Kreu Blog Faqe 1251

Katedralja Shën Nënë Tereza me gurthemel të vënë nga Presidenti historik Ibrahim Rugova

Gazeta DIELLI/ portali DRINI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari

PRISHTINË, 25 Gusht 2022/ Në Ditëlindjen e Shën Nënë Terezës, ditën e premte të 26 Gusht 2022, në ora 19:00, Ipeshkvia Prizren-Prishtinë, organizon Akademi solemne në Qendrën “BogdaniPolis”  – Katedralalen Shën Nënë Tereza në Kryeqytetin e Kosovës.

E para 17 viteve, në 26 Gusht 2005 për nder të 95 vjetorit të lindjes së Nënës Terezë është vënë Gurthemeli i Katedrales në Prishtinë nga Presidentit historik i Kosovës  Ibrahim Rugova, Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës Imzot Mark Sopi dhe Kardinali i Uashingtonit Teodor Mekkerik.

“Sot është një ditë e madhe për kryeqytetin dhe për gjithë Kosovën, sepse po e bekojmë gurin e themelit të një tempulli të shenjtë, që i kushtohet Nënës së dashur shqiptaro-kosovare dhe Nënës së Njerëzimit – të lumturës Nëna Tereze – asaj që lartësoi nderin e Kosovës dhe të shqiptarëve në gjithë planetin duke i afirmuar vlerat tona dhe duke ndihmuar gjithë njerëzimin”, shprehej gjatë ceremonisë Presidenti Rugova.

“Papa Gjon Pali i Dytë e ka përkrahur personalisht ndërtimin e kësaj Katedraleje”, theksonte Presidenti Rugova.

Presidenca e Kosovës tradicionalisht ndanë dekoratën Medalja Humanitare Nëna Terezë, që u jepet personave që kontribuojnë në çështjet humanitare.

Katedralja në Prishtinë nisi të ndërtohej ndërkohë që ishte festuar 6 vjetori i Kosovës së lirë nga Qershori 1999. Në 2005-tën shënohej dhe 600 vjetori i lindjes së kryeheroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti -Skënderbeu.

Në festën e vënies së gurthemelit të Katedrales Nënë Tereza në Prishtinë ishin Agim Rexhaj, tani President Nderi i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, bashkë me vatranin veteran Marjan Cubin, që ishte Kryetar i Komisionit për mbledhjen fondeve për ndërtimin e Katedrales. Shqiptarët nga Amerika – Këshilli i Fondacionit për ndërtimin e Katedralës Nënë Tereza në Prishtinë, në Nju Jork dhe rrethinë, kanë kontribuar për mëse 9 vite me 2 milionë dollarë, që janë mbledhur dhe janë dorëzuar.

Këtë e këmi përkujtuar së bashku edhe në mbrëmjen e të premtës së 13 Gushtit 2021 në sallën e Katedralës Shën Nënë Tereza, në festën e shfaqjes premierë në Prishtinë të Dokumentarit “Marjan Cubi – urëlidhës mes Kosovës dhe Amerikës”, që siç u theksua edhe me atë rast,  është histori që nga fëmijëria në vendin e lindjes në Drenoc të Klinës e deri në ditët e sotme, histori e njeriut e patriotit shqiptar, e atdheut shqiptar, e mërgimtarit shqiptar, e familjes dhe e rrënjëve shqiptare…

7 DHJETOR 1995: RRUGËS PËR NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS PRESIDENTI RUGOVA TAKON NËNË TEREZËN

Rrugës për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, ka takuar të Lumen Nënë Tereza, nobelisten – nënën tipike shqiptare, që është edhe e gjithë botës, siç është shprehur ai.

Ishte viti 1995, kur në 7 Dhjetor Presidenti i Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova, takohet me Nobelisten Shqiptare Nënë Terezen.  “Do të lutem për popullin e Kosovës”, tha Nëna Tereze gjatë këtij takimi me Presidentin Rugova.  Takimi u zhvillua në Aeroportin e Romës, gjatë rrugës së Presidenti Rugova për në Uashington.

“Unë e kam takuar vetëm një herë Nënën Tereze në Aeroportin e Romës, rastësisht, por veprën e saj e njoh shumë, shumë mirë…Ato pak çaste që kemi kaluar, kur iu prezantova si President i Kosovës i rodhën lotët, ishte në vitin 1995…dhe dëshiroi sukses dhe punë dhe e ndinte në zemër popullin e Kosovës dhe popullin shqiptar që e ka dëshmuar edhe me vepër”, ka treguar Presidenti Rugova.

Ai ka vlerësuar se, Nëna Terezë është sublimim shekullor i kulturës e traditës shqiptare, nënës shqiptare dhe se shenjtërimi i saj është një përjetësim i filozofisë së saj, merr një formë institucionale dhe kanonike.

“Mbas Skenderbeut që ka fut popullin shqiptar në historinë moderne të Evropës e  të  perëndimit e të botës, Nëna Tereze e ka inkuadrur popullin shqiptar sot në universin, në botën globale të sotme që ne identifikohemi me të dhe ajo identifikohet me ne, por është edhe e gjithë njerëzimit dhe ky është ndër kontributet më të madha të Nënës Terezë, që i ka bërë kombit shqiptar, Kosovës, popullit të saj… Shenjtërimi i saj është një akt i madh për popullin tonë dhe një përjetësim i popullit tonë në historinë modene dhe në kohërat që vijnë”, është shprehur PresidentiRugova.

Në punën e Shtetit, ka thënë Presidenti i Kosovës Rugova, unë gjithmonë jam frymëzuar nga vepra e madhe e dashurisë së ushtruar ndaj të afërmit nga Nënë Tereza dhe pandërprerë e kam pasur shembull e ideal timin.

“Mua më ka frymëzuar shumë gjatë kësaj kohe prej që merrem me punë edhe të Shtetit të Kosovës që e kemi formuar Shtetin  modern të Kosovës, pra po bëhen rreth 15 vite, dhe Nënën Terezë e kam pasur si një shembull të dashurisë, të paqes, të mirëkuptimit mes njerëzve, të shërbimit për popullin e vet, për kombin e vet, ka qenë edhe një ideal, një prehje”, ka theksuar Presidentihistorik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.

Ai ka përkujtuar edhe se, në Kosovë që nga viti 1990 ka funksionuarr shoqata “Nëna Terezë” e cila ka luajtur rolin e një ministrie sociale, ministrie të shëndetësisë…

PRESIDENTI RUGOVA NË VATIKAN NË CEREMONITË E LUMTURIMIT TË NËNËS TEREZE, ATI I SHENJTË PAPA GJON PALI II-të E PRITI NË AUDIENCË

Në vitin 2003, më 19 Tetor, Presidenti Ibrahim Rugova në Vatikan ka marrë pjesë në ceremonitë e lumturimit të Nënës Tereze, misionares shqiptare Gonxhe Bojaxhiu me origjinë nga Kosova, lindur në Shkup. Para më se gjysmë milioni njerëzve, në sheshin Shën Pjetri në Vatikan, Papa Gjon Pali i Dytë ka lumturuar Nënën Terezën, së cilës Vatikani iu referohet si “Nënë Tereza e Kalkutës”.

Në Vatikan, në 20 Dhjetor 2003, ditë e  shtunë, Ati i Shenjtë Papa Gjon Pali II-të e priti në audiencë Presidentin e Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovën. Audienca, që zgjati rreth 20 minuta, ishte shumë e përzemërt.

Në fillim Presidenti Rugova e falënderoi Papa Gjon Palin II për beatifikimin e Nënës Tereze. Pastaj, Presidenti Rugova e njoftoi Atin e Shenjtë me progresin që është arritur në Kosovë në të gjitha fushat e jetës.

Presidenti kërkoi nga Ati i Shenjtë që që të lutet dhe të ushtrojë ndikimin e tij për njohjen formale të pavarësisë së Kosovës.

Presidenti Ibrahim Rugova e njoftoi Papa Gjon Palin II me përgatitjet që po bënte Ipeshkvia e Kosovës për ndërtimin e Katedrales në Prishtinë.

Ati i Shenjtë e vlerësoi progresin që është arritur në Kosovë dhe shprehu interesimin e tij për shumë çështje të zhvillimeve pozitive në Kosovë.

Gjatë audiencës, Ati i Shenjtë e përmendi edhe Gjergj Kastriotin – Skënderbeun, Heroin Kombëtar të Shqiptarëve.

Presidenti Rugova ia uroi Papës Gjon Pali II Këshëndellat dhe Vitin e Ri, duke i dëshiruar shëndet dhe jetë të gjatë. Poashtu, edhe Ati i Shenjtë i uroi Presidentit të Kosovës Kërshëndellat dhe Vitin e Ri.

Në fund të audiencës, Presidenti Rugova i dhuroi disa dhurata Papës Gjon Pali II: Medalonin e Nënës Tereze, Medalonin e Lidhjes së Prizrenit, si dhe kristale të çmueshme të Kosovës.

Ati i Shenjtë i dhuroi Presidentit Rugova Medalje Papnore të punuara me rastin e 25 vjetorit të shërbimit të tij si Papë…

2 KORRIK 2002: PRESIDENTI RUGOVA NË SHESHIN QENDROR TË PRISHTINËS PËRURON SHTATOREN E NOBELISTES SHQIPTARE NËNË TEREZA

Në 2 Korrik 2002, ditën e 12 vjetorit të Deklaratës Kushtetuese për Pavarësi, Presidenti i Kosovës dhe përjetëshëm i Pavarësisë së saj, Dr.Ibrahim Rugova, në Sheshin qendror të Prishtinës, para mijëra qytetarëve, ka zbuluar Shtatoren e Nobelistes Shqiptare Nënë Tereza. Ishin të pranishëm personalitete të jetës publike, politike e ushtarake të Kosovës dhe të komunës së Prishtinës.

Para pjesëmarrësve në solemnitet, Presidenti Rugova tha se sot është ditë e madhe për Prishtinën dhe për Kosovën. “Është ditë e madhe, sepse sot po bëjmë zbulimin e shtatores së Nënës Tereze, Nënës sonë të dashur.

Këtë shtatore të çmuar po e zbulojmë në Rrugën kryesore të Kryeqytetit, që para sa vjetesh e emëruam me emrin e Nënës Tereze, që e pranoi Prishtina dhe e gjithë Kosova”, tha Presidenti Rugova.

Ai vijoi se, “kjo ditë bëhet më e madhe me zbulimin e shtatores së Nënës Tereze, simbolit të dashurisë njerëzore, të kujdesit për njeriun, për jetën dhe për të mirën. Pra, e kemi simbolin e Nënës shqiptare, Nënës Tereze, që do ta ndiçojnë zemrën e Prishtinës dhe të Kosovës së lirë, ashtu siç e ka dashur ajo”.

“Prej sot, shtatorja e Nënës Tereze, do të jetë pranë Monumentit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. Prej sot, fëmijët tanë dhe brezat e ardhshëm do të rriten me shtatoren madhështore të Nënës sonë të Madhe”, tha Presidenti i Kosovës, Rugova.

“Ne ndiehemi krenarë që jemi popull i Skënderbeut, që jemi popull i Nënës Tereze, Nënës sonë të shenjtë”, theksoi ai.

Dr. Rugova tha se kjo shtatore e Nënës Tereze është dhuratë e Lekë Gojçajt, veprimtarit dhe atdhetarit të njohur në SHBA, i cili për shumë vjet punoi për Kosovën dhe popullin shqiptar.

“Të njejtën shtatore zoti Gojçaj e ka dhuruar dhe vendosur pranë Kishës Katolike Shqiptare në Nju Jork. Tash Prishtinën dhe Nju Jorkun i lidh më shumë Nëna Tereze”, theksoi Presidenti i Kosovës, Dr. Rugova.

Presidenti Rugova me këtë rast shprehu mirënjohje të thellë për këtë dhuratë bërë Prishtinës dhe Kosovës, duke madhëruar festën e 2 Korrikut- Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Presidenti Rugova uroi qytetarët e Prishtinës dhe të Kosovës për Shtatoren e Nënës Tereze dhe përmbylli fjalën e tij me lutje-urime bekimi:

– Zoti e bekoftë Nënën Tereze, siç e ka bekuar.

-Zoti e bekoftë familjen Gojçaj dhe shqiptarët e Amerikës.

-Zoti i bekoftë SHBA-të.

-Zoti e bekoftë Kosovën.

4 SHTATOR 2016, FESTË PËR SHQIPTAREN NËNË TEREZA E SHPALLUR SHENJËTORE NGA PAPA FRANÇESKU NË VATIKAN

Në 4 Shtator 2016, në Kosovë ishte atmosferë feste për shqiptaren Nënë Tereza e shpallur atë ditë shenjëtore nga Papa Françesku në Vatikan, në meshën  e shenjtërimit  që u ndoq nëpër familje e kudo në transmetimet televizive.

Papa Françeskut në Meshën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, në Vatikan, i kanë shërber edhe diakonët e Kosovës, Don Daniell Markprekaj dhe Don Meriton Dedaj.

“Ky privilegj i bukur i dy diakonëve të Ipeshkvisë sonë është një shenjë e kujdesit që Selia e Shenjtë tregon për popullin e Nënë Terezës në festën e madhe të 4 Shtatorit”, theksonin në Ipeshkvinë e Kosovës.

Nëna Terezë u bë edhe urë lidhëse në mes të shqiptarëve dhe botës.
Ish-Presidenti Amerikan Bill Clinton në Qershor të vitit 2002 ka thënë: “Nëna Terezë ishte e para që më bëri ta dua kombin shqiptar. Dhe tani ndihem shumë krenar që plotësova një detyrë morale ndaj saj dhe ndaj vlerave të lirisë”.

Në 10 Dhjetor 1979 Nana Terezë, pasi kishte pranuar Çmimin Nobël për Paqe në Oslo, siç ka shënuar në atë kohë gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja, ka deklaruar: “Përsa i përket prejardhjes, unë jam shqiptare, indiane përkah nënshtetësia, motër murgeshë katolike, përkah thirrja, që i përkas tërë botës…”

Në ceremoninë zyrtare të shenjtërimit të Nënës Terezë, në Selinë e Shenjtë, në Vatikan, morën pjesë edhe krerët e shtetit të Kosovës.

5 SHTATOR 2017-VATRANËT NGA SHBA NË FESTËN E MADHE SHQIPTARE – SHUGUROHET SHENJTËROREJA SHËN NËNË TEREZA NË PRISHTINË

Në 5 Shtator 2017, shumë solemne dhe madhështore ishte festa, mesha e shugurimit të Katedraljes-Shenjtërores Shën Nënë Tereza në Prishtinë nga i Dërguari i Posaçëm i Papa Françeskut, Kardinali shqiptar Ernest Simoni – Troshani, e me pjesëmarrje edhe vatranësh nga SHBA, të cilët edhe u vlerësuan e falënderuan për kontributet, madje ishte edhe pjesë e celebrimit Marjan Cubi, anëtar i Kryesise së Vatres, njëherësh  arkëtar si dhe Kryetar i Komisionit për mbledhjen fondeve për ndërtimin e Katedrales, i cili kishte ardhë në Kosovë bashkë me bashkëshorten Dila.

Shugurimi i Katedralës Nënë Tereza u bë në 5 Shtator 2017, në ditën që është e 1 vjetorit të shenjtërimit e të 20 vjetorit të kalimit në amshim të shenjëtëreshes shqiptare.

Brenda Katedralës në meshën solemne nga vatranët e SHBA ishte edhe Zef Balaj,  anëtar i Kryesisë së Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra, që kishte ardhë në Kosovë bashkë me bashkëshorten Lina, anëtari i Këshillit të Vatrës, Lek Përlleshi, me bashkëshorten Vera, anëtari i Komisionit për mbledhjen fondeve për ndërtimin e Katedrales, Fran Marku, si dhe Nue Balaj, nip i Zefit, Tomë Paloka që do e botojë së shpejti librin “Shqiptarët më të mirë në Amerikë që i njoha unë”…

Në 31 Gusht 2017, Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, vatranët nga Amerika i ka pritur në takim në Ipeshkvi dhe i ka shoqëruar në vizitë Katedrales.

Edhe me atë rast me falënderime e mirënjohje u theksua kontributi i shqiptarëve nga SHBA për ndërtimin e Katedralës Nënë Tereza në Prishtinë.

Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji në fjalën përshëndetëse  në hapje të “Ditëve të Nënë Terezës”, në 26 Gusht 2017, vlerësoi lart të gjitha kontributet. “Dua me këtë rast të falënderoj të gjithë donatorët, që na kanë ndihmuar për ndërtimin e kësaj Kishe, ata që janë sot prezentë e ata që do të jenë në 5 Shtator”, është shprehur Ipeshkvi Gjergji.

Në mbrëmjen e 4 Shtatorit 2017, pas meshës Lutja e Mbrëmësores me Lutjet e Nënë Terezës në Kishën e Shën Ndout në kryeqytet, Ipeshkvia e Kosovës ftoi edhe në darkën e falënderimit për donatorët e ndërtimit të Katedrales Nënë Tereza në Prishtinë…

Edhe në ditën e 16 Gushtit 2016 një delegacion i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra në Ipeshkvinë e Kosovës  dhe në Katedralen Nëna Terezë në Prishtinë u prit plot përzemërsi, repekt e vlerësim nga Ipeshkvi Imzot Dodë Gjergji.

Në delegacionin e shqiptarëve të ardhur nga SHBA ishin Agim Rexhaj – atëherë zv/kryetar i Vatrës e tani President Nderi, Marjan Cubi – arkëtar i Vatrës dhe kryetar i Komisionit për mbledhjen e  fondeve për ndërtimin e Katedrales Nënë Tereza në Prishtinë, si dhe Laura Rexhaj, Dila Cubi, Fran Marku, Mhill Gjuraj, Pashk Maksuti, Mëhill Velaj.

Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Gjergji falënderoi dhe vlerësoi lart të gjitha kontributet dhe njoftoi delegacionin e Vatrës me të gjitha punët e kryera në Katedralen Nënë Tereza.

Ipeshkvi Imzot Dodë Gjergji vlerësoi lart organizimin dhe kontributet e Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra,  të gjithë vatranëve.

“E vlerësoj veçantë mënyrën e organizimit tuaj, të Vatrës, nga të gjitha trojet shqiptare së bashku…Vatra është edhe vatër e të mirave dhe kontributeve të mëdha për kombin”, u shpreh Ipeshkvi i Kosovës…

Vatranë, shqiptarë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që tradicionalisht verave vijnë në Shqipëri, Kosovë e viset tjera shqiptare, ka vite që priten e i takojmë edhe në Katedralen Shën Nëna Terezë në Prishtinë. Në Katedrale në 1 Gusht 2018 Kisha Katolike në Kosovë organizoi Ditën e Diasporës, ku erdhën edhe vatranë nga Nju Jorku – bashkë me bashkëshorten Dila erdhi Marjan Cubi, si githnjë të mirëpritur nga Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, i cili i priu Meshës solemne në bashkëmeshim me meshtarët dhe misionarët që shërbejnë në diasporën shqiptare, si edhe nga Vikari Gjaneral, Mons. Lush Gjergji dhe të gjithë…

Kush është Gonxhe Bojaxhiu – Shën Nënë Tereza (1910 – 1997)?

0
Nga Don Lush Gjergji, Prishtinë
 

Gonxhe Bojaxhiu u lind në Shkup më 26 gusht 1910, nga prindërit shqiptarë katolik Kolë Bojaxhiu dhe Drane l. Bernaj – Bojaxhiu, me prejardhje nga Prizreni dhe Novosella e Gjakovës. Shkollën fillore, katër vitet e para, i kreu pranë famullisë së “Zemrës së Krishtit”, vitet tjera dhe gjimnazin në shkolla shtetërore. Në moshën 18  vjeçare vendoset për shërbim të plotë Zotit, Kishës, njeriut me jetën rregulltare të “Motrave të Loretos”, që vepronin në Kalkutë. Atje bëri studimet universitare histori – gjeografi, dhe për pak kohë punoi si infermiere, pastaj si profesoreshë dhe drejtoreshë e shumë shkollave të mesme në Kalkutë. Në vitin 1946 braktisi rregullin për t’iu kushtuar tërësisht “të varfërve ndër më të varfër”.

Në vitin 1950 themeloi motrat “Misionaret e Dashurisë”, pastaj “Vëllezërit Misionarët e Dashurisë” (1963), “Bashkëpunëtorët e Nënës Tereze”(1969), “Misionaret e Dashurisë – dega kontemplative” (1976) dhe “Vëllezërit e Fjalës – dega meshtarake” (1977).

Mori gati të gjitha shpërblimet më të larta kishtare dhe shekullare, edhe atë Nobel për Paqe (1979). Mbarë bota e çmoi dhe nderoi me titullin më të lartë dhe më të ëmbël: Nëna e Dashurisë.

Si në jetë, ashtu edhe në vdekje dhe selakim, mblodhi dhe bashkoi mbarë botën. U kthye në “Shtëpinë e Atit” apo ndërroi  jetë më 5 shtator 1997.

Në jetën dhe veprën e Nënës Tereze kemi tri faza bazore jetësore që mund t’i dallojmë dhe quajmë edhe me tri emërtime: Gonxhe Bojaxhiu (1910 – 1928), Motra Tereze e Loretos (1929 – 1950) dhe Nëna Tereze – Misionare e Dashurisë (1950 – 1997). Këto tri periudha jetësore kanë tri qëndime apo orientime, përcaktime themelore që përputhën me tri virtytet hyjnore: feja, shpresa dhe dashuria.

FEJA – KËRKIM

Faza e pare 18 vjeçare karakterizohet me kërkime. Gonxhja së pari në gjirinë e saj familjar gjithnjë kërkonte prej prindërve babës Kolë dhe nënës Drane, kuptimin e jetës dhe domethënien e veprimit. Më vonë këtë kërkim e kishte vazhduar edhe në bashkësinë famullitare të “Zemrës së Krishtit” në Shkup, së bashku me rininë katolike, por edhe me të gjithë të tjerët. Kërkonte në brendi dhe në thellësi pse-hin e shumëçkahit, nuk ndalej vetëm në vrojtime dhe konstatime, por gjithnjë hulumtonte, gjurmonte, analizonte…

Ja dëshmia e saj: “Isha ende shumë e re, pa i mbushur 12 vjet, e rrethuar nga familja, kur ndjeva dëshirën e parë për t’u dhënë tërësisht Zotit. Gjashtë vjet kam medituar dhe jam lutur… Në fillim nuk më pëlqente fare ky mendim, “tundim”. Disa herë kam menduar se isha liruar nga kjo dëshirë… Ndonjëherë më dukej se po bëja gabim, se kjo nuk ishte thirrje, por më në fund u binda se isha e ftuar nga Zoti. Zonja e Letnicës, Zonja Cërnagore, më ndihmoi shumë për ta arritur një vendim të tillë”.

Pas afro gjashtë viteve të “luftës” me Zotin, ajo kupton, pranon, përcaktohet për jetën rregulltare. Ajo thoshte: “Më 14 gusht të vitit 1928 u gjunjëzova para trupores së Zonjës së Letnicës me qiri në dorë dhe me zemër të dhezur duke u lutur kështu: Më munde o Zot, fitove o Zonjë! Unë kam vendosur që të bëhem motër misionare për t’iu kushtuar Zotit dhe të afërmit, sidomos të varfërve të botës”.

Dhe kjo fe, ky kërkim nuk u ndërpre më askurrë. Kërkonte vullnetin e Zotit, Zotin, nëpërmjet njeriut, dhe në njeriun vëlla – motër – Zotin, bile edhe në ata që s’kishin më as dukje njerëzore, sepse ishin të shëmtuar nga varfëria, uria, sëmundja, dëbimi, gërbula… Gjithnjë kërkonte dhe gjithnjë gjente Zotin në çdo njeri, dhe mu për këtë ishte aq e lumtur, më e lumtura në botë “sepse 24 orë në ditë jetonte dhe vepronte me Zotin, për Zotin, me njeriun, për njeriun”.

Kërkimi i saj vazhdoi gjatë tërë jetës, në çdo hap dhe kënd të botës, në çdo mënyrë dhe rrethanë jetësore, me çdo mjet dhe mundësi, me një qëllim të vetëm: Që njeriu – njerëzimi mos të pësojë, por të jetojë, mos të urrejë, por të dashurojë, mos të vdesë, por të jetojë tani dhe në amshim. Syri, mendja dhe zemrae saj e madhe ishin gjithnjë në kërkim në nder dhe lavdi të Zotit, në të mire dhe në dobi të njeriut, të popullit.

Për Nënën Tereze të besosh domethënë të kërkosh.

SHPRESA – VEPRIM

Faza e dytë jetësore e Nënës Tereze karakterizohej me veprim sipas stilit dhe porosisë së Jezu Krishtit i cili thotë: S’kam ardhur të më shërbejnë, por të shëbej dhe ta dhuroj jetën time për shëlbimin e botës. Motra Tereze e Loretos shpresën e konkretizoi në veprim shërbimi. Së pari si infermiere, më vonë si profesoreshë dhe drejtoreshë e shumë shkollave të mesme të Motrave të Loretos në Kalkutë dhe në rrethinë, gjithnjë me shumë përkushti dhe me plot dashuri. Së shpejti bëhet Histori e kërkimit të pashoq dhe të veprimit shembullor në dobi të vëllaut njeri, pa dallime gjinore, kombëtare, fetare, rasore, kastore… Për afro 20 vite e mësonte rininë e Kalkutës, i edukonte me fjalë, mësime,  shembull, jetë gjithnjë e udhëhequr nga fuqia e fesë dhe nga frymëzimi i dashurisë. Mirëpo as kjo nuk e kënaqte. Të gjithë e donin dhe e nderonin, e admironin, mrekulloheshin me jetën dhe veprimtarinë e saj, ndërsa ajo gjithnjë kërkonte, vepronte dhe e pyste vetveten para Zotit dhe para ndërgjegjjes: Kush jam unë? Çka kërkon dhe prêt Zoti prej meje? Çka duhet të bëj unë këtu dhe tani për këta njerëz, për mbarë Kalkutën, Indinë, për mbarë njerëzimin?

Dhe ja prapë dëshmia e saj: “Si fluturon koha këtu. Kur ndalem dhe mendoj për thirrjen time misionare, mund të them vetëm një FALËNDERIM të madh e të përzemërt, Ty o Zot, që më ke dashur aq shumë dhe që më ke dhënë mundësinë e dashurisë së përkujdesjes ndaj të tjerëve” (Nga letra vëllaut Lazër në viti 1937).

DASHURIA – FLIJIM DHE DHURIM

Nga kjo fe – kërkim – shqetësim kreativ, nga ky veprim – shërbim që ishte shpresa e saj e madhe dhe e pathyeshme, lindi edhe faza e tretë: NËNA TERZE – MISIONARE E DASHURISË, dhurimi dhe flijimi si shprehje e vazhdueshme dhe e plotë e Dashurisë. Kërkimi (feja), veprimi (shpresa) dhe dhurimi (dashuria) ishin dhe mbesin shtyllat në të cilat ajo e mbështeti mbarë jetën dhe tërë veprim – flijimin për ta mahnitur njerëzimin si Nëna e Dashurisë.

“Vetëm duke dhënë njeriu merr;

Vetëm duke harruar vetveten, njeriu e gjen veten;

Vetëm duke falur njeriu është i falur;

Vetëm duke dashuruar njeriu gjen jetën dhe lumturinë”.

Dhe vazhdon:

            “Më bëj të denjë, o Zoti im

            t’u shërbej të gjithë të varfërve të mbarë botës

            të cilët jetojnë dhe vdesin në uri dhe në varfëri.

            Jepju atyre nëpër duart tona  bukën e përditshme

            nëpër dashurinë tonë paqen dhe gëzimin”.

Së bashku me Nënën tone Tereze edhe ne do të besojmë në Zotin dhe në Njeriun, do ta kërkojmë njeriun vëlla ose motër, për t’u takuar, afruar, vëllazëruar dhe bashkuar në shërbim të të Mirës, të të Drejtës, të Vërtetës, mbi të gjitha të Dashurisë. Nëna Tereze me ZOTIN – DASHURI dhe me VËLLAUN – NJERI bëri vërtet mrekullii si binom i pandashëm i jetës dhe veprimit të saj të madh në të gjitha meridianet e botës. Risia e vjetër dhe gjithnjë e re është feja, shpresa dhe dashuria, që për Nënën Tereze ishin kërkimi, veprimi dhe dhurimi, e vetmja  mundësi dhe fuqi për ta ndërruar dhe përmirësuar së pari veten, pastaj edhe të tjerët. Plagët tona të vjetra apo të reja ende gjakojnë dhe si të tilla na kërcnojnë dhe rrezikojnë.

T’i çelim sytë për të parë më mire, më qartë, më thellë dhe më larg, ta angazhojmë mendjen për të kuptuar më mirë dhe më rrënjësisht vetveten dhe botën rreth nesh, ta zgjojmë dhe zgjerojmë ndërgjegjjen dhe zemrën për kërkim, veprim dhe dhurim, për bashkpunim dhe bashkëjetesë dhe vëllazëri me të gjithë. Nëse nuk i mundim ndarjet dhe përqarjet e çfarëdo lloji, atëherë ne ende nuk jemi të lirë, aq më pak të mirë, por të robëruar nga e keqja. Ta flakim urrejtjen dhe ta mësojmë dhe zbatojmë artin e jetës – dashurisë, sepse vetëm kështu ne do të jemi bijtë dhe bijat e denja të Nënës së Dashurisë, dhe ajo do të jetë dhe do të mbetet Nëna jonë Tereze, së shpejti Shën Terezja jonë. Kështu ajo na mëson dhe na frymëzon, këtë ajo na dhuron. Me të të gjithë t’i kthehemi vetvetes dhe të Vërtetës, dmth. së pari Zotit, pastaj njëri – tjetrit, sepse vetëm vëlazërisht dhe bashkarisht mund të jetojmë dhe përparojmë duke u mbështetur në të vërtetën dhe në dashurinë.

Këtë ia kemi borxh Nënës Tereze, vetvetes, të tashmes dhe ardhmërisë sonë./drita.info

Te shtëpia e Hasan Prishtinës në Selanik

Nga: Sinan Kastrati, Suedi

  • Te shtëpia e Hasan Prishtinës në Selanik, shtëpi pa adresë, pa statujë e pa fotografi, pa asgjë 

Hasani që e shiti pasurinë e vetë për shtetin shqiptar e shqiptarinë, sot pushtetarët eShqipërisë dhe Kosovës e sheshin Hasanin e shtetin e Kosovës për pasuri (S. K) 

Vazhdon nga numri i kaluar titulluar ”Te Sheshi dhe statuja e Aristotelit në Selanik” në revistën “Drini.us, faqet “Dossier, Udhëtime” 

Nga Ditari im (6) 

Kujtime nga udhëtimet e mia në Shqipëri, Greqi dhe Kosovë në fund të korrikut dhe fillim të gushtit 2022 

Ky udhëtim në këto pushime verore që i lam pas, për mua ishte ndër pushimet më të paharrueshme, jo pse shetita në Shqipërinë (nënë ?) 1*), në Janinë e në Selanik, dhe në Kosovë por ato që pash e dëgjova në Greqi dhe nga mësueset shqiptare që punojnë në Seanik dhe rrethinë e një arvranitas, ish mësues e drejtor shkollash në Suedi, tash pensionist, më lanë “pa gojë”. 

Por të iu kthehemi kujtimeve nëpër Greqi. 

Hasan Prishtina

Ditën e dytë të qëndrimit në Selanik, paradreke Murati, unë (autori i kujtimeve) dhe Violeta, mësuese shkuam ta vizitojmë shtëpinë e Hasan Prishtinës. Shtëpia e Hasan Prishtinës nuk ishte larg hotelit ku ne ishim vendosur, disa qindra metra.  

E gjetëm pa pyetur askënd pasi që kishim edhe një mësuese shqiptare që i njihte rrugët, shtëpinë e Hasan Prishtinës dhe gjuhën greke. 

Sa u ofruam, pam se në oborrin e Hasanit po punonin disa puntorë të ndërmarrjes komunala. Ata e pastronin oborrin, ujitnin lulet e kryenin disa punë të tjera, mirëmbajtje. 

Hymë në një derë anësore pasi që dyert kryesore kishin qenë të mbyllura. Mësuam se Shtëpia e Hasanit ishte shkollë për të verbër, dikush na tha.  

-Sa mirë mendova unë. Në shtëpinë e Hasanit edhe të verbërve do të iu vije të pamurit. 

Ndërsa unë e kolegu im fotografonim, unë si amator me telefonin tim më të ri, ajfon 12 apo 13, Murati kishte një aparat fotografik të gjatë sa një surlë e Gorës së Dragashit. Njëri nga puntorët, na thanë që mos të fotografojmë, por ne tashme kishim fotografua të tri anët e shtëpisë më shumë se 15 herë. 

Violeta na tha se po shkoj e po e pyes drejtoreshën e shkollës nëse na lejon të hyjmë brenda. Pas 5, 10 minute pritje doli një meso grua dhe biseduan në shkallët e hyerjes së shtëpisë së Hasanit me Violetën, shkallë që ishin disa shkallë lartë, shtëpi zotëriu.  

-Jo, nuk na lejohet hyerja brenda shtëpisë, na tha Viloeta. 

-Duhet lajmërua së pakut 2 ditë para kohe, me shkrim a pastaj ata vendosin … 

Megjithate, as brenda dhomave të shtëpisë së Hasanit nuk ruhët ndonjë shenjë kujtimi nga koha e Hasanit, orendi shtëpiake, mobile, rroba, fotografi apo letra e korespondenca të Hasanit. Edhe nëse ato kanë qenë, pas vrasjes së Hasanit, që nuk kishte asnjë trashëgimtarë, shtëpimë me çka kishte e mori shteti grek.  

Kështu na thanë mësueset shqiptare që na shoqëruan e nuk u ndajtën nga ne as edhe 1 minut. 

Pamje e shtëpisë së Hasan Prishtinës në Selanik, foto e 1 gushtit 2022

Muret e shtepisë, shkallët në të dy anët e oborrit, dyert dhe dritarët ishin të ruajtura mirë, besoj të kohës sa Hasani ka jetua dhe banua në shtëpi. Kishte edhe disa kthina të vogla ngjitur me shtepinë, po të kohës së Hasanit. 

Kjo është ajo që pash por studjuesit e Hasan Prishtinës, dinë shumë më shumë dhe kanë folur e shkruar duke u mbështetur në fakte historike e të dhëna të tjera. 

Te varri i Shaban Polluzhës, te busti i Hasan Prishtinës në Polac dhe Ahmet Delisë në Prekaz

Vitin e kaluar, mu në muajit e verës, qershor- korrik 2021, bëmë një udhtim njohje, do të thojaa unë, jo udhtim studimi, me Murat Kocin dhe Medi Behramin duke i ra bisht em bisht Drenicës. 

E filluam me vorrin e Shaban Polluzhës- Kastartit që ishte për gjynah dhe … shkuam te një bust i vogël i një njeriu të madh, te Hasan Prishtina në Polac të Drenicës. 

Pastaj, vizituam Kullën e Ahmet Delisë, Kreshnikut të Drenicës dhe Kosovës për ti mbyllur te Kullat Qëndresë të mixhës Shaban e djemëve, Hamzës e Ademit. 

Për këto kam shkruajtur vitin e kaluar një fejton në disa vazhdime. 

Nuk e kisha ndërmend të shkruaj me po ku ta dija se sivjet, do ta shihja me sytë e mi e prekja me dorë dorëzën e derën e Hasan Prishtinës? Ku do ta dija se do të ecja oborrit të Hasanit, edhe unë? Por nuk do të hyeja brenda shtepisë së Hasan Prishtinës, sepse e kishim të ndaluar nga procedurat e komplikuara të ligjeve antishqiptare, sepse ne ishim shqiptarë dhe dëshironim të hynim brenda e të uleshim aty ku dikur ishte ulur në minderë Hasan Bei. Aty ku ka punua për shqiptarizmën. 

 

Më erdhi keq që as në Polac që askush nuk i pengon dy komunat e Drenicës (Drenasin dhe Skënderain) dhe Ministrinë e Kulturës që së pakut të vendosin në rrugë një shenjë- shigjetë me mbishkrim ku do të thuhej: 

-Këtu afër, 100 m. … është Kulla e Ahmet Delisë, Bust i Hasan Prishtinës apo … Vorri i Shaban Polluzhës. 

Nëse Greqia na mori shtepinë e Hasanit, një pjesë të Detit Jon e Çamërinë (Çamëria – Krahinë shqiptare mbrenda Greqisë), Polluzha e Polaci janë në zemër të Drenicës, pse s`u bë asgjë? 

Ndërsa në Tiranë, rrahih kumbonat e kishës ortodokse greke me prift grek (në vend të një pasardhësi të Fan S. Noli), në Greqi as që guxon kush të flas e të shkruaj shqip. 

Turp për për pushtetarët shqiptarë ! 

Një ish politikan gjatë një ndeje të rastësishme në Prishtinë më tha: 

-Po s`bëhet gjë nëse ju mërgimtarët iu rregulloni vorret, ndërtoni kullat e meremetoni shtepitë Shaban Polluzhës- Kastrati, Hasan Prishtinës e Ahmet Delisë ! 

Nuk fola, sepse po të vazhdoja, do të më plaste edhe ”delli i ballit” e kërciste shpina”. 

 

E lamë edhe shtepinë e Hasan Prishtinës në Selanik, në heshtje e në vapë dhe në duar të sigurta e ne vazhduam me udhtimin tonë edhe 200 km. në Jug-Lindje të Selanikut ku ishim të ftuar për drekë si mysafirë te një arvanitasi, te Andeas Boukas, Leplokarya (dru lejthie). 

Po kush është Hasan Prishtina ? 

Nëse në vitet e 1960-ta, 70-ta e 80-ta, kishim pakë libra monografie, mund ti numëroje në gishtat e një dore, sot kemi internetin në çdo familje dhe e kanë edhe fëmijët të instaluar në telefonat mobile. 

Edhe unë, pasi erdha në Suedi, nga udhtimi e “pushimi”, fillova të shfletoj librat që gjeta për bacën Hasan, Bajran e për mixhën Shaban e Ahmet (dhe këngët që kam). 

Por nuk isha i kënaqur me ato që kisha, sepse shumica më kanë humbur, djegur e kalbur, nga policia serbe (më 1999) e kalbur nëpër podrumet e shtëpive private ku banoja si qiragji që ishin plotë me lagështi … 

Kishte shumë njohës e studjues të zellshëm që ishin marrë me mish e me shpirt me Hasan Prishtinën, për të cilët, në fund të vazhdimit tjetër, do ti sjell para lexuesve të Drinit, një bibliografi të shkurtër për Hasan Prishtinës, në ato që unë jam mbështetur dhe i kam përdorur. 

Për jetën dhe veprën e Hasanit, shfrytëzova një biografi të shkurtër të një drejtorie të një shkolle fillore afër katundit tim, sigurisht që shkolla mban emrin e Hasan Prishtinës, fshatit Tërpezë. 

Biografi e Hasan Prishtinës (jo të plotë): 

Hasan Prishtina (lindi më 1873, Vushtrri – vdiq më 13 gusht 1933, Selanik), deputet, aktivist shqiptar nga Kosova (Perandoria Osmane). … 

Prejardhja  

Më 1771, një plak me emrin Haxhi Ali Berisha, kapërceu kodrat e Galicës dhe zbriti në Vushtrri. Ishte Ali Berisha nga Polaci i Drenicës, i biri i Abdullah Aliut, njeriut të fundit të kësaj familje që vdiq dhe u varros në Polac. Haxhi Ali Berisha kishte me vete edhe të tre djemtë: Mehmetin, Mahmutin dhe Ahmetin. Mehmeti la pas vetes Sylejman agën, i cili më 1898 arriti të fitojë titullin pashë. Mamuti la një djalë, Zejnullah bej Vuçiternën. Ahmeti pati dy djem: Hasanin dhe Ymerin. 

Hasan Prishtina u lind në Vushtrri, më 27 shtator 1873, por ka edhe mendime se ai ka lindur në vitin 1878. Deri në vitin 1908 është quajtur Hasan Berisha – Polaci, gjegjësisht Hasan Vuçitërni, kurse nga ky vit, kur zgjedhet deputet i Prishtinës në parlamentin turk, nënshkruhet Hassan Prishtina. Fëmijëria e tij dallonte nga ajo e fshatarëve të vet. 

Arsimimi  

Mësimet e para (mejtepin) dhe disa klasë të progjimnazit (iptida) i mbaroi në Vushtrri, me sukses të shkëlqyeshëm. Qysh si nxënës u tregua i vrullshëm dhe i guximshëm, duke kundërshtuar disa herë hoxhën. Ai pati fat që mësues letërsie ta kishte profesorin nga Prekazi, Hafëz Arifin, nga i cili edhe u frymëzua me ide atdhedashurie. Meqë ishte nxënës i mirë dhe kishte mundësi materiale, ai vazhdoi shkollimin në gjimnazin grek të Selanikut ku mësoi edhe gjuhën frënge e u njoh me veprat e iluministëve francezë, Volterit, Monteskie, Zhan Zhak Rusos, etj. dhe në Stamboll, ku u diplomua në Fakultetin e Drejtësisë, përkatësisht në Fakultetin e Shkencave Politike – Juridike. 

Ai njihte shumë gjuhë: anglishten, arabishten, çerkezishten, frëngjishten, greqishten, gjermanishten, italishten, serbishten e turqishten. … 

Në kryeqytetin otoman krijoi lidhje të ngushta me bashkatdhetarë të dalluar dhe lexonte veprat e vëllezërve Frashëri, Pashko Vasës, Hoxhë Tahsinit, etj. 

Kontributi në arsim  

…Dha kontribut të madh në hapjen e shkollave shqipe si dhe në hapjen e Shkollës Normale të Elbasanit më 1909 ku do të dërgonte djem nga Kosova e Dibra duke u ndihmuar edhe financiarisht, ku drejtor ishte Luigj Gurakuqi. Nga mirënjohja dhe nga një frymëzim i lartë për kontributin e Hasan Prishtinës, Gurakuqi do të shkruante: 

“Rroftë atdhetari i shkëlqyer, ky engjëll i Shqipënies së mjerë! Istoria e kombit t’onë me shkronja t’arta, me shkronja të shkëlqyera do të shkruajë ndër faqet e’ saj shërbimet e mëdha, punët e shënuara, që qëndrojnë sipas çdo lavdimi, të cilat asht tue bâmun deputeti i adhurueshëm ndër deputetet t’onë Hasan be Prishtina në fushë atdhesie… brez pas brezi, ati dhe bir pas pas biri zembrat e djegura t’atdhetarëvet emënin t’uaj kânë me bekuar, dhe një shtat i shkëlqyeshmë, një shtat i mermertë që do të ngrehet për ju, pasi moti të kalojnë, kaa me leçitun për para botës së qytetënueme, që një komb i gjithë ju ka detyrë!”  

U vra më 14 gusht 1933 në Selanik nga një “mik” i tiji, Ibrahim Çelo. Vrasja u krye në orën 2 mbasdite më datë 13 gusht 1933. Në rrugën Çimisqi u pa një zotëri i moshuar, i mbajtur mirë dhe me tipare simpatike, të ecte përkrah e të fjaloste me një person të veshur mirë, i gjallë, sa e tradhëtonte dhe toni i zërit. Arritën në kryqëzimin e rrugës Çimisqi-Vogaxhiku dhe po drejtoheshin për tek bakallhane “IVI” dhe në largësi dy hapa nga kinkaleria e invalidit J.Janopullo. Njeriu me pamje të zymtë nxorri rrufeshëm revolverin e markës “SMITH” dhe shtiu kundrejt bashkëbiseduesit 4 herë, i cili ishte Hasan bej Prishtina, që ra në trotuar. Kalimtarët e mbledhur nga të dy të shtënat, panë vrasësin të turret me mizori të parrëfyer mbi viktimën dhe t’i zbrazë edhe tre plumba të tjerë, dy në kraharor dhe të tretën në kokë, si e shtënë vdekjeprurëse, për të qenë i sigurtë për përfundimin e aktit të vrasjes. Fill pas krimit të tij vrasësi, që t’i ikë rrezikut prej turmës së mbledhur që u vu për ta kapur, ia dha vrapit nga rruga Vogaxhiku. 

Në vitin 1977 eshtrat e tij u sollën nga Selaniku në Shqipëri. 

(Marrë nga: Shfmu “Hasan Prishtina” – Tërpezë, komuna e Malishevës) 

https://www.facebook.com/371133279753848/posts/371275256406317/ 

 

1*) Shqipëria nënë (nënë ?) 

Një profesoruniverziteti i Prishtinës, goxha burrë më tha pse po i thua ”Shqipëria nënë”?, thuaj, Kosova nânë ! 

Vazhdon  

Sinan Kastrati, Suedi     

Malmö, 25 gusht 2022     

sinan.kastrati@hotmail.com 

Qeveri e re apo zgjedhje te parakohshme parlamentare

0

Nail Draga , Ulqin

Diskursi politik 

Qeveri e re apo  zgjedhje te parakohshme parlamentare 

Pas rënies  së Qeverisë së Malit të Zi si opcion për të dalë nga kriza qeveritare është formimi i qeverisë  se re apo vazhdimi i ekzistuesës si  teknike deri në organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, andaj iu mbetët partive politike të vendosin për të dalur sa ma parë  nga kriza qeveriare e parlamentare siç veprojnë vendet e qytetëruara 

Pas 12 orëve debat me 19 gusht Qeveria e 43-të e Malit të Zi humbi votëbesimin, e paralajmëruar me herët nga 36 deputet nga shumica parlamentare (PDS,PL,SD,PSD, UDSH)  që iu janë bashkangjitur edhe deputetët  nga PB, si dhe janë mbeshtetur  edhe nga një pjesë e opozitës aktuale(Demokratët e Malit të Zi). Nga votimi dual qartë se kemi të bëjmë me shumicën e re parlamentare (Gjukanoviq-Beçiq) e cila në ditët në vijim do të dëshmohet si votim i rastit për rënien e Qeverisë, apo do të jetë një koalicion qeverisës në të ardhmën.  

Votimi i mocionit të mosbesimit do të mbesë në historinë e Malit të Zi, sepse Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Dritan Abazoviqi, është  me afat më të shkurtë prej 113 ditësh(28 prill-19 gusht)! 

Nëse Qeveria e parë e dalë nga zgjedhjet e 30 gushtit 2020 ishte e ekspertëve, kjo e dyta ishte e pakicës por nuk pati jetëgjatësi edhe pse tregoi gadshmëri  e guxim për tu ballafaqur me korrupcionin e kriminalitetin si asnjë qeveri deri më tash.  

Por, në agjendën e programit qeveritar kishte edhe  çështje të cilat nuk janë zgjidhur me herët, duke mbetur pezull vite më radhë. Në këtë aspekt bën pjesë nënshkrimi i marrëveshjes me Kishën Ortodokse Serbe(KOS), çështje e cila nuk është vetëm teologjike por edhe politike në raportët malazezo-serbe, sidomos nga viti 1918 kur Malit të Zi ia mohuan shtetësinë.  

Duke marrë parasysh se nga viti 2006, Mali i Zi ka rikthyer pavarësinë e humbur, ka qenë e udhës qe nga ajo kohë Qeveria të angazhohej  në zgjidhjen e kontekstit me KOS-in.Por, siç duket qeveritë e mëparshme kanë pasur në fokus të veprimtarisë së tyre çështje tjera më të rëndësishme duke e margjinalizuar këtë çështje e cila ka peshë të veçantë për popullsinë ortodokse kryesisht serbe në këtë mjedis. Por, në sajë të ndryshimit të pushtetit nga 30 gushti 2020 dhe ardhjës së opozitës në pushtet  kjo çështje me peshë politike ishte me përparësi në agjendën qeveritare. Por, pas formimit të Qeverisë së pakicës me  kryeministër Dritan Abazoviqin ai  nuk hezitoi por u angazhu në  realizimin  praktik te saj. 

Marrëveshja me KOS-in shkak për rënie të Qeverisë 

Ndonëse kryeministri Dritan Abazoviqi është paralajmëruar më herët nga partia e presidentit Millo Gjukanoviq(PDS) së nëse e nënshkruan marrëveshjen me Kishën Ortodokse Serbe(KOS) ai do të shkarkohet përmes mocionit të votëbesimit nga Kuvendi i Malit të Zi, ai vërejtjet e tilla nuk i ka vlerësuar si reale, i bindur së nuk është duke vepruar në kundërshtim me ligjin dhe kushtetutën.  

Por, pikërisht në ditën kur e nënshkroi në Podgoricë me 3 gusht 2022, marrëveshjen me patriarkun e KOS-it, mediat njoftuan se disa orë më pas PDS-i ka nënshkruar kërkesën për mocion të mosbesimit të Qeverisë dhe e kanë deponuar në sekretarinë e kuvendit.  

Duhet cekur me këtë rast si nga ana e presidentit M.Gjukanoviq por edhe nga partitë tjera parlamentare është kërkuar që teksti i marrëveshjes të përmirësohet si dhe  nënshkrimi i saj  të shtyhet për disa muaj deri në fund të vitit por çdo tentim ka qenë i kotë. Andaj, shikuar në këtë aspekt, për rënien e Qeverisë si shkas është Marrëveshja me KOS-in, edhe pse ka edhe shkaqe tjera, siç janë lufta kundër korrupcionit e kriminalitetit, burgosja e individëve në pozita shtetërore etj., të cilët kanë qenë pjesë e qeverisjës shtetërore vite më radhë. 

Rezultate për 100 ditë 

Por, Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Dritan Abazoviqi, për këto ditë ka arritur disa suksese të cilat më herët nuk i ka arritur asnjë Qeveri me mandat të plotë. Përveç nënshkrimit të Marrëveshjës me Kishën Ortodokse Serbe, që ai e cilëson si të arritur në favor të pajtimit të popullsisë ortodokse në Mal të Zi, e arritur e veçantë është lufta kundër korrupcionit dhe krimininalitetit, që dëshmohet me burgosjën e disa individëve në piramidën e pushtetit, por edhe disa grupeve të ndryshme të narkodilereve etj. 

Pasi mocioni i mosbesimit të Qeverisë është transmetuar drejtpërdrejt në televizion, në kanalin parlamentar, qytetraët kanë pasur mundësi të përcjellin diskutimet e deputetëve. Pa dashur të analizoj paraqitjet e tilla që ishin me interes sidomos nga kryeministri Dritan Abazoviqi, i cili ofroj të dhëna për luftën kundër korrupcionit dhe kriminalitetit duke cekur emra të individëve tnë ë lidhur me pushtetin vite më radhë ku një numër janë në paraburgim. Edhe kundërshtarët politikë me fanatik nuk mund të mohojnë të arriturat por çështja qendron të animoziteti politik qofshin ata personale apo partiake.  

Ulqini në mes shpresës dhe zhgënjimit 

Me zgjedhjen në pozitën e kryeministrit  të Qeverisë së Malit të Zi qytetarët e Ulqinit  mënjëherë vërejtjen se ka shpresë  për  investime të cilët kanë munguar viteme radhë nga ana e PDS. Ndërsa tani në vitin 2022  disa projekte  janë bërë pjesë e programit vjetor të qeverisë siç është ura mbi lumen Bunë, investime në infrastrurën rrugore, hotele, ndërsa nuk duhet harruar rikthimin e ullishtës së Valdanosit qytetarëve përkatësisht ish pronarëve në Ulqin, pastaj statusin e kryporës, projekti për çërdhen e fëmijëve në fushë  Ulqinit etj. Janë këto projekte qe janë pjesë e agjendës qeveritare, të cilat kanë munguar  në qeverisjen e PDS-it për tridhjetë vite. Andaj largimi Dritanit nga pozita e kryeministrit do të ketë efekte negative sepse do të paraqitën pengesa të ndryshme byrokratike e subjektive si më herët, sepse e kaluara ka qenë dështuese dhe jashtë interesimit të pushtetit për investime në Ulqin. 

E dhëna se nga ana e PDS-it për tredhjetë vite të qeverisjës nga Ulqini nuk ka qenë i emëruar asnjë ministër shqiptarë apo në pozita të rëndësishme qeveritare dëshmon mjaft gjoja  për konsideratën e treguar ndaj shqiptarëve, ndërsa e kundërta ndodhi për kët mandat të kufizuar të kryeministrit D.Abazoviqi, i cili duke emëruar një numër të konsideruar shqiptarësh në ministri të ndryshme, ndikoi në ndryshimin e strukturës kombëtare në fushën e punësimit, që paraqet një moment që duhet të vlerësohet. 

Zhbllokimi i institucionëve 

Pavarësisht rrëzimit të qeverisë përbërja aktuale e parlamentit i ka të gjitha mundësitë të bëjë zhbllokimin e institucionëve të vendit përmes  shumicës së kualifikuar, sipas rekomandimeve nga Bashkimi europian. Fjala është për zhbllokimin e institucioneve të drejtësisë, në zgjedhjën e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, antërarëve të Këshillit Gjyqësor, Prokurorin Suprem Shtetëror të cilat kanë mbetur pa u realizuar tash dy vite duke dëshmuar jo seriozitet në punën e partive parlamentare, që do të jenë me pasoja për qytetarët. 

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare si zgjidhje  

Sipas paralajmërimeve të disa partive politike del se për të dalur nga kjo krizë qeveritare ekzistojnë disa opcione, ku një nder ta është edhe formimi i qeverisë së re  nga fituesit e zgjedhjeve të 30 gushtit 2020. Kemi të bëjmë me  mundësi  logjike por duke marrë parasysh animozitetin në mes subjektëve politike(URA-Demokratët)  vështirë të realizohet. Ndërsa  nga URA kanë njoftuar se nuk do të jemi pjesë e asnjë qeverie te re, ndërsa ajo të formohet nga shumica e re parlamentare nga partia e M.Gjukanoviqit(PDS) dhe Beçiqit(Demokratët). 

Por, nëse nuk arrihet të formohet Qeveria e re, si opcion mbet që qeveria aktuale në cilësinë e asaj teknike të vazhdojë deri në organizimin e mbajtjën e zgjedhjeve parlamentare, nëse nuk ndodhë ndonjë kombinim i pa pritur, sepse partitë parlamentare duan të fitojnë në kohë duke ruajtur pozitat e tyre.  

Në sajë të përvojës së deritashme nëse në ditët në vijim e më së largut deri me 18 shtator nuk do të arrihet deri të emri i mandatarit për formimin e Qeverisë së re, atëherë presidenti  i vendit M.Gjukanoviqi duhet të marrë vendim për shpërndarjën e Kuvendit dhe të shpallë zgjedhjet e reja të parakohshme parlamentare. Një vendim i tillë do të ishte i logjikshëm, sepse pas formimit dhe dështimit të dy qeverive në afat prej dy viesh, zgjedhjet parlamentare janë zgjidhje për të dalur nga kriza qeveritare e parlamentare si kudo në vendet demokratike. 

(Gusht  2022) 

STOP grevave, të gjithë në mbrojtje të shtetit!

0

Florim Zeqa 

Edhe përkundër faktit, se grevat janë instrument demokratik i organizatave sindikale për zgjidhjen e problemeve të punëtorëve, duhet gjetur momentin e duhur kohorë dhe politik për fillimin e demonstrimit të pakënaqësive ndaj pushtetarëve.

Grevat nuk i duhen Kosovës në rrethana të paqarta politike

Fillimi i grevave të shërbyesve të sektorit publik në nivelin lokal dhe qendror, në kohën më të papërshtatshme të krizës së madhe politike, mbase më kritike që nga përfundimi i luftës 23 vite më parë, kur e gjithë bota demokratike është ngritur në parandalimin e eskalimit të situatës në veri të vendit tonë, sindikalistët sillen sikur ta kishim në situatë normale për bllokim të shërbimeve ndaj qytetarëve të lodhur nga varfëria dhe denigrimi social!

Janë një mijë e një arsye për të protestuar gjithandej Kosovës, por jo tani në këto momente kritike që po kalon vendi ynë.

Jo për të mbështetur pushtetarët, por grevat dhe pakënaqësit qytetare në kohë krizash politike siq është kjo e tanishmja, jo vetëm që nuk janë produktive dhe nuk e ndihmojnë askënd në Kosovë, i shkojnë për shtati armikut tonë verior për t’i realizuar më lehtë aspiratat gjeopolitike ndaj shtetit tonë të brishtë.

Të gjithë në mbrojtje të shtetit

Hyrja e Kosovës në bisedime si palë e pabarabartë, gjegjësisht si subjektivitet nën Rezolutën 1244 të KS të OKB-së, e jo si shtet i pavarur, përkatësisht me fusnotë* e pa Republikë, e ka bërë Serbinë superiore në të gjitha takimet, duke e trajtuar Kosovën herë si provincë (krahinë) e herë si koloni të saj!

Nga fillimi i bisedimeve e deri deri më sot, politika kosovare në dialog me Serbinë ka qënë pa krye dhe pa platformë shtetërore të bisedimeve, duke e ulur tejë mase peshën e bisedimeve, të cilat gjithmonë po shkojnë në favor të Serbisë.

Themelimi i Gjykatës (së njëanshme) Speciale dhe amnistimi i kriminelëve serb, do të thotë shpëlarje e duarëve të serbëve me gjakun e shqiptarëve! Në këtë rast, qytetarët e burgosur në gjysëm shtetin e Kosovës, të vetmin shpëtim e shohin largimin sa më parë nga vendi i tyre në kërkim të një jetë të re në shtetet evro-perëndimore.

Mbrojtja e shtetit, obligim kombëtar

Andaj, më i rëndësishëm se liberalizimi i vizave, është ekzistenca e shtetit, ruajtja e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit tonë.

Me ose pa liberalizim të vizave, përsëri do të udhëtojnë ata që kanë para, ndërsa qytetarët e varfër do të përballen me kafshatën e gojës dhe “botën e vogël” që i rrethon!

Liberalizimi i vizave pa sundim të ligjit dhe pa asnjë përspektivë zhvillimore, mund të jetë fatale për të ardhmen e vendit tonë. Qytetarët, paraprakisht largimit nga Kosova, duhet ta ndëshkojnë këtë klasë politike që ua bëri jetën ferr!

Askush nuk e ka të drejtën t’iu thurë lavde pushtetarëve aktualë, të cilët nuk dallojnë për asgjë nga pushtetarët paraprak, qoftë në politik-bërjen e brendshme, ashtu edhe në procesin e dialogut me Serbinë!

Sikur të kishim një klasë politike të përgjegjshme, paraprakisht liberalizimit do të kishim zhvillim ekonomik dhe mirëqënje për qytetarët, atëherë levizjen e lirë do ta kishim përjetuar si diçka normale e jo si çështje ekzistenciale!

Nëse me të vërtetë e duam Republikën e Kosovës si shtet tonin, të ngrihemi të gjithë në mbrojtje nga invazioni serb, t’i ndërpresim të gjitha grevat dhe protestat popullore, kurse kundërthënjet partiake dhe personale t’i kthejmë në unitet kombëtar për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të shtetit tonë.

Forca e Diasporës për Kosovën, është e vetmja opozitë konstruktive, patriotike dhe profesioniste e Qeverisë Kurti

0
Lirim Gashi, Prishtinë
***
Që të mos keni dilema:
Me gjithë kritikat e sakta, provokuese, shokuese, terapeutike, të pakëndshme, të argumentuara dhe qëllim-mira që ia bëjë rregullisht Qeverisë Kurti, nëse do të më duhej të vendosja mes Albinit dhe Vjosës nga njëra anë dhe Lumirit, Memlit dhe Ramushit nga ana tjetër, nuk do të hezitoja asnjë sekondë të vetme se kujt t’ia jepja mbështetjen time.
Kujt tjetër pos Albinit dhe Vjosës, që për momentin janë pa alternativë.
Unë Albinit me qëllim i shkoj në nerva me temen e ekstremizmit fetar, deri sa t’i ndizet alarmi në kokë, dhe ta kuptojë se ka rënë ne gracken e agjencive private inteligjente të Pdk-së dhe LDK-së, të cilat kanë derguar në partinë e tij personelin më të pistë të mundur, jo vetëm për ta ndotur Partinë dhe ideologjinë e tij socialdemokrate me ekstremizëm politiko-fetar, por sidomos për t’ia humbur atij kredibilitetin në Uashington dhe Bruksel.
Përveç kësaj, ai ka rënë në grackën e disa bashkëpunëtorëve të tij që i shiten si të afërt dhe besnikë, duke mos qenë fare i vetëdijshëm se ia kanë dërguar pikërisht agjencitë e latpërmendura inteligjente të Pdk-së dhe Ldk-së, për ta manipular deri në atë masë, saqë t’i realizoj pa i hetuar fare qëllimet e tyre më të pista të mundura.
Sepse ai u besoi atyre nga zemra, ndërsa ata abuzuan me besimin e tij dhe ia sollen në tavolinë halavulat terroristë, pa pasur ide i shkreti se kush ishin.
Ju drejtohem juve që ia doni më të mirën Albinit dhe që i besoni vërtet me zemër dhe me mendje.
Jini të mirë dhe zbuloni se cilët kuadro të larta të partisë suaj e mbështesin Balkan Open pas shpinës së Albinit, sepse duke vepruar kështu do t’ia bëni shërbimin më të mirë të mundur jo vetëm atij, por edhe popullit dhe vendit tuaj.
E kam edhe një kërkesë për ju!
Kërkoni prerazi prej tij që ta heqë sa më parë qafe llumin udbash dhe ekstremist fetar nga partia e tij, dhe unë ju garantoj se me dy investime të mëdha dhe tre peshkaqenë të mëdhenj pas grilave, ai do të ketë edhe më shumë mbështetje në zgjedhjet e ardhshme se sa me 14 shkurt të vitit 2021.
Unë nuk dyshoj në synimet e tij të pastra patriotike edhe kur e kritikoj pandalur për baltën ekstremiste që e tërheq zvarrë dhe për mungesën e një vule socialdemokrate në politikën e tij të brendshme.
Mirëpo, vetë fakti se kundër tij janë bashkuar të gjithë kriminelët dhe tradhtarët më të mëdhenj nga të gjitha trevat tona etnike, është dëshmi se atyre ju dhemb fort shpirti, zemra dhe koka, që ai nuk i lejon të vjedhin, të shkatërrojnë dhe të tradhtojnë çdo gjë përballë tyre.
E po, pikërisht për këtë arsye armiqtë e tij nuk do ta kenë kurrë mbështetjen time.
Nëse Albin Kurtit i ka rënë malli për një opozitë konstruktive, profesioniste, patriotike dhe mirëdashëse, atëherë lirisht tregojini atij, se ajo opozitë e ka emrin “Forca e Diasporës për Kosovën” dhe Kryetari krahut të saj politik Lirim Gashi.
___
Autori është Kryetar i Forca e Diasporës për Kosovën, me seli në Prishtinë

Shqiptarët, a po anojnë më shumë përkah përkatësia fetare ortodokse!?  

0

Xhemaledin Salihu, Preshevë

Animi  i  Shqiptarëve kah perkatësia fetare ortodokse, euforia e madhe për kthimin e Shqiptarëve ortodoksë tashti në Maqedoni e rrënimi  apo harresa e katolicizmit ndër Shqiptarët është afrim kah sllavo-ortodoksizmi. Sikur po përsëritet e kaluara kur Pleqët dhe disa Hoxhallarë tanë thonin se Maxhupi/Romi/ për t’u bë mysliman i duhet së pari të bëhet Shka/Serb/ e pastaj Mysliman, sepse Myslimanët dhe Serbët i ndan vetem Maza/lëvorja e hollë/ e qepës. 

Për mua këto nuk ishin të rastit, po e mbështes në një thënie të Gadafit, para vdekjes pat deklaruar se Islamizmi dhe ortodoksizmi sllav kanë një pakt të vjetër më se 200 vjet. Shume e vërtete, sepse ndodhitë e fundit në Lëvizjet fetare edhe ndër Shqiptarë po e vërtetojnë afrimin dhe dashurinë më të madhe të Islamit radikal ndaj Ortodoksizmit se sa ndaj katolicizmit. Sikur po bëhet një pakt dhe një dashuri e rrejshme, vetëm e vetëm të mbesin në errësirë Shqiptarët e Evropës. 

Gjithësesi kjo na largon nga qytetërimi europian, të cilit i takojmë dhe jemi pjesë e saj. 

Shqiptarët edhe në këto Lëvizje fetare, politike, ideologjike duhet të jenë syçelë, të anojnë kah Perëndimi, kah civilizimi europian, kah Amerika dhe Gjermania, si mik të përhershëm, por edhe mos ta harrojnë traditën dhe islamin sunit që e kultivuan më se 500 vjet. Devijimet janë katastrofike edhe fetare, edhe politike, edhe përkah perspektiva, sepse e kam një bindje se Demokracia e Perëndimit, ajo amerikane dhe gjermane nuk prek në substancën kombëtare, sikur po prekin disa zhvillime, kohëve të fundit ndër Shqiptarët e klerikët islamë duke trumbetuar islamizimin e gjithë myslimanëve, sikur ndodhte edhe në socializëm tendencat për një jugosllavizëm apo diçka tjetër. 

Disa Hoxhallarë me të madhe po trumbetojnë për një etni islame e jo për Shqiptarizëm, me vetëdijë apo pa te, me qëllim apo pahiri, shpesh lutjet e tyre nëpër xhami nuk i adresohen Shqiptarëve myslimanë, edhepse xhemati është shqiptarë, por lutjet shkojnë në adresë të myslimanëve, nuk e besoj se në shtetet arabe islame kujdesen edhe për Shqiptarët. Pata raste të ndëgjoj,se nëse ndodh regjistrimi i popullsisë një numër i Shqiptarëve do të regjistrohen islam, përkah përkatësia kombëtare e jo fetare.Askund ndër disa klerikë myslimanë nuk ndëgjoj dhe nuk shkruhet për Rininë Shqiptare myslimane, por përmendet vetëm Rinia islame.  

Trumbetimi I madh i fanatizmit fetarë islam, radikal, nuk ka të përbashkët me atdhedashurinë ndaj trojeve shqiptare dhe shqiptarizmës, këto të dyja përjashtohen njëra me tjetrën, sepse Vëllazëria fetare përjashton atdhedashurinë, patriotizmin shqiptar, bashkimin kombëtar, shkollën shqipe, gjuhën shqipe, shkollat shqipe, gjithjëçka që është shqip. 

Andaj të kemi kujdes në këtë drejtim dhe mos të bijmë pre e lëvizjeve të shumta negative fetare, politike, ideologjike.  

Me këtë shkrim jam i vetëdijshëm se do të ketë polemika, sharje, ofendime, përpara Ju faleminderit  për opinionet e Juaja negative apo pozitive.  

Shamia — simbol i imperializmit kulturor neootoman e panarab

0

Nuk është e rastësishme pse puçet alibia e drejtuesve dhe autorëve real të “Aksionit për shaminë” me atë të Alexander Dugin-it, filozofit të oborrit të Presidentit rus Vladimir Putin.
Ka ardhur koha që në hapësirën shqiptare të rikthehet fryma e Rilindjes Kombëtare në formën jo vetëm të një lëvizje intelektuale e kulturore.

Shkretëtira e diplomacisë — transferimi në zonë paqeje

0

Dialogu sipas frymës së rezolutës së OKB-së (2010) është dëmtuar rëndë gjatë viteve 2017–2020, për çka edhe qe rrëzuar qeveria Kurti 1. Që atëherë nuk ka pasur negociata serioze.

Shtrohet pllaka e Xhamisë Qendrore të Turqisë në Prishtinë, me kapacitet për 13 mijë e 905 persona; inspektohet nga Kryetari i Dijanetit të Turqisë!

0

Tashmë është shtruar pllaka e parë e Xhamisë Qendrore në lagjen “Ulpianë” në Prishtinë.

Pas një zvarritje 10-vjeçare, në qershor të këtij viti, komuna e Prishtinës lëshoi lejen ndërtimore për ndërtimin e objektit të Xhamisë në lagjen “Ulpianë” në Prishtinë.

Punimet filluan në vitin 2020 kur edhe është lëshuar një leje e pjesshme për heqjen e dheut dhe vendosjen e pilotave.

Kjo xhami do të ketë kapacitet për 13 mijë e 905 persona.

Kështu do të duket Xhamia Qendrore në Prishtinë

Homologu turk i Myftiut Tërnava “inspekton” punimet te Xhamia Qendrore

  • Më 18 gusht 2022

Kryetari i Dijanetit të Turqisë (Drejtorisë për Çështje Fetare), Ali Erbash, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë, ka mbikëqyrur punimet që po bëhen për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë, pasi edhe e financojnë këtë projekt, raporton Express.

Sipas njoftimit të BIK’ut, Erbash ka thënë se ndjehet i lumtur që ky projekt do të realizohet.

“Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava dhe kryetari i Dijanetit të Turqisë, prof. dr. Ali Erbash, sot, mbikëqyren punimet në ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë. Me këtë rast, Myftiu Tërnava e njohu mysafirin me ecurinë e mbarë të punimeve dhe se gjithçka është duke ecur sipas planit dhe dinamikës së paraparë”, thuhet në njoftimin e BIK.

Ndryshe, Dijaneti i Turqisë e financon ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë. Kostoja e këtij projekti është rreth 30 milionë euro./Express,

 

Disa mendime për xhaminë turkomadhe të Prishtinës dhe për xhamitë e tjera turke në “Arnautlluk” …
___
Siç e vëreni punimet i inspektoi edhe kryetari i Dijanetit të Turqisë, prof. dr. Ali Erbash, të cilit i raportoj për ecurinë e ndërtimit të kësaj megaxhamie në “vilajetin osman” të Kosovës, kryetari i BIK-ut Naim Tërnava.
Dijanetit të Turqisë është organizatë religjioze islamike, e afërt me Qeverinë e Turqisë, që e ka për detyrë përhapjen e islamit në botë, me theks të veçant në viset e dikurshme të Perandoisë Osmane, që neoosmanët turkomëdhenj i konsiderojnë ende të vetat!
Depërtimi “strategjik” përmes islamit, është mënyra më e përkryer e realizimit të ëndërrave perandorake turke. 
Përgjat pothuaj gjashtë shekujve të pushtimit turk-osman, viset shqiptare kanë shërbyer kryekëput për aftësimin e përgatitjen e ushtarëve turq-osmanlinj, që i kanë dërguar për të luftuar për synimet e qëllimet perandorake në anë të ndryshme të botës së pushtuar nga PO.
Kjo xhami me kapacitet për 13 mijë e 905 persona, në realitet është një kazermë tepër e madhe ushtarake turkomadhe, apo më e madhja deri tash në “viset perandorake neoosmane”, pasi aty mund të hysh si Shqiptar, por prej saj, sikurse nga xhamitë e tjera, nuk mund të dalësh si i tillë, pos si turkomadh e panislamist, që do të thotë njëherit indirekt edhe si serbomadh e rusomadh.
Për këtë xhami zemra e madhe – turkomadhe e “Vëllaut të Madh Turk”, i ndau për “Vëllaun e Vogël Arnaut” të Prishtinës mbi 43 milionë euro nga xhepat e taksapaguesve të shtetit turk, vetëm që mos ta lë “Vëllain e Vogël” pa xhami, në të cilën qysh ka thënë Rexhep Taip Erdogan, dalin ushtarët e Islamit! 
Kurse minaret “janë raktetat e Islamit” …!