Kreu Blog Faqe 1194

Unë jam me pedagogët! Protesta si e drejtë e njeriut

0

Nga Frank Shkreli 

“Valët e revoltës do të vazhdojnë të shkundin themelet e kombit tonë deri në ditën që të vendoset drejtësia.” (Martin Luther King) 

Pedagogët e disa universiteteve publike në Shqipëri kanë dalë sërish në protestë të hënën, për të kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre, përfshir rritjen e pagës. Protesta e pedagovëve të universiteteve shqiptare ka filluar tre javë më parë, kur ka filluar edhe viti i ri akademik. Njoftohet gjithashtu se protesta e pedagogëve shqiptarë mund të përshkallëzohet deri në një protestë që përfshin grevën e urisë.  

Unë nuk e ndjejë veten të kualifikuar të flas për kërkesat e pedagogëve – kjo është një çeshtje midis Sindikatës së Pedagogëve dhe qeverisë Rama. Por dua të theksoj nevojën dhe rëndësinë e protestave të tilla për një shoqëri tranzicioni, siç është Shqipëria e 30-viteve të fundit, e cila, qartë “ka mbetur në klasë”, sa i përket zhvillimeve dhe reformave, drejtësisë dhe të drejtave të barbarta dhe zhvillimeve, vërtetë, demokratike në krahasim me pjesën tjetër të Evropës ish-komuniste, madje edhe në krahasim me vendet e rajonit ballkanik. 

Ashtu siç kam thekësua shpesh në të kaluarën, dëshiroj të nënvijoj të drejtën e protestës, si një përgjegjësi dhe e drejtë morale, për çdo individ dhe për çdo grup, cilatdo qofshin ankesat dhe kërkesat e tyre, përfshir kushtet e punës, që përfshijnë edhe rrogat. Kjo është një e drejtë themelore për të gjithë qytetarët pa dallim, në një shtet që e konsideron veten demokratik, ose “pjesërisht” demokratik, siç është cilësuar Shqipëria, vazhdimisht, gjatë këtyre 30-viteve tranzicion “post-komunist”, nga organizata ndërkombëtare të drejtave të njeriut dhe mbrojtëse të lirisë dhe demokracisë në botë. Kam konsideruar dhe konsideroj protestat dhe demonstratat paqësore, si një forcë morale për bërjen e ndryshimeve të nevojshme në një shoqëri si Shqipëria.  Frank Shkreli: Protestat si forcë morale për të bërë ndryshimet e nevojshme | Gazeta Telegraf – Si përfundim jam përpjekur duke bazuar në përvojat përendimore të të drejtave bazë të njeriut, që të pasqyroj dhe të mbështes këtë të drejtë themelore për të gjithë, përfshir edhe protestat e studentëve shqiptarë, vite më parë, të cilat fatkeqsisht, filluan për së mbari, por pastaj u sabotuan nga forca më të fuqishme se lëvizja e tyre. Frank Shkreli/ Edhe unë jam me studentët | Gazeta Telegraf 

Përfundimi sot është dhe shihet nga të gjithë, brenda dhe jashtë Shqipërisë – rinia shqiptare po largohet masivisht nga trojet shqiptare, si rrejdhim i politikave korruptive të një qeverisjeje të paaftë, që tani ka prekur — me përjashtim të ma të pasurve në vend — pothuaj të gjithë sektorët e shoqërisë shqiptare, përfshir pedagogët e universiteteve shqiptare, ajka intelektuale e cilësdo qoftë shoqëri në botë.   “Shpresa kryesore e një vendi është edukimi i mirë i rinisë së tij”, ka thenë Desederius Erasmus, fillozofi holandez i shekullit XV.  Për të rivendosur shpresën dhe përspektivat për një të ardhme më të mirë në Shqipëri, kultura dhe arsimimi – pedagogët dhe studentët — janë arma më e fuqishme për t’i thyer hovin këtyre politikave korruptivedhe shkatërruese anti-kombëtare, që po zbrazin Shqipërinë nga më të mirët e saj.  Atëherë pse mos të ketë protesta paqësore në Shqipëri, qoftë edhe nga pedagogët, qoftë edhe grevë urie?! E drejta e protestave paqësore sanksionohet nga një numër dokumentesh kombëtare, evropiane dhe ndërkombëtare.  Kjo është, ndër të tjera arsye, që edhe unë si individ dhe njeri i lirë, mbështes të drejtën e protestës paqësore edhe për pedagogët shqiptarë. 

Ndoshta përvoja amerikane gjatë historisë së Shteteve të Bashkuara mund të jetë si më e njohura në botë, sidomos, përvoja e shekullit të kaluar, e lëvizjes paqësore të Martin Luther Kingut, por edhe veprimtaria paqësore e Mahatma Gandit, si shembull i një lëvizjeje paqësore botërore. Lëvizja e Martin Luther King-ut në Amerikë ishte një lëvizje – protestash paqësore, anë e mbanë Shteteve të Bashkuara.  Ajo periudhë cilësohet si një periudhë shprese biblike e Martin Luther Kingut, shpresë që pothuaj askush nuk mund t’a parashikonte- ndoshta as vetë Martin Luther Kingu – se një ditë ajo shpresë do të bëhej realitet. I gjithë aktivizmi i Doktor Martin Luther Kingut në mbrojtje të drejtësisë, të lirisë dhe të drejtave të barabarta për të gjithë, vazhdon edhe sot të jetë një thirrje tepër aktuale këtu në Shtetet e Bashkuara dhe anë e mbanë botës – përfshir edhe Shqipërinë, dhe pse jo, përfshir edhe protestën e pedagogëve shqiptarë, pasi kërkesat e tyre, besoj se, ndonëse legjitime, shkojnë përtej rritjes së rrogave – është në interesin kombëtar që rinia shqiptare dhe më të mirët intelektualaë të kombit të qendrojnë në trojet shqiptare dhe të mos përhapen nepër Evropë për punë hamallëk.  Shqipëria ka nevojë për tolerancë dhe kulturë protestash dhe jo për kërcënime ndaj atyre që angazhohen në protesta legjitime për plotësimin e kërkesave të tyre si qytetarë.  

Ndonëse sot Amerika konsiderohet si ndër vendetemë demokratike në botë, as Shtetet e Bashkuara, si shoqëri dhe si shtet, nuk kanë qenë dhe nuk janë një shoqëri e përsosur, pa probleme ekonomike, politike, etnike, raciale e tjera.  Përkundrazi, edhe këtu vazhdojmë të përballemi me probleme. Por jemi të vetëdijshëm se, ajo që e dallon Amerikën nga shumica e vendeve të tjera, ashtu siç ka thënë në një fjalim edhe ish-Presidenti i parë afrikano-amerikan, Z. Barak Obama, “Është angazhimi dhe mbështetja e këtij vendi ndaj disa vlerave universale që na e bëjnë të mundur të korrektojmë të metat dhe mangësitë tona, duke u përmirësuar gjithnjë si shoqëri, rrjedhimisht, duke u bërë më të fortë si shoqëri dhe si shtet. Liria e fjalës dhe e drejta për të protestuar ka bërë të mundur që femrat dhe pakicat, të demonstrojnë në favor të drejtave të plota për ta dhe të barabarta për të gjithë, në një kohë kur atyre u janë mohuar këto të drejta.”  Presidenti Obama ka theksuar me atë rast se protestat paqësore për, “Zbatimin e ligjit dhe për administrimin e drejtësisë, kanë rrëzuar monopolet dhe forcat politike të korruptuara dhe i kanë dhënë fund abuzimit të pushtetit. Ndërkohë që media e lirë zbulon korrupsionin në të gjitha nivelet, përfshirë edhe entet qeveritare.” Eh, sikur media të luante rolin që i takon, po të ishte kështu edhe në Shqipëri, ndoshta nuk do të kishte nevojë për protesta, qoftë edhe paqësore, qoftë sidomos edhe nga pedagogët. 

Citimet dhe fjalimet e Martin Luther King-ut – si një trashëgimi e tij – megjithëse janë të një periudhe para më shumë se 50-vitesh, ato tingëllojnë edhe sot gjithnjë aktuale, profetike, për të mos thënë, biblike, jo vetëm për aktualitetin politik dhe shoqëror në Amerikë sot, por janë reflektuese dhe shembull edhe për situata dhe protesta paqësore të popujve kudo në botë, përfshir Shqipërinë sot, pasi ai fliste për vlera morale dhe ndjerëzore dhe për të drejta universale të përbashkëta për çdo individ dhe për të gjithë popujt kudo, pa marrë parasysh, racën, fenë ose origjinën etnike. Por koha, as demokracia nuk presin pafund për zgjidhjen e problemeve të cilësdo shoqërie, është shprehur Dr. Martin Luther Kingu në fjalimin e famshëm që ka mbajtur në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit, në mars të vitit 1968. 

Ai ka folur për argumentet e disa personave të asaj kohe, të cilët ankoheshin se problemet nuk mund të zgjidheshin menjëherë, se duhej kohë, se koha në të vërtetë, do të shëronte të gjitha plagët, sipas tyre. “Koha”, ka thënë Martin Luther Kingu, “Është një mit, e ky mit është se koha është neutrale, se ajo mund të përdoret për qëllime konstruktive, por edhe për qëllime shkatërruese.” Justifikimin, se koha do i shërojë të gjitha problemet, forcat e errëta, ka theksuar ai, e kanë përdorur më efektivisht, se forcat e vullnetit të mirë. Koha do ta tregojë, ka thënë ai se, “Do të duhet që ky brez, eventualisht, të pendohet për të bëmat e forcave të errëta – dhe jo vetëm për fjalët dhe veprat e dhunës së tyre – por edhe për heshtjen e tmerrshme dhe për qëndrimet indiferente të njerëzve vullnet mirë, të cilët rrinë duarkryq”, përballë problemeve me të cilat ballafaqohet një shoqëri. “Pa një punë të rëndë dhe pa përpjekje të vazhdueshme nga njerëzit e vullnetit të mirë, koha në vetvete, bëhet aleate e ngushtë e forcave primitive të stagnimit shoqëror, politik dhe ekonomik, është shprehur Kingu. Duke shtuar se koha për të vepruar është tani. “Kështu që duhet të jemi bashkëpunëtorë të kohës duke qenë të vetëdijshëm se koha është, gjithmonë, e përshtatshme për të bërë mirë, për të bërë atë që duhet bërë”, për të mirën e përbashkët, është shprehur Martin Luther Kingu. 

 Kjo është koha e përshtatshme edhe për për Sbqipërinë dhe për shqiptarët. “Në qoftë se njeriu nuk ka punë as të ardhura, ai nga ana tjetër nuk ka as jetë, as liri, as perspektivë dhe as mundësinë për të qenë i kënaqur”. Duke njoftuar protesta paqësore kundër diskriminimit në atë kohë në Amerikë, “Kemi ardhur në Uashington” — është shprehur Martin Luther Kingu, në fjalimin e tij në Katedralen Kombëtare të kryeqytetit amerikan, në vitin 1968 – “Për t’u angazhuar në një veprim dramatik paqësor, për t’u kujtuar të gjithëve hendekun e madh që ekziston midis premtimeve të bëra dhe mosrealizimit të premtimeve të dhëna. Për ta bërë të padukshmen, të dukshme”, ka theksuar ai, duke paralajmëruar se, “Asgjë nuk do të realizohet drejt zgjidhjes së problemeve me të cilat përballet shoqëria, në qoftë se njerëzit vullnet mirë, rrinë duarkryq, me shpresën se koha, eventualisht, do t’i zgjidhë problemet.”  

Citimet dhe fjalimet e tij, megjithëse i përkasin një periudhe tjetër historike, tingëllojnë edhe sot gjithnjë aktuale, profetike, për të mos thënë, biblike, jo vetëm për aktualitetin politik dhe shoqëror në Amerikë sot, por janë reflektuese edhe për situata protestuese të popujve kudo në botë, si në Shqipëri sot.  Disa nga thëniet e famshme të Dr. King-ut– sidomos në lidhje me protestat paqësore kundër padrejtësive, diskriminimeve dhe të drejtave bazë të njeriut – e që janë aktuale edhe sot: 

“Ne duhet të jemi të vet-dijshëm se, më në fund, ne kërkojmë krijimin e një shoqërie që është në paqë me vet-veten dhe e cila mund të jetojë me ndërgjegjën e saj.” 

“Në qoftë se do të protestoni guximshëm, pa u trembur por me dinjitet, kur të shkruhet historia për brezat e ardhshëm, historianët do të shënojnë në librat e historisë, se njëherë na jetonte një popull i madhërishëm, i cili futi një kuptim të ri të dinjitetit njerëzor, në rrjedhat e qytetërimit.” 

“Ju lutem të jeni paqësorë. Ne besojmë në ligjshmëri. Ne nuk promovojmë as nuk mbështesim dhunën.” 

Është përgjegjësi morale që të mos përfillen ligjet e padrejta”. 

“Terri nuk zhduk dot terrin; vetëm drita mund të bëjë një gjë të tillë. Urrejtja nuk zhduk dot urrejtjen; vetëm dashuria mund ta bëjë këtë.” 

 “Jeta jonë fillon të marrë fund, ditën që heshtim për gjërat e rëndësishme në jetë.” 

 “Padrejtësia kudo qoftë, është kërcënim për drejtësinë gjithkund tjetër.” 

Martin Luther King 

                    How Martin Luther King Put Rights Movement 'Where His Mouth Was' in 'Dream' Speech - ABC News

                                                  Dr. Martin Luther King      

            Albanian Daily News

Kreu i sindikatës së pedagogëve të Shqipërisë, Sandër Kovaçi — Shqipëria ka nevojë për tolerancë dhe kulturë protestash dhe jo për kërcënime ndaj atyre që angazhohen në protesta legjitime për plotësimin e kërkesave të tyre, si qytetarë me të drejta të barabarta të atij vendi. 

Krahina e Preshevës, nga Referendumi më 1992, te regjistrimi masiv më 2022

0

Shkruan: Refik HASANI

Pjesëmarrje masive në procesin e regjistrimin e rregullt të popullsisë e ekonomisë familjare dhe banesave në Krahinën Shqiptare të mbetur padrejtësisht nënë administrimin e Serbisë, që jan publikuar si regjistrim preliminar, ku Presheva: 58.845, Bujanoci: 54.305, dhe Medvegja: 8300,ka tejkaluar parashikimet.

Ky regjistrim është me domethënje të jashtëzakonshme dhe tregoi një mobilizim, që lirisht mund të krahasohet me organizimin e Referendumit i mbajtur më datën e 1 e 2 Mars të vitit 1992, krahasohet me kryengritjen e armatosur dhe formimin e UÇPMB-ës, që luftoi dhe arriti në ndërkombëtarizimin e çështjes së kësaj krahine se statusi i saj nuk është zgjidhur ende. Pjesëmarrje masive në proces do të pasqyron realitetin në këtë Krahinë shqiptare dhe do të krijoj premisa që ky Rajon nuk mund të vazhdon të trajtohet në nivel çfarë ishte deri më tani as nga Beogradi, dhe instanca të BE-së.

Dalja dhe regjistrimi i qytetarëve të kësaj Krahine, në këtë numër, nuk mund të vazhdohet me avazin e vjetër duke diskriminuar dhe duke vazhduar të mbetët si Krahina më e prapambetur në gjithë Evropën. Është domosdoshmëri që këtë proces zgjedhor në fazat e tjerë deri në publikimin final të përcjëllë dhe monitorojn si OSBE-ja dhe mekanizma të BE- Mobilizimi dhe dalja masive në këtë regjistrim është një përgjigje ndaj pasivzimit të adresave, por është plebishit i treguar sikur në referendumin me 1 e 2 marsit 1992, dhe lufta e armatosur e UÇPMB-ës. Ky regjistrim do të reflekton dhe në ndërrimine qasjes së Prishtinës e veçmas të Tiranës zyrtare në raport me këtë Krahinë. Shqiptarët nga ky regjistrim edhe zyrtarisht do të duhej të ken 7 vende të rezervuara në Parlamentin e Serbisë,dhe ndahet boxhet dhe të jen të përfaqësuar në në instanca qendrore të Serbisë në përpjestim me numrin e banorëve si në zingjirin komandues në Polici, në Gjykatë dhe Prokurori.

Po ashtu Shqiptarët tani më gjysmë të asimiluar në Rajonin e Sangjakut që përfshin Novi Pazar, Sjenicë e Tutin, t’ju lejohet përdorimi i Gjuhës Shqipe me Ligjë, si në Administratë dhe mësimi në Gjuhën amtare. Kurse për shqiptarët në Serbi, do të duhej të hapet një Universitet shtetëror në Gjuhën Shqipe, dhe Instituti për ruajtje të trashigimisë kulturo-historike. 2 Nëntor 2022

Kosova nuk duhët të paguaj asnjë qindarkë për të akuzuarit për krime lufte në Hagë dhe as për deputetët e ministrat serb në Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës 

Sinan Kastrati, Suedi

Nga Ditari (2) 

Vazhdon nga numri i kaluar ”Shyqyr që Kosova nuk ka deti…!”, Drini.us, 31 Tetor 2022 në rubrikat ”Dossir, Histori 

  • Kosova nuk duhët të paguaj asnjë qindarkë për të akuzuarit për krime lufte në Hagë dhe deputetët e ministrat serb në Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës. 

*12 milionë e 562 mijë e 106 euro, Kosova pagoi për ”çlirimtarët”, liderët e Kosovës të akuzuar për krime lufte kundër njerëzimit 

*Kosova nuk duhët paguar për të akuzuarit për krime lufte në Hagë, për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e … Nasim Haradinajn 

*Kosova nuk duhët paguar pagat për ministrat e deputetët serbë që nuk marrin pjesë në mbledhjet e qeverisë dhe të Kuvendit të Kosovës. 

*Kosova duhët ti heq 10 vendet e rezervuara për serbët… 

*Isa Mustafa, Zoti të marroft ! 

*Isa Mustafa e Bujar Bukoshi apo Bujar Bukoshi e Isa Mustafa, si Ali Hoxha, Hoxhë Alia 

*Gjarpëri helmues ”Sir Väs” (“Giftormen Sir Väs är infångad”, Dagens Nyheter, 2022-10-30 PUBLICERAD 2022-10-, Ellen Norberg). 

Edhe Hashim Thaçi i njohur si, ”Gjarpëri” është ngukua, por nga të huajt dhe gjendet në vend të sigurtë. 

Në shkrimin tim ”Shyqyr që Kosova nuk ka det”, Linda Morinën, Myftiun e Kosovës, Enver Hoxhajn, Fatmir Limajn, Hashim Thaçin e të tjerët i barazova për shkakun se Hashimi u bë edhe më i njohur nga shakaku se Linda Morina e bëri të pavdekshëm, hypi në kulm të shtëpisë dhe i këndoi ngjashëm sikur Marin Barleti kur shkruajti ”Historinë e Skënderbeut”. 

Isa Mustafa e Bujar Bukoshi 

Është interesant se si në Suedi kishte ikur nga kopshti zoologjik një gjarpër helmues dhe për disa ditë kishte qenë i lirë. Më në fund, e gjetën gjarpërin 1*) dhe e k`thyen në vendin ku e kishte. 

Përvjetorët mortorë 

Sa herë që vjen 11e 26 marsi dhe 1 nëntori, një nga shumë përvjetorë, për janë kujtime që edhe pse kanë kalua më shumë se 40 vite, nuk më hiqen nga mendja. 11 e 26 marsi janë data kur filluan demonstratat e vitit 1981 e 1 nëntori, dita kur SHSSH (Shërbimi Sigurimit Shtetëror i ushtrisë jugosllave) ma kurdisën një rast gjoja mu ka vjedhur shuli i pushkës ”PAP” 2*) (pushkë gjysëm automatike, me thikë).  

Ishte ditë e diele, ditë pushimi. Komandiri i odelenjes (klasës) një serb i Beogradit (Matić e kishte emrin që sillje jashtëzakonisht keq me mua) erdhi te kreveti im e më tha: 

-Kastrati, behu gati se ke me shkua te oficeri i sigurimit … që ka ardhur nga Tuzlla, qytet në Bosnje. Nga garnizoni i Tuzllës kishin ardhur ushtarë këmbësorie e në dhomën tonë kishin fjetur afro 10-të ushtarë, sepse kishte kreveta të lirë. Muharem Efendić 3*), kapiten i klsasit të parë, ishte me ata. Ai më kishte thirrur me më marrë në pyetje, shkaku ”shulit të pushkës” që ishte një pretekst. Pas tre, katër muajve, ai bashkë me një kapiten tjetër serb, që e quanin Drlić pas orës 11-të natës, një natë me shi, me murmurimë e vetëtimë, kur të gjithë ushtarët flenin, erdhën afër krevetit tim, kujdeshëm më zgjuan nga gjumi dhe më muarën. Pra, Muharemi ”më njihte mua si paren e kuqe” dhe unë ate. E njihnin të gjithë ushtarët e kazermës ”4 korriku” në Doboj. Pasi ma kontrolluan kasetën muarën çka gjetën në (ormanin tim ”kasetën”) dhe me një makinë ushtarake, më dërguan në Tuzëll pas mesit të natës. … 

Dhe kush do të besonte se pas shkatrrimit të Jugosllavisë, pas gjithë atyre luftërave edhe Kosova do të fitonte diçka, të pamjaftueshme, për një shtet të pavarur, demokratik e të lirë. 

Sa ushtari shqiptar, intelektual, profesor e atdhetarë u vranë, u burgosën e u humbën pa gjurmë? 

Sot, më 2 nëntor 1999 qenka vrarë edhe Haki Imeri, Dita me rende e jetes time. 

Vrasjet e pasluftës mbetën një nga temat ende të pazbuluara nga institucionet e vendit tonë. 

Një nga vrasjet e pasluftës mbetët ajo e veprimtarit të LDK-së, Haki Imeri. 

Rrëfimin rrëqethës për ditën që u vra Imeri, e ka bërë djali i tij, Kastriot Imeri, përcjell “Bota sot”. 

Kastrioti tregon që të atin e tij e kanë rrëmbyer në mesditën që ka përfunduar mësimin në shkollë, për ta vrarë më pas në malet e Açararevës. 

Edhe unë, me dhimbje lexova: 

Fragment nga ditari im i dites se 2 nentorit te vitit 1999, sot – 23 vjet me pare” 

Ishte dite e marte, dite kobi si thone, e trishte, qe vetem Zoti dhe ata qe jane me te vertete njerez mund ta kuptojne sesa i shembur isha ate dite. Si nje i ri qe s’dija si me rrinte zemra ne kraharor, s’dija si me qendronte e shkreta pa pelcite ate dite kur na lajmeruan per kidnapimini e babes tone, kindapimin e mesuesit te njohur ne kete ane, Haki Imeri. 

U ndesha me pamjen mizore”/ Rrëfimi rrëqethës i djalit të veprimtarit të vrarë të LDK-së – tregon detaje të vrasjes! 

“Shpresën e vetme për zbardhjen e vrasjes së prindit tonë, Haki Imerit, por edhe për vrasjet tjera politike të pandriçuara deri më sot, e kemi vetëm tek Gjykata Speciale” 

A të paguhen para pär ata që dyshohet se vranë atdhetarët shqiptarë, siq ishte Kol. Ahmet Krasniqi e … Haki Imeri? Dhe serbët që marrin rroga nga bugjeti i Kosovës e punojnë kundër Kosovës? 

Djali i Haki Imerit: “Babanë e vranë skuadra e SHIK’ut, përgjegjës Thaçi e Veseli”, Kosova Sot, 02 November 2019 – 16:32 

Djali i Haki Imerit akuzon Thaçin: “I njeh ekzekutorët dhe urdhërdhënësit“, arbresh.info, 15:00 | 28 Nëntor 2019 

Faik Imeri: “Me ty Hashim Thaçi shihemi në Gjykatë Speciale“, Gazeta Express, 12/01/2020 18:37 

Familjarët e Haki Imerit: “Thaçi erdhi për të bërë be në shtëpinë tonë, fajësoi Rexhep Selimin për vrasjen e babait“, Lajm.co 02/11/2018 

Familja e Haki Imerit: “Me Hashim e Gani Thaçin e përfundojmë muhabetin pas epilogut të Gjykatës Speciale“, Dardania News, April 7, 2020 

Dhe po Hashim Thaçi, ai që familja Imeri dyshon në rrëmbimin dhe vrasjen e mësuesit Haki, ai e nderon me urdhërin “Hero i Kosovës”  

“Haki Imeri nderohet me urdhrin Hero i Kosovës”, Klan Kosova, 18/01/2017 

https://klankosova.tv/haki-imeri-nderohet-me-urdhrin-hero-i-kosoves/ 

Publikohen shifrat se sa janë paguar avokatët e Thaçit, Veselit, Selimit, Krasniqit, Mustafës“, October 9, 2022 spektriadmin 

https://spektri.tv/publikohen-shifrat-se-sa-jane-paguar-avokatet-e-thacit-veselit-selimit-krasniqit-mustafes/ 

“Ministria e Drejtësisë e cila menaxhon fondin shtetëror për të akuzuarit nga Dhomat e Specializuara, ditë më parë për gazetën “Bota sot” zbuloi se deri më tani janë shpenzuar 12 milionë e 562 mijë e 106 euro (12,562,106.89) për të akuzuarit e Speciales, e në të cilat janë të përfshira pagesat për avokatët, dhe shpenzimet për vizitat familjare. 

12 milionë e 428 mijë e 162 euro (12,428,162.01), janë shpenzuar për pagesat e avokatëve për mbrojtjen e Hashim Thaçit, Rexhep Selimit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Salih Mustafës, Nasim Haradinajt dhe Hysni Ngucatit. 

Sipas përgjigjes së Ministrisë për “Bota sot”, 66 mijë e 440 euro (66,440.31), janë shpenzuar për shpenzimet për familjarët, ku përfshihen ushqimi dhe akomodimi. 

Ndërsa 67 mijë e 504 euro (67,504.57) janë shpenzuar vetëm bileta aeroplani për familjarët, të cilët kanë udhëtuar për vizita familjare në Hagë, aty ku po mbahen në paraburgim të akuzuarit nga Gjykata Speciale”. 

Dhe për serbët: Sipas Raportit të Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2021, janë kryer pagesa mbi 900 mijë euro për punonjësit e komunitetit serb. 

(“Kryeauditorja përmend në Kuvend pagesat për serbët pa shkuar në punë: Janë paguar 900 mijë euro për 199 punëtorë”, By Buletini Ekonomik -27/10/2022) 

Po Bujar Bukoshi e Isa Mustafa? 

Bujar Bukoshi, ish kryeministri i Kosovës siq është berë zakon të quhet, kryeministër në egzil dhe ish zv. Kryeministri i Hashim Thaçit e ministër i drejtësisë, paska dhënë një intervistë në ”Tema” të Mero Bazes ” Bujar Bukoshi kritikon Kurtin: Po sillet sikur e ka në dorë fatin e SHBA-së 

Bujar Bukoshi: Kosova është i vetmi vend në Ballkan, që nuk ka asnjë lider që i është fshehur drejtësisë… 

Bujari kurrë nuk tregoi a ishte ”kryeministër i Kosovës” apo bashkëpunor e antar i LPK-së, Hashimit e SHIK-ut?  

Isa Mustafa, edhe ky, ish ministër i Bujarit, kryetar i LDK-së dhe kryemisnistër i Kosovës, një nga ”kundërshtarët” e Hashimit, e paska ndërmend me e vizitua Hashimin e Kadriun në Hagë. 

Ish “Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka rikonfirmuar qendrimin e tij kundër një koalicioni të mundshëm me PDK-në e kryeministrit Hashim Thaci. 

Mustafa ka deklaruar se me Thacin nuk ka raporte armiqësore, por raporte normale të një kryeministri në ikje me një kryetar partie. 

“Megjithatë, koalicioni me PDK-në do të ishte një ngufatje për demokracinë në vend”, ka pohuar Mustafa. 

Por Isa është si ”Feriti” i Nolit, i ndërron fytyrat: 

Isa Mustafa: ”Zoti ju marrofte nëse nuk votoni LDK-në” 

https://www.youtube.com/watch?v=jTBrExtckrw 

Mustafa: ”Zoti ju marroftë nëse nuk votoni LDK-në”, Info Arkiva, Arkiva Mediatike Shqiptare, 2013-10-27 15:54:52   

http://www.arkivalajmeve.com/Mustafa-Zoti-ju-marrofte-nese-nuk-votoni-LDK-ne.1047463051/ 

Në 2 vjetorin e arrestimit të Thaçit e Veselit, Isa Mustafa shkon në Hagë, do të qëndrojë 6 orë me Hashim Thaçin, 2 me Kadri Veselin“, Veriu Info, 01/11/2022 – 13:55 në Kryesore, Lajme 

https://veriu.info/ne-2-vjetorin-e-arrestimit-te-thacit-e-veselit-isa-mustafa-shkon-ne-hage-do-te-qendroje-6-ore-me-hashim-thacin-2-me-kadri-veselin/ 

Pacolli: «Isa Mustafa më tha që do të shkojë për vizitë në Hagë me djemtë, me makinë», Gazeta Express, 01/10/2022 12:55    

https://www.gazetaexpress.com/pacolli-isa-mustafa-me-tha-qe-do-te-shkoje-per-vizite-ne-hage-me-djemte-me-makine/ 

Mustafa: “Nuk bâj koalicion me Thacin”, 19/11/2010 13:00 

Mustafa: “Me Thaçin President shmangëm anarkinë, opozita t’i drejtohet Kushtetueses”, Panorama, Mar 1, 2016 | 13:39 

Njihuni me “aktet më tradhtare të nënshkruara nga Hashim Thaçi e Isa Mustafa”, 8:36 / 24 August 2022 

http://sot-news.com/?p=11897 

Mustafa: LDK do ta votojë Thaçin për President”, Ballkan Web, 20 Dhjetor, 2014 05:36 

https://www.balkanweb.com/mustafa-ldk-do-ta-votoje-thacin-per-president/ 

Lumturia 4*) dhe çobani turjakas 

Përsëri nuk arrita të shkruaj për dashurinë e çobanit turjakas për Lumturinë.  

1*) GJARPËR m. 

  1. zool. Zvarranik pa këmbë, me trup të gjatë, të lakueshëm e dredhues, me lëkurë me luspa, që ka dhëmbë me helm ose që i mbështillet gjahut rretheqark dhe e shtrëngon. Gjarpër i madh (i gjatë). Gjarpër helmues. Gjarpër i verbër. Gjarpër me pika. Gjarpër uji (deti). Gjarpër guri. Gjarpër me syze (me gjyzlykë) kobra. Gjarpër me zile gjarpër helmues, që ka në fund të bishtit një hapësirë konike, me të cilën bën një zhurmë tingëlluese. Lëkurë gjarpri. Helmi i gjarprit. E pickoi (e kafshoi, e hëngri) gjarpri. E zuri gjarpri. Përdridhet (rrëshqet) si gjarpër.
  2. fig. përçm., shar. Njeri i keq e i pabesë; armik dinak. Mos i zër besë gjarprit!
  3. fig. Njeri shumë i shkathët, shumë i gjallë; trim. Gjarpër i gjallë është.

Si besa e gjarprit zotim (premtim) i tillë që nuk i duhet besuar kurrë. 

2*) Poluautomatska puška (pushkë gjysëm automatike) je streljačko oružje koje je u stanju u kratkom periodu ispaliti jedan po jedan hitac. Mnoge današnje nove puške (poput AK-47 i M16) imaju opciju da se može namjestiti na poluautomatsku pušku.Starije puške (kao Springfield i Garand M1) koristile su se u Drugom svjetskom ratu.Danas se poluautomatske puške koriste kao snajperi (poput Zastava M91 

*) Terma ushtarak: Odeljenje (klasë që kishte, 8-10 ushtar … ), vod, ćeta … bataljon, baterija (vojska), brigada 

3*) SUD BIH POTVRDIO: Optužnica za ratni zločin nad Srbima Avdičeviću, Hadžajliću, Efendiću i Ikanoviću 

Tanjug, 02. 02. 2022. u 11:25 

SUD Bosne i Hercegovine potvrdio je optužnicu protiv DŽevada Avdičevića, Ahmeda Hadžajlića, Muharema Efendića i Izeta Ikanovića kojom se terete za ratni zločin nad srpskim zarobljenicima tokom poslednjeg rata, saopšteno je iz Tužilaštva BiH. 

СУД БИХ ПОТВРДИО: Оптужница за ратни злочин над Србима Авдичевићу, Хаџајлићу, Ефендићу и ИкановићуFOTO: Avaz 

U obrazloženju optužnice se navodi da je zločin počinjen u sukobima sa pripadnicima vojnih i policijskih snaga Republike Srpske. 

Navedeno je i da su Avdičević, Efendić, Hadžajlić i Ikanović kao pripadnici takozvane Armije Republike Bosne i Hercegovine sa komandnom odgovornošću za vreme rata i oružanog sukoba u BiH, na području opština Teočak, Sapna, Zvornik i Ugljevik, od aprila 1993. do jula 1994. godine, postupali prema ratnim zarobljenicima suprotno pravilima međunarodnog humanitarnog prava i Ženevske konvencije o postupanju sa ratnim zarobljenicima. 

4*) Lumturi, emër vajze 

LUMTURI f. 

  • Të qenët i lumtur, gjendja e atij që gëzon të gjitha të mirat; ndjenja dhe gjendja e kënaqësisë së thellë dhe e gëzimit të madh që kemi kur na plotësohet një dëshirë e zjarrtë, kur ia arrijmë një qëllimi të lartë, kur gjithçka na vete mbarë. Lumturi e përgjithshme (familjare, vetjake). Lumturia e njerëzve (e popullit). Plot gëzim e lumturi. E gjeti lumturinë. Jetojmë në lumturi jetojmë të lumtur.

Vazhdon 

_____

Malmö, 1, 2 nëntor 2022 

sinan.kastrati@hotmail.com 

Tomasz Kamusella: Rusishtja, një gjuhë vrasësish 

Tomasz Kamusella , Universiteti i Shën Andrews 

 Duke përdorur gjuhën si mjedis për të përhapur propagandën gjenocidale, duke e bërë atë një armë lufte dhe shfajësimi të gjenocidit s’ka se si të mos e qukim atë pakëz. 

Sepse ajo po shndërrohet shpejt në një gjuhë vrasësish. Holokausti gjerman dhe austriak i hebrejve dhe romëve e bëri gjermanishten një gjuhë të urryer. Ky fat e pret edhe rusishten pas gjithë atyre masakrave gjenocidale në Bucha dhe vende të tjera në Ukrainë nën pushtimin rus. Rusët tani po e formësojnë gjuhën e vet si gjuhë vrasësish, pra një gjuhë tjetër vrasësish. 

Paralajmërim 

Gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit, termi gjuhë vrasësish ka qenë zhdukur nga diskutimet publike. Europianët mendojnë se ajo i përket së kaluarës, totalitarizmave të shekullit 20, gjenocideve dhe kampeve të përqendrimit. Në vitin 1949 filozofi gjerman me të kaluar hebreje Theodor Adorno mendonte se është diçka barbare të shkruash poezi pas Auschwitzit. I mbijetuari nga Holokausti Paul Celan nga qyteti shumëkulturor i Zernowitzit, e trajtonte gjermanishten si gjuhë vrasësish. 

“Gjermanët e mirë” apo shkrimtarët mërgimtarë që shkruanin gjermanisht nga Gjermania dhe Austria, të cilët gjatë Luftës së Dytë Botërore e kishin kritikuar nazismin, nuk qenë në gjendje ta shpëtonin gjuhën e vet dhe reputacionin se saj nga kallëzime të tilla. As Vëllezërit Mann, as Bertolt Brecht dhe Alfred Döblin nuk ia arritën ta ndalnin Rajhun e Tretë nga përdorimi i gjermanishtes për propagandën naziste me ndikim të lartë, me detyrën për “të shfajsuar” Holokaustin e hebrejve dhe romëve. Dhe, Berlini i trajtonte shumicën e këtyre shkrimtarëve mërgimtarë si “jo gjermanë” pasi kishin një të kaluar hebreje në përgjithësi. Nga pikëpamja naziste, fakti që Hannah Arendt, Hermann Broch, Joseph Roth apo Gabriele Tergit guxonin të shkruanin në gjermanisht, kinse e ndotnin këtë gjuhë të fisme “ariane”. 

Pas luftës, i qëlloi Celanit dhe shokut të vet poet Rosa Ausländer, ta shpëtonin gjuhën amtare nga mallkimi i zgjatur, i hedhur mbi të për shkak të gjenocideve naziste dhe ekzekutuesve të gatshëm apo gjermanëve dhe austriakëve të zakonshëm. Me poemat e tyre këta dy poetë e pinë dhe e fshinë qumështin e zi të Auschwitzit. Ata, të vetëm, i shtrydhën fjalët helmuese naziste të pasluftës, përdorimet dhe iluzionet. Në hapin tjetër Ausländer dhe Celan e rikthyen shumësinë, mendjehapsinë dhe pranueshmërinë e kësaj gjuhe të rivendosur për shekuj me radhë dhe të pasuruar ndërsjellazi nga e lidhjet e gjermanishtes me hebraishten. Nazistët e ashpërsuan këtë lidhje me pasoja të tmerrshme. (Më e tmerrshme për hebraishten, sepse asnjë vend i vetëm nuk mbeti për ta në Europën e paslufte, ku ajo duhet të ishte gjuha e komunikimit të përditshëm) 

Kështu gjermanishtja u bë sërish gjuhë e poetëve. Askush nuk mund ta kishte këtë fat përveç të mbijetuarve te Holokaustit, të burgosurve në getot naziste dhe kampeve të vdekjes, të cilët panë se si të gjitha familjet dhe bashkësitë e tyre u zhdukën në Shoah.  

Asnjë një poet i vetëm i krishterë gjermanisht folës nga Austria dhe Gjermania nuk ishte i aftë të ringrinte gjuhën e tyre te vrasësve. Gjuha e tyre, kultuara dhe të qënit arian e përbashkët (ose jo të qënit hebre) i bënte ata aksesorë në këtë krim përmbi krime. 

Por, falë dy poetëve Zernowitzas, që ia kushtuan jetën kësaj detyre në dukje të pamundur, Europa demokratike e paslufte u paraqit me një dhuratë të papritur të gjermanishtes letrare. Askush nuk e priste që emri i gjuhës gjermane do të pastrohej një ditë. 

Bërja e gjuhës së vrasësve 

Me 24 shkurt 2022, ushtria ruse u lëshua me tërë forcën e saj mbi Ukrainën paqësore, me një luftë të panxitur dhe të pashfajsueshme, që vijon ende. Ashtu si Rajhu i Tretë, Rusia e sotme e bëri kulturën dragua, si një mjet propagande dhe si armë luftimi. Kremlini përmirësoi modelin nazist falë mundësive të reja që ofroi media elektronike dhe interneti. Kështu, asnjë qytetar i vetëm rus apo një rusishtfolës nuk mund të ankohet se nuk din gjë për luftën dhe krimet e saj. Ata nuk kanë zgjedhje tjetër vetëm të dëgjojnë për të dhe të shohin vrasjet gjenocidale nga ushtria ruse të ukrainasve ose rrëmbimet e mbështetura nga shteti të fëmijëve ukrainas me qëllim për t’i kthyer ata në rusë. 

Pra, rusishtja dhe shkrimtarët mërgimtarë rusishtfolës kanë mbetur shurdhërisht të heshtur ndaj ngritjes së rashizmit, apo imperializmit të ri rus dhe kultit të vdekjes , gjatë tri dhjetëvjeçarëve të fundit. Në një farë mase askush nuk e pa me vend t’i kushtojë një poemë ose roman gjenocidit çeçen (1994-2001) ose luftërave të Rusisë pas sovjetike për pushtimet e kryera në Moldavi (1992), Gjeorgji (2008) dhe Ukrainë (2014). Mos e kam gabim që shumë figura udhëheqëse të kulturës ruse u hutuan në mbështetjen pa marrë frymë të aneksimit të paligjshëm nga vendi i tyre të Krimesë ukrainase. Sikurse autorët besnikë nazistë i ngritën lart aneksimet nga regjimi të Sudeteve dhe të Austrisë, ose pastrimin e Gjermanisë nga hebrejtë, romët, homoseksualët dhe invalidët. 

Ky pranim i pamendueshëm, madje dashuri për imperializmin rus ka qenë një konstante rrallë e diskutueshme në kulturën ruse, në letërsinë dhe politikën e saj për një kohë shumë të gjatë. Po pra, Leon Tolstoj e kritikonte Fjodor Dostojevskin për ingoizmin e tij pa mendime në mbështetje të luftës ruse me Perandorinë Otomane në vitet 1877-1878. Por kjo figurë e lartë e letërsisë ruse nuk reflektoi për krimet e imperializmit carist përtej romanit të tij të shkurtër Haxhi Murat. Në këtë libër Tolstoi empatizon me patronizëm një udhëheqës mysliman kaukazian të qëndresës ushtarake kundër cënimeve imperiale ruse, Përkundrazi, opusi madhështor i autorit në formën e Lufta dhe Paqja voluminoze u kushtohet mundimeve të Rusisë ortodokse dhe sllavofone nën pushtimin napoleonik. 

Tradita e të parit të etnisë ruse si viktimë e përjetshme dhe e të tjerëve si qënësisht antirusë, ose ndryshe të padenjë për t’u vërejtur, vijon sot e kësaj dite. Për shembull, në tre vëllimet masive të Aleksandër Solzhenicinit për sistemin sovjetik të kampeve të përqendrimit dhe të vdekjes Arqipelagu Gulag, veçohen vetëm rusët sllavofonë ortodoksë. Ky laurat i çmimit Nobel në letërsi nuk tregon kujdes të përmendë faktin që vepra e parë ekstensive e reportazhit që mbulon kampet e përqendrimit gulagë ka qenë botuar 20 vjet më herët, në vitin 1950. Ka qenë një mërgimtar ukrainas shkrimtar, Ivan Bahrianyi me veprën Sad Hetsymanskyi (Kopshti i Gethsemanit). Ai portretizon me besnikëri karakterin shumëetnik dhe poliglot të të burgosurve të gulagëve, të cilët buronin nga të gjitha anët dhe qoshet e Bashkimit Sovjetik. 

Ky roman i madh ukrainas pret ende përkthimin në ndonjë gjuhë europerëndimore. Shkrimtarët udhëheqës rusë shkelqejnë në leximet në frëngjisht, gjermanisht apo anglisht dhe përfshijnë me mjeshtëri në librat e tyre aludime të nxjerra nga letërsitë e krijuara në këto gjuhë perëndimore. Pra, në një mënyrë tipike koloniale, ata nuk e kanë “ulur” fort veten sa të lexojnë– lëre të këshillohen- me librat e shkruar në gjuhët e vendeve të tjera sovjetike- dhe tani pas sovjetike- qoftë kjo çeçene, estone, kirkize apo ukrainase. 

Shkrimtarët rusë ose rusishtfolës duket se duan të njëjtësojnë shpesh herë “madhështinë” e letërsisë ruse me madhështinë imperiale, edhe në se e kritikojnë imperializmin. Ky kriticizëm ka bërë të dështojë daljen e ndonjë romani ekspansiv madje as të nje vepre të vogël për gjenocidin carist ndaj cirkazianëve (1864), gjenocidin sovjetik ndaj ukrainasve (Holodomori, 1932-1933) apo gjenocidin rus të çeçenëve (1994-2001) 

U është lënë të mbijetuarve të gjenocidit të shkruajnë për fatin e tyre. Për shembull, në vitin 1961 poeti ukrainas Vasil Barka shkroi për Holodomorin “ Zhovtij Kniaz” (Princi i verdhë) që u botua. Për fat, ajo u përkthye tashmë në gjermanisht dhe frëngjisht, por jo në anglisht. Mos do t’i befasonte komentatorët rusë dhe studentët e letërsisë që etnikët jo rusë do të shkruanin për tragjeditë e vuajtura nga populli rus? Për shembull, romani i madh për luftën kundër gjermanëve, të bërë në territorin sovjetik Jeta dhe Fati është shkruar nga Vasili Grossmani, një shkrimtar sovjetik me prejardhje hebreje. “Si shpërblim” pas Luftës së Dytë Botërore, ai qe dëshmitar në Bashkimin Sovjetik se si mohohej karakteri hebre i Holokaustit, ekzekutimi i shuguruar nga shteti i autorëve vendas të gjuhës hebreje në fillim të viteve 50 dhe likudimi i mëpastajmë i kulturës hebreje, botimeve dhe arsimit. 

Gjuha e vrasësve 

Në kohën e tashme, shumë opozitarë rusë, figura të kulturës, gazetarë dhe njerëz të zakonshëm që nuk miratojnë pushtimin rus të Ukrainës ikin nga vendi dhe gjejnë strehë në Bashkimin Europian. Por, nëntë muaj pas nisjes së luftës në Ukrainë, asnjë  vepër e vetme letrare e hartuar në rusisht nuk i kushtohet kësaj lufte të padrejtë. Zbulimi i gjenocidit ndaj ukrainasve në Bucha, i ndërmarrë nga ushtarakët rusë, nuk vuri në lëvizje asnjë shkrimtar mërgimtar rus të hartojë qoftë edhe një histori të vogël 

Tash e dimë që gjenocidistët rusë kanë lënë pas varre masive në shumicën e lokaliteteve ukrainase që u gjendën nën pushtimin rus. Fabrika ruse e vdekjes ndoqi pas  modelin nazist të Forcave me Detyrë Speciale të cilat vrisnin këdo që paraqitej antirus dhe shfarosën “elementët e pasigurt” nëpër galaksinë e stilit të kampeve të vdekjes të gulagëve dhe në dhomat e torturës. Objektivi është “t’i riedukojnë ukrainasit që, pas një kohe të gjatë, të mos ketë tjetër përveç rusëve. 

Rrafshimi me tokën i qytetit-port të Mariupolit dhe të qyteteve të tjera ukrainase, ose vrasjet e raportuara gjërësisht të fëmijëve dhe grave ukrainase nuk kanë arritur t’i shokojnë dhe t’i ndalin shkrimtarët rusë në qendrimet e tyre për t’i quajtur këto si një imperativ moral, në vend që t’i bëjnë ato të njohura për botën në formën e një vepre letrare. Unë nuk arrij ta kuptoj se çfarë do t’i shkundëte autorët rusë nga kjo marramendje morale dhe dashuri e pamend për imperializmin vdekjeprurës rus, edhe kur ata vendosën ta lenë atdheun. Me siguri as bombardimet e vazhdueshme industriale të infrastrukturës jetësore të Ukrainës  që i kanë lënë vendasit këtë dimër 2022-23 pa ngrohje dhe elektricitet. 

Shkrimtarët rusë kanë pasur mundësinë të shprehen ndërmjet viteve 2014 dhe 2022 kur Rusia zhvilloi një luftë të lokalizuar kundër Ukrainës në pjesën lindore të saj. Por, në vazhdën e traditës së gjatë të vendosur të vërbërisë imperialiste në këtë vend, shkrimtarët rusë pëlqyen të heshtin për këtë “shqetësim të vogël të luftës”. Kështu, nuk është për t’u befasuar që ngjarjet e sotme tragjike nuk i kanë bindur ata të ndryshojnë qendrimin e tyre “parimor” në favor të rashizmit. 

Si rezultat, ata u bënë aksesorë me dashje osë pavetëdije të propagandës së luftës dhe gjenocidit të vazhdueshëm ndaj ukrainasve. Jo vetëm udhëheqja e Rusisë dhe e ushtrisë së saj, por edhe shkrimtarët e saj dhe figurat e kulturës kanë punuar shumë për të siguruar që rusishtja të bëhet në mënyrë të parevokueshme një gjuhë vrasësish, si dikur gjermanishtja.  Loja mbaroi. Tani u përket përjashtimisht ukrainasve dhe tatarëve të Krimesë ta rishpikin rusishten si gjuhë e poetëve në disa pika pas përfundimit të luftës. Në se ata zgjedhin ta bëjnë këtë. 

Derisa të dalin një Celan dhe një Ausländer ukrainas apo të mbijetuar nga gjenocidi i kryer nga Rusia që t’ia kushtojnë jetët e veta ringritjes së rusishtes nga një gjuhë e re vrasësish, duke shkruar poezi në rusisht pasi Bucha të jetë barbare. Në kohën e sotme gjuha rashiste rusishte dallohet njësoj si e urryer me gjermanishten naziste. 

Përgjigjia e Botës 

Ҫfarë do të thotë statusi i rusishtes si gjuhë vrasësish për Europës dhe globin? Së pari, duhet thënë se nuk duhet trajtuar kjo kot si një kalim kohe. Gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe menjëherë pas saj shkrimtarët nazistë dhe veprat e tyre që mbështesnin Rajhun e Tretë dhe Holokaustin, u lanë në harresë. Të njëjtin fat presin edhe shkrimtarët rusë dhe shkrimet e tyre propagandistike, të cilët tani mbështesin hapur luftën gjenocidale të Kremlinit në Ukrainë 

Së dyti, institucionet kulturore që përdorin letërsinë ruse dhe prodhimet e tjera kulturore, qoftë në original qoftë të përkthyera, duhen parë a e kanë përcjellë propagandën gjenocidale ruse. 

Në vend të vetë abstenimit, duhen marrë edhe disa masa proactive. Mbi të gjitha, më të mirat e letërsisë ukrainase duhet të përkthehen dhe të bëhen të arritshme për lexuesit në Perëndim. 

Përse të mos bëhen përkthime në anglisht dhe botime të romaneve monumentale të përmenduara më sipër të Ivan Bahrianyi dhe Vasil Barkës? Për më tepër, sinjalistika dhe informacioni në rusisht duhet  të shqyrtohet edhe një herë nga muzeumet, aeroportet dhe sheshet me karakter turistik. 

Një sinjalistikë dhe informacion i tillë mund të zëvëndësohet tërësisht me të barazvlefshmet e tij në ukrainisht. Kjo do t’i bënte udhëtarët rusë të mendonin. Sidoqoftë një lëvizje e tillë nuk ua heq atyre informacionin jetik, sepse rusishtja është e afërt me ukrainishten, që të dyja shkruhen në alfabetin cirilik. Nga ana tjetër një nga “argumentet” e rashistëv moskovitë mbi të cilët Rusia nisi pushtimin e Ukrainës ishte mëtimi që ukrainishtja është një dialekt i rusishtes. Shpresojmë që ky ndryshim në praktikat e sinjalistikës do t’I bindëte disa rusë mendjehapur të nisnin leximin e ukrainishtes dhe të merreshin me kulturën ukrainase. Ky grup do përgatiste një truall të ardhëshëm për ringritjen e kësaj gjuhe vrasësish të rusishtes. Ka për të qenë një proces që mund të zgjasë tre katër breza. 

Tetor 2022  

Pheidoni Mbreti i Parë i Thesprotëve

Nga: Dahri Dahri, studjues i çështjes së Çamërisë

                            I

Plutarku (1), në veprën e vet “Vitae Parallelae”, thotë se i pari që u bë mbret i thesprotëve dhe i mollosëve pas përmbytjes (kujto: kohën legjendare të Noes (Nuhut)1707 p.e.r.F.D.), ishte Pheidoni, njëri prej atyre njerëzve që erdhën në Epir (zonën gjeografike të Thesprotisë) bashkë me Pellazgun. Kjo vërteton praninë thesprote në atë rajon që nga shekulli XVIII-të p.e.s.dhe jo nga shekulli V-IV-të.

                             II

Gjatë shekujve VI dhe VII, pas Krishtit, në Gadishullin e Ballkanit, rrjedhojë e dyndjeve barbare dhe kolonizimi sllav, ndodhën përmbysje dramatike demografike. Ajo periudhë përcaktoi dhe kohën e përfundimit të epokës antike, ku u ndërruan edhe emërtimet gjeografike të deri at’hershme si: Iliria, Epiri dhe Hellada, duke hequr nga qarkullimi edhe emrat e popujve etnikë si: ilirë, epirotë dhe helenë

                               III

Për të konkluduar mbi faktet e mësipërme, po i drejtohem llogjikës, sipa përcaktimit të Aristotelit: “llogjika nuk është shkencë e as disiplinë filozofike, por llogjika është vetëm një mjet (organ) për të hyrë në studimin e shkencave”.

Atëhere:

A.- Sipas Plutarkut, njerëzit e parë me origjinë pellazge paskan pas ardhur në kohën pas përmbytjes së madhe. E thëmë me shifra, në hapësirën thesprote e mollose, pellazgët kanë mbërritur në shekullin XVIII para erës sonë, në kohën e “përmbytjes së madhe natyrore”. (Nuk ndalemi nëse pellazgët kur arritën në Thesproti gjetën popuj të tjerë apo jo dhe për gjuhën që flisnin. Ky është problem tjetër).

B.- Një tjetër evolim thelbësor janë ngjarjet e ndodhura në shekujt VI dhe VII të erës tonë, kur në Gadishullin Ilirik, mësyjnë dyndjet barbare dhe kolonizimi sllav. Ajo idhte koha e periudhës së “përmbytjeve dramatike demografike”. Periudhë që i dha fund epokës “Antike”. Kohë ku ndërruan dhe emërtimet gjeografike të deri atëhershme si: Iliria, Epiri dhe Hellada. Si rrjedhojë e tyre ndërruan dhe emrat e popujve në: Ilirë, epirotë dhe helenë.                                                                 C.- Llogjika na shpie se përpara epokës antike, popujt që erdhën mbas përmbytjes së madhe në Gadishullin e Ballkanit ishin pellazgë. Këtë përcaktim krahas llogjikës që përfor, e kemi ndeshur shpesh edhe nga autorë të ndryshëm, që në deklarimet e tyre vërtetojnë origjinën pellazge të epirotëve.                                           Mbas përfundimit të periudhës antike (shek.VI dhe VII), Gadishullit Ilirik i u ndërrua emërtimi në Gadishull Ballkanik. Hapësirat gjeografike u quajtën Iliri, Epir dhe Helladë, ndërsa popujt e këtyre hapësirave u quajtën lirë, epirotë dhe helenë.

Ç.- Aktualisht popujt e Gadishullit të Ballkanit janë shtuar edhe me emigrimet që u cituan më lart. Ndërsa populli ilir i u nënështrua raprezaljeve të mëdha, nga dyndësit e jashtë Gadishullit dhe nga greko-sllavët, etj. Synimet politike, fetare dhe ekspansioniste kunfër kombit tomë kanë rënduar në shpërbërjen e popullin etnik ilir, duke i coptuar dhe detyruar asimilimin etnik. I njëjti popull etnik. disa quhen arvanitas, disa arbëreshë, disa arnautë, të cilët ruajnë emërtimin etnik të vendit nga janë larguar. Pjesa tjetër banuese në vendin Amë quhen shqiptarë.Të gjitha këto emërtime të bëra me qëllime asimilimi për shuarjen e ilirëve dhe epirotëve, tregojnë konspiracionin e madh armiqësor ndaj kombit iliro-epirot, si  i vetmi pasardhës që trashëgon më të shumtat e treguesave që kishin pellazgët.

                            IV

Shembuj nga terreni i sotëm.

Dje (01/11/2022) dëgjova intervistën e gazetarit Marin Mema të zhvilluar me një grua të moshuar, nënshtetase e Maqedonisë së Veriut. Gazetari e pyeti në shqip se ç’farë ishte. Ajo i përgjigjej në shqip, me bindje se ishte maqedonase. Gazetari i thoshte se po fliste shqip. Po i thoshte ajo, shqip flas që kur kam lindur, por jam ortodokse maqedonse. Dhe gazetari ngulte këmbë, por ajo vazhdonte të thoshte një të vërtetë të madhe dhe të thjeshtë. E vërteta është se duhet kuptuar që nuk ka patur  gjuhë maqedone, mbasi dikur maqedonishtja ishte dialekt i gjuhës iliro-thrake -epirote. Po ashtu në shtetin e MV, kemi deklarime nga figura të larta politike dhe shtetërore që pranojnë se para tre – katër shekujve, ata që sot quhen maqedonas, kanë folur shqip, por janë asimiluar nën përcaktimin e kombit nga besimi fetar ortodoks, kështu si ortodoks quhen maqedonas dhe jo shqiptar. Të tilla deklarime gjinden në Slloveni, Kroaci, etj. Nuk shtjellojmë fenomenin “arvanitas” në Greqi, sepse është tepër i njohur, i vërtetuar edhe i pranuar prej tyre, por nuk shkëputen dot nga përcaktimi i kombit sipas besimit ortodoks. Megjithatë, në qershor të vitit 2004, vizitova edhe kalanë e Agisë në Pargë. Atje takova një të moshuar. Biseduam në dialektin çam. Aleksandra quhej. Ajo fliste çamçe safi, si dhe unë. Po, tha, e flasim gluhën shqipe, ajo është gluha jonë, por e flasim vetëm në shtëpi, përjashta flasim greqishten që është gluhë leksiko, shqipja është gluhë e ndaluar. Aleksandra është një shembull, por si Aleksandra në shtetin e sotëm grek janë 44 – 46% e popullsisë (pa përfshirë shqiptarët e emigruar pas vitit 1990).

                            V

Shpresoj se reagimet ndaj këtij shkrimi, do të plotësojnë më tej me të vërtetat, historikun e kombit tonë. Po kështu shpresoj se çdo person, grup njerëzish me prejardhje nga “Arbëria Mesjetare”, pavarësisht nga përkatësia fetare apo shtetet ku janë rezident, do të kthjellohen duke respektuar identitetin e të parëve, të pranojnë emërtimin e përbashkët, kombas shqiptar. Nëse emërtimi “shqiptar”, me qenë se është më i vonshëm nga mesjeta dhe nuk përmbush plotësisht preferencat e të gjithëve, zgjidhja le të jetë frut i një komisioni në rang kombëtar (përfshi diasporën) në një emërues të përbashkët, gjithëpërfshirës të shqiptarëve, çamëve,  arbëreshëve, arvanitasve, arnautëve. Ndarje të tilla territoriale dhe emërtime të ndryshme për të njëjtin popull kudo ndodhet, kërkohet të marrin fund. Kombit tonë i ka ardhur koha të njësohet me një emër të përveçëm dhe si shtet të njihet vetëm me një emër. Le ta nisim nga atje ku ishim. Ndofta, ndofta nga viti 1878 me “Lidhjen e Prizrenit”.

                         ●●●

Ky artikull konstatues synon vetëm si mënyrë për të nxitur institucionet shtetërore, studjuesit, historianët, analistët, akademikët, shkencëtarët, etj. që të merren seriozisht me vendosjen e trojeve dhe të kombit tonë në vendin që i takon shkencërisht e historikisht. Të marrin fund spekullimet, tjetërsimet, shpifjet, etj. të hedhura në tregun historik botëror, duke e përcaktuar kombin tonë sipas orekseve fetare, komerciale, jo pak por prej disa shekujsh, qofshin kalemxhinj të shteteve të tjerë, qofshin kalemxhinjtë mercenarë të brëndshëm.

Shënim(1): (Plutarku ishte filozof, historian, biograf. Lindur, në vitin 47, Greqi. Vdekur, në vitin 127 në Delphi).

Londër, më  02/11/2022.

Perendoria e së Keqës nuk është shembur ende

0

Nga: Eshref Ymeri 

Rusizmi është më i tmerrshëm se fashizmi, se nazizmi 

                                                                                                  Xhokar Dudajev 

(Ukraina ia ktheu Rusisë  të brendshmet nga jashtë) 

Gjergj Fishta, personalitet i shquar i kulturës dhe i nacionalizmit shqiptar, në veprën me titull “Kanibalizmi sllav”, të botuar në vitin 1913, ku analizon krimet barbare, deri në egërsi shtazërore, të serbosllavizmit kundër shqiptarëve, ka pasë deklaruar:  

“ … edhe vetë historia ka t’keq e turp me i përmendë e me i rreshtue ndër fletët e veta”. 

Fjalë të arta këto të një figurë të ndritur të historisë sonë kombëtare, të cilat sot u shkojnë fort bukur për shtat pikërisht barbarizmave të shtetit më banditesk dhe më terrorist  në botë, siç është shteti rus, barbarizma këto të shek. XXI, të shpërthyera me aq histeri të tërbuar kundër popullsisë civile në Ukrainë. 

Shprehja “perandoria e së keqes”, si term historik në publicistikë, në vitet ’80 të shekullit të kaluar, pati hyrë në përdorim për të karakterizuar Bashkimin Sovjetik. Kjo është një shprehje letrare (në anglishte Evil empire)  që u  shndërrua në një klishe politike në saje të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Regan (Ronald Wilson Reagan1911-2004) dhe të qarqeve politike konservatore amerikane. Në fjalimin e vet që mbajti më 08 mars 1983, para Shoqatës Kombëtare të Evangjelistëve të SHBA, Regani e quajti Bashkimin Sovjetik “Perandoria e së Keqes” dhe shpalli si detyrë kryesore të vetën luftën kundër saj.  

Lufta e Reganit dhe e mbarë politikës amerikane u kurorëzua me shembjen e perandorisë të së keqes, por vetëm të asaj me lëkurë komuniste. Sepse fill pas zhveshjes së lëkurës komuniste, ajo perandori veshi lëkurën neokomuniste, duke u shndërruar në një perandori edhe më të keqe.  

Me sulmin fashist që Rusia ndëmori kundër Ukrainës më 24 shkurt, kjo perandori neokomuniste e së keqes dëshmoi fare qartë para gjithë opinionit ndërkombëtar se ajo s’është gjë tjetër, veçse një shtet banditesk, një shtet terrorist, i cili udhëhiqet nga një bandë kriminelësh të regjur me në krye Putinin, të etur vetëm për gjak.  

Në një intervistën që Juri Shvec, ish-shok klase me Putinin në Institutin e zbulimit “Andropov”, i ka pasë dhënë gazetares Natalia Dvali, ka theksuar se aftësitë e Putinit në atë institut, pasi i bënë testin e intelektit, ishin poshtë mesatares. Në atë intervistë, ai ka deklaruar: 

“Studentin Putin, gjatë një viti, e patën studiuar në atë mënyrë, siç nuk e studion asnjë laborator në botë. Për t’u shprehur në një mënyrë figurative, mund të thuhet se atë e patën përshkuar me të gjithë rentgenët e mundshëm, duke ia kthyer të brendshmet nga jashtë… Fakti që Putinin e dërguan jo në zbulim,.. dëshmon se, mes kolegëve, aftësitë e tij ishin poshtë mesatares” (Citohet sipas: Natalia Dvali. “Intervistë me shokun e klasës së Putinit në Institutin e Zbulimit “Andropov”, Juri Shvec”. Faqja e internetit “Gordon”. 28 prill 2015).  

Për vite e vite të tëra, tufa e kriminelëve të Kremlinit, me Putinin në krye, popullin rus e pati dehur dhe vazhdon ta dehë keq me drogën e “madhështisë” së Rusisë”. Dhe ai popull i verbër, në vazhdën e verbërisë së pararendësve të vet të periudhës së sundimit carist shumëshekullor, duke e përkulur kurrizin edhe më afër tokës nga pesha e servilizmit para kastës sunduese, e ka shumë qejf atë drogë, se e vlerëson si ilaçin më të mirë për shpirtin e tij prej skllavi, i cili zotërinë që e sundon, pavarësisht se e poshtëron, e do më shumë se veten e vet. Prandaj ai popull ka krijuar bindjen e patundur se Rusia është “kështjella e madhështisë” në botë. Që pesha e servilizmit të japë edhe më shumë rezultate mbi shpatullat e popullit rus, peshë kjo, të cilën ai e vlerëson si burim kënaqësie, Kremlini investon shuma kolosale parash për kopenë e politikanëve rreth Putinit, për deputetët e parlamentit, për tufën e oligarkëve dhe për mjetet e informimit masiv. 

Skuadra e gazetarëve fashistë, krahu terrorist i Putinit 

Duke investuar shuma kolosale parash për mjetet e informimit masiv në shërbim të politikës së vet kriminale, Putini dhe banda e tij kanë mbledhur rreth vetes një skuadër gazetarësh, të cilët janë servilë të papërfytyrueshëm, madje edhe më të zellshëm sesa kasta e Kremlinit për propagandimin e “madhështisë” së Rusisë, të dhunës dhe të terrorit kundër popullit ukrainas. 

Kjo skuadër përbëhet nga Olga Skabejeva (1984), Tina Kadellaki (1975), Margarita Simonjan (1980), Vladimir Sollovjov (1963), Evgjeni Popov (1978), Artjom Shejnin (1966), Dmitri Kiselov (1954), Nikita Mihallkov (1945). 

Këta, sigurisht,  janë kryeservilët e Putinit. Por duhet pasur parasysh se ata, së bashku me një numër mjaft të konsiderueshëm deputetësh të parlamentit, përbëjnë vetëm kreshtën e malit të servilëve të tij. Sepse zejen e servilizmit e ushtron shumica dërrmuese e popullit rus, i cili një zeje të tillë e shfaqi hapur me përkrahjen e agresionit barbar kundër Ukrainës. 

Dmitr Kiselovi, i njohur botërisht si këpucëlëpirës me nam i Putinit, ja çfarë ka deklaruar për ushtrinë ruse, “më të mirën” në botë: 

 “Ushria ruse sot është ushtria më moderne në botë, me armatimin më të mirë, me përvojën më të mirë luftarake dhe me një komandë me autoritet ”. 

Këtë deklaratë, kanalet televizive të Ukrainës e transmetojnë herë pas here thjesht për të zbavitur teleshikuesit. 

Një sahanlëpirës i bandës së Kremlinit, i ftuar në studion e  Vladimir Sollovjovit, nuk përmbahej dot pas deklaratës së Kiselovit:  

“Ushtari rus është më i miri në botë, ushtar më të mirë se ai nuk gjen kund. Atij jepi një armë të mirë dhe ai  shpartallon këdo”.  

Vladimir Sollovjovi i mbajti ison, duke pohuar me kokë:  

“Po, po, është më i miri në botë”. 

Një tjetër monstër e sërës së të ftuarve, po në studion e Vladimir Sollovjovit, bëri publike një mënyrë, të cilën shteti banditesk rus duhet ta përdorë për “mposhtjen” e Ukrainës. Ai tha: 

“Mund të shkatërrohet infrastruktura e Ukrainës, me pikësynimin për ta lënë pa ngrohje, pa energji, pa dritë, pa rrugë, në mënyrë që të mos ketë mundësi për transportimin e karburantit, armëve dhe municioneve në frontin e luftimeve. Atëherë kurrfarë armësh, si haimars apo gaubica, nuk do të përdoren më pa lëndë djegëse dhe pa predha” (Citohet sipas emisionit “Antizombi” të kanalit televiziv “FreeDom”. 01 tetor 2022). 

Në thirrjen drejtuar popullit rus më 21 shtator, me rastin e nënshkrimit të dekretetit për një mobilizim të pjesshëm, Putini deklaroi: 

“Bëhet fjalë për ndërmarrjen e hapave të domosdoshme dhe urgjente për mbrojtjen e sovranitetit, sigurisë dhe tërësisë territoriale të Rusisë” (Citohet sipas: “Thirrja e Putinit. Mobilizimi. Onlain”. Faqja e internetit “Mediazona”. 21 shtator 2022). 

Pra, Putini, megjithëse Rusinë s’e ka sulmuar ndonjë shtet tjetër, sulmin banditesk kundër Ukrainës e paska ndërmarrë “për mbrojtjen e tërësisë territoriale” të Rusisë. Domosdo, sepse territorin e Ukrainës ai e quaka pjesë të territorit rus. Kjo do të thotë se ai synon ta zhdukë Ukrainën nga harta e Evropës.  

Me sa duket, Putini kërkon të rikrijojë Bashkimin  Sovjetik. Në njërën prej faqeve të internetit thuhet: 

“Në muajin shkurt, pasi filloi sulmin ushtarak kundër Ukrainës, Putini, për herë të parë, u shpreh se qëllimi i Rusisë qenka “kthimi” i territoreve, duke i krahasuar ngjarjet e këtij viti me kohën e Pjetrit të Parë” (Citohet sipas: “Putini e krahasoi veten me Pjetrin e Parë dhe e quajti detyrë të vetën kthimin e territoreve”. Faqja e internetit BBC News Shërbimi rus”. 09 qershor 2022). 

Por pikësynimin e shtetit terrorist rus për pushtimin e Ukrainës, më herët se Putini, e ka bërë publik gazetarja fashiste Olga Skabejeva, e cila, pas sulmit të 24 shkurtit, me një siguri absolute, “pati parashikuar” se rezistenca e ushtrisë ukrainase për mbrojtjen e Kievit, nuk do të vazhdonte më shumë se dy ditë para “grushtit” të ushtrisë ruse. Madje ajo pati deklaruar me zë të lartë:  

“Kjo luftë do të përfundojë me fitore, Ukraina do të zhduket, kurse çdo gjë ukrainase, si dukuri, do të shfaroset. Sepse nuk ekzistojnë kurrfarë ukrainas, ekzistojnë vetëm rusë të mashtruar sikur janë ukrainas, të cilët i pret fati i të gjorit Iorik” (Yorick – heroi shekspirian në tragjedinë “Hamleti” – E.Y.)._(Faqja e internetit “Unian”. 26 gusht 2022).  

Por, përkundër parashikimeve të këtyre gazetarëve me bindje fashiste, Kievi mbeti i pamposhtur. Për më tepër, bishat e ndërkryera të ushtrisë agresore ruse  përfunduan në rrethimin e forcave të armatosura të Ukrainës, të cilave u dhanë dërrmën, duke i përzënë drejt kufirit bjellorus. Kjo goditje që pësuan, bëri që kori i  gazetarëve fashistë rusë ta humbte toruan, besimin në vetvete dhe krekosjen prej fodullësh të shpifur. Ishte pikërisht po ajo Olga Skabejeva, e cila, një muaj pas 24 shkurtit, e uli zërin disa oktavë më poshtë, duke mërmëritur me dëshpërim se forcat e armatosura të Ukrainës qenkan ushtria e dytë në Evropë, pas ushtrisë ruse, dhe se brenda një muaji është e pamundur ta mposhtësh. Kurse sivëllai i saj i gazetarisë fashiste, Vladimir Sollovjovi, filloi ta ngushëllojë veten, duke thënë se “ushtrisë së pamposhtur” ruse i shkakton humbje jo ushtria ukrainase, por NATO-ja 

Mashtrimi, drogë efektive  për delepopullin rus 

Janë befasuese të dhënat që jep Kremlini në mjetet e informimit masiv për numrin e ushtarëve rusë, të vrarë në Ukrainë. 

 Në informacionin në vijim thuhet:  

“Ministri i mbrojtjes Sergej Shojgu, në youtub-kanalin e 20 shtatorit, me një pamje prej njeriu fatkeq, duke i shqiptuar fjalët me zë dridhur, një gazetari fytyrëngrysur i deklaroi: “Deri ditën e sotme ne kemi 5937 të vrarë në Ukrainë”. 

Në një tjetër informacion bëhen të ditura të dhënat e mëposhtme: 

“Theksojmë se deri më 21 shtator, forcat e armatosura të Ukrainës kanë vrarë 55 110 ushtarë rusë” (Citohet sipas: “Shojgu e zvogëloi 10 herë numrin e ushtarëve rusë, të vrarë në luftë me Ukrainën”. Faqja e internetit “dsnews.ua”. 21 shtator 2022). 

Por vetë ministria që drejton Sergej Shojgu, ia nxjerr bojën paq ministrit të vet, duke e zhveshur lakuriq për mashtrimin e tij. Sigurisht që ministria nuk e ka bërë publike absolutisht të vërtetën për vrasjen e ushtarëve rusë. Ja si është zbuluar e vërteta, për të cilën ministri Shojgu nuk ka ditur gjë. 

Mihail Hodorkovski (1963), sipërmarrës, figurë e njohur politike, publicist rus, para ca kohësh botoi një dokument të ministrisë së financave të Federatës Ruse, në të cilin bëhet e njohur shuma e parave që u është paguar familjeve të ushtarakëve të vrarë gjatë luftës në Ukrainë. Duke iu referuar Ministrisë së mbrojtjes, në atë dokument bëhet e njohur shifra e ushtarakëve të vrarë, e cila arrin afërsisht deri në 50 mijë. 

Në informacionin e botuar në internet thuhet: 

“Mihail Hodorkovski publikoi një dokument të ministrisë së financave të Rusisë, e cila, në bazë të kërkesës së ministrisë së mbrojtjes, më 28 gusht, i është drejtuar me një letër zëvendëskryetarit të qeverisë, Dmitri Grigorjenko. Në atë letër, e cila, sipas fjalëve të Hodorkovskit, pati rrjedhur në rrjetet sociale, pasqyrohet numri i i ushtarëve rusë, të vrarë në luftë kundër Ukrainës. Aty theksohet se deri më 24 gusht, në Ukrainë janë vrarë 48 759 ushtarë. Nga buxheti i Federatës Ruse, familjeve të të vrarëve u janë paguar 361,4 miliardë rubla (pothuajse 58 miliardë dollarë amerikanë). Në këtë mënyrë, Ministria e mbrojtjes, siç rezulton nga kërkesa drejtuar ministrisë së financave, jetën e një ushtaraku e vlerëson me 7,4 milionë rubla (baras me 120 mijë dollarë). Përveç kësaj, ministria e mbrojtjes, siç i shkruante ministrisë së financave, i kërkon kësaj të fundit, që, deri në fund të këtij viti dhe për vitin e ardhshëm, të parashikojë edhe pothuajse një trillion rubla (16 miliardë dollarë), si kompensim për familjet e të vrarëve. Në këtë mënyrë, në ministrinë e mbrojtjes parashikohet humbja e pothuajse 200 mijë ushtarëve deri në fundin e vitit tjetër. Kievi zyrtar boton çdo muaj të dhënat e veta për numrin e ushtarëve të vrarë rusë. Shifrat që jep Shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës janë pothuajse të njëllojta me ato që pasqyrohen në dokumentin që ka publikuar Mihail Hodorkovski. Në ministrinë e financave kanë llogaritur për çdo muaj numrin e ushtarakëve rusë, të vrarë në Ukrainë, i cili arrin në shifrën prej 8132”. (Citohet sipas:  “Mihail Hodorkovski botoi një dokument që dëshmon  për numrin e ushtarëve rusë, të vrarë në Ukrainë”. Faqja e internetit “belsat.eu”. 09 shtator 2022). 

Askund dhe asnjëherë as nuk është parë dhe as nuk është dëgjuar kurrë që të hartohen plane, në të cilat të bëhen parashikime për numrin e të vrarëve të një ushtrie agresive në një luftë që ka shpërthyer diku. Plane të tilla hartohen vetëm në një shtet terrorist, si Rusia, e cila, ushtarët e vet dhe përgjithësisht njerëzit e thjeshtë i konsideron si mall pa vlerë, prandaj edhe i nis drejt thertoreve të luftës pa as kokëçarjen më të vogël. 

Pabesia, yll karvani i egërsisë shtazarake ruse 

Sulmi i 24 shkurtit kundër Ukrainës, nxori më së miri në pah poshtërsinë e politikës agresive ruse, e cila nuk ka lëvizur as edhe një grimë nga binarët e pabesisë, të trashëguar nga carizmi dhe sovjetizmi. Rusia cariste ishte ajo që pati mbajtur një qëndrim të pabesë kundër Napoleonit, duke shkelur Paqen e Tilzitit, të nënshkruar më 13-25 qershor të vitit 1807 dhe që e pagoi me mijëra e mijëra ushtarë të vrarë. Rusia komuniste ishte ajo që shkeli Paktin Molotov-Ribentrop, të nënshkruar në Moskë më 23 gusht 1939 dhe që e pagoi me 20 milionë të vrarë. Rusia neokomuniste është ajo që shkeli Memorandumin e Budapestit – një dokument ndërshtetëror për garantimin e sigurisë lidhur me pranimin nga ana e Ukrainës të Marrëveshjes për mospërhapjen e armëve bërthamore. Këtë marrëveshje, më 05 dhjetor 1994, e nëshkruan udhëheqësit e Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe, Rusisë dhe Ukrainës. Në bazë të kësaj marrëveshjeje, Ukraina ia kaloi Rusisë armët bërthamore, me kusht që të respektohej sovraniteti dhe tërësia e saj territoriale dhe t’i sigurohej ndihmë në rast sulmi nga ndonjë vend tjetër. Kjo është arsyeja që Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe, si shtete me mjaft autoritet në botë, duke repektuar me rigorozitet përmbajtjen Memorandumit të Budapestit, kanë dalë në mbrojtje të Ukrainës, duke e furnizuar me të gjitha llojet e armatimeve. 

Pebesia e Rusisë neokomniste, e kësaj prostitute politike në shkallë botërore, e këtij shteti pa kurrfarë morali, më sjell ndërmend fjalët e Bismarkut (Otto Eduard Leopold von Bismarck-Schönhausen1815-1898), i cili ka thënë: 

“Një marrëveshje e nënshkruar me Rusisë, nuk vlen as sa letra, në të cilën është shkruar”. 

Fjalët e Bismarkut tingëllojnë shumë më tepër aktuale për demaskimin e politikës agresive të Rusisë fashiste, të kësaj kështjelle të pabesisë, ushtria e telendisur e së cilës po ha dajak jo vetëm nga forcat e armatosura të Ukrainës, por edhe nga luftëtarët e mbrojtjes territoriale, nga gjahtarët dhe nga traktoristët e fshatrave ukrainase. 

Egoizmi, urrejtja dhe shpërfillja për tjetrin – tipare karakteristike të rusëve 

Igor Jakovenko (1951), gazetar, pedagog, sociolog dhe aktivist shoqëror rus, para do kohësh deklaroi: 

“…Gjatë regjimit të Putinit, njerëzit kanë hequr dorë nga keqardhja për ndokënd. Në televizion ata shikojnë dikë që e vrasin dhe nuk ndiejnë kurrfarë keqardhjeje. Kjo është diçka e përbindshme. Shumica e rusëve ushqejnë simpati vetëm për vetveten dhe për familjen e tyre. Pjesa dërrmuese e njerëzve e kanë përkrahur sulmin kundër Ukrainës, nuk kanë shprehur ndonjë kundërshtim për vrasjet që ushtria ruse kryen në Ukrainë në radhët e popullsisë civile”. (Citohet sipas:  “Tatëpjeta e putinizmit. Mobilizimi në Federatën Ruse. Intervistë me Jakovenkon”. Youtube-kanal “FreeDom”. 24 shtator 2022). 

Lind pyetja: 

Çfarë po bëjnë rusët konkretisht pas dekretit të Putinit për një mobilizim të pjesshëm, të firmosur më 21 shtator? 

Në vend që ta përmbysin pushtetin që ka luajtur nga tepeleku, disa qindra mijëra rusë, si puna e minjve, janë arratisur dhe vazhdojnë të arratisen nga Rusia, duke u turrur drejt Kazakistanit, Turqisë, Armenisë, Azerbajxhanit. Disa, gjoja për turizëm, u nisën drejt Finlandës. Qëndrojnë disa ditë nëpër stepa, duke u mbuluar natën me fletë plastmase, në mënyrë që të largohen sa më shpejt nga Putini, të cilin vetë ata e përkrahën fuqimisht për agresionin që ndërmori kundër Ukrainës. Në të njëjtën kohë, të tjerë rusë mjeranë, kurrizshtruar para diktaturës neokomuniste të Kremlinit, Putini i nis drejt Ukrainës si mish për top, kurse ata mundohen të mos e vënë re se sa shumë janë shtuar varrezat e ushtarëve të vrarë. Braktisin shtëpitë, makinat, gjërat e çmueshme, vetëm e vetëm që të çajnë matanë kufirit. Dhe kurrsesi nuk janë në gjendje ta kuptojnë se arratisja është vetëm pasojë e dobësisë, e frikës dhe e pangopësisë së tyre. Por kur e shohin veten në një vend të huaj, bëhen rusë tipikë dhe habiten se cila është arsyeja që askund ata nuk duan t’i shikojnë me sy. Pra, ato skena njerëzish që sulen drejt kufirit për në vendet e huaja, dëshmojnë fare qartë se si “populli i madh” rus është katandisur në një vargan endacakësh, të cilët askund nuk i do dhe nuk i pret njeri. Në Tbilisi, një rus nga turmat e endacakëve, vari një flamur rus në një lulishte. Por disa banorë vendas u turrën drejt atij flamuri, e hoqën me të shpejt, e grisën dhe e flakën në tokë, duke e shkelur me këmbë, kurse njëri prej tyre iu drejtua rusit me një ton të ashpër: 

“Ky flamur është një rreckë e pistë që e meriton të shkelet me këmbë” (Citohet sipas: “Nga Rusia vazhdojnë të arratisen të gjithë: që nga yjet e blogerat e deri te ish-ministri i mbrojtjes”. Youtube-kanal “FreeDom”. 03 tetor 2022). 

Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme

Belgorog, Rusi. Oficeri e shumë ushtarë të vrarë pas një provokimi të oficerit rus për “Allahun e dobët” …

Gjenocidi i ushtruar ndaj pakicave kombëtare 

Ajo që ka rënë shumë në sy pas sulmit të 24 shkurtit, janë skenat e mobilizimit të njerëzve nga radhët e pakicave kombëtare, për t’i dërguar në “thertoret” e Ukrainës. Fakti që numrin më të madh të ushtarëve të vrarë në luftë e përbëjnë pikërisht të rinjtë dhe burrat e atyre pakicave, dëshmon  më së miri për gjenocidin që banda putiniane e Kremlinit ushtron ndaj tyre. 

Ish-Presidenti  Mongolisë në vitet 2009-2017, Cahiagijn Elbegdorzh (1963), në një intervistë për kanalin televiziv “FreeDom”, të transmetuar më 30 shtator, deklaroi: 

“Diçka më ka dëshpëruar së tepërmi që nga fillimi i luftës. E kam fjalën për shumicën e njerëzve që e pësuan nga lufta që ndërmori Putini. Atë shumicë e përbënin të rinj, të mobilizuar nga pakicat kombëtare. Dje lexova të dhënat statistikore: kur një ushtar, i mobiluar në rrethinat e Moskës, vritet në Ukrainë, ushtarët e mobilizuar në Burjati, kapin shifrën prej 625 të vrarësh. Ky është gjenocid kundër Burjatisë…”. 

Me sa duket, edhe pakicat kombëtare, gjatë sundimit shumëshekullor të carizmit, të komunizmit dhe të neokomunizmit, kanë rënë pre e “shartimit” me rusë. Për pasojë, edhe populli i atyre pakicave e ka bërë të vetën ndjenjën e nënshtrimit, deri në vetëposhtërim, para padronëve caristë, komunistë dhe neokomunistë. Për pasojë, ka imituar dhe vazhdon të imitojë sjelljen prej skllavi, prej bujkrobi të rusëve etnikë, të popullit të etnisë ruse, për të cilin shkrimtari Ivan Shmelov (1873-1950), në librin “Dielli i të vdekurve”, të botuar në Paris në vitin 1923, shkruan:  

“Rusët janë një popull që e urren lirinë dhe hyjnizon skllavërinë, i ka qejf prangat në duart dhe në këmbët e veta, i do despotët e vet gjakatarë…”. 

Është vërtet për të lënë mendjen se si shpjegohet që, megjithëse në Ukrainë janë vrarë mbi 50 mijë ushtarë, rusët etnikë dhe popujt e kombësive të tjera nuk u çuan peshë më këmbë dhe të turreshin drejt Kremlinit për të përmbysur kastën kriminale të Putinit. Janë disa arsye se pse nuk ndodhi një gjë e tillë: 

Së pari, në Rusi, siç dihet, diktatori vlerësohet si “zëdhënësi” i Hyjnisë në Tokë dhe vullneti i tij është i padiskutueshëm. Rrjedhimisht, kryekriminelin Putin, i cili ishte askushi para se të bëhej president më 26 mars të vitit 2000, ai popull e vlerëson si një “hyjni” tokësore. Prandaj nuk i bën kurrfarë përshtypjeje numri aq i madh i ushtarëve të  vrarë, sepse ky është vullneti i “hyjnisë” Putin. 

Dmitri Oreshkin (1953), shkencëtar rus në fushën e gjeografisë, ka deklaruar dhjetë vjet më parë: 

“Neve, me Putinin, po na ndodh si në Korenë e Veriut: kontrolli i vendit është në zap, populli vdes nga uria, por ama nuk e përfytyron dot veten pa udhëheqësin Kim, se vetëm ai është edhe Dielli ose vetëm ai është edhe Marsi…” (Citohet sipas:“Vladimir Putini – perëndia e diellit!”. Faqja e internetit “putinbog.wordpress.com”. 09 tetor 2012). 

Natyrën e vet prej skllavi, populli rus e ka dëshmuar me fakte gjatë gjithë historisë së vet. Mjafton të kujtojmë ditën e ceremonisë mortore, të organizuar me rastin e vdekjes së Stalinit, kur në Sheshin e Kuq njerëzit shtypën njëri-tjetrin, me pasojë vdekjen e një mijë vetave. 

Në vazhdën e himnizimit të diktatorëve, pak kohë më parë, nëpër rrjetet sociale u shpërnda menjëherë një lajm befasues lidhur me himnin e Rusisë, i cili do të ndryshojë. Në himnin e ri do të jenë vargjet në vijim, kushtuar Putinit: 

“Putini gjithmonë i ri, / Putini gjithmonë me ty, / Në halle, në shpresa dhe gëzim, / Putini në tënden pranverë, / Në ditën e lumtur përherë, / Putini me ty e me mua me përmallim” (Citohet sipas: “Telekanali FreeDom”. 24 tetor 2022). 

Në këtë histori karagjozësh të Kremlinit ka diçka sa befasuese, aq edhe zbavitëse për mjerimin e kastës politike ruse: në himnin e Rusisë nuk ka pasur absolutisht vargje poetike as për Leninin, as për Stalinin. Por vargje të tilla në himnin e ri i kushtohen pikërisht Putinit. 

Së dyti, krahas natyrës prej skllavi para diktatorit, popullit rus diktaturat, tradicionalisht, i kanë futur në gjak ndjenjën e delirit të madhështisë për Rusinë. Dhe në psikologjinë e atij populli është ngulitur ideja se madhësia e territorit rus është  e lidhur pazgjidhshmërisht me idenë e “madhështisë” së Rusisë para gjithë botës, si një shtet me “fuqinë më të madhe” ushtarake. Por ideja e “madhështisë”, në radhët e popullit, siç thekson filozofi Vladimir Sollovjov (1853-1900) “çon në vetëkënaqësi, kurse vetëkënaqësia çon  në vetadhurim. Atëherë fundi i natyrshëm i atij populli mbyllet me vetasgjësim”. 

Së treti, ideja e “madhështisë”, me yshtjen e diktatorëve, popullin rus e ka shtyrë drejt mendjemadhësisë, drejt egoizmit kombëtar, drejt shpërfilljes për kombet e tjera, drejt shovinizmit të tërbuar. Në këto kushte, siç thekson përsëri filozofi i sipërcituar Vladimir Sollovjov, “atij i duket sikur popujt fqinj e fyejnë, nuk përulen sa duhet para “madhështisë” së tij, hartojnë plane ogurzeza kundër tij me lloj-lloj mënyrash dhe, si rezultat, të gjithë fqinjët i konsideron armiq”. 

Po ku e ka çuar popullin rus ideja e “madhështisë” së Rusisë? Një ide e tillë marroke, e mëkuar me shumë kujdes nga carizmi, komunizmi dhe neokomunizmi, ka ndikuar për shëmtimin e formimit të tij psikologjik, çka ka sjellë si pasojë që atij t’i rrënjoset fryma e shovinizmit rusomadh, që ai të bëjë kurban të drejtat dhe liritë e veta, demokracinë dhe në vend të tyre të parapëlqejë kultin e individit, krekosjen e Rusisë para gjithë botës, nënshtrimin, vuajtjet në kushtet e varfërisë, të cilat, sipas tij, s’janë asgjë para “madhështisë” së Rusisë. Një rol të madh për kultivimin e frymës shoviniste dhe të idesë së “madhështisë” së Rusisë, kanë luajtur edhe disa shkrimtarë rusë. Po ndalem vetëm te Dostojevski (1821-1881), i cili, në veprën “Ditari i shkrimtarit” (1877), pati lëshuar thirrjen: 

“Po e përsëris edhe një herë që Konstantinopoja, herët ose vonë, duhet të jetë jona”. 

Ja çfarë shkruan Dostojevski në romanin “Djajtë” (1872): 

“Në qoftë se një popull i madh nuk beson se vetëm tek ai gjendet e vërteta (pikërisht vetëm tek ai dhe pikërisht në mënyrë përjashtimore), në qoftë se nuk beson se vetëm ai është i aftë dhe ka për mision t’i ringjallë dhe t’i shpëtojë të gjithë, atëherë ai pushon menjëherë së ekzistuari si popull i madh dhe aty për aty shndërrohet në një material etnografik, por jo në një popull të madh. Një popull vërtet i madh nuk mund të pajtohet kurrën e kurrës me një rol dytësor në radhët e njerëzimit…”. 

Pas yshtjes me një psikologji të tillë “madhështie” dhe me një psikologji shovinizmi rusomadh, ja ku e kemi sot popullin “e madh” rus, i cili përbën një faqe turpi në historinë e njerëzimit. 

Po si mund të konsiderohet “i madh” populli rus, kur ai përbëhet gjithë-gjithë nga rreth 140 milionë banorë, me perspektivë  që, në vitin 2050, të zbresë në 80 milionë? Po si është e mundur të mos quhet i  madh populli kinez me 1 miliard e 415 milionë banorë, populli indian me 1 miliard e 400 milionë, populli brazilian me 209 milionë? Kush na e bëka “të madh” popullin rus që krekoset me “madhështinë” e Rusisë? Vetëm sipërfaqja e territorit? Qesharake, kur dihet që në zonat e brendshme të Rusisë njerëzit jetojnë në një varfëri të papërfytyrueshme. Mos vallë armët bërthamore? Atyre le t’u pijë lëngun, se armë të tilla zotërojnë 11 shtete. 

Për “madhështinë” e Rusisë, le të gjykojmë nga disa fakte që do të renditen më poshtë.  

Para disa ditësh ndoqa një intervistë që gazetari i njohur Aleksandër Nazarov i mori ish-deputetit të parlamentit rus Ilia Ponomarjov. Në youtube, në rubrikën e komenteve, më lanë mbresa përshtypjet e tre qytetarëve rusë, të cilët ja se si ia nxirrnin bojën “mdhështisë” së Rusisë: 

Komenti i parë:  

“Kur njerëzit, duke kursyer për bukën e gojës, pa pasur as ujë të nxehtë dhe as gaz, pa pasur mundësi për t’i kaluar pushimet ndokund, ndiejnë “madhështinë” e vendit të vet, këtij nuk i thonë patriotizëm, kjo është skizofreni”. 

Komenti i dytë: 

“Një vend që kryen akte mizorie dhe që ka një popull të verbër, i cili nuk dëshiron të zgjohet për të parë gjendjen e vet prej skllavi dhe mizoritë e veta – kjo është një gjë e përbindshme”. 

Shprehja “popull i verbër” e këtij komentuesi, më kujtoi tablonë e famshme “Shëmbëlltyra e të verbërve” të piktorit holandez Piter Brejgel (Pieter Bruegel 1525-1569). Subjekti i tablosë është mishëruar në skena alegorike.Në të pasqyrohet periudha e përplasjeve ushtarake të spanjollëve me holandezët. Asokohe në Holandë, ashtu si edhe sot në Ukrainë, shkatërrimet, terrori dhe vdekjet e njerëzve në radhët e popullsisë civile, ishin të përmasave të frikshme. 

Komenti i tretë: 

Kjo luftë do të hyjë në histori si lufta e atyre që luftuan për lirinë e vet (ukrainasit) kundër atyre që luftuan për skllavërinë e vet (rusët) (Citohet sipas emisionit me titull “Rusia e së ardhmes cila është ajo? A. Njevzorov dhe I. Ponomarjov në programin “Të mërkurat e Njevzorovit””. “Telegram kanal Njevzorov”. 27 tetor 2022) 

Populli rus – një delemilet pa botë shpirtërore 

Xhokar Dudajevi (1944-1996), ish-Presidenti i parë i Republikës Çeçene të Içkerisë, në një intervistë të vitit 1995, i ka bërë “rezonancën magnetike” popullit rus. Nga ajo intervistë bëhet e qartë se ç’është populli rus, pre e shartimit me të cilin kanë rënë popujt e kombësive të tjera. Në vijim teksti i intervistës: 

“I vetmi, ndoshta, popull mbi Tokë, i cili nuk beson në asgjë, që është pa botë shpirtërore, pa moral dhe që ka mbetur prapa nivelit të zhvillimit të njerëzimit, një popull i pashpresë për një kohë të gjatë, është populli rus. Nuk ka kurrfarë besimi, asnjë besimi nuk i nënshtrohet, nuk është i prirur për kurrfarë bote shpirtërore, nuk njeh kurrfarë normash sjelljeje, kurrfarë morali. Dhe kjo, për fatkeqësinë e madhe po të vetë popullit rus, vihet re në një masë të konsiderueshme. Për këtë që po ndodh, Çeçenia shërben vetëm si pretekst. Por në thelb, ky është tipari themelor i karakterit të popullit rus, i një populli të sëmurë nga rusizmi, i një populli që udhëhiqet nga  ideologjia e urrejtjes. Por për një gjë të tillë ai duhet ta pësojë. Popullin rus e presin prova shumë të rënda dhe parshikimet janë ogurzeza. Mungojnë idetë, idetë e komunizmit, e socializmit, e krijimit të mundësive të ndryshme, rezultuan si flluska sapuni. Dhe kjo për arsye se gjithçka qe krijuar mbi bazën e rusizmit. Por përderisa mungojnë idetë, atëherë nuk mund të ketë një shtet juridik rus. Mungon legjitimiteti i vetë shtetit, nuk ekziston kurrfarë dege e pushtetit. Atëherë, kur mungojnë idetë, kur mungon legjitimiteti i shtetit dhe i degëve të pushtetit të tij, do të thotë se nuk ka vend për politikën, as për atë të brendshmen, as për atë të jashtmen. Në këto kushte, kur mungon komponenti i tretë, nuk ka vend as për ideologjinë. Për pasojë, mungojnë motivet, mungon stimuli. Këtu merr fund perspektiva. Kjo është njëra rrugë. Rruga tjetër e zhvillimit, e qytetërimit të njerëzimit, është bota shpirtërore. Rusi nuk është besimtar as i Krishtit, as i Muhametit, as i Budës, ai nuk beson në asgjë. Por që i tërë populli të bëhet me botë shpirtërore, për këtë duhet punuar derisa të kalojnë, minimumi, tre breza. Por edhe kjo rrugë është e mbyllur. Tani po përpiqen politika, ideologët, për të zgjedhur një rrugë të tretë – ky është sllavianizimi, bashkimi mbi bazë sllaviane. Por edhe nga kjo përpjekje, gjithashtu, nuk do të rezultojë asgjë, sepse komponenti kryesor përbërës i sllavianizimit – ukrainasit – nuk do të pajtohen kurrë me rusifikimin dhe me rusizmin… Popujt e ish-Bashkimit Sovjetik, të Rusisë së sotme ose të ndonjë aleance të ardhshme me Rusinë, janë të sëmurë nga rusizmi. Madje duhet theksuar se kjo është një sëmundje kronike shumë e rëndë dhe shumë e rrezikshme. Rusizmi është më i tmerrshëm se fashizmi, se nazizmi, se të gjitha ideologjitë e urrejtjes së njeriut për njeriun (Citohet sipas:”Youtube. Taras Kokovski. 15 prill 2022). 

Nga qëndresa heroike e ushtrisë dhe e mbarë popullit ukrainas përballë agresionit të ushtrisë kriminale ruse, dalin dy përfundime: 

Së pari, Ukraina heroike dëshmoi se Rusisë shoviniste ia nxori përfundimisht të brendshmet nga jashtë para gjithë botës, e shkurorëzoi fund e krye krekosjen e rusëve fodullë, e hodhi në koshin e mbeturinave “madhështinë” e Rusisë dhe mëndjemadhësinë e banditëve të Kremlinit prej mburravecësh të pështirë. 

Së dyti, Ukraina e ndihmoi Aleancën e Atlantikut të Veriut të çlirohet një herë e mirë nga iluzioni për “fuqinë e madhe ushtarake” të Rusisë, iluzion ky, i krijuar nga organizimi i përvitshëm i paradave ushtarake në Sheshin e Kuq, me të cilat Kremlini mundohej të propagandonte para mbarë botës “madhështinë e fuqisë” së vet. 

100 hapat gjigant të Televizionit Diaspora

Florim Zeqa, Itali

Fillimi i punës së Studios së Televizionit Diaspora në Prishtinë, më kujtojë thënjen e fitueses së MISS-it të parë shqiptar, Valbona Selimllari; “vendosmëria është fshehtësia e gjithçkaje, është çelësi i çdo suksesi”.

E para dhe e vetmja e këtij lloji në vendin tonë

Këtë thënje e dëshmoi në mënyrën më të mirë Producenti i Televizionit Diaspora, z. Esat Husaj, i cili edhe përkundër vështirësive financiare, ishin përkushtimi, dëshira, përvoja e gjatë në gazetari që e motivuan atë që t’i shkojë deri në fund projektit të tij madhor për hapjen e Studios Televizive në Prishtinë, e para e këtij lloji në vendin tonë.

26 korriku i vitit 2022 shënon fillimin e një rrugëtimi të gjatë të Televizionit Diaspora, rrugëtim ky, i cili kërkon mbështetje morale, pse jo edhe materiale për rriten dhe fuqizimin e mëtejmë të kësaj shtëpie të madhe televizive të mërgatës sonë.

26 korriku i këtij viti trokiti si një zog mëngjesi në platformat televizive, për të hyrë në çdo shtëpi dhe familje shqiptare (kosovare) në Kosovë, trojet etnike dhe në mërgatën tonë, fillimisht me programin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Diasporë”, për të vazhduar me emisionin e pasditës “Diaspora Sot”, “Lidhje Direkte”, “Biseda me qytetarë”, etj.

100 hapat gjigant apo më mirë të themi rrita 100 ditëshe e Televizionit Diaspora të kujton rriten marramendëse të një foshnjë në 100 ditët e para të jetës, kur dajët, tezët apo hallat e krahasojnë me rriten dhe zhvillimin e fëmijes me një moshë shumë herë më të madhe nga ajo reale!

Forhåndsvisning av bilde

Televizioni Diaspora shtëpi e madhe e mërgatës sonë

Në historinë më të re të televizioneve në Kosovë, nuk mbahet mend një zhvillim kaq i hovshëm dhe i suksesshëm mediatik. Nga dita në ditë, nga java në javë, nga muaji në muaj po shtohet numri i shikueshmërisë së Televizionit Diaspora, i cili po shënon ngritje të pandalshme drejt majave të suksesit.

Televizioni Diaspora falë stafit të mrekullueshëm, producentit Esat Husaj, gazetareve entuziaste, moderatatoreve Erzana Fazliu, Yllka Krasniqi si dhe Arta Krasniqi, realizatore në regji dhe moderatore në studio është duke bërë hapa gjigant drejt majave të suksesit mediatik.

Kur jemi në këtë segment duhet përshendetur pronarin e televizionit z. Migjen Husaj për sigurimin e kushteve të volitshme për punë dhe pajisje të teknologjisë më të re dhe më të avancuar të kohës.

Forhåndsvisning av bilde

Përveq rritjes së shikueshmërisë, Televizioni Diaspora e ka rritur edhe numrin e bashkëpunëtorëve dhe korespondetëve të rregullt në shtetet e Bashkimit Evropian dhe atyre transatlantike.

Televizioni Diaspora ka arritur që për një kohë të shkurtër të ofrojë rreth vetes korespondentët e rregullt, si: Hajriz Mamaj dhe Miftar Dragidella në Gjermani, Lulzim Mulliqi në SHBA, Safet Sadiku e Shefqet Cakolli në Zvicer, Florim Zeqa në Itali, Vladimir Selamaj në Greqi, etj.

Forhåndsvisning av bilde

Po ashtu, nuk mungojnë as lidhjet direkte me politikologen Vjollca Hajdari nga Berlini dhe bashkëpunëtorët Ibrahim Xhemaili, Ixhet Lutfiu e Adnan Aliti nga Danimarka si dhe Ahmet Gjanaj nga Brukseli.

Forhåndsvisning av bilde

Përzgjedhja e temave dhe e mysafirëve në studio si dhe përmes lidhjeve të përditshme direkte nga vendi dhe mërgata e jonë e ka shndërruar Televizionin Diaspora në një medium të kërkuar nga shikuesit e shumtë gjithandej trojeve etnike dhe në Diasporë.

Forhåndsvisning av bilde

Nuk ka si të jetë ndryshe, kur një medium televiziv drejtohet nga një gazetar i përgjegjshëm dhe më përvojë të gjatë siq është Esat Husaj.

Forhåndsvisning av bilde

Edhe përkundër problemeve fillestare, në veqanti ato që kanë të bëjnë me aspektet financiare, Producenti i Televizionit Diaspora, Esat Husaj u shpreh në këtë mënyrë: “Shikuesit janë shpirti, janë motivi dhe qëllimi, janë inspirimi i punës time, janë shpërblimi dhe satisfaksioni më i madh i stafit tim”.

Forhåndsvisning av bilde

100 ditë punë, qindra mysafir në studion e televizionit

Në mesin e mysafirëve të parë që prezantuan në Televizionin Diaspora e kisha fatin të jemë edhe unë gjatë pushimeve në vendlindje. Duke e njohur prej vitesh në perëndim, ftesën për pjesëmarrje nga z. Esat Husaj e pranova me kënaqësi të madhe dhe pa asnjë hezitim. Pritjen e ngrohtë dhe vëllazërore në Televizioni Diaspora nuk e kam përjetuar në asnjë televizion tjetër vendor. Shprehja e lirë dhe pa censurë, janë e veqanta e kësaj Studioje Televizive, në të cilën i shpreha lirshëm mendimet dhe idetë e mia sikurse në shtëpinë time.

Forhåndsvisning av bilde

Deri më tani në Studion e Televizionit Diaspopra janë paraqitur me qindra aktivist dhe veprimtar, krijues dhe artist, poet dhe shkrimtar, afarist dhe biznesmen të njohur shqiptar, muzicient dhe këngëtar të cilët i kanë shpalosur veprimtaritë dhe aktivitetet e tyre në mërgatë.

Forhåndsvisning av bilde

Në fund, ia vlenë të permendim edhe disa nga sponsorët që janë shprehur të gatshëm ta ndihmojnë Televizionin Diaspora, si: FATI GmbH nga Kölni me pronar Bali Balia si dhe fabrika e dyerëve dhe dritareve kundër zjarit RITEK nga Millosheva me pronar Ngadhnjim Isufi.

Forhåndsvisning av bilde

P.S: Fotot e përzgjedhura nga Televizioni Diaspora

Çdo përpjekje për të inkurajuar ndarjen e Kosovës, apo copëtimin e saj përbrenda është armiqësore

0

Autori Agim Vuniqi

Një argument kyç në anën e Kosovës ishte se Neni 1 i Aktit Final të Helsinkit bën që integriteti territorial është vazhdimësi e sovranitetit të shteteve të kushtëzuara me vullnetin e tyre dhe aftësinë për të garantuar të drejtat themelore të njeriut të përcaktuara edhe në Aktin Final

Nuk duhet harruar asnjëherë se Serbia me politikën e saj hegjemoniste shkatërroi ish federatën Jugosllave dhe mban përgjegjësinë e drejtpërdrejtë për të gjitha luftërat e përgjakshme në Ballkan. Ajo e humbi kontrollin ushtarak mbi Kosovën në vitin 1999, kur atë e bombardoi NATO për të ndalur vrasjen e shqiptarëve në një luftë dyvjeçare.

Kosova u vendos nën administrimin e OKB-së dhe NATO-s, pas një lufte ajrore të udhëhequr nga NATO, që ndali goditjet e ish-udhëheqësit jugosllav Sllobodan Millosheviç i cili kishte shtrirë aktivitetin ushtarak jo vetëm kundër UÇK-së (qëllim politik i së cilës ishte dekolonizimi nga Serbia), por edhe kishte planifikuar shkatërrimin fizik të popullatës shqiptare.

Në vitin 1999 qe aprovuar edhe Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit dhe administrata e përkohshme e OKB-së – deri te zgjidhja e statusit të saj përfundimtar.

Pas nëntë viteve të protektoratit ndërkombëtar, Kosova shqiptare, e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara dhe shumica e vendeve anëtare të BE-së, shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008. Kosova e cila ka mbështetjen e shteteve më të fuqishme në botë, ka arritur pothuaj mbi 100 njohje, shifër që herë pas herë lëkundet. Tash për tash ky numër është i pamjaftueshëm për t’u anëtarësuar në OKB, ndërsa njohjet po sfidohen nga diplomacia serbe me një draft të ri – rezolutë, platformë – për të penguar njohjet e reja.

Si duket përpjekjet e saj kanë shqetësuar diplomatët perëndimorë. Britania ka paralajmëruar vazhdimisht Serbinë se çdo përpjekje për të minuar pavarësinë e Kosovës do të nxisë një ballafaqim me ato vende që kanë njohur Kosovën, vërejtje që shkakton në qortim të fortë nga Rusia. SHBA është shprehur për mbështetjen e plotë për Kosovën. Diplomatët amerikanë konsiderojnë se pavarësia e saj është e pakthyeshme, e kufijtë e saj janë të pacenueshëm.

Më 17 shkurt 2008, përfaqësuesit e popullit të Kosovës, që vepronin jashtë kornizës së IPVQ-UNMIK-ut (që nuk përfaqësonin Kuvendin e Kosovës ose ndonjë tjetër prej këtyre institucioneve), kanë shpallur Deklaratën e Pavarësisë, duke themeluar Republikën e Kosovës. Më 22 korrik 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendosi se shpallja e pavarësisë të 17 shkurtit 2008 nuk shkel ligjin themelor ndërkombëtar, rezolutën e Këshillit të Sigurimit 1244 (1999) apo Kornizën Kushtetuese, për shkak se autorët e deklaratës, të cilët janë “përfaqësues” të popullit të Kosovës, “nuk janë të detyruar nga këto dokumente”. Shpallja e pavarësisë ishte e ligjshme.

Një argument kyç në anën e Kosovës ishte se Neni 1 i Aktit Final të Helsinkit bën që integriteti territorial është vazhdimësi e sovranitetit të shteteve të kushtëzuara me vullnetin e tyre dhe aftësinë për të garantuar të drejtat themelore të njeriut të përcaktuara edhe në Aktin Final.

Pas debaklit në GJND Serbia kishte dërguar një projekt-rezolutë për 192-vendet në Asamblenë e Përgjithshme që kundërshtonte pavarësinë e Kosovës dhe përpiqej me çdo kusht të sfidonte pavarësinë saj duke bllokuar anëtarësimin e Prishtinës (term që përdor në komunikimet zyrtare) në organizmat ndërkombëtarë.

Kështu, nëse Serbia vazhdon në këtë mënyrë mund të rrezikojë progresin drejt objektivit të bashkimit me Bashkimin Evropian, jo vetëm të sajin, por rrezikon edhe rajonin të ngecë mbrapa në integrimet euroatlantike. Çdo përpjekje për të inkurajuar ndarjen e Kosovës, apo copëtimin e saj përbrenda, dhe bisedimet mëtejme për statusin e rregullimit brenda territorit të Kosovës, do të janë kundër interesave afatgjata të qytetarëve të të dy vendeve Kosovës dhe Serbisë.

Nostalgjike: Diçka si urim, si letër e hapur, Nehat Islamit

0

 Bajram Sefaj, shkrimtar, Prishtinë

Na shkruaj sa më shpesh… 

Flaka e Vëllazërimit, 12 janar 1975, rikujtim, ngaBajram SEFAJ 

***                                

Nehat Islami: Dilema lind e rritet. Të kalon e ngushton, troç ara pyetjes bjeshkë të vë: ç’ti shtohet, ç’ti vihet Akoma përbri këtij emri e mbiemri aq të njohur.  

… Dhe – në mbrojtje tinzake aq të dashur, aq të çmuar… u gëzohesh të dhënave e nis t i vargosh: paj të gjitha, ama bash të gjitha, vetë Nehati për veti I ka thënë. Duket se qindra  e mjëra lexues ishin e janë bashkudhëtarë të tij, edhe në horizontin e nëntë të “Trepçës”, edhe në banesën e ndritshme të të ndjerit Viktor Eftimiut, edhe atje kur Nehati ndrit mbi emrin – deri atëherë të panjohur – Ibrahim Kodra vuri edhe kur  për Aleksandër Mojsiun (mbretin e dërrasave) foli edhe kur problemet sociale të xehetarëve të Shalës së Bajgorës – I rrahu edhe kur për Keçekollën (pa shkollë)  – teorikisht) në Luftën nacionalçlirimtare  – “Histori e re e të panjohur gjithaq – shkroi…. 

Në të tëra këto udhëtime mysafirë pa bashkudhëtarë e pa bashkëbisedues të Nehatit, ishin dhe nuk e di – a më të gëzueshëm  ishim kur Nehat Islami lajmëronte nga Trieshta, Viena, Bukureshti, Millano apo kur problemit të Kaqekollës pa dritë, Vitisë me religjion të shfrenuar I qasej, apo kur nga horizonti I nëntë I Trepçës – raportonte.  

E sot, sot Nehati, që, po na shpien edhe në një horizont tjetër – ta quajmë horizont të dhjetë -  të njohur “koleg, kam tremë, pak jam ngushtuar se Libanoni  “Pazar djalli” është, nuk di njeriu çdo të blejë nga tëra ato që I ofrohen…” 

Më thotë kështu Nehati, disa ditë para nisjes për në këtë vend të largët, derisa “pas orëve të mësimit kthehet” -  në Klubin e gazetarëve në Beograd “kafetë e takimit” i pinim… 

Nuk ke të drejtë të frikësohesh, shok e koleg Nehat, gati në heshtje I them. Mendimet na tretën në të kaluarën, jo aq të largët, në rrugën e nismë të Nehatit gazetar… 

“… Sot një vjershë “taze” nesër – një raport  I angazhuar mbi  në Lipjan”,  pasnesër – një lajm ekskluziv “mbi madhësinë dhe arkitekturën ekstreme të aeroportit Orly – nga metropole e botës krizantemash me pedanteri mbështjell në celofan e me gishtin e banesës në derën e së cilës hiç më pak se Mirosllav Kërlezha – shënon, ndër të parët mysafirë – gazetarë, asi çfarë ky bard I letërsisë kurrë më pare në shtëpinë e vet nuk i ka pranuar – e ti, pranon, sinqerisht pranon se, para tij i ke thyer gishtërinjtë si nxënë i para mësuesit rigoroz – bile… kështu disi e filloi  karrierën e gazetarisë Nehat Islami. 

Si mundet, prandaj, të ketë çast të çuditshëm, solemn, sentimental të dashur … edhe si ndryshe, ta quajmë – kur pas pak çastesh pra, me teshë e koteshe – për në Bejrutin e largët të fillosh – ndoshta  është dashur të rrëfejmë diç tjetër… 

(…të rrëfejmë ndoshta ndonjë prej horizonteve të gazetarisë ecën, pa ndodhi për Lugaxhiun e ri që pa ndërprerë, apo ndoshta për të treguar se këmishën më të re, që e ke – copë e grimë ta kemi bërë kur pas dy vajzave – djalë si drita, të ka lindur). 

Kur nyja e dilemës do të ngadhnjejë, vazhdojmë këtë copë letër, diçka si letër të haptë, si urim, diçka si shënim rasti, edhe me disa të dhëna që në një mënyrë nuk kanë për qëllim të përmbledhin as rrumbullaksojnë veprimtarinë e këtij gaztari të rryer. 

(… në  tëra ato vende që i numëruam që këtu nuk i përmendëm krejt atë që e shikoi me sy, Nehat Islami përmes syrit magjik të telekamerës, iu vu pas këtij instrumenti të çuditshëm. Në atë rrugë të gjatë e shumëvjeçare, kur si djallit tëzi, kamerës dhe mikrofonit u frigoheshim – Nehati bëri punë të mirë. Shumë të tjerë e pjestoi atë “grimë” ekran të vogël. Nehati nisi gazetarinë tonë televizive dhe la gjurmë në të. “Shkëndijës” – emisionit të vetëm dokumentar nga lëma e kulturës dhe arsimit – Nehati nuk ia fali vetëm emrin, por edhe “shpirtin” edhe fizionominë edhe popullaritetin…) 

Për arsye (su) objektive, Nehati nga Televizioni, përsëri u kthye në mesin e kolegëve, në “Rilindje” – aty ku filloi karrierën – “tani jam duke lexuar shumë, më së tepërmi më ka impresiouar një publikim (voluminoz) i njëfar Filip Hitit, publicist i cili konsiderohet si njohës i madh i kësaj pjese të botës, po lexoj vazhdimisht – gjendem para një detyre të rëndësishme, delikate…” na thotë disi si në dro i cili disa h erë gjatë kësaj bisede, lapsin e notesin nga dora ma rrëmben – është hera e të s hënoj, kurrë nuk i ka ndodhur kështu… përsëri vazdhojmë të çuditemi (pse frigësohet Nehati nga kjo rrugë… 

(… a është ky Nehati? Nehat Islamin të cilin mirë e njohim, a është ky Nehati i cili maturinë, gjakftohtësinë, sensibilitetin, rrjedhshmërinë… karakteristike të punë së vet gazetareske i ka. Dhe kemi mençuri shkroi Nehati edhe për “Kamelonin”, edhe për problemet e sumta të tuzjanëve, edhe për kufitarët e Spanjës, edhe për rrugët pa emra në kryeqytet, edhe për skandalet neofashiste në Itali, edhe për… 

Observator i madh (përdorim një fjalë të madhe,është Nehat Islami. I vëren ngjarjet e mëdha të rëndësishme, por edhe një thjerrzë smadhuese për ato më të voglat e ka”për gazetarin e vërtet, të sinqet, nuk ka temë të madhe e të vogël”  – thotë Nehati. Deshëm o nuk deshëm, na kujtohet “gazetaria” e tij. Me të njëjtin seriozitet, me të njëjtin respekt iu qas Nehati edhe temës së madhe edhe temës se vogël – duke shkruar edhe për Anën e Bujës, edhe “dhjetë paratë kusur të pakthyera” Mirëpo, kurrë në këtë decenie gazetarie profesionale nuk e humbi rive, as në lavdërime e thurrje odesh për dukuri fisnike: “skenë e madhe e me shumë “lojna” është jeta, ore mik” më thotë Nehati. “Të shkruajmë sa më mirë e sa më shumë – por gishtërinjtë nga pendimi sa më pak t’i grisim” (diçka si porosi).  

Nehat, para se në emër të lexonjësve të nderuar të “Flakës” të dëshiroj rrugë të mbarë, faqe të bardhë e sukes sa më tëmadh vjen keq nëse këta pak rreshta rastësisht u përngjasin letrës përshëndetëse, lamtumirëse. Këtë po ta them, sepse një shkrimi të këtillë ndjenjë e asociacion nekrologu – zgjon. 

Po u them prandaj lexuesve edhe njëherë se Nehati nuk po shkon as nga gazetaria as nga “Rilindja”. Në të vërtetë, duke shkuar si i pari korrespondent i përhershëm (“koha e të parëve ka kaluar) –  do të më thoshe Nehat i “Rilindjes” në Lindje të Mesme, me seli në Bejrut -Nehat  Islami shënon rritën e zhurnalistikës kosovare në përgjithësi e njëherit kjo është një embëlsirë e “Rilindjes” me të cilën gostit lexonjësit tri decenie të rrugës dhe rritës në Jugosllavinë socialiste vetëqeverisëse… 

(… Nehat, në Bejrut mos na prit me fasulë, sikurse më the atë ditë kur zhvilluam këtë bisedë, por na gostit me specialitete të atjeshme, ashtu sikurse me specialitetet gazetareske do të na gostitësh përditë në faqet e “Rilindjes”). 

Mendime rreth Konferencës shkencore: “Festat kalendarike tradicionale të vitit në Luginë të Preshevës dhe në viset shqiptare”

0

Shkruan : Xhemaledin SALIHU, Preshevë 

Më 22 e 23 tetor 2022 në Preshevë u mbajt Konferenca shkencore: “Festat kalendarike tradicionale të vitit në Luginë të Preshevës dhe në viset shqiptare”, ku morën pjesë 33 studiues nga Italia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Lugina e Preshevës, me 36 punime shkencore. 

Konferencën shkencore e udhëhoqi BORDI, në përbërje: Prof.dr.Drita HALIMI-STATOVCI-etnologe,  Prof. dr. NEBI ISLAMI, filolog, Prof.dr. Agron XHAGOLLI-kulturë popullore/folklorist/, Prof.dr. Nebi DERVISHI, historian dhe Xhemaledin SALIHU, profesor, studiues. 

Organizues i Konferencës shkencore ishte Këshilli drejtues i SHTKK-së. 

Konferenca shkencore punoi në disa séance, seancën solemne e udhëhoqën drejtuesit: prof. dr. Drita Halimi Statovci, Prof. dr. Agron Xhagolli dhe Phd Shpëtim Memishi, kryetar i Kuvendit të SHTKK-së. 

Konfer encën shkencore zyrtarisht e shpalli të hapur Xhemaledin Salihu, kryetar i SHTKK-së, me një fjalë rasti, ku përshëndeti pjesëmarrësit, studiuesit dhe delegacionin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, e cila ishte edhe financuese e projektit të Konferencës shkencore, në krye me Vjollca Aliun, drejtoreshë e Departamentit të Trashëgimisë kulturore në MKRS. 

Znj. Vjollca Aliu e përshëndeti Konferencë shkencore dhe uroi punë të mbarë dhe mbështetje financiare pë SHTKK-në, punën dhe veprimtarinë e saj. 

Në pjesën e ndarjes së shpërblimeve sipas Rregulloresë mbi ndarjen e shpërblimeve të SHTKK-së, me shpërblim më të lartë të SHTKK-së u shpërblye Akademik Rexhep Ismajli, me ANËTAR I MERITUAR, ndërsa me ANËTAR NDERI u shpërblyan: Prof.dr.Drita HALIMI-STATOVCI-etnologe,  Prof. dr. NEBI ISLAMI, filolog, Prof.dr. Agron XHAGOLLI-kulturë popullore/folklorist/, Prof.dr. Nebi DERVISHI, Hysen Këqiku, redaktor teknik, Xhemaludin Rexhepi, lektor, Qenan Haxhi Vlora Hamdiu, donator dhe me Mirënjohje u shpërblye Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës. 

Shpërblimet i ndan: Remzije Jusufi, Rexhepi, Phd Shpëtim Memishi, Xhemaledin Salihu, Limon Kadriu… 

Forhåndsvisning av bilde

Seancën e parë të Konferencës shkencore e drejtuan: Prof. dr.Drita HALIMI STATOVCI, Prof. dr. Agron XHAGOLLI. 

Në seancën e parë me kumtesa-punime u paraqitën: Adelina XHAFERI, Festat kalendarike dhe ritet e tyre, Av. Belkize (MALAJ) GJEDIA, Modeli i festimeve në monizëm, Ma.sc. Argjira UKIMERI, Festat kalendarike dhe fetë, Msc. Diana BAJRAJ, Msc. Rajmonda BERISHA, Festat kalendarike në lirikën popullore,  Prof. dr. Drita HALIMI-STATOVCI, Gjurmëve të riteve kalendarike,  Dr. Fejzulla GJABRI, Festat kalendarike  tradicionale të vitit në Lumë Hysen KËQIKU,  Festat e motmotit në Velegllavë, Malësia e Gallapit-Kosovë,  

Ismet TAFILI, Festat kalendarike tradicionale shqiptare në fshatrat  e Malësisë së Bujanocit, Prof. dr. Izaim MURTEZANI, Gjurmë të hierogamisë (“martesës së shenjtë”) në kremtet kalendarike te shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, Dr. sc. Mustafë HAZIRI, Festat e motmotit në  traditën shqiptare,  Nehat RAMIZI, Këngët e motmotit, element mirëkuptimi mes popujve, Rini USEINI, Përfshirja e vajzës së fejuar në ritet kalendarike, Dr. Rovena (VATA) MIKELI, Festat kalendarike tradicionale të vitit në veprën e Mitrush Kutelit, Prof. dr. Shefki SELAMI, Festat kalendarike në Tetovë, Prof. dr. Zejnepe ALILI-REXHEPI, E përbashkëta e festave dhe riteve të motmotit në rrafshin kombëtar dhe Prof. Neshat Mehmedi, Rite dhe praktika magjike që ndërlidhen me midisdimrin-doksanin. 

Drejtues të seancës së dytë të Konferencës ishin: Prof.dr.Izaim MURTEZANI, Mr.sc. Erodita QORKADIU-HAXHIU dhe  Dr. sc. Mustafë HAZIRI, ndërsa punimet e tyre i lexuan: Prof. dr. Agron XHAGOLLI, Dita e verës dhe Lef Nosi , Drita MEMETI, Hiriet ZIBERI, Ardita ABDULI-REKA, Aspekti socio-kulturo i shënimit të ditës së verës në qytetin e Kërcovës dhe rrethinë, Mr.sc.Erodita QORKADIU –HAXHIU, Verojkat në ditën e verës (verzës). laboruar në qytetin Elbasan, Fitim FLUGAJ, Verëza, festë tradicionale në Opojë të Prizrenit, Prof. dr. Lutfi ALIA, Dita e verës shqiptare, Prof. dr. Nebi DERVISHI, Dita e verës në Strugë, dikur dhe sot, Dr. Nexhat ÇOÇAJ, Dita e verës  në Prizren dhe rrethinë. 

Drejtues të seancës së tretë ishin: Dr.Fajzulla GJABRI, Prof. dr. Shefki SELAMI dhe Docent dr. Minir ADEMI, ndërsa punimet e tyre i lexuan këta studiues: Av. Agron ISA GJEDIA, festa e plisit të bardhë” tani “festa e plisbardhëve”, Arbnora KOLGJERAJ REXHAJ, riti i buzmit në Zym të Hasit, Arta MAKOLLI KADRIU, Remzije MAKOLLI AHMETI, Festat e Bajramit dhe kremtimi i tyre te shqiptaret, Dr. sc. Besim MORINA, Kremtimi i festës se Shën Gjergjit në fshatrat e komunës se Drenasit, Edibe SELIMI –OSMANI, Riti i shiut dhe ndalimi i breshërit në Tetovë e Gostivar me rrethinë, Hajrullah HAJDARI, Dita e Shën Gjergjit në Krajë, Jeton SALLAHU, Rasti i festes se Shën Gjergjit dhe objektit të tyrbes në Vushtri, Prof. dr. Lutfi ALIA, Festa e karnevaleve, Doc. dr. Minir ADEMI, Festa e Shën Gjergjit në fshatrat e komunës së Likovës, Rahim AZEMI, Kremtimi i festës së Shën Gjergjit në fshatin  Stançiq, komuna e Gjilanit , Xhafer CAKOLLI, Kulti i gjarpërit, Xhahit RAMADANI, Dita e Shëngjergjit në Bujanoc dhe Xhemaledin SALIHU, dita e Shëngjergjit në Preshevë. 

Pas mbarimit të leximit të punimeve në Konferencë shkencore u zhvillua një diskutim lidhur me tri seancat dhe punimet. 

Fjalën përmbyllëse e pati mbi Konferencën shkencore Prof. Dr. Agron Xhagolli. 

Në mbrëmje të 22 tetorit 2022 u shfaq një film dokumentar mbi Ditën e Verës, me autor dhe regji të Shaban Shabanit, të cilin në Prizren e shfaqën SHKASH “ Gurra” e Gjilanit. 

Pas shfaqjes u diskutua për filmin dhe studiuesit dhanë mendime për Konferencën shkencore që ndodhi dhe pati edhe propozime lidhur me Konferencën shkencore të ardhshme, sidomos pati propozime lidhur me temën e Konferencës së ardhshme. Në fund dominoi mendimi dhe këtë e shprehën edhe shumica e diskutuesve që Bordit të Konferencës t’i lihet në kompetencë për ta përcaktuar temën e saj. 

Në fund tëdiskutimeve, Xhemaledin Salihu, kryetar propozoi që për anëtar Bordi të kooptohet edhe Prof. Dr. Izaim Murtezani nga Maqedonia e Veriut. Propozimiu aprovua një zërit. 

Konferenca shkencore vazhdoi punimet e saja edhe të dielën, më 23 tetor 2022, me 

hapjen e Ekspozitës: Fotografi të objekteve të trashëgimisë kulturore të Luginës së Preshevës/Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë/, e cila u bë në koridoret e restorantit “BICI’. Menaxhimin e Ekspozitës e bëri Agim Arifi, mësimdhënës i artit dhe 

me përurimin e dy librave të SHTKK-së, botime të saja:  “Zejtaria dhe Tregtia në Luginë të Preshevës dhe në viset shqiptare” dhe “Veshja shqiptare e Medvegjës dhe viseve tjera shqiptare”, drejtues të përurimit të librave ishin Prof. dr. Agron XHAGOLLI, Prof. dr. Drita HALIMI-STATOVCI, Xhemaledin SALIHU, profesor, ndërsa referues: Prof. dr. DRITA HALIMI-STATOVCI,  Prof.dr. Agron XHAGOLLI.  

Në Tribunën shkencore: “Toleranca ndërfetare në Luginë të Preshevës dhe në viset tjera shqiptare” ligjëroi Dr. sc. Veton ZEJNULLAHU, marrëdhënie ndërkombëtare dhe diplomaci, ndërsa drejtues ishin: Prof.dr. Agron XHAGOLLI, Prof.dr. Nebi ISLAMI, Xhemaledin SALIHU, profesor 

Në pasditën e 23 tetorit 2022, SHTKK organizoi vizitë disa vendeve të trashëgimisë kulturore në Nesalcë të komunës së Bujanovcit: Teqesë, ku na priti dhe na njoftoi me historikun i nderuari dhe i palodhshmi u.d. Sheh Afrim Agushi dhe Plaku i Teqesë 

Kacipupit, ku ligjëroi bachelor i arheologjisë, Musli R. Emini, Teqesë së Preshevës dhe Varret e Krushqëve në Bukurovc, ku ligjëroi Xhemaledin Salihu. 

PROJEKTET I FINANCOI: MINISTRIA E KULTURËS, RINISË DHE SPORTIT E REPUBLIKËS SË KOSOVËS, ndërsa Konferencën shkencore e ndihmuan edhe Qenan Haxhi Vlora HAMDIU, Gjymshit SAQIPI  

PROJEKTET I REALIZOI : SHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE NË PRESHEVË 

FALEMINDEROJMË STUDIUESIT, PJESËMARRËSIT, FINANCUESIN DHE TË GJITHË ATA QË NDIHMUAN FINANCIARISHT DHE NË FORMA TË TJERA Konferencën shkencore që të jetë me karakter dhe vlerë shkencore e kulturore. 

 PRESHEVË, MË 30 TETOR 2022          

Xhemaledin Salihu, kryetar