







Nga Aurel Dasareti
Ky është servil ndaj atyre barbarëve që kanë kryer gjenocide të shumta kundër Kombit tonë, dhe që po përpiqen të na shkatërrojnë dhe të na heqin nga faqja e dheut. Një dëmtues i gjithanshëm. Njeriu ndjen turp që është shqiptar, kur Atdheun e kapi ky tradhtar. Dhe, për fat të keq, kjo ish qenie njerëzore, ka shumë mbështetës nga mbarë vendi ynë i copëtuar dhe sakatuar.
***
Ju vërtet nuk keni kuptuar asgjë akoma. Ky nuk është kryeministri i Kombit tim, por avokati shqipfolës i „popullit të zgjedhur“ për të mbajtur ligjet në Ballkan, serbëve pra, prandaj pa u lodhur, kudo që flet, kudo që shkon, përkrah gjenocidin e kryer nga serbët ndaj shqiptarëve në Kosovë (1998-99).
Djalli i morri shakatë. Disa kalemxhinj që kanë shitur prapanicën, në “opinionet-analizat” e tyre në gazeta/portale, me vetëdije apo pa të, mashtrojnë lexuesit kinse luftojnë një kauzë të rëndësishme (për Kombin dhe Vendin), por në praktikë duket se më shumë janë të shqetësuar për klikimet, pëlqimet, ndjekësit dhe vetëpohimet.
Shumë shqiptarëve u është shpëlarë truri duke dëgjuar llomotitjet në TV, apo shfletuar shkarravina e këtyre “analistëve” analfabetë – dhe vuajnë nga Sindroma e Stokholmit, të paaftë për të menduar vetë.
Ne kemi parë se si manipuluesit e aftë mund të përdorin platforma mafioze të korruptuara antikombëtare për të vendosur agjendën në media, për të bindur votuesit të votojnë dhe për të kontrolluar turmat e mëdha të “deleve”.
***
PS: Përshëndetje të nderuar lexues. Kjo është një letër e shkurtër, me fragmente (pjesë e shkëputur), nga biseda ime private me një zyrtar të të vetmit narkoshtet evropian, Shqipërisë – i cili fatkeqësisht më befasoi me pikëpamjet e tij antikombëtare. Ndjeke më poshtë. Nuk ia përmendi emrin.
***
Ai: Zelensky kishte mundësinë të parandalonte një luftë në vendin e tij, por ai nuk mund ta përdorte atë. Zelenskit iu desh të thoshte vetëm pesë fjalë për atë që dinte shumë mirë: “Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO”. Rusia ka paralajmëruar për shumë vite se Ukraina nuk duhet bërë kundër Rusisë, se NATO nuk duhet të futet atje dhe të krijojë kërcënime të drejtpërdrejta ushtarake për sigurinë ruse.
Unë: Ukraina nuk ishte kundër Rusisë deri në vitin 2014 kur Rusia aneksoi Krimenë dhe dërgoi ushtarë në Donbas. Nëse Ukraina zgjedh NATO-n në vend të Rusisë, varet nga autoritetet ukrainase, jo nga Kremlini. Sot, Rusia vë bast për një perandori të re ruse (siç thonë ata vetë). Prandaj Ukraina bëri diçka të zgjuar kur u tërhoq drejt NATO-s.
Ai: NATO në territorin ukrainas po përpiqet të ndërtojë një konfrontim themelor midis shoqërisë perëndimore dhe Rusisë me ndihmën e ukrainasve.
Unë: Jo, NATO në territorin ukrainas do të shkatërrojë planet e Rusisë për një perandori të re ruse në kurriz të shteteve të tjera.
Ai: Sigurisht, NATO-ja do të donte të luftonte, siç nuk hezitojnë ta thonë vetë, kundër Rusisë deri në ukrainasin e fundit, në fund të fundit nuk është mëkat.
Unë: Përsëri gabim. Vendet e NATO-s u përpoqën për kohën më të gjatë që ta bënin Rusinë të ndalonte sulmet. Diçka e premtoi edhe Putini. “Vetëm manovra ushtarake”- llomotiste ai. Kur Rusia kundër të gjitha premtimeve sulmoi gjithsesi, vendet e NATO-s vendosën të ndihmojnë ukrainasit me mbrojtjen e tyre. Rusia mund të ndalojë menjëherë ndihmën e NATO-s nëse dëshiron. E vetmja gjë është tërheqja e forcave ruse në Rusi.
Ai: Udhëheqja e Ukrainës e dha vendin e tyre, territorin e tyre dhe, më e keqja, popullin e tyre për t’u përdorur.
Unë: A mendon se është një fenomen i panjohur që një vend të mbrohet kur sulmohet? Dhe ti mendon se Putini do të ndalet me Ukrainën, nëse ia del mbanë? Pse kaq shumë shqipfolës janë plot admirim për psikopatët si Putini? Çfarë është ajo që ju tërheq kaq shumë në lidhje me Putinin dhe të gjithë plehrat rreth tij? Po. Ukraina nuk është pjesë e BE-së, Ukraina nuk është pjesë e NATO-s. Por ne jemi ende në luftë me Rusinë. Dikush po gënjen fort këtu, dhe për fat të keq, mund të jemi “ne”. Unë nuk jam në asnjërën anë në luftën propagandistike apo diçka të tillë. Unë ulem në gardh dhe kërkoj të vërtetën. Dhe gjithçka që na shërbehet nga mediat shqipfolëse serbo-file të paguara nga armiqtë kundërmojnë si plehrat. Lufta dëshmon se anëtarësimi në NATO është i nevojshëm, ti çmendarak. Kemi dëgjuar për këtë po, por në Ukrainë ne japim vetëm ndihmë që ukrainasit të mund të mbrojnë atdheun e tyre. Të sulmojnë askënd tjetër. NATO angazhohet për mbrojtje të përbashkët. Kjo nuk do të thotë se ne nuk mund të ndihmojmë vendet e tjera nëse duam. Kur Ukraina evropiane sulmohet padrejtësisht, është e natyrshme që vendet e tjera të lira evropiane (dhe jo vetëm) të ndihmojnë. Jo, duhet të jesh një besimtar mjaft i mirë për ta besuar këtë. Rusia e kishte planifikuar luftën për disa vite dhe kishte lënë mënjanë para (rubla, euro, dollar) për sanksionet që ata besonin se do të vinin. Rusia, siç thonë ata, ka planifikuar një perandori të re ruse. Dhe Ukraina ishte pjesë e saj. Ukraina, nga ana tjetër, u bashkua me NATO-n dhe rusët e panë se lufta mund të kushtonte më shumë sesa kishin planifikuar. Dhe kjo është pikërisht tani. Ukraina nuk u shtri me shpinë që Putini të merrte perandorinë e tij. Ajo që bëri Presidenti i Ukrainës ishte e shkëlqyer. Ai i mundësoi Ukrainës për të mbrojtur vendin e saj. Jo nëse sulmoheshin, por kur sulmoheshin. Tani mundësitë e Rusisë për të krijuar një perandori të re ruse me ndihmën e forcave të armatosura po shkatërrohen dita ditës në Ukrainë. A është anëtarësimi në NATO që është arsyeja e pushtimit tani? A vlen e njëjta gjë për Suedinë dhe Finlandën? Në të kaluarën, ju keni shpallur arsye krejtësisht të ndryshme: “Ushtria ruse anashkalon qytetet dhe deri më tani është e angazhuar në çmilitarizimin e vendit, denazifikimin e pjesshëm dhe shkatërrimin e batalioneve kombëtare dhe formacioneve të tjera nacionaliste”. Nuk mund të mendoj që Rusia të bëjë ndonjë gjë pozitive për dikë (përveç Serbisë…), por ju mund të dini diçka? Rusia nuk i konsideron shtetet fqinje si vende sovrane, por pjesë e Rusisë së Madhe. Kjo është arsyeja pse ata mendojnë se është krejtësisht mirë të diktohen fatet e tyre, si në Gjeorgji, Çeçeni dhe Bjellorusi. Është plotësisht e kuptueshme që vende si Letonia, Lituania dhe Polonia kërkuan anëtarësimin në NATO sa më shpejt që të mundeshin. Ukrainasit i thonë gjithashtu një jo të qartë këtij kontrolli rus. Ata nuk duan të bëhen përsëri një shtet vasal nën Rusinë. Evropa nuk ka qenë kurrë më paqësore në historinë e saj sesa pas formimit të NATO-s. A nuk ka rëndësi kjo sipas jush?
Ai: Sidomos gjatë bombardimeve të Serbisë më 1999.
Unë: A është Serbia anëtare e NATO-s?
Ai: Jo, por u bombardua nga NATO gjatë kësaj “periudhe paqësore”.
Unë: Ndoshta nuk e ndryshon paqen që Evropa ka pasur falë NATO-s. Argumenti juaj është se që nga ndalimi i NATO-s, që Serbia të kryej gjenocid ndaj shqiptarëve të Dardanisë (Kosovës), nuk ka qenë paqësore? Ju të “rilindjes” a keni pirë shumë çaj rusi apo jeni të droguar nga kanabisi? Në letër, Rusia ka shumë gjëra të çuditshme. Por në realitet, NATO ka armë të vërteta. Dhe askush nuk fiton një luftë bërthamore, kështu që Rusia nuk do ta përdorë atë. Problemi i vetëm është se edhe nëse Putini arrin të shkatërrojë gjithçka ose pjesën më të madhe të saj, Rusia gjithsesi është kthyer në Epokën e Gurit. Ironike që një “realist” si ti argumenton bazuar në “besoj”, “dua të them”, në vend që të argumentojë nga faktet. Putin tashmë ka pushtuar Bjellorusinë. Putin ka aneksuar Krimenë. Putin u përpoq, por dështoi, në një grusht shteti në Kiev. Putin ka ‘njohur’ dy thuajse shtete në Donbas. Ushtarët e Putinit po luftojnë për jetën e tyre për të pushtuar më shumë Ukrainë. Nëse helikopterët dhe avionët luftarak rusë fitojnë epërsi ajrore, kjo do të ndryshojë situatën (rezultatin) e luftës në terren. Kur Ukraina të marrë nga aleatët një sasi të mjaftueshme të sistemeve moderne dhe efektive të mbrojtjes ajrore, atëherë forma kryesore e terrorit e Rusisë, sulmet me raketa, do të pushojë së funksionuari. Rusia ka pësuar humbje të mëdha në ushtarë dhe pajisje dhe është rrahur në disa fronte gjatë muajit të fundit. Kryekrimineli Putin ka shpallur aneksimin e territoreve të Ukrainës vetëm pjesërisht nën kontrollin rus, dhe kërcënoi se do t’i mbrojë ato me armë bërthamore. Çdo përdorim i armëve bërthamore nga Moska do të kishte “pasoja të paprecedentë” për Rusinë “tënde” naziste terroriste. Njeriu i vogël i çmendur Vladolf Putler, me fytyrën e Botox-it, po bëhet gjithnjë e më shumë si nazistët e tjerë të mëdhenj, por fatkeqësisht ka plot nazistë të tjerë në rrethin e tij të ngushtë, por edhe shumë trushpëlarë si ti. NATO dërgon armë anti-drone në Ukrainë. Shpresoj se do zgjohesh dhe përmirësohesh . Gëzuar shoku…!
***
Shqipëria dhe Kosova (së bashku) duhet të rrisin dhe forcojnë aftësinë dhe gatishmërinë e tyre mbrojtëse!
___

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina
***
(Si mysafir i Rezear Xhaxhiu)
1. Rama foli si altoparlant i Serbisë për luftërat dhe krimet në Ballkan (!?), por, nuk e tha asnjë fjalë në mënyrë decidive për; dëmet, gjenocidin, shkatërrimet, dhunimet dhe kalvarin dëbimit pothuajse “biblik” të një milion shqiptarëve etnik, e shtetit të Serbisë!?
Pra, një qasje e tillë selektive për temat dhe problemet që e fajësojnë shtetin e Serbisë, nuk e pamë fare në aulen e Asamblesë evropiane. Dhe e gjithë kjo “histori” e pretendimit se fjalimi i tij ishte:”historik”(?!), “patriotik”, madje edhe “tejhistorik”, është në fakt; një folklorizëm tashmë i konsumuar i viteve 90-ta; një tendencë e kulluar protagoniste, për ta “mirëmbajtur si lukun e vetë” politik; por, edhe mënyrë ideale për ta “promovuar” idenë dhe natyrën e kozmopolizmit shqiptar në Evropë.
2. Thënë më ndryshe, Edi Rama duke i suspenduar pothuajse gjitha akuzat eventuale ndaj Serbisë, u mundua që ato t’i kompensoj me stigmatizime e paragjykime ndaj Rusisë dhe Vladimir Putinit! Edhe “loja”e fjalëve të tij, rreth “vajtimit”që ia bëri Kosovës, në fakti ishin vetëm një lloj folklorizmi primitiv, që sot ndër popujt evropian (përveç Rusisë e Serbisë) nuk mund t’i hasêsh askund! Edi Rama, poashtu lëre që nuk foli por, as nuk insistoj që t’i qartësoj dekonspiracionet (të paktën në vija të trasha!) e Projekteve AKADEMIKE (Memorandumet e njëpasnjëshme akademike), e angazhimeve POLITIKE (që i servohen për çdo mëngjes Presidentit A.Vuçiq) po edhe Planeve USHTARAKE (përmes një që Serbia e synon në formën e një invazioni alias si ai i Putinit në Ukrainë!) të Serbisë së sotme, që e menaxhon vëllai i tij binjak Aleksandër Vuçiqit.
3. Të mos tê harrojmë edhe një element tejet të rëndësishëm në fjalimin e Edi Rames (që Analiza me Analizën e Përmbajtjes, shumë leht mund të detektohet), të cilin ai duket qëllimisht e harroj, se; kur flet Presidenti serb, në fakt flet; Kisha ortodokse serbe; flet Akademia serbe; flet shoqëria civile serbe; fletë opozita serbe; flasin mediet sociale serbe…! Thënë edhe më thjesht; Serbia, fare nuk e ka hallin e ndihmës nga ana e KM shqiptar, që ka emrin Edi Rama!
Sepse, dihet që politika serbe; ndryshe gjykon, ndryshe flet, e ndryshe, vepron. S’këndejmi, është absurd e i pajustifikueshëm yryshi i tij (madje!?) vullnetar, për të avokuar interesa politike serbe jo vetëm në Kosovë por, edhe në rajon. Sepse, në Serbi, përveç politikës, akademisë, medieve, eth.ka kush avokon.
Atje Kisha edhe de facto është pushtet paralel…


nga NTB
Policia në Finnmark arrestoi një rus të martën, i cili ishte duke u larguar nga vendi me dy drone. Janë sekuestruar sasi të mëdha filmash, raporton NRK. Sipas kanalit, tarifa mund të zgjatet. Policia ka kërkuar dy javë paraburgim për rusin, i cili ka filmuar me dron në Norvegji.
– Ai u ndalua në Storskog më 11 tetor kur po dilte nga Norvegjia. Ishte një kontroll normal kur dogana dhe policia zbuluan dronin në bagazh, thotë avokatja e policisë Anja Mikkelsen Indbjør në qarkun e policisë në Finnmark për NRK.
Ata do të kontrollojnë sasinë e të gjitha filmimeve të sekuestruar dhe akuzat mund të zgjerohen.
Vetëm sot pasdite kërkesa e policisë për arrestim do të procedohet në gjykatën e rrethit Indre dhe Østre-Finnmark në Vadsø. Gjykata do ta marrë vendimin në mbrëmje.
Ai aktualisht akuzohet për shkelje të Aktit të Sanksioneve dhe Rregulloreve të Sanksioneve, të cilat hynë në fuqi pasi Rusia hyri në luftë kundër Ukrainës.
Në paragrafin në fjalë thuhet se kompanitë apo qytetarët rusë nuk lejohen të fluturojnë në Norvegji.
PST do të marrë përsipër hetimin, sipas NRK.
– Ai akuzohet për shkelje të Aktit të Sanksioneve, për fluturim të dronit në territorin norvegjez, thotë mbrojtësi i tij, Jens Bernhard Herstad. Policia ka sekuestruar dy dronë dhe disa pajisje ruajtjeje elektronike.
Avokati i policisë Indbjør thotë se ata do të kalojnë përmes konfiskimit për të parë qëllimin dhe përmbajtjen e çdo fluturimi të kryer në territorin norvegjez.
Nga: Nafi Çegrani
( Këto janë gjëra që i kam përjetuar në lëkurën time, si viktimë i një procesi të krijuar në saje të shpifjeve dhe akuzave mashtruese, të kurdisura nga djajtë e epokës kominternist , ose vetë Djalli që quhej : UDB).
( Dinjiteti i njeriut të devotshëm përballë intrigave të nëntokës udbashiane apo edhe rrjeteve të spiunazhit dhe misionit sllavo-rus në Ballkan, janë uragane dhe që u bëri sfidë, i përballur me dënimin me vdekje-pushkatim dhe pranga me vite!)
Andaj edhe po shkruaj në shenjë revolted he apeli për mendjet e shëndosha dhe të drejta të këthehen në binmarët e së vërtetës dhe jetës reale, duke kthjelluar botëkuptimin e plotë për drejtësi, paqë, mirëqënie dhe shpirt human në zhvillimet e demokracisë dhe vetive të moralshme njerëzore, përballë intrigave dhe fortunave të çmendura që fryjnë mbi faqet e Ballkanit…
Ne një racë e veçantë si popull dhe si komb, gjithmonë kemi jetuar dhe luftuar me sakrifica e guxim, kemi qenë zemërgjërë dhe tolerues në kohë dhe rrethana mjaft të rrezikshme për të ndihmuar të tjerët, dhe shpesh jemi bërë viktimë. Madje duke e ndihmuar edhe ardhjen e sistemik komunist, në beteja të ndryshme, ose edhe për të mbetur gjallë. Në ato dekada trishtuese të sistemit monist, para dhe pas Luftës së Dytë Botërore, madje edhe gjatë epokës së UDB-s, e cila ishte agjencia më e sofistikuar e spiunazhit gjatë Luftës së Ftohtë, e ne shqiptarët kemi qënë edhe të zhgënjyar, edhe kurban ballkanit,- do të thoshte shkrimtari I shquar Luan Starova. Madje e kemi paguar shtrejtë edhe lojërat e tyre tinzare dhe të fshehta me prapavija provokuese dhe të tensionuara, të cilët në kurriz të shqiptarëve janë bërë edhe manipulime dhe zhvillime të egra operacionesh të frikshme, duke mbajt mbi shpinë Gurin e Sizifit! Dhe kemi qënë përherë në antagonizma edhe me vetvehten. Mjerisht ! Por, mund të jemi të BASHKUAR si KOMB në shtrirjen e shtigjeve tona, sidomos tani pas shembjes së sistemit të frikshëm komunist dhe udbs, të cilët mbi ne shqiptarët ngritën strategjinë e paparë antishqiptare dhe të shovinizmit të tyre të egër, me misione perfide, duke vënë në jetë një veprimtari të çuditshme operative me mekanizma mashtrimi dhe lufte të fshehtë.
Por, si ?
Kjo duhet bërë nga mendje të këthjellta dhe të mënçura. Sidomos tani, kur ne shqiptarët, mund të jemi të bashkuar si një trung,vetëm atëherë kur të na vetëdijesojë dhe mësojë Amerika, NATO dhe BE, sepse jemi një popull i veçantë në shtigjet ballkanike që kemi një gjuhë, kulturë, zakone dhe një histori mjaft të bujshme por edhe tragjike, dhe kështu jemi të CAKTUAR nga Zoti. Megjithatë, përsëri them: mjerisht në kohë dhe hapësira kemi qënë dhe akoma jemi edhe shumë të përçar, jo pse jemi popull që kemi tri fe. Kurse fenë, të jesh myslimanë, katolik apo ortodoks, është çështje tjetër që në shekuj e kemi zgjedhur vetë. Feja nuk ka të bëjë me racën e gjakun, me kombin. Ajo është çështje tjetër, sepse NE jemi një TRUNG që ka rrënjë të thella në këtë tokë të lavruar me kopita kuajsh dhe të mbjellur me kafka njerëzish në histori shekujsh sa është vetë jeta…!
Ne shqiptarët kurban ballkanik, pse kështu, vallë !?!
Nuk ka dyshim se kjo, si një mendim dhe botëkuptim, në saje të gjendjes faktike, historike dhe reale, ka të bëjë me një realitet të brendshëm të përndezur ndjenjash jete në kohë dhe beteja , ka të bëjë me të qënurit si komb i lashtë me shumë sakrifica dhe i viktimizuar, si popull me një histori të bujshme dhe tradita që na dallojnë nga popujt tjerë në aspektin pozitiv, që nga luftërat dhe kohërat iliro-dardane, të kohës së Skënderbeut dhe më pas, ku shqiptarët gjithmonë kanë qënë të ngërthyer me baticat dhe zbaticat e jetës dhe të egzistencës, përballë furtunave të shekujve, që frynin nga të gjitha anët, duke u përlesh egërsisht me jetën dhe vdekjen, mes rivalitetesh dhe tradhtish të gjakta ose të hakmarrjes, nderit dhe dashurisë, e që na bëjnë të mendojmë thellësisht për sfidat dhe brengën për të mbijetuar dhe mbetur gjallë në këtë cep të Ballkanit. Sepse UDB-a dhe KOS-i jugosllav si një makineri e madhe dhe e tmerrshme me vite e dekada, me kombinimet e veta operative dhe të spiunazhit shovinist antishqiptar, ishin katandisur me një SY të madh djalli ndaj shqiptarëve duke angazhuar rrjete të tëra informatorësh me emra të koduar dhe misione secrete të cilët vepronin në të gjitha republikat e Jugosllavisë, e veçmas në Kosovë…
***
Ne shqiptarët jetojmë në trojet tona etnike, një cep ballkanik, por edhe të coptuar në pesë shtete të Ballkanit, i cili formëson një rajon gjeopolitik dhe kulturor në gjirin e Evropës juglindore. Rajoni merr emrin nga malet e Ballkanit, që shtrihen përmes qendrës së Bullgarisë në Serbinë lindore. Rajoni ka një zonë të përbashkët prej 550.000 km² dhe një popullsi prej afro 60 milion banorësh. Ka formën e një gjys harku, që futet thellë në Detin Mesdhe, midis Detit Adriatik, Detit Jon në perëndim, dheDetit Marmara e Detit Egje në lindje. Konsiderohet se kufiri verior shkon deri nëTriestë e Lubljanë, madje duke u lëshua gjatë rrjedhave të lumenjve Sava dhe Danub në gjatësi 1.200 km. Kufiri verior më tepër është kufi konvencional se natyrorë. Kushtet natyrore të gadishullit Ballkanik ofrojnë lidhje të mirë me Evropën e Mesme, dy gadishuj tjerë të Evropës Jugore, orientim kryesor kanë shtetet mesdhetare.
Emri “Ballkan” vjen nga fjala turke qe do të thotë “një zinxhir e maleve të pyllëzuar”.
Ballkani shërben urë lidhëse në mes të Evropës dhe Azisë. Nëpër të kalojnë rrugë të rëndësishme tokësore nëpër luginat e lumejve Moravë, Vardar, Nishavë, Maricë, Shkumbin etj. dhe kryqëzim i kulturave dhe civilizimeve me orientin…
Identiteti i Ballkanit është e dominuar nga pozicionin e saj gjeografik, historikisht zona ishte i njohur si një udhëkryq i kulturave të ndryshme. Kjo ka qenë një nyje midis organeve latine dhe grek e Perandorisë Romake, destinacionin e një fluksi masiv të sllavëve paganë, një zonë ku ortodokse dhe katolike ngjeshën si pika takimi mes Islamit dhe Krishterimit.
… Ndoshta ngjarjet historike që lane shenja më të mëdha në kujtimet kolektive të popujve të Ballkanit ishin zgjerimi dhe më pas rënia e Perandorisë Otomane. Nga fundi i shekullit 16, ai ishte bërë forcë kontrolluese në rajon, edhe pse ajo ishte përqendruara rreth Anadoll. Shumë njerëz në Ballkan dhe Karpatet vendin e heronjve më të madhe të tyre popullore në epokën e shekujve .
Vendet e Ballkanit filluan të ringjallen, duke rifituar pavarësinë e tyre në shekullin e 19 (Greqia, Serbia, Bullgaria, Mali i Zi), dhe në një Ballkan-League 1912-1913 reduktuar e Turqisë në territorin e vet i pranishëm në masë të Luftës së Parë ballkanike. Lufta e Parë Botërore u nxit në vitin 1914 me vrasjen në Sarajevë (kryeqyteti i Bosnje dhe Hercegovinë) .
Vdekja më 1980 e Josip Broz Titos, kryetarit të përjetshëm të Jugosllavisë, ngjalli frikë mbi ekzistencën e federatës dhe politikës së “vëllazërim-bashkimit” në mes kombeve dhe kombësive. Orvatjet e vazhdueshme të Serbisë për ta shkatërruar edhe këtë arritje të shqiptarëve provokuan demostratat e vitit 1981, kur u kërkua shpallja e Kosovës republikë në kuadër të federatës jugosllave. Demostratat vazhduan përgjatë viteve ’80 dhe shumë veprimtarë shqiptarë u burgosën dhe të tjerë u detyruan ta lënë vendin, duke u përballur me uraganet e jetës për të mbetur gjallë… !
… Shqiptarët si komb dhe si popull i ndarë në pesë shtete( si teritore) në saje të intrigave diplomatike të huaja dhe pa dëshirën e tij, sidomos ka vuajtur dhe i janë nëpërkëmbur të drejtat e tij në aspektin individual dhe kolektiv me stilin e makiavelizmit që përdorte KQ i LKJ dhe organet e saja politike e shtetërore, në veçanti me aksionet e fshehta operative dhe të spiunazhit që ndërmerrnin Organet inteligjente të saj, sidomos UDB-a dhe KOS-i, si trajtues direkt të një vargu të gjërë të ngjarjeve dhe ndodhive, që kishin llogaritur me plane strikt apo elaborate të planeve politike tinëzare, ( edhe pas heqjes së Rankoviqit më 1966, Shërbimi inteligjent jugosllav u emrua në SDB ( Sluzhba Drzhavne Bezbednosti), e cila si në kohët e tmerrshme rankoviqeviste, zhvilloi operacione dhe aksione spiunazhi, duke i shkaktuar dëme të thella popullit të vuajtur dhe të pambrojtur shqiptar në shtigjet e Ballkanit, dhe personave të dënuar të pafajshm me burgje , me akuza të trilluara, në baza nacionale dhe për shkaqe ideologjike e politike apo të mendimit ndryshe nga platforma komuniste e Jugosllavisë titiste, edhe pësimet brenda mureve të kazamateve ku kalamendeshin fatprerët e kohës, ishin të rënda, sidomos në vitet para dhe pas vdekjes së Titos, madje në rrethana të ndërlikuara edhe me ardhjen e pranverës së vonuar të demonstratave të 1981.
***
Shërbimet e fuqishme të Intelegjencës mundohet t’i identifikoj logjikisht ndodhitë e mëparshme dhe të fundit nga një rast i caktuar. Kjo quhet ndërtim i „skenarit”, ndërsa analisti mund të kthehet prapa dhe të analizojë që të sqarohet origjina e situatës aktuale, ose të sheh përpara për të vlerësuar rezultatin që pritet në të ardhmen. Logjika e situatës është logjikë mbi bazë të supozimit të sjelljes racionale dhe të qëllimshme. Analisti i identifikon qëllimet që zbatohen nga ana e aktorit të huaj dhe sqaron pse aktori i huaj beson se me mjete të përcaktuara do të arrihen qëllime të caktuara. Një nga rreziqet kryesore në këtë qasje është projektimi i vlerave mbi aktorët e huaj. Mënyra tjetër e përpunimit të analizës së inteligjencës është „zbatimi i teorisë ”, që ndonjëherë quhet edhe qasje e ,,shkencës shoqërore”. Teoria nuk është termin ose kuptim që përdoret në njësin e inteligjencës, por ,,zbatimi i teorisë” përfshin nxjerrje të përfundimeve nga gjeneralizimet në bazë të studimit të shumë shembujve. Teoria u mundëson analistëve të shohin më larg nga ndodhitë e kalueshme, të njohin cilat trende janë sipërfaqësore dhe cilat janë të rëndësishme. Për shembull të supozojmë se një ngjarje po zhvillohet në Turqi. Analisti e zbaton atë që ai e di për vendet në zhvillim në pozicione jo të sigurta strategjike me qëllim të parasheh se si Turqia do të reagojë politikisht dhe ushtarakisht. Ndonjëherë logjika e situatës dhe zbatimi i teoris ballafaqohen njëra me tjetrën kështu është për shembull rasti me Arabin Saudite. Qasja e teorisë e zbaton aksiomën se zhvillimi ekonomik dhe infuzioni masovik i ideve të huaja mund të sjellin deri tek jostabiliteti politik. Kjo tregon se ditët e monarkis Saudite janë të numëruara, përderisa analistët të cilët e zbatojnë logjikën e situatës do të vijnë në përfundim se nuk ekziston kërcënim i tillë për familjen mbretërore. Qasja e tretë e analistëve të inteligjencës është krahasimi ku analisti mundohet të mbledh ngjarjet aktuale duke i krahasuar kështu me ndodhitë historike në të njejtin shtet ose me ndodhi të ngjashme të shteteve tjera. Ajo dallon nga teoria në të cilën përfundimet janë nxjerr nga numër i vogël i rasteve, përderisa teoria është e gjeneruar nga hulumtimet e rasteve tëshumta. Kjo qasje është shumë e dobishme kur do të ballafaqohet me një situatë Romake dhe të dykuptimtë, sepse ajo sheh se si në një shtet të caktuar është vepruar me situatë të ngjashme në të kaluarën ose të ngjashme janë shtetet në mënyrën e qasjes me situate të ngjashme. Ndodhitë historike kanë ndikim të madh por duhet të jemi të kujdesshëm më pohimin e analogjive nga e kaluara. Analiza fillon kur procesi i apsorbimit të informacioneve ndalon. Analistët futen në procesin e mbledhjes, sortimit dhe të organizimit të informacioneve. Ata sjellin (me vetëdije dhe pa vetëdije) sygjerime dhe paragjykime për vetë analizën. Analist të ndryshëm kanë shprehi të ndryshme analitike dhe preferenca për strategjione të caktuara analitike. Analistët të cilët janë të trajnuar në fushën e studimeve kanë tendencë të praktikojnë logjikën e situatës, përderisa analistët të cilët janë të trajnuar në fushën e shkencave shoqërore me mundësi më të madhe i praktikojnë teknikat teorike dhe comparative. Në përgjithësi bashkësia e intelegjencës është shumë më e fortë në logjikën e situatës se sa në teori. Koncepti i ,,diagnozës së argumentave” ka të bëjë me shkallën deri në cilën pjesë informacioni ndihmon të përcaktohet mundësia e hipotezave alternative. Informacionet kanë vlerë për diagnozë në rast se atë e bëjnë disa nga hipotezat jo të përputhshme alternative. Për shembull temperatura e lartë është tregues i mjekut se pacienti është i sëmurë, por ka një vlerë të ulët diagnostifikimi sepse ajo përmban aq shumë hipoteza të mundshme për arsyen e sëmundjes së pacientit. Metoda shkencore është e bazuar në bazë të veprimit të hedhjes së hipotezës. Prandaj shumica e analistëve më të mirë të inteligjencës në punën e tyre e përfshijne edhe analizën e argumenteve… Në përgjithësi, ajo është pika ku informacionet shtesë nuk do të përmirësojnë saktësinë e vlerësimit. Kjo është çështje e vetë-besimit, vetë-siguisë së një vendi në kohë dhe hapësirë të caktuar. Në fakt, ajo është një kombinim i sasisë së informative të grumbulluara, saktësisë dhe besimit të një analisti. Modeli matematikor është i bërë në proceset përmes së cilave analistët tentojnë dhe i kombinojnë informatat për variante sa më relevante. Pothuajse gjithmonë këto studime kanë dëshmuar se modelet statistikore të ndërtuara mbi analizë sqaruese janë më larg superiore në aspektin e modeleve konceptuale të bëra prej një analisti i cili mundohet ta përshkruaj me fjalë atë që ata e bëjnë. Megjithatë, sapo të ndërtohet modeli matematikor i saktësis së vendimit analitik apo një ELABORATI , menjëher kalohet në konfirmim të saktësisë dhe se a janë të kompletuara të dhënat. Kjo analizë quhet „të dhëna udhëheqësuese “, dhe ajo është plotësisht e përshtatshme dhe e dobishme, por vetëm për një numër të caktuar të analistëve. Shembull për përdorim të duhur ky lloj është në inteligjencën ushtarake: për shembull, vlerësim i gatishmërisë ushtarake. Në këtë rast, rregullat dhe procedurat për vlerësim të gatishmërisë ushtarake janë relativisht mirë të vendosura, ashtuqë modeli matematikor ndihmon në sjelljen e vendimit të sakt varësisht prej asaj se sa është i sakt burimi i të dhënave. „analizat e kontrolluara konceptuale ”, nga ana tjetër, nuk mbështeten mbi skemat e dakorduara. Analistët janë të lënë në vendimin e tyre. Një numër më i madh i analistëve për të njejtat informata që i kanë marrë mund të sjellin përfundime të ndryshme. Rutina e përditshme e analistit të inteligjencës është e menaxhuar, ndryshe thënë varet nga ana e lajmeve që kanë arritur, si dhe nga ambasadat, sekretet dhe burimet e hapura të informatave të fituara. Analisti interpretimin e bënë mbi bazë të një modelit të nënkuptuar për atë se si dhe pse ngjarjet po ndodhin në atë vend për të cilin ai analist është përgjegjës. Saktësia e vendimit varet pothuajse vetëm nga saktësia e modelit mental, e jo nga saktësia e të dhënave. Modelet mentale nuk janë as të mira as të këqija, por janë të pa shmangshme. Kur analistët kanë mungesë të informatave, shpesh herë nuk kanë zgjidhje tjetër përveç se të mbështeten në sasi më të madhe të modeleve mentale. Ata duhet të mbeten të hapur për idea të reja, megjithatë edhe të shmangin bllokime dhe rutina mentale. Për t’u realizuar kjo, ndonjëher janë të dobishme ushtrimet creative. Ndonjëherë, agjensionet kryejnë shqyrtim, ku të paktën një nga shqytruesit nuk është nga filijala që e ka krijuar atë raport, ndërsa ndonjëherë është e nevojshme të ngjasohet me „avokatin e djallit “. Pasyqrë, fotografi, ose mendime? „njerëzit prej kulturave të ndryshme sigurisht që nuk mendojnë në mënyrën në të cilën ne e bjëmë atë “. Një teknikë tjetër krijuese është edhe e ashtuquajtura „top i kristalit ”, ku do të shpiket një burim i përsosur (si që është topi kristalt), gjatë së cilës do të ju tregojnë supozim të gabuar të përkohshëm. Nëse mund të zhvillohen prova të besueshme alternative, ajo tregon se vlerësimi origjinal është i hapur për disa pyetje. Lojërat dhe simulimet, gjithashtu, ju shërbejnë qëllimeve të kreativitetit. Analistët duhet të mbjanë evidencë të ngjarjeve të pa pritura dhe të mendojnë më shumë për atë që për ata mund të vlejë dhe pastaj të bëjnë vlerësim të saktë. Ata duhet në mënyrë të kujdesshme të mbajnë kujdes për disa ndodhi të papritura të cilat njëkohësisht mund edhe të sinjalizojnë për disa ndodhi të ardhshme.
Fantazmat e komunizmit në Ballkan
Nëse bëjmë një shtjellim të ekspozesë së Ballkanit të pasluftës, do të vërejmë mori epizodash tejet të frikshme për kohët të cilat pretendojmë se jetojm për vetë faktin se ndonse vite po rendin bashkë më kohën, drejtë moderns dhe integrimit, rryma të rezikshme nacionalizmi po lindin rishtas gati në të gjitha vendet e Ballkanit. Paralelisht me këto fenomene gjendet dhe vepron edhe faktori i sindromit të komunizmit, që gradualisht kur qeveritë e vendeve ballkanike trumbetojnë arritje, realizime në fakt shkolla komuniste dhe ndikimi i perandorisë komuniste po shtohet çdo ditë, duke mos hequr dorë plotësisht nga e kaluara e afërt e komunizmit.
Shërbimet sekrete të diktaturës, ( veçmas të elemnteve të Udbs jugosllave), jo vetëm janë në pozita të ndërthurura me politikat e shteteve, po ata çdo ditë thurin si të ardhme të kaluarën diktatorjale sipas ideologjisë ruso-sllave me qendër në Moskë dhe Beograd. Kemi vende në Ballkan si Maqedonia, Kosova, Serbia dhe Shqipëria, që simbolet e komunizmit janë në qendër të qyteteve dhe madje dhe në institucione. Madje, as disa parti politike ( në opozitë ose pushtet), nuk kanë bërë një divorc moral nga e kaluara.
Maqedonia hapi dosjet e sigurimit sekret në mënyrë formale dhe selective, edhepse ligji hyri në fuqi sipas normave të një vend demokratik, por problemet etnike vazhdojnë të ndizen dhe shqiptarët e atjeshëm ende trajtohen nga qeveria zyrtare jo me të drejta të plota. Edhe politikanët shqiptarë për interesa pushteti janë të ndarë ndonse mes tyre qëndron ende i nxehtë problem etnik gjetiu.
Në Kosovë, vatra të reja nacionalizmi lindin dhe politika e nacionalizmit esktrem ka lëshuar rrenjë edhe në parlament, pasi mbështetës të nacionalizmit kanë arritur të sigurojnë vende e tyre në foltoren e kosovës, përballë intrigave që fryjnë nga Beogradi.
Në Serbi, lobingjet antishqiptare gjerojnë nga Rusia dhe Putini, dhe ky e fundit gradualisht po rifiton pozitat e veta, kryesisht me vullnetin e Moskës në ato vende komuniste dhe veçanrishtë në Ballkan. Kriminelët e luftës që dëbuan, vranë dhe gjymtuan kosovarët janë të lirë dhe në pozita biznesi dhe pushteti. Madje të tilla rryma e njerëz të dyshimtë i kemi edhe sot në mes të Tiranës, Shkupit dhe Prishtinës. Qeveritë e gjithandejshme nuk kanë vullnetin të integrohen duke lënë në një anë të kaluarën, por vazhdojnë ende të marrin përkrahje në emër të nacionalizmit esktrem dhe ndonje rastë primitive që sjellë dëme afatgjate për një të ardhme demokratike sipas doktrinave të paqës dhe sigurisë nga BE , NATO dhe SHBA.
Edhe Shqipria, ndonse ka luajtur një rol stabiliteti në Ballkanë vazhdon të notojë në ujrat e vjetra të ish- diktaturës. Pozitat e ish- agjentve të sigurimit të shtetit, tashmë janë forcuar si në botën e biznesit, ashtu dhe atë të pushtetit.Dhe, jo vetëm në Shqipëri. Por, kështu ndodh edhe me rrjetet e agjenturave dhe spiunazhit të UDB-së në gjithë Ballkanin që nga Trigllavi e gjer në Gjevgjeli. Klanet në kohën e diktaturës që gjeneronin persekucion mes palve dhe ndaj popullit, këto vite të postëdiktaturës janë forcuar dhe rrojnë me besimin se një ditë ata do të mund ta shëndërrojnë vendet e Ballkanit dhe popujt në një vend ku të zotrojë doktrina kominterniste dhe leniniste, dhe kjo në një farë mënyre po merr forma të reja zhvillimi.
Sindromi i komunizmit po merrë formë për faktin se në vendet e ballkanit qëndrojnë një paketë problemesh, që sjellin destabilitet dhe në tërsi sëbashku janë vetë problem. Politikanët e së shkuarës kanë arritur të paraqesin si pushtet dy parti të mëdha që demokracia të mos ketë shumë gjasa të zhvillohet e lirë por çdo gjë të përçohet brenda kuadrit të tyre politikë, qoftë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, BeH dhe Mal të Zi.
Njërëz të klanëve të diktatorit janë zotrues të pushteteve dhe tashmë janë shëndërruar në zotë të pasurive, gjë që bënë të mundur që pasuria dhe pushteti të jenë në dorë të një grupi të veshur me shinela lëkure dhe çizme me thundra staliniste të stilit të KGB-së ruse ose të UDB-së jugosllave. Pavarsia e pushteteve në vendet e ballkanit egzistonë vetëm formalisht, duke bërë që pushteti drejtohet nga shumë pak njerëz, dhe vë në rrezik vetë sistemin e drejtësisë ku është dhe garanti i lirive të njerëzve.
Si në rastin e Shqipërisë, Kosovës, BeH apo Maqedonisë, sistemi i drejtësisë vlonë nga padrejtësia, korrupsioni dhe fatkeqsish titullarët kryesorë, gjyqtarët, prokurorët janë po ata që kanë përsekutuar ( shqiptarët) apo njerëzit. Mbi sitemin e drejtsise, qëndronë, gjykata e lartë, gjykata supreme apo ajo kushtetuse etj ku vende të tjera të lindjes e kanë shkrirë dhe e kanë shëndërruar në cak kontrolli ndaj gjyqtarve dhe ka treguar se ka funksionuar, ndryshe nga kjo që po ndodh për çdo ditë në shtigjet e Ballkanit perëndimor.
Një problem tjetër që gjeneron rrezik është shtembërimi i histories dhe nxerrja në pa e të vertetës historike, duke bërë që brezat e rinjë të jënë të pa informuar për historin e errët që kaluan prinëdrit e tyre në kohën e diktaturës komuniste. Heronjtë e vertet rrinë në skuta dhe burgje, gradualishtë po “mbijnë” heronjë e “patriot” si këpurdhat pas shiut, pa pik vlerash dhe kjo është në vetvete një tipare tipik e rrezikshme komuniste.
E mbi të gjitha këto, qëndronë nacionalizmi primitive ekstrem ( apo doktrinat dhe misionet sllavo-ruse që përhapin klerikët si “Njerëz të Zotit” të cilët ushqehet nga politikanë dhe subjekte politike që kohët e fundit ata po prezantojnë në planë të parë në programet e tyre fetare apo të një botëkuptimi fatal të nacionalizmit primitive dhe fundamentalist që rrënjët i ka në Moskë. Interesant është fakti se si në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri të gjithë pseodonacionalistët, apo nacionalistët e shtirur përshkruhen nga filli komunist i të qeni nacionalist, apo e gjithë kjo i takon të ashtuquajturës doctrine e MISIONIT RUS !
Dhe, pikërisht për këtë arsye, njerëzit e vërtetë dhe të denjë me shpirt human e kombëtarë, të çiltër me pikëpamjet e tyre njerëzore, nuk duhet të ngatrrojnë ndieniat kombetare e atdheut me dogmat e nacionalizmit demode dhe pikërishtë kur është fjala për politikanë “nacionalis” , këtë e gabojnë më së shumti.
Këtu, me këtë rast, nuk dua të përmendi emra as nga politikat e Shqipërisë, Maqedonisë ose Kosovës, megjithë se çdo gjë duket ashiqare !
Por, sa për ilustrim, të ceki se, edhe Kurti në publikimet e fundit kërkonë kufinjë të rinjë në Ballkanë dhe këtë në emër të bashkimit. Kur citonë të drejtën ndërkomtare duhet patur parasyshë se ka dy bashkime. Ai juridik dhe vullnetar mes popujve dhe nuk mundet në asnjë rast tjetër të pretendoshë për bashkimin e trevave shqiptare, pasi kjo do të ishte precedent i një zinxhiri pa mbarim në tër botën, sipas normave dhe komponenteve ndërkombëtare. Kurti kësaj dileme iu përgjigj se pse nuk ndodhi kur u nda Kosova. E drejta nderkomtare veproj në përputhje me ligjin pasi pa që një popull po përplitej në agoni nga represioni dhe dyndja etnik dhe madje provoj kushtet e pastra të një gjenocidi dhe megjithatë u be aktive kur pa që palët përdorën armët, pasi në një konflik po qe se nuk janë forcat e armatosura e drejta nderkomtare nuk bëhet aktive. Ky eshte mekanizmi juridik. Po nëse duhet të besojm në gjendjen faktike, këtu e kemi present edhe NATO dhe SHBA.
Problemi më i madh sot është lëvizja e njërëzimit në të gjithë globin dhe këtë përvoj e pati dhe Ballkani në tërsi pas rënies së diktaturës dhe sot shqiptarët janë të kudogjendur në Ballkan, Europë dhe në të gjithë Botën. Dyndja e qytetrimeve vjenë në shqip që nga Sami Frashëri dhe për lexuesit shqiptare nuk është një gjë e re, pasi tani janë dëshmitarë të gjithë se bashkjëtesa mes popujve dhe etnive, është një nga vlerat më të mëdha dhe tashmë nuk ka kthim pas, duke mbajtur në dejt e gjakut të pastër ndjenjën e zjarrtë për NJË ATDHE TË LIRË DHE TË BASHKUAR GJITHMONË.
Kjo ka rëndësi, mes shqiptarëve në kuptimin e drejtë pozitiv dhe human e njerëzor, të qëndrrojjnë forca të shquara, morale dhe me vlera dinjitoze për çështjen kombëtare, duke e kërkuar gjithmonë në suazat diplomatike dhe analet e Kongresit appo senatorëve amerikanë. Këtu qëndron dhe vetë parimi i të drejtës natyrore për një lëvizje të lire, për paqë dhe bashkim kombëtarë.
Të kërkoshë pozitat e shqiptarve, duke cënuar të drejtën e tjerve ky është një sakrilegj. Citimi: Komb, apo Kombi im është i mirë, humane, trim dhe fisnik dhe mund të lëvdohemi, por jo të themi se mund të jetë “më i mire” se ai serb, apo të një vendi tjetër është nocion komunist dhe kjo është e njohur për politologet dhe madje, mjerisht, edhe nga një gamë e gjerë e intelektualësh, sidomos nga ai maqedonas ose bullgarë. Ku në vend të saj duhet kërkuar impenjimi politik për integrim e bashkëjetesë, por me të drejta të barabarta e të plota. Pertej këtij standarti egzistonë nacionalizmi egois, që u shërben disa politikanve për të zënë vend në politikë. Apo nacionalizmi ekstremist primitiv, që çonë në djegjen e disa flamujve në një trevë, apo në një tjetër. Kemi parë flamuj të digjen në Greqi, Maqedoni, Kosovë, Serbi, madje edhe në Mal të Zi, ngjajshëm si në Çile e Hondoras.
Pas këtyre flamujve fshihen disa lider fatkeqsisht të këqinjë që po përpiqen të bëjnë , kinse veprime të mira, e të shpallen si “patriot”, por ngjeshur në trurin e tyre kanë ndjanjat hipokrite dhe injorancën.
Interesant është fakti se të gjitha vendet e Ballkanit, që dolën nga lufta dhe diktatura kanë krijuar klimë të favorshme sociale dhe politike për të ushqyer nacionalizmin. Por, kjo edhe nuk është për t’u hapitur njeriu. Vendet e rajonit janë të mbërthyer nën politikën e shtirur të tranzicionit që siç edhe kemi përmendur modele të tilla qeverise nuk hase në asnjë kohë. Tranzicioni është stadi i kalimit si në rastin e Shqipërisë , Maqedonisë dhe Kosovës, të dalura nga një vend diktatorial në një vend demokratik dhe sigurisht kërkon kohën e vet, por nëse ajo zgjat si në rajonin tonë atëher do të thotë se kemi probleme serioze me VETËVETEN për sa i përket të ardhmes dhe paqës demokratike.
Prezantimi që i bëjnë nacionalistët ( apo edhe disa nga rradhët e klerikëve qofshin të krishterë ose myslimanë), bashkimit të secilit komb më vete dhe nën një flamur, është më shumë ujë për ata që duan një rikthim pas, sepse shumë ujë kanë rrjedhë lumejt në detra. Psh.bashkimi i shqiptarve është më afër reales, dhe kjo do të thotë se një gjë e tillë mund të ndodhe atëher kur nuk përben rrezik për të tjerët dhe sigurisht që në të ardhmen vetë ballkani do të këtë kushte të tjera politike, jashtë egoizmit nacionalis, apo nacionalizmit primitive. Dhe kjo do jetë e domosdoshme dhe primare e kohërave të reja demokratike dhe me zhvillime tejet të pastra e njerëzore për intereset jo vetëm të Ballkanit por edhe më gjërë në rajon.Vendet ballkanike kanë nevojë të ndertojnë demokracit e tyre, integrimin, garantimin e tregut të lirë. Sot shqiptarët nuk kanë nevoj tua paraqisim flamurin si leckë për të trembur demat, por kanë nevoja jetike, që ta shohin vetën e tyre si çdo europian me culture dhe zhvillime jete.
Shqiptarët kanë nevojë për politikanë të rinjë që e shohin të ardhmen si perendimorët, pikërisht siç e shohin amerikanët dhe diplomacia e tyre, ashtu siç e shohin krerët e NATO-s, në respekt të vlerave dhe lirive të individit, mirëqenjes dhe barazisë në treg, në garë për punë dhe të meritokracisë. E jo për politika bolshevike e primitive të se shkuarës së afër të diktaturës, të cilat janë të ptodhuara nga misionet sllavo-ruse dhe të hershme nga KGB staliniste. Nuk duhet të na marrë me vetë e shkuara, por politikanët tanë të ndërmarrin hapa për dëlirjen e vendit nga mëkatarët që vranë njerëz të pafajshëm, duke dënuar edhe keqbërësit e gjuqësorit apo drejtësisë komuniste të cilët mbajtën në burgje njerëz të pafajshëm; pasi fatkeqsisht si në Shqipëri, Maqedoni, njashtu edhe në Kosovë, BeH dhe në Serbi, ekzekutorët ende jetojnë në kurriz të popullit dhe janë pjësë e politikbërjes dhe e vetë shtetit ku ata jetojnë. Distancimi nga e shkuara do të ishtë vlera e parë e munguar edhe në rrajon nga ndikimi apo influence ruso-klerike dhe komuniste…
( Vijon )
Nga: Nail Draga , Ulqin
Diskursi politik
Refuzimi i propozimit të presidentit për shpërndarjen e parlamentit dhe mbajtjen e zgjedhjeve nga ana e shumicës aktuale parlamentare, dëshmon qartë defektet e kushtetutës së vendit e cila duhet të ndryshohet, për të qenë në favor të funksionimit të qeverisjës dhe të interesit publik, e jo të interesave personale e të klanëve të ndryshme, duke injoruar qytetarët të cilët aty janë në sajë të votave tyre
Nga miratimi i pluralizmit në Mal të Zi(1990) në skenën politike pas tridhjetëvitesh në zgjedhjet parlmentare të mbajtuara me 30 gusht 2020, PDS-i kaloi në opozitë, të cilët e kanë përjetuar si goditje të rëndë politike. Nga ato zgjedhje u formuan dy qeveri e para e njohur si e ekspertëve dhe e dyta e pakicës, por nuk paten jetëgjatësi, duke dëshmuar se ende nuk janë në nivelin e duhur për të qeverisur, sepse ka ekzistuar animoziteti personal dhe sidomos dallimet programore e eideologjike në mes konstituentëve të koalicionit qeverisës. Një veprim i tillë i dha mundësi PDS-ës të gjallërohet, të cilët për interesat e tyre e mbeshtetën qeverinë e pakicës, duke përjashtuar idenë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Partitokracia si parim i qeverisjës
Në ato mjedise ku në rend të parë janë interesat personale apo partiake, mungon qasja parimore për qeverisje, andaj edhe marrëveshjet e arritura janë formale, duke marrë parasysh se shoqëria malazeze është tipike partitokratike, edhe marrëveshjet për çështjet elementare është vështirë të arrihet konsenzuesi.
Arritja e marrëveshjës nga ana e shumicës se re përkatësisht të vjetër parlamentare që për kryeminstër të propozohet M.Lekiqi nuk u mbeshtet nga presidenti M.Gjukanoviq, u hapen dilema të cilat nuk kanë qenë të pranishme deri më tash në relacionin president-parlament.
Shteti si pronë private
Dhe nuk sit ë jetë ndryshe sepse përvoja e deritashme dëshmon se shumë individë të angazhuar në politikë, sidomos ato në nivel shtetëror, Malin e Zi e trajtojnë si pronë të tyre, madje disa prej tyre politikën e kanë si profesion të vetëm.Një perceptim i tillë nuk vlenë vetëm për partitë e mëdha por edhe të ata të voglat, sepse një dukuri e tillë ndodhë të shoqëritë me demokraci të pakonsoliduar, ku është e pranishme autokracia, ku Mali i Zi është rast tipik në regjion.
Privilegjet nga politika
Jemi dëshmitarë se individë të ndryshëm përmes angazhimit në politikë kanë siguruar privilegje, andaj bëjnë çmos që ata mos ti humbin, me veprime të ndryshme që varësisht prej rastit sillen sikurse akrobatet e cirkut. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe sepse vendi i punës së politikanit në Mal të Zi paguhet mirë, andaj edhe angazhimi në këtë drejtim shpërblehet.Por, të gjithë jemi dëshmitarë se politikanët në vend që të punojnë për interesin publik, në rend të pare kanë interesin personal.
Duhet të ndryshohet kushtetura
Ndër pengesat e mosfunksionimit të pushtetit aktual në Mal të Zi, paraqet edhe kushtetuta e cila është miratuar në vitin 2007.Por, nga ajo kohë e deri më tash ka kaluar një kohë e mjaftueshme, duke dëshmuar defekte në funksionimin e pushtetit, në raportin me qeverinë dhe presidentin e vendit.
Janë pikërisht defektet në kushtetutë që ekzekutivit dhe parlamentit i mundësojnë të veprojnë sipas momentit të përshtatshëm, sepse nuk ekzistojnë pengesa të definura në kushtetutë. Për një veprim të tillë të shumicës aktuale parlamentare nga 30 gushti i vitit 2020 këtë komoditet iu ofron kjo kushtetutë e cila nuk ka pësuar pësuar ndryshime. Por, pse nuk ka pësuar ndryshime përgjegjës është vet presidenti aktual M.Gjukanoviqi, sepse ai me partinë e tij(PDS) e ka hartauar e miratuar ate, duke mos menduar se një ditë do të jenë në opozitë.
Pra një veprim i tillë duke menduar se do të jenë në pushtet në mënyrë të përhershme, si duket tash iu ka sjellë kokëçarje atyre dhe qytetarëve të cilët nuk janë mësuar me veprime të tilla destruktive në skenën politike në Mal të Zi.
Në pritje të shpërndarjës së parlamentit
Ndryshimet në kushtetutë janë të nevojshme duke i cekur në mënyrë taksative obligimet e presidentit, kryeministrit dhe të parlamentit, se si duhet të veprohet kur qeveria humb votëbesimin, e jo duke kriuar akrobicione politike nga partitë parlamentare, të cilat herë janë pjesë e shumicës e herë të pakicës parlamentare. Në raste të tilla, duhet të definohet se kur qeveria humb votëbesimin, shpërndahet parlamenti dhe vendi shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare, sikurse veprohet në vendet demokratike evropiane.
Ndërsa në rastin konkret në Mal të Zi, edhe pse presidenti i vendit ka dhënë propozimin qe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme paralmanetare, ai mund të jetë vetëm propozim, sepse çdo gjë varët nga disponimi dhe interesi i partive parlamentare të cilat përbëjnë shumicën për të miratuar një kërkesë të tillë.Në rastin konkret, propozimi i presidentit u refuzu, sepsë i munguan votat e mjaftueshme(41) për të realizuar në praktikë një veprim të tillë, andaj çdo gjë do varet nga shumica aktuale parlamentare.
Por, po të ishte definuar qartë në kushtetutë ingerencat e presidentit në lidhje me këtë çështje ai nuk do të varej nga disponimi dhe interesat e deputetëve të shumicës,të cilët mbrojnë interesat e tyre dhe të subjektëve politike, por me dekret do të shpërndante parlamentin dhe shpallte zgjedhjet parlamentare, si kudo në botën demokratike.
Kaosi politik në dëm të qytetarëve
Duke marrë parasysh se një dukuri e tillë është panjohur deri më tash në pluralizëm, skena politike në Mal të Zi ka kohë që është në një kaso politik i cili për momentin nuk ka zgjidhje. Sepse deri sa presidenti i shtetit refuzon të mandatojë për kryeministër M.Lekiqin, nga shumica e re(e vjetër) parlamentare, ndërsa shkarkimet e ndryshme në institucionet shetërore ditëve të fundit, si rezultat i aferës së korrupcionit të duhanit, dëshmojnë se nuk kemi stabilitet të qeverisë e cila si e tillë siç duket do të vazhdojë deri në formimin e qeveresiës së re, apo të zgjedhjeve parlamentare. Pasi në ndërkohë do të mbahen edhe zgedhjet lokale me 23 tetor, në 14 komuna, ku më e rëndësishmja është ajo e Podgoricës, rezultati i zgjedhjeve do të jetë barometër tregues dhe orientim për ditët në vijim në skenën politike.
Partitë politike si grupe të interesit
Përfundimisht del qartë se në skenën politike në Mal të Zi partite politike me tepër iu ngjajnë grupeve të interesit, sepse përmes tyre individë dhe klane të ndryshme janë përfituesit më të mëdhënjë, që dëshmohet me mos shpërnndarjen e parlamentit dhe mbajtjën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, si mundësi reale për daljën nga kriza aktuale në këtë mjedis.
(Tetor 2022)
Para se të filloj ta bëj një analizë të shkurtër të niveleve jo profesionale në Kosovë, të cilët kanë kapluar politikën, administratën, universitetet dhe çdo institucion tjetër në Kosovë dua të tregoj një ngjarje të vërtetë e ndodhur në fillim të viteve të nëntëdhjeta në një fshat të Komunës së Prizrenit.
Një familjë relativisht e pasur dhe që kishte tokë në fshat bukur shumë, por që djemtë e kësaj familje kishin filluar të mirren me biznese të tjera ku paksa e kishin lënë anash punimin e tokës. Plaku i familjes që kishte qenë shumë punëtor në rininë e tij nuk e pranonte assesi faktin për ta lanë tokën të papunuar apo siç quhej në fjalorin e fshatit me lanë tokën batall. Ai me ndihmën e punëtorëve e mbolli misrin, por shpejt misri u bë për ta punuar. Në mungesë të punëtorve nga familja ai shkoi në Prizren dhe i mori pesëmbëdhjetë djem të rinj – qytetar, kryesisht ata që flisnin nga dy- tri gjuhë në shtepitë e tyre, për të prashitur arat. Por, këtu lindi një problem që plaku i fshatit nuk e kishte menduar fare. Ai duhej t’ju shkonte mbrapa punëtorëve se ata nuk dishin të bëjnë dallimin në mes të barit dhe pasulit. Dhe sa herë që punëtorët nga Prizreni e shihnin bimën e pasulit ata i brohorisin plakut: “Fol mixhë a është bari, a pasul se e preva ” E plaku i gjorë u lodhë nga kjo pyetje u ul në skaj të arës filloj ta kruen kryet dhe tha vet me vete: “Ah medet për mixhën, Çfarë kohe na ka ardhë”. Puntorët në arë nuk dinë të bëjnë dallimin në mes të barit dhe pasulit, e si do të del puna e tyre. E lidha këtë ngjarje të vërtetë me faktin se nëpër institucionet e Kosovës, qoftë në administratë, qoftë në institucionet kulturore, shkencore e politike dhe nëpër universitetet tona, kemi mjaft zyrtarë e profesor, që nuk e njohin fare punën që e punojnë dhe nuk dinë fare të bëjnë projekte në lëminë e profesionit që kryejnë.
E tash që kanë kaluar afër tri dekada, plaku që ishte punëtor i madh moti ka ndërruar jetë dhe eshtrat e tij pushojnë në varrezat e fshatit, kurse ata punëtorët që nuk dinin ta dallonin barin nga pasuli, nuk punojnë nëpër fshatrat e Komunës së Prizrenit. Ata kanë marrë diploma pa meritë nëpër universitetet private e shtetërore në Kosovë, e ndonjëri prej tyre edhe në Turqi.