Mblidhet kabineti qeveritar, diskutojnë për situatën aktuale në vend

Shkrime relevante

Rrëfim se si Bismilahu, i biri i Rahmanit dhe Rahimit, ia ktheu shpinën Elhame Durulahut

Shkruen e knon: Lirim Patrioti (Lirim Gashi, Prishtinë) ___ KUR DINIT DHE IMANIT U...

Idealist e guximtar, poezi e Arif Ejupit

Idealist e guximtar Poezi Nata e ushqeu me gjak rinor, dita e rriti si...

Dorëheqja morale e Gazmend Hoxhës – shembull i dinjitetit dhe përgjegjësisë publike

Zeqir Bekolli, Drenas ___ Dorëheqja e drejtorit të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha,...

Lëvizjapërrikthim.org – Akademia dhe Biblioteka Digjitale e Historisë dhe kujtesës kombëtare

Basri Beka, Prishtinë  LEVIZJAPERRIKTHIM.ORG – AKADEMIA DHE BIBLIOTEKA DIGJITALE E HISTORISË...

Shpërndaj

Prishtinë, 6 nëntor 2022

Me ftesë të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, kabineti qeveritar sot mbajti një takim që në rend të ditës kishte diskutimin për situatën aktuale dhe zhvillimet e fundit në vend.

Duke theksuar rëndësinë e mbarëvajtjes së punës së institucioneve dhe shërbimeve që ato ofrojnë, gjatë diskutimit u konfirmua se institucionet vartëse të secilës ministri kanë vazhduar pandërprerë përmbushjen e detyrave në kuadër përgjegjësive që kanë.

Kryeministri Kurti u shpreh se ligjshmëria dhe kushtetutshmëria e Republikës nuk mund të komprometohen, ndërkaq që dialogu dhe institucionet nuk kanë alternativë. Ai përsëriti thirrjen që mos të bojkotohen ose braktisen institucionet e Kosovës, të cilat i shërbejnë çdonjërit pa dallim.

Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për sundim të ligjit, respektim të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe pakicave, barazi, shërbim ndaj qytetarëve, paqe dhe siguri.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu