Përmasat groteske të degradimit moral dhe politik të Memli K.

Shkrime relevante

Frika ka emër, ajo e ka emrin “propagandë rrencake”

Lirim Gashi, Prizren ____ FRIKA KA EMËR, AJO E KA EMRIN PROPAGANDA RRENCAJKA ____ Në...

Rikthimi në katoliqizëm që nuk do të ndalet asnjëherë, derisa të rikthehen të gjithë shqiptarët!

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë RIKTHIMI QË NUK NDALET ! Sot, në...

Turpi ju mbuloftë – neuropsikiatri mallkon politikanët e Kosovës

Dr. Afrim Blyta, neuropsikiatër ____ Jam dëshmitar – si edhe çdo qytetar tjetër...

Shpërndaj

Nga: Prof. Dr. Sadri Ramabaja, Prishtinë
___
* Kur degradimi moral e politik merrë përmasa groteske
Në librin bestseler “Ana e drejtë e historisë”, Ben Shapiro, autori më i shitur i New York Times-it, shpjegon ndër të tjera, se si një pjesë e shoqërisë sonë ka humbur kaherë lidhjen me etikën dhe moralin.
Po ta dëgjonte ai së fundmi reperin tonë të katapultuar në politikanë, Memli K., tek flet për rreshtimin historik të km Kurti, do të konkludonte se Memli i gjorë, tashmë na paska humbur lidhjen me realitetin si element i domosdoshëm i gjykimit racional.
Kjo deklaratë e Memli K. është dëshmia më e mirë se, pikërisht është ai që përballet me krizën morale të përbrendësuar në identitetin e tij jo vetëm politik, prandaj ngatërron keq anën historike të së drejtës.
Ai është dëshmia më e fuqishme se si ka mundësi dhe pse ndodhin këto fenomene, që një forcë politike (PDK), e cila thirret në trashëgimin më pozitive të historisë sonë moderne, të nxjerrë në krye pikërisht një palaqo të kësaj natyre.
Por ky fakt dëshmon edhe atë se, arsyet reale të këtij degradimi moral e historik, duhet kërkuar që në zanafillën e PDK-së, prandaj lideri i saj sot bie kaq ndesh pikërisht me UÇK-në – këtë kryevlerë të civilizimit tonë.
Shih për këtë, deklarata e tij më kujton më shumë zhurmën e krrakrrave turko-mongole, tek përplasen në muret e rrugicave me kalldrëm të civilizimit oriental, tok me mendësinë e tribalizmit mesjetar.
Vetëm kjo sortë e shpërfytyruar nga ADN-ja autentike jona, e ushqyer keq nga filozofia orientale, merrë guximin të mbajë ligjërata politike mbi rreshtimin historik të kundërshtarëve politik bazuar në parime të tribalizmit dhe të të ashtuquajturit subjektivizëm moral.
Noli ynë për këtë specie politikanësh ka pas shkruar poezinë antologjike “Marshi i Barabait”, që e përfundon me vargun e famshëm: Lehni, laro, kaba: Hosanna, Barabba!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu