Kreu Blog Faqe 1191

Mosni…, bijat e mia! Poezi nga Gjin Morina

0

Gjin Morina, Gjakovë

***

Poezi

MOS MË RRAFNI BIJAT E MIA !

Mosni bijat e mia

mos qoni dorë në mua!

Jamë Nëna e juaj, nëna e Taulantit,

vëllaut tuaj , që ju solli dritën e lirisë,

që ju sot frymoni lirshëm!

Unë, nuk i ndjejë të ramet e juaja,

as nuk i mbajë në mend,

unë ju fali menjëherë

aty për aty harroi,

unë harroi çdo gjë,

përmbrënda minutit,

nuk e di as kush jamë

dhe as si quhem,

Ju duhet ta e dini,

Bijat e mia,

sepse kujtesën ma e mori dhimbja,

dhe e solli në mëndjen tuaj,

ju duhet të mbani në mëndje

ato që unë i harroi, për një çast,

nuk di ,nuk ndjejë,

poqese edhe dorën në zjarrë ma e futni!

Unë nuk do të mbajë në mend asgjë!

Mosni mosni bijat e mia,

se Taulanti do të ju qortoi !

H.Gjin Morina .02.11.2021.02.30 min.

Fundi i një farse: Serbët u bënë pjesë e institucioneve të Kosovës jo për t’u integruar, por për pengimin e fuqizimit të tyre

0
Në foto: Policët serbë në veri të Kosovës, dje, duke i zdeshur e braktisur rrobat e Policisë së Kosovës. 
Profesor Blerim Latifi, filozof nga Prishtina
_______
Largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës është fundi i një farse të madhe, me të cilën kemi jetuar tash e sa vite. Fundi i farsës së integrimit të serbëve në Republikën e Kosovës. Me vite kemi mbyllur sytë para faktit se integrimi pa pranim nuk ka kuptim. Nuk mund të integrohesh në një sistem nëse nuk e pranon atë.
Serbët u bënë pjesë e institucioneve të Kosovës jo për t’u integruar në to, por për t’i përdorur ato në funksion të pengimit të fuqizimit të tyre. Dhe ne kemi vazhduar t’i mbyllim sytë para këtij fakti. Bashkë me komunitetin ndërkombëtar, i cili duke qenë i paaftë të imponojë një zgjidhje finale të konfliktit shqiptaro- serb, shpiku formulën konfuze të normalizimit të marrëdhënieve pa njohje.
Nga Paqja e Vestfalisë(1648), e cila e vendosi paradigmën e shteteve sovrane, bota reale njeh vetëm një formulë efektive të normalizimit të marrëdhënieve mes shteteve, formulën e njohjes reciproke. Nuk mund të kesh kurrë marrëdhënie normale me një shtet, i cili nuk të njeh si shtet. Aq më tepër kur ai ka pretendime territoriale mbi ty.
Por ne prapë i kemi mbyllur sytë para këtij fakti elementar të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe kemi vazhduar me farsën.
I kemi ofruar të drejtat maksimale pakicës serbe dhe pastaj jemi habitur se pse ajo përsëri është e pakënaqur. Jemi habitur, sepse i kemi mbyllur sytë para një fakti tjetër kokëfortë: serbët nuk duan të jenë e të jetojnë si një pakicë në shtetin e Kosovës.
Si sharlatanë politikë që jemi filluam të besojmë se serbët do të integrohen në shtetin e Kosovës nëse e bëjmë një eksperiment identitar, sajimin e një kombi multietnik kosovar, të dallueshëm nga kombi shqiptar. Kështu mendonim se serbët do të ndiheshin rehat brenda një shteti që kishte hedhur narrativën kombëtariste shqiptare. Serbët filluan të qeshin me ne, me sharlatanizmin tonë kronik, sepse më lehtë e bindë një fanatik religjioz se feja e tij është e rreme, se një serb të Kosovës që të identifikohet si pjestar i kombit kosovar.
Kështu, nga farsa në farsë, kemi ardhur në këtë ditë kur iluzionet, sharlatanizmat e vetmashtrimet nuk i bëjnë më ballë daljes në dritë të realitetit.

Në Frankfurt u themelua dega organizative e Unionit të Bizneseve në Frankfurt am Main

0

Nga: Fadil Abdullahu, Frankfurt

____

Unioni i Bizneseve me Degë të re në Frankfurt Nën udhëheqjen e Kryetarit të Unionit të Bizneseve, z. Nazmi Viqa, me prani edhe të anëtarëve të Kryesisë, Nexhmedin Veliqi e Vllaznim Kelmendi, në Konsulaten e përgjitheshme të Republikës së Kosovës, u themelua dega organizative e Unionit të Bizneseve në Frankfurt am Main.

Kjo Degë organizative e Unionit të Bizneseve do të perfshijë Republikat: Hessen, Rheinland-Pfalz, Saarland e deri te qyteti i Bavarisë, Aschaffenburg . Në këtë takim anëtarët u njoftuan edhe me emërimin e udhëheqjes së kësaj dege.

– Ukë Blakaj, afarist i sukseshëm në Gjermani e Kosovë u emërua Kryetar.

Shkëndije Berisha Pacolli

– Nënkryetare u emërua zonj. Shkëndije Berisha Pacolli, afariste dhe këshilltare e psikologjise me profesion, nga Republika e Rheinland-Pfalz, dhe

– Irfan Tërnava, afarist i respektuar nga Saarland, u emërua gjithashtu nënkryetar.

Udhëheqja e emëruar e kësaj dege së bashku me Koordinatorët u zotuan se do të jenë afër çdo biznesi të kësaj ane, në mënyrë që të përfshihen sa më shumë në këtë strukturë organizative të Unionit duke bërë lidhje të tyre në Diasporë e Vendlindje.

Kryetari Viqa, i falënderoj të gjithë të pranishmit, duke ju dëshiruar mirëseardhje në familjen e Unionit të bizneseve, disa bizneseve të reja të respektuara. Ai gjithashtu potencoi se rëndësi e veçantë do ti jepet krijimit të hapsires për kycjen e femrës shqiptare te Unioni i Bizneseve dhe ishte shumë i lumtur që sonte kishte rastin ti kishte prezente disa nga gratë e vajzat e suksesshme në Gjermani. Vetëm bashkë i bëjmë sukseset më të mëdha, potencoi ai. Drejtori ekzekutiv, z. Fadil Abdullahu, shpalosi para të pranishmëve strategjinë 2 vjeçare, objektivat e Unionit të Bizneseve dhe formën e re të ristrukturimit të saj dhe përfshirjes sa me të gjerë të bizneseve dhe kuadarove, djem e vajza, burra e gra, nga e gjithë RF e Gjermanisë.

Të pranishmit i përshëndeti edhe Konsuli i përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Frankfurt, z. Gëzim Gashi, i cili i uroj udhëheqjen e Degës së Frankfurtit, Kryesinë dhe gjithë anëtarët e Unionit të Bizneseve nga kjo anë, duke shprehur gatishmërinë e tij që së bashku me stafin e kësaj shtëpie të bashkëatdhetarëve tonë, të jetë në dispozicion për cfarëdo që kërkohet nga Konsulata e Republikës së Kosovës në Frankfurt në lidhje me promovimin, apo shtytjen e bizneseve, të cilat në Gjermani e Kosovë po bartin barren kryesore të zhvillimit ekonomik.

Unioni i Bizneseve do të vazhdoj me themelimin e Degëve tjera në Gjermani, me qëllim që të jetë sa më afër anëtarëve të saj dhe bashkëpunimin e tyre ta ngrisë në një nivel më të lartë.

Të premten e ardhshme, me datën 11.11. do të vazhdohet në degën në Stuttgart.

Erfolg verbindet Frankfurt, 04.11.2022

Çka i ndanë dhe çka i bashkon partitë tona politike!?

0

Florim Zeqa  

Kjo është një pyetje sa e lehtë po aq e vështirë për t’u përgjigjur, sa e nxehtë po aq përvëluese, sa e dhimbshe po aq edhe tërheqëse për ta trajtuar! Pothuajse prej fillimit të gjitha subjektet politike shqiptare është duke i ndjekur sindromi i keq i ndarjeve dhe përçarjeve, i ndikuar nga egoja për pushtet të pakufijshëm dhe privilegje. Inatet e vogla personale po shndërrohen në fraksione politike, të cilat më pas po shkaktojnë ndarje të subjekteve politike në disa pjesë.

Rreshtimi pas liderit e jo pas konceptit politik

Të gjitha partitë janë bërë të njëjta, asnjëra nuk është më e mirë apo më e keqe sesa tjetra, të gjitha janë të infektuara me virusin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, egoizmit dhe bajraktarizmit, nepotizmit dhe familjarizimit brenda subjekteve politike.

Të gjitha ndarjet nëpër subjektet tona politike po fillojnë shkaku i mungesës së liderëve të përgjegjshëm, të atyre që fatin e vet personal e lidhin me interesin e partisë. Si rezultat i së cilës po krijohen grupe të vogla të interesit, të cilave nuk ju intereson e ardhmja politike e partisë dhe as e vendit në përgjithësi, por e liderit, përmes të cilit synojnë arritjen e qëllimeve të ngushta personale dhe familjare.

Kështu, këto grupe të vogla të interesit, të barrikaduara prapa liderëve partiak po fuqizohen në klane duke u bërë pëngesë e vazhdueshme e reformave dhe ndryshimeve pozitive brenda subjekteve aktuale politike.

Rrugëtimi i subjekteve aktuale politike

Po e fillojë nga partia më e vjetër në skenën politike-LDK-ja e sotme. Pas shkuarjes në amshim të presidentit historik, liderit shpirtëror të shumicës shqiptare në Kosovë, hyjnorit Ibrahim Rugova, në LDK filluan të shfaqen haptas ambiciet individuale dhe grupeve të interesit për marrjen e primatit të trashëgimisë rugoviane në këtë parti, e cila rezultoi me ndarjen fatkeqe në kuvendin e VI-të në nëntorin e vitit 2006.

Sadoqë dukej se ishte arritur një progres i kënaqshëm, LDK-ja në vitin 2021 e pësojë ndarjen më fatkeqe dhe goditjen më të rëndë nga themelimi i saj. Bartja e votës së elektoratit të LDK-së tek subjekti majtist për realizimin e ambicieve karrieriste, kënaqjen e egos personale të një grupi të vogël njerëzizh për pushtet, e ktheu LDK-në për herë të parë nga themelimi në partinë e tretë në vend!

PDK-ja si përcjellsja e dytë e LDK-së, pas vdekjes së Rugovës, e mori primatin e partisë së parë politike në vend pas zgjedhjeve të vitit 2007, primat të cilin e mbajti për një dekadë. Mirëpo, edhe këtij subjekti politik ndarja në dysh i kushtojë me humbjen e këtij primati.

AAK-ja apo subjekti i tretë në skenën politike të pasluftës, e ka ruajtur stabilitetin e partisë së tretë duke mos dalur asnjëherë nga skena parlamentare, me rënje dhe ngritje të lehta!

Prej subjekteve tjera që defiluan në skenën parlamentare AKR-ja (12.1 %), LDD (10.4 %) dhe NISMA (5.12 %), jo vetëm që asnjëra prej tyre nuk janë më pjesë e skenës parlamentare, janë shuar ose janë në proces të shuarjes si subjekte politike.

Për fund “ëmbëlsira”, LVV-ja në zgjedhjet parlamentare të vitit 2010 e rrëmbeu vendin e tretë më 16 % të votave të elektoratit. Sikurse subjekteve tjera, edhe LVV-së ndarja i shkaktojë një rënje të vogël, por jo edhe aq të madhe (13.59 %) duke mbetur sërish në vendin e tretë të skenës parlamentare.

Lakorja e LVV-së shënon ngritje nga zgjedhjet e vitit 2017 (27 %), 2019 (26 %) dhe 2021 (51 %) ku e arriti kulminacionin e suksesit falë votave të elektoratit të LDK-së, përkatësisht grupit karrierist që u futen në listën e këtij subjekti politik që i sollën peshkun në pjatë partisë majtiste në Kosovë.

Pas çertifikimit të GUXO si subjekt politik, zgjedhjet parlamentare të radhës do ta vërtetojnë forcën reale të LVV-së dhe të këtij subjekti në veçanti!

Siq e fillova rrugëtimin e partive politike, ashtu edhe po e përmbylli me LDK-në.

Fitoren e fundit në zgjedhjet parlamentare LDK-ja e shënoi në zgjedhjet e vitit 2004, përkatësisht në kohën e Ibrahim Rugovës. Nga ajo kohë (18 vjet) e deri më sot LDK-ja nuk e shijojë më kënaqësinë e fitores në zgjedhjet nacionale dhe as që është në rrugë të mbarë për ta kthyer primatin e partisë së parë në vend!

Guximi i vlerësimit analitik

Nëse ndokush nga analistët dhe gazetarët merrë guximin qytetar për të kritikuar zhvillimet negative apo për të kërkuar përshpejtim të reformave brenda subjekteve aktuale politike, menjëherë etiketohet dhe sulmohet nga militantët partiak dhe grupet e interesit, të cilëve nga frika e humbjes së privilegjeve në parti u fiket dielli mbi kokë, e humbin arsyen e gjykimit, me ç’rast analistët dhe gazetarët i etiketojnë dhe akuzojnë në format më të ulëta duke i quajtur armiq të partisë dhe bashkëpunëtor të rivalëve politik!

Grupeve të interesit të barrikaduara prapa liderëve partiak, nuk ju interson programi apo statuti politik, as me kend bëjnë koalicion, e rëndësihme është arritja e qellimeve te tyre personale.

Ato (grupet e interesit) për ta marrë pushtetin janë të gatshëm të ndryshojnë, programe dhe statut të partive të tyre, të bëhen të djathtë apo të majtë duke e humbur kështu atë çka është më e rëndësishmja parimin njerëzor para atij politik.

Pranojnë t’i thonë; “derrit dajë” siq thotë populli, apo të bëhen bashk edhe me “djallin në përrue” vetëm që të nxjerrin ndonjë përfitim (privilegj) nga i pari i partisë!

Ka ardhur koha që t’ju kthehemi vlerave të pastra kombëtare dhe njerëzore për të mirën e përbashkët. Të mos ndahemi për një fije ngjyrimi partiak, por të unifikohemi rreth 99 fijeve që na bashkojnë si popull, rreth një qëllimi dhe vizioni të përbashkët, për ndërtimin e një shteti ligjor dhe demokratik.

Serbia synon t’ia marrë Kosovës pikën më strategjike të vëzhgimit në Ballkan

0

Nga: Hyzri Salihu, Ferizaj

____

Situata në Veri të Mitrovicës është jashtëzakonisht e rëndë! Vëllezërit tanë që jetojnë në atë pjesë të Shqipërisë Etnike janë duke jetuar sikur të ishte ende koha e okupimit ,edhe kjo për faj të politikanëve shqiptarë,të mos-largpamësisë së aleatëve tanë që nuk e kuptojnë dinakërinë,pabesinë dhe poshtërsinë e politikanëve serbë !

Duke u dhënë të drejtën për të krijuar komuna me shumicë serbe ,në veri të Kosovës serbët e atjeshëm e shtuan “oreksin” ,duke kërkuar autonomi për ato tre komuna që politikanët shqiptarë me zemërgjerësi ua dhuruan serbëve!

Serbia po investon me para,me njerëz dhe me gjithçka tjetër në Veri të Mitrovicës duke bërë të mundur mbajtjen në këmbë të një “administrate” të specializuar në trazira duke filluar nga veprimet më të “lehta” siç është kontrabanda e mallrave,(por që ka një çmim të lartë në financat e shtetit të Kosovës) e deri tek ato më të rëndat e që janë dëbimet me mënyra të ndryshme duke përfunduar me vrasjet e shqiptarëve atje!!!

Duhet me patjetër që në këto kohë vendimtare për kombin tonë sejcili të nxjerri detyrat e tij dhe detyrimet karshi atdheut! Gjëndja është e rëndë në Veri,prandaj kush ka aftësi fizike dhe përgatitje ushtarake të rrijë në gadishmëri për gjithçka në të ardhmen .

KOMBI YNË KA VUAJTUR PREJ TRADHËTARËVE DHE KA SHPËTUAR PREJ ATDHETARËVE….NË KOHË TË VËSHTIRA PËR KOMBIN PËRHERË BIJTË MË TRIMA E KANË GJETUR MËNYRËN PËR T’I DALË NË BALLË GJITHÇKAJE QË KA ÇUAR NË ÇLIRIMIN E TIJ NGA PUSHTUESIT!!!

Ne gjith duhet të jemi prototip i Ushtarit që punon e vepron për Shqipri Etnike .

Hyzri Salihu FBKSH 05.11.2022

Kush është i pamëkate, le të hedhë gurin e parë kundër vajzave*

0

Lis Bukuroca, Gjermani

Ekzekutim në emër të hipokrizisë popullore 

Duke menduar se po ndihmonin një zonjë fatkeqe, shkatërronin jetën e disa të vajzave të reja mendjelehta, që janë viktima të një shoqërie agresive mashkullore

Nuk dihet sa për qind reaguan vetëm për t’iu bashkangjitur turmës vulgare paragjykuese. Nuk dihet sa për qind shpreheshin plot mllef e sharje duke menduar se po dëshmonin moral dhe zhgënjim. As sa për qind e tyre me fjalorin plot dhunë po mundoheshin ta luftonin dhunën!

Nuk dihet as sa për qind reaguan nga emaptia, pra jo pse e konsideronin aktin aq barbar, por sepse e imagjinon, e përkapnin nënën e vet në atë gjendje. Domethënë keqtrajtimin e asaj zonje nuk do ta quanin aq të ligë, sikur të mos e imagjinonin edhe nënë e vet. Reagimi emocional bëhej nga egoizmi i tepruar, duke njësuar veten me viktimën, por duke stigmatizuar ato vajza të reja, apo duke i trajtuar si e keqja më e madhe, që ekziston.

Pse emaptia ishte egoizëm dhe shpërfaqte traumat e marra në shtëpi? Sepse ai që nuk ka përjetuar imazhe të tilla me nënën e vet, i mungojnë skenat për t’u zhytur dhe për ta përjetuar. Sepse ata dhe e ato, nuk ndiejnë emapti kur dhuna më e madhe se ajo në video, ushtrohet nga djemtë.

Aty si drejtësi kuptohet veprimi mashkullor, por përkryeshmëria kërkohet, pritet, pretendohet nga vajzat, motrat, nëna dhe bashkëshortet, por jo nga burrat. Ky fakt tregon për hipokrizinë si normë sociale, për shtirjen si moral dhe rrenën si virtyt: aty burrave u falet çdo gabim i madh, grave asnjë, as i vogli.

Sikur të ishin reagimet nga dhembshuria, jo nga empatia, atëherë nuk mund të shpërfilleshin vajzat e reja, sepse edhe ato ishin viktima të dikujt: nëse jo të familjes, atëherë të shkollës. Nëse jo të shkollës, atëherë të shoqërisë. Apo më saktë, ato janë rezultat i katër socializimeve të marra në atë popull dhe sistem.

Në shoqëritë patriarkale dhuna në komunikim dhe dhuna fizike konsiderohen si veprime normale të burrave dhe ato vajza, nuk kanë pikur nga qielli, por janë prodhim i një arsim të shkatërruar, i një shoqërie që kishte në shumë moral në komunizëm, sesa sot.

Akuzuesit gjoja po mbronin një nënë, po dëmtonin disa vajza të reja, që duhet të bëhen nëna. Thua se vetë nuk kishin gabuar kurrë, thua se shumica e tyre nuk ushtrojnë dhunë verbale apo fizike në shtëpi. Thua se këta ishin nga një planet tjetër dhe për herë të parë në jetë, kishin parë se një njeri, që po goditej me shpulla.

Si reagon ajo shoqëri dyfytyrëshe dhe e korruptuar moralisht deri në palcë kur djali vret ose rrah babain?

Ajo shoqëri e konsideron akt normal vrasjen e babait ose nënës nga djali, por e bëjnë për psikiatri një vajzë, e cila ka gabuar. Turma nga nëna-viktimë, prodhoi disa viktima nga vajzat e reja, që nesër duhet të ikin nga vendi, sepse aty nuk do të mund të jetojnë.

Pse video nuk duhej bërë publike?

Sepse opinioni publik po sensibilizohej për një akt primitiv ndaj një zonje plakë, për të dëmtuar tërë jetën disa vajza të reja, që kishin gabuar. Në këtë botë njerëzit gabojnë herë pas here. Për kundërvajtje apo vepra penale ekziston gjykata. Zonja që e shpërndau këtë video, do të ndiejë tërë jetën fajin për fatin e atyre vajzave naive. Vajzat gabuan njëherë, ajo ka gabuar shumë herë, turma gaboi mijëra herë, si edhe të gjithë portalet, që e publikuan videon për klikime.

Me atë video nisi ekzekutimi publik i zonjës, i familjes së saj dhe i atyre çikave të reja. Gati të gjithë imagjinon nënën e vet në atë gjendje, por askush nuk dëshironte të imagjinojë bijën e vet në atë gjendje. Pikërisht këtu qëndron bashkëfajësia në veprim dhe në zmadhimin e dramës: përmirëso pak në një anë, shkatërro shumë në anën tjetër. Dhembshuria, as keqardhja nuk duhet të jenë me një kahje!

Publikuesja e videos duhet të kërkojë ndjesë. Ajo nesër mund të traumtizohet nga dëmi që ka shkaktuar. Videoja duhej dërguar prokurorisë, jo popullit për gjykim. Populli nuk është Gjykatë! Ai pret derisa të shfaqet tragjedia e ardhshme për t’u shtirë se është më i mirë se tjetri! Ndjesë duhet të kërkojnë edhe ato që keqtrajtonin zonjën dhe që zgërdhiheshin aty. Për pjesën tjetër duhet të vendosë gjykata.

Prindërit e atyre të rejave duhet t’i mbrojnë bijat e veta. Fëmija ka nevojë për prindin kur ai rrëzohet. Tani ato janë përtokë! Me atë mbështetjeje u tregojnë bijave të veta si të sillen me ata prindër, kur ata do të jenë të pafuqishëm. Prindi nuk guxon t’i bashkëngjitet turmës vrasëse! As licenca e punës nuk duhet t’u hiqet, por të paguajnë gjobë, siç parasheh kodi penal. E as të mbyllet Shtëpia e Pleqve, sepse kështu tani „të mirët“ po ndikojnë në rritjen e dramës. Vajzat e reja gabuan, tani nuk duhet të gabojnë të gjithë! Nuk duhet tani të dënohen edhe pleqtë tjerë…

Vepra penale në vend të punës duhet parë në kontest tjetër. Njeriu ka dinjitet dhe Kushtetuta ia garanton çdonjërit atë dhe e mbron nga cenimi: edhe viktimës, edhe   kriminelit. Edhe zonjës, por edhe atyre vajzave të reja, që u sollën me mendjelehtësi dhe kundër të cilave u ngrit populli me agresivitet të paparë!

Sjellja e turmës ishte tipike për shoqëritë patriarkale: për një gabim të vogël, i dobëti, më i vogli, dënohet me një dënim dhjetëfish më të madh. Gabimi i të dobëtit apo i vajzave, ka si pasojë traumatizimin. Djemtë mund të rrahin sa të duan, ata mund të vrasin bashkëshorten, babain ose nënën, por shoqëria moralisht e korruptuar, e prishur, nuk acarohet kur bën vepër penale djali, as nuk del në protesta, por çmendet kur një vajzë bën një gabim, edhe të vogël.

Ja tituj e gazetave, të cilët dëshmojnë për amoralitetin e shoqërisë. Aty flitet për rrahjen e babait, jo nga një infermiere e huaj, por nga djali i vet:

„Djali rrah babain në Podujevë“, 12 Shkurt 2019 / Indeksionline

„GJILAN: DJALI RRAH BABAIN E BËN PËR SPITAL“, INSAJDERI 3 vite më parë

„Djali rrah babain me grushte në Ferizaj“, Sinjali, 18 Gusht 2021

„Gjakovë: Djali rrah babain dhe nënën“, Klankosova , 31/05/2021,

„Djali rrah babain e vet në Rahovec“, Epoka e re, 19.03.22

„Djali rrah për vdekje babain“, Gazeta Express, 06/07/2022

„Djali rrah babain natën e Bajramit“, 09.07.2022 , Teve1

„Djali rrah babain, arrestohet nga policia“, Prishtinë| 17.09.2022, Ekonomia Online

A thua pse nuk u reagua si tani kur djali vrau të atin, por alarmohen në histeri për disa shpulla të një vajze të çorientuar? Pse shpulla qenka akt më tragjik sesa vrasja e babait?

Në kultura primitive drejtësia ka gjini! Çdo akti i pamoralshëm i falet burrit, asnjë gruas! Këto janë shoqëritë maskiliste patriarkale. Aty burrat shtypin gratë e veta: u kuptuam, në kultura primitive burrat shtypin gratë, çikat dhe motrat e veta! Dhe krenohen! Jo vetëm se mburren, por ata nuk ndihen xhelozë vetëm për bashkëshorten, por edhe për nënën, edhe për motrën!!!  Madje edhe e kontrollojnë lëvizjet e tyre, nga frika, sepse nuk ndihen burra sa duhet.

Pse nuk u reagua kur djali rrahu nënën? Sepse krimin në shtëpi jemi mësuar ta fshehim dhe duke sulmuar krimin e huaj, mendojmë se perceptohemi si më të mirë sesa ndihemi apo sesa jemi. Kur shkruhet në google „Djali rrahu nënën“ në faqen e parë shfaqen këta tituj:

„DJALI RRAH NËNËN NË PEJË“, Insajderi, 5 vite më parë

„DJALI RRAH NËNËN“, Insajderi 4 vite më parë

„Djali rrah nënën në Prishtinë“, Revista Kosovarja, 3 vjet më parë

„Prishtinë, djali rrah nënën dhe vëllanë e tij“, Kallxo com, 14.2.2022,

„Prishtinë: Djali rrah nënën e tij“, Insajderi, 22 Tetor 2022,

„Djali rrah nënën e tij“, Gazeta inFokus, 28 April 2022

„Djali rrah nënën në Gjilan“ ,10.10.2022, Kosovapress

„Djali rrah nënën në Mitrovicë“, 09.05.2022, Paparaci

Ata tituj dëshmojnë për moralin e humbur, për hipokrizinë, për rrenën dhe shtirjen si normë morale. Ku ishte turma që tani gjoja revoltohet?

Pse kishte aq shumë reagime histerike? Sepse ishte në pyetje nëna. Në shoqëritë primitive patriarkale të gjithë ndihen të prekur në ndërgjegje kur është fjala për nënën. Pse? Sepse aty babai ua dhunon fëmijëve nënën vazhdimisht. Aty nëna shtypet e vuan tërë jetën.

Aty fëmija mëson rrahjen, dhunën psikologjike me piskama, se duke abuzuar me më të dobëtin, duke e shtypur dhe zvogëluar atë, bëhet i fortë, më i madh. Dhe, nuk çmohet dija dhe mësimi, por forca dhe besimi.

Ps.:

A do ta kisha dërguar unë prindin në Shtëpi e Pleqve? Po! Sepse kështu do t’i tregoja edhe fëmijëve të mi ku duhet të më dërgojnë mua nesër. Të rinjtë duhet të kenë hapësirën e tyre private dhe intime për ta jetuar jetën e vet si duan ata.

*Titulli, Krishti turmës, që dëshironte të vriste një grua me gurë pse kishte tradhtuar burrin…

___

Letër burrave I dhe II te amazon, lulu etj.

Vjosa Osmani: Veprimi i Serbisë, paraqet tërheqje të saj të njëanshme nga marrëveshjet e Brukselit për shuarjen e strukturave ilegale të saj në Kosovë

0
Deklaratë e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani lidhur me njoftimin për tërheqjen e përfaqësuesve të zgjedhur dhe të emëruar të serbëve të Kosovës nga institucionet e Republikës së Kosovës:
Veprimet e sotme të Serbisë, të cilat detyruan përfaqësuesit e zgjedhur dhe të emëruar të serbëve të Kosovës të tërhiqen, qoftë edhe përkohësisht nga pozitat e tyre në institucionet e Republikës së Kosovës, kanë për synim destabilizimin e veriut të vendit.

Tërheqja e ministrave, deputetëve dhe e pjesëtarëve të komunitetit serb nga Qeveria e Kosovës, Kuvendi i Kosovës dhe Policia e Kosovës është akt kundër demokracisë, sundimit të rendit e ligjit. Një veprim i tillë është bërë me presionin e pushtetit në Beograd. Qasja e tillë po u shkakton probleme serioze qytetarëve serb në veri, të cilët po ndihen të rrezikuar nga veprimi i strukturave ilegale, të cilat synojnë destabilizimin.

I siguroj të gjithë qytetarët e Kosovës se institucionet do të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të siguruar mbarëvajtjen dhe sigurinë publike në çdo cep të territorit të saj në bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë ndërkombëtar.

Zbatimi i rendit dhe ligjit nuk përbën kërcënim për asnjë qytetar të Kosovës, pa dallim përkatësie etnike. Por, vendosja e rendit dhe ligjit përbën rrezik për strukturat ilegale të dirigjuara nga Beogradi të cilat synojnë destabilizimin e Kosovës dhe rajonit.

Veprimi i sotëm i Serbisë, paraqet tërheqje të saj të njëanshme nga marrëveshjet e Brukselit për shuarjen e strukturave ilegale të saj në Kosovë. Ky veprim i nxitur nga Serbia, vërteton edhe njëherë atë që e kemi thënë shumë herë, se Serbia është burim i destabilizimit të Kosovës dhe rajonit për shkak të synimeve të saj territoriale dhe hegjemoniste. Megjithatë, Serbia nuk do të arrijë ta ndryshojë karakterin multietnik të institucioneve dhe ta cenojë paqen e sigurinë në Republikën e Kosovës.

Komunikimi dhe bashkëpunimi me serbët e Kosovës do të vazhdojë dhe institucionet e Kosovës do të përkujdesen që secili qytetar i Kosovës në secilën pjesë të territorit të saj të marrë shërbimet e nevojshme nga institucionet pa ndonjë ndërprerje.

I bëjmë thirrje serbëve të Kosovës të mos bien pre e propagandës nga Serbia për interesat e saj destablizuese ndaj Kosovës dhe rajonit.

Kosova është e përkushtuar për paqe dhe stabilitet, si dhe mbetet e pozicionuar qartë në rrugën e saj euroatlantike. Veprimet e institucioneve për barazi të të gjithëve para ligjit janë në përputhje me standardet më të larta dhe vlerat evropiane. E ardhmja e Kosovës është në BE dhe në NATO dhe askush nuk do të mund ta ndalojë këtë rrugë.

Por, është Beogradi ai i cili po tenton destabilizimin dhe i cili mbanë raporte të ngushta me Rusinë dhe është vegël e saj në këtë pjesë të Ballkanit.

Serbët me plan për sulm ndaj Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it; të lidhur drejtpërdrejt me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq

0

Serbia përmes strukturave të saj ka planifikuar eskalimin e situatës së sigurisë në veri të vendit tonë. Në kuadër të atij plani, për të cilin ka kuptuar KosovaPress, është provokimi me sulme nga eksponentë të krimit të organizuar të lidhur me strukturat e sigurisë dhe politike në Serbi ndaj Policisë së Kosovës dhe pjesëtarëve të KFOR-it në veri. Sipas planit, pjesë e targetit për sulm mund të bëhen edhe pjesëtarët e EULEX-it.

Kp mëson se qëllimi i planit është përshkallëzimi i situatës përmes incidenteve të inskenuara të cilat do të çonin në një konflikt të hapur mes Policisë dhe KFOR-it në njërën anë dhe eksponentëve serbo-rusë në anën tjetër, ku këta të fundit shpresojnë në mbështetjen e elementëve ushtarakë nga Serbia përmes rrugëve ilegale në veri.

Për këtë qëllim, thuhet se Serbia ka rekrutuar grupe të rinjsh në veri, për përfshirjen në skenarët e saj. Ata janë pjesë e grupit kriminal të ashtuquajtur “Severna Brigada” e cila dyshohet për përfshirje në shumë aktivitete kriminale atje, përfshirë edhe djegien e veturave të serbëve të veriut.

Image
Vladimir Radivojevic gjatë takimit në Rashkë (13.10.2021)

Disa prej drejtuesve të saj kanë njohje personale me presidentin serb Aleksandër Vuçiq, sikurse Vladimir Radivojeviç i njohur me nofkën “Mami” nga Zvecani.

Se KFOR-i dhe pjesëtarët e saj janë cak i këtyre grupeve tregon edhe veprimi i datës 26.08.2022, kur ata kishin monitoruar dhe fotografuar pikat statike të KFOR-it në veri, dhe i kishin publikuar të shoqëruara edhe me koordinata dhe sipas shtetit që i përkasin.

Image

Vladimir Radivojevic së bashku Sllavko SIMIC – “Lista Serbe”

KosovaPress mëson se personat e përgatitur për t’i sulmuar institucionet e sigurisë së lartcekura janë:

Image
Vladimir Radivojevic së bashku me truprojat e Milan Radoicic

• Vladimir Radivojeviç i njohur me nofkën “Mami”. “Mami’ ka njohje të drejtpërdrejta me presidentin serb Aleksandër Vuçiq. Në takimin e Rashkës të mbajtur me datë 13.10.2021, pas fjalës së Vladimir Radivojeviç, presidenti serb iu kërkon diskutuesve të prezantohen, duke thënë se “atë e njoh” duke iu referuar “Mamit”.

Vladimir Radivojeviç “Mami” ka lidhje të shumta politike dhe me grupe të ndryshme kriminale në veri të vendit. Është pjesë e tifozëve “Delije” nga Zveçani.

• Aleksandar Jevremoviç nga Leposaviqi i cili është nipi i ish ministrit serb Goran BOGDANOVIC. Ky se bashku me pjesëtarin e VBA Marko Vukasinoviç drejton një grup personash në Leposaviq të cilët prezantohen edhe si “Mbrojtje Civile”, derisa veprojnë nga lokali “Mistik” në Leposaviq.

• Uglesa Jarediç, ish komandant i Njësisë së Reagimit të Shpejtë të Policisë së Kosovës për veri, i integruar nga strukturat e MUP-it, që muaj me parë ka dhënë dorëheqje nga Policia e Kosovës është i përfshirë në këto plane. Ai me parë ka qenë edhe pjesë e Xhandarmërisë serbe.

Policia e Kosovës e angazhuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike   

0

Prishtinë,  5 nëntor 2022 

Referuar situatës dhe zhvillimeve aktuale në vend, Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit, bazuar në aktet ligjore dhe kushtetuese, ka planifikimet e saj operacionale për ruajtjen e rendit Kushtetues të Republikës së Kosovës, lëvizjen e lirë si dhe ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike në gjithë vendin. 

Policia e Kosovës në vazhdimësi përcjellë zhvillimet në vend, përfshirë zhvillimet e fundit në veri të Mitrovicës dhe bënë vlerësime profesionale konform të cilave ndërmerr masa të nevojshme, të arsyeshme dhe të ligjshme për tu përballur me situatën e sigurisë dhe reagimin profesional në rast të cenimit të sigurisë qytetare apo rendit kushtetues. 

Policia e Kosovës, sipas nevojës dhe vlerësimeve operacionale do të angazhojë personelin e saj, me qëllim të kryerjes së detyrave dhe autorizimeve ligjore, në funksion të garantimit të sigurisë së përgjithshme në vend si dhe ofrimin e sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve pa dallime. 

Njësitet policore të rendit publik dhe ato kufitare sipas detyrës zyrtare janë duke qarkulluar/lëvizur varësisht nga angazhimet dhe detyrat policore, mirëpo nuk ka ndonjë përfshirje apo dërgim të njësiteve speciale në veri të Mitrovicës, ashtu siç është publikuar në media. 

KOHA, kur edhe ne DUHET të marrim VENDIME UNANIME HISTORIKE!

0

Serbia, apo më mirë me thënë Vuçiqi (Kisha ortodokse ruso -serbe, shoqëria civile dhe pjesa më e madhe e opozitës) sapo morën VENDIM QË GJITHË PËRFAQÊSUESIT SERB, TË LARGOHEN NGA INSTITUCIONET E KOSOVES…!?

Situatë kjo tejet konfuze,që mund edhe të prodhoj edhe tensionime! Ne s’duhet të biem në kurthet djallëzore dhe të tregojmë “muskujt”, apo të dëshmohemi si gjaknxehtë e iracional…!

Apeli im;
Sponzorë e miq të Kosoves, Qeveri, opozitë, shoqëri civile mediatike, e njerëz të menqur që i ka kjo shoqëri, e ky komb; ULUNI BASHKARISHT E MERRNI VENDIMET E DUHURA!
Ngase, këto janë momente historike…

Koha për vendime historike, po ofrohet! Vendimi duhet të merret bashkarisht