Kreu Blog Faqe 1190

SHBA-ja ia kërkon Kosovës themelimin e Asociacionit, thekson se dhuna mund të rrezikoj “jetët e të pafajshmëve dhe ato të forcave paqeruajtëse ndërkombëtare”

0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bërë thirrje Kosovës e Serbisë t’i ulin tensionet e ta vazhdojnë dialogun, duke iu kërkuar që t’i respektojnë obligimet e marra në dialog.

Në një përgjigje për KOHËN, Ambasada e SHBA-së në Kosovë, tha të dielën se Kosova duhet ta zgjasë procesin e riregjistrimit të automjeteve dhe pezullimin e çdo veprimi ndëshkues ndaj qytetarëve serbë që i posedojnë targat serbe me akronime të qyteteve të Kosovës.

SHBA-ja tha se çështja e targave duhet të zgjidhet mes palëve në kuadër të dialogut, e Kosova sipas SHBA-së, duhet ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Kuvendi i Kosovës e ka ratifikuar Marrëveshjen e Brukselit dhe Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur që Asociacioni duhet të krijohet, gjë që e bën themelimin e tij obligim ligjor për Kosovën. Dështimi i vazhdueshëm i Kosovës për të zbatuar këtë obligim cenon parimin e sundimit të ligjit dhe dëmton reputacionin dhe kredibilitetin e saj”, thuhet në deklaratën e SHBA-së.

SHBA-ja tha se pajtohet me deklarimet e Bashkimit Evropian se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë janë shqetësuese, me ç’rast sipas SHBA-së, këto marrëdhënie e rrezikojnë “procesin e rëndësishëm të arritur në dialog”.

“Tërheqja e serbëve të Kosovës nga institucionet e Kosovës nuk është zgjidhje e mosmarrëveshjeve aktuale dhe ka potencial për të përshkallëzuar më tej tensionet në terren. Të gjithë të përfshirët duhet të ndërmarrin hapa për t’i ulur tensionet dhe për të siguruar paqen dhe stabilitetin në terren. Veprimet dhe retorika që rrisin mundësinë e dhunës vënë në rrezik të panevojshëm jetët e pafajshëm dhe ato të forcave paqeruajtëse ndërkombëtare në terren”, thuhet tutje.

Rruga e dialogut, sipas SHBA-së është e vetmja në garantimin e stabilitetit.

“Veprimet, të tilla si djegia e makinave ose retorika frikësuese, janë të papranueshme dhe do të nxisin një reagim nga komuniteti ndërkombëtar. Iu bëjmë thirrje atyre që të zgjedhin rrugën e dialogut dhe të përmbahen nga veprimet që do të çonin në dhunë dhe konfrontim. Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht përpjekjet e BE-së për të vazhduar për të lehtësuar negociatat. Si Kosova ashtu edhe Serbia duhet të tregojnë se janë të gatshme të kërkojnë zgjidhje në mënyrë konstruktive dhe të respektojnë detyrimet e tyre të bëra në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”.

***

Tensionet ndërmjet Kosovë dhe Serbisë u shtuan gjatë fundjavës pasi Lista Serbe, e nxitur Aleksander Vuçiq dhe Qeveria e Serbisë, nga subjekti kryesor politik vendosi tërheqjen e plotë nga të gjitha institucionet e Kosovës për shkak të mospajtimeve me vendimin e autoriteteve të Kosovës për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia.

Me një nëntor autoritetet e Kosovës filluan zbatimin shkallë-shkallë të vendimit për targat e makinave që duhet të përmbyllet në muajin prill të vitit të ardhshëm, por kjo kundërshtohet nga Beogradi zyrtar dhe përfaqësuesit politik të serbëve të Kosovës. Vendimi i qeverisë së Kosovës u mor me gjithë thirrjet e Shteteve të Bashkuara dhe BE-së për një shtyrje dhjetë muajshe.

Policët serbë duke i dorëzuar uniformat e Policisë së Kosovës pas urdhërit të Aleksander Vuçiqit dhe të Qeverisë së Serbisë. Kjo është një përzierje e rrezikshme e pushtetarëve serbë nga Beogradi në punët e brendshme të Kosovës dhe keqpërdorim i madh i një pakice për interesat serbo-ruse për destabilizimin e Kosovës dhe rajonit. (Drini)

***

Me 3 nëntor autoritetet pezulluan nga puna komandantin e policisë në veriun e Kosovës Nenad Gjuriç për shkak të refuzimi të tij për të zbatuar vendimin e qeverisë për konvertimin e targave të makinave.

Ky ishte shkasi që përfaqësuesit serbë pas këshillimeve me Beogradin, vendosën të tërhiqen nga të gjitha institucionet e Kosovës.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u bëri thirrje të dielën qytetarëve serbë në veri që t’i rezistojnë trysnisë së Beogradit dhe të mos heqin dorë nga vendet e punës duke thënë se Serbia po përpiqet të destabilizojë Kosovën.

Pamje nga protesta e djeshme e serbëve në pjesën veriore të Mitrovicës

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq hodhi poshtë të dielën të ketë ndikuar mbi serbët për t’u tërhequr nga institucionet ndërsa shfaqi shpresën se “Shtetet e Bashkuara do të vendosin që misioni i NATO-s në Kosovë, dhe misioni i Bashkimit Evropian për sundim të ligjit, do të kryejnë punën e policisë në veri të Kosovës”.

“Panorama” pa grimcat humoristike të Profesorit Edmond Tupja

0

Nga: Eshref Ymeri

U bënë disa muaj që Profesori i frëngjishtes Edmond Tupja, specialisti i shkëlqyer i kësaj gjuhe, mjeshtri i përkryer i përkthimit gojor dhe i përkthimit të prozës artistike, ka ca kohë që nuk del më në “skenën” e gazetës “Panorama” me grimcat e përsosura humoristike. Ishim mësuar me atë lloj humori bukur të qëndisur, që na kënaqte pa masë me elegancën artistike të këtij Profesori të talentuar. Por… nuk jam në dijeni se çfarë ka ndodhur, pse ka heshtur pena e këtij Profesori të nderuar në faqet e asaj gazete. Diçka duhet të ketë ndodhur. Menjëherë më lindi një dyshim. Por, për t’u siguruar nëse dyshimi im mbështetej ose jo mbi një truall vërtetësie, u interesova të mësoja ndonjë hollësi për arsyen e “heshtjes” së grimcave të këndshme të Profesorit   në faqet e asaj gazete, si mjeti me autoritet mes mjeteve të tjera të informimit masiv.  

Përmes postës elektronike, i dërgova një letër një ish-koleges sime në Fakultetin e gjuhëve të huaja, ish-profesoreshë e departamentit të frëngjishtes, tani në pension, mikeshë e vjetër e Profesorit Edmond Tupja. E pyeta nëse dinte gjë se pse Profesori nuk boton më grimca humoristike në atë gazetë. E njohur për korrektesën e saj shembullore, ajo më ktheu përgjigje menjëherë. Dhe ja çfarë më shkruan: 

“Profesor Mondi, prej disa muajsh, nuk qëndis as qesëndit më shkrime te “Panorama”, sepse u pati rënë aq fort plehradjegësve, saqë nga redaksia e gazetës në fjalë e patën njoftuar se shkrimet e tij nuk do të dilnin të shtypura në letër, ngaqë çmimi i kësaj të fundit në tregjet botërore ishte ngritur jashtëzakonisht, por ai mund të botonte online falas! Në fakt, siç mësova më vonë, gjysma e dytë e fjalës “Pano/Rama” duhej të kishte pasur  përplasje me gjysmën e saj të parë, pra, me pronarët, por edhe me krerët e redaksisë, sipas gjasës”. 

U habita, saqë lash mendjen: si është e mundur që drejtori i asaj gazete, e cila, siç dihet, është e madhe dhe blihet nga lexuesit, Robert Rakipllari, t’i nxjerrë një arsye të tillë Profesorit Edmond Tupja për mosbotimin e grimcave të tij humoristike? Aq më tepër që ajo gazetë, në këndvështrimin tim, është objektive në lajmet që boton dhe qëndron jashtë ndikimeve politike. Për Robert Rakipllarin kam krijuar bindjen me kohë se është një intelektual dinjitoz dhe guximtar në pasqyrimin dhe mbrojtjen e së vërtetës n\ë faqet e asaj gazete. Justifikimi se qenka shtrenjtuar letra në tregjet botërore, me sa duket, është thjesht një mana për trahana, se ato grimca humoristike në faqet e gazetës zinin një hapësirë fara-fare të vogël. 

Me sa duket, pronari i asaj gazete duhet të jetë zënë ngushtë nga presionet e “Putinit shqiptar” Rama, i cili, si i dashuruar marrëzisht me pushtetin për shkak të komplekseve të inferioritet, komplekse këto që ia kanë gërryer aq keq trurin, saqë ia kanë bërë shpellë fare, s’i duron dot as grimcat humoristike në adresë të qeverisë të tij, sepse, sipas mendjes së tij të ndryshkur, ia tundin themelet e pushtetit personal. Sigurisht, se ai i gjorë s’e përfytyron dot veten jashtë posteve të rëndësishme, jashtë politikës. Domosdo, se ai, jashtë politikës, s’është i aftë të bëjë asgjë për të qenë, siç e ka vërtetuar jeta me fakte konkrete. 

Pikërisht, ashtu si edhe sivëllai i tij Putin, Rama i ka halë në sy mjetet opozitare të informimit masiv dhe ka bërë çmos për mbylljen e tyre. Le të kujtojmë për një çast mbylljen e kanalit televiziv “Agon Channel”. Mbyllja e atij kanalit televiziv, si opozitar ndaj Ramës dhe  qeverisjes së tij, a nuk dëshmoi për natyrën e tij frikacake? Natyrën e tij frikacake a nuk e dëshmon edhe qëndrimi i tij ndaj  kanalit televiziv “Ora News”, edhe ky opozitar me Ramën dhe qeverinë e tij? Padia që ngriti pronari i televizionit “Agon Channel” Françesko Beketi (Francesco Bechetti), u kushtoi taksapaguesve shqiptar një shumë të majme prej 110 milionë euro, të cilën, po të kishim një shtet ligjor, duhej t’i paguante Rama. 

Me siguri që Ramën “e ka zënë samari” edhe me gazetën “Panorama”. Dhe mëria e tij me këtë gazetë duhet të jetë e hershme.  

Ish-deputeti Andis Harasani, kur Rama ishte në opozitë, deklaronte si më poshtë:  

“Në PS është bërë mbizotëruese filozofia e të qëndruarit sa më pranë kryetarit të radhës. Nëse do që të jesh në listë dhe në vend të mirë për deputet, duhet të jesh pranë kryetarit… Shkurt, nëse do të doje një histori vetjake suksesi në politikë, duhet të jesh pranë kryetarit… Në këtë kuptim, shumica e kolegëve të mi të PS-së, ndryshe mendojnë, ndryshe flasin, ndryshe flasin në publik dhe ndryshe flasin në kafene. Tek ata ka mbizotëruar filozofia e kryetarit që mendon se sa kohë ta mbajë trëndafilin në grusht, ka gjithmonë një shans për të ardhur në pushtet, dhe ndaj e shtrëngon aq fort e harron çdo gjë tjetër” (Citohet sipas: Andis Harasani. “Qumështi në diktaturë dhe PS-ja”. Gazeta “Panorama”. 24 qershor 2011).   

Më vjen shumë keq që nuk do të zbavitemi më me humorin mbresëlënës të Profesorit Edmond Tupja për shkak të etjes egërsore të Ramës për pushtet. 

Kaliforni, 06 nëntor 2022 

Po ta kishin mbrojur politikanët tanë interesin e Luginës së Preshevës, atje do të kishin protestuar me kërkesë për një asociacion sikur ky që e kërkon Beogradi

1
Mund të jetë një imazh i 1 person dhe syze
Nga: Luljeta Aliu, Prishtinë
____
Politikanët tanë do të duhej ta kishin mbrojtur më shumë interesin e Luginës së Preshevës. Po ta kishin bërë, sot edhe vëllezërit tanë atje do të kishin protestuar me kërkesë për një asociacion sikur ky që e kërkon Beogradi. Kjo do ta forconte pozitën negociuese të Kosovës.
Është mbase momenti i fundit kur kemi urgjentisht obligim të përkrahim qasjen e një politike të jashtme këmbëngulëse dhe të përdorim të gjitha mundësitë ekzistuese ta forcojmë pozitën negociuese të Kosovës, me çfarëdo mjetesh. Sidomos duhet lënë anash inatet partiake naive, e duhet diskutuar strategjia mes krerëve politikë për tu dakorduar në favor të çështjes kombëtare. Merrni disa këshilltarë që marrin vesh nga politikat e sigurisë, strategjitë e luftës dhe të drejtat ndërkombëtare. Krejt është çështje kalkulimesh e shteteve tjera, harroni romanticizmat e miqësive. Edhe kryesorja, mos mendoni se jeni të pagabueshëm.
Udhëheqës nga Lugina e Preshevës … 
***
Rrethanat gjeopolitike të favorshme janë si një dritare që hapet për një kohë të kufizuar, e kur ajo mbyllet, ka ikur shansi. Përkundër që është në interes të Perëndimit që Serbia të integrohet në BE, kartat e Serbisë për momentin janë më të dobëta, sepse nuk guxon të jetë e ashpër, meqë Perëndimi në asnjë mënyrë nuk do të lejonte një konflikt në Kosovë, as edhe atëherë kur Rusia do të kërcënonte se i ndihmon Serbisë. Arsyeja për këtë është se kufiri i Perëndimit tani është në Ukrainë, dhe një forcim i Serbisë përpos që gjithmonë nënkupton se Ballkani do të mbetet i trazuar në të ardhmen, do ta mundësonte rikthimin e ndikimit rus në Ballkan dhe më gjerë. BE-ja mbase nuk e çan kokën aq shumë, por sigurtë që për Amerikën ky skenar do të ishte i papranueshëm, pas gjithë atij investimi që Rusia të dobësohet.
Fshati Svircë i Medvegjës – Shtëpia e braktisur e Baftiovite

Udhëzimi -zgjuarësi për një fitore të suksesshme

0
Hyzri Salihu, Ferizaj
___
Tashmë ,jemi vënë në kërkim të një identiteti të ri,në rrugën e kristalizimit dhe të sanksionimit ligjor të instrumenteve të kohës, për të rritur shanset e garancitë në Sigurimin Kombëtar.
***
Reformimi dhe ristrukturim i Forcave të Armatosura është një detyrim instucional moral e kombëtar ,për inteligjencen ushtarake ,është një ndërmarrje e madhe ,sepse realizohet nëpërmjet angazhimit të të gjithë strukturave të interesuara të komunitetit,shoqëris dhe të shtetit demokratik për një struktur ushtarake moderne, të konsoliduar e me tipare të dallushme profesionale ,e aftë të realizojë misionin e saj për mbrojtjen e Kombit Shqiptarë.

Mblidhet kabineti qeveritar, diskutojnë për situatën aktuale në vend

0

Prishtinë, 6 nëntor 2022

Me ftesë të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, kabineti qeveritar sot mbajti një takim që në rend të ditës kishte diskutimin për situatën aktuale dhe zhvillimet e fundit në vend.

Duke theksuar rëndësinë e mbarëvajtjes së punës së institucioneve dhe shërbimeve që ato ofrojnë, gjatë diskutimit u konfirmua se institucionet vartëse të secilës ministri kanë vazhduar pandërprerë përmbushjen e detyrave në kuadër përgjegjësive që kanë.

Kryeministri Kurti u shpreh se ligjshmëria dhe kushtetutshmëria e Republikës nuk mund të komprometohen, ndërkaq që dialogu dhe institucionet nuk kanë alternativë. Ai përsëriti thirrjen që mos të bojkotohen ose braktisen institucionet e Kosovës, të cilat i shërbejnë çdonjërit pa dallim.

Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për sundim të ligjit, respektim të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe pakicave, barazi, shërbim ndaj qytetarëve, paqe dhe siguri.

Ukshin Hoti dhe lufta e tij që një popull i ndarë të rreshtohet në rrugën e progresit dhe bashkimit

Prof dr Hakif Bajrami, historian nga Prishtina

  • Veshtrim special për profesor Ukshin Hotin

Të shkruajsh dhe të gjykoish drejtë për prof Ukshin Hotin nuk mundet askush të japi ndonjë vlersim objektiv pa u analizuar çdo gjë që ka shkruar, çdo dokuemnet që ka mbetur në arkiva, sepse për një kohë të gjatë e ka drejtuar Dikasterin e Punëve të Jashtëme të Kosovës, sepse pastaj  ka bërë punë arsimoro shkencore, ka bërë burg, ka drejtuar revista të mendimit politik dhe ka qenë drejtues i një partie politike, sepse Ukshin Hoti mbetët shkollë dhe institucion që mednon, fet dhe vepron me një strategji të mirfillët shekncre politike, e mbi të gjitha kombëtare. 

Lidhur me këtë profesori, politikani dhe diplomati Ukshin Hoti në shkrimet e tij të para I nxjerr në shesh të gjitha komplotet antishqiptare nepër simpoziume, jo vetëm jugosllave, por edhe evropiane nga viti 1976. Në këtë rreshtim Porf Ukshini ngritet fuqishëm kundër padrejtësive dhe servilizmit, çyçarisë, apatisë, dhe më së tepërmi kundër urrejtjës. E ngjeshur kështu filizofia politike e Ukshin Hotit nuk mbetet e plasuar në premisat e kabineteve akademike, nuk mbetet politikë e estradave dhe profkave patetike, e poltronëve dhe superpoltronëve, por është dhe premton të mbetet METAFORË e ndrërgjegjës dhe moralit së një populli, liria e të cilit ka korniza dhe çmim, që lufton për të u çliruar nga prangat e burgut, për t` i ngjeshur pastaj armet, që ato pranga t` i bëjë cope e grimë. Prandaj, nuk është e rastësishëme klithma e tij kushtrimore kur thot: “Bëje ose vdis”. 

 Kjo dote thot se prof Ukshini u drejtohet shqiptarëve: E BËNI REPUBLIKËN E KOSOVËS TË PAVARUR, ose dilni në fushin e mejdanit për me vdekë për lir. Në filozofinë sociale dhe politike  të  Ukshin Hotit të gjithë qytetarët duhet të I shquaj vëndosmëria ku ata kanë mundësi: të mendojnë, të flasin dhe të veprojnë të lirë.  Në filozofinë diplomatike Ukshini gjurmon, në filozofinë ekonomike akuzon, ndërsa në filozofinë e historisë shpërthen si vullkani, dhe I akuzon të gjithë okupatorët, pa dallim. Mbi të gjitha Ukshini ishte trim në vepër sepse nuk i frigohej askujt. 

E kundërta në shkrimet e prof Ukshinit politika e okupatorit mbetet konstante sepse ajo nuk guxon të ndryshojë nga friga se prangat I rrëshasin nga dora, parndaj aty mësohet se qytetri i rendit dytë nuk ka nevojë të mednojë e të flasi, por duhet të veprojë ashtu si i ka ligjet dhe normat robëruesi. E pra, Ukshin Hoti është në luftë jetësore për zhveshjen e kësaj shoqërie të këtyre kastave, klaneve, koroporacioneve dhe rrogozëve të tyre, dhe tërë këtë, sipas Tij mund ta shporrë çdo popull nëse nuk i frigohet çmimit lirisë dhe sakrificës për te, sepse LIRIA UNIVERZALE, duhet të shndërrohet në vlerë të shtuar globale. Lidhur me këtë, duke e lexuar shumicën e studimeve të Hotit, kuptohet se Globalizmi nuk arrihet pa mençuri-arsimim, pa forcimin horizontal të gjigantëve eknomik, por që gjithëmonë duhet pasur në mendje që koncernet e globalizmit ndrydhin sërish të varfurit dhe të robëruarit, që në të njetën kohë, kombi duhet ta shporrë FRIGËN dhe INFERIORITETIN, dhe mu këtu shqiptarët duhet të SFIDOHEN se çdo gjë që i rrezikon në Ballkan, nuk munden ma të konsiderohen se kjo Siudhesë ishte dhe mbetet një “FUQI BARUTI” për paqën, sepse këtu plaga shqiptare ende kullon padrejtësi, prandaj shqiptarizmit I duhen miqë për t` u çliruar nga e kaluara shekullore në robëri. Parndaj, në emër të “çtësisë” shqiptarët NUK duhet ta shtrijnë ma QAFEN dhe të pajtohert me çdo gjë që vejn nga lartë poshtë, pozitë kjo që ia imponuan gjashtë Fuqitë Evropiane nepër kongrese e konferenca “paqësore”. Këtë rreshtim Ukshin Hoti nuk është I gatëshëm ta pranojë kurrë, me asnjë çmim, sepse e kishte para syve shembullin e Adem Demaçit, i cili kurrë nuk iu përkul inferioritetit, para askujt. Ukshin Hoti tërër luftën shqiptare nga Rilindja Kombëtare e deri sa jetoi e peshonte me një kërkesë: Duhet kontribuar aq sa kërkon organizmi ushqim, në mënyrë që ta ushqejmë historinë me energji të çliruar nga friga, por me guxim të futemi në askione, dhe vetëm atëherë do të mësojmë se nuk jemi inferior. 

Me këtë rreshtim Ukshin Hoti, nuk është mësim I URTË vetëm për popullin e tij, por nga kjo rrugë nxjerrë konkluzën se politikën dhe eknominë sidomos në Evropë e ka mbajtur gjallë dhe shumë herë të bashkuar vetëm pasuria, sepse askush nuk do pajtim të njëanshëm në varfëri, e pasurinë që e kanë grumbulluar okupatorët nuk shporret pa fuqinë e armës. Askush, mësonte Ukshin Hoti nuk ta falë larine dhe pavarsinë në tavolinë, pranda ata të partive që shiqojnë nga bregu se lirinë do ta falë okupatori, janë ose të marrë, ose të shitur në hien e vet, së cilës nuk i besojnë”. 

 Ukshin Hoti me shkrimet e tij edhe sot mbetet politikani më pargamtik, sepse në fund të shekullit kaluar e pati shtruar qëndrimin parimor jetësor a do të HYJMË në shekullin XXI si të eksplotuar dhe të kemi nevojë për tutor që të klithim para tyre: “na ndihmoni”, për t`u bërë pastaj plotron të tyre. Ç` është e vërteta, shqiptarët sot janë popull politik, por në asnjë instancë nuk janë të kursyer nga INJORANCA, dhe mu për këtë, kemi kaq liri sa që askush nuk po pyet: pse kemi “TEPËR Liri” diku diku, edhe na ka përfshirë anrakia, korrupsioni dhe voluntarizmi se: “problemet tona lokale” kurrë nuk do na i zgjidhin burrat dhe administratorët e Evrops dhe Amerikës, ndërsa ne vrapojmë që për një gjysëm dekade të avnsohemi në kapiatlist “modern”, të tipit atristokratik. Ne duhet fuqishëm të rreshtohemi ashtu si ka mësuar Adem Demaçi më 1964 në Prorain e tij (LRBSH), pra na duhet rreshtimi kah Perendimi si buka e gojës, për ndryshe do të jemi edhe më të varfur, edhe më të shtypur dhe do të shkojmë drejtë zhbërjës. 

Në publikimet e botuara dhe të pabotuara të Prof Ukshin Hotit, mësohet se shqiptarët me kohë kërkuan një shtet modern evropian, një parlament ligjdhënës, një shkollë kombëtare evropiane, një kryeqytet (Manastirin, Shkupin apo Elbasanin), një shtypshkronjë dhe një informatikë të lirë dhe të pavarur nga robëria e kalneve dhe trafeve shtetërore. Madje  Ukshini I drejtohet partive politike që ndajnë dhe furnizojnë dhunë padrejtësish në emër të emnacipimit demokratik, e që një orë e më pare të rreshtohen në filozofinë demokratike në emitues dhe humanizim të jetës jetuar, e nës e do nevoja dhe e don edhe në istikame. 

Shqiptarët në të gjitha shkrimet e tij Ukshin Hoti, i fton të integrohen reth një FLAMURI, një gjuhe, me një filozofi politike që i gëzon miqët, I tmerron armiqët në të njetën kohë. Kjo filozofi I fton shqiptarët në AKSION, por jo në mobililitet hilegjinjësh dhe bajraktarësh. Duke u forcuar me urti shqiptarët sipas Ukshin Hotit nuk duhet të pranojnë pozitë inferiore për kombin e vet. Së këndejmi, tragjedinë e individit, të grupit dhe të etnisë popullore, Ukshin nuk e PËRPLASË me ngjyra të “jelekave dhe jataganave” të fiseve, por nxjerr nga populli si ndergje horizontale që e ka përfshi çdo pore të jetës së tij, që ka peshë ingenioze mbi të gjitha, që ka kualitet jetësor, që ka sinqeritet dhe edukate të sojit të BESËS, e cila I ka përjetuar shekujt me parmin e saj etik dhe human. Ja, këtë koncept e projekton Ukshin Hoti jo vetëm për kombin e vet.  

Mu për këtë arsye Porf. Ukshin Hoti mbetet filozof I PERSPEKTIVËS dhe diplomat I GRAFISë politike evropiane, sidomos në kthesat e mëdha. E nëse intrelegjencia dhe populli shqiptar nuk e meson këtë filozofi, vonesn si trashegim e ka të sigurt. Me këtë Porf Ukshin nuk pajtohet kurrë se shqiptarizmi do të pajtohet me status quo. Jo shqiptari I Ukshin Hotit, njeriu i rendomt tek e fundit pa dallim përkatësie, race e rreligjioni, kulture dhe niveli të pasurisë, është dhe mbetet,“gjymtyrë dinamike, dinamomakinë e trurit dhe diturisë, që do të shpërndajë edhe tek të tjerët: urti e dituri,besë-kulturë, sepse mjaftë ka marrë shekuj robërie në pronësi. Pra, ka ardhur koha që Shqiptaria të japi atë që mundet, së pari ta çlirojë Kosovën tërësisht nga patkojtë e mirrobergjezisë  violente, nga robëria sllave, që sot destabilizon dhe neser nëse vazhdon do të vejë në pyetje edhe strukturën e çlirimit jo vetëm në Ballkan, e në vijim copa copa shqiptarizmi duhet t` i bshkojë ZOGJËT e shqipes në një FOLE, nën Flamurin e Gjetgj Kastriotit-Skemnderbeut”. Ky ishte dhe mbetet testamneti filozofik i prof Ukshinit. Ukshinin e njoha në dy simpoziume. Në Zagreb më 1975 ku temë boshtë ishte DIASPORA e çdo kombi. Kurse heren tjetër e njoha më thellë në Tetovë më 1991 kur ëlanifikonim BASHKIMIN KOMBËTAR në luftë të armatosur, për të cilën ai ishte shumë i vëndosur dhe koshient se do të paguajmë çdo gjë mw gjak, por ai gjak është dhe do të mbetët garancion i lirisë. 

Lavdi veprë stij dhe misionit tij që e kisshte gjithëmonë pranë edhe vizionin e drejtësisë! 

Liderët e Kosovës dhe të akuzuarit për krime lufte në Hagë, janë të pangopshëm

0

Sinan Kastrati, Suedi

Vazhdon nga numri i kaluar “Kosova nuk duhët të paguaj asnjë qindarkë për të akuzuarit për krime lufte në Hagë dhe as për deputetët e ministrat serb në Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës“, Drini.us, 2 Nëntor 2022 në rubrikat “Dossier, Histori, Mendime”

Nga Ditari im (3)

Liderët partiakë të Kosovës janë të papërmirësueshëm dhe të pangopshëm

Temave të ”politikës” ditore që po vazhdon me dekada dhe ”luftës”, nuk po mund ti ikim asnjë ditë. Ish kryetari i Parlamentit të Shqipërisë, Pjetër Arbnori 1*) thoshte afërsisht kështu ”Në Shqipëri, edhe fëmijët thonë se e njohin politikën”.

Pasi shkruajta dhe e publikova shkrimin “Kosova nuk duhët të paguaj asnjë qindarkë për të akuzuarit për krime lufte në Hagë dhe as për deputetët e ministrat serb në Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës”, një miku im më shkruajti:

”Përshendetje me respekt Sinan !

Shkrimin që e lexova për luftëtarët e lirisë që po gjykohën  në Hagë nuk duhet ndihmu, është gabim total kundra lirisë së Kosovës !

Në Hagë po gjykohet lirija dhe pavarësia e shtetit të Kosovës !

Ata trima i lanë të gjitha të mirat familjare që i kishin dhe hynë në luftë për të vdekur për lirinë e familjes së tyre dhe krejt Shqiptarisë !

Nuk po gjykohën individualisht !

Sa u përket keqpërdorimeve dhe vrasjeve mizore të pasluftës kushdoqoftë ai duhet gjykuar me argumente nga drejtësia e shtetësisë së Kosovës !

Nji shkrim i tillë nuk ndihmon, përkundrazi përqanë vllaznillakun dhe popullin e Kosovës.

Është koha e Anton Çetës që ta duam njeri/tjetrin dhe të shohim e të bëjmë të pamundurën për ardhmërin e Kosovës dhe Shqiptarisë sepse armikun historik të përbashkët e dimë kënd e kemi !

Ti je inteligjent dhe i kupton gjërat shum mirë dhe ke të drejtë plotësisht në mendimet dhe shkrimet e tua, por nga kjo që lexova unë, ndryshe e kuptova.

Të bërat pozitive dhe negative të këtyre trimave argumentoj me fakte pa hezitim, por të pajtohesh me politikën serbo/ruse që krijuan gjyçin e Hagës me ndihmën e Dik Martit, është e papranushme !

Të uroj shëndet dhe lumturi në pension !

Edhe unë i shkruajta

”Faleminderit ”X”!

Unë  mendoj ndryshe dhe respektoj edhe mendimin tend, që flet e mendon ndryshe nga unë.

Ti jeton ne ”…” dhe e din që avokatët i paguan shteti nese i akuzuari nuk ka mundesi materiale e ata që gjinden në Hagë, te gjithë kanë para e pasuri tjetër të paluejtsme me shumë se shumë ndërnarrës në perëndim. Duhet ta kuptosh këte ”X” se pasuria e Kosovës nuk është vetëm e tyre. Ajo duhët të ruhet për gjeneratat e reja psh Nasim Haradinaj ”ka blere” 220 hekt. tokë e të tjerët, sa kanë pasuri ?

Sinani

Nuk vonoi e ai miku im më shkruajti përsëri:

”Ma lart të shkrova se keqbërjet duhët gjykuar nga drejtësia e jonë në Kosovë , pajtohem plotësisht me Ty !

Por gjyqi në Hagë nuk ka të bëj me matrapazët e pas lufte kush sa ka vjedhë tokë, por po gjykohet baza e udhëheqjes së UÇK-s që luftoj për lirinë tonë , atëherë shteti duhet të kujdeset dhe ti mbrojë maximalisht me të gjitha mënyrat që ka mundësi për ta vërtetuar pafajsinë e tyre!

Tek e fundit ata janë 5-6 përsona si 5-6 fije floku, por rënja e tyre ka pasoja të m’dhaja kundra Kosovës dhe Shqiptarisë !

Rrnoftë lirija e Kosovës e realizuar nga UÇK-ja dhe NATO !

Natën e mirë !

Natën miku im dhe ia dergova  një shkrim të para disa vjetëve, ”Kur jeton me e pa buke e pa korent ne kryeqytet”

https://www.botasot.info/opinione/770839/kur-jeton-me-e-pa-buke-ne-kryeqytet-e-pa-korent/

Mikut tim që nuk po ia shkruaj emrin, po e shënoj me ”X”, jo unë por edhe krerët e LPK-së nuk pajtohën që të akuzuarit në Hagë të paguhen nga buxheti i Kosovës “Publikisht po e lut KM Kurti të ndërpret këtë praktikë idiotike e komprometuese – pagimin e avokatëve ndërkombëtarë!

Përse qeveria e Kosovës paguan shpenzimet ekstra për avokatë, të cilët po i mbrojnë në Hagë të akuzuarit për “ndërmarrje të përbashkët kriminale”?

Rëndom shtetet sociale dhe të së drejtës paguajnë avokatë vetëm për të akuzuarit që nuk kanë mundësi financiare për t’i paguar vet, por jo edhe për kriminelë milionerë! Dhe pagesa e avokatëve bëhet në bazë të tarifave që rakordohen në mes të odës së avokatëve, gjykatave, ministrisë së drejtësisë. Por, nëse milionerët angazhojnë zyra të afirmuara të avokatëve anglezë, amerikanë, deri edhe hindus, atëherë Shteti Kosovës nuk duhet t’i paguaj ata avokatë, me tarifa marramendëse, bile nuk duhet t’ua paguaj fare avokatët profiterëve të luftës dhe plaçkitësëve të Shtetit të Kosovës, sepse janë milionerë” (I. K.).

E tash, miku im, po ti dërgoj edhe disa dëshmi të tjera që të akuzuarit kanë pasuri të tepërt e Kosova nuk duhët ti paguaj por ata duhët ta kthejnë pasurinë e vjedhur të Kosovës:

O’Connell: Vëllezërit e politikanëve në Kosovë, më të pasur se vetë ata“, PRISHTINË | 26 TET 2018 | 09:52 | Nga Ekonomia Online

https://ekonomiaonline.com/politike/oconnell-vellezerit-e-politikaneve-ne-kosove-me-te-pasur-se-vete-ata/

Ja si duket shtëpia e re e Hashim Thaçit në Çagllavicë” VIDEO, lajmi.net, 19/12/2017 15:17

https://lajmi.net/ja-si-duket-shtepia-e-re-e-hashim-thacit-ne-cagllavice-video/

Shpenzimet milionëshe për avokat ndërkombëtar, naivitet, shpërdorim, patriotizëm apo?, Ibrahim Kelmendi, shkrimtar, Gjermani, Revista Drini, 4 Maj 2021

https://drini.us/arkiv/shpenzimet-milioneshe-per-avokat-nderkombetar-naivitet-shperdorim-patriotizem-apo/

Themelohet Fondacioni për Përkrahjen dhe Mbrojtjen Juridike të ish-kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi”, Radio Kosova e Lirë, 11/12/2020

https://www.radiokosovaelire.com/themelohet-fondacioni-per-perkrahjen-dhe-mbrojtjen-juridike-te-ish-kryetarit-te-kosoves-hashim-thaci/

Ku i mori Hashim Thaçi 280 mijë marka 6 muaj pas lufte të blinte shtëpi?”

NGA VALDET DEVA, Bota Sot, 13 PRILL 2020 NË ORA: 10:34

https://www.botasot.info/opinione/1272252/ku-i-mori-hashim-thaci-280-mije-marka-6-muaj-pas-lufte-te-blinte-shtepi/

Aksioni “Brezovica”, Enver Hoxhaj e dy vëllezërit e Hashim Thaçit pronarë të vilave të sekuestruara” Reporteri, 20/10/2022 | 17:56

https://reporteri.net/lajme/aksioni-brezovica-enver-hoxhaj-e-dy-vellezerit-e-hashim-thacit-pronare-te-vilave-te-sekuestruara/

Tre gjykatës, vëllezërit e Thaçit dhe Enver Hoxhaj pronarë të villave të sekuestruara në Brezovicë”, 20-10-2022

https://www.albaniantimes.org/tre-gjykates-vellezerit-e-thacit-dhe-enver-hoxhaj-pronare-te-villave-te-sekuestruara-ne-brezovice/

Ndër politikanët që figurojnë në listë janë Enver Hoxhaj ish-Ministër, dy vëllezërit e ish-Presidentit Hashim Thaçi si dhe një numër i madh i bizesmenëve, përfshirë edhe personat e arrestuar gjatë aksioneve në Brezovicë.

Po, miku im ke të drejtë që nuk pajtohesh me mua, por shiko çka fliste Hashimi,para se shkonte në Hagë qënuk shkelte nëpër tokë por”fluturonte”. A nuk është kjo në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës apo donte të na shisht ”dushk për duhan e gogla për arra”?

Thaçi: ”Ideja e korrigjimit është e imja, jo e Vuçiqit. Rugova donte shkëmbim territoresh” Njëshi, 9 Maj 2019

https://www.njeshi.com/thaci-ideja-e-korrigjimit-eshte-e-imja-jo-e-vuciqit-rugova-donte-shkembim-territoresh/

Thaçi: ”Të thuhet se ‘ideja për korrigjimin e kufijve është e Aleksandar Vuçiq’, është qesharake – Serbia s’ka prezantuar plan për Kosovën”, Klan Kosova, 09/05/2019

https://klankosova.tv/thaci-te-thuhet-se-ideja-per-korrigjimin-e-kufijve-eshte-e-

Thaçi: “Presheva, Medvegja dhe Bujanoci me Kosovën, veriun se lëshoj me asnjë çmim

Nga OraNews, 30 Gusht 2018, 17:26 

https://www.oranews.tv/article/thaci-presheva-medvegja-dhe-bujanoci-me-kosoven-veriun-se-leshoj-me-asnje-cmim 

Ai përsëriti qëndrimin e tij që Kosovës ti bashkangjiten Presheva,Medvegja dhe Bujanoci në kuadër të demarkimit të kufirit me Serbinë

Këtij realiteti, tha Thaçi, nuk duhet ti frikësohet askush…”.

PRESIDENTI PËR “DER SPIEGEL” THOTË SE NUK DËSHIRON TË NDRYSHOHEN KUFIJTË”, LIPJANINEWS.COM, 01/05/2019 

https://www.lipjaninews.com/presidenti-per-der-spiegel-thote-se-nuk-deshiron-te-ndryshohen-kufijte/  

Një ”president”, edhe ”historik” si Hashimi është dashur të dorëhiqet ose të shkarkohet sepse Kushtetuta e Kosovës është shumë e kjartë: 

KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS 

Kapitulli I Dispozitat Themelore Neni 1 [Përkufizimi i Shtetit 

1. Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm.

2. Republika e Kosovës është shtet i shtetasve të vet. Republika e Kosovës ushtron autoritetin e saj bazuar në respektimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve të vet dhe të gjithë individëve brenda kufijve të saj.

3. Republika e Kosovës nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti ose pjese të ndonjë shteti dhe nuk do të kërkojë të bashkohet me asnjë shtet ose pjesë të ndonjë shteti.

Neni 2 [Sovraniteti]

1. Sovraniteti i Republikës së Kosovës buron nga populli, i takon popullit dhe ushtrohet, në pajtim me Kushtetutën, nëpërmjet përfaqësuesve të zgjedhur, me referendum, si dhe në forma të tjera, në pajtim me dispozitat e kësaj Kushtetute.

2. Sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm dhe mbrohet me të gjitha mjetet e përcaktuara me këtë Kushtetutë dhe me ligj.

3. Republika e Kosovës, me qëllim të ruajtjes së paqes dhe mbrojtjes së interesave shtetërore, mund të marrë pjesë në sisteme të sigurisë ndërkombëtare.…

Si zakonisht, përsëri nuk munda ta përfundoj dhe më mbetën edhe shumë artikuj por unë po i përmend vetëm 3:

Selimi: ”Presidenti Thaçi është i rrezikshëm për Kosovën dhe qytetarët e saj”, Kosova Post, 17 Janar, 2020 23:16

https://kosovapost.net/selimi-presidenti-thaci-eshte-i-rrezikshem-per-kosoven-dhe-qytetaret-e-saj/

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

Më gëzon fakti që i gjeta mirë” – Mustafa i viziton ish krerët e UÇK-së në Hagë: Uroj që nga ky proces, i iniciuar nga konstruksionet e rrejshme ruse-serbe të fitojë drejtësia” telegrafi.com, 05.11.2022 • 09:31

https://telegrafi.com/gezon-fakti-qe-gjeta-mire-mustafa-viziton-ish-kreret-e-uck-se-ne-hage-uroj-qe-nga-ky-proces-iniciuar-nga-konstruksionet-e-rrejshme-ruse-serbe-te-fitoje-drejtesia/

Ish-këshilltari i Thaçit për Mustafën: Burrështetas me vetëdije të lartë shtetformuese”, Epoka e re, 5 nëntor 2022

https://www.epokaere.com/ish-keshilltari-i-thacit-per-mustafen-burreshtetas-me-vetedije-te-larte-shtetformuese/

1*) Pjetër Arbnori (Durrës, 18 janar 1935 – Napoli, 8 korrik 2006) ka qenë i përndjekur politik në kohën e regjimit komunist, shkrimtar, deputet dhe Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë.[1] Ai është quajtur “Mandela i Ballkanit”, për shkak të kohës së gjatë të kaluar në burgjet e diktaturës komuniste per 28 vjet.

Pjetër Arbnori

Deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë (1991–2001)

Në janar të 1990 ai mori pjesë në Shkodër në demostratën kundër pushtetit komunist që rrëzoi bustin e Stalinit. Po në të njëjtin vit ai ishte bashkthemelues i degës së Partisë Demokratike në Shkodër. Prej vitit 1991 deri më 2001 ishte deputet në Kuvendin e Shqipërisë, dhe prej vitit 1992 deri më vitin 1997 ishte Kryetar i Kuvendit.

https://sq.wikipedia.org/wiki/Pjet%C3%ABr_Arbnori#:~:text=Pjet%C3%ABr%20Arbnori%20%28Durr%C3%ABs%2C%2018%20janar%201935%20-%20Napoli%2C,n%C3%AB%20burgjet%20e%20diktatur%C3%ABs%20komuniste%20per

%2028%20vjet.

Vazhdon

Sinan Kastrati, Suedi

Malmö, 3, 4, 6 nëntor 2022

sinan.kastrati@hotmail.com

Bombardimi i mbush mend adhuruesit e Putinit

0

Lis Bukuroca, Gjermani
Njëzet vjet pas Millosheviqit,
Serbinë udhëheqin njerëzit e Millosheviqit

Meqenëse Perëndimi, NATO, më saktë SHBA dhe Anglia ndihmuan në çlirimin e Kosovës, ato duhet të ndihmojnë edhe në përfundimin e shtetit. Duke përkëdhelur Serbinë, nuk arrihet asgjë. Kjo është dëshmuar tash e dy dekada. Më në fund duhet të kuptojnë liderët e sotshëm perëndimorë pse NATO qe detyruar të bombardojë Jugosllavinë atëhershme.

Arsyeja është e thjeshtë: qysh nga çlirimi i Ballkanit nga Kalifati Osman, në Ballkanin Perëndimor ka dominuar e vërteta e Kalifatit Ortodoks Serb. Kush nuk i ka besuar, është dhunuar deri në nënshtrim, është vrarë apo është dëbuar. Me fashistët nuk mund të negociohet. Për këtë dëshmon historia: ose ngadhënjehet mbi ta, ose humbet! Alternativë tjetër nuk ekziston.

Fakti i parë: Vuçiqi dëshiron patjetër të fitojë më shumë sesa ka humbur ati i tij ideologjik Millosheviqi. Ai ka një synim: ta tejkalojë atë. I verbuar nga nacionalizmi serb, ai nuk vëren se populli serb, do të përfitonte më shumë, sikur Serbia ta njihte shtetin e Kosovës.

Fakti i dytë: ata nuk qajnë për Kosovën pse e duan me popullin brenda. Jo, ata e duan Kosovën, por pa shqiptarë. Kjo shihet nëpër gazetat e tyre dhe sjelljet ndaj Kosovës. Ata e duan Kosovën vetëm si përrallë, si mit, si iluzion vetjak, por jo si realitet.

Negociatat me Vuçiqin janë si negociata me një zëvendës të Hitlerit. Ai nuk tregon asnjë dallim në qëndrime nga Millosheviqi. Ai nuk pendohet dhe nuk kërkon ndjesë, por gjoja e dëshiron Kosovën brenda Serbisë. Ai kërcënon Kosovën dhe mobilizon serbet e Kosovës sa herë që i duhen, ata serb, të cilëve katundet ua shndërruan në komuna mercenarët e djeshëm shqiptarë, si askund në botë dhe tash, ato fshatra, duan republikën e vet, të cilën ua kishin premtuar dy mercenarët tanë dhe të cilën e kanë firmosur duke shpresuar se kështu fitojnë mbështetjen për pushtet të përjetshëm. Njëri përfundoi në burg, për tjetrin shpresohet ende se do përfundojë aty ku e meriton argati.

Katër mundësitë për zgjidhjen e konfliktit

Mundësia e parë: Perëndimi i jep Serbisë tre muaj kohë të pajtohet, të njohë Kosovën dhe të largohet nga Rusia, përndryshe i kthehen vizat, i vihen sanksionet ekonomike dhe vendi izolohet në tërësi mu si edhe Rusia sot. Do të kushtonte më pak dhe Europa do të merrej seriozisht me zgjidhjen e problemit.

Përsiatje për arsyetim: Europa mundet pa Serbinë. Serbia jo pa Europën. Nëse i vihen sanksionet brenda disa muajve do të rrëzohet Vuçiqi. Gjendja ekonomike do të krijonte rrethana të reja. Me rrëzimin e tij, do të mënjanohej edhe ndikimi rus në Ballkan. Imperializmi rus nuk luftohet vetëm në Ukrainë, por edhe në Serbi. Pa denazifikimin e politikës serbe, paqe nuk do të ketë në Ballkan.

Mundësia e dytë: Perëndimi pajtohet me dy referendume dhe garanton kufijtë e rinj. Në Luginë dhe në Veri të Kosovës populli vendos me cilin shtet dëshiron të jetojë. 51 % vendos për shtetin ku dëshiron të jetojë një komunitet. Ndarja e qyteteve duhet përjashtuar paraprakisht dhe vendos shumica e banorëve të qytetit, jo gjysma e tij.

Përsiatje për arsyetim: BE do të kishte probleme me referendume dhe vështirë se mund të realizohet me Biden-in. Ndoshta të gjithë kufijtë në Europë janë realitet i pushtimeve ushtarake, jo i vendimeve demokratike. Lëvizja e kufijve, mund të ketë edhe një pasojë tektonike në vendet tjera. Jo vetëm të Ballkanit…

Mundësia e tretë: Beogradi bombardohet dhe brenda disa javëve problemi zgjidhet. Edhe pse mund të besohet se do të mjaftonte kërcënimi për t’u dorëzuar Vuçiqi. Gjatë këtij operacioni special, çlirohet edhe Lugina, Sanxhaku,  pjesë të Vojvodinës i kthehen Hungarisë dhe trojet kroate Kroacisë. Serbia si është sot, do të mbetet rrezik për paqen në Ballkan dhe do të shërbejë si ballkon i Rusisë në Europë.

Ashtu si duhet shpërbërë Federata Ruse, duhet të çlirohet edhe Serbia nga kolonitë, që i mban nën kontroll të vetin edhe pse nëpër shumë krahina të saj, serbët bëjnë pakicën. Nëse nuk sulmon NATO, atëherë të ndihmojë ushtrinë e Kosovës për ta çliruar Luginën dhe Sanxhaku.

Përsiatje për arsyetim: Perëndimit duhet ta ketë si imperativ kthimin e Rusisë në kufijtë e saj etnik, por edhe të Serbisë. Me dëbimin e shtetit serb nga ato regjione, çlirohet edhe populli serb nga fashizmi i mësuar, nga historia toksike, nga radikalizmi ortodoks si lajtmotiv historik, që përpiqet të mbajë gjallë Kalifatin Ortodoks në Ballkan.

Vështirë se mund të realizohet kjo sot, Perëndimi ka ngelur pa lider, por sikur të ishte i pranishëm së paku teorikisht kërcënim, Vuçiqi shpejt do të mbushej mend. Ai nuk do të priste fundin si Millosheviqi. Një ditë Serbia do të kthehet në kufijtë e vet etnik, dhe jo vetëm ajo, qoftë me dëshirë, qoftë si e mposhtur në luftë. Zakonisht shtetet e rrejshme, të krijuar në dëm dhe mbi supet e popujve tjerë, kanë edhe afat të skadimi. Në pyetje është koha, por jo edhe zhbërja.

Mundësia e katërt: Qeveria e Kurtit „bombardohet“ si nga Trumpi dhe pasuesi i tij nënshkruan çdo gjë pa e lexuar, si dikur  Hashim e Isa. Dje Ramush Çakorri u lajmërua si pasues i mundshëm, i cili do të nënshkruante çfarëdo që i kërkohet.

Përsiatje për arsyetim: pa bombarduar Beogradin, Vuçiqi nuk pajtohet.

Pa „bombarduar “ Qeverinë e Kurtit, Kosova nuk paloset.

Çfarë mund të pritet nga Perëndimi sot? Konflikti ngrihet si edhe deri tani dhe mund të shkrihet sa herë të ketë nevojë Qeveria serbe apo Rusia për shembull. Kjo bëhet tash e 22 vite. Edhe Europa ka ngelur pa një lider si duhet. Apeli për ta shtyrë zbatimin e ligjit për targa, është njëkohësisht edhe apel për të vepruar kundër ligjit të Kosovës. Serbisë po i lejohen kërcënimet e njëjta, që i bën edhe Rusia ndaj Ukrainës. Ajo në fakt me kërcime nuk i drejtohet shqiptarëve të Kosovës, por Perëndimit, sepse ajo e di, se sigurinë e shtetit e garanton NATO. Perëndimi po reagon si i frikësuar dhe  po bën apele për ruajtjen e paqes. Serbia këtë e kupton si tutë.

Ngrirja e konfliktit nuk i konvenon Kosovës, por pinjollëve të Millosheviqit. Sot Serbia udhëhiqet nga ata që duartrokisnin gjenocidin ndaj kroatëve, boshnjakëve dhe shqiptarëve. Fashizmi i tyre është aq i dukshëm, sa as nuk mundohen për ta fshehur, qoftë me qëndrimet pro ruse, qoftë me urrejtjen ndaj shqiptarëve apo Perëndimit.

Gazetat serbe janë plot nacionalizëm, racizëm, homofobi dhe shovinizëm! Ato sot shkruanin se populli serb u ngrit kundër terrorit të Kurtit. Cilit terror? Asnjë fakt për terror. U ngritën në këmbë diku 2000 veta, numër që e pesëfishuan dhe po përgatiten si Putini për ta luftuar „fashizmin“ e Kosovës.

Deklarata e sotshme Borrelit flet për pozicionim pro Vuçiqiti të BE-së dhe kundër Qeverisë së Kosovës. Pa bomba nuk u gjet zgjidhje me Millosheviqin, pse Perëndimi tregohet aq naiv, sa të besojë se me Vuçiqin mundet?

Zhdehje dhe arsyetim: për shqiptarët në Mal të Zi, edhe pse në trojet e veta, jo si emigrantë, për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, edhe pse në trojet e veta, jo si emigrantë, për shqiptarët në Luginë, edhe pse në trojet e veta, jo si emigrantë, nuk kërkohet Asociacion apo po ato të drejtat, të cilat i gëzojnë serbet në Kosovë pa Asociacion. E dini pse?

Sepse nëse je mysliman në Europë, je i mirë për diskriminim! Je i mirë dhe ideal për diskriminim! Kaq!

Shpjegimet dhe arsyetimet tjera janë vetëmasturbime ose përpjekje për ta mohuar realitetin brutal! Serbia nuk do t’ishte duruar kurrë të traumatizojë kështu një komb me fe krishtere. Deri tani, do ta kishin bombarduar disa herë. Derisa ta kishin mposhtur, mu si dikur Gjermaninë fashiste.

_______

Libra nga Lis Bukuroca:

Kuptimi i jetës  te amazon *

Kuptimi  jetës te lulu **

Letër burrave (I )te amazon

Letër burrave (I) te lulu

Letër burrave (II) te amazon

Letër burrave (II) te lulu

Ngjyrat e dashurisë te amazon, roman vetëm për lexues të moshës madhore

Ngjyrat e dashurisë te lulu, roman vetëm për lexues të moshës madhore

Shtatë parimet e dashurisë

Hijedritat e jetës

Die Asylbewerber, komedi gjermanisht

* Te amazon tash e tutje mund të porositen edhe nga Australia.

** Te lulu mund të porositen nga 150 vende të botës. Shikoni çmimin se ku ju konvenon më shumë.

Serbë nga Kosova, thirreni mendjen e shëndoshë & Srbi sa Kosova, dozovite se pameti

0
Autor : Nikola Sandulovic, Beograd
***
Përkthyes: Lirim Gashi
(në serbisht, anglisht dhe gjermanisht) 
***
Do të jem i hapur dhe i sinqertë si gjithmonë me të gjithë, pavarësisht se kush është dhe interesat e kujt janë në rrezik.
Do të shkruaj atë që asnjë politikan në Serbi nuk guxon të thotë për shkak të paraqitjes së tij të rreme në publikun serb si një “patriot” i madh.
Unë do të them atë që nuk është e popullarizuar të shkruhet, të flitet dhe të mendohet në Serbi, por që është e dobishme për të gjithë serbët në Kosovë si dhe për të ardhmen e Serbisë.
Ku është gjithë ajo opozitë fallco serbe që nuk guxon të dalë publikisht si unë dhe të thotë atë që e dinë të gjithë por nuk guxojnë ta thonë ?
Prandaj ata zgjedhin heshtjen përballë gënjeshtrave dhe mashtrimeve të përditshme të Qeverisë së Serbisë, e cila krijon tensione të panevojshme me kombet dhe vendet fqinje sa herë që nuk ka zgjidhje jo vetëm për problemet ekzistenciale të shoqërisë, por edhe për dështimin e politikës së jashtme për shkak të Aleksandar Vuçiqit të ulur në dy-tre karrige?!
Çfarë po bëjnë opozitarët tanë fallco?
Ata po e mbështesin Aleksandër Vuçiqin me narrativat e tyre nacionaliste dhe po e sjellin Serbinë në konflikte të reja me Kosovën…
DSS, ZAVETNICI, DVERI, ĐILAS, POKS, VUK JEREMIC nuk dallojnë aspak nga Vuçiqi.
Prandaj, i vetmi subjekt politik opozitar në Serbi është Partia Republikane, të cilën unë e drejtoj.
Ajo që kam menduar dhe thënë në Tiranë në vitin 2015 bashkë me zotin Faton Kurti, atë e mendoj dhe e them edhe tani!
Unë nuk u futa në politikë për t’ju thënë atë që dëshironi të dëgjoni, por për të bërë gjithçka për t’ju ndihmuar të jetoni më mirë, sado që nuk ju pëlqeu në fillim.
Do të qëndroj konsekuent me të gjitha fjalët e mia dhe planet që kam për marrëdhëniet e ardhshme ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe do t’ju jap këto propozime:
– Të dashur serbë, kthehuni në institucionet e Kosovës, sepse me largimin nga to, vetëm e dëmtoni veten.
E di që Aleksandar Vuçiq ju ka bindur kështu, por nëse do të interesohej për interesat e tua, nuk do të ju fuste vazhdimisht në konflikt me fqinjët shqiptarë, me të cilët duhet të ndani të mirat dhe të këqijat.
Është absurd dhe mëkat të mbeteni absolutisht pa të drejtat e tua dhe pa zërin që j’ua dhanë shqiptarët e Kosovës dhe jo serbët e Serbisë!
– Hiqni qafe presionin e Aleksandër Vuçiqit dhe listës së tij kriminale serbe që ju tremb dhe jua bën jetën ferr për 10 vjet rresht.
– Zëvendësojeni atë listë kriminale serbe në Kosovë me ndonjë parti normale qytetare, sepse është vetëm dorë e zgjatur e shefit të saj udbash, Aleksandar Vuçiqit.
Filloni të ndërtoni një shtet të përbashkët të serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë.
-Kosova është vendi juaj i ri, pasi është vendi i shumicës së shqiptarëve që jetojnë atje dhe i të gjitha pakicave të tjera.
– Qëndroni aty dhe krijoni një jetë të përbashkët me shqiptarët siç keni jetuar shekuj para se të vinte në pushtet krimineli Sllobodan Millosheviq dhe djali i tij politik Aleksandar Vuçiq!
– Aleksandar Vuçiq është një nga politikanët më të korruptuar serbë që i ka duart e gjakosura deri në bërryla dhe që së shpejti do të zhduket nga jeta jonë politike.
Ndërsa ju do të qëndroni këtu në Kosovë me të njëjtët shqiptarë me të cilët keni jetuar në harmoni para Millosheviqit dhe para Vuçiqit!
– Mos u besoni thashethemeve të kafeneve se themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe mund të dëshmojë se Kosova është serbe.
Sepse vetë themelimi i saj është njohje e ekzistencës së Kosovës si shtet i pavarur ku jetojnë dhe punojnë serbët, kështu që një Asociacion i zakonshëm i Komunave Serbe nuk duhet të bëhet mollë sherri.
Pse po e them këtë?
Sepse asnjë Asociacion i Komunave në botë nuk mund ta ndryshojë realitetin që Kosova është kohë të gjatë shtet i pavarur.
– Mos u ulni veten në nivelin mediokër intelektual dhe karakterin kriminal të Aleksandër Vuçiqit, i cili ju poshtëron aq shumë me lojën e tij të ndyrë e të fshehtë, duke ju detyruar të bëni lojën e policit të keq dhe të mirë.
Prandaj, njihni sa më shpejt institucionet e Kosovës dhe ndërtoni jetën tuaj të përbashkët me shqiptarët.
-Kosova u pavarësua në vitin 1999, kur u nënshkrua kapitullimi i Kumanovës, dhe jo siç ju servohej nga Beogradi zyrtar, se Serbia me nënshkrimin e kapitullimit e mbajti Kosovën de jure në përbërjen e saj.
– Filloni ta jetoni jetën tuaj si më parë dhe ndërtoni marrëdhënie me shqiptarët që u sakatuan nga Sllobodan Millosheviqi dhe të cilët gjakpirësi i dëshmuar Aleksandar Vuçiq dëshiron t’i sakatojë sërish.
Për luftën dhe kaosin që lindi mes jush nuk keni faj as ju dhe as shqiptarët, por politika nacionaliste e politikanëve komunistë serbë që kanë qenë gjithmonë shërbëtorë të Rusisë!
– Me vendimin tuaj për t’ia lehtësuar jetën vetes duke u çliruar nga ndikimi politik i Beogradit në marrëdhëniet e ndërsjella me shqiptarët, ju do të varrosni të kaluarën e tmerrshme dhe do të hapni të ardhmen për të gjithë ju në Kosovë, pra për të gjithë ju që punoni dhe jetoni atje.
SHBA-ja dhe BE-ja do ta mirëpresin vendimin tuaj të pavarur dhe do të keni kushte shumë më të mira jetese se në Serbinë qendrore.
Ju garantoj se i di planet e SHBA-së dhe BE-së !
Jini të sinqertë me veten dhe mbani mend:
Një luftë kaq e tmerrshme mes serbëve dhe shqiptarëve nuk do të ndodhte kurrë nëse nuk do të ishin në pushtet politikanët komunistë dhe diktatorët nga Serbia!
Thuani JO kësaj çmendurie dhe filloni të jetoni si njerëz.
Mjaft është mjaft !
***
SRBI SA KOSOVA!
DOZOVITE SE PAMETI
Autor: Nikola Sandulovic
Prevodilac: Lirim Gashi
Biću otvoren i iskren kao i uvijek prema svima, bez obzira o kome se radi i čiji su interesi u pitanju.
Napisaću ono što se nijedan političar u Srbiji ne usudi da kaže zbog svog lažnog predstavljanja srpskoj javnosti kao velikog “patriote”.
Reći ću ono što nije popularno pisati, govoriti i misliti u Srbiji, ali što je korisno za sve Srbe na Kosovu kao i za budućnost Srbije.
Gde je sva ta lažna srpska opozicija koja se ne usuđuje da izađe javno kao ja i kaže ono što svi znaju a ne usuđuju se ?
Stoga biraju ćutanje pred svakodnevnim lažima i obmanama Vlade Srbije, koja stvara nepotrebne tenzije sa susednim narodima i državama kad god nema rešenja ne samo za egzistencijalne probleme društva, već i za neuspeh inostrane politike zbog sjedenja Aleksandra Vučića na dve-tri stolice?!
Šta rade naši lažni opozicionari ?
Oni svojim nacionalističkim narativima podržavaju Aleksandra Vučića i dovode Srbiju u nove sukobe sa Kosovom…
DSS, ZAVETNICI, DVERI, ĐILAS, POKS, VUK JEREMIĆ se ni po čemu ne razlikuju od Vučićija.
Dakle, jedini opozicioni politički subjekt u Srbiji je Republikanska stranka, koju ja vodim.
Ono što sam mislio i rekao u Tirani 2015. godine zajedno sa gospodinom Fatonom Kurtijem, to mislim i govorim i sada!
Nisam ušao u politiku da vam kažem ono što želite da čujete, već da učinim sve da vam pomognem da bolje živite, ma koliko vam se to u početku nije svidjelo.
Ostaću dosledan svim svojim rečima i planovima koje imam za buduće odnose Srbije i Kosova i daću vam sledeće predloge:
– Dragi Srbi, vratite se u institucije Kosova, jer izlaskom iz njih nanosite samo sebi štetu.
Znam da vas je Aleksandar Vučić ovako ubeđivao, ali da su ga interesovali vaši interesi, ne bi vas stalno dovodio u sukob sa komšijama Albancima, sa kojima treba da delite i dobro i loše.
Apsurdno je i greh ostati apsolutno bez svojih prava i bez svog glasa koji su vam dali Albanci sa Kosova a ne Srbi iz Srbije!
– Oslobodite se pritiska Aleksandra Vučića i njegove srpske kriminalne liste koja vas plaši i pravi vam pakao od života 10 godina zaredom.
– Zamenite tu srpsku zločinačku listu na Kosovu nekom normalnom građanskom strankom, jer je ona samo produžena ruka njenog udbaškog šefa Aleksandra Vučića.
Počnite da gradite zajedničku državu Srba i Albanaca na Kosovu.
-Kosovo je vaša nova zemlja, jer je to zemlja većine Albanaca koji tamo žive i svih ostalih manjina.
– Ostanite tu i stvarajte zajednički život sa Albancima kakav ste živeli vekovima pre dolaska na vlast zločinca Slobodana Miloševića i njegovog političkog sina Aleksandra Vučića!
– Aleksandar Vučić je jedan od najkorumpiranijih srpskih političara kome su ruke krvave do lakata i koji će uskoro nestati iz našeg političkog života.
Dok ćete vi ostati ovde na Kosovu sa istim Albancima sa kojima ste živeli u slozi i pre Milosevica i pre Vucica!
– Ne verujete kafanskim pričama da formiranje Zajednice Srpskih Opština može da dokaže da je Kosovo srpsko.
Jer samo njeno osnivanje je priznanje postojanja Kosova kao nezavisne države u kojoj žive i rade Srbi, tako da obična Zajednica Srpskih Opština ne bi trebalo da postane jabuka spora.
Zašto ovo govorim?
Jer nijedna Zajednica Opština u svetu ne može da promeni realnost da je Kosovo već dugo nezavisna država.
– Ne spuštajte se na osrednji intelektualni nivo i zločinački lik Aleksandra Vučića, koji vas toliko ponižava svojom prljavom i tajnom igrom, terajući vas da igrate igru ​​lošeg i dobrog pandura.
Zato što pre priznajte institucije Kosova i izgradite svoj zajednički život sa Albancima.
-Kosovo je postalo nezavisno 1999. godine, kada je potpisana Kumanovska kapitulacija, a ne kako vam je to servirao zvanični Beograd, da je Srbija potpisivanjem kapitulacije zadržala Kosovo de jure u svom sastavu.
– Počnite da živite kao do sada i gradite odnose sa Albancima koje je osakatio Slobodan Milošević i koje dokazani krvopija Aleksandar Vučić želi ponovo da osakati.
Za rat i haos koji je nastao između vas niste krivi ni vi ni Albanci, već nacionalistička politika srpskih komunističkih političara koji su oduvek bili sluge Rusije!
– Svojom odlukom da sebi olakšate život oslobađajući se političkog uticaja Beograda u međusobnim odnosima sa Albancima, sahranićete strašnu prošlost i otvoriti budućnost svima vama na Kosovu, odnosno svima vama koji radite. i živi tamo.
SAD i EU će pozdraviti vašu samostalnu odluku i imaćete mnogo bolje uslove za život nego u centralnoj Srbiji.
Garantujem vam da znam planove SAD i EU!
Budite iskreni prema sebi i zapamtite:
Ovako užasan rat između Srba i Albanaca nikada ne bi bio da komunistički političari i diktatori iz Srbije nisu bili na vlasti!
Recite NE ovom ludilu i počnite da živite kao ljudi.
Dosta je dosta!
***
SERBS FROM KOSOVO, CALL COMMON SENSE
Author: Nikola Sandulovic
Translator: Lirim Gashi
As always, I will be open and honest with everyone, no matter who it is or whose interests are at stake.
I will write what no politician in Serbia dares to say, pretending to be a great “patriot” to the Serbian public.
I will say what is not popular in Serbia to write, speak and think, but what is useful for all Serbs in Kosovo, as well as for the future of Serbia.
Where is all this fake Serbian opposition that doesn’t dare to come out in public like me and say what everyone knows but doesn’t dare?
Therefore, they choose silence in the face of the Serbian government’s daily lies and deceit, which creates unnecessary tensions with neighboring nations and countries when it not only fails to provide a solution to society’s existential problems, but also to foreign policy failures due to sitting by Aleksandar Vučić on two or three chairs?!
What are our false oppositionists doing?
They support Aleksandar Vučić with their nationalist narratives and bring Serbia into new conflicts with Kosovo…
DSS, ZAVETNICI, DVERI, ĐILAS, POKS, VUK JEREMIC are in no way different from Vučić.
Therefore, the only oppositional political entity in Serbia is the Republican Party, which I lead.
What I thought and said together with Mr. Faton Kurti in Tirana in 2015, I also think and say now!
I didn’t go into politics to tell them what they want to hear, but to do whatever it takes to make their lives better, no matter how much they didn’t like it at first.
I will stand by all my words and plans I have for the future relationship between Serbia and Kosovo and I will offer you the following proposals:
– Dear Serbs, return to the institutions of Kosovo, because if you leave them, you will only harm yourself.
I know that Aleksandar Vučić convinced you in this way, but if he was interested in your interests, he would not have constantly brought you into conflict with your Albanian neighbors, with whom you should share good and bad.
It is absurd and a sin to remain absolutely without your rights and without your vote, which was given to you by Albanians from Kosovo and not Serbs from Serbia!
– Get rid of the pressure of Aleksandar Vučić and his Serbian criminal list that scares you and makes life hell for 10 years in a row.
– Replace this Serbian criminal list in Kosovo with a normal civil party because it is just an extension of its Udba boss Aleksandar Vučić.
Start building a joint state of Serbs and Albanians in Kosovo.
-Kosovo is your new country because it is the country of the majority of Albanians living there and all other minorities.
– Stay there and create a common life with the Albanians as they lived centuries before criminal Slobodan Milošević and his political son Aleksandar Vučić came to power!
– Aleksandar Vučić is one of the most corrupt Serbian politicians, whose hands are bloody to the elbows and who will soon disappear from our political life.
While here in Kosovo you stay with the same Albanians with whom you lived in harmony before Milosevic and before Vucic!
– Please don’t believe the pub stories that establishing the community of Serbian communities can prove that Kosovo is Serbian.
Since its establishment is itself a recognition of Kosovo’s existence as an independent state where Serbs live and work, the ordinary association of Serb communities should not become a bone of contention.
Why am I saying this?
Because no association of municipalities in the world can change the reality that Kosovo has long been an independent state.
– Do not descend to the mediocre intellectual level and criminal character of Aleksandar Vučić, who humiliates you so much with his dirty and secret game and forces you to play the game of bad and good cop.
Recognize the institutions of Kosovo as soon as possible and build your life together with the Albanians.
– Kosovo became independent in 1999, when the Kumanovo capitulation was signed, and not as you were told by the official Belgrade that Serbia with the signing of the capitulation de jure kept Kosovo in its composition.
– Start living as before and build relationships with the Albanians who were crippled by Slobodan Milošević and who tried bloodsucker Aleksandar Vučić wants to cripple again.
Neither you nor the Albanians are to blame for the war and the chaos that has arisen between you, but the nationalist policies of Serbian communist politicians who have always been servants of Russia!
– With your decision, you will make life easier for yourself, eliminating the political influence of Belgrade on mutual relations with Albanians, and burying the terrible past that has shattered all of you in Kosovo, that is, all of you who work and live there, who future prospects will open up.
The US and the EU will welcome your independent decision and you will have much better living conditions than in central Serbia.
I guarantee you I know the US and EU plans!
Be honest with yourself and remember:
Such a terrible war between Serbs and Albanians would never have happened if communist politicians and dictators from Serbia were not in power!
Say NO to this madness and start living like humans.
Enough is enough!
***
SERBEN AUS DEM KOSOVO, RUFEN SIE DEN GESUNDEN MENSCHENVERSTAND
Autor: Nikola Sandulović
Übersetzer: Lirim Gashi
Ich werde wie immer offen und ehrlich zu allen sein, egal wer es ist und wessen Interessen auf dem Spiel stehen.
Ich werde schreiben, was kein Politiker in Serbien zu sagen wagt, weil er der serbischen Öffentlichkeit einen großen „Patrioten“ vortäuscht.
Ich werde sagen, was in Serbien nicht populär ist, zu schreiben, zu sprechen und zu denken, aber was für alle Serben im Kosovo sowie für die Zukunft Serbiens nützlich ist.
Wo ist all diese falsche serbische Opposition, die es nicht wagt, wie ich öffentlich aufzutreten und zu sagen, was alle wissen, aber sich nicht trauen ?
Deshalb entscheiden sie sich für Schweigen angesichts der täglichen Lügen und Täuschungen der serbischen Regierung, die unnötige Spannungen mit benachbarten Nationen und Ländern schafft, wenn es nicht nur keine Lösung für die existenziellen Probleme der Gesellschaft bietet, sondern auch für das Versagen der Außenpolitik aufgrund des Sitzens von Aleksandar Vučić auf zwei oder drei Stühlen?!
Was machen unsere falschen Oppositionellen?
Sie unterstützen Aleksandar Vučić mit ihren nationalistischen Narrativen und bringen Serbien in neue Konflikte mit dem Kosovo…
DSS, ZAVETNICI, DVERI, ĐILAS, POKS, VUK JEREMIC unterscheiden sich in keiner Weise von Vučić.
Daher ist die einzige oppositionelle politische Einheit in Serbien die Republikanische Partei, die ich leite.
Was ich 2015 zusammen mit Herrn Faton Kurti in Tirana gedacht und gesagt habe, das denke und sage ich auch jetzt!
Ich bin nicht in die Politik gegangen, um ihnen zu sagen, was sie hören wollen, sondern um alles zu tun, damit sie besser leben können, egal wie sehr es ihnen anfangs nicht gefallen hat.
Ich werde bei all meinen Worten und Plänen bleiben, die ich für die zukünftigen Beziehungen zwischen Serbien und dem Kosovo habe, und ich werde Ihnen die folgenden Vorschläge unterbreiten:
– Liebe Serben, kehren Sie zu den Institutionen des Kosovo zurück, denn wenn Sie sie verlassen, schaden Sie sich nur selbst.
Ich weiß, dass Aleksandar Vučić Sie auf diese Weise überzeugt hat, aber wenn er an Ihren Interessen interessiert wäre, hätte er Sie nicht ständig in Konflikt mit Ihren albanischen Nachbarn gebracht, mit denen Sie Gutes und Schlechtes teilen sollten.
Es ist absurd und eine Sünde, absolut ohne Ihre Rechte und ohne Ihre Stimme zu bleiben, die Ihnen Albaner aus dem Kosovo und nicht Serben aus Serbien gegeben haben!
– Befreien Sie sich von dem Druck von Aleksandar Vučić und seiner serbischen Verbrecherliste, die Ihnen Angst macht und 10 Jahre hintereinander das Leben zur Hölle macht.
– Ersetzen Sie diese serbische kriminelle Liste im Kosovo durch eine normale Zivilpartei, weil sie nur eine verlängerter Arm ihres Udba-Chefs Aleksandar Vučić ist.
Beginnen Sie mit dem Aufbau eines gemeinsamen Staates von Serben und Albanern im Kosovo.
-Kosovo ist Ihr neues Land, weil es das Land der Mehrheit der dort lebenden Albaner und aller anderen Minderheiten ist.
– Bleiben Sie dort und schaffen Sie sich ein gemeinsames Leben mit den Albanern, wie Sie Jahrhunderte gelebt haben, bevor der kriminelle Slobodan Milošević und sein politischer Sohn Aleksandar Vučić an die Macht kamen!
– Aleksandar Vučić ist einer der korruptesten serbischen Politiker, dessen Hände bis zu den Ellbogen blutig sind und der bald aus unserem politischen Leben verschwinden wird.
Während Sie hier im Kosovo bei denselben Albanern bleiben, mit denen Sie schon vor Milosevic und vor Vucic in Harmonie gelebt haben!
– Glauben Sie bitte nicht den Kneipengeschichten, dass die Gründung der Gemeinschaft serbischer Gemeinden beweisen kann, dass Kosovo serbisch ist.
Da seine Gründung selbst eine Anerkennung der Existenz des Kosovo als unabhängiger Staat ist, in dem Serben leben und arbeiten, sollte der gewöhnliche Verband serbischer Gemeinden nicht zum Zankapfel werden.
Warum sage ich das?
Denn kein Gemeindeverband der Welt kann die Realität ändern, dass der Kosovo schon lange ein unabhängiger Staat ist.
– Steigen Sie nicht auf das mittelmäßige intellektuelle Niveau und den kriminellen Charakter von Aleksandar Vučić herab, der Sie mit seinem schmutzigen und geheimen Spiel so sehr demütigt und Sie zwingt, das Spiel des bösen und des guten Polizisten zu spielen.
Erkennen Sie die Institutionen des Kosovo so schnell wie möglich an und bauen Sie Ihr gemeinsames Leben mit den Albanern auf.
– Das Kosovo wurde 1999 unabhängig, als die Kapitulation von Kumanovo unterzeichnet wurde, und nicht wie Ihnen das offizielle Belgrad zugestellt hat, dass Serbien mit der Unterzeichnung der Kapitulation das Kosovo de jure in seiner Zusammensetzung behielt.
– Fangen Sie an zu leben wie bisher und bauen Sie Beziehungen zu den Albanern auf, die von Slobodan Milošević verkrüppelt wurden und die der bewährte Blutsauger Aleksandar Vučić wieder verkrüppeln will.
Weder Sie noch die Albaner sind schuld an dem Krieg und dem Chaos, das zwischen Ihnen entstanden ist, sondern die nationalistische Politik serbischer kommunistischer Politiker, die immer Diener Russlands waren!
– Mit Ihrer Entscheidung, werden Sie sich das Leben erleichtern, indem Sie den politischen Einfluss Belgrads auf die gegenseitigen Beziehungen zu den Albanern beseitigen, und die schreckliche Vergangenheit begraben was Ihnen allen im Kosovo, das heißt Ihnen allen, die dort arbeitet und lebt, die Zukunftsperspektiveöffnen wird.
Die USA und die EU werden Ihre unabhängige Entscheidung begrüßen und Sie werden viel bessere Lebensbedingungen haben als in Zentralserbien.
Ich garantiere Ihnen, dass ich die US- und EU-Pläne kenne!
Seien Sie ehrlich zu sich selbst und denken Sie daran:
Ein so schrecklicher Krieg zwischen Serben und Albanern wäre niemals passiert, wenn nicht kommunistische Politiker und Diktatoren aus Serbien an der Macht wären!
Sagen Sie NEIN zu diesem Wahnsinn und fangen Sie an, wie Menschen zu leben.
Genug ist genug!
____
Përktheu: Lirim Gashi, Prishtinë

Largimi i Listës Srpska nga institucionet e Kosovës, e sqaron bashkimi i opozitës sonë me Vuçiqin dhe Ramën kundër Qeverisë së Albin Kurtit

1
Autor : Lirim Gashi
___
Nëse serbët qëndruan në institucionet tona shtetërore pas shkarkimit të Jabllanoviqit, pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit dhe pas vendosjes së taksës 100%, ndërsa tani po ikin vetëm për shkak të zbatimit të marrëveshjes për targa, atëherë çdo budalla, e lëre më çdo i zgjuar duhet ta ketë të qartë se për çfarë bëhet fjalë.
Pa asnjë dilemë bëhet fjalë për bashkimin e opozitës sonë me Vuçiqin, Ramën dhe Listën Srpska kundër Albin Kurtit dhe qeverisë së tij.
Sepse ai i pengon ata jo vetëm që të vazhdojnë të vjedhin gjithçka që nuk kanë arritur të vjedhin në shtetin e tyre privat sa ishin në pushtet, por edhe që ta ruajnë akumulimin e plaçkës së tyre të paimagjinueshme pa dhënë llogari dhe përgjegjësi.
Në të njëjtën kohë, kjo është e vetmja përgjigje logjike në pyetjen “se pse opozita jonë po bën një luftë kaq të ndyrë dhe të ashpër për të rimarrë pushtetin me ndihmën e armiqve të djeshëm serbë, të cilët më vonë u bënë miqtë e saj më të ngushtë mafiozë.
Sepse pikërisht ky bashkëpunim i saj i ndyrë, i pabesë, i padenjë, mafioz dhe tradhtar me Listën Serbe jo vetëm që e ka kthyer veriun dhe jugun e Kosovës në një Eldorado të biznesit të pistë mafioz, , por i ka mbushur akoma më shumë me para të pista llogaritë bankare të liderëve të saj, që i kanë hapur në të gjitha banana-shtetet e botës.
Pra Albini është fajtor vetëm pse nuk i lejon liderët e opozitës ta vazhdojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivelin e dikurshëm.
Por gjëja më e trishtueshme është sjellja e Bashkimit Evropian, i cili ishte kumbari më besnik mafioz i opozitës sonë sa ishte në pushtet dhe tani është aleati i saj më besnik politik kur është në opozitë.
Nëse Bashkimi Evropian do të mbronte interesat e qytetarëve të Kosovës siç i mbron interesat e kriminelëve politiko-mafiozë serbë dhe shqiptarë, nuk do t’i dënonte të parët me izolim dhe nuk do t’i shpërblente të dytët me privilegje të paimagjinueshme.
Jam i indinjuar sepse historia po na përsëritet, jo vetëm sepse nuk kemi mësuar asgjë nga gabimet tona, por mbi të gjitha sepse Bashkimi Evropian nuk ka mësuar asgjë nga gabimet e tij.
Prandaj është një absurd i padëgjuar dhe paparë fakti, që dy pikat më të nxehta politike në Ballkanin Perëndimor janë Bosnja dhe Kosova, qytetarët e të cilave kanë nivelin më të lartë të orientimit pro-amerikan, pro-evropian dhe multietnik.
Shtrohet pyetja?
Kujt po i konvenon më së shumti Bosnja dhe Kosova e destabilizuar?
Sigurisht, Serbisë, Rusisë dhe Turqisë.
Pse Mali i Zi pavarësisht që është një vend më kushtetutë multietnike po bën përparim drejt integrimit evropian?
Sepse, së pari, besimi mysliman nuk është mbizotërues atje dhe së dyti, atë e udhëhiqte një hajdut i zgjuar që nuk ishte tradhtar dhe që hoqi dorë nga Rusia në kohën e duhur.
Fatkeqësisht, ne në pushtet kishim analfabetë kriminelë dhe kuslingë, të cilët me mbështetjen e heshtur të Brukselit, promovuan hyrjen dhe përhapjen e islamit politik në Kosovë.
Për të mos folur për grabitjet e tyre të përbashkëta.
Në këtë vend dhe botë të absurditeteve të mëdha, është e vështirë të ruash qetësinë mendore dhe të sillesh logjikisht.
Megjithatë, ne jemi të detyruar ta bëjmë këtë, sepse nuk kemi zgjidhje tjetër.
Në çdo rast nuk duhet të na zërë paniku dhe vetëm për këtë arsye të mbështesim rikthimin në pushtet të fajtorëve kryesorë për situatën e pashpresë në të cilën ndodhemi.
Sepse ne nuk do t’i bëjmë vetes asnjë shërbim dhe nder, edhe nëse Bashkimi Evropian na premton male dhe lugina të arta.
Sepse ai e theu premtimin e tij shumë herë, kështu që as tani nuk do të jetë ndryshe.
Çfarë na ka mbetur?
Të mbështesim sa më masivisht të jetë e mundur qeverinë e pakorruptuar dhe jotradhtare të Albin Kurtit, e cila nëse do të kishte ardhur në pushtet në kushte normale, sigurisht që do të kishte shkëlqyer shumë më shpejt.
***
Cila është detyra kryesore e Qeverisë Kurti.
T’i vendosë në një nivel shumë më të lartë marrëdhëniet e popullit dhe shtetit tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britaninë e Madhe.