Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i Suedisë, Jonas Westerlund 

Shkrime relevante

Anatomia e një Kryengritjeje Popullore: Pse drejtësia ndërkombëtare dështoi të kuptojë strukturën e UÇK-së

Agim Vuniqi, Washinton ____ Vendimi i fundit i Dhomave të Specializuara në Hagë...

Kush e sulmon pavarësinë, figurat kombëtare dhe kujtesën tonë, prek themelet e shqiptarisë

Luan - Asllan Dibrani, Gjermani Ka filluar të dëgjohet gjithnjë e më...

Shefqet Krasniqi “në flagrancë”, apo kur islami politik kërkon pushtet

Nga Rrezart Kalaja Washington, 20 shtator 2026 SHEFQET KRASNIQI “NË FLAGRANCË” – KUR...

Ibrahim dhe Rexhep Nikçi, 27 vjet padrejtësi!

Sak Muji, Rugovë ____ Nga një shkrim i vitit 1999 te kërkesa e...

Shpërndaj

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, të cilit i ka uruar mirëseardhje. 

Raportet ndërmjet të dy shteteve janë vlerësuar të mira, teksa Presidentja Osmani shfaqi besimin se zhvillimet pozitive të raporteve bilaterale ndërmjet Kosovës e Suedisë do të vazhdojnë edhe gjatë mandatit të ambasadorit Westerlund.  

Presidentja Osmani ka falënderuar shtetin e Suedisë për ndihmën e deritashme, duke kërkuar që kjo mbështetje të vazhdojë edhe më tej, e sidomos për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës. 

Në takim është diskutuar edhe për zhvillimet aktuale politike në vend dhe rajon. Presidentja Osmani ka përsëritur qëndrimin se në dialogun me Serbinë, Kosova është palë konstruktive dhe se ky proces duhet të përqendrohet në njohjen e ndërsjellë.  

Sipas Presidentes Osmani, vendimet e institucioneve të Kosovës janë në përputhje me marrëveshjet e Brukselit për lirinë e lëvizjes dhe se institucionet e Kosovës janë në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtar.  

Presidentja Osmani dhe ambasadori Westerlund, në takim kanë diskutuar edhe për thellimin e raporteve në sferën e politikës së jashtme, fuqizimin e demokracisë, sundimin e ligjit, barazisë gjinore dhe mbrojtjes së mjedisit. 

 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu