








Feri Arifi, historian, Viti
Kujtime
Fjalët që unë ua them juve për këtë shkrim për Prof. Kadri Osmanin, janë të pakta unë do të marr vetem një shembull edhe pse më mungojnë ato fjalet origjinale nga rinia për ta thënë e për ta përshkruar atë periudhen e kohve të hershme si student, por edhe pse nga ajo distancë kohore unë prap jam i fresket në mbajtjen mend të historisë, atyre shpjegimeve dhe atyre fjalve jetsore qe lidhen me thelbin e nji dietari të kohes siç ishte Kadriu.
Ishim në vitin e parë të studimeve, në orën e Letërsisë popullore, profesori na shpjegoi për autorë shqiptarë e të huaj që janë marrë me vjeljen e folklorit kombtar.
Ai përmendi edhe Vuk Karaxhiqin.
Kadri Osmani, ngriti dorën e madhe ashtu si ishte gjithëher dhe u ngrit në këmbë duke u mbajtur më njëren dorë për tavoline, për të bërë një pyetje: Pse profesor nuk po e shqipton emrin e tij në shqip, a e din se ai është Bandulla- Uk Karaxha, po, po flet në serbisht Vuk Karaxhiq?!
Profesori tha:“Po ashtu e ka pasur emrin! – kështu iu përgjigj profesori që shpjegonte. “Atëherë pse serbet e kanë përkthyer titullin e filmit “Uka i Bjeshkëve të Nemuna” në “Vuk sa Prokletija?! tha Kadriu.
Pak ditë më vonë ndodhën demonstratat e vitit 1968 dhe Kadri Osmanin, e burgosën bashkë me disa studentë të tjerë. Pastaj në vitin shkollor 1973/74 kam punuar me të në Gjimnazin e Vitisë, derisa prap e burgosën. Ka qenë një koleg shumë i sinqertë, i dashur, besnik dhe i pathyeshëm… thot Fazliu, dritë pastë shpirti i tij!
____

Prof. Fazli Jarizi Prof. Kadri Mani (Kadri Osmani)
Ky shkrim për Prof. Kadri Osmanin (Kadri Manin) është bazuar në kujtimet e Prof Fazli Hajrizit
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 5 Nëntor 2022
“La Quotidienne” ka botuar, të shtunën e 13 janarit 1821, në faqen n°4, shkresën e Ali Pashë Tepelenës drejtuar asokohe mbretit të Anglisë bashkë me një portret të tijin, të cilën Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Portreti i Ali Pashës
Përshkruar nga ai vetë, përkthyer nga greqishtja moderne.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Rreth një vit më parë, Aliu i famshëm bëri (ka urdhëruar t’i pikturojnë) portretin e tij, të cilin thuhet se do t’ia dhuronte mbretit të Anglisë (mund të bëhet fjalë për mbretin George IV, i ngjitur në fron më 29 janar 1820, pas vdekjes së babait të tij, mbretit George III). Ai paraqitet në të duke mbajtur në dorë një letër në të cilën kishte shkruar në greqishten e re një shkresë të vogël, të cilën ia diktoi njërit prej sekretarëve të tij, dhe e cila është pikturuar (shkruar) me shumë vërtetësi, në një stil të përmbledhur, të qartë dhe origjinal. Ja përkthimi i kësaj shkrese vërtet kurioze :
“Unë kam lindur në një tokë të Shqipërisë, e quajtur Tepelenë, nga prindër fisnikë, djalë Pashai. Babai im, si dhe paraardhësit e mi, i shërbenin rajonit, duke ndihmuar banorët e tij. Me vdekjen e babait tim, unë mbeta vetëm në moshën gjashtë vjeçare.
Atëherë miqtë dhe armiqtë, dhe të gjithë ata që kishin marrë favore nga babai im, u kthyen kundër meje si luanë të furishëm për të më prerë fytin. Por i Plotfuqishmi që kishte vendosur tashmë që unë të jetoja gjatë dhe të ngrihesha në një gradë të lavdishme, më hoqi nga dhëmbët e tyre dhe më ruajti nga çdo e keqe. Ai jo vetëm që më dha hua krahun e tij të fuqishëm, por gjithashtu më mundësoi të shkatërroja disa nga armiqtë e mi me luftë, ose t’i largoja ata. Kështu, me vullnetin e Zotit, kam fituar aq shumë lavdi, saqë sovrani im më ka mbuluar me nderime, me pasuri dhe kam grumbulluar thesare të pashtershme.
Pasi u ngjita në majën e madhështisë dhe të pasurisë, shfarosa të gjithë armiqtë e mi, disa i përmbysa duke i ndjekur me hekur e zjarr, të tjerët i ktheva në skllavëri, nënshtrova gjithë Shqipërinë, nënshtrova disa rajone, pushtova, asgjësova të poshtërit dhe vrasësit; I kam nderuar të drejtit; I rrita të vegjlit; I kam pasuruar të varfërit dhe kam përulur krenarët (mëndjemëdhenjtë).
E megjithatë, megjithëse isha bërë jashtëzakonisht i pasur dhe i lavdishëm, nuk u kënaqa kurrë; etja ime për ar dhe lavdi ishte e pashuar.
Erdha, pashë dhe kalova. Ika dhe humba pasurinë dhe lavdinë, e kuptova qartë se çdo gjë këtu poshtë është e zbrazët dhe se gjithçka në këtë botë është vetëm kotësi.”
___
Aurel Dasareti, ekspert i shkencave psikologjike-ushtarake, SHBA
Gjatë 2-3 dekadave të fundit (me “modernizimin” evropian), përveç tjerash, edhe traditat tona të respektit për të moshuarit pothuajse janë zhdukur tërësisht. Prandaj, pak prindër shqiptarë e kanë kuptuar plotësisht përgjegjësinë e madhe të sjelljes së fëmijëve në botë dhe formimit të tyre për të menduar, vepruar dhe zgjedhur (shoqërinë) mjedisin e duhur. Ndaj, krahas të këqijave të tjera, ndodh edhe abuzimi me të moshuarit (që grushtohen dhe shqelmohen) nga disa infermiere kriminale që sillen si fëmijë të llastuar, meqenëse nuk janë fare të edukuara.
Mjerisht, rasti i terrorizimit të nënës së dëshmorit të kombit nuk është i vetëm…Kjo ndodhë në të gjitha trojet…
Nuk është traditë e jona që t`i largojmë prindërit e moshuar (apo gjyshërit- gjyshet) nga shtëpia. Padrejtësi. Turp. Mëkat i madh, që kohët e fundit të jetës t`i kalojnë në ferr, shtëpi pleqsh, që edhe sikur të ishin hotele më madhështore, për të moshuarit është një tmerr.

Nga: Dr Sadri Ramabaja, Prishtinë
Pse zgjidhjet produktive, siç është tashti rasti me epilogun e pritshëm të dialogut të imponuar me Serbinë, duhet kuptuar si shteg për ruajtjen e interesave nacionale?
Ndërkohë që brezi ynë ka stivuar në kujtesën e vet epokën e Luftës së Ftohtë dhe shembjen e Bashkimit Sovjetik tok me zgjerimin e BE-së dhe NATO-s në Europën Lindore e atë Juglindore, janë dy momente që shenjojnë prologun e Sistemit të ri botëror:
1. Në vitin 2020 dhe 2021, një sërë ngjarjesh i bindën liderët e Kinës (dhe shumë vëzhgues në SHBA dhe në mbarë botën) se sistemi i Kinës e kishte tejkaluar SHBA-në për sa i përket vitalitetit ekonomik, stabilitetit politik dhe fuqisë gjithëpërfshirëse kombëtare.
Sistemi i ri ekonomik botëror që do të shenjëzohet me zinxhirë të ri të prodhimit, që duket se do të zhvendosen në blloqe. Kina duket se do të prezantojë një bllok më vete, të cilit mund t’i bashkohet Rusia. “Xi dhe ndjekësit e tij duan që Kina të prodhojë dhe të zotërojë çdo gjë të vlefshme në shtëpi dhe të mbështetet në vendet e tjera vetëm për lëndët e para dhe mallrat e tjera me vlerë të ulët. Në mungesë të rendit botëror liberal të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara për të zbatuar tregtinë e lirë, sigurimi i këtyre burimeve do të kërkojë veprime gjeopolitike dhe madje edhe ushtarake – një kthim, në një formë ose në një tjetër, në epokën e para Luftës së Dytë Botërore.” Këto zhvillime në plan global do të shoqërohen me ringritje të forcave të reja të neoimperializmit që priten të pasohen me beteja për burimet e disa vendeve neutrale, duke përfshirë vendet e varfra. Për shumëçka këto beteja do t’na rikujtojnë ato të epokës së Luftës së Ftohtë.
Por, duke parashikuar realizimin e një “shoqërie me prosperitet modest”, ndërkohë Pekini pretendon hapur që përmes modernizimit të ekonomisë të ngritet në majat e botës politikisht dhe ekonomikisht. Ky është vendi që Pekini mendon se historikisht e meriton Kina. Për arritjen e këtij qëllimi presidenti kinez dhe njëkohësisht shefi I partisë-shtet në kongresin e fundit të partisë zuri në gojë edhe “modernizimin e bashkësisë ndërkombëtare” me karakteristika kineze. Për ta thënë troç, demokratizimi i marrëdhënieve ndërkombëtare do të thotë se Pekini, në përputhje me peshën e tij të shtuar në politikën botërore, po kërkon më shumë hapësirë e ndikim ë në organizatat ndërkombëtare, veçanërisht për veten e tij dhe, në një farë mase, për vendet e tjera mike në zhvillim.
Varësisht nga zhvillimet e brendshme në shoqërinë amerikane dhe konfrontimi i administratës dhe gjyqësorit amerikan me neofashistin Donald Trump dhe pasuesit e tij, duke kuptuar se SHBA-të nuk mund ta dominojnë botën si dikur, ka gjasa të mira që të krijohet blloku jo-kinez në krye me SHBA-të. Ky bllok “nuk do të përfshinte vetëm aleatët formalë të Amerikës ose demokracitë e zhvilluara; në vend të kësaj do të përfshinte shumë vende në zhvillim që do të donin të mbroheshin nga fuqia kineze dhe të siguronin akses në tregjet e botës së pasur. Dy shembuj kryesorë janë India dhe Vietnami.
Këtij blloku është e pritshme t’i bashkohen edhe Indonezia, Bangladeshi, Filipinet, Meksika dhe Turqia.
Nëse do të arrihet të krijohet ky bllok i demokracive liberale , atëherë rendi i ri ekonomik botëror, respektivisht përballja me Kinën do ët jeët më e kontrollueshme. “SHBA, Evropa dhe demokracitë e pasura të Azisë Lindore do të përbënin një bllok prodhues që mund të përputhet me prodhimin e Kinës dhe një bllok teknologjik që mund të tejkalojë aftësitë e Kinës.”
Në çdo rast, ky vizion – një sistem global i prodhimit dhe tregtisë kryesisht i dyfishuar, me dy blloqe të avancuara teknologjikisht me prodhim të lartë që konkurrojnë kokë më kokë – duket si zëvendësimi më i mundshëm për sistemin aktual që dominoi ekonominë globale mbi dy dekadat e fundit. Natyrisht ky është vetëm supozim i bazuar në zhvillimet e fundit.
Por ajo që nuk vihet në dyshim këtu është se ne kemi arritur një moment vendimtar në historinë e ekonomisë globale: sistemi që ne njohëm dhe mbështetemi gjatë dy dekadave të fundit është duke u shkatërruar dhe udhëheqësit dhe mendimtarët tanë duhet të përpiqen të planifikojnë atë që vjen më pas, thuhet në një studim të gjatë të autorit amerikan Noah Smith.
[https://noahpinion.substack.com/p/the-end-of-the-system-of-the-world]
Ky marsh drejt rendit të ri botëror ndërlidhet me rikthimin e gjeopolitikës dhe rishikimin e plotë të sferave të interesit konform mendësisë imperiale. Në këtë dritë të re të gjeopolitikës, çështja shqiptare fiton peshën e duhur, sidomos në raportet transatlantike, jo vetëm duke u bërë pjesë organike e bllokut perendimor, por edhe duke preferuar pozicionin brenda nismës së re me bazë në Zvicër, që pretendon të krijojë një ligë shtetesh të vogla, të njohur si S8, me çka do të mbronin më mirë interesat e tyre, duke qenë të ndëshkuar të jetojnë mes davidëve dhe goliatëve të gjeopolitikës, siç do të shprehej profesori amerikan Harold James.
Kjo filozofi e të vepruarit dhe të qenunit koherent në sferën e gjeopolitikës moderne, sidomos për shtetet me peshë të vogël ekonomike, por edhe me fuqi të vogël ushtarake, siç janë dy republikat tona, përçon mesazhin se, insistimi për të ruajtur sado pak sovranitetin dhe dinjitetin, përveç pjesëmarrjes në blloqet e mëdha që po rikrijohen, ato kanë nevojë për “një shtysë për ofrimin e zgjidhjeve produktive, më shumë se për justifikim për t`u zhytur në dëshpërim.”
Prandaj zgjidhjet produktive, siç është tashti rasti me epilogun e pritshëm të dialogut të imponuar, nuk duhet kuptuar thjeshtë si “arratisje nga dëshprimi”, por shteg për ruajtjen e interesave nacionale. Çasti që po kalon Republika e Kosoëvs në procesin e imponuar të dialogut me Serbinë e dëshmon më së mirë këtë filozofi mendimi e veprimi në formim.
Prof. Tomasz Kamusella
Universiteti i Shën Andreas
Apo : Ҫfarë do Rusia e Putinit?
Raportet për invazionin rus në Ukrainë vatërzohen nga dita në ditë në ngjarje të frikshme: Trimëritë ukrainase, gënjeshtrat e Kremlinit, të ikurit ukrainas dhe propaganda ruse.
Kur diskutohen shkaqet rrënjësore të vendimit fatal të presidentit rus për ta sulmuar Ukrainën, pak komentatorë shkojnë përtej frazës domethënëse “Imperializmi rus”.
Ajo frazë nuk është vetëshpjeguese por është gjithë shpjeguese.
Imperializmi i ri rus
Në të vërtetë, elita sunduese ruse e ka përqafuar këtë ideologji imperialiste. Duket se kjo i jep një koherencë narrative zyrtare historike. Kështu që procesi i ndërtimit të Rusisë nuk duket si diçka e përgjakshme dhe biznes oportun vjedhjesh, pushtimesh dhe grabitje territoresh ku ka qenë e mundur.Kështu është themeluar dhe “zhvilluar” Rusia ose ka qenë më mirë.
Në fillim të viteve 2000, imperializmi rus u riquajt Bota Ruse ose më gjatë “Bota Ruse dhe Paqja”. Vetë në Rusi në përdorim ky koncept shënon atë që mund të shënonte në anglisht formulimi i Huntingtonit “Qytetërimi rus (ortodoks)”. Duke rënë sërish në këtë koncept, ideologët dhe propagandistët rusë mëtojnë se Rusia nuk ka qenë as nuk mund të jetë një perandori. Por ajo është shteti tokësor më i madh në botë , është një fuqi dashamirëse dhe aktualisht “anti-imperialiste” dhe :anti-kolonialiste” në karakterin e vet.
Moska fajëson në mënyrë të rreme imperializmin e ditëve të sotme në metropolet e dikurshme koloniale perëndimore. Kanë qenë Britania dhe Franca që ende i kanë mbajtur dhe zgjeruar perandoritë e veta përmes pushtimesh, dhe jo Federata Ruse.
Dilema e Brzezińskit
Neoimperializmi rus i sotëm i Botës Ruse është një ide mjaft e paqartë që nuk përbën një doktrinë, që mund të zbatohet në praktikën politike dhe ushtarake. Prandaj ajo nuk e ka drejtuar analizën politike të Kremlinit, që aktualisht solli në vendimin për të shpërthyer sulmin në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës me qëllim për ta fshirë këtë shtet nga harta politike e globit.
Tre dhjetëvjeçarë më parë, pasi ra komunizmi dhe u shpërbë Bashkimi Sovjetik, këshilltari i atëhershëm për sigurinë kombëtare i SHBA, Zbigniew Brzeziński u pyet se çdo të ndodhë me Rusinë në të ardhmen. Përgjigjia e tij ishte diçka e zymtë.
Sipas tij, Rusia pas sovjetike kish opsionin të bëhej “një shtet normal europian” (shtet kombëtar) ose një koloni e Kinës..” [1]
Zgjedhja e Rusisë
Në vitet 1990, Rusia e shpresuar nga Perëndimi do të zgjidhte opsionin e parë. Elitat reformiste dhe liberale të vendit ishin për kapitalizmin, demokracinë dhe aleancën me Perëndimin. Në një farë mënyre, kjo që nja vazhdim i politikës së udhëheqësit të fundit sovjetik Mikhail Gorbachev me perstrojkën (një ekonomi tregu më e lirë) dhe glasnostin (më shumë liri politike).
Por ky muaj mjalti gjeopolitik në fundet e luftës së ftohtë nuk zgjati shumë. Presidenti i parë rus Boris Yeltsin, vendosi autokracinë si një sistem i përshtatshëm qeverisjeje të Federatës Ruse dhe lejoi rritjen e kapitalizmit të stilit oligarkik. Më në fund, Yeltsin e fuqizoi këtë sistem shtypës që privilegjon shumë pak njerëz, duke vendosur një ish oficer të KGB, Vladimir Putinin, në majë, si pasardhësin e tij, dorë e zgjedhur, në vitin 2000.
Presidenti i ri rus, shkallë – shkallë, e ktheu Rusinë në një diktaturë autoritare, duke u vendosur për kursin totalitar të stilit sovjetik para sulmit ndaj Ukrainës në 2014 dhe luftës në shkallë të gjerë në 2022.
Ndërkohë, në 2005, duke folur para DUMA-s (Parlamentit rus), ai shfaqi mendimin se “shpërbërja e Bashkimit Sovjetik ka qenë katastrofa më e madhe gjeopolitike e shekullit 20”.’[2],[3]
Dy vjet më pas, në Konferencën e Sigurisë në Munich, zoti Putin akuzoi SHBA për mbizotërim të pavend të botës dhe paralajmëroi Perëndimin që t’u rrijë larg kufijve të ish tërritoreve sovjetike në Europë..[4]
Sipas opinionit të Kremlinit, Rusia duhet ta rifitojë statusin e saj si superfuqi globale. Ky objektiv duhet të arrihej me kërcënimin e arsenalit më të madh bërthamor botëror dhe falë rrjeteve gjithnjë e më të mëdha të tubacioneve të naftës dhe gazit në disponim, që përdoreshin si armë, që e bënë Europën të varur nga vullneti i mirë i Rusisë. Kur në vitin 2008 Perëndimi nuk reagoi ndaj pushtimit nga Rusia të një të pestës së territorit gjergjian, kjo u quajt si një miratim për programin revanshist të presidentit rus. Moska tatoi opinionin e Perëndimit përsëri më 2014, kur Rusia aneksoi Krimenë ukrainase. Nuk u ndërmorën raprezialje të rënda, me përjashtim të sanksioneve pa dhëmbë që u ngritën shkallë – shkallë në 2019, pavarësisht faktit që Rusia vazhdoi një luftë me intensitet të ulët në Ukrainën lindore. Monedha ruse i shkeli parimet demokratike.
Konsensusi i Pekinit
Kina Komuniste u tregue mjaft mosbesuese ndaj reformave të Gorbaçovit. Ajo ndoqi llojin e vet të komunizmit “me karakteristika kineze” dhe kursin e vet të reformave. Masakra në sheshin Tienanmen më 1989 ishte një pikë kthese. Pekini e përqafoi përfundimisht kapitalizmin (perestrojkën) por kundërshtoi fort çdo hapje ndaj demokracisë. (Glasnostit), duke favorizuar totalitarizmin me teknologji informative të lartë. Në vitin 2019 u kremtua 70-vjetori i themelimit të RPK.
Putini ishte i zemëruar që Bashkimi Sovjetik jetoi vetë 69 vjet, nga 1922 derisa sa u shpërbë në 1991
Sipas mendimit të presidentit të Rusisë, po të kishte qendruar si Kina në konsensus me kapitalizmin totalitar, Bashkimi Sovjetik do shpëtonte. Tani është saktësisht i njëjti sistem që u përmbush në Rusi nën sundimin e Putinit që 22 vjet rresht. Diktatori në majë qeveris duke përdorur metoda totalitare, ndërsa ekonomia zhvillohet në përputhje me parimet e tregut të lirë. Padyshim, sikurse Kina, oligarkët duhet tu binden dëshirave të diktatorit, përndryshe u bllokohen asetet, burgosen dhe shpesh vriten.
Lufta e 2022 në Ukrainë
Më 24 shkurt 2022, presidenti rus urdhëroi një luftë në shkallë të gjerë në Ukrainë.
Vendimi parashikonte kapjen e shpejtë të kryeqytetit, Kievit, dhe shpartallimin tërësor të ushtrisë ukrainase brenda disa ditësh, e shumta një javë. Një fitore kaq e shpejtë do ta konfirmonte statusin e Rusisë si superfuqi globale. Me dashje apo pa dashje bota duhet ta njihte këtë, përfshi SHBA dhe Kinën. Duke grabitur territorin e Ukrainës dhe popullsinë e saj, po ashtu burimet ekonomike dhe asetet e tjera, pritej ta rimëkëmbëte ekonominë e dobësuar ruse për shkak të luftës dhe sanksioneve.
Kremlini shpresonte gjithashtu që zgjidhja e Perëndimit do shkrihej shpejt, përderisa disa vende europiane, të udhëhequra nga populistë pro Moskës do e zgjedhnin monedhën ruse dhe hidrokarburet në vend të demokracisë. Miliona të ikur ukrainas, shantazhimi me naftën dhe gazin nga ana e Moskës do ta siguronin këtë rezultat. Në këtë mënyrë, Europa do binte sërish në sferën ruse të ndikimit politik dhe, çka është me rëndësi, në zonën kineze të mbizotërimit të fortë ekonomik. Më pas, zhvillimi do ta katapultonte Moskën në një partner politik të rëndësishëm të Kinës përballë bllokut perëndimor.
Prandaj një fitore e shpejtë në këtë luftë imperialiste të pajustifikuar kundër Ukrainës paqësore do t’i mundësonte Kremlinit t’i shpëtonte dilemës së Brzezińskit.
Rusia mund të bëhej një superfuqi e tretë, krahas Kinës dhe SHBA dhe do i dilte para Indisë. Forca ushtarake, arsenali kërcënues bërthamor dhe pushtimet imperialiste
do i ndihnin Rusisë në proceset demografike dhe ekonomike. Për më tepër, aleanca ruso-kineze do ta ndryshonte përgjithmonë balancën globale politike dhe ekonomike kundër Perëndimit dhe demokracisë.
Tani e dimë fort mirë që ka qenë një keqllogaritje dhe dështim i shërbimeve të inteligjencës dhe të ushtrisë së stilit sovjetik, që i kish verbuar komandantët e lartë të saj. Pavarësisht humbjeve të tmerrshme njerëzore dhe ekonomike, Ukraina nuk u mposht dhe tani për tani përpiqet të dëbojë të gjitha trupat pushtuese nga toka e vet brenda një ose dy vjetësh. Perëndimi nuk u përflak nën trysninë e propagandës ruse, shantazhit me naftë dhe gaz si dhe përzierjes në punët e brendëshme të vendeve të BE dhe SHBA.
Në arenën ndërkombëtare, Rusia u bë një shtet që mund të mbështetej vetëm te Bjellorusia, Eritrea dhe Korea e Veriut.
Kina dhe India janë distancuar nga ky vend dhe lufta e tij katastrofike dhe politika ndërkombëtare. Sasia e paparë dhe shumëllojshmëria e sanksioneve të vëna Rusisë pritej ta mbysnin ekonominë edhe ashtu të dobësuar. Por, në të kundërt me parashikimet, ajo po mbahet ende mirë, falë pagesave nga Perëndimi për shkak të uljeve e ngadalta të furnizimeve me gaz dhe naftë. Me terma të buxhetit të Rusisë, kostua e luftës nuk e kalon të ardhurën nga këto pagesa. Kështu, tani në fund të 2022, Kremlini ndërmori një mobilizim tjetër të detyruar ushtarak të popullsisë pa dëshirë të vendit. Kjo masë i dha mbështetje ushtrisë së lëkundur ruse, por ia hoqi ekonomisë miliona për teknologjinë e informacionit dhe specialistët e tjerë, që ia mbathën jashtë vendit. Kjo nuk ka ndonjë rëndësi politike tani për tani, por opinion publik i vendit po kthehet kundër luftës.
Një koloni kineze
Rusia është sërish në kafazin paskomunist të dilemës së Brzezińskit. Me tregjet e Perëndimit, të mbyllura për brezat që vinë, Kremlini nuk ka zgjedhje tjetër veçse t’ua shesë karbohidratet e veta me çmime më të ulta Kinës, Indisë dhe ndonj vendi antiperëndimor në Jugun e globit. Por kostot e transportit për këto vende, që janë shumë më larg se sa Europa do bëjnë që fitimi do jetë më i pakët. Deri në një të ardhme bukur të largët, nuk shihet mundësia për tu kthyer në nivelet e mëparëshme të bashkëpunimit politik të pas luftës së ftohtë me BE dhe SHBA.
Situata e shtyn Kremlinin të kthehet nga Pekini..[5]
Por Kina nuk dëshiron ta humbasë qasjen e saj ndaj tregjeve perëndimorë, që do ta dëmtonin rritjen e saj ekonomike të bazuar në eksportin. Mbështetja ekonomike, ushtarake dhe humanitare e Perëndimit për Ukrainën tregon se demokracitë e tjera priren të ndihmojnë cilëndo shtet demokratik, që nuk durohet dot nga ndonjë fuqi perandorake totalitare. Ky është një paralajmërim për Kinën Komuniste se një pushtim i Taivanit demokratik do ishte me kosto jashtëzakonisht të lartë në terma ushtarakë, politikë dhe, mbi të gjitha, ekonomikë.
Një Rusi e ardhëshme, që e ka humbur statusin e vet ndërkombëtar dhe ekonomik, falë një disfate të ardhëshme në luftën që vazhdon Rusi-Ukrainë, nuk do bëhej kurrë partnere e Kinës. Në rastin m të mirë, një Rusi kaq antieuropiane dhe antiperëndimore do mbijetonte si një shtet – klient kinez, me ekonominë e varur ndaj nevojave të Pekinit. Kinezërimi i mëpastajmë i ekonomisë ruse, bashkuar me rënien demografike të vendit, do ta hapte Rusinë ndaj imigracionit kinez. Mbase, pas një ose dy brezash, Siberia jugore do të popullohej me shumicë kineze.
Si rezultat, herët ose vonë, Rusia do kthehej në një koloni kineze, në kuptimin politik, ekonomik dhe kultural, në mos në atë të mirëfilltë. Do ishte një perandori Rrip dhe Rrugë kineze politike dhe ekonomike që shtrihet nga Shën Petersburgu dhe Bjellorusia në perëndim deri në Vladivostok, Korea e Veriut, Hongkongu dhe Myanmar (Birmani) në lindje.
Tetor, 2022
Tomasz Kamusella është Lektor (Profesor i jashtëzakonshëm) për Historinë moderne të Europës qendrore dhe lindore në universitetin e Shën Andreas në Skoci. Monografitë e fundit janë: Pastrimi etnik gjatë Luftës së Ftohtë (Routledge 2018), Gjuhët politike dhe sllave (Routledge 2021) dhe Perandoritë euroaziatike si projeksione për Etiopinë (Routledge 2021). Referenca e tij “Fjalët në hapësirë dhe kohë”: një atlas historik i politikave gjuhësore në Europën moderne qendrore është e disponueshme si botim i hapur për publikun.

Përktheu Bardhyl Selimi, 4 nentor 2022
