Kreu Blog Faqe 1248

Duhët të shkruhët ”Shtetas i Kosovës” e jo ”Kosovar”

Pasaporta e Republikës së Kosovës

Sinan Kastrati

Sinan Kastrati, Suedi

 Shtetas i Kosovës  

 Vazhdon nga numri i kaluar me titull ”Punët që si kam kryer për dyzet vite, i kreva tash …!”, Drini.us, 29 Gusht 2022 në ”Dossier, Histori, Kujtime ” 

Nga Ditari im në proces (11), me kujtimet nga pushimet verore e vizitat në Shqipëri, Greqi e Kosovë, fundi i korrikut-mesi i gushtit 2022 

Për pasaportat dhe për shtetësinë e Kosovës e termin “KOSOVAR”. 

”SHTETAS I KOSOVËS”, në vend të ”KOSOVAR”. 

Asnjëherë nuk do të doja që dikush të më quaj ”kosovar” sepse sipas kësaj logjike, duhët thënë edhe ”gjuha kosvare”, kultura kosovare. Cila qenka gjuha kosovare? 

Një grup ”intelektualësh” nga Kosova po edhe Shqipëria po punojnë natë e ditë që ketë një ndarje, prerje me thikë të asaj ”shqiptare”, ”shqipe” dhe ”kosovar-e” (e ”gjuhë kosovare”). 

Në suedishte për shqiptarët e Kosovës thuhët ”Kosovoalbaner” 1*) ndërsa për gjuhën shqipe, vetëm ”albanska”. 

Edhe në Shqipëri, dëgjoja fjalën ”kosovar”. Ishte e kotë ti thuhej se unë jam shqiptar nga Kosova dhe kështu duhët të më thoni edhe ju.  

Certifikatë, Agjencia e Kosovës. Vushtrri, 26. 04. 2022

”Kosovarë” i quan edhe Jakov Xoxa në romanin ”Lumi i vdekur”. Fjala ”kosovar”, është futur dhe është ngulitur te një pjesë e madhe e literaturës së shkruar dhe përgjithësisht në administratën shtetërore shqiptare, tash edhe në administratën shtetërore ”kosovare”, si në ”Certifikatat e Lindjes”, të ”Martesës”, ”Certifikatat e Shtetësisë”, ”Letërnjoftime” dhe ”Pasaporta”, në rubrikën e shtetësisë, shkruhet ”kosovar”.  

Sigurisht se para se të arsyetoj mospajtimin tim, dua të shtoj se kjo tezë, ”kosovar”, me të drejtë është kundërshtua nga studjues të historisë (së letërsisë shqipe) dhe studjues të tjerë nga Kosova. 

Aktvendim, Zyra Kadastrale Komunale, Vushtrri, 05. 04. 2022

Një përpjekje e tillë u provaua edhe në kohën e projekt- ndryshimeve kushtetuese të vitit 1974 dhe regjishtrimeve të popullsisë, me shumicë shqiptare, si në Kosovë dhe Maqedoninë Përendimore që shqiptarët të regjishtrohen si turq, myslimanë, boshnjakë dhe ”jugosllav”. Kishte politikanë shqiptarë që shkruheshin si ”jugosllavë” (A. V.) sipas shtetësisë së Jugosllavisë (”RSFJ, shkurt: ”jugosllav”, vetëm e vetëm që të shpiket edhe një komb që nuk kishte ekzistua dhe në anën tjetër, të zvogëlohet numri i shqiptarëve që ishin të tretët në ish RSFJ-në pas serbëve dhe kroatve. Shqiptarët llogariteshin si pakicë kombëtare (”kombësi”). 

Profesor Rexhep Qosja gjithashtu si një ndër intelektualët e zotët nga Kosova, ”në gjysmën e dytë të shekullit XX, kundërshtoi etiketat Letërsi kosovare të Tiranës dhe të Prishtinës. Ai në Prishtinë dhe në Tiranë kundërshtoi përpjekjet për krijimin e identitetit kosovar (sipas formulës: jugosllav, malësor, maqedonas etj.), duke krijuar veprën e tij mbi kulturën integrale të popullit shqiptar dhe mbi parimet moderne europiane. 

Agjencia Kadastrale e Kosovës, Kopja e Planit, Parcelat. Vushtrri, 03. 08. 2022

Është detyrë e të gjitha institucioneve shtetërore, shkencore, arsimore, kulturore etj. që të mos pranohen termat ”Kosovar”, gjuhë kosovare, literaturë kosovare, intelektual kosovar-ë etj. Ky është një nënçmim dhe si të tillë nuk duhët pranua. Kjo duhët rregullua kushtetutë dhe me ligj.  

Ky duhët të jetë një shqetësim për juristët dhe njohësit e kushtetutës, që fjalën ”koso var”, ta zëvëndësojnë me një fjalë ose disa fjalë, por jo me fjalën ”kosovar”. 

Mendimi im është se hartuesit e kushtetutës por edhe këta që i kanë rregullua me shkrim dokumentet e udhëtimit, siq është ”Pasaporta”, ose nuk kanë njohuri sa i përket kuptimit e fjalës semantikë 2*) ”kosovar” ose i shërbejnë politikës. Jam i sigurtë se po të ishin ish profesorët, si Gazmend Zajmi, Ejup Statovci, Bardhyl Qaushi … do të gjenin term (fjalë) tjetër që do të definoje më mirë fjalën që i përgjigjët shtetit të Kosovës, por pa i mohuar pakicat e tjera kombëtare, si malazezët, serbët, turqit, myslimanët, boshnjakët etj. psh ”SHTETAS I KOSOVËS”, në vend të ”KOSOVAR”.  

Certifikatë e Lindjes UNMIK, Institucionet e Përkohshme Vetëqeverisëse të Kosovës. Vushtrri, 26- Jul- 2007. Nuk ka rubrikë të Shtetësisë.

Në vitet 1990, kur Serbia e okupoi Kosovën, në të gjitha dokumentet shkruhej vetëm me alfabetin cirilik. Në certifikata (”Hзboд… ”, ”shtetësia” e Jugosllavisë së mbetur shkruhej ”RFJ” (Republika Federative e Jugosllavisë, që Serbia pretendonte se vetëm ajo është trashëmtare e ish RSFJ-së, shtetit artificial. Mali i Zi, Vojvodina dhe Kosova, i duheshin Serbisë vetëm sa për numra, 4 që gjithashtua, 4 ish njësi federale, Sllovenia, Kroacia dhe për çudinë time, edhe Bosnja e Maqedona (tash e Veriut) u bënë bashkë, kundër Serbisë. 

Pas 12 qershorit 1999, në kohën kur në Kosovë ishte UNMIK-u dhe udhëhiqte Kosovën, ”Institucionet e Përkohshme Vetëqeverisë të Kosovës”, respektohej trigjuhësia, gjuhë shqipe, serbe dhe angleze ndërsa vend për shtetësi (rubrikë) nuk kishte as në formularët e certifakateve të lindjes. 

Certifikatë Shtetësie, Vushtrri, 20. 07. 2011. Këtu është shkrua drejtë, ”SHTETAS I KOSOVËS”

Pas shpalljes së Pavarësisë 3*), në pasaporta, lnj dhe certifikata të lindjes, në rubrikën ”Shtetësia”, u fut fjala ”Kosovar” . 

Certifikatë Lindjeje, Vushtrri, 20. 07. 2011

Edhe njëherë, nuk duhët lejuat Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme që të shkruhet shtetësia ”Kosovar”, sepse ky është ofendues, fyes për shqiptarët. Deri sa të zgjidhet edhe ky ngërq, të përdorët në vend të ”Kosovar”, ”SHTETAS I KOSOVËS”. 

Certifikate martese, e shkruar vetem serbisht dhe me alfabet cirilik, Lubizhdë, Rahovec, 24. 07. 1995

 1*) Kosovoalbaner 

Etnisk folkgrupp 

Kosovoalbaner kallas den etniskt albanska majoritetsbefolkningen i Kosovo som utgör 92% av Kosovos befolkning. Ordet kosovarer är ett svenskt lån från albanskan, som en beteckning för kosovoalbaner, medan ordet kosovaner kommer från serbiskan och är en beteckning för kosovoserber. Wikipedia 

2*) SEMANTIKË f. gjuh. 

  1. Semasiologji. Semantika e përgjithshme. Semantika historike.
  2. Përmbajtja kuptimore e njësive të gjuhës; kuptimi leksikor i fjalëve dhe i shprehjeve. Është diciplinë shkencore e gjuhësisë .

3*) Shpallja e Pavarësisë së Kosovës 

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17 shkurt të vitit 2008 në ora 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë. Në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik. 

Ligjshmëria e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës për një kohë ka qenë temë e diskutueshme. Serbia duke kundërshtuar Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës kërkonte vlerësimin e vlefshmërisë ndërkombëtare dhe mbështetje për pozicionin e saj, gjoja se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës ishte e paligjshme. Në vazhdën e kësaj ecurie, në tetor të vitit 2008, Serbia kërkoi një opinion këshillues nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. 

Më 22 korrik të vitit 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë përmes një Vendimi Këshillëdhënës rikonfirmoi se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur asnjë nen të Ligjit Ndërkombëtar. 

Vazhdon   

Sinan Kastrati, Suedi       

Malmö, 29 gusht 2022       

sinan.kastrati@hotmail.com 

Agim Vuniqi: Integriteti territorial është vazhdimësi e sovranitetit të shtetit të Kosovës

0

Agim Vuniqi, SHBA

***

Një argument kyç në anën e Kosovës ishte se Neni 1 i Aktit Final të Helsinkit bën që integriteti territorial është vazhdimësi e sovranitetit të shteteve të kushtëzuara me vullnetin e tyre dhe aftësinë për të garantuar të drejtat themelore të njeriut të përcaktuara edhe në Aktin Final.

Nuk duhet harruar asnjëherë se Serbia me politikën e saj hegjemoniste shkatërroi ish federatën Jugosllave dhe mban përgjegjësinë e drejtpërdrejtë për të gjitha luftërat e përgjakshme në Ballkan.

Ajo e humbi kontrollin ushtarak mbi Kosovën në vitin 1999, kur atë e bombardoi NATO për të ndalur vrasjen e shqiptarëve në një luftë dyvjeçare. Kosova u vendos nën administrimin e OKB-së dhe NATO-s, pas një lufte ajrore të udhëhequr nga NATO, që ndali goditjet e ish-udhëheqësit jugosllav Sllobodan Millosheviç i cili kishte shtrirë aktivitetin ushtarak jo vetëm kundër UÇK-së (qëllim politik i së cilës ishte dekolonizimi nga Serbia), por edhe kishte planifikuar shkatërrimin fizik të popullatës shqiptare.

Në vitin 1999 qe aprovuar edhe Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit dhe administrata e përkohshme e OKB-së – deri te zgjidhja e statusit të saj përfundimtar. Pas nëntë viteve të protektoratit ndërkombëtar, Kosova shqiptare, e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara dhe shumica e vendeve anëtare të BE-së, shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008. Kosova e cila ka mbështetjen e shteteve më të fuqishme në botë, ka arritur pothuaj mbi 100 njohje, shifër që herë pas herë lëkundet. Tash për tash ky numër është i pamjaftueshëm për t’u anëtarësuar në OKB, ndërsa njohjet po sfidohen nga diplomacia serbe me një draft të ri – rezolutë, platformë – për të penguar njohjet e reja.

Si duket përpjekjet e saj kanë shqetësuar diplomatët perëndimorë. Britania ka paralajmëruar vazhdimisht Serbinë se çdo përpjekje për të minuar pavarësinë e Kosovës do të nxisë një ballafaqim me ato vende që kanë njohur Kosovën, vërejtje që shkakton në qortim të fortë nga Rusia. SHBA është shprehur për mbështetjen e plotë për Kosovën. Diplomatët amerikanë konsiderojnë se pavarësia e saj është e pakthyeshme, e kufijtë e saj janë të pacenueshëm.

Më 17 shkurt 2008, përfaqësuesit e popullit të Kosovës, që vepronin jashtë kornizës së IPVQ-UNMIK-ut (që nuk përfaqësonin Kuvendin e Kosovës ose ndonjë tjetër prej këtyre institucioneve), kanë shpallur Deklaratën e Pavarësisë, duke themeluar Republikën e Kosovës.

Më 22 korrik 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendosi se shpallja e pavarësisë të 17 shkurtit 2008 nuk shkel ligjin themelor ndërkombëtar, rezolutën e Këshillit të Sigurimit 1244 (1999) apo Kornizën Kushtetuese, për shkak se autorët e deklaratës, të cilët janë “përfaqësues” të popullit të Kosovës, “nuk janë të detyruar nga këto dokumente”. Shpallja e pavarësisë ishte e ligjshme.

Një argument kyç në anën e Kosovës ishte se Neni 1 i Aktit Final të Helsinkit bën që integriteti territorial është vazhdimësi e sovranitetit të shteteve të kushtëzuara me vullnetin e tyre dhe aftësinë për të garantuar të drejtat themelore të njeriut të përcaktuara edhe në Aktin Final.

Pas debaklit në GJND Serbia kishte dërguar një projekt-rezolutë për 192-vendet në Asamblenë e Përgjithshme që kundërshtonte pavarësinë e Kosovës dhe përpiqej me çdo kusht të sfidonte pavarësinë saj duke bllokuar anëtarësimin e Prishtinës (term që përdor në komunikimet zyrtare) në organizmat ndërkombëtarë. Kështu, nëse Serbia vazhdon në këtë mënyrë mund të rrezikojë progresin drejt objektivit të bashkimit me Bashkimin Evropian, jo vetëm të sajin, por rrezikon edhe rajonin të ngecë mbrapa në integrimet euroatlantike.

Çdo përpjekje për të inkurajuar ndarjen e Kosovës, apo coptimin e saj bërbrenda, dhe bisedimet mëtejme për statusin e rregullimit brenda territorit të Kosovës, do të janë kundër interesave afatgjata të qytetarëve të të dy vendeve Kosovës dhe Serbisë.

Revolucioni i “demo-sexualëve” dhe dhurata e demokratëve të sertë!

0

Agim Vuniqi, SHBA

___

Revolucioni i “demo-sexualëve” dhe dhurata e demokratëve të kuqrremtë-të sertë… LS-“Pussies” Shikoni kush i ka hapur ato “motele-pushimi ditor”-shtepi publike?

Dhe do te befasoheni, zbritja nga mali i disa ”mercenareve”-kapo te krimit i solli këto te liga, keto “bujtina” argetimi” i ke neper fshatra te medha, ku gocat shqiptare te moshes jo madhore dhe pak mbi madhore te lidhura “Besa bese” argetojne parashumtet.

Bashke me ta erdhi fajdeja, “slot machines, “Moneygram” droga, krimi… , por frika e njerezve për t’i denoncuar me kohe iu dha infuzion shtese.

Pas te gjithe ketyre te keqijave jane njerez te forte te pushtetit pro LS, ai PLAN-cist, ata i keni votuar ju dhe akoma i mbeshtetni, ky eshte degradim kulturor, andaj jane shkollat te mbushura me te rinje me sjellje devijante, me arsim te partizuar e politizuar me sindikata te turpit, te tipit “Cosa Nostra”, nese nuk thehen tash, kurre me!

Jemi në një pikë kritike kur duhet çuar ne vend amanetin e Gjergj Kastriotit, amanetin e Rilindasëve dhe amanetin e Nanës Tereze

0
Ahmet Asani, Zvicër
▪︎ Dhunë ka dhe do të ketë ne çdo familje e shoqeri, të cilat frymojnë në bazë të frymave dhe ideologjive të dhunshme! Të gjitha ideologjitë që nuk e pranojnë pluralizmin dhe pretendojnë se janë të fundit, se me ato perfundon evolucioni zhvillimit njerëzor, janë ideologji të dhunshme!
▪︎ Historia na mëson se në periudha të ndryshme kemi disa momente kritike të cilat percaktojnë të ardhmen nje kombi! Mendoj se edhe tani jemi në një pikë kritike kur mund të shkojmë kah perparimi e zhvillimi, por edhe mund tê gabojmë e të marrim drejtim të gabueshëm e të shkojmë kah prapambeturia dhe dështimi!
▪︎ Jemi në një pikë kritike kur çdo ideologjie ekstremiste dhe çdo ekstremisti duhet thënë JO!
▪︎ Jemi në një pikë kritike kur duhet çuar ne vend amanetin e t’parëve tanë, amanetin e kryetrimit dhe Mbreti tonë Gjergj Kastrioti, amanetin e Rilindasëve tanë të shenjtë, amanetin e Nanës Tereze te Shenjte, amanetin e të Urtit e të madhit të Kombit Ibrahim Rugova, amanetin e qindra mijera deshmorëve e njerëzve të punës e dijes!

Ti quash plehëra nuk bën, se plehërat e kanë një funksion tek bimët!

0
Genc Prelvukaj, historian e muzikan nga Prishtina
___
Flasin por njerëz nuk janë. Marrin frymë por kafshë nuk e kanë nderin të jenë. Ti quash plehëra nuk bën se plehërat e kanë një funksion tek bimët. Shpirtzinj jo, sepse këta as shpirt nuk kanë. Te urosh vdekje për ta, vdekja merr edhe njerëz të mirë. Unë nuk di si ta quaj këtë soj.
Tmerri më i madh është se kjo gjallesë e frikshme dhe e poshtër, nuk ështê e fundit. Ka jashtë shumë si ky. E kupton nder debate, komente e sidomos në rrugë kur meshkuj barbarë ulin xhamin e makinës, më pas vjellin e shpërthejnë plot jargë e djersë, sapo të kalojë një femër pranë. Të njejtin soj e shef edhe ndër ata burra e pleq që amnistojnë dhunën në familje, tek ata që gruan e duan të mbyllur, që nuk pranojnë mendim ndryshe prej saj etj.
Kur e sheh këtë shtresë e kupton edhe historinë më mirë; pse jemi të varfër, pse kemi krijuar shtete vonë, pse jemi të fundit në shkollim, pse jemi rrudhur si territor, pse jemi asimiluar, pse kemi shkruar të fundit e shumë tjera.
Kam shumëçka të zezë tjetër për tê thënë. Për trajtimin e butë të rasteve, të kësaj natyre nga gjykatat, për policinë e cila shpesh i merr me humor raportimet për ngacmim, për prindërit të cilët lejojnë që djemtë e tyre të kenë një mendësi të tillë dhe për pasivitetin e shtetit në parandalim.
Së fundi, simbolikisht e thënë, çfarë të drejte morale kemi të kërkojmë denimin e serbëve që dhunuan, kur dhunojmë ne vetë. Fëmijët e popullit tonë.

”Albaner ett urfolk i Europa”, ”Shqiptarët një popull indigjen në Evropë”, një libër i shkrimtarit Sokol Demaku

0
Ilir Canhasi, Suedi
___
”Albaner ett urfolk i Europa”
”Shqiptarët një popull indigjen në Evropë” – quhet libri më i ri i qendrës kulturore shqiptare ”Migjeni” me seli në Borås-Suedi.
Është një libër doracak që është i vlefshëm për çdo suedez që është i interesuar për të mësuar më shumë për historinë dhe kulturën e shqiptarëve.
Libër ky që është po aq i vlefshëm edhe për shqiptarët e lindur në Suedi, e që kanë nevojë të mësojnë më shumë për kulturën dhe historinë e vendit nga emigruan prindërit e tyre.
Ky libër përfshinë edhe shumë shqiptarë që vepruan dhe kontribuan për çështjen kombëtare shqiptare në Suedi, ku autori i këtij libri më kishte përfshirë edhe mua si veprimtar, ku për mua është një nder i madh që kjo shoqatë kulturore edhe pse shumë larg nga vendi ku unë kam kontribuar nuk më kishte harruar.
Shpresoj që ky libër së shpejti do të gjindet në tërë bibliotekat dhe shkollat e Suedisë.
E pse jo edhe mërgata shqiptare që jeton në Suedi ti dërgoj si një dhuratë miqëve të tyre suedez.
Unë nga zemra e falënderoj për librin që më dhuroi autori i këtij libri z. Sokol Demaku, gazetar, poet dhe shkrimtar dhe e përgëzoj për botimin e këtij libri që është i pari i këtij lloji në Suedi.
Përkthimi në shqip nga suedishtja!
Ilir F. Canhasi ka lindur në Gjakovë, Kosovë.
Ai ishte arkëtar dhe drejtues në shoqatat që mblidhnin para nga suedezo-shqiptarët për rezistencën në Kosovë. Iliri mori pjesë në dërgesat e ndihmave për Kosovën. Mori pjesë dhe u bë një debatues shumë i vlerësuar në radio dhe televizion suedez për Kosovën.

Autoritetet ukrainase: Ka nisur mësymje kundër zonave të kontrolluara nga Rusia në jug të Ukrainës

0

Një ushtar ukrainas qëndron afër një top artilerie në Mykolajiv, i vendosur rreth 50 kilometra në veriperëndim të Kherson. Fotografia është bërë më 18 gusht. Fotoi: Sopa Images/SipaUSA/NTB

Adriane Lilleskare Lunde

Lufta në Ukrainë

Autoritetet ukrainase thonë se kanë nisur një ofensivë kundër forcave ruse në jug. “Mbetet për t’u parë nëse kjo do të jetë vendimtare,” thotë nënkoloneli.

Sulmi ka për qëllim veçanërisht qytetin Kherson. Ky është kryeqyteti i vetëm rajonal që forcat ruse kanë arritur të kapin ukrainën. Rusia ka pushtuar qytetin, me rreth 300,000 banorë, që nga fillimi i marsit.

Ukraina tani ka marrë katër fshatra në jug nga pushtimi rus, shkruan CNN. Ata citojnë burime anonime ushtarake ukrainase.
Ofensiva konfirmohet nga Natalia Humenyuk, zëdhënëse e Komandës Jugore të Ukrainës. The Guardian është një nga mediat që i ka riprodhuar deklaratat.

Forcat okupuese ruse të fotografuara në Kherson në muajin maj.

Sipas gazetës ukrainase Pravda, ushtarët kanë thyer vijën e parë të mbrojtjes. Ata shkruajnë gjithashtu se shpërthime të fuqishme dëgjohen në zonë, si në Kherson, ashtu edhe në Mykolajiv. Ky i fundit ndodhet në veriperëndim të Khersonit.

Në Telegram, kryebashkiaku i Mykolajiv shkruan se dy janë vrarë dhe 24 janë plagosur në një sulm rus ndaj ndërtesave të apartamenteve dhe shkollave. Oleksandr Senkevych inkurajon vendasit të kërkojnë strehim dhe të mos dalin jashtë nëse nuk duhet.

– Disa përparime.

Palle Ydstebø sier at offensiven mot russiske styrker i sør-Ukraina egentlig har pågått lenge. Tiden vil vise om den blir avgjørende.

Koloneli thekson se ofensiva ndaj forcave ruse në jug të Ukrainës në të vërtetë ka kohë që vazhdon. Koha do të tregoj se a është kjo ofensivë vendimtare. Foto: Terje Pedersen / NTB

Palle Ydstebø është nënkolonel në Akademinë Ushtarake Norvegjeze. Ai thotë se ukrainasit kanë gjetur një apo më shumë pika të dobëta në linjën ruse.

“Ata duket se po bëjnë njëfarë përparimi.

Por mbetet për t’u parë nëse është vetëm vendëse apo do të zhvillohet në diçka më të madhe»,—thotë Jdstebø.

“Tani, po zien në mediat sociale. Është e paqartë se çfarë është e vërtetë dhe çfarë është një mënyrë e tepruar të menduari ose me dëshirë.

– Një dobësim i vazhdueshëm i fuqisë luftarake ruse

Sipas Ydstebø, luftimet në fakt kanë vazhduar për një kohë të gjatë.

Për disa javë, forcat ukrainase kanë sulmuar sistematikisht urat strategjike dhe depot e municionit në zonë. Qëllimi ka qenë dobësimi i logjistikës dhe furnizimeve të armëve, si dhe furnizime të tjera për okupuesit.
Sulmet kanë izoluar gjithashtu ushtarët rusë në bregun verior të lumit Dnipro.

Sipas nënkolonelit, ka deri në 15,000-30,000 ushtarë.

“Ukrainasit kanë shkatërruar urat më të rëndësishme në zonë. Rusët nuk mund të marrin furnizime. Postet e komandës dhe linjat hekurudhore janë shkatërruar, komandantë të rëndësishëm janë vrarë. Ka pasur një dobësim të vazhdueshëm të fuqisë luftarake ruse.

Sipas Jdstebø, është e vështirë të thuash ndonjë gjë për zhvillimet e ardhshme.

“Rusët e kanë parë këtë të vijë. Ata kanë sjellë përforcime nga Donbas në zonat në jug. Mbetet për t’u parë nëse rezistenca ruse është mjaft e fortë apo nëse ato janë aq të dobësuara sa që kjo mund të jetë vendimtare.

Port i rëndësishëm

“Ky është fillimi i një operacioni në të cilin territori i pushtuar do të ripushtohet. Kështu thotë Serhey Khlan për televizionin ukrainas Pryamyi. Khlan është në zonë.

“Sot ka patur sulme të rënda artilerie në pozicionet e armikut anembanë rajonit Kherson,” tha ai.

Njoftimet për një ofensivë nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur.

Kirill Stremousov i mohon agjencisë ruse të lajmeve Tass se po zhvillohet një ofensivë ukrainase. Ai e quan të gjithë këtë «deklarim të rremë». Stremousov është zëvendëskryetar i Administratës Ushtarake-Civile (CMA) në Kherson.

“Ofensiva e forcave të armatosura në Ukrainë është një lloj iluzioni, një film. Askush nuk përparon askund, askush nuk tërhiqet. Kjo është e gjitha një fantazi. Ne jetojmë të qetë,” tha ai.

Khersoni ndodhet në veri të Gadishullit Krym. Porti i qytetit është shumë i rëndësishëm në luftën e Ukrainës për të ruajtur hyrjen në Detin e Zi.
Beson se “operacionet përgatitore” janë duke u zhvilluar
Në javët e fundit, forcat ukrainase kanë bërë përparim rreth qytetit qendror kherson në jug.
Këto janë operacione ushtarake përpara një sulmi të madh vendimtar. Operacione të tilla formuese shpesh përfshijnë sulme kundër depove të municionit, postave të komandës dhe urave – si nga ajri ashtu edhe nga toka. Qëllimi është të përgatitet fusha e betejës për një sulm të madh.

Gjysmë vite lufte

Lufta në shkallë të plotë e Rusisë e agresionit kundër Ukrainës ka zgjatur tani gjashtë muaj.

Autoritetet e pushtimit që Rusia ka ngritur për të qeverisur Kherson kanë njoftuar se do të mbahet një referendum nëse rajoni duhet të bëhet pjesë e Rusisë.

“Referendume” të tilla janë zhvilluar më parë në pjesë të tjera të Ukrainës së pushtuar nga Rusia dhe nuk konsiderohen të kenë ndonjë legjitimitet ndërkombëtar.

Në fund të korrikut, Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) kishte regjistruar 5,237 civilë të vrarë dhe pak më shumë se 7,000 të plagosur si rezultat i luftës në Ukrainë. Shifra reale është ndoshta shumë më e lartë, sipas OKB- së.

Sipas dy zyrtarëve të lartë amerikanë të paemër të folur nga CNN, të ashtuquajturat “operacione formuese” në të janë angazhuar tani forcat ukrainase.

Aftenposten

Ditëlindja e Shën Nënë Terezës u kremtua me një akademi solemne

Të premten, më 26 gusht, në Qendrën “BogdaniPolis” u përkujtua ditëlindja e shenjtëreshës shqiptare, Shën Nënë Tereza, me një akademi solemne të organizuar nga Katedralja e Prishtinës, përkatësisht Dioqeza e jonë Prizren-Prishtinë.

Jeta është mundësi, pranoje.

Jeta është bukuri, admiroje.

Jeta është lumturi, shijoje.

Jeta është ëndërr, zbatoje.

Jeta është sfidë, ballafaqoje.

Jeta është detyrë, kryeje.

Jeta është lojë, luaje.

Jeta është e çmueshme, nderoje.

Jeta është pasuri, ruaje.

Jeta është dashuri, përjetoje.

Jeta është fshehtësi, zbuloje.

Jeta është premtim, plotësoje.

Jeta është pikëllim, tejkaloje.

Jeta është himn, këndoje.

Jeta është tragjedi, zbute.

Jeta është aventurë, zbërtheje.

Jeta është kënaqësi, meritoje.

Jeta është jetë, mbroje.

Me këto vargje poetike dhe urate të Nënë Terezë për JETËN nisi akademi solemne, me të cilën edhe filluan zyrtarisht “Ditët e Nënë Terezës”, të cilat do të zgjasin deri më 5 shtator. Sivjet këto ditë të veçanta përkojnë me 25-vjetorin e kalimit të saj në amshim.

Akademinë solmne e hapi, Sh. T. Imzot Dodë Gjergji, i cili thekësoi rëndësinë e këtyre ditëve kushtuar Nënë Terezës, për të marr nga shembulli dhe jeta e kësaj gruaje të madhe e të shenjtë. “Janë 25 vite kur Nënë Tereza ka kaluar në amshim, vite këto që ajo nuk është fizikisht ndër ne, por janë vite kur më intenzivisht jemi me të. Sepse dëshirojmë t’i ngjajmë asaj në përvujtëri, në dashuri, në thjeshtësi, në sakrificë, në punët e vogla të përdishtme por me një dashuri të madhe, për të qenë edhe ne si ajo laps në dorën e Zotit, që nëpërmjet jetëve tona të shkruajë në zemrën e njerëzve dashurinë e vet. Nënë Terza ka qenë e tërhequr prej një rreshti ungjillor, përkatësisht të Krishtit, i cili thotë: isha i uritur, më keni dhënë të ha, kam qenë i etur, më keni dhënë të pi, kam qenë i zhveshur, më keni veshur, kam qenë në burg, keni ardhur  të më vizitoni, kam qenë shtegtar e më keni pëbujtur… Vërtet, – vazhdoi ipeshkvit – Nënë Tereza në çdo njeri të uritur në këtë botë e ka parë Krishtin e uritur, në çdo njeri të etur e ka pa etjen e Krishtit në kryq. Prandaj, ajo edhe e ka marr si motot të jetës së saj dhe të motrave të saja, klithjen e Jezusit “Kam etje”. Atëherë, nëse e marrim këtë moto të Nënë Terezës dhe e përkthejmë në ditët e sotme, mund të them se sot ne kemi etje për dashuri, si popull, si vend, si familje, kemi etje për njëri-tjetrin. Prandaj, ju ftoj të gjithëve, gjithë kombin tonë, që ta shuajmë këtë etje e të mbushemi me dashuri, duke e marr shembull Nënën, e cila thonte se e kam në zemër Popullin tem Shqiptar. Le të ecim pra gjatë këtyre nëntë ditëve, vazhdoi imzoti, të ushtrohemi në dashuri, që të mund ta shohim në sy njëri-tjetrin, t’ia shtrijmë dorën njëri-tjetrit, ta përkrahim njëri-tjetrin, e të ecim së bashku për të ndërtuar të ardhmen tonë të përbashkët. Le të jetë një mbrëmje e begatshme, e frymëzuar prej kësaj Nane, që kur të dalim nga këtu, të mund të jemi edhe ne pak Nënë Tereza”, ishin fjalët nxitëse të ipeshkvit tonë.

Akademia vazhdoi me promovimin e librit anglisht të Don Lush Gjergjit, “I hold my Albanian People in my hart” i cili është përkthim i librit shqip “E kam në zemër popullim tem Shqiptar. Bashkëbisedime me Nënë Terezën”, i përkthyer bukur nga Z. Avni Spahiu, i botuar sivjet nga Sh. B. “Drita” dhe “Iliria” New York. Përkthyesi ishte edhe promovues i librit, i cili theksoi se populli ynë është i bekuar për shenjtorët që ia ka dhanë botës. Nënë Tereza është ajo që qëndron në piedestalin e shentjorëve në shek. XXI. Për njerëzit që e kanë takuar atë, që nuk janë shumë, ka qenë një privilegj i madhe. Njëri prej tyre ka qenë Don Lush Gjergji, i cili i ka shkruar disa libra për jetën dhe veprën e saj. Këtu e kemi njërën prej këtyre librave të përkthyera në anglisht, me një titull të veçantë “Unë e kam në zemër Popullin tem Shqiptar”, i cili vë në spikamë lidhjet e Nënë Terezës me shqiptarët, 5 vizitat e saj në Kosovë e të tjera. Paraqitjen e plotë mund ta lexoni në këtë lidhëse: Nënë Tereza – përfaqësuesja e virtyteve të kombit tonë (drita.info)

Akademia u pasurua me muzikë të përzgjedhur siç është “Valsin Hyjnor” himnin e  Nënë Terezës, i kompozuar nga Lorenc Antoni dhe Genc Tukiçi, e i interpretuar shkëlqyeshëm nga sopranoja Arta Jashari,  e shoqëruar në piano nga Panvera Hoxha.

Edhe pse kanë kaluar 25 vjet të kalimit në amshim, Shën Nënë Tereza mbetet muzika hyjnore që Zoti na e dhuron nga qielli në botën e sotme me plotë zhurma e shqetësime. Ajo dinte të falënderonte për muzikën kështu:

Të falënderoj, o Zot,

Për dhuratën e muzikës.

Në praninë tënde e pranojnë harmoninë e mahnitshme të saj.

Kur këndoj për Ty,

Të dëgjoj në këngën tënde!

Demë Jashari, Avni Spahiu e Behlul Jashari

Nënë Tereza ka jetuar si vajzë e re në Shkupin atëhershëm ku ka pasur banda muzikore shqiptare dhe kanë kultivuar këngën e bukur shqiptare. Ajo gjithnjë ka qenë e angazhuar në këto aktivitete kulturore, artistike. Prandaj, edhe një akademi kushtuar asaj nuk mund të mos ketë edhe këtë përmasë të këngës së bukur shqiptare për ta kujtuar një kulturë të kultivuar në qytetin e saj të lindjes. Kështu, kënga “Kroi i fshatit tim”, u këngua me shumë art nga sopranoja Arta Jashari, e shoqëruar nga tingujt e pianos e luajtur nga Pranvera Hoxha. E për të plotësuar këtë pjesë muzikore, ishte Genc Krasniqi, mjeshtri i kitarës, i cili e këndoi këngën “Kaçurrela”.

Ligjëratën kryesore të Akademisë, e mbajti Don Lush Gjergji, biografi i Nënë Terezë, i cili u përqëndrua në librin e tij të fundit si një trashëgimi dhe frymëzim. Ligjërata e plotë mund të lexohet në këtë lidhëse: Pse libri “E kam në zemër pupullin tem Shqiptar”? (drita.info)

Fjalë rasti mbajti kryetari i Komunës së Prishtinës z. Përparim Rama, i cili pasi përshëndeti dhe falënderoi për këtë akademi të shkëlqyeshëm, ai ndau me pjesëmarrësit një kujtim dhe eksperiecë në Londër e cila lidhet me Shën Nënë Terezën dhe që ka qenë inspirim në jetën e saj. Njëra ndër thënie e saja që e ka përcjell jetën e tij, ishte “Ne jo të gjithë mund të bëjmë gjëra të mëdha, por mund të bëjmë gjëra të vogla me dashni të madhe.”

Akademia u përmbyll me një koktej rasti, e cila ishte organizuar për të bashkëndarë momente vëllazëre dhe urimi për këto ditë të rëndësishme shpirtërore dhe kulturore në nder të shenjtëreshës shqiptare./drita.info

Përgatiti për Dritën: Doruntina Gjini

Gjon Keka, një krijues i zellshëm, i aftë dhe me vepër të madhe

0
Gjon Keka, Vjenë
___
Të gjithë librat e botuar të autorit Gjon Keka, deri më sot:
1. Kosova drejt pavarësisë dhe integrimit – 2006
2. Gabimet politike në Kosovë dhe Shqipëri – 2010
3. Shqiptarët në prizmin e diplomacisë ndërkombëtare – 2011
4. Ibrahim Rugova – Lidership i idealeve të mëdha – 2011
5. Vetëplotësimi i Kombit – 2012
6. Skënderbeu, ideator i bashkimit europian – 2012
7. Rruga e vjetër e kombit – 2013
8. Ukshin Hoti mendimtar i thellë Politik – 2013
9, Epoka e Konstantinit te Madh – 201
10. Roli politik dhe ushtarak i shtetit te Arbërit-2015
11. Antropologjia Politike -2015
12. Anton Çetta dhe filozoia e pajtimit te gjaqeve,2015
13. Nënë Tereza ,Arbënorja e famshme e te gjitha kohërave ,2016
14. Edukimi Politik -2016
15. Kontributi i Perandorisë Austro-Hungareze për kishën katolike në Shqipëri – 2016
16. Demokracia dhe Tranzicioni – rasti i Kosovës dhe Shqipërisë – 2017
17. Der große Europäer Georg Kastriota – 2017
18. Arbëria përball renegatëve (Dje dhe Sot) – 2018
19. Patriotizmi i Gjergj Kastriotit-Porositë dhe Këshillat – 2018
20. Skënderbeu dhe Mirditorët – 2018
21. Autoriteti dhe Fama e Skënderbeut – 2019
22. Gjergj Kastrioti(Skënderbeu) në literaturën lituane – 2019
23. Metapolitika- 2019
24. Pjetër Bogdani,zëri i gjeniut dhe patriotit – 2020
25. Nga Ilirët tek Arbërit – 2020
26. Karl Ritter von Ghega – 2021
27. Kombi shqiptar dhe fati i tij – 2022
28. Leonik Tomeu pishtar i dijes dhe rilindjes europiane – 2022
————————————-
Librat gjenden në:
?Libraria Artini-Toena – Prishtinë
? Libraria Dukagjini – Prishtinë