit 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë përmes një Vendimi Këshillëdhënës rikonfirmoi se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur asnjë nen të Ligjit Ndërkombëtar.  

Ligjshmëria e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës për një kohë ka qenë temë e diskutueshme. Serbia duke kundërshtuar Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës kërkonte vlerësimin e vlefshmërisë ndërkombëtare dhe mbështetje për pozicionin e saj, gjoja se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës ishte e paligjshme. Në vazhdën e kësaj ecurie, në tetor të vitit 2008, Serbia kërkoi një opinion këshillues nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. 

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë 

Vula e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (International Court of Justice Seal) 

Audienca në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë me rastin e shpalljes së Vendimit mbi ligjshmërinë e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës 

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë – GJND (frëngjisht: Cour internationale de Justice – CIJ; anglisht: International Court of Justice – ICJ) është një gjykatë ndërkombëtare nën juridiksionin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.  

Vendimi i GJND-së për Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës 

Shiko gjithashtu: Vendimi për Kosovën nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë 

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me qendër në Hagë, që përfaqëson gjykatën e nivelit më të lartë të Kombeve të Bashkuara, publikoi pasditen e datës 22 korrik 2010 opinionin këshilldhënës lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008. Gjatë fjalës së tij Kryetari i Gjykatës Hiasashi Ovada tha se shpallja e pavarsisë së Kosovës më 17 shkurt të 2008 nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare. Me 10 vota pro dhe 4 kundër gjykata është e mendimit se deklarata e pavarësisë së Kosovës nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare. Sipas gjykatës, nga të gjitha të dhënat, pavarësia e Kosovës nuk ka shkelur as rezolutën 1244, si dhe as Kornizën Kushtetuese të UNMIK-ut.  

5*) KORNIZË KUSHTETUESE PËR VETËQEVERISJE TË PËRKOHSHME NË KOSOVË 

Më 15 maj 2001, unë kam nënshkruar regulloren e UNMIK-ut 2001/9, 

e cila do të sjellë një fazë të re të vetëqeverisjes në Kosovë. 

Kjo është, pa dyshim, regullorja më e rëndësishme e lëshuar në dy vitet 

e fundit, që nga ardhja e UNMIK-ut dhe KFOR-it në Kosovë, sepse 

kjo krijon një kornizë kushtetuese gjithpërfshirëse për vetëqeverisje në 

Kosovë. 

Korniza Kushtetuese mbi Vetëqeverisjen e Përkohshme në Kosovë 

përshkruan institucionet, të cilat do të lihen në duar të liderëve kosovarë dhe nëpunësve publik pas zgjedhjeve, më 17 nëntor 2001. 

Ky është vërtetë një dokument historik: Ai do të drejtojë popullin e 

Kosovës drejt themelimit të strukturave demokratike dhe implementimi i tij i suksesshëm do të ndihmojë në masë të madhe procesin e përcaktimit të statusit përfundimtar të Kosovës. 

Ky dokument është përgatitur, vetëm për qëllim informativ, 

nga Divizioni i Informacionit Publik, Misioni i Administratës së Përkohshme i Kombeve të Bashkuara, Ndërtesa e Qeverisë, Prishtinë, Kosovë. Nuk është dokument zyrtar. 

Teksti zyrtar i Kornizës Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme do të dalë në Gazetën Zyrtare të Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë. 

Rishtypur në qershor 2002 

https://www.bing.com/search?q=korniza+kushtetuese+e+unmikut&form=ANNTH1&refig=1deb2be747e5460fb6ea41df5dcfb798 

 

6*) Asociacioni i Komunave Serbe, Заједница српских општина Zajednica srpskih opština 

Ndarja administrative e Asociacionit brenda Kosovës. 

Asociacioni i Komunave Serbe (Serbisht: Заједница српских општина Zajednica srpskih opština) është asociacion vetëqeverisje i komunave me shumicë serbe në Kosovë. 

Propozimi i asociacionit erdhi si rezultat i Marrëveshjes së Brukselit e nënshkruar nga qeveria e Kosovës dhe Serbisë. Asociacioni pritej të krijohej zyrtarisht brenda kuadrit ligjor të Kosovës në vitin 2015, por shtyhet pafundësisht për konfliktet rreth shkallës së kompetencave. 

https://sq.wikipedia.org/wiki/Asociacioni_i_Komunave_Serbe 

7*) “Nënshkrimi i Marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe nga Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa ishte gabim e veprim fatal i barabartë më TRADHTI KOMBETARE!”, Kosova Sot (ONLINE), 07 November 2022 – 13:34 

Shkruan:Dr. Hysni Aliu 

https://www.kosova-sot.info/opinione/651783/nenshkrimi-i-marreveshjes-per-asociacionin-e-komunave-me-shumice-serbe-nga-hashim-thaci-dhe-isa-mustafa-ishte-gabim-e-veprim-fatal-i-barabarte-me-tradhti-kombetare/ 

8*) Pjesë nga ”Diogjeni kërkonte njeriun, Luigji i 14-të “Shteti jam unë”, Nga Abert Z. Zholi 

https://alb-spirit.com/2020/08/20/volteri-filozofi-mbreterve-mbreti-filozofeve/ 

9*) Otto von Bismarck (1815-1898), ishte burrështetas prusian dhe kryeministri i parë i Perandorisë Gjermane. Është një nga më meritorët e bashkimit të shteteve gjermane, zhvillimit të hovshëm ekonomik të Gjermanisë një nga mjeshtrit më të mëdhenj të diplomacisë. Ndryshe njihet si Kancelari i Çeliktë. Nga disa cilësohet si gjeni i politikës e nga të tjerët si demon i pushtetit.  

Në numrin tjetër, “Dashuria e çobanit turjakas me Lumturinë, gocën nga Shqipëria. 

_____

Hashim Thaçi (i lindur më 24 prill 1968) ishte  ish presidenti i pestë i Republikës së Kosovës. Ai ishte kryeministri i parë i Kosovës së pavarur, Ministër i Jashtëm dhe Zëvendëskryeministr në kabinetin e ri të kryesuar nga Isa Mustafa, i cili mori detyrën më 12 dhjetor 2014. Thaçi ishte gjithashtu kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Ai u ngrit në rend të parë si kreu politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ndërkohë, ai shërbeu gjithashtu si kreu i një qeverie të përkohshme në fund dhe menjëherë pas luftës në vitin 1999.Hashimi tash gjindet ne burgun e Hagës si i akuzuar për krime lufte kundër njerëzimit.Isa Mustafa (lindur më 15 maj 1951, Prapashticë), është një politikan kosovar në pension. Mustafa ishte kryetar i Prishtinës nga dhjetori 2007 deri në dhjetor 2013 dhe shërbeu si Kryeministër i Kosovës nga dhjetori 2014 deri në shtator 2017. Ai ishte kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) midis 2010 dhe 2021.

Vazhdon 

Sinan Kastrati, Suedi  

sinan.kastrati@hotmail.com 

Koncili i Dytë i Vatikanit (1962 – 1965) dhe jeta meshtare sot

Don Lush Gjergji, Prishtinë

                    (Direktori mbi shërbimin dhe jetën meshtarake)             

Çdo njeri është disi i “kryqëzuar” mes mundësive dhe pamundësive, trupit, psikës dhe shpirtit, dëshirave dhe kufizimeve, të kaluares, të tashmes dhe ardhmërisë, tokës dhe qiellit… 

Edhe për ne meshtarët gjithnjë e më tepër shtrohet kjo pyetje: si të jetojmë dhe veprojmë sot si njerëz të kushtuar, dëshmitarë të fesë dhe të dashurisë? Si ta jetësojmë meshtarinë, kur shumë faktorë, gati çdo gjë është kundër Zotit, fesë, përshpirtërisë, moralit, jo më me ateizmin luftarak dhe ideologjik, por me ateizmin praktik, me idiferentizmin dhe materilaizmin  lakmues, me konsumizmin mashtrues, me hedonizmin shkatërrues, me profanimin dhe manipulimin e jetës, shvlerësimin e vlerave dhe të virtyteve! 

Pyetjet dhe shqyrtimet e tilla gati na detyrojnë të mendojmë për jetën tonë meshtarake, si dhe për rrethanat e kohës dhe të hapësirave tona. Jetojmë vazhdimisht në “ethe”, në ankth, në kërkime të risive, në formimin e modeleve të reja. Si duket e vjetra, tradicionalja rrënohet me shpejtësi të madhe dhe pa mëshirë, e reja ende nuk është e qartë, e sigurt, e përcaktuar, e ne duhet jetuar dhe vepruar gjithnjë, edhe në këto kundërthënie. 

Nuk flitet më vetëm për konfliktin e brezeve, si dukuri e rëndomtë dhe e pashmangshme për çdo vend dhe kohë, por për diçka më të thellë dhe më të rëndë, për “shkëputjen” e brezave, për mungesën e modeleve kulturore, shpirtërore, kombëtare, fetare, për jetën e njerëzve nën ndikimin e rastit, rethanave, pa ndonjë projekt dhe vazhdimësi.   

Pantha rei – gjithçka ndërrohet, por si, deri kur dhe deri ku, a ndryshon për mirë apo për keq? E ne, ku jemi dhe ku mbetëm në këto “gara”, mos të them “çmenduri”? 

Papa Shën  Gjon Pali II në vitin 1992 e ka shpallur nxitoren apostolike “PASTOREM DABO VOBIS”, si dokument bazik pas-sinodal dhe si porosi për të gjithë meshtarët e botës, duke theksuar sidomos “aftësinë për realizimin e stilit të jetës baritore” (Pastorem dabo vobis, nr. 18).  

Pse kërkohet kjo gjë prej nesh? Sepse jemi të ftuar pikësëpari që ungjillëzimin e ri ta bëjmë veprues dhe të suksesshëm, e kjo mund të bëhet vetëm nëse e gjejmë veten në Zotin, në Kishë, në botën e sotme, kuptohet, me identitetin dhe personalitetin tonë meshtarak të qartë dhe të pacenueshëm. 

Për t’iu përgjigjur sfidave  të kohës, shumë ipeshkvi gjatë Sinodit të vitit 1990 kanë kërkuar DIREKTORIN mbi jetën dhe punën e meshtarëve, dihet, me pjesëmarrje të gjitha Konferencave Ipeshkvore të botës, si dhe të ekspertëve të lëmijve të ndryshme. Kështu erdhi deri te përpunimi dhe shpallja e DIREKTORIT MBI SHËRBIMIN DHE JETËN MESHTARAKE, që u paraqit botërisht më 22 mars 1994. 

 Ndoshta fatkeqësisht mbeti pak i njohur, edhe më pak pranohet, studjohet dhe zbatohet në jetën tonë meshtarake. 

Ky Direktori është një lloj vazhdimësie i nxitores apostolike Pastorem dabo vobis, dhe ndahet në tri pjesë: Identiteti meshtarak; II. Përshpirtëria meshtarake; III. Edukimi meshtarak në vazhdimësi. 

Unë do ta shqyrtoj vetëm pjesën e dytë, atë mbi përshpirtërinë, sepse më duket se për ne është i nevojshëm, i dobishëm dhe me rëndësi mjaft konkrete. 

Meshtari, si edhe çdo njeri tjetër, jeton dhe vepron në ndonjë kontekst të jetës dhe “matet” me botën e sotme duke u gjetur gjithnjë para sfidave të reja. Këto sfida janë “shenjat e kohës”, të cilat lypset shpjeguar, vlerësuar dhe pranuar në prizmën e “dritës së fesë”, për të qenë edhe “shenja të pranisë së Zotit” (Khs. Direttorio per il ministero e la vita dei presbiteri, Libraria Editrice Vaticana, 1994, nr. 34). 

Sot meshtari është i angazhuar në shumë lëmi baritore, e kjo kërkon “përgatitjen intelektuale, por sidomos jetën shpirtërore të thellë dhe të pjekur”, që ky shërbim të jetë vërtet baritor (Khs. Direttorio, vep. e cit. nr. 34). Nevoja e madhe dhe e rëndësishme e ungjillëzimit të ri, që të jenë bartës të shpresës e cila mbështet në ngjalljen e Jezu Krishtit, “fitorja përfundimtare mbi mëkatin, vdekjen, porosia e parë dhe kryesore e shëlbimit të botës” (Direttorio, vep. e cit. 35). 

E tërë jeta dhe veprimtaria jonë do të ishte e kotë, e zbrazët, e dështuar, e pakuptimët, e pamundshme, nëse nuk do të themelohej në jetën shpirtërore, sepse “ne jemi të lindur në lutjen e mrekullueshme të Jezusit drejtuar Atit: 

Nuk po të lutem t’i marrësh prej botës, por t’i ruash nga i Keqi. Ata nuk i përkasin botës, sikurse as unë nuk i përkas botës. Shenjtërojë në të vërtetën. Fjala jote është e vërteta. Sikurse ti më dërgove në botë, po ashtu edhe unë i dërgoj në botë. Për ta /unë/ e kushtoj vetveten, që edhe ata të jenë të shenjtëruar në të vërtetën. Nuk po të lutem vetëm për këta, por edhe për të gjithë ata, që, për shkak të fjalës së tyre do të besojnë në mua” (Gjn 17, 15-20). 

Në këtë lutje i gjejmë të gjitha elementet për jetën dhe veprimtarinë tonë, sidomos:  

Jo ikjen apo largimin prej botës (Khs. Gjn 17, 15); por edhe vetëdija e plotë se i Keqi, e keqja, mëkati, bota në kuptimin e Gjonit, është më e fortë se ne pa Jezusin, kurse me Krishtin dhe në Krishtin, ne tashmë jemi të lirë, nëse vërtet jetojmë të “shortuar” në Krishtin;  

Jezusi qartas na thotë se jemi në këtë botë, por jo edhe të modeluar sipas shijeve të kësaj bote, si edhe ai, dhe mu nga kjo doemos lind urrejtja dhe dëbimi i botës, si ndaj Jezusit, ashtu edhe ndaj neve (Khs. Gjn 17, 16-17); 

Dërgimi i Jezusit është yni, dhe kjo ndërlidhet kështu: Ati e dërgoi Jezusin në botë, e ai tash na dërgon neve, për ta dëshmuar të vërtetën dhe dashurinë (Khs. Gjn 17, 17-18);  

 Sikurse Krishti e kushtoi jetën e vet për ne, po ashtu edhe ne duhet të jemi plotësisht të kushtuar për të qenë “të shenjtëruar në të vërtetën” (Gjn 17, 19);  

Apo qortimi i Jezusit: “A mund t’i prijë i verbëri të verbërit? A thua s’do të bien të dy në gropë” (Lk 9, 35). 

Prifti nëpërmjet përshpirtërisë “duhet të hyjë në sintoni (lidhje) të posaçme dhe të thellë me Krishtin, Bariun e Mirë, i cili është dhe mbetet protagonisti i vetëm dhe kryesor i çdo veprimtarie baritore” (Direttorio, vep. e cit. 38). 

Direktori thekson po ashtu edhe programin e jetës së rregulltë shpirtërore në këtë mënyrë: çdo ditë kremtimi eukaristik me përgatitje dhe falënderim përkatës, rrëfimi i shpeshtë, lutja e përditshme dhe e përshpirtshme e breviarit, rrëmimi i ndërgjegjes, kohë të gjata të lutjes dhe të dialogut me Zoitin, sidomos gjatë ushtrimeve dhe përtrirjeve shpirtërore (Khs. Direttorio, nr. 39).  

Porositet ngrohtësisht  përshpirtëria ndaj të Lumes Mari Virgjër, lutja dhe meditimi i rruzares, udha e kryqit, leximi i jetës së shenjtërve… 

Kujdesi për jetën shpirtërore duhet të jetë si detyrë e hareshme e meshtarëve, por edhe si e drejtë e besimtarëve, të cilët me vetëdija apo pa vetëdije në meshtarin e kërkojnë Zotin, këshilltarin, ndërmejtësuesin e paqes, mikun besnik dhe të urtë, udhëheqësin e sigurtë në çaste më të vështira të jetës, që të gjejnë në të guxim dhe siguri” (Direttorio, vep. e cit. nr. 39). 

Për arsye të shumë punëve, detyrave, shqetësimeve, meshtari sot është i “copëtuar”  dhe i robëruar nga “veprimtaritë e jashtme” për të tjerët, duke lënë pasdore jetën shpirtërore, Zotin, thirrjen. 

Këto dhe tundimet e ngjashme, që janë mjaft të rrezikshme dhe shumë dinake, mund t’i mposhtim vetëm me metodologjinë dhe praninë e Krishtit: 

Pastaj u ngjit në mal e i thrri ata që deshi vetë. Ata shkuan tek ai. Dhe i emëroi të Dymbëdhjetët (të cilët edhe i quajti apostuj), që të jenë me të e t’i dërgojë të predikojnë e të kanë pushtetin t’i dëbojnë djajtë” (Mk 3, 13-14; Khs. Direttorio, nr. 40). 

Së pari të JENË ME TË, e vetëm pastaj të predikojnë, të shërojnë, të bëjnë mirë… Kjo domethënë për ne shumë, sepse mos të harrojmë se çdo verpim yni që nuk ngjizet, nuk lind, nuk përcillet, nuk është fryt i FESË dhe i DASHURISË është VETËVRASJE për ne meshtarët, e pastaj mund të jetë edhe vrasje, shkatërrim i të tjerëve. 

Këtë të vërtetë unë e kam  përmbledhur kështu: S’ KA VEPRIM PA DËRGIM! 

Vetë Jezusi i ka dhënë përparësi uratës, bisedës me Atin, për ta kryer vullnetin e tij, në heshtje, në vetmi, në flijim (Khs. Lk 3, 21-22; 6, 12; Mt 14, 19; 15, 36; Mk 6, 41; Gjn 6, 11-). 

Në këtë stil dhe jetë na fton edhe Kisha qysh prej shugurimit meshtarak, kur ipeshkvi na ka qortuar me këto fjalë: “Beso atë çka lexon, mëso atë që beson, zbato atë që mëson” (Direttorio, nr. 41). 

“Si Jezusi që ishte gjithnjë me Atin e tij, në rastet e vetmisë (Krhs. Lk 3, 22; Mk  1, 35), ashtu edhe meshtari duhet të jetë njeri që në vetmi e gjen bashkimin me Zotin” (Direttorio, nr. 42). 

Çdo veprimtari apo kujdes baritor duhet ta “shfaqë dashurinë e Krishtit… dhurimin e plotë të vetvetes për të mirën e grigjës që na është besuar” (Direttorio, nr. 42). 

Fuqia jonë është urata, meditimi, adhurimi, si dhe përshpirtëritë tjera, që ta mundim tundimin e “aktivizmit” apo t’ “funksionalizmit”, mos të them edhe të farizeizmit, që të jemi meshtarë sa për sy e faqe, me “disa veprime, shërbime, pa zemër, në rolin e “lojës” së meshtarit” (Direttorio, nr. 44). 

Ne jemi të ftuar t’u predikojmë njerëzve të sotshëm Lajmin e Gëzuar të Ungjillit, shëlbimin, dashurinë, faljen, paqen, solidaritetin, por “përparësi ka dëshmia me jetë që e zbulon fuqinë dhe dashurinë e Zotit dhe fjalën e tij e bën bindëse” (Direttorio, nr. 45). 

Përpos predikimit, vend të rëndësishëm dhe tejet të madh ka edhe katekizmi, apo edukimi në fe, si “mësues dhe edukues të fesë” (Direttorio, nr. 47). 

Direktori udhëzon kremtimin e përditshëm të eukaristisë, “edhe pa praninë e besimtarëve… sepse ajo është pika qendrore e ditës dhe e jetës sonë” (Direttorio, nr. 48-49). Kjo lidhje dhe ky bashkim me Krishtin i jep kuptim, përmbajtje, drejtim flijimit tonë, shërbimit ndaj besimtarëve, na lidh së pari me Zotin, me ipeshkvin, me njëri tjetrin, me të gjithë, që edhe ne të jemi “SOFRA” e gostisë dhe e dashurisë së Zotit për botën e sotme. 

Nëse e kremtojmë mirë eukaristinë, atëherë nuk do ta shtrojmë vetëm Sofrën e Fjalës dhe atë të Pranisë dhe Dashurisë së Zotit, por ngadalë edhe ne do t’i përngjajmë Krishti, Sofrës hyjnore duke u flijuar dhe dhurar si ai, së bashku me të, “për shëlbimin e të gjithëve”. 

Direktori ngrohtësisht udhëzon adhurimin, si personal, ashtu edhe në bashkësi, si shoqërim me Krishtin, kërkim i porosisë dhe pranisë së tij për ne dhe për besimtarët, për çdo njeri, dhe si lutje që gjithnjë të bashkëjetojmë dhe bashkëpunojmë me Krishtin dhe me njëri-tjetrin. 

Eukaristia krijon bashkësinë dhe edukon për bashkësi” thotë Gjon Pali II në “Ecclesia de Eucharistia”, 2003, nr. 40 dhe vazhdon: “Në shenjën e thjeshtë të bukës dhe të vërës, të shndëruara në korpin dhe në gjakun  e tij, Jezusi udhëton me ne, si fuqia dhe ushqimi pajisës për udhëtim, dhe na bën të gjithëve dëshmitarë të shpresës” (Ecclesia de Eucharistia, nr. 62). 

Dekreti qartas e shpjegon lidhjen mes meshtarisë dhe eukaristisë duke thënë: 

Meshtari egziston, jeton për bashkësinë, për atë lutet, studjon, punon dhe flijohet…, sepse kremton, ushqehet me Krishtin – eukaristinë, dhe pa meshtari s’ka as eukaristi, sikurse pa eukaristi s’do të kishte as meshtari, meshë, kungim, bashkim më të thellë, më të plotë, “parashijim parajse” në këtë botë (Khs. Direttorio, nr. 55). 

Direktori e paraqet celibatin si “risi çliruese dhe dëshmi e radikalizmit për t’i përngjarë Krishtit dhe si shenjën e realitetit eskatologjik” (Direttorio, nr. 58). 

Dëgjesa ndaj eprorëve, ndaj hirearkisë kishtare mund të jetë e vështirë, ndoshta edhe e paarsyeshme, bile edhe e padrejtë, së paku ashtu mund të na duket neve, por ajo duhet të ndërlidhet me dëgjesën, disponimin e plotë ndaj Krishtit, Kishës, si gatishmëri e tërësishme për flijim dhe dhurim të plotë. Vetëm kështu ajo do të jetë shenjë e përkatësisë së plotë Zotit, nëpërmjet Kishës, për të mirën dhe shërbimin e besimtarëve (Khs. Direttorio, nr. 61-62). 

Prej këtij shqyrtimi panoramik të Direktorit ndoshta do të thuhet kështu: asgjë të re dhe të jashtëzakonshme! Po, ne jemi të ftuar dhe të dërguar që gjithnjë të jemi risi dashurie nëpërmes dhurimit dhe shërbimit tonë meshtarak ndaj Zotit, Kishës dhe popullit. Risia e “vjetër” dhe gjithnjë e re për ne është vetë Jezu Krishti, porosia dhe prania e tij e vazhdueshme në eukaristi, por edhe nëpërmjet jetës dhe shërbimeve – dëshmisë sonë. Nëpërmjet tij, me të dhe në të, edhe ne bëhemi risi, shenjtëri, dëshmi, sfidë për besimtarët tanë, por edhe për çdo njeri. 

Kjo ka qenë, është dhe do të jetë thirrja, dërgimi dhe shërbimi meshtarak në çdo kohë dhe hapësirë. 

Rëndësi të madhe ka edhe dëshmia nëpërmes varfërisë, me jetë të thjeshtë, pa u robëruar nga të mirat finasiare dhe materiale, si dhe shoqërimi me të varfër, të sëmurë, të nëpërkëmbur, ata që gjithnjë e rrethonin edhe Jezusin (Khs. Direttorio, nr 67). 

Në fund të Direktorit flitet edhe për përshpirtërinë ndaj Marisë Virgjër, e cila mbështetet në lidhjen egzistenciale me Jezu Krishtin dhe me meshtarinë gjatë shekujve (Krhs. Direttorio, nr. 68). 

Si Gjoni nën kryq, ashtu çdo meshtari dorëzohet në mënyrë të veçantë Marisë si nënës” (Khs. Gjn 19, 26-27; Lexo: Gjon Pali II, Ecclesia de Eucharistia, 2003, nr. 53-58). 

Ky Direktori dëshiron të na ndihmojë të gjithëve, ipeshkvijve, meshtarëve,  

atyre që përgatiten për meshtari, që të jetojmë së pari dhuratën e madhe të Krishtit, meshtarinë, dhe si pasojë e kësaj edhe veprimet tona në kohë dhe në vende të caktuara nga  provania e Zotit.  

Thelbore është kjo: a jetoj unë meshtarinë, nga e cila lind dëshmia dhe veprimtaria? 

Çdo angazhim shenjtërie, çdo veprim që ka për qëllim zbatimin e misionit të Kishës, çdo jetësim i planeve baritore duhet të nxjerrë fuqinë e nevojshme nga Misteri eukaristik, dhe nga ai duhet të drejtohet si pikë kulmore.”Në eukaristi është Jezusi, është flijimi i tij shëlbimprues, është ngjallja e tij, është dhurata e Shpirtit Shenjt, është adhurimi, dëgjesa dhe dëshmia e Atit. Nëse do ta braktisim eukaristinë, si do të mund ta përmirësojmë veprimtarinë” (Ecclesia de Eucharistia, nr. 6). 

Sot ka shumë rreziqe dhe kurtha për jetën meshtarake, por edhe më tepër raste, mundësi dhe hire që na jep Zoti që nëpërmjet thirrjes – përshpirtërisë dhe deshmisë, veprimtarisë  që të jemi në disponim dhe shërbim të plotë ndaj Zotit, Kishës dhe çdo njeriut. 

Prishtinë, 8 nëntor 2022   –    Radio Maria – Kosovë

Kryeministri Kurti priti në takim liderët e partive opozitare

0

Prishtinë, 8 nëntor 2022                                                                                                 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pas ftesës së dërguar liderëve të subjekteve opozitare parlamentare, ka pritur në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, shoqëruar nga Bedri Hamza; kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, shoqëruar nga Lutfi Haziri, si dhe kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, shoqëruar nga Ardian Gjini.

Në këtë takim të ftuar pas zhvillimeve të fundit në vend e sidomos në veri të vendit, u diskutua për situatën aktuale në Republikën e Kosovës.

Kryeministri Kurti theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar në ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial, ligjshmërisë, kushtetutshmërisë, paqes dhe sigurisë, dhe se është në shërbim të të gjithë qytetarëve, pa dallim.

U theksua aleanca me partnerët ndërkombëtarë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian e NATO-n, dhe komunikimi e bashkërendimi në shërbim të paqes, e në ruajtje të rendit publik dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Kryeministri Kurti i falënderoi liderët e partive opozitare që iu përgjigjen pozitivisht ftesës për takim dhe diskutim.

Krerët opozitarë shprehen mbështetjen ndaj Qeverisë për respektimin e ligjshmërisë në të gjithë Republikën e Kosovës.

Forhåndsvisning av bilde

Memli Krasniqi: Kërkova veprime të përgjegjshme politike për ruajtjen e sovranitetit të vendit dhe koordinim me partnerët ndërkombëtarë

Prishtinë, 8 nëntor – Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, sot ka marrë pjesë në takimin e ftuar nga kryeministri Albin Kurti për të diskutuar në lidhje me zhvillimet e fundit në pjesën veriore të vendit.

Kreu i PDK-së tha se në këtë takim ka përsëritur qëndrimin e PDK-së se kjo situatë kërkon veprime të përgjegjshme politike dhe koordinim të ngushtë me partnerët tanë kryesorë ndërkombëtar, për të siguruar ruajtjen e sovranitetit dhe shtetësinë në çdo centimetër të Republikës së Kosovës.

Forhåndsvisning av bildeKrasniqi tha se nga ky takim nuk doli shumë i sigurt që Kryeministri dhe Qeveria janë duke ditur të dalin suksesshëm nga kjo rrugë, duke ruajtur tërësinë e Kosovës dhe funksionimin e shtetit.

 “Mendoj që sot e kemi një situatë të re e cila ka mundur të shmanget. Papjekuria në disa veprime dhe mungesa e koordinimit të duhur me aleatët kryesorë të Kosovës duket se ka sjellë një momentum që ka mundur të shmanget. Sidoqoftë, ne jemi këtu ku jemi dhe është përgjegjësi e Qeverisë para së gjithash. Por është obligim i të gjithëve që Kosovën ta vendosim si prioritet para çfarëdo lloj konsiderate tjetër politike, partiake që mund ta kemi”, tha Krasniqi.

Ai tha Qeveria e Kosovës duhet të ndërmarrë veprimet që i takojnë për vazhdimin e ushtrimit të sovranitetit juridik, ruajtjen e rendit publik dhe ofrimin e shërbimeve bazike në katër komunat e pjesës veriore të vendit.

Forhåndsvisning av bilde

“Ne diskutuam rreth asaj se si është situata, si ka ardhur deri këtu, por unë isha më shumë i interesuar të dëgjoj për planet e ardhshme të Qeverisë për ta menaxhuar këtë situatë. Nuk mund të them se dola me ndonjë siguri të madhe se Qeveria e din se në çfarë drejtimi është duke shkuar dhe çfarë veprime duhet të ndërmarr për ta mbajtur situatën nën kontroll. Sepse, në fund të fundit qëllimi i të gjithëve duhet të jetë mbarëvajtja e rendit publik dhe ruajtja e paqes”, tha Krasniqi.

Forhåndsvisning av bilde

Takimi i sotëm i kryetarit të PDK-së Memli Krasniqi me kryeministrin Kurti dhe krerët e partive tjera opozitare ka ardhur pas letrës së kreut të PDK-së një ditë më parë, nëpërmjet së së cilës ka shprehur shqetësimin e madh për situatën e krijuar në pjesën veriore të vendit.

Nisma e Berlinit i pengon Serbisë që të zbatojë një politikë vazhdimisht agresive, mohuese, sabotuese dhe efektive ndaj shtetësisë së Kosovës

0
Nga : Lirim Gashi, Prishtinë
***
A besoni vërtet se Serbia do të kishte investuar kaq shumë në krijimin e një situate të tillë në veriun e Kosovës nëse nuk do t’i frikësohej nismës së Berlinit dhe Parisit si djalli kryqit ?
A besoni vërtet se Serbinë do ta shqetësonte kaq shumë vendimi i Qeverisë Kurti për zbatimin urgjent të marrëveshjes së Brukselit për targa, nëse nuk do të ishte e interesuar për shpërqëndrimin e fokusit të faktorit ndërkombëtar nga provokimet, mëkatet dhe fajet e saj të panumërta për situatën në Veri të Kosovës, tek paraqitja e rreme të pozitës gjoja të vështirë të serbëve në atë rajon të cilin vazhdimisht po e trazon vetë ?
Pse Serbia po e bën këtë pikërisht tani, nëse nuk e ka bërë pas vendimit për taksën 100%, pas shkarkimit të Jabllanoviqit dhe pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit?
Sepse nisma e Berlinit e pengon atë konkretisht që të zbatojë një politikë kaq agresive, mohuese, sabotuese dhe efektive ndaj shtetësisë së Kosovës, sidomos në politikën e jashtme, ku ajo i korri të gjitha fitoret e saj më të mëdha ndaj diplomacisë sonë injorante dhe analfabete.
Ndaj, pavarësisht faktit se nuk mund të vihet aspak në pikëpyetje e drejta jonë për të zbatuar urgjentisht vendimin për targa dhe pavarësisht faktit se unë personalisht nuk e vë fare dhe asnjë herë në dyshim patriotizmin e Albin Kurtit, sërish i qëndroj besnik bindjes sime se në këtë moment veprimi më i dobishëm i Qeverisë sonë anti-tradhtare dhe anti-korruptive do të ishte që të shtynte zbatimin e vendimit për targa dhe t’ia jepte një shans nismës së Berlinit dhe Parisit për zgjidhjen e problemit Kosovë-Serbi.
Sepse është një nismë që ka mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe.
Në fakt Qeveria jonë për shkak të guximit të pa gdhendur për zbatimin urgjent të vendimit për targa, e minimizoi dobinë nga refuzimi unanim që Qeveria serbe ia bëri kësaj nisme gjermano-franceze.
Sepse Serbia
shpërdoron vendimin për targa, për ta shpërqendruar fokusin e faktorit ndërkombëtar nga provokimet, fajet, mëkatet dhe zullumet e saj të panumërta dhe në të njëjtën kohë për ta refuzuar atë nismë, që ia largon Kosovës shumë pengesa të pakapërcyeshme në rrugën drejt destinacionit të duhur.
Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe njerëz në këmbë
Çfarë po ndodh tani?
Serbisë më së shumti po i shkon për shtati sabotimi që kriminelet e Listës Serbe po ia bëjnë institucioneve tona.
Sepse ajo tani po e bën atë që di më së miri, luajtjen e rolit të viktimës dhe gjetjen e alibit për ta sabotuar çdo nismë që dobëson ndikimin e saj në Kosovë dhe në të njëjtën kohë që e privon atë nga çdo instrument për të minuar efektivisht shtetësinë tonë në politikën e jashtme.
Në fakt, me vendimin për zbatimin urgjent të marrëveshjes për targa, qeveria jonë e bashkoi korpusin kriminal e shovinist serb të veriut të Kosovës edhe me ata serbë brenda Kosovës dhe Serbisë që nuk kishin asgjë kundër zgjidhjes së drejtë dhe racionale të problemit të Kosovës me Serbinë.
Nga ana tjetër, ky vendim nuk e bashkoi korpusin tonë kombëtar, por e ndau edhe më shumë.
Fatkeqësisht, ky vendim nuk i forcoi as marrëdhëniet tona me SHBA-në dhe partnerët evropianë, të cilët edhe ashtu vazhdimisht po manipulohen nga mediat e Sputnikut në Kosovë përmes keqinformimit se Albin Kurti është një politikan i majtë, i pabindshëm dhe kokëfortë, që e bën vetëm atë që ia thotë imagjinata e tij e sëmurë, pa pyetur për çmimin.

Kryeministri Kurti priti në takim Komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajorin Angelo Michele Ristuccia

0

Prishtinë, 7 nëntor 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Zëvendëskryeministrin për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi dhe Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, priti në takimin komandantin e Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), Gjeneralmajorin Angelo Michele Ristuccia.

Kryeministri Kurti dhe Ministri Sveçla falënderuan Gjeneralmajorin Ristuccia për angazhimin dhe përkushtimin e KFOR-it, veçanërisht gjatë javëve të fundit, për të garantuar paqe e siguri në veri të Ibrit.

Në këtë takim u bisedua për angazhim dhe koordinim ndërmjet Qeverisë, institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR) në shërbim të paqes, e në ruajtje të rendit publik dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.​

Forhåndsvisning av bilde

Kryeministri Kurti priti në takim përfaqësues të institucioneve lokale nga Mitrovica e veriut, Zveçani dhe Zubin Potoku

0

Prishtinë, 7 nëntor 2022Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim përfaqësuesit e institucioneve lokale nga komunat e Mitrovicës së veriut, Zveçanit dhe Zubin Potokut.Gjatë takimit u theksua rëndësia e mbarëvajtjes së punës së institucioneve dhe vazhdimi i përmbushjes së detyrave të tyre në kuadër të përgjegjësive që kanë.Kryeministri Kurti ritheksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për sundim të ligjit, paqe dhe siguri, respektim të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe pakicave, barazi e shërbim ndaj qytetarëve.Në takimin e përbashkët me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi,  morën pjesë Nënkryetari i Komunës së Zveçanit, Florim Kelmendi, anëtarët e Kuvendeve Komunale nga Mitrovica e veriut, Zveçani dhe Zubin Potoku: Lulzim Peci, Selvete Kelmendi, Sefer Veseli, Skender Sadiku, Vedat Mehmeti dhe Zenel Jakupi, si dhe shefat e Zyrave Komunale për Komunitete të Komunës së Zveçanit dhe Zubin Potokut.​