Kreu Blog Faqe 1193

Respektimi i sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës

0

Ambasadori Jeffrey M. Hovenier, Prishtinë

Gjatë forumit të Grave, Paqes dhe Sigurisë të mbajtur në Prishtinë para disa javësh, iu bashkova duartrokitjeve të qindra pjesëmarrësve kur presidentja Osmani i dekoroi gratë e Ukrainës me Medaljen Presidenciale të Meritave. Të gjithë u prekëm nga fjalët e deputetes së Parlamentit të Ukrainës, Yevgenia Kravchuk, e cila e pranoi këtë medalje në emër të tyre. Z-nja Kravchuk rrëfeu se si sulmi brutal, i pajustifikueshëm i presidentit Putin ka prekur – dhe vazhdon të prekë – jetët e të gjithëve në Ukrainë. Ajo i përshkroi sulmet e tmerrshme ajrore në qytetet paqësore të Ukrainës dhe se si fëmijët ukrainas po rriten në kohë lufte – në vend se të shkojnë në shkollë, ata zgjodhën për të shkuar në strehimore nga bombardimet. Në fakt, z-nja Kravchuk vuri në pah se në çastin kur po fliste para nesh në Prishtinë, vajza e saj ishte në strehimore për tu mbrojtur nga sulmet ajrore.

Pushtimi i Rusisë dhe agresioni i vazhdueshëm ka shkaktuar pasoja të tmerrshme te aq shumë njerëz. Ne do të vazhdojmë të mbrojmë sovranitetin e Ukrainës në Kombet e Bashkuara dhe të ofrojmë mbështetje për popullin e Ukrainës përderisa Rusia po bën gjithçka në fuqinë e saj për ta minuar atë sovranitet: dëbime të detyruara dhe operacione „filtrimi”, vrasjen pa gjyq të civilëve, kërcënime të vazhdueshme ndaj jetëve dhe mjeteve të jetesës, dhe instalim të satelitëve rusë. Dhe ne do të vazhdojmë të punojmë me aleatët dhe partnerët tanë për të imponuar kosto Rusisë.

Shtetet e Bashkuara mirëpritën dënimin e shpejtë të Kosovës të pushtimit të paprovokuar dhe të pabazë të Kremlinit dhe shprehjen e solidaritetit të plotë me popullin e Ukrainës. Kosova i hapi dyert për ukrainasit që gjetën strehim këtu, përfshirë gazetaret ukrainase që tani banojnë në Kosovë, shumë prej të cilave ishin në skenë për të pranuar medaljen nga Presidentja Osmani. Këto gazetare vazhdojnë që me trimëri të bëjnë të mundur që njerëzit anembanë botës kanë qasje në informata të besueshme dhe të sakta për atë që po ndodh në Ukrainë.

Kosova gjithashtu menjëherë u rreshtua me sanksionet e SHBA-së dhe BE-së në mbështetje të Ukrainës. duke shfaqur sërish përkushtimin e saj për të qenë pjesë e botës së demokracive të lira dhe sovrane.

Përkushtimi ynë ndaj Ukrainës është i hekurt. Veprimet e Kremlinit në Ukrainë paraqesin sulm të drejtpërdrejtë ndaj Kartës së OKB-së dhe parimeve të saj kryesore: sovraniteti, integriteti territorial, paqja dhe siguria për të gjitha shtetet – të mëdha e të vogla. Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e aleatët tanë i kanë mbështetur prej kohësh këto parime, të cilat janë themeli i rendit ndërkombëtar të ndërtuar dhe mbështetur nga vende anembanë botës që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Duke i sfiduar këto parime, Rusia kërkon të minojë vetë sistemin ndërkombëtar.

Presidenti Biden ka thënë: „Bota ka dërguar porosi të qartë: Rusia nuk mund ta fshijë një shtet sovran nga harta. Rusia nuk mund t’i ndryshojë kufijtë me forcë. Rusia nuk mund të kapë territorin e një vendi tjetër si të vetin”.

Referendumet e fundit fiktive të Kremlinit nuk ishin gjë tjetër veçse pretekst i rremë për të tentuar aneksimin e pjesëve të Ukrainës me forcë. Këto dredhi propagandistike ishin tentim për të maskuar përpjekjen e kotë të Rusisë për të rrëmbyer tokë në Ukrainë. „Rezultatet” u sajuan në Moskë – ato nuk u mblodhën në Ukrainë dhe ato tregojnë vullnetin e Moskës, jo vullnetin e lirë të Ukrainës dhe popullit të saj. Rusia i detyroi qytetarët e Ukrainës, të bllokuar nga ushtria ruse, për të votuar nën tytat e pushkëve. Më 30 shtator, Rusia u përpoq të mbrohej nga llogaridhënia dhe përgjegjësia duke vënë veton në rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që dënonte të ashtuquajturat „referendume” dhe përpjekjet për aneksim. Por, Rusia ishte e izoluar – asnjë vend i vetëm nuk votoi krah Rusisë.

Ne kurrë nuk do t’i njohim këto zona si pjesë të ndonjë vendi tjetër përveç Ukrainës dhe do ta mbështesim Ukrainën për aq kohë sa të duhet. Ndërsa Ukraina rifiton kontrollin mbi më shumë territor të saj dhe përderisa dalin në shesh pasojat e tmerrshme në njerëz nga agresioni i Rusisë, Kremlini po nxiton dëshpërimisht të largojë vëmendjen e botës nga humbjet e tij ushtarake dhe krimet e luftës.

Veprimet e presidentit Putin vetëm se e kanë izoluar më tej Rusinë dhe kanë forcuar vendosmërinë ndërkombëtare për të qëndruar përkrah Ukrainës. Kërcënimi i tij me shpërthim bërthamor, referendumet e rreme, mobilizimi i detyruar dhe shtypja e gjerë – dhe ndonjëherë e dhunshme – e rusëve që ushtrojnë të drejtat e tyre për t’u shprehur kanë elektrizuar publikun, por jo në mënyrën që ai synonte.

 Në reagim, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët dhe partnerët tanë, përfshirë Kosovën, po vendosin kosto të shpejtë dhe të rëndë që synojnë zyrtarët e qeverisë ruse, anëtarët e familjeve të tyre, zyrtarët ushtarakë rusë dhe bjellorusë dhe rrjetet e prokurimit të mbrojtjes, duke përfshirë furnizuesit ndërkombëtarë që mbështesin kompleksin ushtarako-industrial të Rusisë. Nga kufizimet për viza e deri te sanksionet, veprimet nga e tërë qeveria e SHBA-së vazhdojnë t’i shtojnë masat e gjera ekonomike të vendosura ndaj Rusisë për t’i kërkuar përgjegjësi për luftën e paprovokuar në Ukrainë.

Populli i Ukrainës, publikisht dhe vazhdimisht, ka shprehur dëshirën e tij për të ardhme të lirë dhe demokratike. Ata janë të vendosur të mbesin të pavarur dhe sovran. Ukrainasit po luftojnë trimërisht. Ata po luftojnë dhe po iu bëjnë ballë përpjekjeve të Rusisë për të ndryshuar me forcë brutale kufijtë e njohur ndërkombëtarisht të Ukrainës.

Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë bashkë me partnerët tanë, përfshirë Kosovën, në mbrojtjen e parimeve thelbësore të Kartës së OKB-së. Dhe do të vazhdojmë të ndihmojmë popullin e Ukrainës dhe t’i ofrojmë mbështetje për t’i ndihmuar ata të mbrojnë veten dhe territorin e tyre kundër pushtimit të paligjshëm të Rusisë.

Nga vitet e arta të gazetës Rilindja

0
Foto: Në rubrikën e kulturës, nga mesi i viteve të shtatëdhjeta, nga e majta: me Vehap Shitën, Gani Bobin dhe Ibrahim Kadriun.
Jusuf Buxhovi, ish-gazetar i Rilindjes, historian dhe shkrimtar nga Prishtina
NGA VITET E ARTA TË “RILINDJES”
VEHAP SHITA – ishte redaktor i rubrikës së kulturë, që asokohe përfaqësonte indin tonë kulturor në formësim e sipër në kuadër të koncepteve perëndimore. Vehap Shita ishte edhe mentori i parë i gjenetatës më të mirë të gazetarëve, publicistëve dhe të recensionistëve, që formësonin vetëdijën tonë kulturore në të gjitha nivelet emancipuese. Në redaksinë e “maestros” Shita, kush më shumë e kush më pak, kaluan edhe: Anton Pashku, Ali Podrimja, Vehbi Kikaj,Ymer Shkreli, Fahredin Gunga, Musa Ramadani, Mehmet Kraja, Mensur Raifi,Jusuf Gërvalla, Eqrem Basha e të tjetë – emra të rëndësishëm në letërsinë tonë.
GANI BOBIishte mjeshtër i eseistikës, filozof premtues, por që vdekja e hershme e privoi nga gjithë ato që ai kishte filluar t’i shpaloste.
IBRAHIM KADRIU gazetar, redaktor, shkrimtar i frytshëm, i cili edhe sot e gjithëditën vazhdon me përkushtim shkrimin letrar…

Presidentja injoroi institucionin publik shëndetësorë!

0

Florim Zeqa

Veprimi skandaloz i presidentes Vjosa Osmani për të zgjedhur spitalin privat për operim dhe jo atë publik për një intervenim të thjeshtë kirurgjik (heqja e tëmthit), ka ngjallë reagime të shumta nga shoqëria civile dhe profesionistët shëndetësorë.

Injoroi spitalin publik dhe i nënçmoi edhe mjekët profesionist

Hipokrizia e presidentes Vjosa Osmani nuk zgjati shumë! Ajo pas vizitës më 19 tetor në Klinikën e Onkologjisë në QKUK, tha se shëndetësia duhet të jetë prioritet në Kosovë, kurse vetëm pak ditë më pas, operacionin e kreu në klinikë private, duke injoruar spitalin publik dhe nënçmuar mjekët profesionist.

Intervenimi kirurgjik i presidentes së shtetit në spitalin privat, është ofendim për qindra mjekë që punojnë në QKUK dhe jo vetëm, është ofendim për të gjithë qytetarët e vendit të cilët nuk kanë mundësi financiare për shërim në institucione private!

Janë plotësisht të arsyeshme reagimet e kirurgëve të Klinikës së Kirurgjisë Abdominale të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) ndaj operimit të presidentes në spitalin privat ‘ALOVA’, kur të njëjtat intervenime kryhen në QKUK që nga viti i largët 1999!

E para e shtetit është dashur që t’a jepë shëmbullin e mirë për t’u barazuar të paktën një herë në jetën e saj me qytetarët e vendit!

Pas rasteve skandaloze të kurimit të liderëve shtetërorë në klinikat private jashtë vendit dhe në Kosovë, i ka vënë në lajthitje qytetarët e vendit, të cilët, jo vetëm që nuk besojnë më në institucionet shtetërore, nuk duan as të jetojnë në vendin në këtë vend!

Vjosa Osmani nuk është e vetmja që bëri operacion në klinikat private jashtë shtetit 

Në mesin e qytetarëve të shumtë që zvogëluan lukthin e tyre në Klinikën e Kirurgjisë në QKUK nuk është edhe presidentja Vjosa Osmani! Pasi e para e vendit nuk iu besoi institucioneve publike të shtetit që e drejton, andaj e kishte zgjedhur Turqinë për një intervenim që kryhet pa pagesë në QKUK.

Mirëpo nga muaji Maj i këtij viti, kur presidentja e ka kryer operacionin në Tuqi, sot e kësaj dite, askush nuk e di koston e atij intervenimi dhe më çfarë parashë është paguar, nga xhepi i saj apo nga buxheti i shtetit!?

Mosbesimi ndaj institucioneve shëndetësore të vendit nga e para e vendit nuk është i pari. Kjo praktikë është vijimësi e keqe dhe e pandalshme!

Presidentja Vjosa Osmani nuk është e vetmja lidere shtetërore e cila zgjodhi që të kryente jashtë vendit trajtimin shëndetësor që ofrohet me kosto të ulët dhe pa pagesë edhe në QKUK.

Njësoj si ajo patën vepruar edhe shefi i dikurshëm i saj, ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ish-kryeparlamentari Xhavit Haliti e ish-ministri Bujar Bukoshi, të cilët përveç tjerash morën edhe dhjetramijëra euro financim nga buxheti i shtetit për t’u kuruar jashtë shtetit.

Duke i dëshiruar shërim të shpejtë dhe të plotë presidentes, pres nga ajo që të justifikojë para qytetarëve të vendit trajtimin në institucione private shëndetësore, mjetet financiare (nga buxheti familjar apo i shtetit) dhe koston e sherimit të saj. Ndyshe barazohet me të apostrofuarit e sipërmendur!

Beteja e Nishit e 3 nëntorit 1443 dhe fillimi i epopesë së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut

0
Pamje nga Nishi i vjetër …
Paulin Z. Zefi, historian, Lezhë
____
Në verën e vitit 1442, ushtria e komanduar nga Janosh Huniadi, e cila përbëhej nga trupa hungareze, rumune, polake dhe bohemiane, kaloi lumin e Danubit dhe depërtoi në Ballkan. Pas ballafaqimit të parë ushtarak me forcat osmane, në muajin shtator të vitit 1442, ushtria osmane pësoi një disfatë shumë të rëndë. Kjo fitore e bujshme ngjalli shpresat e sundimtarëve ballkanikë dhe arbërit ishin të parët që u riorganizuan, duke ndezur zjarrin e kryengritjeve, pasi kishin marrë bekimin e Papës Eugjeni IV dhe mbështetjen e disa shteteve europiane. Këtë herë Arbëria mori nga Hungaria një nxitje që ia riktheu shpirtin e saj luftarak dhe i tregoi atë objektiv, për të cilin ia vlente të luftohej (1).
Më 1 janar të vitit 1443, Papa Eugjeni IV, duke nisur përgatitjet, publikoi një enciklikë me të cilën shpalli Kryqëzatën, u drejtoi thirrje shteteve të Europës dhe i imponoi klerit katolik taksën e të dhjetave për të financuar këtë fushatë të madhe ushtarake (2). Nëpërmjet rekomandimeve të Atit të Shenjtë, lëvizja mori një shtrirje të gjerë, sepse objektivi i tij konsistonte në organizimin e një kryqëzate të përgjithshme për t’i dëbuar osmanët nga Europa dhe përveç Mbretërisë së Hungarisë dhe të Polonisë, ipeshkvit romano-katolikë në Ballkan inkurajuan edhe princat e krishterë që të angazhoheshin ushtarakisht sapo të lëvizte ushtria hungareze (3).
Me 22 korrik të vitit 1443, mbreti Vladislav III vendosi të fillojë fushatën ushtarake kundër Perandorisë Osmane dhe u nis nga kryeqyteti hungarez, Buda, duke udhëhequr një ushtri prej 35.000 trupash (4). Ky numër konsistonte në 10.000 burra, që përbënin forcat personale të Janosh Huniadit dhe Miklós Újlakit; 15.000 mercenarë të paguar me paratë e Gjergj Brankoviçit; 5.000 kryqtarë të rekrutuar nga kardinali, Julian Cesarini; 3.000 veta nga forcat mbretërore e fisnikëria hungarere dhe pjesa e mbetur ishin luftëtarë nga Vllahia dhe Serbia, të cilët iu bashkuan ushtrisë pas kalimit të lumit Danub dhe marshimit të saj drejt jugut (5).
John Hunyadi - Wikipedia
Janosh Huniadit ju besua komanda e pararojës së ushtrisë dhe nën urdhërat e tij u vunë 12.000 veta, ku përveç trupave të veta dhe të Miklós Újlakit, u përforcua me 2.000 luftëtarë elitarë dhe veteranë çekë të luftërave husite. Kjo fushatë ushtarake, e cila njihet si “Fushata e Gjatë”, e ka marrë emrin jo prej intervalit të gjatë kohor brenda të cilit është zhvilluar, por prej distancës së gjatë që ka përshkuar ushtria e krishterë, duke marshuar në brendësi të Ballkanit. Ajo ka zgjatur vetëm 4 muaj, nga shtatori i vitit 1443 dhe deri në janar të vitit 1444 (6). Lajmi për fillimin e kësaj fushate u përhap me shpejtësi jo vetëm në Arbëri, por edhe në të gjitha vendet e pushtuara dhe ata të kërcënuara drejtpërsëdrejti nga Perandoria Osmane. Në muajin gusht të vitit 1443, Gjergj Arianiti siguroi të drejtën e qytetarisë nga Republika e Raguzës, në muajin shtator ai sulmoi trupat osmane, duke i dëbuar nga një pjesë e madhe e Arbërisë Qendrore dhe në nëntor i kërkoi Republikës së Raguzës që ta ndihmonte, duke i shitur topa e bombarda për të lehtësuar çlirimin e disa kështjellave strategjike. Lufta çlirimtare u përhap edhe në trevat e Arbërisë së Poshtme, ku Gjin Zenebishi, djali i Depës, u kthye nga mërgimi dhe zbarkoi në bregdetin pranë qytetit antik të Butrintit. Pasi organizoi ushtrinë, marshoi nëpër rrethinat e Gjirokastrës në drejtim të qytetit të Kosturit, por forcat e tij u sulmuan në befasi dhe u shpartalluan nga një ushtri osmane dhe vetë Gjini mbeti i vrarë në fushën e betejës (7). Ndërkohë, Janosh Huniadi, në krye të 12.000 kalorësve të vet, me të cilët u shkëput nga kampi i mbretit Vladislavi III kishte marrë nën kontroll qytetin e Nishit dhe po bëhej gati të përballej me kundërsulmet e sulltan Muratit II (?
Skanderbeg and Hunyadi, together again
Pikërisht ky ishte çasti më i përshtatshëm për të zbatuar planin e mirëmenduar deri në detaje nga Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, i cili gjykoi se tashmë kishte ardhur dita e shumëpritur për çlirimin e Arbërisë. Beteja për Nishin nuk ishte një betejë e vetme, por pesë beteja të ndryshme, ku fillimisht nis me sulmin e Janosh Huniadit kundër garnizonit osman të Nishit, që u finalizua me marrjen e këtij qyteti dhe më pas vijojnë edhe tre beteja të ndryshme kundër tre ushtrive të ndryshme osmane, që po përparonin në drejtim të Nishit (9). Më pas, mbeturinat e këtyre tri ushtrive të mundura osmane, u bashkuan me disa reparte përforcuese, duke i mbledhur forcat në një ushtri të vetme. Në betejën e pestë dhe përfundimtare, përballë ushtrisë së krishterë, të komanduar nga Janosh Huniadi, ndodheshin forcat e kombinuara të katër ushtrive të ndryshme osmane nën komandën e bejlerbeut të Rumelisë me kombësi arbëre, Kasem Pashës, guvernatorit të Thesalisë, Turhan Beut, sanxhakbeut të Shkupit, Isak Beut, dhe Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. Të dy ushtritë kundërshtare kampuan pranë brigjeve të lumit Morava, i cili i ndante ato nga njëra-tjetra, por më 3 nëntor 1443, Janosh Huniadi, me një ushtri më të pakët në numër, vetëm 10.000 veta, kapërceu lumin dhe sulmoi ushtrinë osmane me të gjithë fuqinë (10).Komandanti osman, Kasem Pasha, i trembur nga sulmi dhe guximi i tepruar i hungarezëve, nisi të prapset, por kur pa që ushtria hungareze ishte më e vogël në numër, dha urdhër për të nisur betejën dhe ushtria osmane u angazhua në kundërsulm. Megjithatë, zhvillimi i betejës mori një kthesë të papritur kur Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, pikërisht në momentin më vendimtar, kreu një manovër të befasishme dhe braktisi frontin e luftës.
Fillimisht tërheqja e tij ishte e pjesshme, sepse ai grumbulloi rreth vetes vetëm kalorësit arbër, që mbante nën komandën e vet, por kjo manovër e zgjuar, që u zbatua në momentin më kritik të betejës, krijoi një pështjellim aq të madh sa tërheqja e tij u bë një ikje e plotë dhe përfshiu të gjithë ushtrinë osmane (11).Prandaj, duket mjaft qartë se plani i betejës përfundimtare të Nishit ishte miratuar në fshehtësi të plotë nga Janosh Huniadi dhe Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, sepse gjatë kësaj kohe rezulton se këta dy komandantë të shquar kishin intensifikuar kontaktet midis tyre. Sipas historianit polak, M. Bielski, ka shumë mundësi që ata të dy të kenë bërë një marrëveshje të fshehtë (12). C.Paganel është i mendimit se shpartallimi i ushtrisë osmane prej hungarezëve ishte rezultat i marrëveshjes së fshehtë midis Kastriotit dhe Huniadit, të cilët, pak përpara zhvillimit të betejës, kishin hartuar një plan të detajuar (13). Edhe A. Papadhopulos-Vretos, mbron tezën se veprimet e komandantit arbër u kryen konform marrëveshjes së fshehtë, që ai kishte bërë me Janosh Huniadin përpara se të zhvillohej kjo betejë (14). Në lidhje me realizimin e planit të largimit të Heroit tonë Kombëtar nga fusha e betejës dhe shpartallimin e plotë të ushtrisë osmane, ku Janosh Huniadi doli fitimtar, M.Barleti, shkruan: “Nuk do të lë këtu mënjanë atë që shumë e thonë se Skënderbeu ua kishte bërë të ditur planet e veta hungarezëve dhe se kishte vënë në dijeni më parë me anë lajmëtarësh Huniadin për çdo gjë dhe e kishte grishur me dëshirë të madhe bashkë me fuqitë e tija.
Sido që të ketë ndodhur, unë nuk ngul fort këmbë për ta pohuar, sepse nuk e kam të sigurtë. Por unë do të besoja këtë: se të gjitha janë kryer me llogarinë më të madhe, mbasi edhe përfundimi i luftës, i cili është shpesh një gjykatës jo i padrejtë i planeve, këtij mendimi ia jep votën (15).” I të njëjtit mendim është edhe skandinavi L.Holberg, sipas të cilit, ajo që thuhet në lidhje me ekzistencën e një marrëveshje të fshehtë midis Skënderbeut dhe Huniadit para zhvillimit të betejës nuk është pa bazë, sepse Skënderbeu, duke parë këtë disfatë dhe hutimin që u shkaktoi turqve, pati mundësi për të vënë në jetë atë që për një kohë të gjatë e kishte mbajtur të fshehtë (16). Ndërsa Murgu Anonim Rus na thotë se kjo marrëveshje e fshehtë u bë gjatë kohës kur po zhvilloheshin luftimet dhe sipas tij, Gjergj Kastrioti dërgoi për te Janosh Huniadi njeriun e tij të besuar, që t’i thoshte se nuk u duhej lënë kohë osmanëve të merrnin veten, por t’i sulmonin më me vrull dhe në mënyrë të pandërprerë (17).
Prandaj pa humbur kohë, Janosh Huniadi i urdhëroi ushtarët e vet, që ta vijojnë sulmin më me shumë ashpërsi dhe e gjithë iniciativa sulmuese kaloi në duart e forcave të krishtera. Me pak fjalë, ishte pikërisht marrëveshja e fshehtë midis Kastriotit e Huniadit dhe më pas dezertimi i të parit në çastin kulminant të betejës, që shkaktuan disfatën e llahtarshme të ushtrisë osmane përballë ushtrisë së krishterë europiane në betejën që u zhvillua midis Nishit dhe Kunovicës më 3 nëntor të vitit 1443. Nga ana tjetër, historianët turq e lidhin arratinë e tij me planet e Alfonsit V të Aragonës për të krijuar një perandori në rajonin e Ballkanit dhe të Mesdheut, i cili sipas M.Maksudoğlu, e nxiti Gjergj Kastriotit-Skënderbeun, që ishte rritur në pallatin osman, të arratisej dhe të angazhohej në luftë kundër Perandorisë Osmane (18). Në fakt, nxitja kryesore e kishte burimin tjetërkund dhe ajo lidhet me planin e hartuar prej kohësh nga vetë Kryeheroi! Gjatë zhvillimit të betejës së Nishit, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu ia kishte ngulur sytë vazhdimisht myhyrdarit (sekretarit) të sulltanit, Reis Efendi, i cili shoqëronte komandantin e përgjithshëm, Kasem Pashën, të cilin e mori peng (19). Më pas i vendosi kamën në gjoks për ta detyruar atë që t’i lëshojë një ferman në emër të sulltanit Muratit II, duke e emëruar si subash të Krujës (20). Menjëherë sapo u letra u nënshkrua, sekretari i sulltanit u vra aty për aty, në mënyrë që të mos i shkonte lajmi sulltanit dhe të zbuloheshin planet e tij (21). Përveç sekretarit të sulltan Muratit II, u vranë aty në vend edhe disa ushtarë turq, të cilët u kapën bashkë me të, me qëllim që kjo çështje të merrej vesh sa më vonë nga monarku osman (22).
Ditët në vijim, forcat e mbetura të Kasem Pashës e Turhan Beut, në shenjë hakmarrjeje për disfatën e pësuar përballë Janosh Huniadit, që u shkaktua si rezultat i manovrës së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, dogjën të gjithë fshatrat ndërmjet Nishit dhe Sofjes. Ndërsa, ky i fundit, në krye të 300 kalorësve arbër, që formonin repartin e tij besnik, i shoqëruar nga nipi Hamzai, e lanë qytetin e Nishit për t’ju drejtuar atdheut të tyre, Arbërisë (23). Të gjithë këta kalorës arbër, sipas J.Fitzhenry, ashtu si komandanti i tyre, ishin katolikë dhe dëshironin të ktheheshin në vendlindje për të luftuar për lirinë e atdheut (24). Rikthimi i Gjergjit në atdhe, në krye të 300 luftëtarëve të tij, i bën jehonë historisë së lavdishme të mbretit Leonidha I, i cili në krye të 300 luftëtarëve spartanë, marshoi drejt Termopileve për të ndalur hovin e fuqisë ushtarake më të madhe të kohës, Perandorisë Persiane. Por nëse mbreti i Spartës, Leonidha I, mbeti i vrarë së bashku me të gjithë luftëtarët e tij, më 11 gusht të vitit 480 p.k. gjatë luftimeve të zhvilluara në Termopile kundër një ushtrie, e cila ishte 500-fish më e madhe në aspektin numerik: Gjergj Kastrioti-Skënderbeu do të kishte një fat krejt të ndryshëm!…
BIBLIOGRAFIA:
1) N.Jorga, Histori e shkurtër e Shqipërisë, f. 99.
2) A.Serra, Shqipëria dhe Selia e Shenjtë në kohën e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, f. 16.
3) A.Ermenji, Vendi që zë Skënderbeu në Historinë e Shqipërisë, Tiranë 1996, f. 34.
4) B.Bartók, János Hunyadi: preventing the ottomans from conquering Western Europe in the Fifteenth Century (A thesis presented to the Faculty of the U.S. Army Command and General Staff College in partial fulfillment of the requirements for the degree Master of the Military Art and Science – Military History), … f. 74.
5) Ibidem, f. 74.
6) A.Vaccaro, Per una lettura dell’Albania medievale e delle guerre antiturche nei Balcani, në: “Miscellanea di studi storici”, 16 (2009-2010), Soveria Mannelli (Catanzaro), 2011, f. 233.
7) K.Biçoku, Skënderbeu, f. 97.
8)A.Serra, Shqipëria dhe Selia e Shenjtë në kohën e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, f. 16.
9) Më gjerësisht, shih: T.Jaques, Dictionary of Battles and Sieges [3 volumes]: A Guide to 8,500 Battles from Antiquity through the Twenty-first Century. Greenwood: 2006, f. 733; F.Sansovino, Historia Universale dell’origine, et imperio de’Turchi, f.250; М. Спремић, Деспот Ђурађ бранковић и његово доба. Београд, 1994, f. 281-282, 422; E. Bnb. Necati Salim, Ikinci Kosova:1448, Istanbul: Istanbul askeri matbaasi, 1932, p.4; K.DeVries & R.D.Smith,. Medieval Weapons: An Illustrated History of Their Impact. Oxford: ABC-CLIO, 2007, p. 203;J.P.Fallmerayer, Elementi shqiptar në Greqi, f.191; R.Knolles, The Generall Historie of the Turkes, f.283; Α.Χ.Μαμμόπουλος, ΓΕΩΡΓΙΟΣ ΚΑΣΤΡΙΩΤΗΣ (ΣΚEΝΤΕΡMΠEΗΣ), f.13; V.Talarico, Vita di Scanderbeg, f.23; F.Pall, Skënderbeu dhe Huniadi, në: Konf. e dytë e Stud. Alb., I, Tiranë 1969, f.76; B.Cvetkova, Analizë e burimeve kryesore otomane të shekullit XV mbi fushatat e Vladislavit të Varnës dhe të Janosh Huniadit më 1443-1444, në: Konf. e dytë e Stud. Alb., II, Tiranë, 1969, f.133-153; A.Papo & G.Nemeth, – Giovanni Hunyadi e Giorgio Castriota Scanderbeg. Da avversari ad alleati nella lotta anti-ottomana, Giorgio Castriota Scanderbeg nella storia e nella letteratura (Atti del Convegno Internazionale, Napoli, 1-2 dicembre 2005), A cura di: I. C. Fortino – E. Çali, Università degli Studi di Napoli “L’Orientale”-Dipartimento di Studi dell’Europa Orientale, Napoli, 2008, f.321-345; Ş.Turcuş, I rapporti tra Iancu De Hunedoara e Scanderbeg nella storiografia romena, në: Giorgio Castriota Scanderbeg nella storia e nella letteratura (Atti del Convegno Internazionale, Napoli, 1-2 dicembre 2005), A cura di: I. C. Fortino – E. Çali, Università degli Studi di Napoli “L’Orientale”-Dipartimento di Studi dell’Europa Orientale, Napoli, 2008. f.409-417.
10) J.Pisko, Skanderbeg: Historische Studie, f. 15; M.Sirdani, Në shka fajiset Skanderbegu, në: Gjergj Kastrioti “Athleta Christi”, f. 160.
11) G.C.Saraceni, I fatti d’arme famosi successi tra tutte le nationi del mondo, da che prima han cominciato a guerreggiare sino ad hora, Parte seconda/Volume II, In Venetia, Appresso Damian Zenaro, M.D.C. (1600), f. 425; G.Biemmi, Istoria di Giorgio Castrioto, detto Scander-Begh, f.17; J.Pisko, Skanderbeg: Historische Studie, f. 15.
12) M.Bielski, Mbi Skënderbeun e Maqedonisë, Princin Shqiptar, f. 24.
13) C.Paganel, Histoire de Scanderbeg: ou turks et chrétiens au XVe siècle, f. 21.
14) A.Papadopulo-Vreto, Compendio dell’istoria di Giorgio Castriotto soprannominato Scanderbeg, principe dell’Albania, Volume I, Presso Agnelo Nobile: Libraio-stampatore, Napoli, 1820, f. 36-37.
15) M.Barleti, vep. cit. f. 69.
16) L.Holberg, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, prijësi dhe heroi më i madh në histori, në: Skënderbeu në vendet nordike (Përg. Xhevat Lloshi dhe John Quanrud), Instituti për Studime Shqiptare dhe Protestante, Tiranë: Vernon, 2018, f. 91.
17) Murgu Anonim Rus, Rrëfim për Skënderbeun, Princin Shqiptar, f. 28-29.
18) M.Maksudoğlu, Historia osmane dhe institucionet, f. 175.
19) R.Knolles, The Generall Historie of the Turkes, f.283-284; Shih edhe A.Richer, Les caprices de la fortune…, Tome III, f.25; F.Becattini, Storia ragionata dei Turchi, e degl’Imperatori di Costantinopoli, di Germania, e di Russia, e d’altre potenze cristiane, f. 95-96; F.M.A. de Voltaire, Essai sur l’histoire générale, et sur les moeurs et l’esprit des nations, depuis Charlemagne jusqu’à nos jours, f. 229-230; E.S.Creasy, History of the Ottoman Turks: From the Beginning of Their Empire to the Present time, f. 72.
20) E.Gibbon, The history of the decline and fall of the Roman empire, Vol.XII, London 1802, f.171; J.P.Fallmerayer, Elementi shqiptar në Greqi, f.191; J.Pisko, Skanderbeg: Historische Studie, f. 15; W.J.Armstrong, Scanderbeg: Prince of Albania, f. 23; V.Talarico, Vita di Scanderbeg, f. 23; G.Pallotta, Storia di Scanderbeg, Principe degli Albanesi, f. 20; M.Sirdani, Në shka fajiset Skanderbegu, Gjergj Kastrioti “Athleta Christi”, f. 160.
21) M.Barleti, Historia e Skënderbeut, f.68-69; J.C.L. Simonde De Sismondi,Storia delle Repubbliche Italiane dei Secoli di Mezzo, Tom. X, f.175; G.Hammer, Storia dell’Impero Osmano, IV, 1300-1453, Venezia, 1829, f. 460-461.
22) G.Biemmi, Istoria di Giorgio Castrioto, detto Scander-Begh, f. 17-18.
23) G.C.Saraceni, I fatti d’arme famosi successi tra tutte le nationi del mondo, da che prima han cominciato a guerreggiare sino ad hora, Parte seconda/Volume II, In Venetia, Appresso Damian Zenaro, M.D.C. (1600), f. 425; Shih edhe Punët e ndritshme të zotit Gjergj Skënderbeut (E përktheu nga italishtja: Gjon Shllaku; Parathënie: Jup Kastrati), në: Buletin Shkencor, Shkodër: Viti IV, Nr. 6, 1967, f. 104/8.
24) J.Fitzhenry, Defenders of Christendom: The Knights of St. John and other Heroes of the Cross, f. 123.
Lezhë: 03.11.2022.
(Marrë nga profili i historianit të njohur në fb)
Hartë e rrallë luftarake kushtuar betejës së Kunovicës afër Nishit, më 3 nëntor 1443!

Burimet e kohës bëjnë të ditur për rolin e veçantë të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut dhe tërheqjen e tij nga beteja për t’u kthyer në Krujë, kjo strategji tipike Skënderbejane kishte shkaktuar fitoren e madhe të ushtrive hungareze mbi ato osmane!
Burimi hungarez i vitit 1896!

Zgjedhjet lokale në Mal të Zi, test për ato parlamentare

0

Nail  Draga , Ulqin

Diskursi politik  

ZGJEDHJET  LOKALE -TEST  PËR  ATO  PARLAMENTARE 

Zgjedhjet lokale në Mal të Zi dëshmuan se në skenën politike  kemi një konfigurim të ri  politik, që duhet të verifikohet në nivel shtetëror me  mbajtjën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, por iu mbetet partive politike të vendosin për datën e mbajtjës së tyre, si të veçanta apo  së bashku me ata presidenciale në pranverë të vitit të ardhshëm 

Analiza e hartës politike në Mal të Zi sipas komunave pas zgjedhjeve lokale të 23 tetorit dëshmon qartë se  këtu kanë ndodhur ndryshime të cilat dëshmojnë se kemi të bëjmë me dekompozimin politik, dukuri e cila përfshirë tërë vendin. Në këto zgjedhje qyteti kryesor, përkatësisht komuna më e rëndësishme ishte Podgorica(149.000 votues), sepse kush do të fitonte ate, ai do të fitojë edhe zgjedhjet parlamentare të cilat do të mbahën ma së largut deri në pranverë të vitit të ardhshëm. Dhe ishin qytetarët ata të cilët me votën e tyre vendosën që pas 24 vitëve PDS-në ta largojnë nga pushteti lokal(24 këshilltar), duke votuar  opozitën(34 këshilltar) e cila ka rastin të dëshmojë aftësitë e tyre organizative e profesionale në qeverisje. 

Askush nuk dëshiron koalicion me PDS-në 

Partia e PDS-ve e cilla ka udhëhequr në Mal të Zi nga viti 1990, humbjen në zgjedhjet parlamentare  me 30 gusht 2020 e ka përjetuar si shok, nga del se e ka të vështirë të këndellët, që u dëshmu në zgjedhjet lokale me 23 tetor.  E dhëna se nga 14 komuna pësuan humbje në 11 është dëshmi e mjaftueshe, se ajo është në krizë të vazhdueshme. Madje edhe në këto tre komuna, ajo do të jetë e detyruar të bëjë koalicione me subjekte të tjera, që cilësohen si tradicionale me këtë parti, ku veçohen boshnjakët dhe shqiptarët, që dëshmohet edhe nga harta e zgjedhjeve lokale. Nëse këtyre tre komunave iu shtojmë edhe dy komuna të mëparshme del se  PDS ka pushtetin, për momentin  vetëm ne pesë komuna nga 25 sa ka Mali i Zi(shih hartën) 

Ndonëse është pritur qe kjo parti pas humbjes në vitin 2020 do të pësoi ndryshime, ajo nuk është reformuar, ndërsa kongresi i saj në vitin 2021 ishte me ndryshime kozmetike, pa ndryshime të brendshme sidomos në luftën kundër kleptokracisë, ndërsa në pozitat kyçe në parti kanë mbetur individët të cilët janë të njohur për aferat e ndryshe korruptive. 

Nga ana tjetër duke qenë në opozitë tash dy vite në nivel shtetëror ata kanë humbur monopolin e resurseve që ka qenë burim kryesor për klientetlën e tyre partiake. Duke bartur hipotekat e qeverisjës shumëvjeçare ata  nuk kanë  ofruar  në koalicion subjekte tjera politike përveç atyre tradicionale që kanë numër të kufizuar votuesish. Pikërisht nga një qasje të tillë, askush nuk dëshiron me DPS-in të bëjë koalicion as në nivelin lokal e ate shtetëror, edhe pse në mënyrë të veçantë mbetet grupimi politik me i madh në vend. 

Në sajë të rezultatit të zgjedhjeve partitë politike të cilat nuk janë treguar të suksesshme në këto zgjedhje kanë mundësi të reflektojnë për rezultatin e tyre, që do të dëshmohet shumë shpejt në zgjedhjet parlamentare.Këtu mendojmë për partite kryesore në qeverinë aktuale ndonëse me pushtet ekzekutiv(PSP dhe URA) nuk janë mbeshtetur nga elektorati votues sipas parashikimeve. 

Befasia e zgjedhjeve “Evropa tani”  

Se qytetarët janë ngopur me premtime partiake parazgjedhore dhe me figura të konsumuara politike u dëshmua në zgjedhjet lokale ku grupimi politik me emrin „Evropa tani“ ishte befasia e zgjedhjeve. Si aktor të ri në politikë, pa ndonjë përvojë, por në sajë të programit ekonomik të ofruar, fituan simpatinë e elektoratit zgjedhor, duke arritur sukses të rrallë, duke dalur me të votuarit në opozitë. Madje  me numrin prej 13 këshilltarësh ku së bashku me opozitën kanë 34 këshilltarë, janë komod për të zgjedhur kryetarin e Podgoricës. 

Duke marrë parasysh së një pjesë e madhe e elektoratit votues është i pakënaqur me gjendjen ekzistuese, çdo deklarim për ndryshime  në aspektin ekonomik, pranohet si risi, që do të mbeshtetet. Në këtë aspekt grupimi politik i „Evropa tani“ ia arriti qellimit sepse ata si ish ministra në qeverinë e formuar nga zgjedhjet e 30 gushtit 2020, arritën që paga minimale nga 220 euro të rritet në 450 euro,  ku fituan simpati të elektorati votues. Nga ana tjetër kanë premtuar se  si të vijmë në pushtet pensioni më i ultë do të jetë 450 euro, ndërsa paga mesatare 1000 euro, e dhënë kjo që do të ndikojë të qytetarët për  mbeshtetje edhe më të lartë se në zgjedhjet lokale. 

Pikërisht, qasja ekonomike gjeti mbeshtetje të votuesit e pakënaqur dhe të mashtruar vite me radhë nga partitë politike. Me këtë mbeshtetje, ata i hapin rrugë mundësisë që në zgjedhjet parlamentare të bëhën subjekti politik me mbeshtetje më  të lartë, ku së bashku me partitë tjera politike opozitare që fituan pushtetin lokal në Podgoricë, të arrijnë të jenë konstituent të qeverisë së ardhshme në Mal të Zi.  

Zgjedhjet parlamentare si zgjidhje 

Duke marrë parasysh se  qeveria aktuale është me status teknik, nga del sa ka humbuer legjitimitetin politik, ndërsa nga ana tjetër janë  prishur  marrëdhëniet e brendshme të koalicionit qeverisës, zgjedhjet e parakohshme parlamentare duhet të mbahen sa më parë. Madje edhe zgjedhjet lokale janë dëshmi se çdo tentim tjetër është humbje kohe, që nuk është në favor të stabilitetit qeveritar, duke marrë parasysh se pas tyre zgjedhjeve kemi një dekompozim politik, ku grupimi politik „Evropa tani“ do të luaj njjë rol me peshë të veçantë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe në formimin e qe verisësë re.  

Në sajë të konfigurimit të ri politik pas zgjedhjeve lokale, të gjitha partitë politike e kanë të qartë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë obligim para qytetarëve. Mbetet vetëm të merret vendim se kur do të mbahen ata, para apo së bashku me zgjedhjen e presidentit në pranverën e vitit të ardhshëm. Çdo hezitim në këtë aspekt, do të ishte dëshmi e jo seriozitetit të tyre, se luftojnë për interesa personale e partiake e jo të qytetarëve.  Ndërsa se  si do vijojë kursi   qeveritar  ku sipas të gjitha gjasave presidenti vendit  nuk do ia jap mandatin e kryeministrit M.Lekiqit, gjendja duket konfuze dhe e patolerueshme.  

Andaj iu mbetet partive politike të shumicës aktuale parlamentare ta vlerësojnë dhe të vendosin për shpërndarjen e parlamentit dhe mbajtjën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Në këtë aspekt është i nevojshëm kompromisi i partive politike, për të gjetur zgjidhje optimale, për të zhbllokuar zgjedhjen e këshillit gjyqësor dhe të gjykatës kushtetuese, ku do të obligohen  për dalje nga kriza e cila deri tash ka qenë e panjohur  në jetën politike pluraliste në Mal të Zi. 

Listat e  hapura kërkesë e kohës  

Në zgjedhjet parlamentare nëse do të ekzistojë vullneti politik, do të ishte e udhës  të ndryshojë ligji zgjedhor, sepse deri më tash kemi pasur iniciativa nga parlamenti, por pa ndonjë realizim konkret.. Eshtë përshtypje e përgjithshme se kjo çështje ka ngecur sepse partitë politike iu frigohen listave të hapura në listat zgjedhore. Nuk ka dilemë se një veprim i tillë do dëshmojë  nivelin  me të  lartë të demokracisë sepse qytetari ka mundësi të drejtpërdrejtë të   zgjedh  kandidatin qe e mbeshtet në sajë të profesionit dhe angazhimit në shoqëri në avancimin e çështjeve preokupuese në mjedisin përkatës. 

Vetëm në këtë formë qytetari ka mundësi praktike me votuar kandidatin e preferuar e jo si deri me tash duke votuar listat partiake, ku kanë përfituar individet të cilët po të ishin listat e hapura do të mbesnin jashtë tyre. Pikërisht këtu qendron edhe problemi, sepse kryetari i partisë apo stafi i ngushtë i saj vendosin në listat zgjedhore individët më të përshtatshëm e jo ata më të përgatiturit, që do të ishin meritor në atë mjedis. Sepse vetëm listat e hapura zgjedhore do të eliminonin një dukuri  të tillë  si kudo në botën demokratike.    

Nëntor 2022                                                           

Nënshkruhen tri marrëveshje në kuadër të Procesit të Berlinit

0

Pas gati dy vite të negociatave në mes të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, mes Kosovës, Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë, Republika e Kosovës sot ka nënshkruar tri marrëveshje në kuadër të Procesit të Berlinit përmes të cilit jetësohet Tregu i Përbashkët Rajonal.Bazuar në rregullat e BE-së, marrëveshjet që janë nënshkruar sot janë ato për lëvizjen e lirë me letërnjoftime; për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë dhe për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, dentistëve dhe arkitektëve.

Forhåndsvisning av bildePërmes marrëveshjes për lëvizje të lirë me letërnjoftime, qytetarët e të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor do të lëvizin lirshëm duke përdorur vetëm letërnjoftimin e njërës nga shtetet sipas legjislacionit në fuqi. Pas ratifikimit të kësaj marrëveshje, qytetarët e Kosovës dhe Bosnjës dhe Hercegovinës më në fund do të lëvizin lirshëm vetëm me letërnjoftime, duke sjellë Prishtinën dhe Sarajevën afër qytetarëve të dy shteteve tona.Me marrëveshjen për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë diplomat e institucioneve publike të arsimit të lartë të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor do të njihen me procedura të thjeshtësuara dhe falas, duke hequr një pengesë kyçe për mobilitetin e studentëve, akademikëve dhe fuqisë punëtore brenda Rajonit.

Forhåndsvisning av bildeMe marrëveshjen për njohjen e kualifikimeve profesionale bëhet e mundur që profesionet e mjekëve, dentistëve dhe arkitektëve të ushtrohen lirshëm në secilin nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor. E bazuar në direktivën e BE-së 2005/36/EC për njohjen e kualifikimeve profesionale, kjo marrëveshje u mundëson qytetarëve që në shtetin pritës të ushtrojnë të njëjtin profesion për të cilin janë kualifikuar në shtetin amë dhe ta realizojnë këtë në kushte jo më pak të favorshme se sa qytetarët e shtetit pritës.

Forhåndsvisning av bildeRepublika e Kosovës është e angazhuar për bashkëpunim rajonal dhe do të shtyjë përpara marrëveshje të reja në kuadër të Tregut të Përbashkët Rajonal, të cilat jetësojnë liritë themelore dhe heqin pengesat e barrierat për zhvillimin e potencialit të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.

Vlera historike e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë 110 vite më parë, si garancion për Kosovën e sotshme të pavarur

Akademik Prof Dr Hakif Bajrami       

Shpallja e shtetit shqiptar sovarn dhe i pavarur më 28 nëntor 1912 në Vlorën heroike i ka dy peshoja historike, treguan këto 110 vjet jetë shtetërore.  E para vlerë është se Shqiptaria u sigurua se nuk do të shkatrrohet për mos me u përmedn më kurrë, si programonin fqinjët. Lidhur me këtë edhe okupatori turk programonte që shteti shqiptar mos të ekzistojë fare. Këtë fakt e dëshmojnë dokumentet e shumta evropiane, ballkanike dhe turke, e që ishin të një goje kur është në pyetje shqiptaria. E dyta, vlerë historike e shteti t shqiptar është se në saje të luftës së armatosur, pa u nderprerë kurrë në asnjë periudhë, o me luftë o me diplomaci, Vilajeti i Kosovë edhe pse i cunguar, arrijti pas shumë betejash të përgjakshme, më 17 shkurt 2008,ta promovojë shtetin e dytë shqiptar. E vërteta,  Kosovën dhe Manastirin, Srbia me luftë dhe tradhti të dyfishtë me turkun, i okupoi në tetor 1912. Ndërsa, pas shumë luftërash dhe demonstrimesh qytetare, më në fund, me luftë nacionalçlirimtare populli i Kosovës më 1998/99, e detyroi Srbinë ta nënshkruaj KAPITULLIMIN  më 10 qershor 1999. Natyrisht se kapitullimi i Srbisë erdhi si pasojë e disfatës në luftë me UÇK-ën, plus edhe nën tytat dhe forcën ushtrake të NATO-s në Kumanovë u nënshkrua KAPITULLIMI, pra  mu aty ku serbët krekoseshin se kanë fituar më 1912. Pra, në Kumanovë srbët  u detyran të vejnë nënshkrim (potpis) , se duhet të largohen  me ushtri dhe polici e aparat shtetëror fashist, përgjithëmonë nga Kosova. 

Ku janë rrënjët e fillimit të shpalljës së Pavarësisë 

Rrënjët e pavarësisë së shtetit shqiptar  janë në tërë veprimtarinë e Rilindjës Kombëtare; janë në Lidhjën shqiptare të Prizrenit; janë në Lidhjën shqiptare të Pejës; janë në Kuvendim madhështor të Ferizajit 1908; janë në Kongresin Kombëtar të Alfabetit në Manastir më 1908; janë  në Kryengritjet e mëdha shqiptare për liri dhe pavarësi 1910-1912; janë në Kuvendin e Taksimit më 12 janar 1912: hanë  në kuvendet nepër vilajete deri në fillim të tetorit 1912 kur filloi Lufta Ballkanike. 

Caktimi i detyrave në Mbledhjen e Taksimit më 12 janar 1912 

Në mbledhjën e Taksimit (lagje e Stambollit) u caktan detyrat e pjesëmarrësve për aktivitet politiko ushtrak drejtë shpalljës së pavarsisë. Hasan Prishtina në Kuvendin e Taksimit mori për detyrë për ta organizuar kryengritjën në Vilajetin e Kosovës; Esat Pasha mori për detyrë që të organizojë kryengritje popullore në Shqipërinë e Mesme.  Në Shqipërinë Jugore  nuk kishte përfaqsues për organizim të kryengritjës. Ismail Qemaili mori për detyrë si diplomat dhe njeri që e njihte politikën evropiane të largohet nga Stambolli drejtë Rumunisë, dhe të vendoset në Bukuresh për ndihmë finansiare, për të vazhduar drejtë Vjenës. Në Vjnenë Ismail Qemali me Luigj Gurakuqin do të marrin sigurime se Vjena  e përkrah një Shqipëri në të katër vilajetet. Pas këtij pretimi suita e Ismail Qemalit  do të nisen drejtë Trieshtës, prej kah itinerari ishte për instalim në Durrës. Lidhur me këtë në Durrës Ekipi i Ismail  Qemalit nuk do të hasë në pajtim që aty të shpallet pavarësia, pasi që Sgkupi, Manastiri ishin nvise të okupuara, kurse Elbasani rrezikohej nga serbët në çdo çast se do të okupohet. 

Kush ishte përfaqsues i Kosovës në Vlorë më 28 XI 1912 

Për herë të parë i prezantojmë emrat e delegatëve të Vilajetit Kosovës që muarën pjesë në shpalljën e pavarësisë më 28 nëntor 1912 në Vlorë. Prandaj, për ta pasur një pasqyrë reale së pari po i shtrojmë kushtet nën të cilat nepër Kosovë (Dardani) u zgjodhën delegatët , të cilët e kishin të njohur se “pavarësia do të shpallet në Shkup, Manastir ose Elbasan”. 

Nga një lëvizje nepër Kosovë, përfasuesit shqiptar do të nisen nga Dhkupi  për Prishtinë ku do të refuzohen për komprimis nga Familja e Xhemail Agushut. Pas takimit deshtues në Prishtinë, delegacioni i Mithat Frashërit dhe Bedri Pejanit do të gjinden  në fshatin Popovë. Aty në odën historike do të caktohen deputetët që do të gjinden në sallën ku do të shpallej pavarësia. Pas një lëvizje nepër Drenicë, Pejë, Gjakovë, Shkodër, Mithat Frashëri si drejtuesi kruesor PROPOGANDIST i pavarësisë për Vilajetin e Kosovës do t` i zgjedhin këta delagatë: 

1.Bedri Pejani u lind në Pejë më 1881. Ishte muhaxher i ardhur me prind  nga Nishi në Pejë. Shkollimin e kreu në Stamboll, ndrsa studimet univerzitare në Gjermani, në jurispodencë. Më 1908 u emrua mësues në Shkup. Më 1911 -1912 mbështeti kryengritjën e organizuar nga Ded Gjo Luli në Shkodër (1911) dhe Hasan Prishtina në Kosovë më 1912. Më 14 tetor 1912 si antar i komitetit “SHPËTIMI” u drejtoi Fuqive Memorandum që ta përkrahin Çështjen shqiptare. Në Kuvendin e shpalljës Pavarësisë ishte delegatë i Plavës, Pjesë, Gjakovës dhe Gucisë. Pas Luftës Botërore mori pjesë aktive përkrah Fan Nolit. Me orientime të majta politike, Bedri Pejani, Fan Noli, Ibrahim Gjakova dhe Branko Merxhani do të ftohen nga Kominterni që të marrin pjesë në 10 vjetrin e Revolucionit Tetorit në Moskë më 1927. Gjatë viteve 1928-1941 shkroi shumë artikuj në “Fedracionin Ballkanik”, dhe hapi shumë shkolla shqipe nepër Zonën e okupmit german të Kosovës (në Mitrovicë, Llap, Vushtrri dhe Sanxhak). Në janar 1944 u zgjodh Kryetar i Lidhjës Dytë të Prizrenit, prej kah shkroi shumë memorandume që Kosova t` i takoi Shqipërisë. 

Pas çlirimit të Shqipërisë nga fashizmi, do të vëndoset në Shkodër. Aty, me kërkesë të qarqeve komnuiste jugosllave do të burgoset dhe likuidohet pas një gjykimi jo të drejtë në Prizren.  Në burgun e Prizrenit më 1946, vrehet nga dokumentet se u helmos, para se Stalini dhe Georgi Dimtrovi të intervenojnë për shpëtimin e tij si patriot dhe luftetar interancionalsit.  

 

  1. Salih Gjuka u lind në Pejë më 11 prill 1876. Shkollimin e mesëm e kreu në Shkup, kurse shkollimin unjverziatr e kreu në Selanik dhe Paris. Gjatë viteve 1905-1907 punoi në Manastir dhe Shkup.Më 1910 e botoi gramatikën turqisht shqip.Më 1912 u zgjodh delegatë i Pejës, Plavës, Gucisë dhe Gjakovës për shpalljën e pavarsisë. Më 1915 u vëndos në Shkodër dhe së bashku me Sali Nivicën botuan gazetën “Populli”. Gjatë viteve 1918-1919 punoi në Berat si drejtues i arsimit. Ndërsa më 1923 Qeveria e Ahmet Zogollit e denoi me burgim. Bajram Curri do ta propozojë që Fan Noli ta emrojë Ministër të Arsimit. Vdiq në Berat më 25 nëntor 1925.  
  2.                                                         

3. Mithat Frashëri u lind më 25 mars 1880. Ishte djal i Abdyl Frashërit. U shkollua dhe i njihte disa gjuhë si: gjermanisht, frengjisht, turqisht, greqisht, arabisht, persisht. Më 1897 e themeloi librarinë “Lumo Skendo”. Më 1908 themeloi gazetën “Lria” në Selanik. Ishte njëri nder organizatorët e Kongresit të Alfabetit kombëtar në Manstir. Gjatë viteve 1910-1912 ishte në Bukuresht dhe Sofje. Në nëntor 1912 u zgjodh delegat për Kuvendin e shpalljës Pavarësisë për Sanxhakun e Pejës. Ishte ministër në Qeverinë e Ismail Qemalit. Kurse në qeverinë e Princ Vidit ishte përkrahës. Në Konferencën e Paqës në Versaj ishte delegatë i “Vatrës”, për ta përfaqsuar Shqipërinë më 1920-1921 në Shoqatën e Kombeve në Gjenevë. Më 1923-1926 ishte diplomat me detyrë në Athinë, ku u kujses  për të penguar shpërnguljen e shqiptarëve nga Çamëria. Nga viti 1926 e deri më 1939 hapi një librari “Lumo Skendo” në Tiranë.  

Mithat Frashëri është themelues i organizatës politike “Balli Kombëtar” më 1942.,Çuditërishtë bashkpunoi me okupatorët italian dhe gjerman. U largua nga vendi më 1944 përmes  Shkodrës. Më 1947 shkoi në Londër e pastaj në Nju Jork, ku agjentët e UDB-ës dhe të njerë si bashkëpuntorë të tyre e helmosën, sepse si kryetar Qeverie në emigracon, që e emruan, ishte i rreshtuar në shkallë patriotike. Në likudimin e tij kanë vëndosë qarqet jugsllave, sepse Qeveria e Apostol Tanefit e themeluar në Shkup (më 1949 nga Koçi Xoxi dhe A. Rankoviqi)  ishte për atentat me të gjithë ministrat, ndaj Enver Hoxhës. Prandaj Mithat Frashëri u bë viktim udbeske, sepse kërkonte që Kosova dhe viset shqiptare të Maqedonisë t` i takojnë Shqipërisë ETNIKE, që ishte shpallë më 28 XI 1912. Mithat Frashërin e kanë përciellë tri qendra që i themeloi UDB dhe KGB me MI6 në Kretë, Nish dhe Gerum afër Trieshtës më 1949. 

 

  1. Mehmet Pashë Deralla (Tetova) lindi më 1843 në Gradec të Tetovës. Ishte nga fillimi partizan i Ymer Prizrenit (1878-1886), me të cilin e lidhte jeta në shkoillim. Pati kryer shkollim kulmor nga vndlindja e deri në univerzitet në Akademinë Ushtrake të Stambollit. Ishte mik i ngushtë i Myderriz Ymer Prizrenit, Sulejman Vokshit,, Abdyl Frashërit, Haxhi Zekës, Idriz Seferin,  Hasan Prishtinën, për të u gjetur në Kuvendin e Ferizajit më 1908 , ku u kërkua nga Sulltani që ta vendosë Kushtetutën e vitit 1876 të Mithat Pashës. Më 2 gusht 1912, ishte njeri nder biseduesit në krahun e Hasan Prishtinë me delegatët turq në Ferizaj.Mehmet Pashë Deralla ishte strategu kryesor ushtrak në Betejën e Merdarit kundër serbianëve në tetor 1912.

Pas okupimit të Vilajetit Kosovës, do të i bashkohet Isa Boletinit dhe Hajdin Dragës për të u gjetur në Vlorë si delegatë i Tetovës me rrethinë.Me rastin e zgjedhjës Ministër i Luftës në Qeverinë Ismail Qemali do ta përpiloi Rregullorën për organizmin e përkohëshëm të Ministrisë së Luftës  më 13 prill 1913. Kurse më 13 qershor 1913 sajoi Rregullorën mbi formimin e Milicisë Shqiptare”. Në Jug të vendit themeloi Xhandarmërinë shqiptare.Në fillim të vitit 1916 ishte në istikame nën komandën e Hasan Prishtinës, Isa Boletinit, Bjaram Currit dhe Elez Isufit në vijën e frontit kundër ushtrisë gjakatare serbiane : Plavë-Guci-Pejë-Gjakovë-Tetovë-Dibër. Gjeneral  Mehemti tregoi aftësi të larta strategjike si ushtrak, por në momentet vendimtare austriakët e tradhtuan tërë Shtabin e Hasan Prishtinës duke mos e furnizuar me armatim. Një kohë, më 1917 do të qëndroi në familjën e Begollëve në Pejë.  Më 1 maj 1918, do t` i bashkohet Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës. Më 1918 Mehmet Pashë Deralla ndrroi jetë në vendlindje. Mbeti në histori si një personalitet i vëndosur ushtrak që dinte, donte dhe ishte i përkushtuar në ndertimin dhe garantimin e shtetit shqiptar me ligje dhe forca adekuate ushtrako policore.  

5.Isa Boletini u lind më 15 janar 1864 në Boletin. Isa Boletini i shte dora e djathtë e Hazhi Zekës si delegat i Mitrovicës në Kuvendin BESA BESË. Vlersohet se ishte armik për vdekje i konzullit rus në Mitrovicë, sepse : “po u stabilizua miskovi këtu, do të na hanë si macja mijët ndër sofër”, propogandonte Isa Boletini (Luani i Kosovës). Për këtë rrëfim publik anti rus, do të ftohet në Stamboll më 4 dhjetir 1902 me që rast u takua me Sulltanin. Në pabesi deri në vitin 1906 Porta e Lartë e mbajti Isa Bolitinin të IZOLUAR në Stamboll, pa asnjë arsye. Më 5 korrik 1908 ishte ndër organizatorët e shquar të Kuvendit Ferizajit. Refuzoi çdo privilegjë osmane dhe në vend të tyre zgjodhi “Opingat” dhe luftën për liri dhe pavarësi të trojeve shqiptare.Më 1911 i drejtoi Sulltanit letër ku kërkonte që tokat shqiptare të mbrohen me ushtri autoktone dhe armatimin duhat ta sigurojë Stambolli”. Në Kuvendin e Shkupit hyri në bisedime me Hasan Prishtinën për përkrahjen e parezervë të Kryengritjës antiosmane në Vilajetin e Kosovës. Në kontak me Mehmet Shpendin e Dukagjinit dhe Zejnullah Vuqitërnën e Bajram Currin, fuqishëm e përkrahu çdo vendim të Kuvendit Junikut më 21-25 maj 1912. Si atdhetar në kohën e sulmeve serbiane të viseve shqiptare në tetor 1912 qëndroi fuqishëm përkrah trimave që i mbronin kufijtë e shqiptarisë në Llap (Merdar-Perpellac), Mitrovicë, Pejë.  Në betejën e Ferizajit dhe Grykën e Kaçanikut e kryente detyrën e gjeneralit. Është liberator i Shkupit nën komandën e Hasan Prishtinës më 26 gusht 1912. Me që po ndiqej nga serbët këmba këmbës, duke u strehuar në Lumë, Opojë, Has dhe Malësi të Gjakovës, një kohë do të strehohet në shtëpinë e patriotit Elez ISUFI në fshatin Sllovnë të Dibrës.Në fillim të nëntorit 1912 në fshatin Popovë të Llapit Mithat Frashëri dhe Bedri Pejani do të kanë nderin për ta propozuar që të jetë kandidat përfaqsues i Llapit, Permalinës dhe Mitrovicës me  Pazar të Ri në shpalljën e pavarësisë së shtetit shqiptar qoftë në: Shkup, Manastir, Elbasan, apo Durrës. Fati  e deshti dhe pavarsia u shpallë në Vlorë, ku Isa Boletini ishte një ndër grantuesit më të vëndosur të liderëve gjithëshqiptar. Deri sa ishte në Dibër (fillim i nëntorit  1912) do të takohet me Mehmet Pashë Derallën dhe Hajdin Dragën, prej kah do të nisen për Vlorë, ku i ftonte zëri i kombit për ta shënuar ngjarjen më të lavdishme historike pas luftërave të Gjetgj Kastriotit Skenderbeut. 

Në Vlorë Isa Boletini ishte përkrah Ismail Qemalit në çdo situatë dhe jo vetëm këtu, por me Luigj Gurakuqin do t` ua bëjë me dije fuqive evropiane si përfaqsues i Kosovës në: Romë, Vjenë, Paris e Londër se: “Viset shqiptare nuk mund të coptohen me asnjë çmim, sepse kemi vuajtë robëri dhe më nuk durojmë asnjë okupator. Lufta jonë nuk do të ndalet deri sa ta ÇLIROJMË çdo pllambë toke ku i thuhet bukës buk e uijit ujë”. lufta më e vështirë në jetën time ishte ajo kundër Ceno Bej Kryeziut në Has në nëntor 1914 që ishte ba me serbian si mishi e thoni”, do të deklaroi Isa Boletini në Shkodër . U vra pabesisht në Podgoricë më 23 janar 1916 nga një ushtar në derë të Gjenral Shtabit Malazez, ku e kishin strehuar me marrveshje malazezët dhe francezët, për ta mbajtur nën syvejim. Me këtë pabesi francezo-sllave, nuk vdes lufta e Luanit të Shqiptarisë, sepse: “Lufta nuk do të pushoi kurrë deri sa të bëhet Shqipnija”, pati deklaruar Isa Boletini në një gazetë vieneze më 9 janar 1916.   

  1. Riza Bej Gjakova u lind më 1847 në Gjakovë. Riza Bej Gjakova –Kryeziu u shqua si kundershtar i pushtetit osman. Ishte në krahun kombëtar në Lidhjës Shqiptare të Prizrenit, për çka u internua në Diar Bekir të Anadollisë. Ishte aktiv në Kuvendin e Ferizajit (1908), ndërsa së bashku me Bajram Currin dhe Isa Boletinin mori pjesë aktive në çlirimin e Shkupit. Së bashku me Isa Boletinin e krijuan organizimin: “kinse po shkojmë nga Shkupi në Selanik për ta çliruar Sulltnain nga burgu”. Ndërsa fjala ishte se me “çdo kusht ushtria e Hasan Prishtinës,  duhej të stacionohen në Manastirin historik, për ta shpallë aty pavarsinë e Shqipërisë”. (Tregoi: Qamil Luzha; Raport i konzullit Jezdiq nga Shkupi 1912).Ishte njëri ndër organizatorët e demonstrimit kundër barbarizmave serbe në Kosovë si dhe atyre greke në Çamëri. Ishte delegat fuqiplotë në Shpalljën e Pavarësisë më 28 XI 1912 në Vlorë.                                                                                                       
  2. Hajdin Draga u lind më 1870. Ishte i pranishëm me aktivitet politik dhe ushtrak në Lidhjën Shqiptare të Prizrenit, në Lidhjën Shqiptare të Pejës. Është pjesëmarrës dhe organizator i mbledhjeve atdhetare në Prishtinë më 1898. Nga Shkupi pati mundësinë që të njihet me Sami Frashërin . Në Shkup do të emrohet antar i Pleqësisë Klubit Shqiptari më 1908/9. Ishte në anën e kryengritjës shqiptare 1910-1912. Bashk me patriotë të tjerë do të gjëndet në Kuvendin e Vlorës si themeltar i pavarësisë së shtetit shqiptar.U vra si deshmor i lirisë në luftën e Rroshbullit më 14 qershor 1914 
  3. Dervish Bej Peja, (Nuk kemi arritur të sigurojmë të dhëna për jetën e tij. Por në Vlorë më 28 XI 1912 ishte delgat i Sanxhakut Pejës. 
  4. Zejnel Begolli (1865-1915), ishte një patriot që me kohë krijoi autoritet në popull. Në vazhdimësi ishte përkrah luftës së Plavës dhe Gucisë, që të mbesin krahina të Shqipërisë Etnike. Në këtë frymë bashkpunoi ngushtësisht me Haxhi Zekën, në organizatën Lidhja Shqiptare e Pejës më 24-28 janar 1899, kur u zgjodh komandat ushtrak i Lidhjës.  Nga viti 1902 Zejnel Begolli filloi bashkpunimin me Isa Boletinin dhe Idriz Seferin, për t` i ngjeshë radhët dhe për ta formuar bindjën në popull se liria dhe pavarësia fitohen EKSKLUZIVISHT me luftëarmatosur; se lirinë asnjë okupator nuk ta falë duke bërë lutje dhe duke lëshuar deklarata për t` u mëshiruar.

Zejnel Begolli ishte në Kuvendin e Ferizajit (1908) figura qëndrore e shtruarjës së kërkesave radikale se Shqiptarët duan shtet kombëtar në të katër vilajetet.Në lidhje me Kongresin e Alfabetit në Manastir 1908, Zejnel Begolli ishte ai që hapur u prononcua: “Duam që shqipja e vjetër të shkruhet me germat të saj nartyrore, dhe nuk dyshoi se misët që janë deleguar në atë Kuvend Hyjnor, do t` ia arrijnë qëllimit. Ne do të kemi kundershtime. Por kush u frigohet atyre, vetëm se puthadorët dhe derbederët e hangjinjët e duhanit, ku kundermohet aroma e mykjës dhe primitivizmit të pianecëve”. Më 1909 së bashku me Isa Boletinin do të planifikojnë kryengritje antiosmane. Një vit më vonë (1910) te Verrat e Llukës  ishte përfaqsues i Parisë Pejës. Në fillim të nëntorit 1912 nga Mithat Frashëri e Bedri Pejani u zgjodh delegat për Kuvendin Kombëtar ku do të shpallej Pavarësia e shtetit shqiptar. Në qershor të vitit 1914 ishte në kontakt me Princ Vidin në Durrës. Pas një kthimi të shkurtër në Pejë më 1914, do të largohet për në Stamboll sepse serbët po  e ndiqnin këmba këmbës. U ftua në një aheng në Stamboll më 1915, dhe aty u helmos për vdekje.  

10.Qerim Begolli, nuk kmei arritur të sigurojmë të dhëna për veprimtarinë e këtij patrioti. Një faktë dihet se Qerim Begolli ishte dora e djathtë e Isa Boletinit në Kuvendi  Kombëtar në Vlorrë më 28 XI 1912. Më 1 maj 1918 do të gjindet në shtabin e Hoxhë Kadri Prishtinës (Kryetar i KMKK 1918-1924), si antar i Komitetit Mbrojtja Kombëtare e  Kosovës. 

11.Rexhep Mitrovica u lind në Mitrovicë më 1888.Shkollimin fillor e kreu në vendlindje. Gjimanzin e kreu në Shkup, për të ardhur në kontakt me Bedri Pejanin dhe shumë patriotë të tjerë të kohës. Gjatë viteve 1908-1910 ishte luftetar i flakët i përhapjës së shkollimit shqip kudo nepër viset shqiptare, e sidomos në Vilajetin e Kosovës. Në kryengritjën e përgjithëshme shqiptare të vitit 1912 në Vilajetin e Kosovës, ishte përkrah Hasan Prishtinës, Isa Boletinit, Bajram Currit, Mehmet Pash Derallës. Në kuvendin e shalljës pavarësisë përfaqsonte Gjakovën, Mitrovicën, Pejën  dhe Gucinë. Ishte i dalluar kundër politikës përqarëse të Esat Pashë Toptanit. 

Më 1916-1920 i vijoi studimet e larta në Vjenë. Më 1922 u zgjodh ministër i rasimit, ku dha një kontribut të çmuar në organizimin e profesionit mësuesisë, sa që për këtë qëllim organizoi edhe një kongres special, ku edhe u pranua propozimi që të hapën shumë shkolla në malsinë e Shqipërisë Veriore. 

Gjatë luftës Dytë Botërore pranoi ta themeloi qeverinë kuisllinge progjermane në shtator 1943, për t` u larguar prej saj në verë të vitit 1944. Me gjithë këtë Rexhep Mitrovica mbetet në histori si kryetar i një qeverie profashiste. Por duhet theksuar se Qeveria e Tij e: SHFUQIZOI VENDIMIN E QEVERISË SHQIPTARE, ku thuhet  “që me atë shtet, që është në luftë Italia, me atë është edhe Shqipëria”. Pra Rexhep Mitrovica e ka kthyer në zero vendimin e Qeverisë mëparëme për luftën Italo-Greke 1940. Pra Grekët duhet mësuar se Shqipëria kuisllinge e shpalli “Ligjin e Luftës, Shqipëria Kuisllinge e ÇVLERËSOI qysh më 1943 atë vendim. Shtrohet pyetja, pse grekët ende krekosen me atë “ligj inekzistent?. Kreskosen dhe e pushojnë si të pandryshuar për mos me dalë çështja e GJENOCIDIT ndaj shqiptarëve të Çamërisë në plan të parë. (Shiqo: Programi i Qeverisë Rezhep Mitrovica, i botuar si publikim special sidomos fletorën zyrtare më 1944/3. nr. 93). Pas fitorës së forcave Antifashiste më 1944 në Shqipëri, u largua nga vendi. Vdiq në Ankara më 1960. 

Kuvendi i Vlorës, pjesëmarrësit dhe firmëtarët e Aktit të Pavarësisë studim nga Aleksandër Meksi | Radi and Radi

Edhe kush duhej të ishte në Kuvendin e Vlorës nga Vilajeti i Kosovës 

Sipas një dosje që Nikollë Ivanaj ua ka dorëzuar serbianëve në Nish më 1914 në Kuvendin kombëtar për shpalljën e Pavarësisë shtetit shqiptar, duhej të ishin edhe këta përfaqsues të Vilajetit Kosovës: Nexhip Draga, Hasan Prishtina, Hoxhë Seid Shkupi, Shaban Pashë Prishtina, Qamil Bej Shkupi, Hurshid Bej Prishtina, Rashid Bej Prishtina, Muharem Efendi Prishtina, Xhelal Bej Prishtina, Jashar Pashë Peja, Ibrahim bej Kokola (Prishtina), Idriz Sefer Gjilani. Këta përfaqsues shqiptar pushteti serbian do t` i burgosë në Shkup më 6 nëntor 1912. Pas dy ditëve të gjithë do të trasferohen në burgun e Beogrdait në Kalemegdan, krejtë me qëllim që mos të janë së pari shqiptare në Vlorë (28 XI 1912), e pastaj sidomos Hasan Prishtina, mos të jetë në Konferencën e Londrës, ku vendosej fati i tokave shqiptare më 1913. Të gjithë të lartëcekurit u liruan nga burgu më 1 prill 1913, atëherë pra kur Ruisa, Franca dhe Anglia në një anë dhe Gjermania, Austro-Hungaria dhe Italia në anën tjetër u deklaruan pa asnjë kundershtim që viset shqiptare të ndahen në pesë copa në favor të Srbisë, Malit Zi, Greqisë, e më vonë pas Konfrencës Msheftë të Londrës më 1915 ku Vlora iu dhurua Italisë, krejtë me qellim që Shqipëri mos të ketë fare.  

Qeveria shqiptare 

Sipas dokumenteve autentike të kohës, Qeveria e Ismail Qemalit u zgjodhë nga Kuvendi Kombëtar në Vlorë më 4 dhjetor 1912. Kryetar Qeverie  dhe Ministër i Punëve të Jashtëme u zgjodh Ismail Qemali. Nënkryetar Qeverie u zgjodhë Dom Nikoll Kaçorri. Ministër i Punëve të Brendëshme u zgjodh Myfid Bej Libohova. Ministër i Luftës u zgjodh Mehmet Pashë Deralla (Tetova). Ministër i arsimit u zgjodhë Luigj Gurakuqi. Ministër i finansave u zgjodh Abdi Bej Toptani. Ministër  i Drejtësisë u zgjodhë Petro Poga. Ministër i Punëve Botore u zgjodh Mithat Frashëri. Ministër i Bujqësisë u zgjodhë Pandeli Cale dhe Ministër i Postë-Telegrafit u zgjodhë Lef Nosi. 

109 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë - ATSH -

Senati i parë i Shqipëris – posaqërisht cilët ishin përfaqsuesit nga Kosova 

Në të njejtën ditë (4 XII 1912) u zgjodhë edhe Senati  (Pleqësia) shqiptar. Nga Kosova në Senat u zgjodhën: Bedri Pejani, Salih Gjuka dhe Hajdin Draga. 

Shteti pa asnjë arkitektuarë shtetërore 

Ta themi edhe këtë për histori se shteti shqiptar u shpallë më 28 XI 1912 por nuk kishte: Infrastrukturë ndërtesash, nuk kishte sidomos ushtri, polici, bankë (monedhë kombëtare), nuk kishte administratë, nuk kishte ligje, nuk kishte spital e as ambullanta nepër qendra administrative,  pa kurrfar strukture dhe infrasturkturë shkollore, pa  shtypshkronjë apo gazetë zyrtare shtetërore, pa burgje, pa prokurori e advokaturë, pa gjykata e pa ligje të mbështetura në Kushtetutë që mungonte. 

Tokat shqiptare 1912-1918 do të sulmohen nga fqinjët nga çdo anë, kejtë me qellim që të okupohen trevat e këtij kombi dhe shqipëria mos të figurojë fare në asnjë hartë gjeografike. Lidhur me këtë duhet theksuar edhe këtë se një pjesë të viseve shqiptare i kishte okupuar Srbia, një pjesë Mali i Zi, një pjesë Greqia. Jo vetëm kaq, më 1915 pas Konferencps sekrete të Londës krahinën e Vlorës do ta okupojë Italia. Ndërsa gjatë luftës Parë Botërore pjesën më të madje të tokave shqiptare do ta okupojë Austro Hungaria. Guventarori i saj Gjnerali Trollman do të instalohet në Shkodër dhe do të mirret më shumë me intriga (rasti i Kongresit Kombëtar të Elbansanit, që e ndaloi kinse aty ka rënë tifoja dhe nuk lejohet asnjë tubim popullor!!!), një pjesë të tokave shqiptare do t` i okupoi Bullgaria dhe më 1917 edhe Franca do të arrij për ta okupuar krahinën e Korçës, Të gjitha zonat e okupuara ishin të destinuara, që Shqipëri mos të ketë fare. 

Gota News Albania - Kosova 14 vjet shtet, sot festohet Pavarësia

Cilat ishin ngjarjet historike që ndikuan në aktin që Kosova të shpallet e pavarur më 17 shkurt 2008 

Shteti i dytë shqiptar-Republika e Kosovës është rrezultat i farës së mbiuellur pikërishtë më 28 XI 1912 në Vlorë. Pra, duhet shënuar ato ngjarje që ishin gurë themeli të këtij shteti, i cili atëbotë dukej iluzion se do të kthehet një ditë në pjesë përbërëse të shtetit shqiptar. Me aktin e 17 shkurtit 2008 mundësitë për themelimin e Shqipërisë Etnike janë më të natyrshme dhe më afër se kurrë realitetit historik. Ndër ato fakte mund të numrohen se ishin: 

1.Kryengritjet shqiptare në Vilajetin e Kosovës më 1910-1912, ku u dëshmua se shqiptarët e kësaj treve edhe pse 98% të rreligjionit MUSLIMAN, janë fuqishëm të orientuar kah Evropa. Këtë fakt e tregoi i pari Hasan Prishtina në Shkupin e çliruar, pastaj e demonstroi kudo nepër metropolet e Evropës Isa Boletini si antar i Delegacionit të Ismail Qemalit si në: Romë, Vjenë, Pris dhe Londër. Kësaj historie i ka siguruar jetë politike okupimi Asutrohungarez sepse nepër Kosovë për herë të parë u hapën shkollat shqipe me emra të heronjëve të njohur kombëtar shqiptar (1914-1918). Ishte në vijim Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës i themeluar më 1 maj 1918 në Shkodër, prej kah deri më 1928 në Kosovë e drejtoi Luftën Nacionalçlirimtare, të cilën me fuqinë e armës e drejtonte Azem Bejtë Galica. Mëtej, ishte Lufta Antifashiste e Kosovës 1941-1944, që tregoi se jemi rreshtuar kah Aleatët Angloamerikan e prej të cilëve kërkuam GARANCION në Konferencën e Bujanit më 2 janar 1944. Ishin 8 brigatadat antifashiste të Kosovës, ku shumica apsolute e luftetarëve ishin shqiptarë. Ishte lufta e Shaban Polluzhës, që tregoi se liria ka emër, vetëm kur të lejohet që shqiptarët si populli më i vjetër në Evropë të bashkohën në një Shqipëri, të atillë që u shpallë më 28 XI 1912 në Vlorë, por që u luftua në Londër 1913, në Versaj 1919, në Paris 1946, në Rambuje 1999, pra kudo e çdokund. Fanar për shtetin e dytë shqiptar në Ballkan ishte Programi i Lëvizjës Rrevolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve drejtuar nga Adem Demaçi me merin e të cilit çdo lëvzje më tutje do të fillojë. Ishin pra me këtë emër  Demonstratat studentore më 1968, më 1981-1997. E kulmi i Programit Adem Demaçit  ishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e cila me luftën në Prekaz më 5-7 mars 1998 shënoi fillimin e fundit të kolonializmit serbian në Kosovë, që u begatua në luftën e drejtë 78 ditëshe kundër okupatorit srbian 24 mars-10 qershor 1999, ku NATO e shndërroi UÇK-n në këmbësori. Ishte para luftës së drejtë UÇK-NATO kundër agresionit serbian që përfundoi me nënshkrimi i KAPITULLIMIT të Jugosllavisë Zhablakut më 10 qershor 1999 në Kumanovë. Ishte fjalia e Presidentit Xhorgj BUSH më 10 VI 2007 në Tiranë: “Çka është mjaftë, mjaftë është, Kosova duhet shpallet e pavarur”!. Ja në këtë rrugë historike me forcat tona dhe me ndihmën e MIQËVE të shtrenjët më 17 shkurt 2008 në Prishtinë u shpall Kosova shtet i pavarur dhe sovran. 

Vështirë ka qenë për t` i krijuar dy shtete. Por shumë më vështirë do të jetë për t` i rujatur sepse planet e vjetra koloniale janë para syve tanë.   

Të përfundojmë 

Në 110 vjetirin e shtetit shqiptar, politika kombëtare më tepër duhet nxjerr mësime se sa të shprehë manifestim apo solemnitet popullor për përdorim politik. Nga kjo kohë, jete e shtetit shqiptar, duhet të nxirret një Program Kombëtar që është obligim kombëtar për epokat që vijnë. Në këtë drejtim, duhet të dy shtete të organizuara ta kryejnë një REGJISTRIM të popullsisë me kërkesë: se ka shqiptar në çdo shtet, sa në Maqedoni, sa në  Mal të Zi, sa në  Serbi,  sa në Greqi, sa në Turqi dhe sa në diasporë, kudo në glob. 

Shtetet shqiptare duhet ta DISTRIBUOJNË ABETARËN KOMBËTARE pas regjistrimit kudo nepër glob. Neve si komb i “shpërndarë” sikurse hebrenjët, duhet të dihet si adresë se ku jemi dhe sa jemi. Kjo “statistikë” stratregjike, nuk na nevoitet për ndonjë luftë speciale propogandistike, por shkurt për kulturën tonë, në mënyrë që 150 vjetorin e shtetit shqiptar, ta festojmë me një Parlament, me një Seant, me një  Akademi, me një shkollim kombëtar të unifikuar. Arsimimi pastaj do të hapë horiznte të reja që tani mund të kualifikohen vetëm si ëndrra të mira. Rrugë të mbarë shqiptarë. 

Unë popullit i besoj!   

Prishtinë, 03.11.2022    

 

Mund të jetë gjyshi-gjyshja jote. Duhet të kujtojmë t’i trajtojmë të moshuarit me respekt

0

Nga Aurel Dasareti 

Në dyqan është një grua e moshuar që përpiqet të paguajë. Duart i dridhen, nuk dëgjon mirë, është e hollë, i dhemb shpina, nuk sheh, por gjithsesi përpiqet të paguajë dy sendet që do të ketë atë ditë. Ajo bën më të mirën, ndërsa radha bëhet pak më e gjatë. 

*** 

Disa vite më parë isha në dyqan dhe përjetova diçka që e kam përjetuar disa herë. Arsyeja që po shkruaj këtë postim është se kam shpresë se ndoshta mund të ndryshojmë pak në mënyrën se si sillemi ndaj të moshuarve. Në dyqan ishte një zonjë e moshuar që përpiqej të paguaj për mallrat që i duheshin. Ajo nxjerr portofolin e saj, ku ka një numër kartash. Burri pas kasës së pagesave fillon të acarohet dhe në vend që ta ndihmojë, ai nervozohet dhe i bërtet asaj: “Duhet ta kthesh kartën”, “Nuk dëgjon? Duhet të përdorësh çipin”. 

“Tani duhet të qetësohesh. Nuk e shikon se ajo po përpiqet. Mblidhe veten” – i them unë. Unë e ndihmoj atë pak më shumë dhe më në fund funksionon. Ajo më kap nga krahu ndërsa i paketon sendet në çantën e saj dhe më thotë: “Faleminderit shumë…”. 

Ndërsa ajo thotë këtë, unë shoh lot në sytë e saj. 

Po sikur të ishte gjyshja ime? 

Duhet të kujtojmë se të moshuarit nuk kanë aq energji si më parë, ata mund të mos jenë njohur me të gjitha gjërat e reja që kanë dalë në treg. 

Dëgjimi nuk është si më parë, shikimi nuk është si më parë. Imagjinoni sikur kjo të kishte qenë gjyshja juaj. 

Ju (asnjëri prej nesh) nuk dëshironi që njerëzit t’i trajtojnë ata me mungesë respekti dhe t’i bëjnë ata të ndihen keq. Ata meritojnë respektin tonë, edhe ne për çdo sekondë që kalon i afrohemi moshës së dytë, të tretë… 

Të gjithë e dinë që stresohesh më shumë kur dikush të bezdis dhe të bërtet. Mendoni për gjithçka që të moshuarit kanë bërë për ne kur ishim të vegjël. Ata meritojnë respektin tonë të pakufishëm. Tani është radha jonë t’i ndihmojmë ata. 

Ne duam që ata të ndihen krenarë, të ndiejnë se janë gjallë, të ndiejnë se kanë rëndësi. Ne nuk do t’i thyejmë ato, ndjenjat e tyre. Pra, nëse, për shembull, shihni një të moshuar të ulur vetëm në një kafene, po, dërgojini një buzëqeshje të vogël. Mund ta bëjë ditën e tyre më të ndritshme. 

Bëhuni më të kujdesshëm dhe vizitojini. Në vend që të kaloni kohë duke u ankuar, kaloni kohën tuaj duke ndihmuar ata që nuk mund të bëjnë gjithmonë gjithçka vetë. Ata thonë se gjëja më e mirë që dinë është kur dikush vjen për t’i vizituar, kur dikush i buzëqesh dhe i bën të ndihen mirë. 

Të moshuarit do të ndiejnë se edhe ata janë gjallë: shikojini, bisedoni me ta dhe kujdesuni për ta. Dhe jo më pak e rëndësishme, edhe pse kemi shumë për të bërë në jetën e përditshme, përpiquni të gjeni pak kohë për të vizituar prindërit ose gjyshërit tuaj. Ata kanë nevojë për stimuj dhe duhet të bëjnë diçka tjetër përveçse të ulen dhe të shikojnë në mur.  

Rinisë një apel: Mos u largoni nga vendi, luftoni për lirinë dhe mirëqenien e vendit dhe qëndroni me prindërit, afër tyre, në tokën ku u lindët. Më e mira nga të gjitha, mos i dërgoni në shtëpi pleqsh. Lërini të qëndrojnë në shtëpinë tuaj. Ndiqni traditën shqiptare, përndryshe pas pak vitesh do të jetë radha juaj… Fëmijët tuaj do t’ju trajtojnë ashtu siç keni trajtuar prindërit tuaj. Fëmijët e mi do të më trajton siç unë trajtoj prindërit dhe gjyshërit-gjyshet e mia. Për mirë apo për keq.  

____

  • Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike 

1923 / Vrasja e gjeneralit Enrico Tellini dhe kronologjia e ngjarjeve në vijim në vëmendjen e shtypit francez të kohës (fotografi, rrëfime, intervista)

Gjeneral Tellini, i vrarë në Shqipëri – Burimi : Excelsior, e diel, 2 shtator 1923, ballinë – gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 3 Nëntor 2022

Të hënën e 27 gushtit 1923, misioni italian i ngarkuar për përcaktimin e kufirit greko-shqiptar nga Konferenca e Ambasadorëve, i kryesuar nga gjenerali Enrico Tellini, kryetar i komisionit ndëraleat, dhe i shoqëruar nga shoferi Reniggo Farneti, përkthyesi shqiptar Thanas Kraveri, mjeku-major Luiggi Corti dhe adjutanti Mario Bonacini, u sulmua rrugës për në Janinë dhe u vra nga njerëz të panjohur të zënë pritë në një pyll afër kufirit shqiptar.

Sulmi ndodhi rreth orës 9 të mëngjesit. Pak minuta pas kalimit të delegatit shqiptar që po ecte në krye të autokolonës, një trung peme është hedhur në rrugë, duke e detyruar makinën italiane të ndalojë. Ajo u qëllua menjëherë me mitraloz dhe pesë pasagjerët e saj, pra dhe gjeneral Tellini, u vranë në vend.

Koloneli Boçari (përfaqësues i palës greke për përcaktimin e kufirit), i cili ndiqte në një distancë të konsiderueshme, mbërriti kur gjithçka kishte përfunduar : agresorët ishin larguar, por meqë kufomat nuk ishin kontrolluar (plaçkitur), kjo vrasje u shpall si krim politik.

Si rrjedhim shtypi francez i kohës i kushtuar një vëmendje të rëndësishme kësaj ngjarjeje të rëndë dhe evenimenteve në vijim, ku ndër shkrimet e shumta figurojnë gjithashtu fotografi të rralla dhe një intervistë ekskluzive asokohe me Benito Musolinin, kryeministër i Italisë, të cilat, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë për publikun shqiptar :

Një krim politik në Shqipëri

Misioni italian vritet rrugës së Janinës

Le Petit Provençal, e enjte, 30 gusht 1923, ballinë :

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Dje njoftuam, në Orën e Fundit, sulmin e ulët në të cilin mbetën viktima pjesëtarët e misionit ushtarak italian të ngarkuar me përcaktimin e kufirit jugor të Shqipërisë, në kufirin greko-shqiptar.

Sot marrim detajet e mëposhtme të cilat sqarojnë rrethanat e këtij krimi politik.

Romë, 29 gusht.

Masakra e pesë anëtarëve të misionit italian në Shqipëri shkaktoi një përshtypje shumë të fortë dhe shumë të dhimbshme në opinionin publik italian. Qeveria shqiptare i ka dërguar Z. Musolini ngushëllimet e saj të përzemërta. Nga të gjitha anët ai mori shenja simpatie.

Sekretari i Përgjithshëm i Komisionit Ushtarak Ndër-Aleat për përcaktimin e kufirit greko-shqiptar i dërgoi Konferencës së Ambasadorëve në Paris këtë shkresë (bëhet fjalë për kapitenin francez Limperani, Sekretar i Përgjithshëm i Komisionit në Konferencën e Ambasadorëve) :

Rrëfimi i atentatit

Mbrëmë kam transportuar në Janinë eshtrat e gjeneral Tellinit, mjekut-major Corti (Luiggi Corti), adjutantit Bonacini (Mario Bonacini), shoferit Parnoti (Reniggo Farneti) dhe përkthyesit Cravori (Thanas Kraveri). Sulmi u krye më 27 gusht në orën 9 të mëngjesit, në rrugën nga Janina në Santi-Quaranta (Sarandë), drejt kodrës 470, në lindje të postës kufitare helene të Kakavisë, ku rruga kalon nëpër pyll të dendur.

Pak minuta pas kalimit të delegatit shqiptar, i cili po ecte në krye të misionit, në rrugë u vendos një trung peme, i cili detyroi makinën me të cilën po udhëtonte delegacioni italian të ngadalësonte shpejtësinë e më pas të ndalonte disa metra larg trungut. Gjatë kësaj kohe ajo u sulmua me armë zjarri. Nga posta greke aty pranë dëgjuam 30 deri në 40 të shtëna.

Mjeku-major u vra në makinë. Katër pasagjerët mundën të zbrisnin dhe të bënin disa hapa; Gjenerali Tellini madje ka qenë në gjendje të ecë njëzet metra. Trupi i tij u gjet në kanalin përgjatë rrugës.

Koloneli grek Boçari, i cili ndiqte makinën italiane në një distancë të madhe, mbërriti kur gjithçka kishte përfunduar dhe agresorët ishin larguar.

Për shkak të vështirësive të lidhjes dhe transportit, arrita në vendin e masakrës vetëm në mbrëmje, me përfaqësues të drejtësisë dhe mjekë ekspertë të Janinës.

Trupat e kufomave nuk janë kontrolluar (plaçkitur), gjë që mund të dëshmojë se është një krim politik. Hetimi në vazhdim nuk ka dhënë deri më tani asnjë rezultat. Unë po qëndroj në Janinë, me stafin e vogël të sekretariatit dhe delegacionin italian. I njoftova komisarët francezë dhe anglezë që ndodhen në male, në pjesën veriore të kufijve.”

Shtatë pikat e ultimatumit të Musolinit ndaj Greqisë pas vrasjes së gjeneral Tellinit

La Lanterne, e premte, 31 gusht 1923, ballinë :

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Çfarë thotë ultimatumi ?

Në shkresën që z. Musolini udhëzoi ministrin e Italisë në Athinë, z. Montagna, t’ia paraqiste Greqisë, Italia kërkon :

1° Kërkesë faljesh zyrtare në formën më të gjerë t’i paraqitet qeverisë italiane duke ia dorëzuar Legatës Mbretërore në Athinë nëpërmjet autoritetit të lartë ushtarak helen;

2° Një ceremoni solemne mortore për viktimat e masakrës që do të kremtohet në Katedralen Katolike të Athinës në prani të të gjithë anëtarëve të qeverisë;

3° Nderime do t’i bëhen flamurit italian nga flota greke në portin e Pireut, një divizioni detar që do të shkojë posaçërisht atje dhe kjo me njëzet e një të shtëna topash të gjuajtura nga anijet greke të cilat do të duhet të ekspozojnë gjatë të shtënave flamurin italian mbi anijet e tyre;

4° Hetimi më i ashpër do të ndiqet nga autoritetet greke në skenën e masakrës me ndihmën e atasheut ushtarak mbretëror italian, kolonelit Perrone, siguria personale e të cilit është nën përgjegjësinë absolute të qeverisë greke. Ky hetim duhet të përfundojë brenda pesë ditëve nga pranimi i këtyre kërkesave;

5° Dënimi me vdekje (kapital) për të gjithë fajtorët;

6° Një dëmshpërblim prej pesëdhjetë milionë liretash italiane të paguhet brenda pesë ditëve nga paraqitja e kësaj shkrese;

7° Nderimet ushtarake do t’u bëhen trupave të viktimave në momentin e ankorimit në Prevezë, në një anije italiane.

Qeveria italiane ka kërkuar që Greqia të përgjigjet sa më shpejt.

Një qasje kërcënuese

L’Œuvre, e shtunë, 1 shtator 1923, ballinë :

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Athinë, 31 gusht. — Z. Montagna, ministër italian në Athinë, shkoi në orën 17:00 në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë, ku dorëzoi një shkresë ku njoftonte se Korfuzi ishte pushtuar nga forcat italiane në orën 16:00.

Në këtë shkresë thuhet se kjo masë “ka karakter paqësor dhe të përkohshëm”.

Në të njëjtën kohë, z. Montagna i dorëzoi qeverisë greke një ultimatum të dytë, ku kërkonte pranimin brenda pesë orësh të dëmshpërblimeve të kërkuara nga Italia për masakrën e gjeneral Tellinit dhe shokëve të tij.

Lajmi për pushtimin e Korfuzit shkaktoi një zemërim të madh në Athinë.

Gjeneral Tellini, anëtar i misionit italian, i vrarë gjatë rrugës për në Janinë

Le Journal, e diel, 2 shtator 1923, ballinë :

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Kolonel Boçari akuzohet si nxitësi i masakrës së Janinës

Le Matin, e hënë, 3 shtator 1923, f.2 :

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Romë, 2 shtator.

Një shkresë që ka mbërritur te Corriere Italiano thotë se udhëtarët që vijnë nga Shqipëria pretendojnë se pas rezultateve të hetimit të bërë nga përfaqësuesi italian në Vlorë, opinioni publik shqiptar akuzon njëzëri kolonelin grek Boçari se ka organizuar masakrën e misionit italian, në bashkëpunim me zotin Bamikas, kryetar i komitetit revolucionar epirot.

Ekzekutuesit e sulmit thuhet se janë një togë trupash greke të komanduara nga oficerët e saj. Bamikas aktualisht ndodhet në Korfuz ku u pasurua gjatë pushtimit të këtij qyteti nga aleatët.

Koloneli Boçari u largua nga Janina një orë pas nisjes së misionit italian, me sa duket për t’u siguruar që urdhrat e tij ishin zbatuar. Një sherr shumë i dhunshëm kishte shpërthyer së fundmi mes gjeneral Tellinit dhe kolonel Boçarit. Gjeneral Tellini kishte urdhëruar kolonelin Boçari të ndëshkonte oficerët grekë, të cilët kishin shkulur disa shenja të vendosura nga misioni italian përgjatë vijës së re kufitare greko-shqiptare. Koloneli Boçari refuzoi me terma të dhunshëm dhe madje kërcënoi gjeneralin Tellini me revolen e tij. Ky i fundit i mënjanoj armën duke thënë :

—  Ju nuk jeni kolonel, por një grabitqar.

Gjenerali Tellini më pas i telegrafoi Lidhjes së Kombeve, duke kërkuar largimin e Boçarit nga misioni grek. Kur koloneli Boçari mësoi për ankesën, urrejtja e tij u bë e fortë. Kjo duket së është zanafilla e dramës. (Fournier.)

 Një telegram nga Shqipëria

Le Figaro, e hënë, 3 shtator 1923, f.3 :

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Romë, 2 shtator.

Kryetari i Këshillit të Regjencës Shqiptare i ka dërguar Mbretit të Italisë këtë shkresë :

Italianët që lanë ekzistencën e tyre shumë fisnike në territorin grek dhe, nga dora greke, viktima të një sensi shumë fisnik drejtësie, janë dhe do të jenë gjithmonë të dashur për zemrën e popullit tonë, si bijtë e tij.

Në këtë orë zie, e cila në historinë e martirologjisë italiane shënon një faqe tjetër të artë, i kërkojmë Madhërisë suaj të pranojë shprehjen e ndjenjave të ngushëllimit dhe simpatisë që kombi shqiptar ndjen për motrën e madhe.”

SOTIR PECI

Vazhdojnë hetimet për zbulimin e atentatorëve të gjeneral Tellinit

L’Avenir, e mërkurë, 5 shtator 1923, ballinë :

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Londër, 4 shtator. — Një informacion nga Athina për gazetat angleze bën të ditur se qeveria greke po ndjek në mënyrë aktive hetimin e saj për të zbuluar vrasësit e gjeneral Tellinit dhe shoqëruesve të tij.

Në Athinë thuhet se, sipas disa dëshmive, vrasësit kishin veshur kostume shqiptare. Gjurmët e tyre i çuan hetuesit në kufirin shqiptar.

Deklarata të z. Musolini ndaj të dërguarit special të Le Matin

“Asgjë nuk do të më bëjë të tërhiqem apo të pranoj një kompromis”, thotë kryeministri

Le Matin, e premte, 7 shtator 1923, ballinë : 

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

 [Nga i dërguari ynë special]

Romë, 6 shtator.

— Nuk dua, më tha z. Musolini, të bëj deklarata solemne për çështjen greke. Pikëpamja ime njihet mirë nga deklaratat e mia të mëparshme, por mund të flasim në mënyrë miqësore për rrethinat dhe pasojat e konfliktit.

Pikërisht në këto terma më foli diktatori italian pasditen e sotme, në zyrën e tij të punës në pallatin Chigi, ku është i instaluar, në zemër të Romës aktive dhe të zhurmshme. Në këtë zhurmë, z. Musolini është i qetë, mjeshtër i secilës fjalë të tij, duke nuancuar në frëngjisht, me, mund të them, një sens të mprehtë gazetarie, secilën prej pikëpamjeve të tij të qarta, prerëse dhe të guximshme. Është një kënaqësi dhe gjithashtu një shqetësim i vazhdueshëm për një gazetar, sepse si ta riprodhoni këtë intervistë të gjallë e plot ngjyra, nëse do ta lejonte mjeshtri i Italisë ?

Pyetja ime e parë çon në një replikë të ashpër.

— Në Gjenevë flitet shumë, i thashë, për të drejtat e vendeve të vogla.

— Shumë mirë, tha z. Musolini, por kjo e drejtë nuk shkon deri aty sa të vriten përfaqësuesit e vendeve të mëdha. Hetimi ynë ka zbuluar disa detaje shumë shqetësuese. Në prag të ditës kur u vra gjenerali fatkeq Tellini, oficerët grekë shkaktuan heqjen, gjatë natës, të shenjave të vendosura tashmë nga komisarët tanë. Grekët u tërbuan në vijën e re në kufi; ata kishin protestuar tashmë për dy fshatra që u ishin dhënë shqiptarëve dhe e kishin bërë përgjegjës Tellinin për to në mënyrë krejt të padrejtë pasi ai ishte i detyruar të ndiqte direktivat formale. I gjithë ky informacion është të paktën i çuditshëm.

Megjithatë, konferenca e ambasadorëve do të hetojë. Ajo mund të arrijë në tre përfundime:

Përfundimi i parë do të ishte që fajtorët janë shqiptarët dhe jo grekët. Kjo është një puro hipotezë dhe krejt e pabesueshme, pasi Tellini supozohej të ishte i favorshëm për shqiptarët; por e konsideroj për të mos përjashtuar asnjë mundësi, qoftë edhe më absurden. Në këtë rast, disa pjesë të ultimatumit tim mund të modifikohen dhe Greqia është e lidhur vetëm nga një përgjegjësi më pak serioze territoriale, shtrirja e së cilës do të matet nga konferenca.

Përfundimi i dytë është se kanë qenë vërtet grekët ata që kanë kryer atentatin. Atëherë, pa dyshim, konferenca e ambasadorëve do të pajtohet plotësisht me kërkesat e mia dhe Franca do të kujtojë veçanërisht se, për vrasjen e marinarëve të saj në Zapeion, kërkoi 50 milionë franga ari, një falje formale dhe një gjobë të ndershme, në të cilën do të merrnin pjesë mbreti, ushtria dhe të gjitha autoritetet greke.

Përfundimi i tretë i mundshëm, nuk janë vetëm grekët, por zyrtarët grekë ata që janë përgjegjës. Pra, përballë këtij agresioni barbar ndaj përfaqësuesve të fuqive, unë supozoj se kërkesat e mia do të rëndohen dhe do të plotësohen me sanksione shtesë.

Kjo është arsyeja pse unë besoj se i gjithë ky hetim mund të bëhet vetëm nga fuqitë e mëdha të ndërgjegjshme për detyrat e tyre dhe duke vepruar me qartësi të plotë, dhe jo në debate të pafundme dhe pa konluzione.

Opinioni italian u ofendua, u trondit nga qëndrimi i shtypit anglez dhe mbi të gjitha nga kërcënimi i një bllokadë që, për më tepër, nuk i bëri përshtypje askujt.

Më besoni, vazhdon diktatori, duke i dhënë rëndësi çdo fjale, asgjë nuk do të më bëjë të tërhiqem apo të pranoj një kompromis me nderin kombëtar. Ne nuk do të lejojmë që në asamblenë e Gjenevës të diskutohet dhe të gjykohet fyerja që i është bërë Italisë nga krimi i kryer ndaj oficerëve tanë, dhe më lejoni të besoj se ju do të bënit të njëjtën gjë në vendin tonë.”

Ndërsa z. Musolini më flet kështu, e marrin në telefon; ai dëgjon dhe fytyra i tkurret. Ky njeri që i trajton problemet diplomatike kapitale që përfshijnë të ardhmen e botës me një ftohtësi ironike dhe të patrazuar duket i tronditur. E dëgjoj të thotë: “E terribile, è una giornata nera – Është e tmerrshme, është një ditë e zezë”. Dhe sytë i mbushen me lotë.

Jam i shqetësuar dhe mendoj për një ndërlikim të tmerrshëm ndërkombëtar. Jo, është diçka krejtësisht tjetër, dhe aty njeriu shfaqet thellësisht. Kishin ndodhur tre përplasje avionësh brenda një dite. Katër aviatorë ishin vrarë. Ata janë italianë, të rinj të guximshëm dhe aktivë, që ofrojnë jetën e tyre për të avancuar aviacionin, ashtu si z. Musolini e rrezikon çdo ditë veten në një automobil apo aeroplan. Dhe para trishtimit të kësaj zie, njeriu që është i pandjeshëm ndaj kërcënimit të flotës britanike u pikëllua dhe lëvizi jo si një fëmijë, por si një baba.

Jules Sauerwein

Fotografia e gjeneralit italian Tellini me adjutant Bonacini-n dhe mjekun–major Corti

La Petite Gironde, e diel, 9 shtator 1923, ballinë :

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Gjenerali italian Tellini (në mes), adjutanti Bonacini dhe mjeku–majori Corti, të misionit të përcaktimit të kufirit shqiptar u vranë më 27 gusht, me përkthyesin dhe shoferin e tyre, në Epir, në rrugën për në Janinë në Santi-Quaranta (Sarandë). – Sipas L’Illustration.

Shqiptarët njohin atentatorët

Le Figaro, e martë, 11 shtator 1923, f.3 :

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Romë, 9 shtator. — Mësojmë se ultimatumit grek që i kërkonte dorëzimin e atentatorëve të misionit Tellini, qeveria shqiptare iu përgjigj duke deklaruar se atentatorët janë grekë dhe njihen në Shqipëri dhe se shqiptarët do të kalojnë kufirin për arrestimin nëse qeveria e Athinës nuk i arreston vetë.

Gjeneral Tellini, kreu i misionit të përcaktimit të kufijve, i cili u vra në afërsi të Kakavisë

Le Monde illustré, e shtunë, 15 shtator 1923, f.3 :

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Hoteli Delvinaki (Delvinaqi), pr anë vendit të sulmit, viktima të të cilit ishin delegatët italianë – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Hoteli Delvinaki (Delvinaqi), pr anë vendit të sulmit, viktima të të cilit ishin delegatët italianë – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Fotografia e fundit e gjeneral Tellinit para vrasjes së tij pranë Santi-Quaranta (Sarandës)

Excelsior, e shtunë, 15 shtator 1923, ballinë :

Gjenerali dhe misioni që largohet nga mitropolia ortodokse në Janinë – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Gjenerali dhe misioni që largohet nga mitropolia ortodokse në Janinë – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Arkivolet e viktimave të ekspozuara në kapelën e zjarrtë – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Arkivolet e viktimave të ekspozuara në kapelën e zjarrtë – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Fotografia e fundit e bërë gjeneral Tellinit është ajo e riprodhuar më sipër. Është bërë në Janinë pak ditë para tragjedisë. Komisioni italian u largua nga metropolia ortodokse pas një ceremonie të kremtuar në kujtim të heroit Marko Boçari.

Më poshtë, trupat e viktimave të ekspozuara në kapelën e zjarrtë me kurorat e ofruara nga autoritetet greke dhe përfaqësuesit e huaj.

Vrasja e gjeneral Tellinit. Kërkesa për falje nga qeveria greke

La Gironde, e mërkurë, 19 shtator 1923, ballinë :

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Athinë, 18 shtator. — Në zbatim të dispozitave të notës së Konferencës së Ambasadorëve, Ministri grek i Luftës i prezantoi zyrtarisht sot paradite legatave italiane, franceze dhe angleze kërkesën e faljeve të qeverisë greke për vrasjen e anëtarëve italianë të komisionit të delimitimit të kufiri shqiptar.

Besohet se njihen vrasësit e gjeneral Tellinit

Fotografitë unike të dramës, mbërritën dje në Paris

Excelsior, e shtunë, 22  shtator 1923, ballinë :

Trupi i gjeneral Tellinit, shef i misionit, ashtu siç u zbulua – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Trupi i gjeneral Tellinit, shef i misionit, ashtu siç u zbulua – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

1. Adjutanti Bonaccini; 2. Shoferi Farneti; 3. Përkthyesi Kraveri – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

1. Adjutanti Bonaccini; 2. Shoferi Farneti; 3. Përkthyesi Kraveri – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Trupi i mjekut-major Corti, i cili ka mbetur në makinë – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Trupi i mjekut-major Corti, i cili ka mbetur në makinë – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Greqia sapo u ka shprehur aleatëve faljet e kërkuara të nesërmen e vrasjes së gjeneral Tellinit dhe anëtarëve të misionit të tij, një atentat që çoi në bombardimin dhe pushtimin e Korfuzit nga italianët. Konfliktu greko-italian ka mbaruar, por dokumentet e pabotuara dhe unike që publikojmë më sipër, megjithatë ruajnë gjithë interesin e tyre. Ata janë marrë menjëherë pas zbulimit të dramës. Bëhet e ditur se një individ i veshur me uniformë greke, i arrestuar në “Quessorati”, ka zbuluar emrat e atentatorëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Delegatët e Komisionit Ndërkombëtar të Hetimit për vrasjen e Janinës kanë vizituar vendin ku u krye krimi.

Ne nuk do ta njohim më vonë rezultatin e këtij hetimi që bëri të mundur të bëjmë disa vëzhgime interesante.

Italia do të marrë 50 milionë lireta dhe do të tërheqë sot trupat e saj nga Korfuzi

Excelsior, e enjte, 23 shtator 1923, f.3 :

Duka i Aostës në funeralin e gjeneral Tellinit. – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Duka i Aostës në funeralin e gjeneral Tellinit. – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Ky është vendimi që ka marrë konferenca e ambasadorëve dhe i është komunikuar Athinës.

Kështu, teza italiane ka marrë kënaqësi

Konferenca e ambasadorëve kishte nisur të martën shqyrtimin e raportit që i dërgoi komisioni ndëraleat hetimor për krimin në Shqipëri.

Megjithatë, konferenca nuk mori një vendim të martën dhe vendosi të mbajë një seancë tjetër.

Prandaj, ambasadorët u takuan dje në mëngjes në Quai d’Orsay dhe morën njëzëri vendimin e mëposhtëm :

Konferenca e Ambasadorëve,

Duke marrë parasysh ekzekutimin nga Greqia të riparimeve të kërkuara nga shkresa e 8 shtatorit ;

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Duke pasur parasysh se në datën e raportimit në fjalë, fajtorët nuk ishin zbuluar ende; ndërkohë që, nga ana tjetër, janë evidentuar disa mangësi nga autoritetet greke në lidhje me zhvillimin e hetimeve;

Se në lidhje me kërkimin e autorëve janë vërejtur disa neglizhime;

Duke pasur parasysh se kushti i pestë i shkresës së datës 6 shtator, si arsye, nuk mund të konsiderohet i përmbushur :

Vendos :

Se si gjobë, për këtë llogari, qeveria greke do t’i paguajë qeverisë italiane një shumë prej pesëdhjetë milionë liretash italiane; konferenca dhe qeveria italiane heqin dorë gjithashtu nga dërgimi i çështjes në gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë në Hagë, të parashikuar në paragrafin 7 të shkresës së 8 shtatorit, si dhe çdo dënim tjetër, dhe duke e konsideruar çështjen si të zgjidhur në lidhje me to, përveç një apeli specifik të Italisë përpara gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë, për çështjen e shpenzimeve të pushtimit (okupimit);

Vendos që pagesa e shumës prej pesëdhjetë milionë liretash italiane ; të përmendura më sipër, do të kryhet duke i dërguar qeverisë italiane shumën prej pesëdhjetë milionë liretash italiane të depozituara më 10 shtator 1923 në Bankën Kombëtare të Zvicrës; se për rrjedhojë, Gjykatës së Drejtësisë do t’i kërkohet të urdhërojë transferimin e shumës së përmendur nga Banka Kombëtare e Zvicrës në Bankën e Italisë, në Romë, në emër të Qeverisë Italiane.

Konferenca thekson, me këtë rast, se qeveria italiane deklaron se do të zbatojë, më 27 shtator, vendimin e marrë më parë për evakuimin e Korfuzit në këtë datë.

Korfuzi do t’u dorëzohet grekëve sot

Athinë, 26 shtator. — Agjencia e Athinës publikon shkresën e mëposhtme :

“Sekretari i Legatës Italiane ka informuar Drejtorin e Përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme se evakuimi i Korfuzit do të përfundojë plotësisht më 26 shtator dhe se ishulli do t’u dorëzohet autoriteteve greke ditën e nesërme, më 27 shtator.”

Dëmshpërblimet greke të kërkuara nga Italia në Prevezë

Ankorimi i trupave të viktimave të vrasjes së Janinës

Excelsior, e hënë, 24 shtator 1923, ballinë :

Preveza, porti grek ku u ankoruan arkivolet në anijet italiane – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Preveza, porti grek ku u ankoruan arkivolet në anijet italiane – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Ushtarët grekë që transportojnë trupat mortore nga kisha në bordin e anijes – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Ushtarët grekë që transportojnë trupat mortore nga kisha në bordin e anijes – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Marinarët italianë që bëjnë nderimet në bordin e “San Marco”. Fjala e kolonel Ordiani-t – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Marinarët italianë që bëjnë nderimet në bordin e “San Marco”. Fjala e kolonel Ordiani-t – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Eshtrat mortore të gjeneral Tellinit dhe shoqëruesve të tij, të sapo mbërritur në Romë, ku u organizua një ceremoni madhështore për nder të tyre, u ankoruan pak ditë më parë në portin grek të Prevezës me anijet luftarake italiane. Pas një ceremonie fetare në kishën e Shën Andreas, arkivolet u mbajtën në bord nga ushtarët grekë. Fotografia jonë e tretë përfaqëson marinarët që u bëjnë nderimet viktimave në bordin e San-Marco. Flota greke përshëndeti flotën aleate në gjirin e Phaleronit (Faleronit), sipas kushteve të shkresës së konferencës së ambasadorëve.

Epilogu i vrasjes së gjeneral Tellinit

Excelsior, e martë, 25 shtator 1923, ballinë :

Mesha “Requiem” në bordin e “Conte-Cavour” në portin e Phalera (Falera) – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Mesha “Requiem” në bordin e “Conte-Cavour” në portin e Phalera (Falera) – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Z. Musolini (x) duke ndjekur trupat viktimave të Janinës – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

  1. Musolini (x) duke ndjekur trupat viktimave të Janinës – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Dje publikuam fotografi që paraqesin ankorimin në Prevezë të trupave të viktimave të sulmit në Epir. Këtu, gjatë ceremonisë në portin e Phaleron, u kremtua një meshë në anijen Conte-Cavour dhe varrimi në Romë i gjeneralit Tellini dhe shoqëruesve të tij. Një turmë e konsiderueshme dhe e grumbulluar shtrihej përgjatë gjithë rrugës së ndjekur nga kortezhi mortor.

Masakra e Janinës

Journal de Beaune, e shtunë, 13 tetor 1923, ballinë :

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Romë, 11 tetor.

Këshilli i Ministrave, me propozimin e M. Musolinit, ka vendosur, me kompensim të posaçëm, t’u japë familjeve të viktimave të sulmit të Janinës këto shuma: një milion lireta për familjen e gjeneral Tellinit; 500.000 lireta familjes së major Cortit (Luiggi Corti); 300.000 lireta për familjen e adjutant Bonaccini (Mario Bonacini); 200.000 lireta familjes së ushtarit Farnetti (Reniggo Farneti).

Më vonë do të vendoset për dëmshpërblimin që do t’i jepet familjes së përkthyesit Kraveri (Thanas Kraveri), me kombësi shqiptare.

Një meshë solemne u mbajt në kishën e Shën Pjetrit në Milano

Le Monde illustré, e shtunë, 13 tetor 1923, f.4 :

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Në kishën e Shën Pjetrit në Milano u mbajt një meshë solemne për prehjen e shpirtit të gjeneral Tellinit dhe shoqëruesve të tij fatkeq të rënë në Janinë. Kjo fotografi është bërë ndërsa trupat po nderojnë katafalkun.

Makina e gjeneral Tellinit ne muzeun ushtarak

Le Temps, e mërkurë, 24 tetor 1923, ballinë :

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Brindizi, 23 tetor.

Makina në të cilën ndodhej misioni Tellini kur ai u vra dhe që ishte mbajtur në një lokal në doganë, u transportua në komandën e Karabinierëve, në pritje të transportit të saj për në Romë. Ajo do të ruhet në muzeun ushtarak.

_____

* Aurenc Bebja, Francë. Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), https://www.darsiani.com/la-gazette/1923-vrasja-e-gjeneralit-enrico-tellini-dhe-kronologjia-e-ngjarjeve-ne-vijim-ne-vemendjen-e-shtypit-francez-te-kohes-fotografi-rrefime-intervista/

Dardanët, epiqendër e botës Ilire në Anikitet

0

Nga: Jusuf Buxhovi, historian, Prishtinë

-Luan Përzhita: “DARDANËT”, botoi Akademia e Studimeve Albanologjike – Instituti i Arkeologjisë, Tiranë 2022.
Vepra “Dardanët” e arkeologut Luan Përzhita, që doli së voni nga shtypi dhe para pak ditësh pati promovimin në Prishtinë, shënon një kapërcim të rëdësishëm nga ajo e çasjes së deritanishme hipotetike dhe e ngushtuar të problematikës dardane, tek ajo identifikuese në kohë dhe në hapërsirë, gjë që Dardanët si popull dhe Dardaninë si mbretëri të njohur historikisht nga shekulli IV para erës sonë e deri te involvimi i saj në strukturat peranandorake (romake dhe bizantike), i nxjerr në dritën e atyre kundrimeve ku ata përbëjnë njëri ndër faktorët më të rëndësishëm politik, shoqëror dhe kulturor të botës ilire në antikitet, në mos edhe si qendër e një graviteti të përmasave determinonte të qytetërimit të antikiteti nga koha e bronzit e deri te e hekurit për t’u shtrire edhe në epokat e mëvonshme.
Duke u nisur nga aspekti arkeologjik, si njëri ndër faktorët kryesor që nxjerr në pah themelet e një ngrehine etnike në kontekstin shoqëror, kulturor dhe politik, Përzhita arrin te përfundimi se “kultura ilire është formuar në këtë truall në në bazë të kulturave më të vjetra të epokës së bronzit (2100-1200 para Kr.), që ka qenë po aty edhe në epokat pararendëse. Me këtë rast konstatohet “se ata janë pasardhës të drejtpërdrejtë të grupeve etnike që populluan këtë pjesë të Evropës që në perudhën e neolitit (6000-4000 para Kr.).
Natyrisht se këtu dhe me këtë konstatim, që faktimet arkeologjike nga koha e bronzit (shumë prej tyre të dokumentuara nga hulumtimi i zellshëm disavjeçarë të autorit në fushën e trashëgimisë materiale në këto hapësira) të ndërlidhen me atë të neolitit (pjesërisht të identifikuara nga gjetjet arekeologjike të rrënojave të vendbanimeve në formën e fortifikimeve dhe të kështellave të hershme në pjesën e Kosovës dhe të Maqedonisë nga shtrihej mbretëria Dardane), qëndron edhe vlera e këtij studimi, ngaqë shënon gamën e një kapërcimi tejet të rëndësishëm nga ai, ku Dardanët dhe Dardania janë parë si periferi e botës pellazgo-ilire në antikitet dhe mesjetën e hershme, të shumtën si pjesë e etnive të tjera, tek qendra ndikuese. Pra, studimi i Përzhitës për Dardanët dhe Dardaninë, bashkë me atë të Edi Shkriut “Ancient Kosova” (Kosova Antike), nga pikëpamja arkeolgjike të njohur deri më tani, përpiqet që diskursin e deritanishëm të parjes fragmentare të Dardanëve dhe Dardanisë nga shkollat tradicionale të shekullit të kaluar (asaj të sllaviste të Vjenës dhe ilirie – jugosllavë) ta zhvendos te opcioni i faktorit determinues, me çka edhe historiografisë së deritanishme shqiptare (asaj institucionale në Tiranë dhe Prishtinë) i krijohen mundësitë që atë ta redifinojë, mbi rolin dhe rëndësinë që e kishte në atë kohë, pikërisht siç konstaton edhe arkeologu i njohur Neritan Ceka në studimin e tij tejet komplet “Ilirët deri te shqiptarët”, me ç’rast ai, duke u mbështetur mbi të arriturat e deritanishme të arkeologjisë shqiptare dhe asaj përreth, qytetërimin dardan e nxjerr si qendër të botës ilire në antikitet nga koha e neolitit e tutje.
Studimi i Përzhitës “Dardanët”, kryesisht i mbështetur në hulumtimet shumëvjeçare të autorit në hapësirën e Kosovës dhe atë të Maqedonisë, ikorporon edhe hulumtimet paraprake të arkeologëve të njohur jugosllavë dhe ndërkombëtarë nga vitet e pesëdhjeta deri në ato të tetëdhejta të shekullit të kaluar, ndër të cilat duhet dalluar ato të E. Çeshkovit, të cilat, ndonëse fragmentare përnga shtrirja hapsinore, ndihmojnë nxjerrjen e konstatimeve që autori sjell në këtë libër për pamjen e gjithëmbarshme historike të Dardanëve dhe të Dardanisë në hapësirat e shtrirjes së saj (Kosovë, Maqedoni dhe Serbi qendrore dhe lindore) ku ajo shtrihej. Në këtë aspekt, hartës së qyteteve dardane nga antikiteti si dhe tërësisë së saj, i mungon një pjesë e mirë e tyre, veçmas ato jashtë kufinjve shtetërorë të Kosovës, në Serbi, siç janë vendbanimet dhe fortifikimet e njohura dardane të Damastionit (sipas të gjitha gjaseve në pjesën e Medvegjës), ato të Naisusit, në Nish dhe të kështjellave të tjera në pjesën e Rashës, të cialt filologu i njohur Budimir i quan “Kështjella të fundit ilire në Bizant”.
Natyrisht se mungesa e hulumtimeve arkeologjike e hapësirës jashtë asaj të shtetit të Kosovës (në Serbi), studimin e privon nga pamja e saj komplekse, kur dihet roli dhe rëndësia e tyre në antikitet në kuadër të rrethanave shoqërore, politike, kulturore dhe ekonomike, megjithatë atë nuk e hendikepon konceptualisht, ngaqë inkororimi i hulumtimeve të shumta të arkeologëve jugosllavë, ndonëse indikativë, nuk janë në shpërputhje me të. Përkundrazi, shfrytëzimi i tyre i drejtë brenda për brenda një tërësie çfasrë ishte ajo e kulturës dardane dhe qytetërimit të saj edhe në rrethanat e mesjetës së hershme e të vonë (krishterimit), jo vetëm që ndihmon tezën e shtruar nga Përzhita, konforme edhe me atë të N. Cekës te “Ilirët”, por edhe e ndihmojnë atë. Autorit, pra, si dhe arkeologjisë shqiptare, i mbetët që, në kuadër të hulumtimeve arkeologjike, të gjejë forma të bashkëpunimit me institucionet përkatëse të Serbisë për ekzaminimin e plotë të qyteteve dhe lokaliteteve dardane në këtë pjesë, veçmas të atyre nga Prokupja, Rasha e deri në Nish, veçmas të identifikimit të Damastionit, meqë aty gjendet edhe enigma e faktorëve kulturor dhe politik në trekëndëshin midis Dardanëve, Pajonëve dhe Maqedonasve. Ndërsa te Nishi e deri në Timok, gjenden ato të raporteve me shumë paqartësi midis Dardanëve dhe Tribalëve dhe Thrakasve, mbi të cilat mbështeten edhe spekulimet e formacioneve politike në mesjetë, veçmas atyre gjatë kohës së Bizantit, kur ato dalin në skenë.
Në këtë aspekt, studimi i Përzhitës “Dardanët” duhet vlerësuar si një punë tejet të rëndësishme, që duhet vazhduar dhe sforcuar gjithandej hapësirës gjeografike dardane, në mënyrë që dinarët e tanishëm në të cilat po vendoset parja arkeologjike e Dardanëve dhe e Dardanisë, si qendër e botës atike ilire, të bartet edhe në planin e githmbarshëm historik.
….