Kreu Blog Faqe 1249

Si na mësuan ta urrenim vetveten 

0

Shkruan: Fahri Xharra, Gjakovë  

Shqiptarët e fillimshekullit 14-të ishin ende flokëbardhë, shtatgjatë, shtathedhur dhe sykaltër, sygjelbër, sylarmë, kur turqit trupshkurtër, flokëzinj, mustaqezinj, lëkurë të murrmë, me forcën e armës i pushtuan viset tona. Pushtuesi është pushtues, gjithmonë i njëjtë, synon skllavërimin, rrjepjen e pasurisë humbjen e gjuhës së vendit të pushtuar, asimilimin e popullsisë së atij vendi. Ballafaqimi i turqve me një racë të bardhë të shqiptarëve, kërkoi edhe metoda të ndryshme të cilat në planin afatgjatë do të bënin ndërrimin e kësaj raceje. Planet e tyre kishin edhe qëllimin tjetër, përmirësimin e racës së tyre aziatike. 

Për pamjen e vërtetë të të parëve tanë e kam edhe këtë: Justini i II-të (?- 577 psk) . Ishte djalë motreje i Justinianit të parë, pra me prejardhje ilire.Qysh në moshë të re e kishin sjellë në oborrin mbretëror të ungjit të tij.Shquhej me pamje të bukur të trupit:sykaltër ,bardhec për nga ngjyra e lëkurës.( Menquria Iliro Shqiptare , Sinan Gashi) 

Rrëmbimi me dhunë i të rinjve dhe dërgimi i tyre në Azi, martesat e dhunshme, ndërrimi i fesë, ishin metoda të dhunës për interesat e tyre, por u përdorën edhe metoda psiko-sociale, të cilat mbijetuan shumë gjatë gati edhe në ditët tona. Përderisa turku i rekomandonte ato, me kalimin e shekujve ato u ngulitën në vetëdijen e shqiptarëve myslimanë, metoda të cilat me ndërrimet tjera edhe ato u futën në psikikën tonë. 

“Syri mavi”- Me kalimin e kohës ndër shqiptarë u krijua bindja se për çdo të keqe që ndodhte në familje apo të individi, fajtor ishte syri ”mavi”. Fajësohej takimi me një sykaltër apo me një sylarosh. Nënat frikësoheshin që të porsalindurin t’ia tregonin ndonjë “symavihi”, dhe lutnin Zotin që të porsalindurin kurrë të mos e shihte sykeqi (sykaltri). Shkruheshin hajmalia dhe viheshin rruza të kaltra mbi veshjet fëmijërore, që Zoti t`i shpëtojë ata. 

Merrni me mend çfarë hendikepi natyror ishte të kesh sy të kaltër, sy të gjelbër apo larosh. Frika ishte shumë e madhe se përse vallë, unë të jem shkaktar i ndonjë të keqeje që mund t`i ndodhte dikujt nga ngjyra e syve të mijë (sykaltër –sy iliri). Gjeneratë pas gjenerate përcillej porosia të ruajt Zoti nga syligu (sy kaltri). Njerëzit dëshironin të kenë për martesë me më ëndje një syzi, flokëzi se ata nuk sillnin të liga. Filluan të krijoheshin oda për syzinj si ulliri (i zi), flokëzi si fleta e korbit, vetullzi si harku i krahut të dallëndyshes .Urrejtje dhe frikë nga vetvetja.! 

Edhe në ditët e sodit i gjen shenjat mbrojtëse nëpër shtëpia, të varura po me atë qëllim që na i kishte porositur turku: Ruana zot nga syri i keq (sykaltri, sygjelbri, sylarmi )! Por, fatbardhësisht e tërë shoqëria shqiptare nuk është vetëm bardh e zi, vajzat e reja sot çmenden pas sykaltërve, kurse djalëria po ashtu çmendet pas vajzave me sy bojëqielli. 

“Leshkuqi”- Ne shqiptarët e patëm “nderin “ të robërohemi për mbi pesë shekuj nga Perandoria Osmane, e çka është më keq, që edhe sot sillemi me vese të trashëguara nga ata. Kur u “trash” feja, ne shqiptarët ramë në kurthin e metodave shumë të sofistikuara psiko-sociale: të urrejtës së vetvetes. Një popull lëkurëbardhë siç ishim, një popull flokëverdhë siç ishim, normalisht që në mesin tonë kishte edhe njerëz me flokë të kuq, dhe e filluam urrejtjen ndaj tyre si “hasmi i pejgamberit”. 

Osmanët na e mësuan metodën e injorimit, përçmimit, linçimit dhe urrejtjes ndaj “leshkuqeve” . Vetëm paramendoni, para disa dhjetëvjetësheve apo shekujve më parë, kur besimi në të kota ishte shumë më madh çdo të thoshte të kesh një fëmijë leshkuq. Paramendoni se si është sjellë rrethi me një leshkuq. Çfarë komplekse janë krijuar. 

E pse ? Vetëm pse ishin apo janë trashëgimtarë të një race të pastër ILIRE.Më kujtohet leshkuqi, shoku i im nga fëmijëria, i cili ishte shumë inteligjent, e i hijshëm, por ai nuk e kishte as më të voglin guxim të ekspozohej në shoqëri, sepse menjëherë pasonin ofendimet për leshkuqin, ”hasmin e pejgamberit”. Sikurse integrimi në shoqëri, ashtu edhe martesa ka qenë një problem i madh. Të ishe “hasmi i pejgamberit” s`ishte aq lehtë, sepse automatikisht i kishe edhe sytë e “mavitë”, pra i padëshiruari i shumëfishtë i rrethit. 

Edhe sot më vjen të çuditëm, se si gjatë shekujve nuk gjendej asnjë prijës fetar mysliman që të përgënjeshtronte këto të pavërteta për sykaltrin dhe flokëkuqin, dhe ta çlironin popullin nga metodat më të vrazhda psiko-shkatërruese të pushtuesit, të jetësuara me aq përkushtim në popullin tonë, se qeniet e lindura me sy të kaltër e lesh të kuq janë të barabartë me leshrat ngjyrë tjetër dhe ngjyrat tjera të syve si pjellë e perëndisë. 

Kisha folur edhe për një të keqe të rrënjosur në popullin tonë, nga pushtuesit tanë. Qeshja pak më e gjatë e me zë në ahengje, gazmende, ndenja apo takime të rastit gjithmonë ndillte frikë. Çdoherë luteshim që ky gaz, kjo e qeshur të mos i paraprijë ndonjë të keqeje. Ishte e rrënjosur pra edhe frika e të qenit mirë. Pra, nuk guxonim as të lindnim, e as të jetonim atë që të parët na e kishin lënë. 

Disa vlerësime për veprën “Fjalori leksiko-frazeologjik dhe etnolinguistik i Malësisë së Madhe” të prof.dr.Gjovalin Shkurtaj    

0

Gjekë Gjonaj, Tuz 

Të nderuar miq, vëllezër dhe motra, 

 Ju përshëndes  nga zemra me shprehjen e bukur tradicionale të malësorëve “ Mirëmrama dhe  mirë se u ka pru Zoti” në këtë ngjarje madhore kulturore, e cila organizohet sot në Tuz,  në komunën tonë të shumëpritur, e cila edhe pse e re në moshë, po arsyeton themelimin e saj në fushën   e kulturës që është shpirti  që i jep fizionomi trupit tonë të gjymtuar kombëtar, karshi botës së përparuar dhe karshi proceseve të rënda që na sfidojnë si komb, pa marrë parasysh hapësirën gjeografike ku jetojmë. 

 Punë e vështirë për mua si  gazetar,  publicist  e studiues të flas në këtë tubim për një vepër gjuhësore e aq më shumë për një vepër madhore të gjuhësisë shqiptare, sikundër është Fjalori leksiko-frazeologjik dhe etnolinguistik i Malësisë së Madhe”  i akademikut Gjovalin Shkurtaj, por, ai është malësor, e kam njohur prej shumë vitesh, e kam intervistuar në raste të ndryshme, krahas kolegëve të tij të nderuar, si akademik Shaban Demiraj, akademik Jorgo Bulo etj. dhe, duke qenë se ai është jo vetëm i lindur në Malësi (në Bajzë të Kastatit), po edhe është nga ata që e ka për krenari se është “bir i xhubletës”, qysh kur jemi takuar për herë të parë në Ulqin, në vitin 2001,  dhe kemi lidhur edhe një miqësi të sinqertë. Profesor Gjovalini ka shkruar artikuj për disa prej librave të mi si “Prek Cali piramidë e kufijve të Shqipërisë”, “Shqipet e maleve” etj. dhe, bashkë me prof.Hamit Boriçin e studiues të tjerë nga Tirana e Shkodra, më ka nderuar duke marrë pjesë e duke referuar në përurime të librave të mi në Ulqin. Dashamirësia dhe modestia e tij, sigurisht, më trimëron e po marr guximin që, edhe pa qenë gjuhëtar, t’i them disa fjalë e vlerësime për këtë vepër të madhe, duke përfaqësuar, në këtë rast, atë pjesë të malësorëve  që, edhe pse nuk merren me gjuhësi  e me studime shkencore, duhet të jemi krenarë e ta themi me gojën plot edhe këtu në Tuz, ashtu si është thënë tashmë në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në përurimin e bërë në Panairin e Parë të Librit Akademik, më 23 prill, apo në Alabanian University në përurimin e organizuar më 5 maj. Si gazetar që jam, po shtoj se Fjalori i Shkurtajt është vlerësuar  menjëherë sapo është botuar nga disa prej gjuhëtarëve të njohur nga Shqipëria (prof.dr.Valter Memishaj, prof.dr.Tefë Topalli, prof.dr.Artur Lamaj, drejtor i Institutit të Gjuhësisë e të Letërsisë në Akademinë e Studimeve Albanologjike, prof.dr.Nexhip Mërkuri, dr.Tonin Ҫobani etj.). Kanë shkruar për këtë vepër edhe nga studiues të njohur si prof.dr.Bardhosh Gaçe nga Universiteti i Vlorës “I.Qemali”, prof.dr.Qemal Murati nga Instituti Albanologjik i Prishtinës, prof.dr.Bahtiar Kryeziu nga Universteti i Gjilanit, si dhe nga albanologë të huaj, prof.dr.Basil Schader nga Zvicra, i cili, ndër të tjera, duke e përgëzuar autorin, akademikun tonë të Malësisë e ka quajtur Fjalorin e Shkurtajt “një kryevepër”  e një libër me vlerë të jashtëzakonshme për dialektologjinë dhe etnografinë e të folurit të shqipes. Një recension të gjerë e me analiza të  hollësishme ka botuar edhe gazetari Vasel Gilaj në “Zani i Malësisë” (maj 2012), i cili  e fillon shkrimin me këto fjalë vlerësuese e të merituara: “Biri i Kastratit, Gjovalin Shkurtaj, me Fjalorin e botuar, i ngre një monument pavdekësie Malësisë së Madhe”. Për veprën “Fjalori leksiko-frazeologjik dhe etnolinguistik i Malësisë së Madhe”gjatë gjithë pranverës së sivjetme ka pasur edhe njoftime e intervistime në televizionet shqiptare, prej të cilave meritojnë të përmenden intervista e Shkurtajt për gazetarin Mustafa Nano në emisionin e tij të ndjekur “Arnautistan”, si dhe në Neus-24, A1-Report  TV etj. si dhe në blogjet e faqet on-line.         

Na gëzon  shumë fakti që profesor Gjovalinin e kemi nga Malësia jonë, po edhe që e nderojnë shumë jo vetëm ata që e kanë mik, po edhe kolegët e drejtuesit e Akademisë së Shkencave. Mjafton të kujtojmë vlerësime e larta që i ka shprehur akademik Shaban Sinani në përurimin e bërë në Tiranë më 23 prill 2022.   

 Kam pasur edhe privilegjijn që prof.Shkurtaj më ka ardhur si mik në shtëpinë time, po edhe unë kam qenë mysafir te ai në Tiranë e në Durrës, prandaj, ashtu si e shpreha në fillim, do të flas për Fjalorin, po më shumë për autorin. 

Deri vonë nga Malësia jonë e Madhe kemi pasur pak emra intelektualësh të shquar, po edhe ata që  kanë qenë, jo gjithmonë janë njohur e vlerësuar sa duhet. Prej trojeve tona kanë qenë burra të shuar të dijes e shkencës si Nikollë Ivanaj  (1879-1951), publicist nga Trieshi, që botonte në Raguzë (Dubrovnik) gazetën “Shpnesa e Shqypnisë” dhe dy vëllime me shkrime dokumentare për jetën e  veprimtarinë atdhetare e për ndihmesat e tij në lëvizjet përparimtare dhe si përfaqësues i Shqiparëve të Amerikës në Konferencën e Paqes në Paris (1919-1920); dr.Athanas Gegaj (1904-1988), Mirash Ivanaj (1891-1953), nga Bekajt e Trieshit, veprimtar, drejtues dhe organizator reformator i arsimit kombëtar.  Prej  fshatit Stanaj   (Grudë) ishte edhe Prenk Gruda (1912-1999), veprimtar dhe publicist i njohur shqiptaro-amerikan, autor i librit “Ditari i nji zemrës së lëndueme”; Luk Kaçaj (1924-2001), këngëtari i famshëm  bas, që studioi dhe këndoi me sukses të madh në Rusi, ku dhe  do të mbiquhej ”Shaljapini shqiptar”. Prej nesh, po i shkolluar në akademitë e arteve me emër në Jugosllavi e Itali është edhe akademiku Gjelosh Gjokaj (1933-2016) nga Mileshi i Grudës, piktor me famë evropiane; Angjelin Preljocaj, balerin i famshëm që jeton e kontribuon në Francë, Frank Shkreli, gazetar i njohur, ish-drejtor i Zërit të Amerikës për Euro-Azinë; Gjekë Marinaj, poet, shkrimtar, studiues, filozof i suksesshëm, i nominuar për Ҫmimin Nobel në Letërsi (nga më se 12  shtete, universitete, organizata të akredituara letrare e akademikenë botë). Dhe plot të tjerë, të cilët nuk është as rasti, as mundësia për t’i përmendur të gjithë. Në emrat e mëdhenj të shkencës së sotme albanologjike, me sa kam lexuar e dëgjuar të thuhet për  të nga mjediset shkencore, është pa dyshim edhe profesor Gjovalin Shkurtaj, i cili ka ardhur sot midis nesh për të përuruar veprën e tij më të vëllimshme “Fjalor leksiko-frazeologjik dhe etnolinguistik i Malësisë së Madhe”  për të cilin, sikundër e thotë vetë në Hyrjen e librit ka filluar të punojë qysh në vitet 1962-1966, kur ishte student në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë të Universitetit të Tiranës. Po shtoj me këtë rast, se në vitin 1966, kur ka kryer studimet e larta për gjuhë e letërsi, ka diplomuar me studimin “E folmja e Kastratit” dhe përveç vlerësimit më notën më të lartë (dhjetë) ka pasur edhe përgëzimet e komisionit të Provimeve dhe të akademikut të shquar Eqrem Cabejt, të cilin Shkurtaj e ka pasur dhe koleg zyre për dhjetë vjet (nga 1967 deri në 1977) dhe e ka përmendur gjithnjë si idhullin e modelin e shkencëtarit të përkushtuar e modest, po edhe me adhurimin e madh për të.  

Vepra “Fjalor leksiko-frazeologjik i Malësisë së Madhe” e prof.dr.Gjovalin Shkurtajt, është fryt i një pune mbledhëse shumëvjeçare, që është, sikundër na e thotë në Fjalën paraprijëse “një fjalor leksikor  e frazeologjik  i Malësisë  së Madhe, të cilin ka filluar ta punojë qysh në vitin 1969”, pikërisht kur, i sapo emëruar si punonjës shkencor i ri në Institutin e Historisë e të Gjuhësisë, dhe u  caktua të merrej me studimet monografike për të folmet e Malësisë së Madhe, punë të cilën, ai, në fakt, e kishte nisur me sukses qysh me temën e diplomës kushtuar së folmes së Kastratit, me udhëheqës shkencor të mirënjohurin prof.Jorgji Gjinari, punim që do të botohej, në dy numra të revistës “Studime filologjike,1967/ 2 e 3. 

Malësia jonë e Madhe “Nderi i Kombit” (2012) është njëra nga krahinat e njohura për të folmen e saj të veçantë dhe për pasurinë mjaft të madhe leksikore, frazeologjike, etnofolklorike dhe sociolinguistike, që kanë tërhequr prej kohësh interesimin e studiuesve të ndryshëm e sidomos të dialektologëve dhe të historianëve të gjuhës shqipe e të etimologjisë së shqipes.  Fjalët, frazeologjizmat dhe etnikët e zonës së Malësisë  së Madhe, për aq sa kanë qenë të njohura nga fjalorët dhe botimet etnofolklorike të mëparshme, janë përdorur e cituar me përparësi nga Eqrem Çabej në shumë nga studimet e tij dhe veçmas te vepra e tij “Studime etimologjike në fushë të shqipes”. Në atë udhë e sipas  shembullit të E.Çabejt ka vepruar edhe akademiku Kolec Topalli në veprën  e tij “Fjalor etimologjik i gjuhës shqipe” (2017), si dhe, pikërisht për vlerat e mëdha leksikore të të folmeve të Malësisë së Madhe  ai është shprehur edhe në kumtesën e tij, Thesaret gjuhësore të së  folmes së Hotit (“Hoti në rrjedhat e historisë”, Michigan, USA 23-24 nëntor 2013, f.367-375). Të lartpërmendurit, si dhe studiues të tjerë, leksikologë dhe dialektologë, qysh se kanë filluar të botohen monografitë e Gj.Shkurtajt për të folmet e Kastratit (në Studime filologjike, 1967, nr. 2 e 3)  të Hotit, Kelmendit,  Rranxave të Mbishkodrës etj. (në “Dialektologjia shqiptare, II, III, IV), përpos vlerësimeve e kundrimeve nga dialektologët, lënda leksikore e botuar në ato monografi është  shqyrtuar e shfrytëzuar me përparësi, sidomos në studimet rreth etimologjisë së shqipes. 

Fjalori ka në bazë pjesën e leksikut të botuar në monografitë e vetë autorit, po edhe krahasime e shtjellime përqasëse  me  ato të botimeve  të mëparshme, qysh nga Fjalori i Bashkimit, Fjalori Nikollë Gazullit, Fjalori i Benedikt Demës etj., si dhe në një lëndë të gjerë etnofolklorike të Malësisë sonë të Madhe, një numër i madh fjalësh, kuptimesh dhe togfjalëshash të qëndrueshëm e frazeologjikë, shoqëruar edhe me fjalë të urta e mënyra të thëni të kësaj treve gjuhësore, duke synuar të  bëjë  një paraqitje sa më tërësore të asaj pasurie të madhe leksikore e frazeologjike të krahinës së Malësisë së Madhe. Në shpjegimin e fjalëve dhe në shembullzimet e tij, shpesh, autori u është referuar edhe fjalëve që i kishte përdorur Gjergj Fishta në poemën madhore “Lahuta e Malcis”, gjë sikundër e ka shprehur prof.dr.Tefë Topalli, njëri nga recensuesit zyrtar të veprës,  përbën ”një vlerë të shtuar” të këtij Fjalori. 

Recensuesit, specialistë të leksikologjisë e të dialektologjisë shqiptare dhe albanologët të njohur, kanë theksuar se “para së gjithash Fjalori nxjerr në pah pasurinë shumë të madhe që kanë këto të folme, si dhe afrinë e tyre njëra me tjetrën. Kjo afri është e tillë që rrëfen se në Malësi të Madhe, me gjithë shtrirjen e saj të gjerë tokësore, më fort se për një grup të folmesh, mund të flitet për një të folme të vetme, me disa dallime e luhatje brendapërbrenda. 

Qysh në vitin 1916, Maksimilian Lamberci, duke theksuar afrinë e të folmeve të pjesëve të ndryshme të Malësisë, shprehej në këtë mënyrë: “Kështu p.sh. dialektet lokale të Kosovës dhe të Gjakovës, në bazë të vetive të tyre tingullore dhe flektive, formojnë një grup; prej këtij grupi dialektet lokale të Malësisë që janë shumë afër njëri-tjetrit  na përçojnë ke dialekti i qytetit të Shkodrës, i cili qëndron autonom për sa u përket vetive të tij.” 

Dhe, për ta mbyllur, po edhe për arsye kompetence shkencore, po e përfundoj fjalën time me vlerësimin e prof.dr.Tefë Topallit, i cili, ndër të tjera, ka theksuar: 

 “Vepra “Fjalori leksiko-frazeologjik dhe etnolinguistik i Malësisë së Madhe” synon të jetë dëshmi  e pasurisë së madhe leksikore e frazeologjike dhe etnolinguistike  të një krahine kaq tipike të Shqipërisë veriperëndimore, po edhe të jetë  si mbështetje për studime të ndryshme që mund të bëhen në të ardhshmen për krejt të folmet e shqipes ose edhe veçmas për sa nden kjo krahinë me hapësirat e fjalëve, kuptimeve dhe shprehjeve të qëndrueshme frazeologjike, si dhe me një numër të madh fjalësh dhe emërtimesh kushtuar veglave muzikore, dokeve dhe praktikave të ndryshme etnofolklorike e etnolinguistike, të cilat, në fakt, e bëjnë këtë vepër edhe mjaft të veçantë në grupin e fjalorëve të shqipes.  Kjo veçanti, duket si në  vëllimin e fjalësit, ashtu në trajtimin leksikografik të lemave  që përmban, në hapësirën e strukturave kuptimore e të shpjegimeve, përfshirë zgjerimin e ngushtimin e kuptimeve të tyre etj.   

  “Fjalori leksiko-frazeologjik i Malësisë së Madhe” sjell gjithashtu, një begati leksemash, kuptimesh, thëniesh e shprehjesh frazeologjike, shoqëruar edhe me shumë fjalë të urta e shprehje urtake tipike malësore, që i shërbejnë njohjes së pasurisë gjuhësore shpirtërore të gjuhës shqipe, në njërën nga krahinat më të dallueshme  të Shqipërisë. Ka aty, veç tjerash, emra kafshësh e bimësh, mënyra të thëni e përshëndetje tipike malësore, betime, urime e mallkime, si dhe një numër jashtëzakonisht të madh togfjalëshash e etnikësh që e dallojnë Malësinë e Madhe si gurrë e pashtershme shqiptarie. Autori ka mbledhur e përfshirë në të, gati gjithçka, nga leksiku dhe mënyrat e kumtit nga vendësit e Malësisë, duke bërë ekonomi me mënyrën e dhënies së tyre, për të vënë në dorë të përdoruesve të tij një lëndë sa më të madhe të mjeteve të shprehjes gjuhësore. Autori ia del  që shpjegimet e kuptimeve të jenë sa më të thjeshta e të përshtatshme për përdoruesit e tij.” 

Bashkohemi plotësisht me vlerësimin e prof.Topallit, që shprehet se “Fjalori leksiko-frazeologjik i Malësisë së Madhe” , si për nga vlerat mirëfilli studimore, ashtu edhe nga prurjet konkrete nga hulumtime të bëra në vendbanime të ndryshme të Malësisë, dhe në vendet e tjera ku janë shpërngulur malësorë, si Bregun e Matës, në Ishull të  Lezhës e të Shëngjinit, në vetë qytetin e Lezhës dhe në pjesën e Malësisë që ka mbetur jashtë kufijve shtetërorë në Mal të Zi, meriton të botohet në kolanën e botimeve të Akademisë së Shkencave dhe përbën një ndihmesë me vlerë për kërkimet në lëmin e dialektologjisë dhe të sociolinguistikës shqiptare edhe në planin bashkëkohor, aq më tepër, duke marrë parasysh se autori i kësaj vepre gjuhësore, është folës i lindur i kësaj treve të pasur edhe në planin e gjuhës sonë.” (Prof.dr. Tefë Topalli, Tiranë,13 dhjetor 2020). 

Fjala e recensuesve është bërë realitet dhe ne sot kemi mundësinë ta marrim në dorë Fjalorin dhe, sigurisht, t’i urojmë autorit, malësorit tonë, profesorit të nderuar që, pavarësisht se po shkon nga të tetëdhjetat, të ketë shëndet të mirë e jetë të gjatë dhe, ashtu si deri sot, të na gëzojë edhe me studime e libra të tjerë. Jam në dijeni se, së afërmi, del nga shtypi edhe një libër tjetër i prof.Shkurtajt, në kolonën e Akademisë së Shkencave,  në të cilin ka trajtuar rëndësinë e këngëve popullore e sidomos të Eposit të Kreshni\këve si përmendore madhështore e kulturës së të folurit. 

Jetë të gjatë e shëndet, Profesor! 

Tuz, 25 gusht 2022- me rastin e përurimit të  Fjalorit, në kuadër të Panairit të Librit

Shqiptarët duhet ta ndjekin Ramën deri në portat e ferrit

0

Nga Aurel Dasareti

Kapiteni ka humbur mendjen, timonieri është i dehur, minjtë po spërkasin me masat dhe ne po shkojmë drejt prerjes. Demonstrata është ilaçi i vetëm i duhur!!! 

*** 

Nuk është e nevojshme të numërohen veprat e tij të këqija, megjithëse ai lavdëron veten: “Gjysma e gënjeshtrave që thonë për mua nuk janë të vërteta”. Dhe vazhdon: Unë Ramoviçi, sivëllai i terroristit serbo-sllav Vuçiç, dhe sulltan i regjimit të larvave, i njohur edhe si Gruaja e Bilalit, përndryshe gangster dhe drejtues i kartelit të drogës, jam një nga krijesat më të pabesa dhe më të papërgjegjshme që ka jetuar ndonjëherë. Papërgjegjësia është pjesë e padukshmërisë sime, sido që ta rrotullosh, është mohim. Por kujt t`i jap llogari, ndaj kujt mund të jem përgjegjës dhe pse duhet të jem kur ju kokëtul refuzoni të më shihni? 

https://www.youtube.com/watch?v=aLC9f9rNHDw 

Syri që sheh ndikon në atë që ndodh. Koha nuk i shëron të gjitha plagët. As koha nuk i shëron të gjitha fjalët. Epoka e sundimit të këtij megalomani dhe tradhtari më të gërditshëm të historisë shqiptare që vuan nga Çrregullim i rëndë i personalitetit, dhe Çrregullimi i stresit post-traumatik, do të rrjedhë gjak në gjuhën tonë, do të jetë një gjethe e përgjakur në kalendar dhe një masakër në kujtesë. Kur ai të rrëzohet nga pushteti do të thuhet: “para Ramës” dhe “pas Ramës”. 

*** 

Mirësia është një gjuhë që të shurdhrit mund ta dëgjojnë dhe të verbrit mund ta shohin. Ka pak gjëra në botë aq të rrezikshme sa një grup njerëzish që flenë pandërprerë. Të pushosh mbi dafinat është po aq e rrezikshme sa të pushosh në dëborë. Ti bie në gjumë dhe vdes në gjumë. Një zero nuk është asgjë, por kur ka shumë prej tyre, bëhet e rrezikshme.  

Një burrë që gërhit gjatë gjithë kohës, nuk është më e keqja. Atëherë të paktën gruaja dhe fëmijët e tij e dinë se ai është atje, aty ku preferon te jetë gjithmonë – i shtrirë në divan. 

Ekzistenca jote është në rrezik. Zgjohu o burri dheut! Ti nuk mund më të vazhdosh me arsyetimin: “Çdo mëngjes e marr gazetën në shtrat. Dhe sapo kaloj nekrologjinë dhe shoh që emri im nuk është aty, ngrihem”! 

Mendoj se do të kisha pasur më shumë sukses të kthehem në Australi për t’i bindur kangurët të ecin, sesa t’ju bëja të kuptoni atë që po them. Çfarë dobie ka të qëndrosh i vendosur aty ku gjithçka bie?! 

*** 

Pushtetarët e Regjimi Kriminal kanë manipuluar dhe vjedhur votat. Ata erdhën në pushtet me mjete dhe metoda të paligjshme. Ata vazhdojnë të vjedhin tërësisht të ardhmen e shqiptarëve, dhe përgjegjësia kryesore për këtë i takon “piktorit” të dështuar – nudistit të droguar. Është e rrezikshme kur dikush si Rama, që është fatkeqësia më e madhe e Shqipërisë, e përdor hijeshinë dhe bukurinë e tij fizike në politikë. I pengon budallenjtë që e adhurojnë të përdorin arsyen. 

Në vend që të jetë një forcë balancuese për të mirën e një popullsie të përbërë, sistemi është shfrytëzuar prej vitesh nga një regjim hajdutësh  dhe nga disa bastardë tjerë antikombëtar nga të gjitha partitë dhe fraksionet, të cilët kanë mbushur xhepat e tyre dhe të mbështetësve të tyre, dhe praktikisht e kanë çuar vendin drejt shkatërrimit. Është një kulturë korrupsioni e rrënjosur aq shumë sa që vetëm protestat masive popullore, të mbështetura edhe nga presioni i jashtëm, mund të ofrojnë shpresë për ndryshim. 

Pra, ne jemi dëshmitarë që kryeministri ynë i virtytshëm me vetëdije dhe me qëllim e shkel ligjin. Shet nënshtetësinë e Shqipërisë. Varfëron popullin, me qëllimin e humbjes së shpresës, që rinia të largohet nga vendi i cili po mbushet me afrikan, aziatik, arabik, serb, rus. Mbështet terroristët, pushtuesit serb për copëtimin e Kosovës. Ai me dashje kryen krime të pafundme, sepse nuk ka frikë nga asnjë përgjegjësi.  

Çohuni, shqiptarë, para se të kontrollohemi 100 për qind nga mafia dhe i gjithë vendi ynë të shitet te të huajt.  

Të gjithë kemi lindur me një program bazë të integruar. Quhet “vetë-shërim”. Ju merrni një plagë dhe ajo shërohet. Ju merrni një infeksion bakterial dhe sistemi i imunitetit fillon dhe kujdeset për bakteret dhe shëron plagën. Sistemi i imunitetit është krijuar për të shëruar trupin. Është koha që të aktivoni programin që do t`ju shërojë trurin nga indiferenca ndaj së keqes, që ta ndiqni deri në portat e ferrit shkaktarin e zgjatjes së mundimeve të juaja.  

Shumica prej nesh nuk e kanë lejuar kurrë veten të dëshirojmë atë që duan në të vërtetë, sepse nuk e kuptojmë se si mund të realizohet. Të gjithë ata që kanë arritur ndonjëherë diçka nuk dinin se si ta bëjnë atë. Ata thjesht e dinin se duhej. Kështu që edhe ju, mos u ndalni në luftën kundër të krimineleve, tradhtarëve të Shqipërisë. 

Liria për të kritikuar është një parim i jetës, ajri me të cilin jetojmë. Kritika e sinqertë është e vështirë për t’u gëlltitur, veçanërisht kur vjen nga një i afërm, një mik, një i njohur ose një i panjohur. Gjëja e trishtueshme për shumicën prej nesh është se ne shqiptarët më mirë do të shkatërroheshim nga lavdërimet sesa të shpëtonim nga kritikat.  

Ka një fjalë të vogël që quhet shpresa, gjëja më e bukur në gjuhën njerëzore. Shqiptarëve u mungon. Prandaj ikin, dhe vetëm ikin. Vendi zbrazet. Kanë mbetur vetëm pleqtë. Së shpejti Shqipëria do të mbetet pa shqiptarë, do të trashëgohet nga të huajt.  

Pa përmbysjen e menjëhershme të këtij regjimi tradhtar vdekjeprurës, e ardhmja qëndron para shqiptarëve si një mur mundësish. 

O shqiptar! Bëhu gjithmonë ai që je! Në një stuhi, një kokë tullace është më e mirë se një parukë! 

___

  • Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike 

Ka me më shtrue vetëm vdekja

Hasan Prishtina në mesin e At Gjergj Fishtës, Nonda Bulkës e Arshi Pipës, Kodit penal e Jurisprudencës shqiptare, rindasëve italianë: Michelangelos, Leanardo da Vincit dhe Van Gogh e Picasso

Sinan Kastrati, Suedi 

Edhe një kujtim i shkurtër për Hasan Prishtinën, një falenderim e një tufë me lule para përmendorës së vogël të njeriu të madh, në Polac e në  Vushtrri 

 

Në drekë te arvanitasi Andreas, ishte si në darkat e drekat në Turjakë e Panorc dhe një kjutim e falenderim për Hasan Prishtinën 

Vazhdon nga numri i kaluar me titull ” Tirana zyrtare e konsideronte Hasan Prishtinën tradhtar”, Drini.us, 26 Gusht 2022 

Dossir Histori Kujtime  

Nga ditari im (8) me kujtime nga udhtimi në Greqi  

”Parathânë 

Tue lanë botimin e një libri mâ të per atë here kur kam me pasë në dorë dokumentat q`i perkasin kryengritjes shqyptare të vjetit 1912, të cilat më gjinden në Stamboll e Kosovë, tesh (tash?, shën. imi), po e shoh të nevojshme vetëm me qitë ket broshurë me qëllim për me ndritsue pjesësisht (jo ”pjesërisht”, shën. imi) mendimin e përgjithëshëm e me forcue pa vjeftsin e disa çpifjeve pa-logjikë qi përfliten për punë të kësaj kryengritje. 

Fitimin qi ka me u nxjerrë prej kësaj broshurure, kam m`e kushtue për sigurim t`arsimit të fëmivet jetima të Kosovës, Dibrës e të Çamëris qi gjinden në Shqypni” 1*).   

Dhe kur vendosa që të ndahem edhe nga baca Hasan, edhe një herë shikova në raftin e librave të mia a mos e gjej edhe ndonjë fjalë të shkruar a libër për më të madhin Hasan Prishtina. Mora një shkâm dhe u ula afër librave duke shikua vëmendshëm. Gjeta Faik Konicën, dhe Gjergj Fishtën, Arshi Pipën, Nonda Bulkën Lenardo da Vinci, Van Gogh, Michelangelo, Picaso (suedisht). Gjeta edhe Hasan Prishtinën. Por për habinë time, Hasanin e gjeta në mes të librave: ”Jurisprudenca shqiptare”, Organ i Shoqatës së Gjyqëtarëve të Shqipërisë (Vëllimi I Botimi i I, Pranverë 1995 dhe ”Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”. 

O Zot, thash me vete pse bash me këto libra është Hasan Prishtina? A mos ka mangësi në “Kodin …” e Jurispondencën shqiptare”? 

Hasan Prishtina 

Një shkurtim kujtimesh mbi kryengritjen shqyptare të vjetit 1912 

Shkodër 

Shtypshkronja Franciskane 1921 

(Ribotim i parë) 

Shtëpia Botuese ”EURORILINDJA”, 1995 

U gëzova shumë që e gjeta një libër me shumë vlerë e të shkruar nga dora e Hasan Prishtinës. 

Sa më paska marrë malli ta dëgjoj gjuhën e folur të viteve 1900-1930 e këndej, at gjuhë që e flisnin pleqt e plakat tona në Turjakë. Gjuhën që e foli edhe bac Bajrami kur vinte me u takua me pleqt e katundeve tona të Astrazubit, Dragabilit e të … Turjakës  në Carravranë. Mu duk se jam edhe unë me ata, nën hijet e lejthiave, të frashërit e shkozave, në odat e Drenicës, në Poluzhë, Prekaz e Polac po edhe në Turjakë e po e dëgjoj bacën Hasan, Bajram (Begun) e Ahmet Delinë duke folur. Ajo gjuhë e tyre e ëmbël me plot figura artistike, shumëkuptimëshe e pa rrotlla më k`theu mbrapa në kohët e burrave të fjalës e të tytave të pushkës. Ata nuk vrapuan pas arave e maleve, me i zaptua as nuk u pasuruan sikur këta të sotshmit por e deshën më shumë atdheun e tokën nënat e gratë …  

Gjuha e Hasan Prishtinës, prandaj ka rëndësi historike për gjuhësinë shqiptare dhe ate të shkruar (filologjike). 

Fjlaët që nuk i përdorim më, por që ende ruhën në disa katunde e krahina të Kosovës, në të folmen e pleqve e të moshurave tjerë si, fjalët e rralla: ”tesh” dhe ”tesh për tesh (tash?), ”shqyptare”, ”ndritsue”, ”pjesësisht”, ”pa vjetsin”.  Pastaj renditja e fjalëve në (sintaksë) ishte aq bukur sa edhe Shaban Demiraj e Mahir Domi do t`ia kishin lakmi. ”Fitimin qi ka me u nxjerrë prej kësaj broshurure, kam m`e kushtue për sigurim t`arsimit të fëmivet jetima të Kosovës, Dibrës e të Çamëris qi gjinden në Shqypni”. 

Gjithsesi kjo tregon edhe frymën humaniste e atdhetare të bacës Hasan për të varfërit që nga shitja e librit (shën. imi), të gjitha paratë kanë me iu falur fëmijëve që shkollohen në Kosovë Dibër e Çamëri, Shqypni.  

Në shtëpinë e Andreas në Lajthishtë-Leptokarya. Anderas me gruan, në balle, Eva, unë (S. Kastrati), Murati, Jonida dhe Violeta, 1 gusht 2022

Hasani e njihte vetëm një ”Shqypni”, ”Shqypninë etnike, Kosovë, Maqedoni, e Çamëri. 

Në libër, shkurt flitët, nëtitujt: 

Një shkurtim kujtimesh mbi kryengritjen shqyptare të vjetit 1912 

I Shkaqet e kryengritjes 

II Para lëvizjës së armatisun (armatosur) 

Një ditë historike në Parlament Othoman 

Vendim 

Në hotel ”Pera Palace” 

Komploti i taksimit 

Nji pritje prej anës së Sulltanit (audience) 

Nji fitim në dyluftim (duel) 

Partia “Marrveshtje e Liri” e kryengritja shqyptare 

Të parët e Kosovës 

(Riza Beg Kryeziu nga Gjakova, Zejnullah Begu, im kusheri nga Vuçitirni, Isë Boletini, Xhemal Beg Prishtina, Halim beg Deralla, Ahmet beg Gjakova, nji nga nji, u besatuen me mue qi kanë për të hecë deri në fund”. 

Ismail Kemali 

Kryengritja Drenicë-Jynik (Junik) 

Rrethimi i Pejës 

Trathtija e parisë së Pejës 

Nji çpallje 

Lufta e Qafes së Prushit  

Nji lidhni me ushtinë Othomane të Gjakoves 

Pushtimi i Prishtines 

Rrëximi i kabinetit Jeunë-tyrk 

Perfundim e vertetime 

Per zgjedhjet e deputetve  

Tituj të librave për Gjergj Kastiotin-Skënderbeun, atlas gjeografik dhe një hartë e vjetër …

(“Pas nji Shqiptarët do të ftohen prej guvernes të zgjedhin përfaqësonjësit e tyre per Parlamentin e Perandorisë turke. Ne u-lençim të lirë, memdhetarët t`anë do t`apin votten e tyre ververisht per sa njerës, të “mëdhej” së tyre dhe çartallane pa cipë pas mendjes s`onë, pa i lidhur me një program dhe pa venë re jetën e tyre të shkuar. Dy nga këta Shqypëtarë “të shkëlqyer dhe me nam” që do të dalin pa dyshim janë Ismaili i Vlorës dhe Hasani i Prishtinë (fq.10 e librit që e kam në dorë). 

Ç`behet gjetkë 

Ismail Qemali 

Hasan Prishtina 

Konkluza  

(F. S. Noli 

Boston, Mass., 6 Vieshto I 1912) 

Deri në vdekje. 

Ishin nëtitujt e librit (Broshurës). 

Libri ka 42 faqe. Fjalët e fundit të H. Prishtinës janë: 

“Ka me më shtrue vetëm vdekja”!  

Marrë nga Hasan Prishtina, “Dokumente”, Tiranë, 1983 (fq. 39.). 

Libri është përgatit nga Adem Istrefi dhe ka edhe një fjalë përmbyllëse 

Si të flasim për Hasan Prishtinën” 

Botuar në gazetën ”Republika” 

Tiranë, 14. 2.  1991 (Nr. 2) 

Adem Istrefi 

Me shpresë se ndonjëherë do të shkruaj më shumë, nëse për asgjë tjetër, atherë sëpakut do të flas për gjuhën dhe stilin e librit, të folmen dialektore, për rëndësinë dhe vlerat shumë dimenzionale të të folmes së bacës së gjuhës së shkruar dhe të folur të librit të Hasan Prishtinës.  

Mbetët në duart e studjuesve të historiografisë, letërsisë, gjuhësisë të kulturës dhe të traditës që sa më shumë ta ngrisim kullën e kalanë që e la në gjysëm baca Hasan. 

Për turpin tonë, asnjë qeveri deri më tash nuk e pa të arsyeshme që ta ndërtojnë një shtëpi muze ose një kullë ose së pakut një përmendore (është ngritur një një në Vushtrri në kohën e qeverisjes së LDK-së, bashkë me ate të Kolenel Ahmet Krasniqit, kur kryetar ishte Xhafer Tahiri … ) qysh i ka hije dhe e meriton Hasan Prishtina, në Polac. 

Pushtetarët tanë në Kosovë kanë ndërtua kulla turpi e me paret ë pista në Drenicë e në Dukagjin por jo edhe shtëpinë e Hasan Prishtinës, Shaban Polluzhës e të tjerëve 

Baca Hasan, shpirti yt pushoftë i qetë ! 

Ditën e dytë të qëndrimit, më 1 gusht 2022 në Greqi, dhe në kryeqytetin e kulturës në Selanik, 5 veta, tri gra mësuese nga Shqipëria dhe dy burra, mësues nga Kosova, muarëm rrugën 200 km. në drejtim jug-lindje të Selanikut, për në katundin Leptokarya (në shqip: Katundi Lajthishtë, ku ka pemë lajthie) e ish mësuesit e drejtorit shumë vjeçar Andreas Boukas që punoi në Suedi, tash pensionist. 

Rrugën deri në Leptokarya, e bëmë për më pakë se 1 orë e tre çerek. 

Flisnim e çka nuk flisnim. Tregonim mahi, ”mesela” por jo ”meselae” të vrazhda të odave të Drenicës. Mua mu, kujtua një ndodhi (mesele) për Ukë Topin, çoban. Ai i ruante lopët në katundet Turjakë, Damanek e deri edhe lopët në katundin Banjë, Bellenicë e Bllacë. Prej Ukës, nuk kishin ”havale” as gratë sepse ai ishte plak … 

Me Ukën hanin bukë edhe grate, me burrat e tyre. 

Njëherë kur ishin ulur në sofër e hanin bukë në Bellenicë i zoti i shtepisë me gruan, dy qikat dhe dy rejat, Uka nuk hante por i numëronte gratë. I zoti i shtëpisë dikur e vet (pyet) Ukën: 

-Ukë, pse nuk pa han bukë? 

-Pi ngjehi (numëroj) gratë? 

-E sa gra janë bre Ukë? 

-5 copa. 

Po shka po t`duhen qi pi ngjeh o Uk-o? 

-Mendova me i nda përgys`unë e ti, ka sa copa po na bin. Nga 2 gra e gysëm pa na bin (na takojnë) nëse i ndajmë. 

Mësueset filluan që qeshin e thanë: 

-Po ne jemi vetëm 3 copa o Sianan e ju jeni 2 burra, si do t`na ndani? 

Nëse na ndani, juve ju dyve ju takon nga 1 grua e gjyesëm. 

Rruga ishte e gjerë nga 3 krah (korsi) e në të dy anët e rrugës shihje bukuritë natyrore, malet me shumë gurë të bardhë, (më pakë fusha) e detëra të pafund. Dielli dukej se po lind e po perndon në detin grek. 

Andreas, na doli 2 km para katundit mr na prit sepse nuk ishim të sigurtë ta gjejmë shtëpinë në katund. Ne i shkonim pas deri në oborr.  

Andreas, na uroi mirëseardhje bashkë me gruan e cila ende punonte si mësuese kompjuteri, fizike e kimie në Stockolm. 

Me neve (burrave), Andreas dhe gruaja e Andrea flisnin suedisht kurse me mësueset shqiptare, flisnin greqisht. 

Në obrrin me hije, para hyerjes së shtëpisë, kishin k`thye një tavolinë me afro 10 karrige dhe e kishin mbushur plot e përplot me ushqime të gatuara, me disa lloje të piteve që edhe gishtërinjët i lëpinim, sallata tradicionale me ullinj, rrush dhe pije, verë, raki shtëpie, birra dhe ujë e lëngje (për mua). 

Bisedonim e hanim. Oborrin Andrea, e kishte të mbjelluar me disa dhjetëra ullinj, që degët nuk mund ti mbanin frytat. Unë u qova nga tavolina dhe shikova nga afër ullinjëve e rrushit që ende s`ishte pjekur sa duhët. Vetë Andreas, muret afër shtepisë, në oborr i kishte ndërtua e radhitur me gurë natyral nga bjeshka. 

E diell kishte tërë ditën, tërë stinën e tërë vitin, katund tipik ballkanas. 

Pastaj, Andreas sikur pa dëshirën time dhe hymë Brenda e shikuam bibliotekën e pasur me libra disa qindra e mijëra vjet të vjetra. Kishte aq shumë libra, harta, fotografi sa e gjelozoja. Ai më ofroi edhe disa harta të vjetra, që kanë të bëjnë me Shqipërinë e me Gjergj Kastriotin … 

Me premtoi se do të më shkruaj kur të gjej ndonjë libër që flet për shqiptarinë, do ta fotografoj e do të ma dërgoj. 

Pas disa orëve ndeje me ushqime të shishme e biseda të përzemërta, u ndam ndam nga Familja e mrekullueshme arvanitase (ai e ndinte veten grek). Më foli edhe për gjyshën e cila kishte folur shqip. 

 1*) Dibrës e të Çamëris qi gjinden në Shqypni   

Shënim:- Tue kënë se gjyshi i em, Haxhi Ali Berisha, para 150 vjetve ka ardhë në Vulqitirn nga katundi Polancë (Drenicë), prandej mbi-emni em duhet me kenë ”POLANCA”. Por mbasi qi u zgjodha i Prishtinës e mbrapa, ndeper shkrime, fletore e tjera më quejshin Hasan Prishtina, për ket shkak po më vazhdon gjithnji ky mbi-emën. (Nga Parathânë-ia, fq.3) 

Vazhdon   

Sinan Kastrati, Suedi      

Malmö, 27 gusht 2022      

sinan.kastrati@hotmail.com  

Pse libri “E kam në zemër pupullin tem Shqiptar”?

0

Don Lush Gjergji, Prishtinë

  • Pse libri “E kam në zemër pupullin tem Shqiptar”? – botimi anglisht Drita – Illyria, New York, 2022, f. 110. 

Kush dashuron, gjithmonë jeton ose trashëgimi dhe frymëzim 

Pas 16 veprave kushtuar jetës dhe veprës së Shën Nënës Tereze, ja edhe botimi im i 17 -të, me titull ”E kam në zemër popullin tem Shqiptar”. Pse ky libër i ri për Shën Nënën Tereze?  

Çka pashë, dëgjova, përjetova për së afërmi me Nënën Tereze, atë po ua dhuroj edhe juve, që të jeni disi “pjesëmarrës” në këtë risi dhe mrekulli të shekulli XX, edhe më tepër, të shumë shekujve, të njerëzimit dhe krishterimit. 

Ky botim është shumë burimor, i rrallë, mjaft i dalluarnjë lloj “Ungjilli sipas Nënës Tereze”, apo “Ungjilli i pestë”,  sepse botohen si tërësi: 

  • 7 intervista të saja ekskluzive, 6 më mua dhe një me Mons. Nikollë Minin; 
  • 5 vizitat e saja në Kosovë (1970, 1978, 1980, 1982, 1986); 
  • fjala e rastit të Nënës Tereze nga “Katedra e Paqes” (10 dhjetor 1979); 
  • përshtypjet, përjetimet, përvojat e mia me Nënën Tereze gjatë gjithë këtyre viteve, apo “Nëna ime Tereze”, me pesë faksimile apo dorëshkrime burimore të saja në gjuhën shqipe, si dhe shumë fotografi që botohen për herë të parë.. 

Botimi anglisht ka edhe dy risi: 

  • kapitulli i fundit, Shën Nëna Tereze dhe bashkësia shqiptaro-amerikane, f. 94- 106;  
  • intervista e Avni Spahiut me Nënën Tereze në aeroportin e Prishtinës (1980), f. 1 107 – 109. 

Çfarë risie sjell ky libër? Atë që Shën Nëna Tereze ka thënë në kohë dhe në hapësira të ndryshme; atë që ajo na ka lënë si testament – amanet shpirtëror; atë që ajo ka mbjellë në ndërgjegje, shpirt, mendje, zemër dhe në jetën tonë, që të jemi bijtë dhe bijat shpirtërore të Nënës sonë të madhe. 

Prandaj, dëshira ime është kjo: mbarë populli Shqiptar që, sa ajo ishte e gjallë dhe ndër ne, nuk ka pasur mundësi ta shohin, dëgjonin, përjetonin për së afërmi, tani nëpërmjet teksteve, fotografive, dorëshkrimeve burimore, leximeve dhe meditimeve, ta njohim Shenjtëreshën e Jetës dhe të Dashurisë, Bijën, Motrën, Nënën tonë, tashmë edhe Nënën e mbarë njerëzimit, me këto synime dhe qëllime: 

  • Për ta njohur atë si vërtet ishte dhe është, sidomos në lidhje me Popullin dhe Kishën tonë; 
  • Për ta nderuar dhe falënderuar për dëshmi të mrekullueshme të historisë, lashtësisë, autoktonisë sonë ilire, arbërore dhe shqiptare, që na ngriti edhe ne në piedestalin e Nobelizmit dhe të Shenjtërisë; veçmas me ata të vuajtjes, pësimit, mjerimit, vetmisë, mungesës së kujdesit dhe të dashurisë; 
  • Për ta imituar, së paku në mirësi dhe dashuri, në rrethe tona personale, familjare dhe shoqërore, apo si do të na thoshte ajo me gojën dhe zemrën e saj: “jepe pjesën më të mirë të vetvetes” dhe “vepra të vogla me dashuri të madhe.” 
  • Për të krijuar kulturën e jetës dhe qytetërimin e dashurisë, shtylla këto pa të cilat jeta s’ka kuptim: “Pa dashuri dhe flijim, jeta s’ka kuptim”; “Veprat e dashurisë janë vepra të paqes”; “Vetëm dashuria do ta shpëtojë botën”. 
  • Për ta mësuar artin e jetës dhe të dashurisë, sipas parimi: “Kudo që jeta është në rrezik, aty duhet të jemi edhe ne”. 
  • Për t’iu lutur dhe kërkuar ndihmën dhe ndërmjetësimin e saj te Zoti, për të tashmen dhe të ardhmen tonë sa më të mirë dhe të lumtur. 
  • Me një fjalë: unë atë po ia kthej Kishës dhe Popullit tonë Shqiptar, duke e paraqitur dhe mishëruar në fjalë, porosi, takime, afrime, bashkime, mendime, porosi, fotografi, dorëshkrime, që çdo njeri i mendjes së hapur, zemrës së mirë, në Shenjtëreshën tonë ta ketë një model jete dhe veprimi, një frymëzim feje dhe dashuri, një ndërmjetëse të fortë dhe të dashur për hapat tanë jetësor në të tashmen dhe në të ardhmen. Kjo trashëgimi, dhuratë, si shpërblim flijimi dhe martirizimi shekullor,  si dëshmi e krishterimit ndër ne nga koha apostolike, të Ungjillit dhe traditës tonë, duhet gjithnjë të përkujtohet dhe kurrë mos të harrohet.  
  • Tradita jonë ilire, arbërore, shqiptare, mikpritja dhe bujaria, të begatuara me motive ungjillore, janë gërshetuar mjeshtërisht, hyjnisht në jetën dhe veprën e Shenjtëreshës së jetës dhe të dashurisë, në Shën Nënën Tereze. 
  • Prandaj, 25 – vite pa Nënën Tereze, fizikisht, vite këto të hireve dhe bekimeve me të Lumen dhe Shën Nënën Tereze, për Kishën dhe Popullin tonë. 
  • Shën Nëna Tereze lutu për Popullin  tonë Shqiptar si dhe për botën mbarë! 

Prishtinë, 26 gusht 2022

                                                           

Ministri i Punëve të Brendshme pret në takim një delegacion amerikan për të diskutuar mbi procesin e strehimit të qytetarëve afganë

0

Prishtinë, 26 gusht

Ministri i Punëve të Brendshme z. Xhelal Sveçla ka pritur në takim një delegacion të prirë nga z. David Johnson, Ambasador dhe Negociator Special per Çështjet e Zhvendosjes, z. Jeffrey Hovenier Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Zt. Steven Naplan, zv. Negociator Special për Çështjet e Zhvendosjes dhe Z. Kyle Hatcher, Koordinator per Refugjatet në Ambasadën Amerikane në Kosovë.

Në këtë takim u diskutua mbi ecurinë e procesit të pranimit dhe strehimit të shtetasve afganë në kuadër të 1 vjetorit të fillimit të këtij procesi.

Republika e Kosovës deri më tash ka zhvilluar me sukses këtë operacion falë angazhimit të përbashkët me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n, si aleatët tanë kryesorë jo vetëm në këtë proces por edhe në ndërtimin dhe zhvillimin e shtetit tonë.

Ministri Sveçla falënderoj delegacionin dhe ritheksoi gatishmërinë për bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në realizimin e qëllimeve të përbashkëta.

​Kryeministri Kurti takoi përfaqësuesit e shteteve anëtare të NATO-s e BE-së, si dhe Japonisë e Zvicrës

0

Prishtinë, 26 gusht 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ambasadorët dhe përfaqësuesit e misioneve në Kosovë të shteteve anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Evropian, si dhe Japonisë e Zvicrës.Në takimin e përbashkët me Zëvendëskryeministrin e Parë për Integrime Evropiane, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, u potencua përkushtimi i palëve për bashkëpunim dhe bashkërendim të veprimeve ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve në Kosovë të shteteve anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Evropian, si dhe Japonisë e Zvicrës.

Lidhur me takimin e datës 18 gusht në Bruksel, kryeministri Kurti ritheksoi se Republika e Kosovës ka treguar vullnet dhe gatishmëri për t’u angazhuar në një dialog parimor dhe të përgatitur mirë, drejt një marrëveshjeje që në qendër ka njohjen reciproke. Ai prezantoi elementet e gjashtë kapitujve të Kornizës së Përgjithshme të marrëveshjes së ardhshme me Serbinë, për normalizim të plotë të marrëdhënieve me njohje reciproke në qendër.Në këtë takim, që pason atë të djeshmin me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe të shteteve të QUINT-it, u bisedua edhe për proceset e çështjet lidhur me dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Pendohu sa je gjallë, Feti Mehdiu …!

0
Nga: Tim Shkupi, teolog, Shkup
___
Ti je profesor, ke punuar ne Universitetin e Prishtines, dega e Orientalistikes.
Ti je gjalle. Ne jemi gjalle. Shqyqyr qe jemi. Por ti ke mundesi me ju ndihmuar shqiptareve me nje PENDIM, me nje kerkim falje publike!
Ti ndodhta je i penduar ne Vetmi, por neve na duhet Pendimi yt ne publik!
Dile trego se Fakulteti i Orientalistikes ka qene me urdher te Beogradit, njejte sic ka qene perkthimi i Kuranit.
Dil kallxo, gjema nje gabim, ne germa, fjale, emra, folje, parafjale.
Dil e mos e fsheh servilizmin tend te Beogradit me pacavure se “ardhja e osmaneve ne Ballkan, eshte e ngjashme me NATO-ne!”
NATO eshte aleance ushtarake e shume shteteve, sulltan Osmani eshte nje sufi turk qe ka pa enderr se me mnare ka me ba krejt boten, e jo vetem Ballkanin!

Libra të Jusuf Buxhovit për bibliotekat e kishave në Petershan dhe Bishtazhin

0

Në kuadër të veprimtarisë donatore prej 4 mijë librash, disa sosh – (romani “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” dhe “Dardania”),sot iu dhuruan bibliotekave të kishave në Petërshan – Don Marjan Ukajt dhe Bishtazhin – Don Lush Sopit.

Shën Tereza e Shqiptarëve, Apostulli i ditëve tona

Fotoja e Nënë Terezës kur i ishte vetëm 2 vjeçe në Shkup, e bërë në vitin 1912 

Argjira Ukimeri – MA.SC. Pedagoge

Prizren – Gusht 2022

  • Mendimet, mrekullitë dhe shenjtërimi – vepra e dashurisë dhe lumturisë njerëzore dhe hyjnore që ndikuan në shenjtërimin e Shën Nënë Terezës

    “Zoti jem, po më vjen keq me gjithë zemër për gjithë mëkatet që kam ba, se kam bjerrë parrizin, kam meritue ferrin, por ma fort se t’kam fye Ty, o e mira e pambarueme që kaq fort m’ke dashtë. Mëshirë, o Zot! Më fal, o Zot! Po të nap fjalën, me ndihmën tënde, mos me t’fye ma kurrë”. – Ishte kjo lutja që çdo herë Shën Nënë Tereza i drejtohej Zotit Hyj.
    Person i dashtun për të gjithë, Ndihma e saj për të sëmurët, nevojtarët, të pastrehët, hapja e shkollave dhe zhdukja e analfabetizmit, ndikuan që e gjithë bota të njehë shpirtin human të Shën Nënë Terezës. E ndikuar nga forca e Shkrimeve të Shenjta, Dashuria e Hyjit dhe ndikimi i tij në Terezën me shtatë-shkurtër por me një zemër të madhe, arriti të thyej autoritetin e heshtjes globale ndaj varfërisë, dhe skamjes që mbizotëronte atë kohë në mbarë globin. Në mënyrë lunatike, Shën Nënë Tereza përmes veprave pozitive, edhe njherë u tregoi të gjithëve që përmes përkrahjes, vullnetit jemi më afër Zotit. Mbi të gjitha “ZOTI ËSHTË DASHURI” 

MREKULLIA DHE LUMNIMI I NËNË TEREZËS 

Më 5 shtator 1997, vdiq Gonxhe Bojaxhiu. Pas vdekjes së saj, Selia e Shenjtë filloi procesin e lumnimit të Nënë Terezës. Ky proces, është hapi i dytë që të drejton kah Kanonizimi. Mu për këtë çështje (Lumnimin), u emërua Kolodiejchuk – Postulator nga Dioqeza e Kalkutës. Pas emërimit të tij, Kolodiejchuk u shprehë kështu: “Ne nuk kemi pse të vërtetojmë se ajo ishte e përsosur. Ose nuk bëri ndonjë gabim.  Ai duhej të dëshmonte se veprat dhe vyrtytet e Nënë Terezes ishin heroike. Poashtu, Kolodiejchuk përgatiti dhe dorëzoi 76 dokumente, të shkruara në 35.000 faqe. Të gjitha këto dokumente, bazoheshin në intervista të ndryshme, dhe kishte gjithësej 113 dëshmitarë. Këtyre të fundit u kërkohej që të përgjigjeshin në 263 pyetje të ndryshme. Vatikani, me shumë kujdes i studioi të gjitha kritikat e botuara dhe të pabotuara, që u shkruan për jetën, veprën dhe  mrekullitë e Shën Terezës,  Hitchen dhe Chatterie, botuan një libër krtik për Nënë Terezën, ku edhe në gjykatë kundërshtuan çdo gjë që kishte të bënte me këto çështje.  Mirëpo, akuza dhe pretendimet e ngritura u hetuan nga KONGREGACIONI PËR KAUZAT E SHENJËTORËVE. Ndërsa grupi i caktuar për këto çështje, nuk gjeti asnjë pengesë të vetme për Kanonizimin e Nënë Terezës. Kështu që, ky Kongregacion lëshoi edhe obstetrin e saj NIHIL, më 21.04.1999. Edhe disa shkrimtarë të tjerë katolik, kundërshtuan ashpër Kanonizimin e Gonxhes, duke e quajtur një SHENJË KUNDËRSHTIE. Duke anashkaluar kritikat, dhe duke u bazuar në fakte dhe argumente, një komunitet i veçantë mjekësor vendosi që të njohë të gjitha mrekullitë e Shën Nënë Terezës. GJITHA MREKULLITË E SAJ, JANË DËSHMI E NDËRHYRJES HYJNORE – ishte shprehur KOLODIEJCHUK. 19.10.2003 – ishte koha kur ANJEZË GONXHE BOJAXHIU – u lumturua. Sot mbarë rruzulli tokësor, ndihet i bekuar nga personaliteti i saj HYJNOR. 

KANONIZIMI 

Kanonizimi si process në vete, kërkon një dokument, një dëshmi të një apo më shumë mrekullive, që vijnë nga ndërhyrja e atyre që do të bëhen Shenjëtor të ardhshëm. Shën Nënë Tereza, ishte shembulli më i mirë i dashurisë, dhembshurisë, përvujtërisë dhe ndihmës për mbarë njerëzimin. Shpirti i saj human, dhe ndihma që iu dha njerëzve në nevojë, pasqyron rolin dhe rëndësinë e femrës në shoqëritë njerëzore. E tillë ishte Nënë Tereza, që përveç përkrahjes morale dhe shpirtërore, arriti që të shëroi shumë njerëz të tillë në mbarë rruzullin tokësor. Shumë të sëmurë u shëruan nga veprat dhe dora e saj. Më poshtë, do të përmendin vetëm disa prej tyre, që dërguan Nënë Terezen drejtë Kanonizimit, Lumnimit dhe Shenjtërimit të saj.
E njohur ndërkombëtarisht, për veprat e saj Nënë Tereza bëri mrekulli. Rasti i parë ishte një grua nga Bengali – Indi. Gruaja me emrin Monica Besra, kishte që vuante nga një tumor në bark rreth 17 cm. Pas shumë shërbimeve mjekësore dhe gjëra të tjera që kishte provuar familja e saj, asgjë nuk funksiononte. Mirëpo, Monica po vdiste pak nga pak nga sëmnudja. Më 5 shtator, në përvjetorin e parë të vdekjes së Nënë Terezes, një motër mori medaljen e Marias.
Kjo ndodhi për shkak që gjatë funeralit të Nënë Terezës  (ia kishte prekur trupin e saj) dhe e vendosi në stomakun e Monicas dhe bëri një lutje të thjeshtë: “Nënë, sot është dita jote. Ti i ke dashur të varfërit. Bëj diçka për Monican”. E gjithë kjo ngjarje ndodhi në orën 17, pasdite. Ndërsa në orën 1 në mesnatë, Monica u ngritë që të shkoi në banjë. Aty zbuloi që barku i saj ishte i rrafshtë. Lidhur me këtë mrekulli, janë konsultuar gjithësej 11 mjekë. Vetëm njëri prej tyre ishte Katolik. Ishte viti 2008, kur Shën Nënë Terezës iu njohë dhe mrekullia e dytë. Shën Nënë Tereza kishte shëruar një Brazilian që vuante nga disa turmore në tru. Marcilio Haddad Andrino, kishte deklaruar që mjekët nuk ia kishin dhënë asnjë shpresë të vetme për shërimin e tij nga sëmundja. E vetmja shpresë për të jetuar ishte Fernanda – gruaja e tij. Kjo lutej vazhdimisht. Pas lutjeve të shumta, gruaja beson që ishte ndërhyrja e Nënë Terezës në shërimin e burrit të saj, në kohën sa ishte nën kujdesin intensive. Me lutjet e shumta që drejtoi Fernanda për bashkëshortin e saj dhe ndërmjetësimin e Nënë Terezës, tregohet edhe një mrekulli e saktë për motrën dhe bijën tonë – që sot është Shenjëtore për mbarë njerëzimin.Vlen të përmendet që, më 17.12.2015, Zyra e Shtypit në selinë e Shenjtë konfimrohet që Papa Françesku njohu mrekullitë e Nënë Terezës 1. Shërimin e Gruas nga India dhe 2. Shërimin e burrit nga Brazili – që të dy vuanin nga Tumoret. Mrekullitë së pari erdhën në vëmendjen e posulacionit [1] . Kjo ndodhi kur ATI I SHENJTË, ndodhej në Brazil në korrik të vitit 2013, kur festohej DITA BOTËRORE E RINISË. Pas kësaj ngjarje, u dhe një hetim tjetër po në Brazil në 19-26.06.2015, që më pas u transferua në Kongregacionin për Kauza të Shenjëtorëve, ku u lëshua një dekret. Përmes këtij dekreti u pajtua dhe u pranua që hetimet të përfundojnë.   

Kanonizimi i Shën Nënë Terezës u bë në një ceremony në Sheshin Shën Pjetri në Romë me datë 04.09.2016. Kjo ngjarje u dëshmua nga dhjetrëa mijëra njerëz. Përfshirë këtu 15 delegacione qeveritare, mbi 1500 njerëz nga Italia, dhe mijëra njerëz ga e gjithë bota. E tërë kjo ngjarje interesante u transmetua edhe nga mediumet më të mëdha botërore.
Poashtu, në qytetin e lindjes së Nënë Terezës, festohej pambarimisht. Ndërsa në Indi, në një Meshë të veçantë u festua kanonizimi i saj nga Minsionarët e Bamirësisë në Kalkulta. Më poshtë do të shohim disa nga këto mendime:Presidenti Pratibha Patil, për Nënë Terezën tha kështu: „E veshur me një sari të bardhë me një kufi blu, ajo dhe motrat e Misionarëve të Bamirësisë u bënë një simbol i shpresës për shumë njerëz – të moshuarit, të varfërit, të papunët, të sëmurët, të sëmurët përfundimisht dhe ata të braktisur nga familjet e tyre! Kardinali i njohur Paskal, dha mendimin e tij: S’ mund të jetë një popull i vogël, derisa ka dhënë një person aq të madh sikur Nënë Tereza. Gonxhe Bojaxhiu, u bë urë ndërlidhëse e njohjes së Shqipëtarëve dhe Botës. 

Papa Gjon Pali II (Karol Ëoytila), për Shën Nënë Terezën u shprehë kështu: “MADHËSHTINË E SAJ E SHIKOJMË NË AFTËSINË E SAJ PËR TË DHËË PA MARRË ASGJË, PËR TË DHURUAR – DERI NË DHIMBJE” GJITHË JETA E SAJ ISHTE UNGJILLI I GJALLË. 

Ish presidenti i SHBA-ve BILL CLINTON, duke u mbështetur në punën, dëshirën dhe çdo gjë tjetër që bëri Nënë Tereza, shprehu dëshirën dhe dashurinë mbi popullin shqiptar. Në qershor të vitit 2002, për Nënë Terezën tha kështu: “NËNË TEREZA, ISHTE E PARA QË MË BËRI TA DUA KOMBIN SHQIPTAR. TANI NDIHEM SHUMË KRENAR PËR KËTË. KËTU E PLOTËSOVA NJË DETYRIM MORAL NDAJ SAJ DHE NDAJ VLERAVE TË LIRISË” NDIHEM SHUMË KRENAR PËR NJË NËNË KAQ TË MADHE“ 

Ish sekretari i përgjithshëm i UN Javier Perez de Cuellar, shprehet: Përkushtimi i saj gjatë gjithë jetës për kujdesin e të varfërve, të sëmurëve dhe të pafavorshëmve ishte një nga shembujt më të lartë të shërbimit për njerëzimin. „Ajo është Kombet e Bashkuara. Ajo është paqe në botë, mua që ta lë Atë të ketë një dorë të lirë. 

 

 Papa Benedikti XVI, Nënë Terezën dhe jetën e saj, e kishte përmendur 3 herë në veprën e tij DEUS CARITAS EST (ENCIKLIKA E PARË E TIJ). Në pikat kryesore të kësaj vepre shkruhet kështu: NË SHEMBULLIN E TEREZËS SË BEKUAR TË KALKUTËS, KEMI NJË ILUSTRIM TË QART TE FAKTIT SE KOHA E KUSHTUAR ZOTIT NË LUTJE, JO VETËM QË NUK E PRIVON NGA SHËRBIMI EFEKTIV DHE I DASHUR NDAJ FQNJËVE TANË, POR NË FAKT ËSHTË JË BURIM I PASHTERSHËM I KËTIJ SHËRBIMI. Poashtu, ATI I SHENJTË shkruan kështu: “VETËM LUTJA MENDORE DHE LEXIMI SHPIRTËROR, MUND TA KULTIVOJNË DHURATËN E LUTJES SONË” 

Ndërkaq, historiani dhe profesori i njohur amerikan, Douglas Brinkley tregon kështu: QYSH NGA KOHA E KONSTANTINIT TË MADH, E DERI NË DITËT E SOTME, PËRVEÇ NËNË TEREZËS, GADISHULLI BALLKANIK NUK KA ASNJË PERSONALITET ME RËNDËSI KAQ TË MADHE, DHE NJË PERSON MË TË SHQUAR 

Përveç kësaj, ne përmendim edhe faktet interesante për SHËN NËNË TEREZËN, të cilat nuk i kemi ditur asnjëherë, por që na ndihmojnë të njohim më afër punën humaniste të saj, dhe ndihmën që dha ajo për mbarë njerëzimin. 

Nënë Tereza – misionare dhe humaniste, gjatë shërbimit të saj ishte kujdestare e 7500 fëmijëve në 60 shkolla gjithësej. Së bashku me Motrat tjera misionare, mjekuan 960.000 njerëz të sëmurë në 213 dispanseri. Gonxhe Bojaxhiu, ishte e vetmja femër që trajtonte 47.000 viktima nga sëmundja e Lebrozës, në 54 klinika. Poashtu, kujdesej për 3.400pleq të braktisur, që ishin lënë rrugëve, duke i rehatuar në 20 shtëpi për pleq. Birësoi 160.000 fëmijë të braktisur dhe illegal. 

Shën Nënë Tereza, ishte misionare e devotshme katolike. Jetën e saj ia kushtoi të sëmurëve dhe të varfërve. Shpëtoi me mijëra jetë njerëzish, u ndihmoi njerëzve që vuanin nga uria, por edhe njerëzve që vuanin nga sëmundje të ndryshme, u ndihmoi në mjekime. Poashtu, Nënë Tereza bëri dhe shumë mrekulli të tjera. Përmes këtyre mrekullive, arriti të shenjtërohej me datën shtator nga Selia e Shenjtë në Vatikan. Sot, Shën Nënë Tereza llogaritet ndër femrat më të famshme dhe më të fuqishme në botë. 

Gonxhe Bojaxhiu (Shën Nënë Tereza), u lind në Shkup. Edhe pse, pjesën më të madhe të jetës e kaloi në Indi si pjesë e misionit të saj që ngriti çështjen e personave në nevojë, asnjëherë nuk e mohoi origjinën e saj shqiptare. Interesimi dhe kureshtja e shumë gazetarëve për prejardhjen e saj, përgjigja ishte lapidare: Me gjak jam shqiptare, me shtetësi jam indiane, dhe me zemër i përkas Krishtit” 

Familja BOJAXHIU ishte aq patriotike sa që ka dhënë mjaftë vlera kombëtare dhe patriotike për popullin tonë. Ndikimi i kësaj familje në shoqërinë tonë, pasqyroi jetën dhe edukimin e Nënë Terezës. Vlen të përmendet që familja e Nënë Terezës ka jetuar në Tiranë. Varret e Nënës Drane dhe të motrës Age Bojaxhiu, ndodhen në varrezat e Shales në Tiranë. 

Në periudhën e komunizmit, Shën Nënë Tereza nuk arriti asnjëherë që të takonte nënën e saj Dranen, plotë 45 vjet. Enver Hoxha, diktatori që ia refuzoi vizitën e saj në Tiranë kur nëna e saj ishte sëmurë rëndë dhe në pleqëri të thellë. Për këtë rast, kishin ndërhyrë presidenti francez Charl De Gaulle, dhe zonja e parë e SHBA-së Jasqueline Cennedy. Mirëpo, diktatori nuk e pranoi një gjë të tillë. Dëshmitarët e asaj kohe kishin shkruar kështu:  E kemi parë duke qarë dhe duke thënë: “O Zot unë e kuptoi dhe e pranoi këtë vuajtje të nënë lojës sime, e cila në pleqëri të shtyeme nuk dëshiron aagjë tjetër, përpos të më shohë edhe njëherë” – kishte thënë Nënë Tereza. 

Në jetën e saj si Misionare e dashurisë dhe Humaniste e dalluar, Nënë Tereza mori gjithësej 9 çmime. Mendohet që çmimi më i rëndësishëm në jetën e saj ishte Çmimi Nobel për Paqe më 17.10.1979. Ky çmim, ishte përafërsisht 1 milion dollar. E gjithë kjo shumë shkoi për të varfërit dhe të sëmurët. Poashtu, Nënë Tereza u vlerësua edhe me këto çmime: Damian Dutton, Ramon Magsasay – 1962, Çmimi Templeton – 1973, Çmimi Balzan – 1978, Çmimi Bharat Ratna – 1980, Çmimi Medal of Freedom – 1985. Ndërsa në SHBA, u vlerësua me titullin “QYTETARE NDERI I SHBA-ve”. Ndërsa në Kosovë, në vitin 1996 u shpallë qytetare nderi e Kosovës. Shteti shqiptar , poashtu jep dekoratë të veçantë me emrin e saj. 

Bamirësia nuk njehë kufi as armiqësi. Miqësitë e Nënë Terezës ishin përtej oqeaneve. Miqësia më unike e saj ishte me ikonën e bamirësisë princesën Lady Dayana. Aspak nuk ishin të rralla kronikat e stacioneve më prestigjioze ndërkombëtare për marrëdhëniet në mes të dy humanisteve. E veçanta e “Zonjave të Hekurta”, është vit-vdekja e njëjtë e tyre. 

Për herë të parë, Nënë Tereza vizitoi Shqipërinë nga 14-17 gusht të vitit 1989. Edhe pse regjimi komunist nuk ishte rrëzuar akoma, zemërgjerësia e saj ishte e atillë. Sepse i kishte falur të gjithë, për atë se çfarë i kishte shkaktuar familjes dhe kombit të saj diktatori Enver Hoxha. Madje, Nënë tereza e kishte takuar edhe të venë e diktatorit NexhmijeHoxha. Bashkë me të kishte vendosur lule në varrin e bashkëshortit të saj. 

Vlerësimi më real, dhe më i bukur, ishte ai i ish presidentit të SHBA-ve, BILL CLINTON. Ai ishte shprehur kështu për humanisten: “Nënë Tereza, ishte personi i parë që më bëri ta dua më tepër kombin shqiptar. Me vdekjen e sa, mbarë rruzulli tokësor humbi një gjigant të epokës sonë. Ku në të njëjtën kohë ishte një frymëzim dhe një sfidë për të gjithë. Mbretëreshat dhe mbretërit, presidentët, kryeministrat, partiakët dhe Papët vijnë dhe ikin. Por Nënë Tereza, është një. Jetoi në brezin tonë, në shekullin tonë, ku ne të gjithë jemi mirënjohës për këtë.   

Në vitin 1979, kur mori çmimin Nobel për Paqe, Nënë Tereza tha kështu: Shkatërrimi më i madh sot është, e qara e një fëmije të pafajshëm, që nuk lindi kurr. Nëse një nënë mund të vrasë një fëmijë brenda barkut të saj, çfarë ka mbetur për ty dhe mua? Të vrasim njëri tjetrin. 

Në fillimet e saj si Misionare, Nënë Tereza shqetësohej shumë nga varfëria dhe problemet që shihte në Kalkutë. Prandaj që nga viti 1946, vendosi që të jetoi atje për të jetuar me ta, dhe me problemet që kishin. Ku punoi edhe si mësuese, për ngritjen arsimore dhe intelektuale të këtij vendi. 

Çdo mëngjes i Nënë Terezës, ishte i bekuar. Sepse çdo mëngjes, lutej dhe dilte rrugëve të Kalkutës, për të gjetur të varfër dhe për të ushqyer ata. Vizitat në familje, kujdesi për të sëmurët dhe fëmijët e prekur nga tuberkuloza, vizita për të moshuarit, e bënin infermierën më humane dhe më njerëzore. 

Në të gjitha intervistat e dhëna, Nënë Tereza asnjëherë nuk e kishte mohuar prejardhjen e saj shqiptare. Përveç gjuhës amtare shqipe, dhe asaj serbe, Humanistja fliste edhe anglisht. Në bazë të hulumtimeve dhe kërkimeve të shumta në arkivat e disa shteteve europiane, një ditë para shenjtërimit të saj, Nëna Tereza kishte shkruar një letër për shqiptarët. Në këtë letër shkruhej kështu:“Unë gjithmonë e kam në zemër popullin tem Shqiptar. Shum luti Zotin që Paqja e Tij te vijë në zemrat tona, në gjitha familjet tona, në gjith botën. Luti shumë për fukarat e mij – dhe për mua dhe motrat e mija. Une lutem për juve. M. Teresa Bojaxhiu”.Kjo letër u shkrua në dhjetor të vitit 1979, gjatë qëndrimit të Nënë Terezës në Oslo.Përveç kësaj, Nënë Tereza u shkroi letër edhe motrës dhe vëllaut të saj. Në këtë letër thuhej: “Vllau jem dhe Maria e dashtun. Mbaj uzdaj (shpresë) se je mir dhe që operacioni asht marue. Motrat dhe unë jemi tuj u lut shum për ty. me shumë dashuni vëllau i jem, t’puthi fort – Motra jote Tereza” 

Qysh në moshën 18 vjeçare, kur e la familjen Nënë Tereza nuk u kthye më kurrë. 

Në moshën 8 vjeçare, Nënë Tereza humbi të atin (Babain) Nikollë (shkurt – Kolë) Bojaxhiu. Dyshohet që është helmuar nga kundërshtarët e tij politikë, në atë kohë. 

Shën Nënë Tereza, humanistja dhe shenjëtorja e dashurisë dhe mirësisë, la gjurmë të thella në mendjen globale. Me veprat e saj, arriti të zhdukë urrejtjen duke mbjellë dashuri, varfërinë duke e kthyer në shpëtim si dhe dëshpërimin në buzëqeshje. Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, arriti që për plotë 18 herë të bëhet gruaja më e dashur, më e adhuruar e mbi të gjitha “SHPËTIMTARJA E BOTËS”

SHËN ANJEZË BOJAXHIU – LUTU PËR NE TË GJITHË