Kreu Blog Faqe 1189

“Çlirimi” i Kosovës nga partizanët shqiptarë dhe jugosllavë – ripushtim sllavo – komunist (1)

0
Jusuf Buxhovi, shkrimtar dhe historian nga Prishtina
_____
Rishqyrtim historik
***
Diskursi i “çlirimit” të Kosovës nga nazi-fashizmi duhet të rishqyrtohet nga historiografia institucionale në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup. Meqë faktet historike flasin qartë se koniza globale antifashiste jo vetëm që injoroi realitetet e kohës nga shpërbërja e Jugosllavisë së Versajes siç ishin ato të çlirimit të një pjese të madhe të shqiptarëve nga pushtimet serbo-jugosllave (1912-1941), por njëherësh të drjetën e shqiptarëve për bashkim kombëtar, që u pasqyruan me shtetin e parë shqiptar nga nëntori i vitit 1943 deri në nëntor të vitit 1994 në përmasat e përafërta të shtrirjes etnike,në përputhje me vendimet e Kuvendit të Dytë të Lidhjes së Prizrenit, e anatemoi me hipotekën e “shtetit kuisling”. Kjo i hapi rrugën hakmarrjes komuniste në përmasa tragjike në Kosovë me mbi 50 mijë viktima. Nga këndvështrimi historik, futja e aradhave partizane shqiptare-jugosllave në Kosovë, anulimi i vendimeve të Konferencës së Bujanit në Konferencën e Prizrenit në korriku të vitit 1945, duhet të kualifikohen si ripushtim i Kosovës nga Beogradi.
Skenari për t’u ripushtuar Kosova nga forcat jugosllave duhej të fillonte doemos edhe me “pajtimin” e partizanëve shqiptarë “në kuadër të bashkëveprimit ndërmjet Ushtrisë së NÇ të Jugosllavisë dhe Ushtrisë NÇ të Shqipërisë për të luftuar së bashku reaksionin e atjeshëm”.
Sipas këtij skenari, futja e njësive jugosllave në Kosovë, duhej të bëhej, sipas një kërkese të ardhur nga UNÇ e Shqipërisë, pasi që atje paraprakisht të jenë futur njësitë partizane nga Shqipëria, të cilat do t’ua hapnin rrugën atyre. Kjo jo vetëm që do të përjashtonte çfarëdo dyshimi se në Kosovë partizanët jugosllavë kishin hyrë jashtë vullnetit të Shqiptarëve, por këtë e kishin bërë bashkërisht me partizanët shqiptarë të Shqipërisë dhe të Kosovës të bashkuar mbi parimet e vëllazërim-bashkimit.
Ndonëse, formale, kjo kërkesë kishte rëndësi të veçantë, për t’u arsyetuar dredhitë që komunistët jugosllavë kishin paraparë ndaj Kosovës dhe Shqipërisë, në mënyrë që ato të mbeteshin nën tutelën e Beogradit “me dëshirë” dhe në kuadër të luftës së përbashkët antifashiste si ombrellë. Edhe pse në përvijimet midis aleatëve rreth ndarjes së sferave të interesit, veçmas midis Britanikëve dhe Sovjetikëve (në konferencën e Teheranit dhe takime të tjera) mbretëronte qëndrimi se Jugosllavia duhej të ruante kufijtë e Versajë dhe këtë do ta konfirmojë edhe Jalta, megjithatë ishte fundi i luftës si dhe realitetet e krijuara në të, ato që do të përcaktonin pamjen përfundimtare shtetërore në Ballkan.
Andaj, pasi që trupat sovjetike në lindje, me hyrjen në hapësirën jugo-sllave, kishin hapur çështjen e rivalitetit midis Britanikëve dhe Sovjetikëve, që do të mund të pasqyrohej me ndonjë kompromis në Shqipëri dhe Greqi në dobi të Britanikëve, të cilët nuk do të pajtoheshin që gjithë hapësirën strategjike të juglindjes ta mbikëqyrnin sovjetikët, ku sipas Stalinit “sferat e reja të interesit njëherësh paraqitnin sistemin shoqëror të atij që fiton”.
Pra, duke i ditur këto, Tito kërkonte që në Kosovë sa më parë të futeshin njësitë partizane jugosllave në mënyrë që të eliminonte çfarëdo “befasie” të pazarllëqeve të mundshme midis aleatëve, veçmas pas vendimeve të Bujanit kur edhe Nacionalçlirimtarja e Kosovës, që rreth çështjes së bashkimit kombëtar mendonte ndryshe nga komunistët e Enver Hoxhës, kishte nxjerrë rezolutën për të drejtën e vetëvendosjes së Kosovës që lidhej me të drejtën e Shqiptarëve për bashkim me Shqipërinë.
Kështu, “bashkëveprimi”, futja e përbashkët e partizanëve shqiptarë dhe jugosllavë, me të cilin do t’u ndërpriteshin që të gjitha rrugët “të papriturave” të mundshme në Kosovë, nga ana e jugosllavëve do të kërkohet qysh në muajin mars 1944. Komandanti i Korpusit II sulmues, gjeneral-leitnant Peko Dapçeviq, në një letër të gjatë dërguar Shtabit të Përgjithshëm Ushtrisë NÇ të Shqipërisë, pos të tjerash qahet sesi “reaksioni prej Shqipërisë së Veriut, i udhëhequr prej Komitetit Kosovar, u kishte krijuar vështirësi të mëdha, ku prej më se një gjysmë viti mbahet fronti kundrejt kufirit të ri, të krijuar prej okupatorit të Shqipërisë së Madhe”.
Me këtë rast Dapçeviq, thotë se “na marrim çdo gjë nga ana jonë, së bashku me shokët nga Kosmeti, që të thyejmë atë bllok, por armiku është i fortë, ngaqë atje ata binden me propagandën se ne jemi ushtri serbe dhe komunistë që vijnë si pushtuese…”
Që të realizohen, si thotë ai, “objektivat për t’u spastruar edhe më tutje kjo pjesë nga armiqtë dhe bashkëpunëtorët e tyre”, gjenerali Dapçeviq parashtron tri kërkesa:
– së pari – futjen e njësive partizane shqiptare në Veri dhe në Kosovë;
– pastaj – popullit t’i shpjegohen qëllimet e njëmendta, pra ato çlirimtare, në mënyrë që të shmangët ndërhyrja kundër partizanëve jugosllavë dhe,
– së fundi – që njësitë e përbashkëta partizane të lidhen mirë e mirë mes veti në një miqësi të përhershme. Kjo mund të arrihej vetëm nëpërmes një lufte të përbashkët, me çka hapej edhe çështja e komandës së përbashkët të luftës antifashiste, që duhej të çonte te projektet për shkrirjen e shtetit shqiptar te ai jugosllav.
Por, kërkesa e “spastrimit të kësaj pjese nga armiqtë dhe bashkëpunotorët e tyre”, në të vërtetë, shfaqej si pretekst i pavërejtur dhe me dinakëri për ripushtimin e Kosovës nga ushtria jugosllave në përputhje me qëndrimet e mëhershëm që organizimi partiak i Kosovës dhe veprimet tjera në kuadër të Frontit Antifashist që do të pasonin (ai ushtarak dhe i këshillave nacional-çlirimtare si formë e pushtetit popullor), ndonëse ajo gjendej në përbërje të shtetit shqiptar, të bëhej nga komunistët jugosllavë dhe nën drejtimi e tyre në kuadër të skemës organizative të shtetit të përbashkët jugosllav. Edhe pse dihej se nga prilli i vitit 1941 Jugosllavia e Versajës nuk ekzistonte më.
Kështu dhe në këtë mënyrë, “veprimi i përbashkët” i partizanëve shqiptarë dhe jugosllavë shfaqej si një mashtrim tepër i përshtatshëm, prapa të cilit, partizanët shqiptarë nën parullat se “në Kosovë ishin në ndjekje të gjermanëve”, jo vetëm që mund t’ua hapnin rrugën partizanëve jugosllavë të futeshin në Kosovë, por edhe të kryenin veprime të shpejta operative strategjike në përputhje me planet për ripushtimin e saj të plotë, me të cilin forcave nacionaliste shqiptare do t’u pamundësohej çfarëdo konsolidimi që ishte i pritshëm të pasonte me rastin e tërheqjes së forcave gjermane drejt veriut.
Gjenerali Dapçeviq, i cili kishte një përvojë të hidhur në luftë me forcat nacionaliste të Kosovës në pjesën e veriut në Sanxhak, në Plavë, Guci dhe në veri të Mitrovicës, (i kishte humbur tri prej tyre radhas gjatë përpjekjeve që të depërtonte në këto vise, ku kishte lënë shumë të vrarë) , ishte i bindur se me pararojën e aradheve partizane shqiptare, pasi që Shqiptarët t’i kenë qëruar hesapet mes veti, përballja me forcat ushtarake të nacionalistëve shqiptarë në veri, e cila ishte e pashmangshme dhe paraqiste vështirësinë e fundit për t’i arritur qëllimet e parashtruara, do të ishte shumë më e lehtë.
Sipas jugosllavëve, të cilët e dinin mirë rëndësinë e Kosovës si dhe strumbullarit të interesave strategjike që thyheshin por edhe lidheshin me të dhe për të, veçmas nga Kriza Lindore e këndej, prej nga çështja shqiptare përherë mbushej me impulse lëvizëse nga brenda e nga jashtë, në ato rrethana, që t’i shuheshin ato që kishte lëshuar rezoluta e Bujanit madje nën anatemën se fjala ishte për “një projekt shqiptaromadh të fashizmit” (ndonëse Enver Hoxha dhe komunistët shqiptarë menjëherë kishin pranuar kritikat e Titos se fjala ishte “për një vendim të ngutshëm”, që duhej lënë pasi të përfundojë lufta antifashiste), nevojitej që të alarmoheshin edhe aleatët anglo-amerikan, që e gjitha të bëhej në atë mënyrë që mishi të piqej e helli të mos digjej. Prandaj, një valë bom-bardimesh nga ajri e Kosovës do të ishte e mirëseardhur dhe në funksion të planeve jugosllave për t’u futur në Kosovë.
Jugosllavët, pra, në përputhje me këtë strategji, duke pasur njohuri për rrezikun që i vinte nga Kosova dhe nyja gjermane aty, kishin kërkuar edhe nga aleatët anglo-amerikanë që në njëfarë mënyre (me bombardime nga ajri), të merrnin pjesë në pamundësimin e “planeve nazifashiste” në Kosovë, duke zënë në gojë potencialin e madh ushtarak dhe njerëzor “të reaksionit” dhe “kuislingëve”, në mënyrë që armatës “F” të Vermahtit, t’i pamundësohej tërheqja e fuqisë së saj ushtarake drejt veriut.
Aleatët kishin pranuar kërkesën e partizanëve jugosllavë që të ndërmerren sulme ajrore ndaj forcave gjermane në Kosovë. Sulmi i parë dhe më i dëmshmi për nga pasojat që përjetoi popullata shqiptare dhe infrastruktura urbane u bë me bombardimin ndaj Pejës, më 14 gusht 1944.
Bombardimi anglo-amerikan nga ajri, që zgjati disa orë, qëlloi infrastrukturën urbane të Pejës, duke e kthyer pjesën më të madhe të saj në gërmadha. Me këtë rast gjetën vdekjen 1970 qytetarë të pafajshëm: kryesisht burra, gra dhe fëmijë, të cilët u gjenden nëpër shtëpitë e tyre, por nuk u dëmtua asgjë nga infrastruktura ushtarake gjermane, që ishte vendosur në periferi të qytetit. Po ashtu, të paprekura mbetën edhe njësitë e motorizuara gjermane si dhe pajisjet tjera të strehuara në Grykën e Rugovës dhe pjesët përreth.
Sulmi ajror anglo-amerikan ndaj Pejës dhe disa qendrave urbane në Kosovë gjatë gushtit, që la pas veti shumë viktima të pafajshme nga radhët e popullatës së pambrojtur dhe rrënoi pjesën më të madhe të shtëpive të tyre, në të vërtetë për jugosllavët dhe pasuesit e tyre në Shqipëri, ishte një ndihmesë e dyfishtë: pse rrënoi bazën materiale të një pjese të madhe të popullatës së Kosovës dhe pse ia kishte dalë që nëpërmes “vërejtjes së ndëshkimit”, siç ishte ai i gushtit, të shkëpusë lidhjet e mundshme të popullatës me frontin e rezistencës kombëtare në luftë kundër forcave partizane jugosllave që mund të hynin pas largimit të atyre gjermane.
Edhe përkundër bombardimit të Pejës dhe të vendbanimeve të tjera në Dukagjin nga aeroplanët anglo-amerikanë si dhe involvimit të tyre në një operacion të përmasave të mëdha kundër ushtrisë gjermane në këto pjesë, partizanët jugosllavë edhe më tutje i mbetën besnikë ndaj qëndrimit se në Kosovë së pari duhej të hynin partizanët nga Shqipëria, të cilët do të bashkoheshin me dy-tri çetat e partizanëve kosovarë të strehuara në Malësi të Gjakovës në mënyrë që pas tyre të depërtonin aradhet partizane nga Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia.
Kërkesave paraprake për “bashkëveprim” luftarak në Kosovë iu bashkëngjit ajo e nivelit më të lartë nga komandanti i përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Jugosllavisë Tito, e cila Enverit iu bë nga koloneli V. Stojniç, kryesues i Misioni Ushtarak jugosllav në Shqipëri, në cilësinë e bashkërenditësit të veprimeve të të dyja palëve, i cili pasi që të jenë kryer “formalitetet e kërkesave paraprake” (gjatë majit dhe gushtit), takoi nergut Enver Hoxhën, me ç’rast Komandës së Përgjithshme të UNÇSH ia përcolli kërkesën e Shtabit Suprem të UNÇJ.
Sipas burimeve jugosllave, V. Stojniq kërkoi nga Enver Hoxha që brigadat partizane shqiptare të futeshin në Kosovë, për të luftuar kundër Gjermanëve. Me këtë rast nuk do të përmendej çështja “e reaksionit të brendshëm dhe përkrahësve”, që ishin të shumtë dhe të organizuar mirë në kuadër të formacioneve të Lidhjes së Dytë të Prizrenit, dhe se, partizanët shqiptarë do të mirëpriteshin nga popullata shqiptare e Kosovës. Që të mos dukej se fjala mund të ishte për ndonjë kurdisje kundër Kosovës dhe popullatës së saj e aq më pak që ky veprim do të pasohej me “ndonjë hakmarrje” ndaj popullatës pse kishte qenë e përfshirë “në planet e reaksionit fashist”, gjë që kjo mund të nxiste “zbarkimi e forcave të caktuara anglo-amerikane në këto pjesë për të parandaluar ndonjë konfrontim të mundshëm nderetnik” për të cilin ishte bërë fjalë në qarqet perëndimore, Stojniq, në emër të Titos, kërkoi që partizanët shqiptarë të ndihmonin në luftë kundër gjermanëve edhe në Mal të Zi dhe në Maqedoni. E gjitha do të ishte në përputhje me frymën e marrëveshjeve të Frontit të përbashkët Antifashist për luftë të përbashkët kundër forcave fashiste, kudo qofshin ato, deri në fitoren e plotë.
Që kërkesa për hyrjen e partizanëve shqiptare të dukej “sa më autentike”, u plotësua edhe me kërkesën e Shtabit të UNÇJ për Kosovë dhe Rrafshin e Dukagjinit, e firmosur nga komandanti i këtij shtabi, Fadil Hoxha dhe komisari, Boshko Çakiq, më 26 gusht 1944.
Pala shqiptare u tregua e gatshme për këtë veprim dhe më 12 shtator 1944, komandanti i përgjithshëm i UNÇSH, Enver Hoxha, i dha urdhër Korparmatës I të përgatisë dhe të nis menjëherë dy brigada për në Kosovë.
Po në këtë ditë, M. Popoviqi i shkruan L. Gegës se duhej lajmëruar Palokën (Pavle Joviqeviqin) se dy brigada shqiptare së shpejti do të marrin drejtimin për Kosovë. Por, kjo duhej të mbetej fshehtësi, veçmas nga Britanikët.
“Të mos tregohet objektivi i brigadave V dhe III, që do të shkojnë në Kosovë”, porosiste Enveri komandantin e Korparmatës I, Dali Ndreun.
Kjo kërkesë, e cila me të shpejt u mor vesh nga Britanikët dhe misioni i tyre në Veri, u përcoll me dyshimin e hapur të kurthit nëpër të cilin do të futej Kosova së shpejti. “Është për t’u çuditur sesi mund të pranohet që forcat jugosllave të kishin nevojë për përforcime nga UNÇ e Shqipërisë, që ishte shumë më e vogël dhe më e dobët në këtë fazë të luftës”.
Si do të shihet, “habia” e misionit britanik në veri të Shqipërisë, nuk kishte të bënte gjithaq me natyrën ushtarake të çështjes, ngaqë në Kosovë gjendeshin forca të pakta gjermane, të cilat edhe ashtu ishin tepër pasive në tërheqje e sipër. Por ajo kishte të bënte me faktin e pranisë së madhe të forcave nacionaliste shqiptare. Ato, pas kapitullimit të Italisë në vjeshtën e vitit 1943 dhe krijimit të Shtetit të Pavarur Shqiptar në nëntor të vitit 1943, ushtarakisht të konsoliduara, ishin në gjendje të organizonin një rezistencë të fuqishme kundër depërtimit të aradheve sllavo-komuniste.
Kjo çështje, si u pa, te Britanikët, por edhe Amerikanët, tashmë kishte filluar të trajtohej si mundësi e krijimit të një bërthame për zbarkim eventual anglo-amerikan, po qe se do të ndërlikoheshin raportet me forcat sovjetike në këtë pjesë.
Mundësinë e “konsolidimit të forcave të reaksionit shqiptar” si dhe organizimit të një kryengritje të madhe në Kosovë kundër forcave partizane, Dapçeviq, por edhe Tempo dhe misionarët e tjerë jugosllavë pranë Everit, e shihnin si rrezik të madh dhe të dyfishtë si për pengimin e ripushtimit të Kosovës dhe, për më tepër, për krijimin e një zone për ndërhyrjen e anglo-amerikanëve, të cilët mund të mos pajtoheshin me një gjakderdhje të madhe atje që do të shpërthente me rastin e kryengritjes së Shqiptarëve kundër pushtimit komunist.
Këto dhe kalkulime të tjera bënë që komunistët shqiptarë dhe ata jugo-sllavë të pajtoheshin, që të vepronin bashkë në Kosovë “për shpartallimin e armikut dhe të reaksionit të çdo ngjyre” si dhe “për ngritjen e pushtetit të këshillave nacionalçlirimtare, për mobilizimin e popullsisë në luftë dhe formimin e formacioneve të reja e më të mëdha partizane”.
Kështu, Shtabit i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Shqipëri-së, më 18 shtator 1944, dha urdhrin që Brigada III dhe V shqiptare të hidheshin në Kosovë. Së pari në Malësinë e Gjakovës, mandej në atë të Pejës dhe prej nga duhej të merrnin kontakt me forcat nacionalçlirimtare të Jugosllavisë. Sipas urdhër-operacionit, objektivat e të dy brigadave , që do të kishin një shtab të përbashkët me komandant Shefqet Peçin, ishin:
– sulmet ndaj forcave gjermane dhe çlirimi i tokave përtej Drinit të Bardhë deri në Gjakovë e Pejë;
– shkatërrimi i të gjitha çetave tradhtare, balliste, zogiste e të SS-ve kosovare;
– të detyrohet Gani Kryeziu të hidhet me Frontin NÇ. Në rast se ky nuk e pranon këtë ose provokon, të likuidohet. Të veprohet si me Muharrem Bajraktarin;
– organizimi i pushtetit nacionalçlirimtar në gjithë krahinat që lirohen, ku do të bëhet mobilizimi dhe çarmatimi. Mobilizimi i kosovarëve do të bëhet si për ushtrinë shqiptare, ashtu edhe për ushtrinë e Titos, pa asnjë dallim.
Mundësisë së pjekjes me forcat partizane jugosllave si dhe bashkëpunimit me to do t’i gëzohet komandanti i Brigadës V, Shefqet Peçi, i cili në një letër të nisjes, i shkruante Hysni Kapos se “ne na ngushëllon kjo që do të piqemi me ushtrinë e Titos dhe ishallah edhe me atë të Baba Stalinit e kjo na kënaq shumë, por të mos harrojmë që edhe na vjen keq që nuk do të mundemi të shohim me sytë tanë reaksionarët tash që dorëzohen, vetëm kisha qejf t’u ndriçja dhëmbët njëherë”.
Përleshja e parë me Gjermanët filloi po atë ditë në Dukagjin, në Jug-perëndim të Prizrenit. Të ndihmuara edhe nga brigada e parë dhe e katërt e Kosovës, aradhet partizane nga Shqipëria dhe Kosova, bashkërisht hynë në zonën midis Drinit dhe Ribnikut. Më 16 tetor partizanët shqiptarë bashkërisht sulmuan Gjermanët në Gjakovë. Përreth Gjakovës pati luftime për disa ditë me radhë për deri sa më 7 nëntor partizanët shqiptarë dhe ata nga Kosova hynë në qytet dhe bashkërisht kremtuan fitoren.
Në Gjakovë partizanët shqiptarë hynë me flamuj kombëtarë shqiptarë dhe pa kurrfarë paralajmërimesh se pas tyre do të vinin aradhet partizane jugosllave. Pastaj veprimet e përbashkëta të partizanëve vazhduan në dy drejtime: kah Prizrenit dhe Peja. Prizrenin e morën me 16 nëntor, ndërsa Pejën një ditë më vonë.
Krahasuar me Pejën dhe Prizrenin, ku u ndeshën me disa njësi gjermane në tërheqje e sipër, të cilat të shumtën e mbrojtën me vullnetarët shqiptarë që kishin në radhët e tyre, partizanëve shqiptarë iu bë një rezistencë e fuqishme në Junik. Në këtë pjesë, partizanët shqiptarë (Brigada III e UNÇSH si dhe Brigada I kosovare) sulmuan pas Gjakovën me urdhrin “e spastrimit nga forcat balliste dhe kuislinge” që mbanin nyjen rrugore Gjakovë-Pejë. Luftimet e ashpra filluan më 20 tetor. Partizanët me humbje të mëdha iu afruan Junikut, por nuk ia dolën ta marrin, ngaqë forcat nacionaliste i sulmonin ato nga të gjitha anët. Vetëm pas tri ditësh mundën të hynin në Junik, ndërsa më 26 tetor dhe në Batushë e në Deçan.
Nga fundi i nëntorit i gjithë rrafshi i Dukagjinit u mor nga forcat partizane, duke ua zënë vendin atyre gjermane, të cilat filluan tërheqjen në drejtim të Veriut.
Pas hyrjes së brigadave të Shqipërisë në Kosovë dhe në Dukagjin, nga drejtimi i Podujevës, Shkupit dhe Gjilanit, në Kosovë filluan të depërtojnë edhe brigadat jugosllave (Divizioni 46-të i Korparmatës XIII serbe) si dhe Armata II bullgare, të cilat u shoqëruan edhe nga Brigada V kosovare. Partizanët serbë, bullgarë të shoqëruar edhe me një njësit partizanësh kosovarë hynë në Prishtinë më 19 nëntor 1944.Të njëjtat, një ditë më vonë hynë në Vuçitërnë prej nga luftuan në Trepçë dhe Zveçan.
Brigadat partizane, sikurse në Dukagjin, futeshin me flamurin shqiptar dhe atë jugosllav me yllin pesëcepësh në mes. Sapo hynin, nëpër sheshe të qyteteve, spikatnin bashkërisht fotografitë e Titos dhe të Enverit, të shoqëruara me parulla shqip dhe serbisht për vëllazërim-bashkimin dhe miqësinë shqiptaro-jugosllave të kalitur në luftën e përbashkët antifashiste.
Nuk do të vonojë dhe sapo populli të jetë mësuar paksa me atmosferën e “triumfalizmit çlirimtar”, që sillnin partizanët e përqafuar shqiptarë dhe jugosllavë gjatë demonstrimeve të përbashkëta, ashtu siç ishte paraparë, në heshtje dhe pa ndonjë bujë, do të fillojë marrja në mbikëqyrje e pushtetit vendor, të drejtuar nga këshillat nacionalçlirimtare, kryesisht prej Shqiptarëve, nga ana e ushtarakëve jugosllavë, të cilët praktikisht filluan vendosjen e mbikëqyrjes ushtarake, e cila bëhej në emër të vendosjes së pushtetit të përbashkët popullor në rrethanat e çlirimit.
Shërbimi informativ ushtarak jugosllav i quajtur OZNA, i cili prej kohësh ishte vendosur në Shkup dhe kishte filluar përgatitjet për kohën që do të futej në Kosovë, shpërndau ngado bashkëpunëtorët e vet dhe zuri të xhirojë situatën në kërkim të intelektualëve, patriotëve dhe gjithë atyre që tashmë ishin futur në defterin e kolaboracionistëve ose të bashkëpunëtorëve të drejtpërdrejtë të okupatorit, ku përfshiheshin Balli Kombëtar, Legaliteti dhe forcat e tjera politike, sidomos ato që ishin të lidhura me Komitetin Kombëtar Demokratik Shqiptare (i cili nga prilli i vitit 1945 do të kthehet në Lëvizjen Nacional Demokratike Shqiptare) dhe frymën e saj që kishte shtrirje të gjerë në Kosovë. Për Jugosllavët vlente qëndrimi i njohur: kush nuk është me ne është kundër nesh.
(Shkëptje nga “Kosova 1912-1945”, faqe 332-337).

Feliks Haxhija, detektivi më i kërkuar në SHBA, nderohet me çmimin si investiguesi më i mirë për vitin 2022, në Florida 

0

 

Shkruan: Eneida Jaçaj 

Suksesi dhe një karrierë e mirë, e shtrirë në kohë, do të thotë punë, përkushtim dhe pasion! Suksesi është fruti i një pune të gjatë, është vlerësimi që njeriu ia bën dhuratë vetes pasi ka sakrifikuar dhe ka derdhur mundin e tij, në atë fokus që i ka vendosur qenies së tij! Vlerësimet apo çmimet që do të shfaqen gjatë karrierës, do të jenë “kurora” e një suksesi të konsoliduar, e sakrificave të pashtershme, nga ku njeriu ndërton një themel me bazë të fortë, të palëkundshëm dhe largpamës. Triumfi i fitores është “maja e ajzbergut” për këdo që dëshiron të thyejë akullin me punë dhe arritje! Puna e përgjegjshme dhe sakrifikuese është e vetmja që nuk do të të tradhtojë, por, herët a vonë do të të shpërblejë dhe do të të vendosë në vendin që meriton!  

Forhåndsvisning av bilde

Feliks Haxhija është sinonim i punës së përgjegjshme, seriozitetit, përkushtimit, i cili ka arritur majat e suksesit në fushën e zbulimit. Haxhija nuk po ndalet, por po njeh vetëm suksese dhe vlerësime. Triumfi dhe altari i nderit është vendi që Feliks Haxhija ka pozicionuar veten, por edhe kombin! Pasi është vlerësuar me shumë çmime si detektivi më i kërkuar në Dallas, Feliks Haxhija merr çmimin e radhës si investiguesi më i mirë për vitin 2022, në Florida. Kompania e tij, “Feliks Investigation Group”, është përzgjedhur si më e mira dhe më e kërkuara në fushën e zbulimit. Nëse do të kërkoni në Google, “Feliks Investigation Group”, do të gjeni se kjo kompani i ka review-të më të mira dhe ka marrë 5 yje (five stars). Një vlerësim i tillë është shumë i rrallë të arrihet, pasi të jesh detektiv privat dhe të drejtosh një kompani të tillë është një punë shumë e ngarkuar dhe kërkon shumë kohë, duke sakrifikuar veten por edhe kohën për familjen. “Feliks Investigation Group” operon në Boston Ma, Manchester NH, Tampa FL dhe Burlington VT.  

Forhåndsvisning av bilde

Feliks Haxhija është një djalë serioz dhe shumë punëtor, i cili është mjaft i kërkuar nga amerikanët që vinë jo vetëm nga shtetet ku kompania e tij operon, por edhe nga komuniteti shqiptar. Atij i kanë besuar shumë raste që kanë patur nevojë për zbulim, duke filluar nga çështje tradhtie, familjare, personale, ndërpersonale, të cilat Feliksi i ka përmbyllur me sukses, duke ndihmuar në zgjidhjen e shumë problemeve shoqërore. Feliks Haxhija është një ndihmë e madhe dhe zgjidhje për secilin që ka nevojë për dritë në çështje të ndryshme. Një çështje që të marrë një drejtim të caktuar dhe të duhur, ka nevojë për shumë fakte zbuluese, transparencë dhe korrektësi. Feliksi me kompaninë e tij investiguese është i gatshëm të dëgjojë çdo problematikë dhe të japë kohën e tij të mjaftueshme të zbulimit.  

Forhåndsvisning av bilde

Që prej moshës 16 vjeçare, kur fitoi lotarinë amerikane, Feliks Haxhija jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai jeton tashmë prej 22 vitesh në Amerikë. Kreu studimet atje në fushën e Kriminalistikës; përfundoi Masters Degree in Criminal Justice and Minor Security në vitin 2012. Më pas filloi punë si detektiv privat për NWI Investigations, ndërsa në vitin 2017 hapi agjensinë e tij “All Access Investigations”. Më pas, në vitin 2019 hapi Feliks Investigations Group LLC në 4 shtete. Puna, profesionalizmi, suksesi i çdo shqiptar jashtë kufijve të Shqipërisë, na nderon si komb dhe na shtyn akoma më shumë për t’i dhënë prestigj emrit Shqipëri.  

Forhåndsvisning av bilde

Pjesa dërrmuese e të rinjve shqiptarë janë diplomuar në shkollat më të mira jashtë vendit, duke shkëlqyer në profesione e tyre dhe mbajnë poste të rëndësishme në vendet ku jetojnë. Komuniteti shqiptar shkëlqen si drita e diellit, duke ndriçuar jo vetëm veten, por duke lartësuar edhe kombin shqiptar. Pikërisht, Feliks Haxhija është një ndër ata shqiptarë që na bën të ndihemi krenarë. Suksesi është triumfi i punës së palodhshme, e cila gjithmonë do të të vlerësojë dhe do të nxjerrë në dritë!...Column Break…

Forhåndsvisning av bilde

Bashkësia ndërkombëtare duhet të vendos sanksione ndaj Serbisë

0

Hyzri Salihu, Ferizaj

___

Koordinim me Strukturat Amerikane -Shqiptare Këndvështrimi ndërkombëtar të jetë : Për paqen duhet luftë! Ne luftojmë për paqen! Lufta për paqen! Të gjithë e dimë se e ardhmja e ka përherë edhe një të kaluar. Vështrimi i saj nuk duhet të na lejë të gabojmë.

Por nuk është aspak e rastit që në kërkim të zgjidhjeve sa më afërta dhe efektive në shumë aspekte faktori nërkombëtar duke synuar fundin dhe suksesin e një operacioni politik ,diplomatik dhe së fundi ushtarak,tërhiqet nga ideja se çfarë duhet bërë në kushte aktuale. Sigurisht ky është nxitim dhe krijon kushte për të bërë edhe gabime.

Vëreni me kujdes deklarimet e njerzve të nderuar të inteligjencës botërore në kushtet e parafillimit të veprimtarisë së faktorit ndërkombëtar për zgjidhjen e krizës në Kosovë. Sot një pjesë prejt tyre skuqen për ato që kanë thënë. Prandaj bashkësia ndërkombëtare duhet të vendos sanksione ndaj serbis terroriste.

Filozofia thotë – “Gjëja më e pabarabartë apo tmerrësisht e pabarabartë është ajo,që të bësh të barabarta ato që nuk janë të barabarta “

Hyzri Salihu, FBKSH 07.11.2022

Katër vëllëzër, pesë parti!

0

Florim Zeqa 

Kohëve të fundit në shkrimet e mia shpeshherë e kam përdorur thënjën “Katër vëllëzër, pesë parti”, por asnjëherë nuk i kam dhënë shpjegimin e duhur, jo pse nuk donja, por prisja që lexuesit ta zbërthejnë kuptimin e kësaj thënje katërçipërore!

Katandisja e partive politike, i ka rrënuar në themel familjet tona

Familja është shtet në miniaturë dhe anasjelltas, shteti është familje e madhe dhe e zgjeruar në shumë dhe përmbajtje. Patriotizmi burimin e ka në familje. Një kryefamiljar i mirë i cili e unifikon familjen e vet, padyshim se do të jetë i aftë të unifikojë edhe fqinjet, lagjen, fshatin, qytetin pse jo edhe shtetin në përgjithësi, në të kunderten nese kryefamiljari nuk arrinë të krijojë harmoni dhe unitet në familjen e tij nuk ka pse të shkoi me tutje me hipokrizitë e tij!

Një person i cili rrjedhë prej një familje të mirë dhe të moralshme, e ka të hapur derën për të përçuar mesazhe pozitive tek fqinjët dhe tek të tjerët në përgjithësi.

Familja, morali dhe ndërgjegja e pastër, janë keto tri nga shumë elemente tjera që e bejnë individin të jetë patriot (atdhetarë) i mirë. Kodet zakonore ishin ligj dhe kushtetutë të cilat e kanë mbrojtur nderin dhe dinjitetin njerëzorë të familjeve shqiptare.

Partitë e sotme politike më shumë ngjajnë në korporata fitimprurëse sesa në parti të mirëfillëta politike që kujdesen për rregullimin e rendit shtetërorë dhe shoqërorë në veçanti. Njerëzit e rreshtuar pas liderëve të partive politike, me ardhjen në pushtet brenda natës po bëhen milionerë dhe pronarë të pasurive publike!

Katandisja e vlerave nëpër parti politike i ka rrënuar në themel familjet tona. Për të mos thënë asnjë, të pakët janë sot ata kryefamiljarë (prind) që iu shkon fjala në familjet e tyre, e të mos flasim për vëllëzërit e të njëjtëve prind, të cilët janë bërë “pikë e pesë” siq e thotë populli nëpër parti të ndryshme politike, ku nuk dihet kush me kë është dhe cilës parti i përket!

Herë majtas e herë djathtas, herë me “Hatën” e herë me “Fatën”, herë me t’kaltër e herë me t’kuq e kanë bërë Kosovën rrush!

Pak ka rëndësi cila parti fiton e cila humbë, fitues jemi ne

Siq e ceka në titull të shkrimit “Katër vëllëzër, pesë parti”, mirëpo, kjo nuk ka të bëjë fare me numra, por me përmbajtje. Edhe në atë familje ku janë vetëm dy vëllëzër nuk janë bashkë në të njëjtën parti, e të mos flasim për familje të mëdha ku janë 5,6,7 apo 8 e më shumë vëllëzër dhe motra, ku të gjithë janë të degëdisur nëpër shumë parti!

Pa dashur që ta personalizojë analizën politike, vërtetë duket e neveritshme dhe qesharake ku i sheh nëpër tubime partiake individët e caktuar duke kërkuar unifikim politik në parti, kurse në familjen e tij janë të ndarë nëpër disa parti!

Vëllëzërit e ndarë nëpër disa parti politike, fillimisht duhet të bashkohen në një parti politike, pastaj të ju bëjnë thirrje të tjerëve për unifikim në atë apo këtë subjekt politik!

Problemi është, se vëllëzërve të shpërndarë nëpër parti të ndryshme politike nuk ju bën përshtypje përcaktimi ideologjik, pasi mendjen e kanë tek interesi personal dhe familjarë, si të përfitojnë nga cilido që vjen në pushtet.

Pak rëndësi ka cila parti i fiton zgjedhjet, përfituese del familja e “katër” vëllëzërve, ndërsa ai që është i vetëm dhe pozicionohet në njërin krahë politik rrezikon të mbetet “Fetah” apo “as me ne dhe as me ata”!

Ky është realiteti i hidhur në Kosovën e sotme, në të cilën nuk vijnë në shprehje vlerat e mirëfillta, por gjuha e muskujve dhe maskarallëkut njerëzorë.

Në shoqërinë e sotme kosovare, njerëz të zotët konsiderohen ata që dijnë të gënjejnë dhe mashtrojnë, ata që plaçkisin dhe dhunojnë, ata që vjedhin dhe uzurpojnë, kurse të paaftë konsiderohen të gjithë njerëzit e ndershën që nuk i bëjnë veprat e sipërpërmendura!

Në një vend ku nuk vlerësohen dija dhe vlerat njerëzore, nuk mund të thuhet që është vend mormal për të jetuar në të! Ajo që i dallon njerëzit nga kafshët, është instikti dhe ndërgjegja e jo dukja e jashtme!

Historia na mëson se, kështu siq jemi katandisë sot, ishim edhe në të kaluarën përgjatë pushtimeve të gjata. Parullat “Vdekje tradhëtarëve liri popullit” dhe “Vdekje fashizmit liri popullit”, etj, na paskan qenë vetëm maskarada mashtruese, ngase gjithmonë me vete i paskemi marrë zuzarët dhe tradhëtarët!

Një vepër e shkruar me përkushtim për hyjin e mirësisë dhe të shqiptarisë

0

Prof. Dr. Muhamet SHATRI, historian, Malmå, Suedi

  • Njohja me një personalitet të veçantë, me vendlindjen dhe paraardhësit e tij 

Tomë Mrijaj, “Monsinjor dr. Zef Oroshi, një jetë e shkrirë për fe dhe atdhe”, New York, USA, 2009 

Libri monografik i publicistit, veprimtarit dhe humanistit Tomë Mrijaj me titull “Monsinjor dr. Zef Oroshi, një jetë e shkrirë për fe dhe atdhe” (Jetëshkrim), është një lloj enciklopedie gjithëpërfshirëse dhe mjaft kuptimplote për kontributin e madh atdhetar e fetar të meshtarit, mjeshtrit të letrave, arkitektit të institucioneve fetare, Monsinjor dr. Zef Oroshi.   

Veprimtaria e tij në afirmimin e çështjes shqiptare në Mirditë – Shqipërinë e Veriut, në Kosovën martire, në Itali dhe në SHBA, ka qenë deri diku e njohur, por jo aq sa ofron kjo vepër monografike studimore.   

Zef Oroshi, ka qenë jo vetëm udhëheqës shpirtëror, por edhe drejtues i qëndresës popullore antikomuniste për disa muaj me radhë në Shqipëri, kurse në botën e jashtme është angazhuar me tërë qenien për ndërlidhjen e fijeve të mërgatës shqiptare, për organizimin e mobilizimin më të mirë të saj, për kultivimin e fesë, kulturës dhe për rritjen e vetëdijes kombëtare, përgjithësisht.   

Autori i librit Tomë Mrijaj, ka qenë vazhdimisht në kontakt me protagonistin kryesor të studimit të tij, prandaj e ka njohur nga afër më mirë se shumë të tjerë.  

Ai ka përcjellë dhe shënuar në ditarin e tij veprimtarinë kulturore, fetare, letrare e publiçistike të Monsinjor dr. Zef Oroshit, të cilën ia la trashëgim botës shqiptare, në përgjithësi, dhe mërgatës sonë, në veçanti.   

Autori e kishte mik shtëpie dhe kumbar të katër fëmijëve, prandaj ishte vazhdimisht pranë tij, të thuash, në të gjitha aktivitetet e rëndësishme, por dhe në mbrojtjen dhe sigurinë e tij.   

Në ekspozicion (parashtrim) të veprës, autori përshkruan jetën e Zef Oroshit që nga lindja (më 23 nëntor 1912, pra pesë ditë para Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë), fëmijërinë e rininë, shkollimin në Seminarin Papnor të Shkodrës, ku u dallua me përkushtimin e dashurinë ndaj punës, librit, njohurive të reja etj.   

Një rol të madh në edukimin e mbarë, në zgjerimin e horizontit dituror, në përgatitjen dhe formimin e tij intelektual etj., ka luajtur mësuesi patriot, poeti model, gjuhëtari i shquar dhe bariu shpirtëror – dom Ndre Mjeda.  

Gjatë shkollimit në Shkodër, Zef Oroshi pati fatin të njohë e të marrë mësime edhe nga Homeri shqiptar, at Gjergj Fishta.   

Pas përfundimit të Seminarit me rezultate të larta, shkoi në Itali, ku u regjistrua në Universitetin e Urbino-s, në të cilin u diplomua po ashtu me rezultate të shkëlqyera në Teologji dhe Filozofi.  

Më 1946, abati i Mirditës Frano Gjini e emëroi këshilltar në dioqezën e Mirditës, ku, nëpërmjet meshtarisë, veç të tjerash, u përqendrua në zhdukjen e problemit të gjakmarrjes, të kësaj plage të hapur hemorragjike, e cila ende nuk është shëruar në Miditë dhe në Shqipërinë e Veriut dhe vazhdon të kullojë dhembje e gjak.   

Në pjesën vijuese, autori Tomë Mrijaj na prezanton Mirditën e stërgjyshërve të tij, hedh dritë në vendlindjen e protagonistit famëmadh, shpalos historinë e saj të dhembshme, por edhe krenare, trajton çështje etnokulturore, duke folur për bajraqet, doket, zakonet e, me theks të veçantë, për peshën e Kanunit të Lekë Dukagjinit.   

Duhet theksuar se sa i përket të dhënave për Mirditën, autori i kompleton me shënimet interesante e shteruese të abat imzot Preng Doçit, që është një nga figurat më markante kishtare e atdhetare të historisë shqiptare.  

Kundërshtar i komunizmit dhe përpjekja për fe e atdhe 

Autori, ndalet dhe rrëfen, për qëndresën antikomuniste të Grupit Nacional Indipendent, të Lidhjes së Shkodrës, me kapidan Mark Gjonmarkun, në krye dhe të grupacioneve të tjera antikomuniste, përfaqësuesit e të cilave në Kuvendin Themelues, më 6 nëntor 1946 në Romë morën vendim për krijimin e Bllokut Kombëtar Indipendent. Ndër nënshkruesit e proçesverbalit të themelimit figurojnë: Kapidani i Mirditës Gjon Marka Gjoni, Ndue Gjonmarkaj, Qazim Mulleti, dr. Xhemil Dino, Nebil Dino, prof. Sotir Kozmo, kapiten Asllan Libohova, Pandeli Papalilo, Luigj Gjergjola, Safa Vlora, Jak Koçi, dr. Eduard Liço, dr. Ismail Vërlaci, prof. Ernest Koliqi, Nexhmedin Vrioni, dr. Xhelal Mitrovica, prof. Namik Resuli, dom Frano Karma, kapiten Jorgji Ruço, kapiten Kapllan Libohova, Theofan Qesari, dr. Kadri Myftiu, dr. Lin Shkreli, prof. Stefan Gazulli.   

Në vazhdim, Tomë Mrijaj shkruan për misionin e parë të zbarkimit me avion italian në malet e Mirditës, më 15 shkurt të vitit 1949, të grupit të përbërë nga Ndue Pjetër Gjonmarkaj, Ndue Mëlyshi, Alush Lleshanaku dhe Xhevdet Blloshmi, të cilët ishin stërvitur në Qendrën Amerikane të Zbulimit në periferi të Romës.   

Kapidan Ndue Gjonmarkaj nga Mirdita, i biri i Kapidan Gjon Markgjonit një antikomunist i njohur, që kishte organizuar Mirditën kundër komunizmit, në fillim të vitit 1944 dhe pas vrasjes së vëllezërve të tij Mark e Llesh Gjonmarkaj, ai nga Italia u vu në krye të përgatitjes së planeve të zbarkimit në terren (Malet e Mirditës etj.) të grupeve parashutiste antikomuniste.  

Ai gjithashtu cakton Ndue Pjetër Gjomarkun në krye të forcave profesioniste parashutiste si dhe e emëron me detyrën e n/kryetarit të nën komitetit Krahinor të Mirditës, në “Lidhje Kombëtare të Maleve”.  

Ndue Mëlyshi ishte i biri i bajraktarit të Kthellës, Gjon Mëlyshit, një prej familjeve më të njohura të asaj zone, ku disa prej djemve të atij trungu familjar, kishin shërbyer si ushtarakë të Monarkisë së Zogut.   

Alush Lleshanaku (ish-profesor në Normalen e Elbasanit), i cili pas vitit 1944, doli në mal dhe u vu në krye të një çete antikomuniste, që vepronte në rrethinat e Elbasanit, Peqinit, e pyjet e Martaneshit.   

Xhevdet Blloshmi, (ish-kapiten i Monarkisë së Zogut), nga familja e njohur e Blloshmëve të Bërzeshtës së Librazhdit, i cili gjithashtu që në dhjetorin e vitit 1944, kishte dalë në mal në arrati, në krye të grupit të rezistencës antikomuniste, duke vepruar në zonat e Librazhdit e Elbasanit, deri sa u arratis nga Shqipëria.   

Më pas jepen të dhëna shumë interesante të ish ambasadorit të Shqipërisë në Vatikan, studiuesit dr. Pjetër Pepa, lidhur me përgatitjet për arrestimin e prelatit guximtar, për mbështetjen që i dhanë besimtarët, për ta shpëtuar nga rrethimi i egër komunist, si dhe për bashkimin e tij me grupet e qëndresës atdhetare në malet e Mirditës, me vëllezërit Mark e Llesh Gjonmarku në krye, të cilët u vranë nga forcat e Sigurimit.   

Dom Zef Oroshi kishte punuar me grupet antikomuniste të drejtuara asokohe nga Dera e mirënjohur e kapidanëve të Mirditës, deri në vrasjen e dy vëllezërve: kapidan Markut dhe Llesh Gjonmarkut.   

Në një shkrim me kujtime: “Homazh për Monsinjor dr. Zef Oroshin”, autori Bep Kuqani me banim në SHBA, ish i burgosur politik në kohën e regjimit komunist në Shqipëri, kujton: “… Për Dom Zef Oroshin, duhet dijtë edhe kjo: Qysh nga dita e arratisjes, që hoqi veladonin e doli në mal, e deri që iku në Jugosllavi, banorët e Mirditës dhe të malësisë së Lezhës e kanë njohë ma fort si prift, si Kryetar të Komitetit të Maleve, si organizator i “Çetave të Shpagimit”, si luftëtar shumë trim dhe si antikomunist i vendosun”.   

Në vazhdim, autori i librit, Tomë Mrijaj përshkruan arratisjen e prelatit guximtar në Jugosllavi në vitin 1952, bashkë me meshtarët: at Daniel Gjeçaj O.F.M., at Ambroz Martini O.F.M, dhe dom Nikollë Kimza, të cilët organet e pushtetit jugosllav i vendosin larg kufirit të Shqipërisë, në Mitrovicë. Prej andej, prelati Zef Oroshi, më 3 shkurt 1953 i dërgon një letër kapidan Ndue Gjomarkut, i cili asokohe gjendej në Romë. Përmes saj e informon imtësisht për gjendjen e rëndë në të cilën gjendej Mirdita e Shqipëria para arratisjes së tij. Ai arrin të vlerësojë drejt se si klika komuniste e Tiranës ia kishte dalë që të fuste përçarje ndërmjet toskëve dhe gegëve, se si Shqipëria kishte humbur independencën e saj karshi perandorisë së ferrit të popujve (Bashkimit Sovjetik) etj.   

Është mjaft prekës fragmenti i letrës, ku shkruan për mungesën e gjërave elementare ushqimore, për vdekjet e njerëzve nga torturat, nga uria, nga sëmundjet etj. Krahas kësaj, letërshkruesi shënonte se në Tiranë e kishin lartësuar Stalinin, duke i ngritur pesë monumente. Kështu, thekson ai, ishte vepruar edhe në qytetet kryesore të Shqipërisë.  

Një fakt tjetër shqetësues dhe i dhembshëm ishte se në shkolla mësimi zhvillohej sipas programeve të pedagogjisë sovjetike; ndërsa me dekretligjin e gushtit të vitit 1952, ndaloheshin të gjitha librat e shtypur para vitit 1944, si në gjuhën shqipe, ashtu edhe në gjuhët e huaja.   

Në vazhdim jepen të dhëna për shtypjen fetare dhe qëndresën e kishës katolike në Mirditë, duke sqaruar pse qëndresa e saj ishte aq e fuqishme. Kemi këtu të dhëna për riorganizimin e Nënkomitetit të Mirditës, që drejtohej nga Llesh Gjonmarkaj dhe për ndërlidhjet e tij me udhëheqësit e krahinave të tjera. Në fund të letrës evidentohet terrori e dhuna e paparë, por edhe qëndresa spartane e luftëtarëve të lirisë.   

Me doktoratë të filozofisë dhe teologjisë në Romë drejt Amerikës 

Në vitin 1954, dom Zef Oroshi bashkë me meshtarët at Daniel Gjeçaj dhe dom Nikollë Kimza, me garancinë e kapedanit të Mirditës, Gjon Marka Gjoni dhe djalit të tij, Ndue Gjonmarku, shkuan në Itali. Atje, sipas autorit Tomë Mrijaj, dom Zefi ndoqi studimet në Universitetin Katolik “Angelicus”, duke i finalizuar ato me mbrojtje të tezës së doktoratës, me notën më të lartë.   

Gjatë qëndrimit në Romë, krahas meshtarisë, filloi të bashkëpunojë me botuesit e “Shejzave” prof. Ernest Koliqin dhe redaktorin prof. Martin Camajn. Në Romë përktheu veprën “Shkrimi i Shenjtë, Katër Ungjijtë dhe punët e Apostujve”, të cilën ia kushtoi mësuesit të paharruar dom Ndre Mjeda.   

Një kapitull i veçantë i monografisë së Tomë Mrijajt për atdhetarin dom Zef Oroshi, është ai që pasqyron jetën dhe veprimtarinë e tij në SHBA. Në vitin 1961, dom Zef Oroshi shkon në Amerikë. Fillimisht vendoset në Boston, ku qëndron disa muaj dhe njihet më për së afërmi me “kryeqytetin” e shqiptarëve të Amerikës. Këtu viziton shpesh imzot Fan S. Nolin, me të cilin ka pasur kontakte edhe më parë.   

Monsinjori e pohonte me mburrje se peshkopi Fan Stilian Noli ishte një patriot i vërtetë, se gjatë takimeve të shpeshta ekumenike kishin shfaqur idenë e afrimit të Kishës Ortodokse Shqiptare me Kishën Katolike Shqiptare, por pas vdekjes së peshkop Nolit (më 13 mars të vitit 1965), aktiviteti që ndërmorën bashkësitë fetare të krishtera shqiptare me qëllim të pajtimit, të bashkëpunimit dhe të afrimit të tyre, mbeti vetëm një ide, që koha e harroi dhe zbehu ngadalë.   

Angazhimi në çështje atdhetare, fetare, kulturore dhe artistike 

Një punë të madhe ka bërë Monsinjor Oroshi sidomos nga viti 1962, kur u shpërngul në New York, ku themeloi “Lidhjen Katolike Shqiptaro-Amerikane” dhe më vonë drejtoi revistën “Jeta Katholike Shqiptare”, që doli për 12 vjet rresht (1966-1978 dhe sot vijon me këtë emër).   

Si bazë mbështetëse për pasqyrimin e kësaj veprimtarie dhe angazhimeve të tëra shumëdimensionale, studiuesi Tomë Mrijaj, i ka shërbyer një vështrim i prof. Zef Nekës për revistën “Jeta Katholike Shqiptare” dhe për rolin e madh të imzot Zef Oroshit si drejtor i saj.  

Nga këto shënime del se, pos çështjeve fetare, ai i ka mbajtur në dijeni të plotë lexuesit mbi veprimtarinë e shenjtores për së gjalli, Nënës sonë të madhe Tereze Bojaxhiu. 

Historikisht janë trajtuar tema mbi Gjergj Kastriotin-Skënderbeun, sidomos me rastin 500-vjetorit të vdekjes së tij, mbi arbëreshët, ngritjen e flamurit, mbi përvjetorët e patriotëve, letrarëve, klerikëve të shquar etj.   

Sipas publicistit Mrijaj, dr. Zef Oroshi ishte i mirëpritur edhe në qendrat fetare islame. Duke qenë një atdhetar i flaktë e vizionar, njeri i afrueshëm e racional, ai ka bashkëpunuar ngushtë me drejtuesit e komunitetit mysliman, si: imam Sali Myftinë, kryetar i fesë islame në Detroit dhe Kanada, imam Vehbi Ismaili, imam Isa Hoxhën, hoxhë Hamit Perollin, sheh Halilin, Baba Rexhepin, kryetar i Teqesë Bektashiane në Detroit etj.  

Pra, ai punoi pa u kursyer për kultivimin e traditës e harmonisë fetare shekullore, për mbjelljen e dashurisë e respektit për njëri-tjetrin. Ky përcaktim dëshmohet edhe me faktin se Monsinjori mendjendritur e bamirës, bëri fushatë për grumbullimin e mjeteve për ndërtimin e qendrave katolike e islame.   

Një vend të spikatur autori Tomë Mrijaj i kushton angazhimeve të Monsinjor Zef Oroshit kundër regjimit komunist të Enver Hoxhës. Ai, nëpërmjet takimeve me miqtë amerikanë si dhe gjatë tubimeve e protestave para Selisë së OKB-së, ka stigmatizuar pushtetin dhe ideologjinë komuniste, që e kishin sjellë Shqipërinë dhe popullin shqiptar në një gjendje të mjerueshme ekonomike, arsimore, shëndetësore etj., ku mbretëronte zhgënjimi e po perëndonte shpresa, për një të nesërme më të mirë.  

Aty evidentohet edhe reagimi i Vatikanit dhe i agjencive prestigjioze të lajmeve italiane, austriake, amerikane, angleze etj., për dënimin me pushkatim të dom Shtjefën Kurtit, të cilat protestuan fuqishëm ndaj këtij akti terrorist. Evidentohet raporti i Misionit Shqiptar pranë OKB-së ku theksohet: “Më datën 1 prill 1973, pranë Selisë së Misionit Shqiptar në New York, prifti Zef Çoku (Oroshi) organizoi demonstratë në shenjë proteste, duke shfrytëzuar si pretekst vrasjen e priftit Shjefën Kurti dhe “persekutimet fetare në Shqipëri”. 

Për këtë veprimtari antikomuniste nëna, vëllezërit dhe motra e Monsinjorit në Shqipëri e kishin pësuar shumë rëndë nga regjimi diktatorial i Enver Hoxhës.  

Përkundër këtij preokupimi parësor, prifti atdhetar gjente kohë për t’u kujdesur edhe për gjendjen e punëtorëve shqiptarë të krahut në Amerikë. Ishte mjaft aktiv edhe në sferat kulturore e letrare, duke marrë pjesë në Këshillin Drejtues të “Vatrës”; angazhohej që të mbante gjallë ndjenjat kombëtare e fetare; këshillonte rininë shqiptare të ecte me kohën, angazhohej për ruajtjen e mirëbesimit e ndërlidhjes midis gjeneratave, ose prindërve e fëmijëve të tyre etj.   

Për të gjitha këto dhe sferat e tjera të veprimtarisë atdhetare e fetare, Monsinjor Zef Oroshi konsiderohej si bari i urtë e atdhetar i zjarrtë. Ai ka marrë pjesë edhe në përkujtimin e 25-vjetorit të persekutimit të Kishës Katolike Shqiptare, më 5 mars të vitit 1972 në New York.   

Gjatë këtij aktiviteti inxhinier Xhafer Deva, kryetar i Lidhjes së Prizrenit në Mërgim, përkujtoi virtytet dhe karakterin e martirit patër Anton Harapi O.F.M., të cilin i ngarkuari gjerman për punët e Ballkanit, gjatë Luftës së Dytë Botërore, Herman Neubahuer, e vlerësonte si figurë poliedrike, patriot stoik, filozof, orator dhe shkrimtar të spikatur shqiptar.   

Është me shumë interes të përmendim faktin se si imzot Oroshi mori pjesë dhe bekoi martesën e Leka Zogut II, i biri i Ahmet Zogut (në Spanjë) më 10 tetor 1975, në prani të 1500 pjesëmarrësve, përfshirë këtu rreth 100 personalitete të huaja; ambasadorë, princër, mbretër, dukë e dukesha, Ai, në krye të Lidhjes Katolike Shqiptare, më 26 tetor 1975 organizoi një mbrëmje kulturore shoqërore kushtuar përkujtimit të botimit të veprës së parë letrare në prozë në gjuhën shqipe të imzot Pjetër Bogdanit.  

Nderimi për Nënën Tereze dhe personalitete të tjera kombëtare 

Një vend mjaft të dukshëm, autori Mrijaj i kushton ftesës dhe mikpritjes së Nënës Tereze që i bëri Monsinjor dr. Zef Oroshi në Kishën Shqiptare në New York, më 25 korrik 1976 dhe efekti që pati prania e saj në mesin e shqiptarëve në Amerikë. 

Autori, në vazhdim shkruan se si më 24 shtator 1978 bëhet inaugurimi i Kishës Katolike Shqiptare në Bronx, N. Y., të ndërtuar me ndihmat e shqiptarëve të këtij qyteti të madh, me çka u përmbyll një periudhë e lavdishme veprimtarie, për mërgimtarët katolikë shqiptarë në Amerikë.Në vitet në vazhdim, përkatësisht në vitin 1982, Monsinjor dr. Zef Oroshi ishte i ftuar nga Universiteti “Santa Clara” në Kaliforni, ku celebroi një meshë për nder të martirëve shqiptarë ndër shekuj.   

Autori Tomë Mrijaj shkruan edhe për takimin e Monsinjor dr. Oroshit me dr. Anthoni Athanasin në Boston, në maj të vitit 1982, ku bashkë me të ka qenë edhe prof. Zef Neka. 

Kështu, autori, duke qenë pranë tij në momentet më të rëndësishme të veprimtarisë, ka arritur të japë momente mjaft interesante dhe nganjëherë shumë prekëse veçanërisht kur Monsinjori merrte lajme të këqija për familjarët e tij në Shqipëri. Për fat të keq, këso lajmesh pikëlluese merrte shpesh jo vetëm ai, por edhe emigrantë të tjerë shqiptarë.   

Vdekja e vëllezërve, Prendit dhe Ndues, motrës Luçie ishte kulmi i tyre tmerrues. Janë me shumë interes edhe pjesët ku flitet për nderimin që Monsinjori i bëri figurës madhore të Abaz Kupit pas vdekjes. Ai u lut për të jo vetëm gjatë ceremonisë mortore, por edhe dy vite rresht pranë varrit të tij.  

Autori i librit ishte i pranishëm gjatë vizitës që Monsinjor dr. Zef Oroshi i bëri Memorialit të shërbëtorit të kombit, Mit’hat Frashërit, duke shprehur kështu respektin e thellë për atdhetarin e shquar. Ai, duke njohur personalitetin, angazhimin atdhetar, kulturor e politik, shpirtin e dëlirë të gjeniut të kombit, ka bërë një paraqitje shteruese për jetën dhe veprën e tij.   

Është shumë e njerëzishme dhe kuptimplote pasqyrimi i raporteve tepër të afërta të Monsinjor dr. Zef Oroshit me Tomë Mrijajn, autorin e librit kushtuar këtij personaliteti të rëndësishëm.  

Disa tablo me tema të ndryshme pasqyruese: “Si u bëmë kumbarë”, “Ikja dhe ardhja e një engjëlli” etj., e plotësojnë dhe begatojnë gjithnjë e më mirë kontributin e Monsinjorit, që ka dhënë në disa fusha të veprimtarisë së tij.  

Në një tablo pasqyrohet edhe profecia e admirueshme e Monsinjor Zefit, e cila më ka bërë përshtypje të jashtëzakonshme, duke ma kthyer kujtesën në në kohë mjaft të largët, në gjysmën e dytë të viteve ’60, kur punoja si mësimdhënës në shkollën tetëvjeçare të Gurrakocit. Kjo ma kujtoi tragjedinë e familjes së Jakup Salih Gjedisë, një emigranti nga Bytyçi i Tropojës, i vendosur në fshatin Veriq të Istogut, të cilit malazezët ia paten therur djalin, Hilmiun (1954-1969), i cili ishte nxënës imi ndër më të mirët, një djalë i zgjuar dhe shumë i edukuar.  

Derisa po e lexoja këtë pjesë të librit, sakaq para sysh m’u shfaq Hilmiu i zbehtë në fytyrë e me sy gjysmë të perënduar. E kam parë me sytë e mi se si shuhej në duart e prindërve të tij, Gjylës dhe Jakupit në qendër të Gurrakocit teksa po prisnin ndonjë mjet për ta dërguar sa më shpejt në spitalin e Pejës.   

Kjo vrasje makabre pat pikëlluar nxënësit, mësimdhënësit, madje edhe të gjithë banorët e Podgurit e më gjerë. Duke parë solidaritetin kaq të madh dhe bujarinë e fisnikërinë e njerëzve të këtij mjedisi, Jakup Salih Gjedija dhe familja e tij e kthyen dhembjen në forcë, ndjellakeqësinë (pesimizmin) në ndjellamirësi (optizmizëm), zhgënjimin në shpresë se në jetë shpejt do t’u vije një fëmijë tjetër që do të marrë kuptimin e vazhdimësisë, pavdekësisë së fisit të tyre, që do të jetë sinonim i pathyeshmërisë e qëndresës së përjetshme në këto troje. Kështu, po atë vit familjes Gjedija ia fali Zoti një djalë. U gëzuan jo vetëm njerëzit, por edhe trarët e shtëpisë…   

Gjithashtu është shumë prekëse edhe përshkrimi i tragjedisë tjetër që kishte përjetuar familja Gjedija në Amerikë.  Në vitin 1972, ajo është shpërngulurnga Kosova në Itali, për të vazhduar një vit më vonë rrugëtimin për në SHBA. Atje, më 28. IX. 1981, humbi jetën Hilmiu (emër i përtërirë), nipi i vogël i Jakupit e djali i Azemit. Pikëllimi ishte tepër i madh sepse ishte i vetmi vëlla i pesë motrave. Shumë njerëz, në mes tyre edhe Monsinjor Zefi bashkë me autorin e kësaj vepre, Tomë Mrijajn, morën pjesë në ceremoninë mortore për ta ngushëlluar dhe për t’i dhënë forcë qëndrushmërie familjes së Azem Gjidisë që ta përballoj dhembjen e madhe.  

Lidhur me këtë autori shkruan: “Me këtë rast Monsinjori pasi qendroi para kufomës dhe dha uratën e përshpirtshme, iu drejtua të pranishmëve:” Me erdhi shumë keq për fatkeqsinë e papritun”. Dhe pa me sy Azemin, babanë e të ndjerit. “Kjo ka qenë vullnesa e Zotit, por e ndiej thellë në zemrën time se s’shpejti Zoti do ta gëzojë familjen me nji djalë!” 

Mbas një viti parashikimi i Imzot Oroshit u bë realitet. Vullneti i Zotit vendosi që kjo familje atdhetare të shtohej më një djalë. Shumë të pranishëm, që e kishin dëgjuar lutjen e bariut shpirtbardhë e zemërluan, thoshin: “Monsinjor Zef Oroshi ka shumë parandjenjë. Atë, që ia ndjen zemra Zoti ia bën realitet!”    

Në vazhdim përshkruhet momenti kur Monsinjori me autorin u gjendën përpara shtëpisë së amshimit, ku ishte skalitur rrasa e varrit të tij, me fjalët si tek rrasa e Moisiut. Autori, duke qenë një mik i shpirtit të Monsinjor dr. Zef Oroshit dhe njeri shumë human me zemër të bardhë, i ka qëndruar si gardian mbrojtës, madje edhe kur i adhuruari i tij kaloi në amshim, ai luajti rolin kryesor në organizimin e ceremonisë mortore.   

Në vitin 1985, del në pension, me çka, sipas autorit, Monsinjor Oroshi ishte i qetë për realizimin e qëllimit të popullit të vet në Amerikë. Me daljen në pension të imzot Oroshit, vendi i tij u zëvendësua nga dom Rrok Mirdita.   

Në këtë libër, lexuesi gjen edhe një mal me të dhëna plotësuese për jetën dhe veprën e Monsinjor dr. Zef Oroshit dhe të miqve të tij të shumtë si prof. Rexhep Krasniqi, prof. Luan Gashi, gazetares Nexhmie Zajmi etj. Këto të dhëna kompletohen edhe me shënime (referenca të kompletuara përmbajtësore) që do t’u shërbejnë edhe studiuesve të tjerë.   

Autori e ka kompletuar me mjeshtëri figurën dhe veprimtarinë e protagonistit kryesor të tij, duke portretizuar edhe disa prelatë të tjerë të shquar, si: imzot Vinçenc Prennushi, të cilin e vlerëson si shërbëtor të devotshëm të fesë dhe si njohës të thellë të letërsisë, pastaj figurën e imzot Rrok Mirditës, që shërbeu dhe u ngrit në Tivarin tonë, në skajin më verior të Arbërisë.   

Libri pasqyron në detaje ringjalljen e hierarkisë së kishës katolike në Shqipëri, Kosovë dhe në trevat e tjera etnike. Kjo kompletohet me jetëshkrimet e imzot Rrok Mirditës, at Andrea Nargajt, dom Lazër Sheldisë, dom Pjetër Popajt dhe dom Nikolin Përgjinit.   

Në këtë vepër, lexuesi has në të dhëna shtesë për imzot dr. Oroshin, për revistën “Jeta Katholike Shqiptare” etj. Ka këtu edhe shkrime të dr. Rexhep Krasniqit, për gjendjen e bashkësisë së mërgimit politik shqiptar në New York (1967) dhe për inaugurimin e Kishës së re moderne të “Zojës së Këshillit të Mirë”, më 24 shtator 1974, që është një ngjarje më rëndësi të madhe jo vetëm për bashkësinë katolike shqiptare amerikane të New York-ut, por edhe për mbarë mërgimin politik shqiptar në Amerikë.   

Autori Tomë Mrijaj inkorporon (përfshin) në libër edhe kumtesën e tij shkencore me titull “Me zemër të madhe për Atdheun”, paraqitur në Sesionin shkencor në Prizren, më 26-27 nëntor 2004, pastaj “Kujtimet e hidhura nuk fshihen…” dhe “Respekt e mirënjohje për mësuesin Mjedja”. Në referencë jepen të dhëna me shumë interes për studiuesin e mirënjohur, dr. Mentor Qukun, autorin e disa veprave për dom Ndre Mjedën. E gjithë kësaj duhet shtuar edhe intervista me publicistin veteran, Tonin Mirakaj, me titull “Imzot Zef Oroshi, themelues e drejtues i shtypit katolik shqiptar në Amerikë” etj.  

Publicist dhe letërkëmbyes (epistolar) 

Figura poliedrike e Monsinjor Oroshit kompletohet edhe me kontributet e tij në publicistikë, të cilat pasqyrohen nëpërmjet artikujve: “Nji oazë rilindjeje kombëtare në diasporë” pastaj “Fiket Ernest Koliqi, nji pishtar i letërsisë e i kulturës shqiptare”; “Përgatitja dhe prodhimet letrare”, Përkthime marrë nga revista “Shejzat”.  

Autori i librit ka mishëruar a trupëzuar (inkorporuar) këtu edhe shkrimin nekrologjik (përkujtesën) e Monsinjor dr. Zef Oroshit “Vdiq profesor Karl Gurakuqi, veteran i arsimit shqiptar” dhe shënime të tjera si “Shtëpia e Zotit dhe Dera e Qiellës”, “Bashkatdhetarë Shqiptarë” etj. Autori Tomë Mrijaj e kompleton librin edhe me një fragment të novelës “Çohaja” të Monsinjorit, e cila është botuar e plotë në revistën “Shejzat”.   

Në vazhdim autori evidenton përmbajtjen e Letërkëmbimeve të Monsinjor dr. Zef Oroshit me personalitete të shquara kishtare shqiptare e amerikane dhe me veprimtarë të komunitetit shqiptar, përfshirë këtu edhe Halim Begenë, Xhevat Kallajxhiun, Rrok Malokin, Marash Ndoc Shkrelin, imam Isa Hoxhën, episkop Stefan Laskon, prof. Rexhep Krasniqin, Baba Rexhepin etj.   

Një pjesë me shumë vlerë e librit është edhe kapitulli: “Titujt e shkrime të botuara nga Imzot dr. Zef Oroshi”, të cilat pasqyrojnë ngjarjet historike që lidhen me këtë figurë madhore fetare e kombëtare. Aty janë përfshirë artikuj të botuar në organe të ndryshme të shtypit shqiptar dhe të huaj në Amerikë dhe jashtë saj.   

Autori, ka botuar edhe shumë materiale dhe artikuj, që Monsinjori i ka shkruar ose i ka lënë në dorëshkrim, amanet atij personalisht dhe personave të ndryshëm me të cilët kishte lidhje miqësore e intelektuale. Të gjithë këta u treguan të gatshëm t’i publikojnë këto materiale duke mundësuar kështu që të lexohen dhe të ruhen si thesare të krijimtarisë shumëdimensionale të meshtarit të papërsëritshëm.   

Në fund, si zakonisht, jepet një listë e literaturës së pasur, që është bazë mbështetëse e këtij libri enciklopedik e me shumë vlerë.  

Përfundim   

Mund të përfundojmë se, autori i këtij libri dhe miku im me besë të fortë ia ka dalë që protagonistin e tij, këtë personalitet të shquar të jetës kishtare, intelektuale e atdhetare ta bëjë shumë të njohur, jo vetëm për qarqet shkencore, por edhe për rrethin e gjerë të lexuesve.   

Studiuesi, publicisti dhe veprimtari i palodhur i çështjes kombëtare Tomë Mrijaj e ka arritur këtë edhe falë kualiteteve të veta humane e atdhetare, të trashëguara nga rrënjët e moçme të trungut shqiptar, që të ndihmojë e t’i gjenden pranë mikut dhe sidomos atyre që tërë jetën ia kanë kushtuar atdheut, kombit, njerëzve të fisit dhe të tjerëve.   

Nisur nga kjo dhe pa asnjë interes personal është bërë edhe njohja, bashkëpunimi dhe nderi, që i ka bërë ky njeri i mirë dhe i papërsëritshëm, protagonistit të librit, Hyjit të Mirësisë dhe të Shqiptarisë, të pavdekshmit Monsinjor dr. Oroshit. 

Hipokrizia e BE-së në politikën e dështuar “paqësore” në Dardaninë ilire

0

Nga Aurel Dasareti

Hipokrizia është haraç i ngarkesës së virtytit. 

*** 

Politika e paqes e dështuar. Ne besojmë se problemi kryesor qëndron në metodat që Perëndimi (BE-ja) përdor për të fituar njohuri rreth konflikteve. Paqja supozon se palët janë të përkushtuara për një zgjidhje, dhe një kuptim themelor i motiveve të palëve është thelbësore për një ndërmjetës paqeje. Një rrugë e qëndrueshme për paqen edhe në gadishullin ilirik. 

Gatishmëri për abuzim: Në luftë, shteti e humbë të drejtën e tij ekskluzive për të kryer dhunë, dhe grupe të mëdha (shpesh shumica) detyrohen të heshtin nga ata që kanë aftësinë dhe gatishmërinë për të përdorur dhunën. Dëgjohen vetëm zërat e armëve dhe ato mund të mbingarkojnë nevojën për analizë të asaj që është e nevojshme për të arritur një zgjidhje të drejtë të paqes. Në një distancë të sigurt dhe të veshur me syzet e gazetarëve, luftërat pushtuese të Serbisë si ai në Bosnje (1992-95), Kosovë (1998-99) shpesh u portretizuan si konflikte etnike me dy palë të dallueshme (“palët në konflikt”), duke e heshtur (fshehur) realitetin: Kishte vetëm një agresor të armatosur (ushtri e rregullt dhe paramilitarët – çetnikët terroristë serb të shtetit terrorist serb) kurse e ashtuquajtura “pala” tjetër (boshnjakët apo shqiptarët e Kosovës) ishin vetëm civil të paarmatosur (viktima-gra, pleq, fëmijë) dhe disa të rinj që me mjetet më të thjeshta apo duarthatë përpiqeshin të mbrojnë veten, familjen (popullin) dhe vendin nga agresorët-barbarët.    

Një thjeshtëzim i tillë edhe pas luftës çon shumë politik-bërës perëndimor, sidomos të BE e jo vetëm, (gjoja se ndërmjetësues të paanshëm) të shtiren se kinse është e mundur vetëm për këto palë të negociojnë një zgjidhje, dhe të tillët kërkojnë vazhdimisht lëshime nga viktima, duke favorizuar xhelatin.  

Idiotët e dobishëm. Por lehtësuesi mund të bëhet shpejt “një idiot i dobishëm”. Idiotë të dobishëm për ata gjakatarë fashist barbar nazist terrorist që nuk kanë synime të ndershme, por që përpiqen të dalin fitimtarë nga “negociatat” e pafundme, edhe nëse nuk qenë fitimtarë në fushën e betejës. 

Xhelatët nga një konflikt aktiv nuk mund të pritet të kontribuojnë në një informacion sa më objektiv dhe të balancuar për t’u përdorur për paqe-ruajtjen efektive. Ata kanë humbur luftën më 1999, dhe Kosova është shtet i pavarur, por meqë inkurajohen nga “ndërmjetësues neutral – me integritet”, faktikisht hipokritë të BE-së që kërkojnë lëshime (“kompromise”) të pakufishme nga viktimat shqiptare për të kënaqur të përkëdhelurin e tyre (terroristët e pangopur serb), këta të fundit nuk kanë harruar ligësitë, idetë dhe qëllimet agresive pushtuese, janë të etshëm për gjenocid të radhës. Por këtë herë, ngacmimet e tilla do të ishin një fatkeqësi për ta… 

Zemra e patrembur dhe shpirti i racës sonë duhet të na bashkojë për jetë e vdekje! 

____

Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike 

 

Shën Tereza jonë ishte pesë herë në Kosovë, kujtime në 25-vjetorin e kalimit në amshim

NgaDon Lush GJERGJI 

Në 25-vjetorin e kalimit në amshim të Nënë Terezës, për lexuesit e Dritës Don Lush Gjergji, biografi i Nënë Terezës, i sjell, si kujtim i bukur bekues, pesë vizitat e saja në Vendin tonë. 

Shën Tereza jonë ishte pesë herë në Kosovë: 

  1. Vizita e parë e Nënë Terezës ishte më 9-12 korrik 1970. Gjatë kësaj vizite ka qenë në këto vende: Prizren, Shkup, Letnicë, Ferizaj, Gjakovë. 

Ndër personalitete të atëhershme kishtare ka takuar: Imzot Joakim Herbut, ipeshkëv, Imzot Nikë Prela, ipeshkëv, e shoqëruar nga Mons. Nikollë Mini, famullitari i atëhershëm i Przrenit dhe kushëriri i saj. (Rreth kësaj vizite më gjerësisht lexo:  Dr. Lush Gjergji, Nëna jonë Tereze, DRITA, 1990, botimi i dytë, f. 233-235). 

Mons. Nikollë Mini gjatë intervistës me Nënën Tereze  (Prizren, 12 korrik 1970). 


  1. Hera e dytë ishte 28-30  mars 1978 vizitoi: Shkupin, Ferizajin, Prizrenin, Letnicën dhe pati shumë takime edhe me popull: 

Mesha me popull dhe kler në  barakën në “Bitpazar” në Shkup;  fjalët përshëndetëse të Imzot Joakim Herbut dhe Imzot Nikë Prela;  Fjala e Nënës Tereze; Biseda e Nënës Tereze me televizionin e Shkupit; Përshtypjet pas takimit me Nënën Tereze. (Më gjerësisht lexo, Dr. Lush Gjergji, vep. e cit., f. 235-249). 

Nënë Tereza dhe Don Lush Gjergji duke e kënduar këngën e Zojës së Letnicës, “N’Cernagore kem nji Nanë”. (Letnicë, 1978) 

Nënën Tereze në Kishën e “Bitpazart” (lagje e Shkupit) me Don Lush Gjergji dhe Don Tomë Pjetri (Shkup, 28 mars 1978). 

Nëna Tereze në kapelë në “Bitpazar” (Shkup, 28 mars 1978). 


  1. Hera e tretë ishte 26 – 29 qershor 1980: Shpallet “Qytetare e Nderit” të Shkupit dhe pati shumë takime publike: 

Me kryetarin e Shkupit, Metodi Antonov; nënkryetarin e KE të RSM-së Vasil Tugjarov; vizitoi varrin e babait të saj Kolë Bojaxhiut;  jetimoren e Shkupit; takimin me gazetarë. 

Me 27 korrik 1980 ishte në Binçë: 

Mesha me popull, me fjalën e rastit të Imzot Joakim Herbut, Imzot Nikë Prela;  dhe fjala e Nënës Tereze;  Vizita e Nënës Tereze në Letnicë; 

Më 28 korrik 1980 Nëna Tereze në Prishtinë: takimi në Këshillin Ekzekutiv të Krahinës së Kosovës  me kryetarin Bahri Oruçi, nënkryetarin Pajazit Nushi dhe bashkëpunëtorët. 

Më 29 korrik 1980 largimi i saj nga Kosova, Prishtina. (Më gjerësisht lexo: Dr. Lush Gjergji, vep. e cit., f. 249-279). 


Intervista e Avni Spahiut me Nënë Tereze (Prishtinë, 26. 06. 1980). 

 

Nëna Tereze me Bahri Oruçin (Prishtinë, 28. 06. 1980). 


Nëna Tereze me Bahri Oruçin (Prishtinë, 28. 06. 1980). 


Nëna Tereze me kryetarin e Shkupit Metodi Antonov (Shkup, 27. 06. 1980). 


Nëna Tereze me dy ipeshkvintë e atëhershëm, Imzot Joakim Herbut dhe Imzot Nikë Prela (Letnicë, 28. O6. 1980). 


Nëna Tereze në kishën e “Shna Ndout” duke e lutur Rruzarën me popull  (Binçë, 28. 06. 1980). 


Nëna Tereze me murgesha dhe meshtarë (Shkup, 27. 06. 1980).  

  1. Hera e katër ishte në Kosovë 22-23 tetor 1982, me vizitë në Shkup, Letnicë, Ferizaj, Prizren, Zllokuqan dhe Pejë. 

Gjatë kësaj vizite Nëna Tereze e hapi kuvendin e “Misionareve të Dashurisë”, me ftesë të famullitarit të atëhershëm, të ndjerit  Dr. Don Gjergj Gjergji. 


Nënë Tereza e shoqëruar nga Don Mark Sopi, famullitari i Zllakuqanit dhe Don Fran Sopi, famulltar i Klinës (1982). 


Nëna Tereze në kishën “Shën Katarina” (Pejë, 22 tetor 1982). 


Nëna Tereze me Imzot Nikë Prela, Don Lush Gjergji dhe Don Fran Sopin. Don Lush Gjergji ia dhuron Nënës Tereze monografinë e parë “Nëna jonë Tereze” (Pejë, 22 tetor 1982). 

Imzot Nikë Prela dhe Nëna Tereze (Pejë, 22 tetor 1982). 

 1. Hera e pestë gjatë qëndrimit të saj në Zagreb  17-19 korrik 1986, ishte në vizitë private motrave të saja në Pejë dhe në disa vende tjera (18. 07. 1986). 

Me atë rast i dhurova Nënës Tereze monografinë “Lule për Nënën” dhe pata një intervistë me të për revistën tonë “DRITA”.  (Intervista dhe fotografitë janë botuar tek Revista “DRITA”, nr. 7-10, 1986, f. 8-9). 


Nënë Tereza Intervistohet nga dy meshtarët e Kosovës, Don Lush Gjergji dhe Don Zef Gashi (momentalisht argjipeshkëv i Tivarit në pension (Pjejë, 18. 7. 1986) 

Don Lush Gjergji i dhuron Nënës Tereze monografinë “Lule për Nënën”. 

Ku është gjenerata e ’81-it ?

Ali Mehmeti, 07.11.2022 

Gjatë jetës së çdo njeriu janë disa momente historike të cilat i ndajnë “epokat”. Gjenerata ime, ose më saktë unë, i ka/më përjetuar disa të tilla.  

Në vitin 1968, kur isha dymbëdhjetë vjeçar, për herë të parë pashë flamurin kuq e zi me shqiponjë dykrenore, në duart e një të riu hipur mbi një autobus të transportit urban të Prishtinës. Vite më vonë e kuptova se, rastësisht kisha qenë prezent në një ngjarje historike.  

Në vitin 1981 ndodhi një zgjim masiv nacional i shqiptarëve të Kosovës, kur megjithatë mbetën edhe shumë të tillë që ankoheshin se iu prish rehatia dhe vëllazërim bashkimi. 

Në vitin 1989/90 u zgjuan edhe ata, që mbetën të përgjumur edhe pas vitit ‘81, sepse iu erdh radha edhe atyre të përjetojnë fatin e atyre që ua “prishën rehatinë” në vitin ’81. U diferencuan, u izoluan, u burgosën, u përjashtuan nga puna, madje edhe fëmijët iu përjashtuan nga shkolla.  

Në vitin 1995, pas injorimit nga bashkësia ndërkombëtare, që edhe Kosova të trajtohet sikur problem që duhet zgjidhur në konferencën e Dejtonit, u bë e qartë, se politika e proklamuar sikur paqësore, që në fakt nuk ishte as e tillë, por plotësisht nënshtruese, nuk do sjell kurrfarë rezultati. Prapë pjesa më e zgjuar, ajo e ’81-it, u vu në ballë të rezistencës së armatosur të cilën e përqafoj edhe pjesë më madhe e rinisë, përkundër etiketimeve fillestare nga më të ndryshmet, nga faktori politik ndërkombëtar dhe politikanët defetist vendor.  

Në vitin 1999 prapë u tregua se gjenerata e ’81-it ishte më largpamëse. Arriti ta mobilizoj edhe faktorin ndërkombëtar, që rezultoi me çlirimin e Kosovës, kësaj pjese të truallit shqiptar, të pushtuar gjatë një shekulli nga Serbia gjenocidale.  

Në vitin 2008, u shpall pavarësia e Kosovës, e cunguar skajshmërish nën trusni të madhe ndërkombëtare, duke parandaluar bashkimin me shtetin amë dhe duke ofruar të drejta të gjera, deri te vetoja në disa vendime, të pashënuar diku në Evropë, për pakicën serbe. 

Duke mirëkuptuar lëshimin pe ndaj kërkesave të “miqve” dhe të miqve ndërkombëtar, në shumë momente deri te shpallja e pavarësisë, do mbetet e pakuptueshme pse qeveritë e pastajme vazhduan avazin e vjetër, duke thërrmuar edhe më tutje pavarësinë e cunguar. Bën decentralizimin, respektivisht krijimin e komunave me popullsi shumicë serbe (të cilat sot Serbia i quan “komuna serbe” – nuk e di si quhen në dokumente origjinale që janë në anglisht?), nënshkruan marrëveshje të ndryshme ku secila ishte me e dëmshme se tjetra, duke kulmuar me nënshkrimin e marrëveshjes për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës mbi krijimin e Gjykatës speciale me 2/3 të votave.  

Sot, mund të hamendësojmë se jemi para një momenti tjetër historik, kur po vendoset fati i kësaj pjesë të truallit shqiptar për ndonjë dekadë në vazhdim.  

Sot, jemi para negociatave me faktorin ndërkombëtar, jo me Serbinë!  

Sot, do duhej të ishin të vetëdijshëm për gabimet e tyre të gjithë opozitarët, nga të gjitha partitë, që në çfarëdo mënyre kanë marrë pjesë në vendimet e gabuar pas vitit 2008, duke mos përfituar kurrfarë favori për Kosovën, përveç pozicioneve të tyre politike dhe rrahjen e krahëve nga ndërkombëtarët për ruajtjen e stabilitetit.  

Sot, këta opozitarë do duhej ta mbështesin qeverinë e Kosovës duke përforcuar pozitat e saj negociuese, për interesa të Kosovës dhe për t’i larë, sadopak, gjynahet e mëparshme.  

Sot, të akuzosh qeverinë e Kosovës për destabilizim, do të thotë ta përkrahesh qeverinë e Serbisë.  

Sot, nëse ende e pyet dikush(?) gjeneratën e ’81-it brenda partive opozitare, zëri i tyre duhet të dëgjohet fuqishëm, edhe njëherë, ndoshta për herë të fundit?!       

Përse nuk prononcohet opozita shqiptare për “Shqiptarët e Londrës”?

0

Prof. Pirro Prifti, Tiranë 

Asnjë koment i  lëshuar nga Opozita me dy koka e Shqipërisë dhe aq më pak nga dy herë nongratta o PD dhe `non gratta pending` i LRI-së. Për Opozitarët e leqendisur të Shqipërisë nuk është aspkak shqetësuese problem i emigrantëve shqiptrë në Angli. Dihet se shumicaa e tyre në fillim kanë qënë nga katër rrethet veriore të Shqipërisë dhe mëvonë nga të gjitha anët e Shqipërisë. Madje në Angli nuk merret vesh lehtësisht se kush është emigrant nga Shqipëria dhe kush nga Kosova. 

Problemi i emigracionit shqiptar ka lindur shumë më përpara sesa problemet e sotme që ka qeveria angleze e kryeministrit me origjinë indiane Rishi Sunak  dhe me sekretares britanike për Punët e Brendshme Sue-Ellen Cassiana “Braverman” Fernandes e njohur si Suela Braverman. 

Që në  23 shkurt 2008 Sipas  ‘eGov Monitor’ vuri në dukje luftën e Britanisë kundër krimit të rëndë të organizuar dhe migracionit të paligjshëm në Shqipëri. Këto krime me bazë në Shqipëri janë një kërcënim për Britaninë e Madhe, në veçanti për veprimtarinë kriminale të organizuar siç është trafikimi i njerëzve. Pas suksesit për të udhëhequr Misionin Policor të BE-së në Shqipëri (PAMECA) në partneritet me qeverinë shqiptare, Britania e Madhe do të punojë sërish me policinë shqiptare për të luftuar krimin në burimin e saj dhe për të fuqizuar forcat e zbatimit të ligjit. (UK to lead EU police mission to Albania | ChildHub – Child Protection Hub). 

Më vonë Tereza Maya në 2015, si Ministre e Brëndëshme prezantoi `Akti i Skllavërisë Moderne` si një mënyrë për të mbrojtur viktimat e bandave të trafikimit të njerëzve, por që atëherë ai është bërë “zbrazëtia më e madhe në Sistemin Britanik të Emigracionit”. Skllavëria moderne është një krim ndërkombëtar që përfshin një numër të konsiderueshëm vendesh burimi dhe tranziti. Grupet e krimit të organizuar shfrytëzojnë sistematikisht një numër të madh individësh duke detyruar dhe duke i detyruar ata në një jetë abuzimi dhe degradimi. Viktimat e mundshme të referuara në Mekanizmin Kombëtar të Referimit në vitin 2013 u raportuan se ishin nga 112 vende të origjinës. Pesë vendet më të përhapura të origjinës së viktimave të mundshme ishin Shqipëria, Nigeria, Vietnami, Rumania dhe Mbretëria e Bashkuar (Modern slavery: hoë the UK is leading the fight (publishing.service.gov.uk). 

Gazeta The Mirror raportoi muajin e kaluar sesi tregu i kokainës në Britani prej 5 miliardë funtesh tani kontrollohet kryesisht nga mafia e pamëshirshme shqiptare – ose Mafia Shqiptare. Shumë prej viktimave po ndjekin vazhdën e shqiptarëve që erdhën me mashtrim në fund të viteve ’90 dhe në fillim të viteve 2000. Po kështu me rritjen e kriminalitetit ne Britani dhe në Londër u rrit dhe numri i shqiptarëve të burgoosur për aktivitete kriminale në Angli dhe nga 433 të burgosur shqiptarë sot janë rreth 600 të burgosur shqiptarë në burgjet e Anglisë dhe rreth 35% e krimeve (drogë, prostitucion) në Angli u atribuohen shqiptarëve (“The inside story of how brutal Albanian gangs rose from the UK’s premier sex traffickers to kingpin cocaine dealers“). Interesant është fakti se deri më tani këtë vit 2022, më shumë se 12,000 shqiptarë kanë kaluar ilegalisht Kanalin për në Britani – 10,000 prej të cilëve ishin beqarë, burra të rritur. Në Britaninë e Madhe jetojnë rreth 140 mijë qytetarë me origjinë shqiptare.  Rreth 90,000 prej tyre  erdhën midis 2008 dhe 2013 dhe dhjetëra mijëra erdhën midis 1991 dhe 2008, pasi ishin bërë shtetas të BE-së, shpesh në Itali ose Greqi. Në Britani ka rreth 1300 biznese të drejtuara nga shqiptarët ku, shumica e të cilave janë në Londër, ku ka dhe 58 shkolla e kurse të gjuhës shqipe për fëmijët e emigrantëve. Robert Jenrick, ministri i imigracionit, do të vizitojë Tiranën brenda disa javësh për të diskutuar kthimin e disa azilkërkuesve.“70% e 140,000 shqiptarëve që janë shpërngulur në Britaninë e Madhe jetonin në Itali dhe Greqi. 1200 prej tyre janë biznesmenë. Shqiptarët në Britaninë e Madhe punojnë shumë dhe paguajnë taksa. Britania e Madhe duhet të luftojë bandat e krimit të të gjitha kombësive dhe të ndalojë diskriminimin [kundër] shqiptarëve për të justifikuar dështimet e politikave” (Sipas Main Online Thursday, Nov 3rd 2022  (Albania’s Prime Minister accuses Suella Braverman of ‘fuelling xenophobia’ |Daily Mail Online). 

I shkëlqyer ka qënë reagimi i Kryeministrit shqiptar pas akuzave ksenofobike ndaj shqiptarëve të Suela Braverman duke thënë se “është “çmenduri” të fajësosh vendin e tij për problemet e imigracionit të Britanisë, duke pretenduar se bëhet fjalë për dështimin e politikës së Mbretërisë së Bashkuar“. Suella Braverman përshkroi një ‘pushtim’ të emigrantëve dhe duke akuzuar shqiptarët për abuzim me sistemin. 

Dan O’Mahoney, komandanti i taskforce kundër Klandestinëve në Ministrinë e Brendashme  tha se numri i shqiptarëve që kaluan në Britaninë e Madhe këtë vit ishte “midis 1 dhe 2% e të gjithë popullsisë mashkullore të Shqipërisë” – një shifër që është kontestuar nga autoritetet shqiptare (Shumica shqiptarëve të shpërngulur në Britaninë e Madhe, jetonin në itali dhe Greqi – Politikë (tiranapost.al). 

Edhe shqiptarët emigrantë në Londër do të organizojnë më 12 nëntor një Protestë paqësore kundër diskriminimit nga politika anglezëpër shqiptarëët. 

Sot politika anglezë po reagon pozitivisht ndaj  problemit të shqiptrëve duke u tërhequr nga disa akuza dhe znj. Braverman do të vijë në Tiranë për të diskutuar problemet e migracionit shqiptar. 

 Nga ana tjetër gazeta Daily Mail hedh dyshime se një grup muzikor shqiptar `Hellalbanians` ka xhiruar një këngë `Poppon Smoke` ku reperët që prshkruhen si `burra të frikshëme të maskuar si banditë lavdërojnë drogën, dhe krimin. Përmënden emrat e `Ervin Selita dhe Fatjon Dibra që inkurajojnë shqiptarët të hyjnë në Angli ilegalisht`.  (‘Daily Mail’ artikull për reperët shqiptarë: Të lidhur me bandat kriminale, këngët ‘karrem’ për të tërhequr të rinjtë drejt Anglisë – Aktualitet (sot.com.al).Njihen shkaqet e emigracionit shqiptar por tashmë po ndodh një fenomen i ri ku përvecc emigrimit për shkak të varfërsië një pjesë e të rinjve joshen nga mundësitë e reja për tu pasuruar pa shumë mundime nëprmjet punë së zezë në Angli duke patur parasysh që është ligji anglez që ka krijuar mundësitë e `shtëpive të barit`, pra vetë ligji i Terea May i mësipërm ka difekte dhe duke shtuar këtu dhe shkurtimin e 20..000 policëve londinezë dhe në Angli, mund të spjegohet lulëzimi i krimitnë Angli. Por nuk janë vetëm shqiptarët emgrantë. Ksenofobia angleze njihet edhe në kohën e Terza May kur ishte Kryeministre kur edhe ajo akuzontë shqiptrët. 

Të hidhemi tek problem në Shqiëpri sepse dihet ë BE do ti japë Shqipëris një fond për krijimin e vëndeve të punës në Shqipëri. Problemet për të pakësuar emigracionin nga  Shqipëria 

 së pari, reformism cilësor të sistemit të pagave në institucionet private dhe pastaj në ato shtetërore duke vendosur rritje cilësore të pagave duke shtuar bonuset me ligj të veccantë duke i afruar me ato të BE. 

Së dyti,  futjen e kontratave të veçanta të punës për njerzit që transferohen npër rrethe jashtë banimit të tyre, ku të sigurohen edhe banesa, kujdesi ndaj femijeve dhe familjes 

Së tret,i shtimin e nje zëri në buxhetin e Bashkive për marrjen në punë me kontratë, sepse dihet që vënde pune të lira ka pak në Tiranë e Durrës por ka shumë vënde të lira në rrethe të largëta. 

Së katërti, qeveria duhet të rregullojë me ligj marrjen e këshilltarëve të Ministrit po të Bashkisë të cilët duhet të jenë profesionistë të specialiteteve të Ministrive përkatëse dhe të kenë mbi 20 vjet punë, mundësisht me tituj. 

 Në këto pika Opozita shqiptare nuk ka asnjë Program apo Projekt, por jo rastësisht kërkon protesta në një kohë trazirash në Mitrovicë, dhe në këtë kohë lufte në Europë, gjë që ve në dyshim veprimet e saj, aspak në interes të Emigracionit  shqiptar në Angli, dhe të Shqipërisë. 

priftipirro2017@gmail.com 

Pse jemi këtu ku jemi dhe këta që jemi?

0
Autor : Lirim Gashi
(në shqip, gjermanisht dhe anglisht)
Nuk është e vështirë të gjeni përgjigjen në pyetjen:
Kujt në Bashkimin Evropian i përshtatet një Kosove kaq e dobët dhe e varfër, qeveritë e së cilës grabitin dhe shfrytëzojnë njerëzit aq shumë, saqë ata nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të ikin me vrap dhe pa kokë në një nga vendet e perëndimore, ku mund ta mbushin barkun me bukë dhe fasule të ziera?
Bashkimi Evropian kishte pushtet total politik dhe administrativ në Kosovë, mirëpo në vend që t’i fuste në listën e zezë dhe t’i shpallte “persona non grata” politikanët e korruptuar dhe mafiozë në pushtet dhe opozitë, ai e ndëshkoi, izoloi dhe mbështeti për muri si një “regjiment pushkatues” popullin e tyre, duke e ditur shumë mirë se disa nga përfaqësuesit e tij më të rëndësishëm në Kosovë, ishin vazhdimisht dhe rregullisht kumbarë të qeveritarëve tanë mafioz e kuislingë, me të cilët e ndanin plaçkën.
Dhe pastaj i njëjti Bashkim Evropian habitet pse qytetarët e Kosovës gjithnjë e më shumë po e humbin besimin në këtë krijesë të çuditshme dhe të padrejtë, ku deri vonë vallen e minjve e udhëhiqte Rusia, e mbështetur nga Franca, e cila kryesisht mbronte dhe zbatonte pandalshëm interesat e saj në Kosovë dhe në mbarë Evropën.
Nga ana tjetër, Gjermania, e cila pa e pyetur Francën, nuk guxonte të shkonte as në tualet për ta zbrazur nevojën e madhe dhe të vogël, na ngushëllonte vazhdimisht me fjalë të ëmbla, por veprat e ëmbla i bënte në Serbi, sepse atje investonte shuma të paimagjinueshme parash, me të cilat Vuçiqi i blinte armët më të sofistikuara nga Rusia.
Dhe si të mos mjaftonte kjo, Angela Merkel e shpalli atë publikisht si liderin e saj më të besueshëm në të gjithë Ballkanin Perëndimor.
Lind pyetja:
Si e fitoi Vuçiq besimin e Merkelit dhe Macronit? Përmes cilave merita ?
Nuk është e vështirë ta merrni me mend se kush në Bashkimin Evropian do të donte ta shihte një Kosovë totalisht të shkatërruar, rinia e së cilës ka vetëm një ëndërr :
Të ikë me vrap dhe pa kokë në një nga vendet perëndimore, duke shpresuar se atje nuk bie shiu i acartë nga qielli, por mjalta dhe çokollata e ngrohtë dhe e shkrirë nga dielli.
Nuk është e vështirë të gjeni përgjigjen në pyetjen :
Pse Turqia po abuzon me qëndrimin e pandershëm të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës për të ndërtuar atje mejtepe dhe xhami të panumërta, ndërsa në Serbi fabrika të panumërta, megjithëse në këtë shtet klerofashist ka po aq shumë politikanë të korruptuar sa në Kosovë?
Argumenti se Turqia po hap fabrika në Serbi sepse politikanët e saj në pushtet janë më të ndershëm se politikanët kosovarë, siç po e shihni nuk qëndron.
Atëherë pse po e bën këtë Turqia ?
Sepse marrëdhëniet miqësore me Serbinë kanë një traditë dhe vazhdimësi historike në politikën turke që nga koha e Perandorisë Osmane dhe trajtohen nga politikanët anadollakë si një trashëgimi e çmuar kulturore që duhet të vazhdojë të kultivohet dhe të intensifikohet akoma më shumë .
Përndryshe, Turqia nuk do ta trajtonte Kosovën si koloni të saj dhe Serbinë si partnerin e saj më të besueshëm në Ballkan.
Çuditërisht këtë e kuptuan edhe myslimanët e Bosnjës e Hercegovinës, por jo edhe shqiptarët e Kosovës.
Nuk kalon asnjë ditë pa u ankuar ndonjë politikan apo intelektual i rëndësishëm boshnjak në emisionin “Face to Face” të prezantuesit më të famshëm boshnjak Senad Haxhifejzoviç, se si ka mundësi që presidenti shovinist i Repubika Srpska Milorad Dodik të jetë miku më i mirë i Erdoganit ?
Dhe përsëri dhe përsëri, përgjigja në këtë gjëegjëzë, e cila nuk e meriton epitetin, duket kështu:
“Turqia ka rënë dakord me Serbinë dhe Rusinë për të shpërbërë Bosnjën dhe Hercegovinën dhe për të krijuar atje kalifatin e saj fetar të quajtur “pordha dhe piskama e Anadollit”.
Nuk e di nëse tani të paktën e kuptoni pse vazhdoj pandalshëm të shkruaj dhe të them, se ne shqiptarët duhet të marrim si model popullin hebre dhe Izraelin e tij të fortë si çeliku?
Sepse hebrenjtë, të cilët historikisht janë dalluar individualisht më shumë se të gjithë popujt e tjerë të botës së bashku, u çliruan nga persekutimet, pogromet dhe gjenocidet e vazhdueshme, vetëm kur e kuptuan se atdheu pa një shtet të fortë nuk është gjë tjetër veçse një “iluzion romantik”, që jeton në mendjet e njerëzve.
A nuk jeton “Molla e Kuqe” përtej Nishit në mendjet e shqiptarëve?
Kurrë nuk pushoi së jetuari dhe së lundruari.
Por a mund t’i shijojnë shqiptarët frutat e saj?
Mund t’i shijojnë hamamin e Hyrës ?
Pra, cilin mësim të shenjtë duhet ta mësojmë ne shqiptarët nga judenjtë?
Mësimin se dija është fuqia më e madhe, por jo dija, e cila shërben vetëm për lavdinë individuale, por mbi të gjitha për lavdinë kolektive, kombëtare dhe shtetërore.
Sepse hebrenjtë si individë kanë shkëlqyer gjithmonë në dije, por si kolektiv dhe si komb kanë shkëlqyer vetëm kur e kanë vënë dijen në shërbim të forcimit dhe avancimit të shtetit.
Vetëm shikoni sa fitues të çmimit Nobel janë hebrenj?
Hebrenjtë përbëjnë vetëm 0.2% të popullsisë së përgjithshme botërore.
Por çuditërisht, 27% e fituesve të çmimit Nobel janë hebrenj.
A e kuptoni tani pse Izraeli është ai që është?
Sepse të tillë e kane bërë qytetarët e tij inteligjentë, punëtorë, shpikës, krijues dhe patriotë.
Prandaj është partneri më i besueshëm i SHBA-së në mbarë botën.
Pse?
Sepse dominon dhe drejton politikën amerikane, si dhe ekonominë dhe financat botërore.
Tani a e kuptoni të paktën pse po ju përgjërohem vazhdimisht si vëllezërve, të mësoni nga më të mirët si duhet të jeni dhe nga më të këqijtë si nuk duhet të jeni?
E kam një këshillë praktike për ju :
Vendosni thjesht Afganistanin në anën e majtë të peshores dhe Izraelin në anën e djathtë, për ta kuptuar se çfarë po them.
Por nuk do të mësoni kurrë asgjë, nëse nuk lexoni me trurin tuaj, por vetëm me sytë tuaj.
Kaq per sot.
***
WARUM SIND WIR , WO WIR SIND UND WER SIND WIR EIGENTLICH ?
‘Autor: Lirim Gashi
(Wer aus diesem Artikel nichts lernt, ist selber schuld)
Es ist nicht schwer, die Antwort auf die Frage zu finden:
Wem in der Europäischen Union passt ein so schwacher und armer Kosovo, dessen Regierungen die Menschen so sehr ausrauben und ausbeuten, dass ihnen nichts anderes übrig bleibt, als Hals über Kopf in eines der westlichen Länder zu rennen, wo sie sich mit Brot und gekochten Bohnen die Bäuche füllen können?
Die Europäische Union hatte die totale politische und administrative Macht im Kosovo, aber anstatt die korrupten Politiker an der Macht und in der Opposition auf eine schwarze Liste zu setzen und zur „persona non grata“ zu erklären, erschütterte, isolierte und presste sie ihre Bevölkerung wie ein „Erschießungs Regiment“ an die Wand , wohl wissend, dass einige ihrer wichtigsten Vertreter im Kosovo ständig und regelmäßig Paten unserer Mafia-Politiker waren, mit denen sie die Beute teilten.
Und dann wundert sich dieselbe Europäische Union, warum die Bürger des Kosovo zunehmend den Glauben an dieses seltsame und ungerechte Konstruktion verlieren, wo bis vor kurzem der Rattentanz von Russland angeführt wurde, unterstützt von Frankreich, das unaufhaltsam hauptsächlich seine Interessen im Kosovo und in ganz Europa verteidigte und durchsetzte .
Auf der anderen Seite Deutschland, das sich, ohne Frankreich zu fragen, nicht einmal auf die Toilette traute, um die großen und kleinen Bedürfnisse zu leeren, uns ständig mit süßen Worten tröstete, aber in Serbien die süßen Taten vollbrachte, weil es dort unvorstellbare Geldsummen investierte, mit denen Vučić die raffiniertesten Waffen aus Russland kaufte.
Und als ob das nicht genug wäre, erklärte ihn Angela Merkel öffentlich zu ihrem vertrauenswürdigsten Verbündeten auf dem gesamten Westbalkan.
Es stellt sich die Frage:
Wie hat Vučić das Vertrauen von Merkel und Macron gewonnen? Unter welchen Verdiensten?
Es ist nicht schwer zu erraten, wer in der Europäischen Union gerne einen total zerstörten Kosovo sehen möchte, dessen Jugend nur einen Traum hat:
Kopf über Hals in eines der westlichen Länder zu fliehen und zu hoffen , dass dort kein Eisregen vom Himmel fließt, sondern heißes Honig und Schokolade, von der Sonne geschmolzen.
Es ist nicht schwer, die Antwort auf die Frage zu finden:
Warum missbraucht die Türkei die unehrliche Haltung der Europäischen Union gegenüber dem Kosovo, um dort unzählige Mejtepe und Moscheen zu bauen, während in Serbien unzählige Fabriken baut, obwohl es in diesem Klerikal-Faschistischen Staat genauso viele korrupte Politiker gibt wie im Kosovo?
Das Argument, dass die Türkei Fabriken in Serbien eröffnet, weil ihre Politiker an der Macht ehrlicher sind als kosovarische Politiker, wie Sie sehen können, hält nicht.
Warum macht die Türkei das dann?
Denn freundschaftliche Beziehungen zu Serbien haben in der türkischen Politik seit der Zeit des Osmanischen Reiches Tradition und historische Kontinuität und werden von anatolischen Politikern als wertvolles Kulturerbe behandelt, das es weiter zu pflegen und noch mehr zu intensivieren gilt.
Andernfalls würde die Türkei den Kosovo nicht als ihre Kolonie und Serbien nicht als ihren zuverlässigsten Partner auf dem Balkan behandeln.
Überraschenderweise haben das auch die Muslime von Bosnien und Herzegowina verstanden, nicht aber die Kosovo-Albaner.
Es vergeht kein Tag, an dem sich nicht ein wichtiger bosnischer Politiker oder Intellektueller in der Sendung „Face to Face“ des berühmtesten bosnischen Moderators Senad Hadžfejzović darüber beschwert, wie es möglich ist, dass der chauvinistische Präsident der Repubika Srpska Milorad Dodik Erdogans bester Freund ist ?
Und immer wieder sieht die Antwort auf dieses Rätsel, das den Beinamen nicht verdient, so aus:
“Die Türkei hat mit Serbien und Russland vereinbart, Bosnien und Herzegowina aufzulösen und dort ein eigenes religiöses Kalifat namens” Furz und Lärm von Anatolien” zu errichten.”
Ich weiß nicht, ob Sie jetzt wenigstens verstehen, warum ich immer wieder schreibe und sage, wir Albaner sollten uns das jüdische Volk und sein stahlstarkes Israel zum Vorbild nehmen?
Denn die Juden, die sich historisch mehr als alle anderen Völker der Welt zusammen profiliert haben, wurden von ständigen Verfolgungen, Pogromen und Völkermorden erst befreit, als sie erkannten, dass eine Heimat ohne starken Staat nichts als eine “romantische Illusion” ist, die nur in den Köpfen der Menschen lebt.
Lebt nicht auch der „Rote Apfel“ jenseits von Niš in den Köpfen der Albaner ?
Er hat nie aufgehört zu leben und zu schweben.
Aber können Albaner seine Früchte genießen?
Nur in ihre Träumen.
Welche heilige Lektion sollten wir Albaner also von den Juden lernen?
Die Lehre, dass Wissen die größte Macht ist, aber nicht Wissen, das nur dem individuellen Ruhm dient, sondern vor allem dem kollektiven, nationalen und staatlichen Ruhm.
Denn die Juden als Einzelne haben sich immer durch Wissen hervorgetan, aber als Kollektiv und als Nation haben sie sich nur dann hervorgetan, wenn sie Wissen in den Dienst der Stärkung und des Fortschritts des Staates gestellt haben.
Schauen Sie sich nur an, wie viele Nobelpreisträger jüdisch sind?
Juden machen nur 0,2 % der gesamten Weltbevölkerung aus.
Aber überraschenderweise sind 27 % der Nobelpreisträger Juden.
Verstehen Sie jetzt, warum Israel ist, was es ist?
Weil seine intelligenten, fleißigen, erfinderischen, kreativen und patriotischen Bürger es dazu gemacht haben.
Deshalb ist es weltweit der zuverlässigste Partner der USA.
Wieso den?
Weil es die amerikanische Politik sowie die Weltwirtschaft und Finanzen dominiert und lenkt.
Verstehen Sie jetzt wenigstens, warum ich Sie als Brüder immer wieder anflehe, von den Besten zu lernen, wie Sie sein sollen, und von den Schlimmsten zu lernen, wie Sie nicht sein sollten ?
Ich habe einen praktischen Rat für Sie:
Setzen Sie einfach Afghanistan auf die linke Seite der Waage und Israel auf die rechte Seite, um zu verstehen, was ich sage.
Aber Sie werden nie etwas lernen, wenn Sie nicht mit Ihrem Gehirn lesen, sondern nur mit Ihren Augen.
Das war `s für heute.
***
WHY ARE WE WHERE WE ARE AND WHO ARE WE ACTUALLY?
Author: Lirim Gashi
(If you don’t learn anything from this article, it’s your own fault)
It is not difficult to find the answer to the question:
Who in the European Union likes such a weak and poor Kosovo, whose governments rob and exploit the people so much that they have no choice but to rush headlong to one of the western countries, where they can buy bread and boiled beans can fill the bellies?
The European Union had total political and administrative power in Kosovo, but instead of blacklisting the corrupt politicians in power and in opposition and declaring them persona non grata, it shook, isolated and oppressed its people like a “firing regiment” against the wall, knowing full well that some of their most important representatives in Kosovo were constant and regular godparents of our mafia politicians with whom they shared the loot.
And then the same European Union wonders why the citizens of Kosovo are increasingly losing faith in this strange and unjust construction, where until recently the rat dance was led by Russia, backed by France, which inexorably mainly defended its interests in Kosovo and across Europe defended and enforced .
On the other hand, Germany, which, without asking France, didn’t even dare to go to the toilet to empty the big and small needs, constantly comforting us with sweet words, but did the sweet deeds in Serbia, because there were unimaginable sums of money invested, with which Vučić bought the most sophisticated weapons from Russia.
And as if that wasn’t enough, Angela Merkel publicly declared him her most trusted ally in the entire Western Balkans.
The question comes up:
How did Vučić gain Merkel and Macron’s trust? Under what merits?
It is not difficult to guess who in the European Union would like to see a totally destroyed Kosovo, whose youth has only one dream:
To flee head over heels to one of the western countries and hope that instead of sleet falling from the sky, there will be hot honey and chocolate melted by the sun.
It is not difficult to find the answer to the question:
Why is Turkey abusing the European Union’s dishonest attitude towards Kosovo to build countless mejtepe and mosques there while Serbia is building countless factories, even though this clerical-fascist state has as many corrupt politicians as Kosovo?
The argument that Turkey is opening factories in Serbia because its politicians in power are more honest than Kosovan politicians, as you can see, doesn’t hold up.
Then why is Turkey doing this?
Because friendly relations with Serbia have been a tradition and historical continuity in Turkish politics since the time of the Ottoman Empire and are treated by Anatolian politicians as a valuable cultural heritage that needs to be maintained and even more intensified.
Otherwise, Turkey would not treat Kosovo as its colony and Serbia as its most reliable partner in the Balkans.
Surprisingly, the Muslims of Bosnia and Herzegovina also understood this, but not the Kosovar Albanians.
Not a day goes by when an important Bosnian politician or intellectual doesn’t complain on the program “Face to Face” by the most famous Bosnian presenter Senad Hadžfejzović how it is possible that the chauvinist President of Repubika Srpska Milorad Dodik Erdogan is best friend ?
And again and again the answer to this riddle, which does not deserve the nickname, looks like this:
“Turkey has agreed with Serbia and Russia to dissolve Bosnia and Herzegovina and set up its own religious caliphate there called the Fart and Noise of Anatolia.”
I don’t know if you now at least understand why I keep writing and saying that we Albanians should take the Jewish people and their steel-strong Israel as a model?
Because the Jews, who historically distinguished themselves more than all other peoples of the world put together, were only freed from constant persecution, pogroms and genocide when they realized that a homeland without a strong state is nothing but a “romantic illusion” that only lives in people’s minds.
Doesn’t the “Red Apple” also live beyond Niš in the minds of the Albanians?
He never stopped living and floating.
But can Albanians enjoy its fruits?
Only in their dreams.
So what sacred lesson should we Albanians learn from the Jews?
The doctrine that knowledge is the greatest power, but not knowledge that only serves individual glory, but above all collective, national and state glory.
For the Jews as individuals have always excelled in knowledge, but as a collective and as a nation they have excelled only when they have put knowledge at the service of strengthening and advancing the state.
Just look at how many Nobel Prize winners are Jewish?
Jews make up only 0.2% of the total world population.
But surprisingly, 27% of Nobel Prize winners are Jewish.
Do you now understand why Israel is what it is?
Because its smart, hardworking, inventive, creative, and patriotic citizens made it so.
That is why it is the most reliable partner of the USA worldwide.
Why?
Because it dominates and directs American politics and world economy and finance.
Do you at least understand now why I keep imploring you as Brethren to learn from the best how to be and from the worst how not to be?
I have some practical advice for you:
Just put Afghanistan on the left side of the scale and Israel on the right side to understand what I’m saying.
But you will never learn anything if you don’t read with your brain, only with your eyes.
That’s it for today.