Kreu Blog Faqe 1250

Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i Suedisë, Jonas Westerlund 

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, të cilit i ka uruar mirëseardhje. 

Raportet ndërmjet të dy shteteve janë vlerësuar të mira, teksa Presidentja Osmani shfaqi besimin se zhvillimet pozitive të raporteve bilaterale ndërmjet Kosovës e Suedisë do të vazhdojnë edhe gjatë mandatit të ambasadorit Westerlund.  

Presidentja Osmani ka falënderuar shtetin e Suedisë për ndihmën e deritashme, duke kërkuar që kjo mbështetje të vazhdojë edhe më tej, e sidomos për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës. 

Në takim është diskutuar edhe për zhvillimet aktuale politike në vend dhe rajon. Presidentja Osmani ka përsëritur qëndrimin se në dialogun me Serbinë, Kosova është palë konstruktive dhe se ky proces duhet të përqendrohet në njohjen e ndërsjellë.  

Sipas Presidentes Osmani, vendimet e institucioneve të Kosovës janë në përputhje me marrëveshjet e Brukselit për lirinë e lëvizjes dhe se institucionet e Kosovës janë në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtar.  

Presidentja Osmani dhe ambasadori Westerlund, në takim kanë diskutuar edhe për thellimin e raporteve në sferën e politikës së jashtme, fuqizimin e demokracisë, sundimin e ligjit, barazisë gjinore dhe mbrojtjes së mjedisit. 

 

Tirana zyrtare e konsideronte Hasan Prishtinën tradhtar  

Sinan Kastrati, Suedi

(Deri në vitin 1960, Tirana zyrtare, e konsideronte Hasan Prishtinën tradhtar) 

Vazhdon nga numri i kaluar me titull ” Te shtëpia e Hasan Prishtinës në Selanik”, Drini.us, 25 Gusht 2022 në rubrikat “Dossier, Reportazh, Udhëtime” 

Nga udhtimet e mia (7), kujtime nga Shqipëria, Greqia e Kosova 

A ishte Hasan Prishtina tradhtar ? 

Po vrasësi i Hasan Prishtinës a është Ibrahim Çelo? 

Në të vërtetë kush është vrasësi (dorasi) i Hasan Prishtinës ? 

Hasan Prishtina është patrioti më i madh e biri më i dashur i Kosovës, intelektuali, poligloti, burri krah burrave si Ismail Qemal Vlora, Luigj Gurakuqi, Bajram Curri e Isa Boletini. HP. Ishte pjesmarrës dhe ideator në mbrojtje të tokave shqiptare. Kontributi i HP ishte i jashtëzakonshëm dhe i padiskutueshëm në të gjitha fushat si politikan, arsimdashës. Ai kontribut përveç shteteve që kishin synim ta mbanin Shqipërine (duhet kuptuar tokat shqiptare ) nuk u vlerësua nga Shqipëria e Enver Hoxhës.  

Atherë është e kuptueshme pse Tirana zyrtare e Envere Hoxhës, sillej ndaj atdhetarëve të Kosovës sikur ata të ishin armiq e Aleksandar Ranković, Svetozar Vukmanović-Tempo, Dušan Mugoša, Miladin Popović ishin vëllezër? 

Aq më keq kjo politikë e shtetit shqiptar ish kundër interesave shqiptare të Kosovës dhe viseve tjera shqiptare në ish Jugosllavi e vazhdoi deri në vitet 1990 për tu ringjallur përsëri më Fatos Nanon e Edi Ramën. 

Politika zyrtare shqiptare, edhe sot dallon shumë pakë nga ajo e viteve 1945-1985. Edi Rama shkon e puthet me Aleksandar Vučić (Александар Вучић) në Beograd, me përkrahjen dy “shqiptarëve”, të Ali Ahmetit në Maqedoninë e Veriut e Dritan Abazović-it (Дритан Абазовић) e Malit të Zi. 

Kështu e përhkruan Dashnor Kaloçi, atentatorin e HP 

Atentatori qëlloi mbi Hasan Prishtinë, pasi s’i dha 6 mijë dhrami që ia kishte premtuar për vrasjen e…”/ Ngjarja e panjohur në Selanik më 1933 

Dashnor Kaloçi, BallkanVeb, 27 Dhjetor, 2020 08:14 

“Publikohet historia e panjohur e ndodhur plot 87 vjet më parë, më 14 gusht të vitit 1933, kur teksa ishte duke shëtitur në një prej rrugëve kryesore të Selanikut, në rrethana jo shumë të njohura, mbeti i vrarë në një atentat, Hasan Prishtina, ish-deputet i parlamentit shqiptar dhe kryeministër i Shqipërisë, i cili ishte si refugjat politik në Greqi. Sipas shtypit grek që i referohej organeve kompetente të policisë vendase, personi që qëlloi me pesë plumba revolveri mbi politikanin e njohur shqiptar, quhej Ibrahim Çelo dhe ishte mik i ngushtë i viktimës! Dëshmitë e rralla të studiuesit, publicistit dhe historianit të njohur, Gani Demiri (Ratkoceri), mbi përpjekjen e një grupi intelektualësh me origjinë nga Kosova, të cilët në vitin 1960-të, arritën të bindin autoritetet përkatëse të Tiranës zyrtare rreth figurës së Hasan Prishtinës dhe t’a kthenin atë nga “tradhëtar dhe armik të popullit shqiptar” siç konsiderohej ai në tekstet shkollore dhe librat e Historisë së Shqipërisë, së asaj kohe, në një “patriot të madh të çështjes shqiptare”! 

FE, fq 567: Prishtina, Hasan

Hasan Prishtinën nuk e vrau Ibrahim Çelo, mendon A. Ll. 

Mbiemri i pretenduar deri më sot për vrasësin e Hasan Prishtinës, Celo apo Çelo nuk e ndeshim në asnjë familje shqiptare të Maqedonisë së sotme 

Po mbushen 83 vite nga 13 gushti i vitit 1933, ku në qytetin e Selanikun u vra ish-kryeministri i Shqipërisë Hasan Bej Prishtina, një figurë e shquar kombëtare. 

Po mbushen 83 vite nga 13 gushti i vitit 1933, ku në qytetin e Selanikun u vra ish-kryeministri i Shqipërisë Hasan Bej Prishtina, një figurë e shquar kombëtare. 

Pas kaq vitesh mbetet ende e pa zbardhur mirë vrasja dhe porositësit e kësaj vrasje, por edhe identiteti i vërtetë i vrasësit i cili njihet si Ibrahim Çelo ose Celo, nga Resnja e Maqedonisë. 

Ndërsa Arben Llalla do të shkruante kështu: 

“Në vitin 2014, Mehmet Prishtina i ka dërguar letër zyrtare kryetarit të Republikës së Shqipërisë z.Nishani, kryeministrit z.Rama, kryetarit të Kuvendit z.Meta për rivarrosjen me nder të Hasan Prishtinës në varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Tiranë, ashtu siç janë rivarrosur me nderime edhe shumë figura të shquara si Faik Konica, vëllezërit Frashëri, etj. Por kjo kërkesë e familjes Prishtina ka rënë në vesh të shurdhër. 

Është për të ardhur keq që në këto varrezat prehen eshtrat e disa njerëzve që kanë rënë për kontributin ideologjik partiak komunisti, ndërsa burri i kombit Hasan Prishtina prehet ende në një qoshe në periferi të qytetit të Kukësit 

Para disa kohësh altruizti Mehmet Prishtina hodhi idenë që në Prishtinë të vendoset busti i Ismail Qemal Vlonës, ndërsa në Vlorë busti i Hasan Prishtinës duke treguar se nga Prishtina e në Vlorë ne jemi një komb. 

Kjo ide dhe kërkesë e z.Prishtina gjeti mbështetjen dhe në vitin 2015 në Prishtinë u vendos busti i Ismail Qemal Vlorës, ndërsa busti i Hasan Prishtinës ende nuk është vendosur në Vlorë edhe pse është miratuar nga bashkia e Vlorën, por diku ndeshen pengesa nga burokracia administrative. 

Do të ishte nder i institucioneve të shtetit shqiptar që në 28 Nëntor 2016, eshtrat e Hasan Prishtinës me një ceremoni shtetërore të vendosen në varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Tiranë dhe busti në Vlorë. 

Fjalori Enciklopedik, Tiranë, 2002

Kjo do të ishte më e pakta që mund të bëj Shqipëria shtet për burrin e madh Hasan Prishtinën që sakrifikojë pasurinë e tij për pavarësinë e Shqipërisë, financojë me dhjetëra bursa që shqiptarët të studiojnë në shkolla, i cili pranojë më mirë malet shqiptare se sa kolltukun e butë të ministrit të Turqisë. 

(/Shkroi: Arben Llalla/) 

Edhe Roland Qafoku është i mendimit se Hasan Prishtinë e ka vrarë Ibrahim Çelo  

“SKENA E VRASJES 

Kriminologjia rrallë njeh një rast të tillë. Atë të diel zhegu të 13 gushtit Hasan Prishtina dhe Ibrahim Çelo ishin duke ecur në rrugën “Çimisqi” të Selanikut, duke biseduar me njëri-tjerin për çështje që i shqetësonin të dy. Pak minuta më parë kishin konsumuar një kafe në një lokal dhe sapo kanë dalë prej tij, krejt të shpenguar po bënin disa hapa në këmbë. Por kur akrepi shënoi fiks 14.00, befas Ibrahim Çelo ngadalësoi hapin, bëri pak anash, nxori nga brezi një pistoletë dhe pa asnjë fjalë qëlloi ndaj Hasan Prishtinës. Katër plumba i përshkruan trupin njeriut që pas një muaji e pak ditësh do të mbushte 60 vjeç. Por vrasësi nuk u mjaftua me kaq. Teksa shikonte Prishtinën të mbytur në gjak, afroi tytën e pistoletës në kokë dhe e qëlloi sërish, për t’u bindur që viktima nuk merrte më frymë. 

Në popull, për Hasan Prishtinën thuhej se “e ka vrarë “Zogu”, dmth mbreti Ahmet Zogu. 

Nëse lexohen me kujdes, sidomos studjuesi Arben Llalla por edhe Dashnor Kaloci, të dytë japin argumentet ë forta për e kundër, se qysh e kush e vrau Hasan Prishtinën. 

Detyra ime kësaj radhe është vetëm ti interpretoj besnikërisht të tjerët çka flasin, duke u pasur përpara dëshmi, shtypin e kohës.  

Thënë të drejtën, nuk e kam ditur as çerekun e jetës së Hasanit, derisa e vizitova Hasan Prishtinën,në Polac në GURË të MERMERIT dhe shtëpinë e HP (shkurt Hasan Prishtina) në Selanik. Pastaj, fillova të lexoj.  

FFSH (Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, 1,2 dhe 3), të cilat mi kishte dërgua prof. Emil Lafe, nga Tirana në Sarandë, më kanë mbetur në raftin e bibliotekës time, në Sarandë dhe nuk mund ta citoj por bazohem nga publikimet e studjuesve të tjerë për HP.    

Ajo që më së shumti preku dhe nuk më besohej ishte se Tirana zyrtare Hasan Prishtinën e quante tradhtar, “renegat dhe tradhtar i atdheut”, “reaksionar dhe tradhtar të adheut”, 

Deri në vitin 1960, Tirana zyrtare, e konsideronte tradhtar Hasan Prishtinën! 

Si rrallë ndonjë figurë tjetër e politikës dhe historisë së Shqipërisë. që aktivitetin dhe veprimtarinë e tyre e patën gjatë gjysmës së parë të shekullit të kaluar, Hasan Prishtinën, e ndoqi i njëjti “fat” si në gjallje, ashtu dhe pas vdekjes së tij. Kjo ka të bëjë me faktin se ashtu si gjatë gjithë veprimtarisë së tij politike, ku pati një sërë oshilacionesh, me mjaft ngritje dhe ulje (nga deputet i parlamentit turk dhe atij shqiptar, në kryeministër i Shqipërisë dhe më pas emigrant politik në disa shtete të Evropës), edhe pas vdekjes, për një pjesë të shqiptarëve, ai mbetej një “patriot dhe atdhetar i madh i çështjes kombëtare”, kurse për një pjesë tjetër të shqiptarëve, ai s’ishte gjë tjetër veçse një “renegat dhe tradhtar i atdheut”! Madje edhe historiografia dhe propaganda e regjimit komunist të Enver Hoxhës, deri në fillimin e viteve ’60-të, Hasan Prishtinën e konsideronte një “reaksionar dhe tradhtar të adheut”, gjë e cila ishte e shkruar mjaft qartë në të gjitha tekstet shkollore dhe ato të institucioneve shkencore dhe akademike të shtetit shqiptar të asaj kohe. Edhe pse në historiografinë dhe librat e ndryshëm të botuara deri në atë kohë në Shqipëri, vrasja e Hasan Prishtinës në Selanik në vitin 1933, ishte e kurdisur nga Mbreti Zog, propaganda zyrtare e asaj kohe, vazhdonte ta etiketonte atë si tradhtar të atdheut. Sipas dëshmive ekskluzive të studiuesit, publicistit dhe shkrimtarit të njohur Gani Demiri (Ratkoceri), me origjinë nga Kosova (ish- burgosur politik para viteve ’90-të dhe Mësues i Popullit), rehabilitimi i Hasan Prishtinës, u bë i mundur vetën në fillimin e viteve ’60-të, kur një grup studiuesish, historianësh e publicistësh kosovarë që kishin ardhur si emigrant në Shqipëri, si: Ajet Haxhia, Gani Demiri etj., i bënë kërkesa të shumta Komitetit Qëndror të PPSH-së, duke i kërkuar rishikimin e figurës së Hasan Prishtinës. Mbas një sërë takimesh e konsultash me studiues dhe profesorë të historisë, ata patën një takimi edhe me ish-ministrin e Arsimit të asaj periudhe, Manush Myftiun, të cilit i parashtruan shqetësimin e tyre për figurën e Hasan Prishtinës. Pas atij takimi, çështja filloi të merrte rrugë dhe figura e Hasan Prishtinës u mor në shqyrtim nga Instituti i Historisë. Sipas Gani Ratkocerit, ai personalisht, ishte ndër të parët që e ngriti problemin e figurës së Hasan Prishtinës, gjatë një bisede të lirë që kishte pasur me profesorin e tij, Aleks Buden, të cilit i tha: “Profesor, ne në Kosovë e kemi njohur për patriot Hasan Prishtinën”. Sipas Gani Ratkocerit, pas një sërë debatesh dhe mbledhjesh, diku atu nga viti 1961-1962, më në fund u vendos që Hasan Prishtina, të shpallej patriot i atdheut dhe si i tillë të trajtohej edhe në librat dhe historiografinë zyrtare të regjimit komunist të asaj kohe. Pas rehabilitimit të figurës së tij, regjimi komunist i Tiranës, bëri të mundur edhe sjelljen e eshtrave të tij në Shqipëri në vitin 1977./Memorie.al 

Fjalori Enciklopedik, 1, 2 dhe 3

Sot e kisha ndërmend ta përfundoj me kujtimet e mia në Greqi, Janinë, Selanik dhe në vizitën që i bëmë një arvanitasi, Andreas Boukas ish mësues e drejtor shkollash në Suedi. E kisha gjetur edhe titullin se ta quaj: (Drekë kreshmore, pritje madhështore dhe e përzemërt e arvanitasit Andreas Boukas nga katundi Laplokarya (Lejthishtë, dru lejthie) mu në breg të Egjeut.(Andreas e shpjegon në uedisht prejardhjen e katundit  ”Byn heter Leptokarya. 

Betyder hasselnötsträ, på nygrekiska. På gamla grekiska återfinns ordet t.o.m. på … turkiska som Funduk, av ordet pontikokaryon dvs liten (mus) nöt.) 

Por Gjetja e disa artikujve për vrasjen dhe vlerësimin negativ të Tiranës zyrtare (lexo: Enver Hoxhës dhe sllavo-komunitëve-ortodoks të ish Jugosllavisë), u zgjata më tepër se sa e kisha mendua. 

Edhe literaturën, kronologkisht për Hasan Prishtinës, nuk munda ta publikoj për shkak të ngarkesës e natyrës së revistës si dhe, kjo pjesë e imja për Hasan Prishtinën nuk duhët të merret si referencë pasi që asgjë s`kam thënë të re për HP. 

Në Fjalorin Enciklopedik, Shtëpia Botuese Bacchus, Tiranë, 2002 për Hasan Prishtinën në fq. Thuhet: 

PRISHTINA, Hasan (1873-1933). Politikan dhe luftëtar demokrat. Lindi në Vuçiternë , sot Vushtrri të Kosovës. Tri herë deputet në parlamentin osman. Ndër udhëheqësit kryesorë të luftës për pavarësi. Ministër në Qeverinë kombëtare të Vlorës (1913). Kryetar i delegacionit të komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës në Konferencën e Paqës në Paris (1919); pjesmarrës aktiv në Kongresin e Lushnjës (1920); drejtoi një qeveri demokratike (dhjetor 1921). Një nga organizatorët kryesorë të Revolucionit Demokratik të Qershorit (1924); kryetar i delegacionit të Komitetit ”Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” që shkoi e protestoi në Lidhjen e Kombeve (1924), kundër gjenocidit të shovinistëv serbë mbi popullin shqiptar të Kosovës. Edhe gjatë viteve në mërgim (1925-1933) qe tepër aktiv për çështjen kombëtare. U vra me atentat në Selanik (gusht, 1933). 

Shtëpia e Hasan Prishtinës në Selanik të Greqisë

Atentatori qëlloi mbi Hasan Prishtinën, pasi s’i dha 6 mijë dhrami që ia kishte premtuar për vrasjen e…”/ Ngjarja e panjohur në Selanik më 1933 

Dashnor Kaloçi, 27 Dhjetor, 2020 08:14 

https://www.balkanweb.com/atentatori-qelloi-mbi-hasan-prishtine-pasi-si-dha-6-mije-dhrami-qe-ia-kishte-premtuar-per-vrasjen-e-ngjarja-e-panjohur-ne-selanik-me-1933/ 

Historia e panjohur: Si u vra Hasan Prishtina në rrugët e Selanikut nga një tregtar perimesh 

Nga Roland Qafoku 

TEMA, 6 DHJETOR 2017, 19:34  

https://www.gazetatema.net/2017/12/06/historia-e-panjohur-si-u-vra-hasan-prishtina-ne-rruget-e-selanikut-nga-nje-tregtar-perimesh 

Hasan Prishtinën nuk e vrau Ibrahim Çelo 

/Shkroi: Arben Llalla/ 14:38 | 10 Gusht 2016 

https://www.arbresh.info/kulture/hasan-prishtinen-nuk-e-vrau-ibrahim-celo/ 

Vazhdon  

Sinan Kastrati, Suedi     

Malmö, 26 gusht 2022     

sinan.kastrati@hotmail.com 

Nëse shqiptarët po vjedhkan rrymë …, duhet ta rikujtoni se ju maqedonasit keni vjedhur vendin, historinë, gjuhën, identitetin e të tjerëve!

0
Emira Selimi, Shkup
  • Kur portalet maqedonase tallen me një komunë shqiptare

Ajo që më së shumti është shqetësuese që nga dita e djeshme janë portalet maqedonase që tallen me një komunë shqiptare pa ndërprerje!Të nderuar, komunat shqiptare janë të varfëra, pasiqë buxhetet e komunave shqiptare shkuan për luksin e komunave tuaja.

Përderisa komunat ku po jetoni ju i keni të mbushura më shumë me skulptura se me njerëz, komunat shqiptare ende nuk kanë ujë dhe kanalizim.Ato skulptura milionëshe u paguan me buxhetin e komunave shqiptare, këto tragjedi dhe padrejtësi u thurrën nga ai psikopati azilant që tash është një endacak nëpër rrugicat e Hungarisë.

Kur ta drejtoni gishtin duke i tallur të tjerët, mos harroni se katër gishta i keni të drejtuar kah vetja.

Jeni të ngulfatur në nacionalizëm dhe egoizëm, talleni me fatkeqësitë e të tjerëve, harroni se e gjithë bota tallet me ju, ndërsa ende shikoni ta shfryni mllefin me shqiptarët!! Interesante, i qeshuri të qesh. Ajo kryetarja e kryeqytetit, që në zgjedhje lokale shkonte derë për derë duke kërkuar votat e shqiptarëve, sot bën diskriminime nacionaliste, në një anë rregullon parqe luksoze, e në anën tjetër nuk interesohet fare, atje nuk jetojnë bashkëkombasit e saj…! Kjo nuk është njerëzi, por djallëzi dhe hipokrizi. Nëse shqiptarët po vjedhkan rrymë dhe ju paskeni hapsirë të talleni, duhet ta rikujtoni se ju keni vjedhur vendin, historinë, gjuhën, identitetin e të tjerëve….!

Tani kush ka hapsirē tē tallet më shumë?

PS-shqiptarēt nuk kanē vjedhur, por janë të vjedhur.

Pavarësisht bindjeve të mia politike, sa kohë që jemi në luftë me Serbinë, unë Gani Geci jam ushtar i Republikës së Kosovës

0

Në foto: Gani Geci dhe Albin Kurti

Gani Geci, ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga LLausha e Skenderajt, dhe ish-deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, përmes një postimi në fb, e ka ftuar presidenten e Republikës së Kosovës Vjosa Osmanin, që të jetë përkrah kryeministrit Albin Kurti në dialogun me Serbinë.

Një mendje bën sa gjysmë mendje, ndërsa dy mendje bëjnë sa një mendje.

Prandaj, kerkojmë nga zonja Presidente t’i ndihmoj kryministrit Albin Kurtit në negociata me Serbinë, gjithashtu edhe opozita dhe tē gjith ne t’i bashkojmë mendjet për kritika të mirëfillta, sepse jemi në luftë me Rusinë, Serbinë dhe me më shumë se gjysmën e vendeve të lindjes. Nuk duhet te jemi në luftë me njëri tjetrin dhe t’i gëzohemi dështimeve të vendit tonē.

Pavarësisht bindjeve të mia politike sa kohë që jemi në luftë me Serbinë, unë Gani Geci jam ushtar i Republikës së Kosovës dhe i institucioneve tona të dalura nga vota e popullit.

Zoti e bekoftë Kosovën.

Zoti e bekoftë Amerikën.

Nostalgjike nga viti i largët 1970: Kur dashuria e Gjani Marshan, arbëreshit nga Zara, shndërrohet në poezi

0

 Nga: Bajram Sefaj, shkrimtar, Prishtinë 

Gjani Marshan arbëresh nga Zara, yll i shndritshëm i muzikës argëtuese kroate, flet për lexuesit e «Zërit të rinsë» – 25 tetor 1970. 

Në momentin e tanishëm kur muzika argëtuese kroate po përjeton një “ndërrim gjeneratash”, Gjoni Marshanit duket se i përket një vend i dukshëm.  

Ky i ri, arbëresh nga Zara ambicioz në fisnikëri, të thuash se krejt rastësisht u duk një ditë në “botën e muzikës argëtuese” kroate: përndryshe reprezentative për vendin tonë, për të depërtuar në të, duke i krijuar vetes, në këtë mënyrë një rreth të gjërë aderuesesh, ndër më të rinjtë.  

Propozimin tonë që ta zhvillojmë një bisedë jokonvencionale plër lexuesit e “Zërit”, Gjani simpatik, e aprovoi me një buzëqeshje të lehtë dhe, me “mirë se vini”, ai na pret në dhomën e tij të rregulluar për mrekulli e, në të cilën me njëherë bijnë në sy cikërrime që e përbejnë “inventarin” muzikor të cilat i ndihmon që të përcjell të gjitha ndodhitë më të reja në “botën e tingujve”…  

Lindi në Zarë para saktësisht 25 pranverash. Mbaroi shkollën e mesme të marinës. Prej vitit 1962 lundroi me anije të “Jugotankerit” të Zarës gati të gjitha ujrat e botës. Gjatë këtyre lundrimeve të pafund, me zë të heshtur, këndonte donjë këngë e cila, posaçërisht e interesonte. Pas dy vitesh e len lundrimn dhe i fillon studimet ku dhe laurohet në tregtinë e jashtme në Zagreb. Syri endacak i televizorit e “kapi” këtë të ri, një ditë, në emisionin “Shetia nëpër Zarë”, ku interpretoi këngën “Kur dashuria shndërrohet në poezi”, Shëndërrimi i dashurisë në poezi papritmas ja ndërron edhe rrugën (ndoshta)jetësore të këtij të riu, sepse ekspertët muzikorë qenë shumë të interesuar për Gjanin, për zërin e tij të kulluar, melodik e mbi të gjitha, fort karakteristik. Kështuqë, menjëherë pas këtij emisioni televiziv kënga “Kur dashuria shndërrohet në poezi” u incizua për Radio Zagrebin dhe shumë shpejt u gjind në vendin e parë të ranglistës së këngëve më të dëgjuara në këtë radiostacion të popullarizuar. Të gjitha këto ndikuan në mënyrë shumë pozitive dhe si fryt dual disku i parë i Gjanit. Producenti i këtij disku është kompozitori në zë i Zagrebit, Stjepan Mihaljinec i cili e kompozoi melodinë “Qaj kur je i vetmuar”, apostafat për të që korri një sukses mjaft të mirë. Ajo është duke u shitur me sukses gjë që e ndihmoi të incizojë për së shpejti një disk të ri. Disku i ri do të ketë një këngë të Mihalincit dhe një tjetër komponim të tij. Sepse, na tha Gjani, pos interpretimit, aktivisht mirrem edhe me komponim.  

 

Gjani ec, ec përpara…. 

Me Gjani MNarshanin biseduam, të thuash akoma pa pushuar mirë tingujt e “Opatisë 69”, të dymbëdhjetës me radhë, ku në njerin prej caktimeve të para të “ekipit” interpretues, këtij i ishte besuar një melodi, mirëplko, në momentin e fundit u vendos që të ketë vetëm një interpretim dhe një aranzhuan. Gjani ra prej kombinimit. Kjo aspak nuk e ndali hovin djaloshar të këtij interpreti me perspektivë të shkëlqyer… Ai pos që me grupin e vet vokal instrumental “Ekipa 5” për çdo të mërkurë, të shtunë dhe të dielë, argëton qindra studentë të Zagrebit, është duke u përgatitur internzivisht për pjesëmarrje në festivalin e muzikës argëtuese “Shkupi 69” ku do të interpretoi melodinë argëtuese të Aleksandar Gjambazovit “Biljana” (Ky festival mbahet prej 15 – 18 nëntor 1969).  

Gjani me siguri do ta dëgjojmë edhe në festivalin e afirmuar të Zagrebit, “Zagreb 70” sepse, miku i tij i ngushtë Arsen Dediq, veteran i të gjitha festivaleve te ne me siguri, do të shkruajë donjë komponim nergut për Gjanin, në përputhshmëri me “mundësitë e tij interprative”. Përndryshe, Gjani na tha se më kënaqësinë më të madhe interpreton nga repertori i Tom Xhonsit, Frenk Sinatres e të tjerëve. Ai flet për mrekulli gjuhën italishte prandaj nuk duhet të çuditemi pse mu kompozimi nga “kjo botë” i suall sukses të madh afirmativ.  

Kosova “botë e panjohur” por shumë e – dëshiruar…  

Gjani modest, shprehu keqardhje jashtëzakonisht të madhe pse nuk e njeh aq mirë “botën muzikore kosovare”. Mirëpo, shton ai, pjesëmarrjen në festivalin e përmendur të Shkupit, do ta shfrytëzojë për kontaktim direkt me kolegët kosovarë, për t`i lutur ata që kah gjysma e muajit dhjetor, në ca qendra komunale të Kosovës, bashkë me “Ekipa 5”, të mbaj ca koncerte. Besoj se do të hasi në mirëkuptim. Dij, thotë Gjani edhe për “Sanrremon kosovare”, festivalin e muzikër argëtuese, popullore dhe për fëmijë “Akordet muzikore”. Me deshën më të madhe do të merrja pjesë edhe në këtë festival sikur kompozitorët kosovarë të me besofshin donjë interpretim. Pos Kosovës është krejt e sigurtë se do të udhëtojë për Itali, për të “mbuluar” ca prej ofertave që kam nga “Meka” e muzikës argëtuese.  

* 

M`i përshëndetni lexuesit e nderuar të revistës suaj. Mirë u pafshim në Prishtinë! Një “Natën e mirë”, e shënur në shqipen pak të pasigurtë, ishte fjala e fudnit që na e tha ky këngëtar të cilin, në njerën prej sallave të mëdha të Shtepisë së studentëve qindra studentë e pritnin zërin e tij ku mbues për t`i dhënë zjarrë fe ngjyrë vallëzimit të frenuara studentesk…  

Gjani Marshan

Mos manipuloni me ligjin për grevat!

0

Florim Zeqa

Po është e vëtetë, greva është e drejtë e garantuar me ligj, por nuk është i drejtë manipulimi i sinidikatave në emër të ligjit për grevat, duke mos u sqaruar punëtorëve në tërësi të drejtat dhe konseguencat e ligjit mbi grevat.

Greva sakrificë personale për realizimin e të drejtave ligjore

Në secilin shtet ligjor dhe demokratik, besoj edhe në vendin tonë, greva përveqse është e drejtë demokratike, është një sakrificë që punëtori e bën për të drejtën e vet ligjore. Kur e themë sakrificë, këtë duhet ta shtjellojë pak më thellë për ta kuptuar të gjithë të punësuarit në sektorin publik dhe privat.

Kudo dhe në secilin rast kur organizohet greva kemi të bëjmë me një sakrificë personale të secilit person (punëtor) veç e veç, për faktin se orët e humbura të punës gjatë grevës nuk konsiderohen orë pune dhe si të tilla nuk paguhen nga punëdhënësi, gjegjësisht institucioni publik apo privat.

Sikur të ishte ndryshe, nuk do të quheshin greva por festë për të drejtat kolektive!

Problemi qendron pikërsiht tek ky fakt, për të mos thën fare, punonjësit nuk janë të njoftuar mjaftueshëm nga sindikalistët për ligjin për grevat, përkatësisht sfidat dhe konseguencat, vështirësitë dhe mundësistë e realizimit e të drejtave të punëtorëve përmes procesit grevist.

Mospagesa e orëve në grevë nuk është kërcënim, por zbatim i ligjit mbi grevat

E kam thënë në shkrimin paraprak, se grevat nuk janë të mirëseardhura në momentumin politik që po kalon Kosova, për shkak të rrezikut nga invazioni serb. Për këtë arsye, nuk na duhet ndarja pro&contra grevave, por uniteti politik në përballje me kërcënimet serbe, për të cilat disa ende nuk po duan të kuptojnë, duke menduar sikur “delja të cilës ujku ia kishte ngrënë gjysmën e prapanicës dhe kujtonte së është në ëndërr”!

Neglizhimi i situatës alarmante në veri të vendit nga subjektet opozitare dhe marrja me grevat si mundësi për të realizuar synimet politike për rrëzimin e ‘Qeverisë Kurti’, ia kalon ëndërrës së deles së shqyer nga ujku!

Kërkimin e listave të punonjësve në grevë nga ana e Qeverisë nuk duhet kuptuar presion ndaj punëtorëve të sektorit publik dhe as si kërcënim ndaj proceseve demokratike, por si aspekt juridik nga ligji i përcaktuar për grevat.

Të rreshtohemi në mbrojtje të shtetit e jo të grevave me prapavijë politike

Sot, shoqëria kosovare nuk duhet të rreshtohet prapa mësuesve, mjekëve e shërbyesve publik që me plot të drejtë kërkojnë miratimin dhe zbatimin e ligjit për pagat, por duhet të rreshtohemi në mbrojtje të shtetit, përkatësisht të shtimit të vigjilencës dhe gatishmërisë në përballje me sfidat që mund t’na i shkaktojë invazioni serb në veri dhe jo vetëm.

Përderisa është aktivizuar diplomacia evro-perëndimore dhe ajo amerikane në parandalimin e eskalimit të situatës në veri, ne paradoksalisht e kemi gjetur kohën për greva dhe protesta duke kërcënuar paralizimin e jetës dhe fillimin e vitit të ri shkollorë!

Të bashkohemi në tejkalimin e situatës luftënxitëse nga fqinji ynë verior, të bëjmë krejt çka është e mundur nga ana e jonë për evitimin e një lufte të re, nga e cila nuk do të dali fitimtarë askush, pra as pushteti dhe as opozita.

Sikurse qo do të kemi kohë të merremi me dështimet dhe paaftësitë e ‘Qeverisë Kurti’ në menaxhimin e krizave ekonomike dhe pandemike, përkatësisht të dështimit ndaj kërkesave të qytetarëve dhe të punonjësve në veçanti, do të kemi kohë të merremi edhe më dështimet 20 vjeçare të politikës kosovare.

Florian Marku ‘mposht’ meksikanin në ‘Air Albania’, fiton titullin ‘WBC’ pas 10 raundesh

0

Florian Marku ka triumfuar sot në ringun e improvizuar në “Air Albania” duke vazhduar serinë e sukseseve të tij të jashtëzakonshme.

Florian Marku renditet në vendin e 43 në botë në peshën ‘welterweight’, ndërsa deri më tani ka zhvilluar si boksier profesionist 12 ndeshje, 11 prej të cilave i ka fitore dhe 1 barazim. Ndërkohë meksikani Parra ka dyfishin e ndeshjeve të Florianit, 24, 22 prej të cilave fitore dhe 2 humbje. Gjithsesi ai është klasifikuar në peshën ‘super light’ dhe mban vendin e 260.

Fitorja e Florian Markut, Rama publikon foton e kampionit me ‘plis’ në kokë

Ora 22:47

Fitorja e Florian Markut, Rama publikon foton e kampionit me ‘plis’ në kokë

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur fitoren e boksierit Florian Marku. Kreu i qeverisë ka publikuar një foto, ku shihet kampioni Florian Marku me plis në kokë.
Ora 22:41

Florian Marku fiton ndeshjen në ‘Air Albania’, ‘mposht’ meksikanin, fiton titullin ‘WBC’

Ora 22:34

Ndeshja në ‘Air Albania’, Florian Marku gjakos kundërshtarin

Vijon ndeshja në stadiumin “Air Albania” ndërmjet boksierit shqiptar Florian Marku dhe meksikanit Miguel Parra Ramirez. Boksieri meksikan shfaqet i gjakosur gjatë ndeshjes.
Ora 21:12

VIDEO/ Momente paniku në ‘Air Albania’, boksieri shqiptar përfundon pa ndjenja në mes të ringut

Momenti paniku kanë përfshirë për disa sekonda ringun e boksit të improvizuar të stadiumin Air Albania.Boksieri shqiptar Amarildo Vraja ka pësuar një dëmtim të rëndë pas përballjes me kundërshtarin bullgar Borislav Volev.Ai ka përfunduar në mes të ringut pa ndjenja, ndërsa është përmendur pak çaste me vonë.

Ora 19:56

Ndeshja e boksit në ‘Air Albania’, Lorik Cana dhe Igli Tare zënë vendet pranë Ringut (VIDEO)

Ish kapiteni i kombëtares Lorik Cana dhe ish sulmuesi Igli Tare janë ulur në rreshtin e parë pranë Ringut në ndeshjen e boksit mes Florian Markut dhe meksikanit  Miguel Parra.
Ora 19:31

FOTO/ Mbërrin në ‘Air Albania’ Florian Marku, pritet me entuziazëm nga tifozët

Boksieri Florian Marku ka mbërritur në stadiumin ‘Air Albania’, ku do të zhvillojë përballjen e shumë pritur në boks para shqiptarëve. Ai është pritur me eufori nga tifozët.
Ora 18:30

Në pritje të ‘duelit’ të Florian Markut! Në ‘Air Albania’ zhvillohen ndeshjet për të rinjtë, më shumë se gjysma e stadiumit ende bosh

Gati 3 orë para ndeshjes së Florian Markut, në stadiumin “Air Albania” vijojnë ndeshjet për të rinjtë, ndërkohë që në stadium ende nuk janë mbushur as gjysma e vendeve.
Ora 17:11

‘Ndizen’ dorezat e boksit në Air Albania, zhvillohet ndeshja e parë! Ja kur pritet të jetë ‘dueli’ i Florian Markut (VIDEO)

Ka nisur aktiviteti i boksit në Air Albania prej disa minutash. Është duke u zhvilluar ndeshja e parë, ndërsa në total janë 10 të parashikuara.Florian Marku është ndeshja e fundit dhe pritet të nisë rreth orës 21:30

  • 1-     Marinela Cani-Gulaj Bazdogan
  • 2-     Gelian Rojku-Sinan Gungor
  • 3-     Mateo Çelo – Radoslav Mitev
  • 4-     Leandro Xhelili – Viktor Lukas
  • 5-     Patricio Santini – Danier Ibarguen
  • 6-     Muhamet Qamili – Jin Kaisedo
  • 7-     Spiridhon Ymeri – Dmitro Berezni
  • 8-     Stiven Leoneti Dredhaj – Aleksandar Petroviç
  • 9-     Amarildo Vraja – Borislav Velev
  • 10-   Florian Marku – Miguel Parra Ramirez

Kush provokon me statujat e Stalinit e të Leninit në Tiranë në ditën e Evropës për kujtimin e viktimave të totalitarizmit?

Analizë nga Frank Shkreli, ish-Drejtor i VOA-s për Euro-Azinë
Por, Shqipëria e kujtoi këtë ditë në mënyrën e vet që e dallon nga çdo shtet tjetër ish-komunist në Evropë, duke shfaqur sërish të ekspozuar në oborrin e vilës që përdoret për pritje zyrtare të kryeministrit Rama, statujat e Stalinit dhe të Leninit, njoftojnë një numër mediash e portalesh shqiptare. Kush janë këta qeveritarë të pa përgjegjëshëm, pa ndjenja e pa ndërgjegje njerëzore, të pamoral e padrejtësi për viktimat e komunizmit në Shqipëri, që statujën e Stalinit e quajnë një ekspozitë arti? Me Stalinin e Leninin, duan të futen në Evropë këta. Po ambasada amerikane atje cilave “vlera të përbashkëta”, me këtë klasë politike 30-vjeçare pseudo-komuniste, u referohet në deklaratën e saj të fundit .

 

Ndërkohë që edhe këtë vit, ashtu si në të kaluarën, Evropa — me përjashtim të Shqipërisë, si zakonisht —  shënoi me 23 gusht Ditën Evropiane të Kujtesës së Viktimavae të totalitarizmit — komunizmit e nazizmit —Remembrance for the victims of all totalitarian regimes (europa.eu).

Por, Shqipëria e kujtoi këtë ditë në mënyrën e vet që e dallon nga çdo shtet tjetër ish-komunist në Evropë, duke shfaqur sërish të ekspozuar në oborrin e vilës që përdoret për pritje zyrtare të kryeministrit Rama, statujat e Stalinit dhe të Leninit, njoftojnë një numër mediash e portalesh shqiptare.  Në të njëjtën ditë, në portalin e saj, Ambasada amerikane në Tiranë shpalli, “marrëdhëniet tona të forta në fushën e mbrojtjes dhe “vlerat tona të përbashkëta të NATO-s”, me rastin e fluturimit të dy avionëve amerikanë B-52 mbi Sheshin Skenderbej.  Për të cilat vlera të përbashkëta flet kjo ambasadë, me këtë regjim i cili në vend që të kujtojë viktimat e komunizmit në Shqipëri, të pakën me një deklaratë në Ditën e kujtimit të viktimave të komunizmit, kur e gjithë Evropa bën një gjë të tillë çdo vit – regjimi autokrat në Tiranë rishfaq dhe vendos statujat e Stalinit e Leninit në oborrin e një vile qeveritare – banesë e kriminelit shqiptar, ish-Kryeministrit Mehmet Shehu.

“Në të njëjtën ditë, në portalin e saj, Ambasada amerikane në Tiranë shpalli, “marrëdhëniet tona të forta në fushën e mbrojtjes dhe “vlerat tona të përbashkëta të NATO-s”, me rastin e fluturimit të dy avionëve amerikanë B-52 mbi Sheshin Skenderbej. Për të cilat vlera të përbashkëta flet kjo ambasadë, me këtë regjim i cili në vend që të kujtojë viktimat e komunizmit në Shqipëri, të pakën me një deklaratë në Ditën e kujtimit të viktimave të komunizmit, kur e gjithë Evropa bën një gjë të tillë çdo vit – regjimi autokrat në Tiranë rishfaq dhe vendos statujat e Stalinit e Leninit në oborrin e një vile qeveritare – banesë e kriminelit shqiptar, ish-Kryeministrit Mehmet Shehu.”

Statuja e Jozef Stalinit në oborrin e njërës prej vilave qeveritare të Shqipërisë, ku dikur banonte Mehmet Shehu. Shqiptaro-Amerikanit, Tonin Mirakaj, i njerës prej familjeve më të vuajtura anti-komuniste – statuja e Stalinit në Tiranë – i kishte kujtuar vjershën që detyroheshin nxënsit e gjenerataë së tij ta mësonin përmendësh:
“Bijtë e Stalinit jemi ne,
Që derdhim gjakun anë e mbanë,
Sa të valoj përmbi dhe
Flamuri drapën dhe çekan!”

Askush nuk thotë, zyrtarisht, se pse statujat e Stalinit e Leninit u ekspozuan, pikërisht, në këtë kohë në qendër të Tiranës, por krye-censuruesi zyrtar i qeverisë së Tiranës, një Endri Fuga jep një “shpjegim” që citohet nga media shqiptare të ketë thenë se vendosja e statujave të diktatorëve kriminelë rusë – përgjegjës për pothuaj 100-milionë të vrarë të komunizmit në oborrin e një vile të qeverisë shqiptare e justifikon si “vepër arti”.  “Është pjesë e një instalacioni më të madh se statuja e Stalinit,” tha Fuga për BIRN, pa dhënë detaje mbi autorin apo titullin e instalacionit apo vendosjen e tyre në një godinë shtetërore ku hyjnë e dalin delegacione të huaja.  Kur u pyet nëse ky ekspozim mund të kishte pasoja sensitive për viktimat e komunizmit në Shqipëri, Fuga shtoi se: “nuk besoj se duhet gjykuar mbi një vepër arti me syzët e politikës”.

Për reagimin e ish- të përndjekurve pse nuk pyet ndonjë ish të burgosur të regjimit të Enver Hoxhës – dishepullit të paepur të Stalinit – se si e shohin shfaqjen e Stalinit në hapësirën publike në Tiranë.  Përgjigjen t’a dha një prej atyre, Simon Mirakaj, një përfaqësues i familjeve anti-komuniste më të vuajtura në Shqipëri: “Ekspozimi i tyre është shumë sensitiv për ne dhe për të gjithë shqiptarët, pasi ata janë dy persona që kanë shkaktuar mjaft plagë në vendet e tyre dhe në vendet e tjera që kanë qenë në varësi të ish-Bashkimit Sovjetik”, tha Mirakaj për BIRN.  “Në Shqipëri, kampi famëkeq i Tepelenës që ka marrë shumë jetë njerëzish i përket pikërisht asaj periudhe të Stalinit,” është shprehur me dhimbje të thellë ish-i burgosuri i regjimit të Enver Hoxhës, i cili për fat i mbijetojë Kampit të Tepelenës dhe të tjerave mundime e vuajtje, ndryshe nga mijpra të tjerë që vdiqen në kampet komuniste të Enver-Stalinit.

Endri Fugës dhe bosëve të tij do iu përgjigjesha me fjalët e mikut dhe kolegut tim Profesor Sami Repishtit – ish- i dënuar politik i regjimit komunist të Enver Hoxhës: “Mos lendoni plagët tona të hapuna” SAMI REPISHTI – JU LUTEMI, MOS LËNDONI PLAGËT TONA TË HAPUNA! – Dielli | The Sun (gazetadielli.com)

More, kush janë këta përfaqsues të qeverisë shqiptare të pa përgjegjëshëm, të pa ndjenja e të pa ndërgjegje njerëzore, të pa moral e pa drejtësi për viktimat e komunizmit në Shqipëri, që statujën e Stalinit e quajnë një ekspozitë arti në publik? Nga vijnë këta njerëz dhe kujt i shërbejnë? Shqiptarë janë këta? Duan të futen në Evropë këta. Me Stalinin e Leninin?  Jo, more se këta fëlliqin mbarë Evropën me vlerat e tyre pseudo-komuniste. Mirë se Fuga përfaqëson vlerat e regjimit të tij kur flet për statujën e rishfaqur të Stalinit në Tiranë…

“Rishkruar historinë e regjimeve totalitare. Pyetje për regjimin e Tiranës: Cilës trashëgimi i shërben instalimi i statujave të Stalinit dhe Leninit në oborrin e vilës qeveritare ku dikur banonte Mehmet Shehu? Pse kjo fyerje ndaj ish-të përndjekurve të regjimit të Enver Hoxhës?”

Po ambasada amerikane atje cilave “vlera të përbashkëta”, me këtë klasë politike 30-vjeçare pseudo-komuniste, u referohet në deklaratën e saj të fundit në portalin e saj. A nuk sheh ndonjë të keqe kjo ambasadë me rishfaqjen e Stalinit e Leninit në oborrin e një vile qeveritare, ku priten e përcillen delegacione të huaja? A po është dakort!?  Pse heshtë! “Krah për krah” me kë, me një regjim që, sipas zëdhënsit të saj Fuga, “vepra e artit” e Stalinit nuk duhet të gjykohet me syzët e politikës”? Po me çfarë syshë ta shikojmë?  Pse heshtni para një dukurie të tillë? Ju jeni përfaqsues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendit më demokratik të botës, vendit më të dashur për shqiptarët kudo — i të gjitha kohërave.  Vendit ku shqiptarët e Amerikës kanë gjetur strehim dhe ku jetojnë bazuar në vlerat amerikane. Ju lutem, përfaqësoni dhe mbroni vlerat tona. Dënojeni shfaqjen e Stalinit në mes të Tiranës.  Statujën e vet djallit të trupëzuar/mishëruar aty në Tiranë, diktatorëve komunist Stalinit dhe Leninit! Kjo do duhej të ishte diçka krejt e natyrshme për një përfaqësi diplomatike amerikane.

Çfarë hipokrizie politike e diplomatike është kjo?  Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe përfaqsues të tyre jashtë vendit nuk duhet të kenë asgjë të përbashkët dhe as të mos deklarojnë mbështetje të “vlerave të përbashkëta” me një regjim që adhuron vlerat stalinisto-enveriste e marksiste-leniniste.  Në vend të kësaj, ju lutem ndani dhe mbroni vlerat e përbashkëta të Amerikës dhe të Evropës demokratike me viktimat e komunizmit në Shqipëri dhe kujtoni ato viktima, të gjallë e të vdekur, në ditët e caktuara ndërkombëtarisht për këtë qëllim, siç ishte Dita Evropiane e Kujtesës me 23 Gusht.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, me rastin e Ditës Evropiane të Viktimave të Totalitarizmit – totalitar dhe autoritar — kujtoi viktimat e komunizmit dhe nazizmit duke deklaruar se, “Ata që bënë qëndresë kundër totalitarizmit, nuk do të harrohen…”.

A lexuat ndonjë deklaratë të Kryeministrit të Shqipërisë në Ditën e Kujtesës Evropiane të Viktimave të totalitarizmit ndërkombëtar? A po Shqipëria është në një planet tjetër, nuk është në Evropë dhe nuk pritej një gjë e tillë prej Tiranës zyrtare!?” Tirana zyrtare i “kujtojë” viktimat e totalitarizmit enverist me vendosjen e statujës së babait ideologjik të Enverit, në një truall të qeverisë shqiptare. Ai truall nuk u përket viktimave shqiotare të komunizmit!? A nuk janë ata shqiptarë?

Prania e statujës së Stalinit në një vend public, mu në mes të Tiranës, është një vlerë e trashëgimisë së kësaj klase politike shqiptare të antivlerave njerëzore që ka udhëhequr atë vend për më shumë se 30-vjet tranzicion. Unë nuk e kuptoj nostalgjinë e udhëheqjes aktuale të Shqipërisë për regjimin e Enver Hoxhës, si një vlerë e kësaj klase politike të korruptuar dhe të papërgjegjshme për interesat kombëtare.  Por, kjo klasë politike është në dorë të votuesve shqiptarë. Siç duket, këta janë përfaqsuesit politikë që duan të kenë votuesit shqiptarë, këta i kanë. T’i gëzojnë, ndërkohë që Shqipëria po zbrazet dhe shqiptarët e ngratë, të hutuar, po marrin dhenë si delet që u bie ujku në vath drejtë vendeve dhe vlerave perëndimore.

Por çfarë më shqetëson edhe më shumë mua si shetas amerikan, është fakti se pse këto dukuri qëllimisht provokuese, me një mesazh të caktuar politik dhe simbolik nga autoritetet zyrtare të Shqipërisë — siç është rishfaqja e statujave të Stalinit e Leninit në një vend të NATO-s – vazhdon të has në heshtje të shurdhër dhe në një indiferencë të plotë nga ana e përfaqësive perëndimore në Tiranë – evropiane dhe amerikane — ndaj dukurive të tilla shqetësuese, në një vend anëtar të NATO-s!?

Siç ndodh normalisht, Evropa dhe shtete individuale të saj e shënuan edhe sivjet, si çdo vit, ç’prej vitit 2009, Ditën e Viktimave të Komunizmit e Nazizmit.  Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, me rastin e Ditës Evropiane të Viktimave të Totalitarizmit, kujtoi viktimat e komunizmit dhe nazizmit, duke u shprehur se, “Ata që bënë qëndresë kundër totalitarizmit, nuk do të harrohen…”  Remembrance for the victims of all totalitarian regimes (europa.eu)

Por ndërsa Stalini i vjetër ripushton hapësirçn publike në Tiranë, Stalini i ri, Vladimir Putini ka pushtuar Ukrainën për më shumë se 6 muaj tani – bazuar në vlerat e Stalinit të vjetër dhe nuk ndalet —Frank Shkreli: Ndërsa Stalini i ri në Moskë pushton Ukrainën, Stalini i vjetër ripushton Tiranën | Gazeta Telegraf

Disa shtete të Evropës e kuptojnë këtë rrezik më shumë dhe më mirë se infantilët e papjekur politikë të Tiranës.   Në një letër të përbashkët drejtuar institucioneve të Bashimit Evropian muajin që kaloi, 5 shtete: Estonia, Rumania, Polonia, Lituania dhe Letonia, kanë deklaruar se lufta e paprovokuar e Rusisë kundër Ukrainës duhet të na kujtojë se sa i rëndësishëm është dënimi i të gjitha krimeve të regjimeve totalitare të shekullit 20-të si dhe, njëkohësisht, të kujtojmë viktimat e atyre regjimeve kriminale.

‘Pyetje për përfaqsuesit e vendeve perëndimore në Tiranë: Si përfaqsues të botës demokratike, a nuk u vret hiç ndërgjegja juaj se jeni dëshmitarë të një dukurie të tillë, në një vend të NATO-s? A nuk u vret ndërgjegja juaj se po të kishit dashur, mund të kishit bërë më shumë, që në Shqipëri të dënoheshin, zyrtarisht, krimet e komunizmit dhe që shoqëria shqiptare të përballej, njëherë e mirë, me të kaluarën e saj të tmershme komuniste?”

“E gjithë Evropa duhet ta kuptojë mirë se çfarë ndodh nëqoftse nuk dënohen krimet e regjimeve totalitare.  Rusia është duke përsëritur çdo ditë krimet e regjimit sovjetik në Ukrainë. Ndërsa për Evropën Perëndimore, fundi i Luftës së II Botërore solli paqën, për Estoninë dhe për vende të tjera të rajonit tonë mbarimi i Luftës së II Botërore solli vrasje në masë, deportime dhe shtypje nga regjimet komuniste. Që t’i thuhet stop luftës së Kremlinit (në Ukrainë) dhe që kriminelët e kësaj lufte të mbahen përgjegjës duke i sjellur ata para drejtësisë – ne duhet të njohim mirë rrënjët e imperializmit rus”, ka thenë Kryeministri i Estonisë, Kajas Kallas, njëri prej nënshkruesve të letrës.

Në letrën e tyre të përbashkët drejtuar enteve më të rëndësishme evropiane, 5 kryetarët e shteteve të lartë përmendura shkruajnë se Rusia nuk ka dënuar kurrë krimet e regjimit komunist sovjetik dhe liderët e sotëm rusë haptazi tolerojnë dhe me plot entuziazëm mbështesin trashëgiminë sovjetike komuniste. Udhëheqsit e 5 vendeve të Evropës dhe anëtare të BE-së, në letrën e tyre theksojnë, ndër të tjera, nevojën për të shtuar veprimet në nivelet më të larta të Bashkimit Evropian kundër përpjekjeve të Moskës me qëllim  ruajtjen e trashëgimisë së komunizmit duke rishkruar historinë e regjimeve totalitare.

Pyetje për regjimin e Tiranës: Cilës trashëgimi i shërben instalimi i statujave të Stalinit dhe Leninit në oborrin e vilës qeveritare ku dikur banonte Mehmet Shehu? Pse kjo fyerje ndaj ish-të përndjekurve të regjimit të Enver Hoxhës?

Pyetje për përfaqsuesit e vendeve perëndimore në Tiranë: Si përfaqsues të botës demokratike, a nuk u vret hiç ndërgjegja juaj se jeni dëshmitarë të një dukurie të tillë, në një vend të NATO-s?  A nuk u vret ndërgjegja juaj se po të kishit dashur, mund të kishit bërë më shumë, që në Shqipëri të dënoheshin, zyrtarisht, krimet e komunizmit dhe që shoqëria shqiptare të përballej, njëherë e mirë, me të kaluarën e saj të tmershme komuniste?

Po vazhdon ngadalë ngadalë e tinëzisht pushtimi i trojeve shqiptare me islam, dhe asnjë reagim nga populli e udhëheqësit shqiptarë?!

1
Punimet rreth ndërtimit të xhaimsë qendrore në Prishtinë me 18 gusht 2022 kishte ardhur t’i inspektonte edhe kryetari i Dijanetit të Turqisë, prof. dr. Ali Erbash, pasi për ndërtimin e saj nga taksapaguesit turq janë siguruar 43 milionë euro, të cilit i raportoj për ecurinë e ndërtimit të kësaj megaxhamie në “vilajetin osman” të Kosovës, kryetari i BIK-ut Naim Tërnava.
Dijaneti i Turqisë është organizatë religjioze islamike, e afërt me Qeverinë e Turqisë, që e ka për detyrë përhapjen e islamit në botë, me theks të veçant në viset e dikurshme të Perandoisë Osmane, që neoosmanët turkomëdhenj i konsiderojnë ende të vetat!
Mathieu Aref, pellazgolog, Paris
TURP !
Pushtimi i trojave shqiptare vazhdon tinëzarisht pa asnjë reagim nga populli dhe nga udhëheqësit shqiptarë (a duhet ti quajmë shqiptarë ?) që i lëjnë prozelitët islamistë të bëjnë çfarë duan gjë që do të përfundoje duke asgjësuar totalisht trojat tona nga një islam ekstremist dhe pushtues të pabesë që, ngadalë ngadalë, do të zhdukin në mënyrë të pashmangshme kombin më të lashtë pellazgo-shqiptarë të Evropës.
Ata që e pranojnë këtë situatë dhe këtë nënshtrim të turpshëm duhet të gjykohen në një gjykatë speciale për “tradhti ndaj vlerave tona kombëtare disa mijëravjeçare që është edhe një fyerje për shqiptarinë tonë”.
Kur politika ndërhyn ose bashkëpunon me fenë, shumë popuj do të ngrihen dhe do të jetë së pakti fillimi i një lufte civile dhe në rastin më të keq një lufte rajonale ose më gjërë. E ardhmja na pret surpriza të mëdha, jo gjithmonë të këndshme, nëse nuk mendojmë seriozisht për të vepruar shpejt para se të bëhet tepër vonë.
***
Quand la politique intervient ou collabore avec la religion beaucoup de peuples vont se soulever et ce sera pour le moins une révolution ou un début de guerre civile et au pire une guerre régionale voire davantage. L’avenir nous réserve d’énormes surprises, pas toujours agréables, si nous ne réfléchissons sérieusement pour agir rapidement avant qu’il ne devienne trop tard.

O Resul, unë nuk po hy në gjynah me abdes, vetëm pse po të tregoj se më paratë e budallenjve, dikush ka blerë Mercedes!

0
Shkruan dhe këndon: Lirim Patrioti
(Lirim Gashi, Prishtinë)
BISEDA IME ME RESULIN

?
Virgjëresha Gana Peci kishte frikë nga nata e parë e dashurisë, kur Pashai duhet të hynte për herë të parë në Stambollin e saj, pavarësisht faktit që ajo mezi e priste atë moment magjik gjatë gjithë jetës, sepse me dhjetëra herë kishte tentuar t’ia hapte atij derën me gishta, madje shumë kohë para mbërritjes së tij, duke e imagjinuar atë si një princ mbi një kali të bardhë.
Por përpjekja për t’ia hapur në imagjinatë Pashait derën kishte përfunduar gjithmonë vetëm si lëmim i dorzës së derës, gjë që i kishte shkaktuar asaj kënaqësi deri në çmenduri.
Nga ana tjetër, atë e kishte trembur dhe njëkohësisht joshur sidomos shoqja e saj më e ngushtë Duda Balje, e cila e kishte lejuar Pashain të hynte në Stambollin e saj shumë kohë para saj, duke i thënë se Pashai ka një shpatë të madhe dhe të mprehtë, shpimi i parë i së cilës shkakton dhimbje të mëdha, ndërsa shpimi i dytë dhe i tretë kënaqësi deri në çmenduri.
Edhe ne si popull e kemi pasur të vështirë, derisa e kemi lejuar Pashain e parë të hynte në Prishtinë, në Tiranë dhe në Shkup, sepse pastaj Pashai i dytë dhe i tretë na kanë shkaktuar kënaqësi deri në çmenduri.
Teksa po ia shpjegoja para ca ditësh me argumente të thukta një besimtari të hipnotizuar dhe të shpëlarë në tru : se feja është zbulimi i burrave për të mashtruar, frikësuar, ngushëlluar, shtypur e nëpërkëmbur gratë dhe më pas për të skllavëruar kombet dhe shtetet, ai ma dha të njëjtën përgjigje gjatë gjithë kohës si një papagall i programuar:
“Elham dyrylah, Islami është feja më e pastër në botë”.
E kur e pyeta pse Islami është feja më e pastër në botë, ai u përgjigj:
Sepse besimtari merr abdes para çdo namazi.
E kur i shpjegova atij se larja e këmbëve, e syve, e hundës, e veshëve dhe e trurit është vetëm sa për adet dhe se nuk është pastërti, por vetëm ibadet, ai më tha:
Mos hy në gjynah me abdes, Allahu të mëshiroftë.
E kur unë i thashë:
O Resul unë nuk po hy në gjynah me abdes, vetëm pse po të tregoj se Naim Ternava më paratë e budallenjve si ti, ka blerë Mercedes, ai më tha:
Të lutem, mos hy në gjynah me Naim Ternavën, se kur gruaja e tij e ka lindur Refiqen, ai mezi ka mbërritur në spital duke e tërhequr me gomar Fiçen.
Më duhet ta pranoj se pas arsyetimit të tij të fundit m’u fiken dritat e trurit, ndaj ia dhashë përgjigjen e mëposhtme :
Si nuk po e verën o Resul që Naim Ternava ende pa e lindur gruaja e tij Refiqen thellë ta ka ngul.
Si nuk po e verën që ta ka ngul në kokë, ndaj po i përsërit të njëjtat fjalë si lopë ?
A dini si m’u përgjigj :
Eh inshallah të mëshiron Allahu për gjynahin ndaj Naim Ternaves me gjithë shokë.